Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e larguar Maska e TironciScrub
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    here n there
    Postime
    24

    feja dhe zoti !!!

    nuk e di nqs e keni kuvenduar kete teme ne ndonjevend tjeter dhe nqs jo do me dukej vend i pershtatshem kjo pjese e forumit.
    a ekziston zoti ? nje pyetje e shkurter por me permasa universale.nje pyetje qe nuk mund ti pergjigjesh as me po as me jo e as me ndoshta. secili ne vetvete pak a shume ka krijuar nje imazh te te pertejshmes. shume te tjere mendojne se bota tjeter nuk ekziston aspak. do te doja ta shtroja kete pyetje sa me larg fese. per mendimin tim feja dhe zoti nuk kane asgje te perbashket. qoft mysliman apo katolik. thjesht, feja ka shfrytezuar injorancen e popujve dhe me civilizimin e shoqerise ka marre pamje tjeter, me tolerante ndaj te "pafeve" e me indiferente ndaj problemeve politike, por prape se prape me e fuqishme se kurre nga ana ekonomike.
    deri para disa kohesh nuk kam besuar ne asgje, derisa pata nje problem familjar dhe e gjeta veten duke ju lutur zotit ne ora 4 te mengjesit. tani me duket teper absurde ajo menyre veprimi .
    nejse te mos zgjatem me pytja ishte : a ekziston zoti ?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ares
    Anėtarėsuar
    30-06-2002
    Vendndodhja
    Danimark
    Postime
    22

    Smile shume teme interesante Tironci

    une kam hapur dhe me pare shume forume ne lidhje me filozofin,dhe kuptimin e jetes.Kam kerkuar njerez te cilet mund te me ndihmonin ,ta gjeja se per cfare jemi ketu,dhe a vertet zoti egziston.por shumices nuk u interesonte kjo teme,ngase e kishin trurin shume te vogel.Edhe une mendoj se religjionet(fete)nuk jan te derguara nga zoti.Ato jane vetem basgkume dhe ritje bandash te cilat mundohen ta marrin boten e plote nen sundimin e tyre.Une per feti besoj ne zot dhe jam deist(besoj ne zot por jo ne fe)Shpresoj se te ka pelqyer fillimi i cili shume shpejte e shkruva
    zoti te bekofte
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    God Save My Nation

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Zoti egziston. Feja eshte predikuese e Tij. Kisha eshte shtepia e Tij por prifti nuk mund te jete zot perderisa eshte qenie njerezore.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    i/e larguar Maska e TironciScrub
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    here n there
    Postime
    24
    hmmmm...kisha shtepia e zotit ? nqs kisha eshte shtepia e zotit atehere me mire te shkojme ne ferr se te pakten djalli nuk eshte aq hipokrit dhe sadist sa zoti !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78

    Smile



    TI JE AI QE ME ZGJON NGA GJUMI.
    JE NINULLA QE ME MBYLL SYTE NE MBREMJE .
    TI JE AI QE ME NDIHMON NE CDO CAST.
    DHE ATEHERE KUR ASKUJT NUK I BIE NE MENDJE.
    JA RABBI

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Zoti egziston. Panvarsisht se eshte thuajse e pamundur ta provosh.

    Ne jetojme ne nje gjithesi te pasigurte. Kjo do te thote se ka shume gjera qe nuk mund te provohen me 100% siguri, me perjashtim te matematikes. Prodhuesit e makinave nuk mund te vertetojne se modeli i ri i makinave eshte i sigurte. Por provat e kontrollit te sigurise se baterive jane teper vendimtare. Nje juri nuk mund te provoje me siguri 100% se nje i dyshuar ka kryer nje krim te caktuar. Madje edhe n.q.se ka deshmimtare akoma egzistojne pasiguri. Ai ndoshta po genjen per te mbrojtur dike tjeter. Ai mund te kete qene i detyruar te jape kete deshmi. Por anetaret e gjyqit peshojne deshmite per te formuar nje konkluzion qe te jete pertej c'do lloj dyshimi. Ne menyre te ngjashme, as Perendia e as Hyjnia e Tij nuk mund te provohen me 100% siguri.

    Por kjo nuk do te thote Ai nuk egziston.

