Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    17-vjeçari që vrau dy policë

    ----------------------------------------------------------------------

    BERAT (3 Shkurt) - Në orët e para të mëngjesit policia ka vrarë të kërkuarin Drilon Gurin 17 vjeç. Një shkëmbim zjarri mes tij dhe policëve të Beratit, ka përfunduar me vdekjen e vrasësit të kërkuar prej 36 orësh nga forcat e policisë. Sipas News24, forca speciale, forca të policisë së qyteteve fqinjë të Beratit, kanë identifikuar vendndodhjen e vrasësit vetëm 17 vjeç, i cili ishte fshehur në vendlindjen e tij Mëndrak të Beratit. Policia i ka kërkuar Gurit të dorëzohet, por ky i fundit nuk ka pranuar ndërsa ka qëlluar në drejtim të tyre. Më pas policia ka qëlluar në drejtim të Gurit duke i dhënë fund serialit të vrasjeve që ka tronditur thellë opinionin publik. Guri prej një muaji kërkohej për vrasjen e një bariu, dhe pasi u kap nga forcat e policisë së Beratit, gjendej i shtruar në spitalin rajonal nën mbikqyrjen e dy policëve. Të djelën Drilon Guri duke rrëmbyer armën e njërit prej policëve të mbikqyrjes vret Xhemal Shametaj me armën e rrëmbyer këtij të fundit. Po kështu Guri vret policin e dytë të mbikqyrjes Agron Dervishi i cili i shkon në ndihmë shokut të tij Në Berat kanë shkuar menjëherë krerët e lartë të Rrendit.

    ----------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Stresi
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Poli i veriut
    Postime
    60

    Vritet 17-vjeçari Drilon Guri, i cili kishte vrarë dy policë

    Vritet 17-vjeçari Drilon Guri, i cili kishte vrarë dy policë

    Berat, 3 shkurt - Policia ka vrarë 17-vjeçarin Drilon Guri gjatë një shkëmbimi zjarri, pasi më parë kishte identifikuar se ku ndodhej ai. Më parë policia i ka kërkuar të dorëzohet, por Guri pasi ka refzuuar, ka filluar të hapë zjarr në drejtim të policëve, njoftojnë mediat e Tiranës.
    Të dielen Drilon Guri kishte vrarë dy policë në spitalin e Beratit, të cilët po e ruanin ndërsa ndodhej i shtrirë në spital. Guri kishte rrëmbyer armën e njërit prej policëve dhe e vret e atë dhe kolegun e tij.
    :-g

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Me vjen keq per ato dy polica....por s`di asgje sesi rrodhen ngjarjet....Nuk mund te befasohem pasi eshte nje vend qe i mungojne vlerat per jeten....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Postuar më parë nga S`ka Lezet
    nuk mund te befasohem pasi eshte nje vend qe i mungojne vlerat per jeten....
    Shume e vertete fatkeqesisht. S'ka me rendesi jeta e njerezve ne Shqiperi. Sidomos gjenerata e re ku jan rritur vetem ne rremuje, lufte, vrasje, vjedhje dhe mbajtje armesh.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  5. #5
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Kriminelet jane kriminele...
    Pasi vrau dy police i riu 17-vjecar e dinte se edhe jeta e tij kishte marre fund ashtu si edhe duket e kishte vendosur te vdiste nga plumbat. Nje Zot e di se c'bluante ne koken e dij ai i ri qe u mori jeten edhe 3 te tjereve duke filluar me nje vrasje makabre te nje bariu qe nuk i dha para ...

    Nje ngjarje e hidhur qe do nxite eproret dhe te tjeret qe NDOSHTA duhet te RISHIKOJNE procedurat e shoqerimit te te burgosurve ne spital, numrin e nevojshem te policeve per persona me rrezkshmeri te larte, menyrat e veprimit, largesise ndaj te burgosurit kur je i armatosur etj etj etj ...pse jo edhe pajisjen e ketyre policeve qe shoqerojne keta lloj te burgosurish me xhupa kundra-plumb qe mund te sigurohen me ndonje ndihme/bashkepunim me te huajt apo blerje me cmime te leverdiseshme.

    Vertet nje ngjarje e hidhur, sidomos per familjaret e dy policeve te vrare per te cilet shpresoj qe shteti do jape ndihmen qe i takon te jape ...
    Te mesoje nga bota edhe policia shqiptare ashtu sic edhe te mos ulet vigjilenca ne detyre apo te dembelosen duke besuar se i burgosuri duket "njeri i mire", pasi sic tha edhe S'ka lezet, rast tregoi se cfare vlere ka jeta per disa...

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Glaukus ke plotesisht te drejte.
    Eshte tragjike kur shikon se jeten e nje 17 -vjecari nje moshe endrrash ,perpjekje per te ardhmen ,e kane perfshire demonet ,qe dehen nga aroma e gjakut.
    Si kane ardhur koherat te vret tjetri per hic gje.Jeta nuk ka vlere e ndoshta cmimi i saj eshte modest .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    Eshte ceshtje skizofrenie per te cilen te afermit e Drilonit duhej te kishin kerkuar ndihme psihijatrike me kohe, qe te mos vinte deri ketu ku erdhi. Eshte vertet tronditese te degjosh per gjera te tille ne vende te vogla sic jane ne pergjithesi qytetet shqipare. Ngushellime familjeve te viktimave.

    StterollA

  8. #8
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ky 17 vjecari nuk dihet nese ishte me te vertete i cmendur apo shtirej si i tille. Vertet ai jetonte ne pyll dhe hante ketra te gjalle , por menyra si u arratis dhe plani qe kish bere ishte i sakte. Ish-drejtori Dida tha se ai edhe me pare kerkonte te vizitohej por Dida nuk i jepte leje , se dyshonte qe ai shtirej....
    Me vrasjen e 17 vjecarit u mbyll dhe kjo histori e pakuptimte...
    pershendetje...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    durres
    Postime
    9
    gjynah me thene po ata policet e kishin fajin vete, sepse po flinin. kjo ngjarje nxjerr prape ne pah nevojen e permiresimit te spitaleve psikiatrike. eshte e disata here qe vrasesit jane njeret te semure menderisht. Nuke shte vetem faji i shtetit por edhe i njerezve qe kurre nuk marrin mundimin t'i kurojne me ilace keta njerez.

Tema të Ngjashme

  1. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18
  2. Shqiptaret dhe Keqtrajtimet e tyre ne GREQI
    Nga klossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2006, 19:40
  3. E drejta e mbajtjes së armës.
    Nga Toro në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 19:40
  4. Rrëmbehet një autobuz në Greqi
    Nga Kleitus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 138
    Postimi i Fundit: 27-12-2004, 22:56
  5. Ngjarjet E Fundit Ne Kosove Ne Optiken E Ny Times!
    Nga Gege Toska në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 02:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •