Jorgos Papandreu ka hedhur idenë e dhënies së nënshtetësisë për emigrantët shqiptarë dhe jo vetëm ata. Lideri i ri i PASOK, një nga politikanët më të pëlqyer nga shqiptarët në Greqi, në një intervistë televizive gjatë bisedës me një emigrant shqiptar përmendi dhënien e nënshtetësisë greke për të gjithë të huajt që jetojnë dhe duan të qëndrojnë në Greqi.
Shefi i ardhshëm i qeverisë greke nëse PASOK fiton zgje-dhjet hodhi idenë e dhënies së nënshtetësisë për emigrantët që kanë vendosur të jetojnë në Greqi. Kjo deklaratë është bërë nga lideri i ardhshëm i PASOK në një emission televiziv. Në këtë emission ishte i pranishëm edhe një emigrant shqiptar në Greqi i quajtur Lulzim Molloholli. Papandreu shprehu idenë e tij për dhëniën e nënshtetësisë duke patur parasysh edhe problemin e madh demografik që ka Greqia. Ai theksoi se emigrantët mund të shndërohen në një potencial për ripërtëritjen e Greqisë. dhënies së të drejtave politike emigrantëve. "Ne duhet të diskutojmë dhe të vendosim për të drejtat politike të emigrantëve, për dhënien e të drejtës së votës, në bazë të një qasjeje të re, pa dogmatizma dhe fobi," thotë Papandreu. BBC i komentoi këto pikpamje si tepër të avancuara e të pakonceptueshme për elektoratin grek. Deklarata e Papandreut ka marrë shkas nga diskutimi në studion televizive edhe me një emigrant shqiptar. Lulzim Molloholli jeton prej 13 vjetësh në Greqi. Ka hapur një zyrë turistike dhe paguan të gjitha taksat dhe detyrimet ndaj shtetit grek. "Mirëpo ne gjashtë muaj jemi të ligjshëm dhe gjashtë muaj të paligjshëm, për shkak të dokumentave," tha ai duke kërkuar reagimin e zotit Papandreu. "Objektivi kryesor është të thjeshtëzojmë procedurat për ju, t'ju ndihmojmë të integroheni në shoqërinë greke dhe shumë prej jush nëse nuk ktheheni në atdheun tuaj, do të bëheni nënshtetas grekë, ju dhe fëmijtë tuaj," tha Papandreu. "Ne do të jemi krenarë për këtë," tha ai. PASOK e ka kthyer çështjen e emigracionit në një pikë të fortë të fushatës elektorale. Papandreu ndryshe nga drejtuesit e tjetër të PASOK ka treguar një mendësi shumë larg asaj që mbizotëron në politikën tradicionale greke. Këto ide tepër të avancuara hidhen në një mjedis i cili ka aplikuar shpesh dhe gjerësisht dëbimet e emigrantëve shqiptarë. Ata vuajnë mungesën e të drejtave për të cilën Greqia ka qenë gjithmonë problem si dhe shpesh herë bëhen viktima të racizmit dhe ksenofobisë.
"Emigrantët të drejtë për të votuar"
Jorgos Papandreu, kryetari i ri i PASOK (pritet të konfirmohet të dielën) në një intervistë dhënë gazetës greke "Esquire", hedh idenë e dhënies së drejtës së votës për emigrantët. Kjo ide shumë e avancuar aktualisht për Greqinë është hedhur gjatë shpjegimit të idesë së PASOK për emigracionin. Papandreu në intervistën e tij ka theksuar se është në favor të dhënies së të drejtave politike emigrantëve. Qëndrimi i PASOK ka bërë që sondazhet mes emigrantëve tregojnë se 90 përqind e shqiptarëve emigrantë mbështesin gjerësisht këtë parti që është në pushtet në Greqi dhe veçanërish mbështesin Papandreun.
Krijoni Kontakt