    Zoti eshte fryme. Nese dikush do te donte ta kuptonte duhet t’a kerkoje ne fryme. Jam dakort me mendimet e meparshme se feja nuk ka te beje me Zotin. Jam i bindur se njerezit e pare qe i krijuan ato kishin synime te mira, por tani gjithcka eshte teper larg qellimit fillestar.

    E perseri kjo nuk do te thote se Zoti nuk egziston. Thjesht mendja jone nuk eshte ne gjendje ta perceptoje.

    ..dhe dicka. Disa perpiqen te provojne egzistencen e Zotit nga ndonje pervoje pergjerimi te pasuksesshem. Zoti eshte Zot, jo sherbetori yne, as Xhindi i Aladinit qe ploteson cdo deshire tonen.

    Eshte e vertete Zoti egziston dhe lum ne per kete…
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  7. #7
    i/e larguar Maska e TironciScrub
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    here n there
    Postime
    24
    per mua zoti eshte vete natyra, eshte ajo qe vendos doren e vete ne caste vendimtare te historise se rruzullit tokesor.
    ndoshta e kemi nenvleresuar natyren...We took it for granted, e kemi pare nga nje plan dytesor...por nqs shikon te kaluaren ishte natyra dhe jo zoti ajo qe beri te mundur evolucionin, qe u rimekemb mbas tronditjes ne kohen e dinozaurave...

  8. #8
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    mund te jete pak e gjate kjo por lexojeni sepse eshte interesante!!!

    A Ka Zot ?

    A nuk do tė donit qė veē njėherė dikush t’ju tregonte me fakte pėr ekzistencėn e Zotit? Pa mundje krahu, pa thėnie si "Vetem duhet tė besosh." Ja, pra, njė pėrpjekje pėr t’ju ofruar haptazi disa nga arsyet qė sugjerojnė se Zoti ekziston.

    Por, sė pari, duhet tė keni parasysh njė gjė. Nėse dikush mohon edhe mundėsinė e ekzistencės sė Zotit, atėherė ēdo lloj fakti mund tė humbasė me anė tė racionalizimit apo shpjegimeve. Ėshtė njėlloj sikur njė njeri tė mos ketė dėshirė tė besojė se njeriu ka ecur nė hėnė. Asnjė lloj informacioni nuk mund t’ia ndryshojė mendimin kėtij personi. Regjistrimet satelitore tė astronautėve duke ecur nė hėnė, intervistat me astronautėt, gurėt nga hėna… tė gjitha kėto fakte nuk do tė kishin vlerė, sepse ky person tashmė e ka ndarė mendjen se njeriu nuk mund tė shkoj dot nė hėnė.

    Kur vjen puna tek mundėsia e ekzistencės sė Zotit, Bibla thotė se ka njerėz qė kanė parė fakte tė mjaftueshme, por ata e kanė shtypur tė vėrtetėn rreth Zotit.(1) Nga ana tjetėr, pėr ata qė duan ta njohin Zotit, nėse Ai ėshtė atje, Bibla thotė: "Do tė mė kėrkoni dhe do tė mė gjeni sepse do tė mė kėrkoni me gjithė zemėr. Unė do tė bėj qė ju tė mė gjeni."(2)

    Para se tė shihni faktet qė kanė tė bėjnė me ekzistencėn e Zotit, pyete njė herė veten: "Nėse Zoti ekziston, a do tė kisha dėshirė qė unė ta njihja Atė?"


    Ja disa nga arsyet qė mbėshtesin ekzistencėn e Zotit…


    1. Gjatė gjithė historisė, nė tė gjitha kulturat e botės, njerėzit kanė besuar se ka njė Zot.

    A mund tė thotė dikush me njė farė vetė-besimi se tė gjithė kėta njerėz e kanė patur gabim? Miliarda njerėz, qė pėrfaqėsojnė rryma tė ndryshme sociologjike, intelektuale, emocionale, arsimore, etj., tė gjithė arritėn nė tė njėjtin pėrfundim se ekziston njė Krijues, njė Zot pėr t’u adhuruar.

    "Kėrkimet antropoligjike sot kanė treguar se edhe tek njerėzit mė tė lashtė dhe mė primitivė ka patur njė besim universal tek Zoti. Edhe nė legjendat dhe historitė mė tė hershme tė popujve nė tė gjithė botėn, koncepti i parė ishte pėr njė Zot, qė ishte Krijuesi. Madje edhe nė shoqėritė qė tashmė besojnė nė mė shumė se njė perėndi duket se ka qenė njėherė nė ndėrgjegjen e tyre njė Zot i lartė i vetėm."(3)



    2.Kompleksiteti i planetit tonė tregon pėr njė Krijues tė ndėrgjegjshėm, i cili jo vetėm qė krijoi universin tonė, por edhe e mban atė sot. Pėr tė treguar krijimin e Zotit mund tė jepen shembuj pa fund. Megjithatė, po ju japim disa prej tyre:

    Toka… madhėsia e saj ėshtė e pėrkryer. Madhėsia e Tokės dhe forca e saj e rėndesės pėrmban njė shtresė tė hollė tė pėrbėrė mė sė shumti nga azoti dhe oksigjeni, qė shtrihet rreth vetem 80 km mbi sipėrfaqen e Tokės. Nėse Toka do tė ishte mė e vogėl, atmosfera do tė ishte e pamundur, ashtu si nė planetin Mėrkur. Nėse Toka do tė ishte mė e madhe, atmosfera e saj do tė pėrmbante hidrogjen tė lirė si Jupiteri..(4) Toka ėshtė i vetmi planet i paijisur me njė atmosferė tė pėrzierjes sė duhur tė gazrave pėr tė mbėshtetur jetėn e bimėve, kafshėve dhe njeriut.

    Toka ndodhet nė largėsinė e duhur nga dielli. Kini parasysh luhatjet e temperaturės qė ndeshim, pak a shumė nga –10 deri nė 50°C. Nėse Toka do tė ishte shumė mė larg nga dielli, tė gjithė do tė ngrinim. Po ashtu, nėse do tė ishte mė afėr, do tė digjeshim tė gjithė. Madje edhe njė ndryshim fraksional i pozicionit tė Tokės drejt diellit do ta bėnte jetėn nė Tokė tė pamundur. Toka e ruan kėtė largėsi nga dielli, ndėrkohė qė ajo rrotullohet rreth tij me njė shpejtėsi prej afro 108 mijė km/orė. Ajo rrotullohet edhe nė boshtin e saj, duke lejuar qė e gjithė siperfaqja e saj tė ngrohet dhe freskohet ēdo ditė.

    Edhe hėna ka madhėsinė e pėrkryer dhe largėsinė e duhur nga Toka pėr tėrheqjen e saj gravitacionale. Hėna krijon baticat dhe zbaticat e oqeanit, tė cilat kanė rėndėsinė e tyre, nė mėnyrė tė tillė qė ujėrat e oqeaneve tė mos rrinė kot dhe nė tė njėjtėn kohė i pengon oqeanėt tanė gjigandė tė mos vėrshojnė mbi kontinentet.(5)

    Uji… pa ngjyrė, pa erė, pa shije, dhe megjithatė asnjė gjallesė nuk mund tė mbijetojė dot pa tė. Bimėt, kafshėt dhe qėniet njerėzore pėrbėhen mė sė shumti nga uji (rreth 2/3 e trupit tė njeriut ėshtė ujė). Shihni pse karakteristikat e ujit janė unikalisht tė pėrshtatura pėr jetėn:

    Uji ka njė pikė tė veēantė tė lartė avullimi dhe ngrirjeje. Uji na bėn tė mundur tė jetojmė nė njė ambient ku temperaturat ndryshojnė shpesh, ndėrkohė qė ai e mban trupin tonė nė njė temperaturė tė qėndrueshme prej 36°C.

    Uji ėshtė njė tretės universal. Merrni njė gotė tė mbushur plot me ujė, i hidhni njė lugė sheqer, dhe shihni se nuk derdhet aspak ujė nga gota. Uji thjesht e tret sheqerin. Kjo karakteristikė e ujit nėnkupton se mijėra kimikate, minerale dhe lėndė ushqyese mund tė mbarten nė tė gjithė trupin tonė dhe nė enėt mė tė vogla tė gjakut.(6)

    Uji ėshtė kimikisht inert. Pa ndikuar nė pėrbėrjen e substancave qė transporton, uji mundėson qė ushqimi, ilaēet dhe mineralet tė thithen dhe tė pėrdoren nga trupi i njeriut.

    Uji ka njė presion tė veēantė sipėrfaqeje. Kjo ėshtė arsyeja qė uji mund tė shkojė sipėr nė drejtim tė kundėrt me gravitetin, duke ēuar ujė jetė-dhėnės dhe lėndė ushqyese edhe nė majėn e pemės mė tė lartė.

    Uji ngrin nga lart dhe pluskon nė thellėsi, kėshtu qė peshqit tė kenė mundėsi tė jetojnė nė dimėr.

    97% e ujit tė Tokės gjendet nė oqeane. Por nė Tokėn tonė gjendet njė sistem i krijuar me kujdes, qė heq kripėn nga uji dhe e shpėrndan atė ujė rreth e qark globit. Avullimi merr ujin e oqeanit, duke lėnė kripėn, dhe formon retė, tė cilat zhvendosen lehtėsisht nga era pėr tė shpėrndarė ujin mbi tokė pėr vegjetim, pėr kafshėt dhe njerėzit. Ėshtė njė sistem pastrimi dhe furnizimi qė mbėshtet jetėn nė kėtė planet, njė sistem i ujit tė ricikluar dhe ripėrdorur.(7)

    Truri i njeriut... pėrpunon njėkohėsisht njė sasi mahnitėse informacioni. Truri juaj merr tė gjitha ngjyrat dhe objektet qė shihni, temperaturėn rreth jush, presionin e kėmbėve tuaja mbi dysheme, tingujt rreth jush, thatėsinė e gojės tuaj, madje edhe tekstin e kėtij materiali nė dorėn tuaj. Truri juaj regjistron pėrgjigjet emocionale, mendimet dhe kujtimet. Nė tė njėjtėn kohė, truri juaj kujdeset pėr funksionėt bazė tė trupit tėnd si frymėmarrje, lėvizja e qepallėve dhe lėvizja e muskujve nė duart tuaja.

    Truri i njeriut pėrpunon mė shumė se njė milionė mesazhe nė sekondė.(8) Truri juaj vlerėson rėndėsinė e kėtyre tė dhėnave, duke filtruar dhe larguar ato qė janė relativisht tė parėndėsishme. Ky funksion kontrolli ju lejon tė pėrqėndroheni dhe tė veproni me efektshmėri nė botėn tuaj. Pėr njė tru qė trajton mė shumė se njė milionė pjesėza informacioni ēdo sekondė, ndėrkohė qė vlerėson rėndėsinė e tyre dhe qė ju mundėson tė veproni me informacionin mė tė rėndėsishėm… a mund tė themi se thjesht rastėsi e solli njė organ kaq tė jashtėzakonshėm?

    Kur NASA lėshon misionet e saj kozmike, presupozohet se nuk ishte majmuni ai qė i bėri planet, por disa mendje inteligjente dhe plot njohuri. Si shpjegohet ekzistenca e trurit njerėzor? Vetėm njė mendje mė inteligjente dhe me mė shumė njohuri sesa njerėzimi mund tė krijonte trurin njerėzor.



    3. Thjesht “rastėsi” nuk ėshtė shpjegim i mjaftueshėm. Imagjinoni sikur shihni Malin Rushmore, nė tė cilin janė gdhendur portretet e Uashingtonit, Xherfersonit, Linkolnit dhe Ruzveltit. A do ta besonit ndonjėherė se ato u krijuan rastėsisht? Po tė kesh parasysh kohėn qė ka kaluar, erėrat, shirat, dhe rastin, ėshtė ende e vėrshtirė pėr tė besuar se diēka e tillė, e lidhur me historinė, tė jetė formuar rastėsisht nė shpat tė malit. Logjika na thotė se ato figura janė planifikuar dhe gdhendur me mjeshtėri nga njerėzit.

    Ky artikull vetėm sa prek disa aspekte mahnitėse tė botės sonė: pozicionin e Tokės ndaj diellit, disa karakteristika tė ujit dhe njė organ nė trupin e njeriut. A mund tė krijohej ndonjėra prej tyre rastėsisht?

    Astronimi i shquar Sėr Frederik Hojli tregoi se ėshtė matematikisht absurde qė amino acidet tė bashkohen rastėsishtė nė njė qelizė njerėzore. Ky astronom ilustroi dobėsinė e “rastėsisė” me analogjinė e qė vijon: “Sa janė shanset qė njė tornado tė fryjė nė njė oborr me mbeturina ku gjenden tė gjitha pjesėt e njė avioni Boing 747, t’i montojė ato aksidentalisht duke krijuar njė aeroplan dhe ta bėjė atė gati pėr fluturim? Mundėsitė janė aq tė vogla sa qė nuk mund tė merren parasysh edhe sikur tornadoja tė frujė nė aq shumė vende mbeturinash sa tė mbushte gjithė universin!”(9)

    Kur njeriu merr parasysh tė gjitha kompleksitetet e jetės tonė dhe tė universit, ėshtė e arsyeshme qė njė Krijues inteligjent dhe i dashur na ka dhėnė gjitha qė na nevojitet nė jetė. Bibla e pėrshkruan Zotin si autorin dhe mbajtėsin e jetės.



    4. Sensi i lindur i njerėzimit mbi tė keqen dhe tė mirėn nuk mund tė shpjegohet biologjikisht. Brenda nesh, tė ēfarėdo kulture, lindin ndjenjat universale tė sė mirės dhe tė keqes. Edhe njė hajdut shqetėsohet dhe nxehet kur dikush e vjedh. Kur dikush rrėmben njė fėmijė nga njė familje dhe e pėrdhunon atė, lind zemėrimi dhe njė urrejtje qė tė bėn ta vlerėsosh kėtė veprim si tė dėnueshėm, pavarėsisht nga kultura. Ku e gjetėm kėtė sens tė sė keqes? Si e shpjegojmė ligjin universal nė ndėrgjegjen e njerėzve se tė vrasėsh pėr qejf ėshtė e gabuar?

    Dhe nė fusha tė tilla si kuraja, sakrifikimi i jetės pėr njė ēėshtje, dashuria, detyra dhe dhembshuria, nga erdhėn kėto? Nėse njerėzit janė thjesht produkt i evolucionit fizik, "mbijetesa e mė tė fortit" pėrse sakrifikojmė pėr njėri-tjetrin? Nga e morėm kėtė sens tė sė mirės dhe sė keqes? Ndėrgjegja jonė mund tė pėrshkruhet mė sė miri nga njė Krijues i dashur, qė mendon pėr vendimet dhe harmoninė e njerėzimit.



    5. Zoti jo vetėm qė e ka shfaqur veten e Tij nė atė qė mund tė vėrehet nė natyrė dhe njė jetėn njerėzore, por ai e ka shfaqur veten e Tij mė saktėsisht nė Bibėl. Mendimet, personaliteti dhe qėndrimet e Zotit mund tė bėhen tė njohura vetėm nėse Zoti dėshiron t’i shfaqė ato. Gjithēka tjetėr do tė ishte spekullim i njeriut. Ne do tė ishim tė humbur nėse Zoti nuk do tė donte qė tė njihej. Por Zoti do qė ne ta njohim Atė dhe na ka treguar nė Bibėl gjithēka qė na duhet pėr tė ditur mbi karakterin e Tij dhe si tė lidhemi me tė. Kjo e bėn besueshmėrinė e Biblės njė ēėshtje tė rėndėsishme qė duhet marrė nė konsideratė.

    Zbulimet arkeologjike vazhdojnė tė konfirmojnė dhe jo tė hedhin poshtė saktėsinė e Biblės. Pėr shembull, njė zbulim arkeologjik nė veri tė Izraelit nė gusht tė vitit 1993 konfirmoi ekzistencėn e Mbretit David, autorin shumė prej Psalmeve nė Bibėl.(10) Dorėshkrimet e Detit tė Vdekur dhe zbulime tė tjera arkeologjike vazhdojnė tė vėrtetojnė saktėsinė historike tė Biblės.

    Bibla u shkrua pėr njė periudhė 1500 vjeēare nga 40 autorė tė ndryshėm, nė vende tė ndryshme dhe nė kontinente tė ndara. Ajo u shkruajt nė tre gjuhė tė ndryshme dhe mbulon ēėshtje me tematikė tė shumėllojshme nė kohė tė ndryshme tė historisė.(11) Megjithatė, nė mesazhin e saj ka njė qėndrueshmėri tė jashtėzakonshme. Nė tė gjithė Biblėn jepet shfaqet i njėjti mesazh:

    Zoti krijoi botėn ku jetojmė ne dhe na krijoi ne posaēėrisht pėr tė patur njė marrėdhėnie me Tė.
    Ai na do shumė.
    Ai ėshtė i shenjtė, prandaj nuk mund tė ketė marrėdhėnie me njerėz mėkatarė.
    Zoti na dha njė rrugė pėr faljen e mėkateve tona.
    Ai na kėrkon qė tė pranojmė faljen e Tij dhe tė kemi njė marrėdhėnie me Tė qė do tė zgjasė pėrjetėsisht.
    Sė bashku me kėtė shkrim qėndror, Bibla na zbulon posaēėrisht karakterin e Zotit. Psalmi 145 ėshtė njė pėrmbledhje tipike e personalitetit, mendimeve dhe ndjenjave tė Zotit ndaj nesh. Nėse doni ta njihni Zotin, ja ku e keni.



    6. Ndryshe nga zbulimet e tjera tė Zotit, Jezu Krishti ėshtė pamja mė specifike dhe mė e pastėr e Zotit. Pėrse Jezusi? I hidhni njė vėshtrim besimeve fetare kryesore nė botė dhe do tė shihni se Buda, Muhamedi, Konfuci dhe Moisiu tė gjithė e identifikuan veten e tyre si mėsuesė apo profetė. Asnjė prej tyre nuk pretendoi se ishte i njėjtė me Zotin. Ēuditėrisht, Jezusi po. Kjo ėshtė ajo qė e ndan Jezusin veē nga tė gjithė tė tjerėt. Ai tha se Zoti ekziston dhe se ju po e shihni Atė. Edhe pse fliste pėr Atin e Tij nė qiell, nuk ishte nga pozicioni i ndarjes, por nga njė bashkim shumė i ngushtė, unik pėr gjithė njerėzimin. Jezusi tha se kushdo qė e kishte parė Atė, kishtė parė Atin, kushdo qė besonte tek Ai, besonte tek Ati.

    Ai tha: "Unė jam drita e botės; kush mė ndjek nuk do tė ecė nė errėsirė, por do tė ketė dritėn e jetės."(12) Ai pohoi se kishte karakteristika qė i pėrkasin vetėm Zotit: mundėsia pėr tė falur njerėzit pėr mėkatet e tyre, t’i ēlirojė ata nga zakonet e mėkatit, t’u japė njerėzve njė jetė me bollėk dhe t’u japė atyre jetėn e pėrjetshme nė parajsė. Ndryshe nga mėsuesit e tjerė qė i fokusonin njerėzit nė fjalėt e tyre, Jezusi i drejtoi ata tek vetja e tij. Ai nuk tha: "Ndiqni fjalėt e mia dhe do tė gjeni tė vėrtetėn." Ai tha: “"Unė jam rruga, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje." (13)

    Ēfarė provash dha Jezusi pėr tė vėrtetuar se ishte hyjnor? Ai bėri atė qė njerėzit nuk mund ta bėjnė dot. Ai shėroi njerėz ... tė verbėr, sakatė, shurdhė. Madje ringjalli edhe disa njerėz nga tė vderkurit. Ai kishte fuqi hynore … krijoi bukė prej asgjėje, mjaft pėr tė ushquar mijra njerėz. Ai kishte fuqi mbi natyrėn …eci mbi ujin e liqenit, komandoi njė stuhi tė furishme pėr tė pushuar pėr disa miq tė tij. Njerėzit e ndiqnin Jezusin ngado, sepse Ai vazhdimisht i pėrmbushte nevojat e tyre duke bėrė mrekullira. Ai tha se nėse nuk doni tė besoni ato qė ju them, tė paktėn besoni tek mua nė bazė tė mrekullive qė po shihni.(14)

    Ēfarė shfaqi Jezusi nė lidhje me personalitetin e Zotit? Po pėr mendimet, shpresat dhe ndjenjat e Zotit ndaj njerėzimit? Jezi Krishti tregoi se Zoti ėshtė i butė, i dashur, i ndėrgjegjshėm pėr tė metat dhe egoizmin tonė, dhe megjithatė Ai dėshiron njė marrėdhėnie me ne. Jezusi tregoi se edhe pse Zoti na sheh ne si mėkatarė, qė meritojmė ndėshkimin e Tij, mbretėronte dashuria e Tij pėr ne dhe Zoti erdhi me njė plan tjetėr. Zoti dha Birin e Tij pėr tė marrė ndėshkimin pėr mėkatet tona. Dhe Jezusi e pranoi me dėshirė kėtė plan.

    Jezusi u torturua me njė kamzhik me 9 tė dala tė mprehta. Njė ‘kurorė’ me gjemba 5-centimetėrsh ia shtypėn nė kokė. Pastaj e kryqėzuan duke i gozhduar kėmbėt dhe duart nė kryqin e drunjtė. Po tė kemi parasysh mrekullitė e Tij tė tjera, nuk janė gozhdat qė e mbajtėn atė nė kryq; por dashuria e Tij pėr ne. Jezusi vdiq nė vendin tonė kėshtu qė ne tė mund tė faleshim. Nga tė gjitha fetė qė njihen nga njerėzimi, vetėm nėpėrmjet Jezusit do tė shihni se si Perėndia arrin tek njerėzimi duke dhėnė njė rrugė pėr tė ndėrtuar njė marrėdhėnie me Tė. Jezusi provoi se kishte njė zemėr hyjnore dashurie, duke plotėsuar nevojat tona, duke na tėrhequr tek Ai. Nė sajė tė vdekjes sė Jezusit ne mund tė falemi, tė pranuar plotėsisht nga Zoti dhe tė bekuar me dashurinė e Tij. Zoti thotė: "Tė kam dashur me njė dashuri tė pėrjetshme; prandaj po tė tėrheq me dashamirėsi."(15) Ky ėshtė Zoti nė veprim.

    Prova mė vendimtare se Jezusi ėshtė i barabartė me Zotin ishte mrekullia qė i ėshtė studiuar mė imtėsisht Jezusit – ringjallja e Tij nga vdekja. Jezusi tha se tre ditė pas varrimit tė Tij Ai do tė kthehej nė jetė. Nė ditėn e tretė pas kryqėzimit tė Tij, guri i rėndė prej gati dy tonėsh i vendosur para hyrjes sė varrit tė Tij u lėviz.(16) Rojet, ushtarė romakė tė stėrvitur mė sė miri, panė njė dritė verbuese dhe njė engjėll. Varri ishte nuk kishtė asgjė, pėrveē copės me tė cilėn ishte mbėshtjellur mė parė trupi i Jezusit. Pėr vite me radhė janė bėrė analiza ligjore, historike dhe logjike pėr ringjalljen e Jezusit dhe pėrfundimi mė i arsyeshėm akoma ėshtė se Jezusi u ringjall prej sė vdekurit.

    Nėse doni tė dini pėr ekzistencėn e Zotit, hulumtoni mbi Jezu Krishtin. Bibla thotė: "Perėndia e deshi aq botėn sa dha Birin e Tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme."(17)

    A doni tė nisni njė marrėdhėnie me Zotin dhe tė dini se Ai ju ka pranuar juve?

    Ky ėshtė njė vendimi qė ju pėrket vetėm ju, dhe askush nuk ju detyron nė kėtė vendim. Por nėse doni qė Zoti t’ju falė mėkatet dhe ju tė krijoni njė marrėdhėnie me Tė, qė tani mund t’i kėrkoni Zotit t’ju falė dhe tė vijė nė jetėn tuaj. Jezusi tha: "Ja, unė qėndroj te dera dhe trokas; nėse dikush dėgjon zėrin tim dhe tė hapė derėn, unė do tė hyj tek ai." (18) Nėse keni dėshirė ta bėni kėtė, por nuk dini se si t’i drejtoheni Perėndisė, ndofta kjo mund t’ju ndihmojė:

    "Jezus, faleminderit qė vdiqe pėr mėkatet e mia. Ti e njeh jetėn time dhe e di se kam nevojė pėr falje. Tė kėrkoj tė mė falėsh qė tani dhe tė hysh nė jetėn time. Faleminderit qė Ti dėshiron njė marrėdhėnie me mua. Amen."

    Zoti e sheh marrėdhėnien tuaj me Tė si tė pėrhershme. Duke iu referuar tė gjithė atyre qė besojnė nė Tė, Jezusi tha: "Delet e mia dėgjojnė zėrin tim, unė i njoh dhe ato mė ndjekin; dhe unė u jap atyre jetėn e pėrjetshme dhe nuk do tė humbasin kurrė, e askush nuk do t’i rrėmbejė nga dora ime."(19)

    me respekt...!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •