Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22

    Kleriket islamike perjashtojen reformatoret nga zgjedhjet

    Iran: Ligjvėnėsit thonė se Kėshilli Mbikqyrės Islamik i ka vėnė veton njė projekt-ligji

    26 janar 2004, 5:30 UTC


    Ligjvėnėsit iranianė thonė se Kėshilli Mbikqyrės Islamik me pikėpamje konservatore i ka vėnė veton njė projekt-ligji qė kishte pėr synim tė dobėsonte rolin e kėshillit nė procesin e zgjedhjeve parlamentare.
    Ligjvėnėsit dhe njoftimet bėnė dje tė ditur se kėshilli me 12 anėtarė i cilėsoi ndryshimet ligjore si nė kundėrshtim me kushtetutėn dhe me ligjet islamike tė Iranit. Kėshilli ka fuqinė t’u vėrė veton ligjeve tė miratuara nga parlamenti i mbizotėruar nga reformistėt.

    Nė njė sesion urgjent dje parlamenti miratoi njė ligj pėr reforma i cili nuk do t’i lejonte Kėshillit tė skualifikonte kandidatėt pėr poste tė zgjedhura, me pėrjashtim tė rastit tė kriminelėve.

    Kėtė muaj, Kėshilli ndaloi mijėra kandidatė reformistė tė konkuronin nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė muajit tė ardhshėm. Qė nga ajo kohė, Kėshilli ka lejuar pėr konkurim 300 kandidatė me urdhėr tė Udhėheqėsit tė Lartė Iranian dhe pas protestave tė shumta nga ligjvėnės reformistė dhe zyrtarė qeveritarė.

    Parlamenti e cilėsoi ligjin e reformave si tepėr urgjet, njė term qė pėrdoret vetėm kur vendi ėshtė nė rrezik tė madh politik. Ky cilėsim nuk ėshtė pėrdorur qė pas Revolucionit Islamik tė Iranit nė vitin 1979.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    Irani mohon planet e vizitės sė zyrtarėve tė Kongresit amerikan
    31 Jan 2004, 15:31 UTC


    Ministri i Jashtėm i Iranit mohon planet qė njė delegacion i zyrtarėve tė kongresit amerikan tė vizitojė Teheranin. Njoftimi vjen njė ditė pasi njė senator amerikan shpalli planet pėr njė udhėtim nė Iran. Njė zėdhėnės i ministrisė sė Jashtme iraniane tha sot se plane pėr njė udhėtim tė tillė nuk ekzistojnė. Dje, senator Alein Spekter tha se udhėtimi i zyrtarėve tė kongresit ishte konfirmuar pėr muajin tjetėr pėr tė pėrgatitur terrenin pėr njė vizitė tė mundėshme tė njė delegacioni ligjvėnėsish amerikanė. Senatori Spekter tha se hollėsitė e vizitės ishin pėrcaktuar gjatė njė takimi me ambasadorin e Iranit pranė Kombeve tė Bashkuara. Uashingtoni i ndėrpreu marrėdhėniet diplomatike me Iranin nė vitin 1980, pas pushtimit tė ambasadės amerikane nė Teheran./al/
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    Iran: Fillon zyrtarisht fushata e zgjedhjeve
    12 shkurt 2004, 19:55 UTC

    Nė Iran ka filluar zyrtarisht fushata e zgjedhjeve, pėr tė cilat reformistėt thonė se janė tė manipuluara pėr t’u dhėnė konservatorėve shumicėn nė parlament.
    Fushata pėr 290 vendet e parlamentit filloi zyrtarisht tė mėrkurėn nė mesnatė. Agjencia shtetėrore e lajmeve IRNA thotė se mijėra qendra votimi do tė bėhen gati pėr zgjedhjet e sė premtes sė ardhshme.

    Mbi 5 mijė e 600 kandidatė kryesisht konservatorė janė nė garė, ndėrsa mbi 2 mijė kandidatė reformatistė nuk do tė marrin pjesė, pasi u skualifikuan nga Kėshilli Mbikqyrės, njė organ shumė i fuqishėm. Vendimi pėr tė mos i lejuar ata tė kandidojnė shkaktoi njė krizė politike.//kk//
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    Shėnohet pėrvjetori i revolucionit iranian

    Presidenti iranian, Mohammed Khatami, ka kritikuar ashpėr kundėrshtarėt e tij konservatorė, duke thėnė se po i shpėrfillin tė drejtat e njeriut dhe po punojnė kundėr interesave iraniane.
    Pėrvjetori bie gjatė krizės sė rėndė nė republikėn islamike

    Ai i bėri kėto komente nė Teheran nė njė tubim pėr shėnimin e 25 vjetorit tė revolucionit qė solli autoritetet aktuale nė pushtet.

    Qindra mija punonjės qeveritarė dhe familjet e tyre u sollėn nė qytet me autobusė nė njė shfaqje vjetore tė pėrkrahjes pėr autoritetet konservatore islamike.

    Pėrvjetori shėnohet gjatė njėrės prej krizave mė tė rėnda nė historinė e kėsaj republike islamike, krizė e cila lindi kur Kėshilli i pazgjedhur i Gardianėve ndaloi pjesėmarrjen e mė shumė se dy mijė kandidatėve reformatorė nė zgjedhjet parlamentare tė kėtij muaji.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    Iran: Reformatorėt vazhdojnė tė tėrheqin kandidaturat pėr zgjedhjet

    15 shkurt 2004, 19:10 UTC


    Nė Iran, reformistė tė tjerė tėrheqin kandidaturėn nga zgjedhjet parlamentare nė shenjė proteste ndaj diskualifikimit masiv tė kandidatėve qė mbėshtesin reformat.
    Sipas agjencisė iraniane tė lajmeve, Ministria e Brendshme tha tė dielėn se deri tani 607 kandidatė kanė vendosur tė mos konkurojnė nė zgjedhje.

    Shumica e partive reformiste tė vendit po i bojkotojnė zgjedhjet e 20 shkurtit, duke i cilėsuar ato si tė padrejta.

    Kriza politika shpėrtheu muajin e kaluar kur Kėshilli Mbikėqyrės i Iranit skualifikoi mė shumė se 2 mijė e 500 kandidatė nga zgjedhjet parlamentare. Mes tyre ishin 80 anėtarė tė legjislaturės sė tanishme.

    Politikanėt reformistė thonė se duke skualifikuar njė numėr kaq tė madh kandaidatėsh reformistė, Kėshilli Mbikėqyrės, anėtarėt e tė cilit nuk zgjedhen por emrohen, ka manipuluar zgjedhjet nė mėnyrė qė parlamenti tė bier nėn kontrollin e konservatorėve.

    Reformistėt dhe konservatorėt janė mbėrthyer nė njė betejė prej afro dhjetė vjetėsh pėr rolin udhėheqės nė Rapublkikėn Islamike tė Iranit.

    Analistėt thonė se populli i Iranit po i humbet shprersat se gjendje do tė zgjidhet dhe parashikojnė njė pjesėmarrje tė ulėt nė zgjedhjet e sė premtes. //kk//
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    Gazetarė iranianė thonė 'bojkotoni zgjedhjet'

    Nė prag tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Iran, disa prej intelektualėve dhe gazetarėve mė tė njohur tė vendit kanė bėrė thirrje pėr bojkotim tė votimeve.
    Edhe Ajatollah Montazeri ka thėnė se nuk do tė votojė


    Njė grup prej mė shumė se njėqind gazetarėsh lėshuan njė kumtesė nė tė cilėn thonė se nuk do tė votojnė sepse votimi nuk do tė jetė i lirė dhe i ndershėm.

    Kleriku mė i shquar disident nė Iran, Ajatollah Hossein Ali Montazeri, poashtu ka thėnė se nuk do tė votojė.

    Kjo pason hapin e Kėshillit tė Gardianėve pėr tė skualifikuar mijėra kandidatė reformistė.

    Reformistėt po bėjnė fushatė pėr njė pjesėmarrje tė ulėt nė pėrpjekje pėr tė vėnė nė dyshim legjitimitetin e parlamentit tė ri.

    Njė korrespondent i BBC-sė thotė se aktivistėt e rinj po e pėrdorin edhe internetin dhe celularėt pėr tė dekurajuar njerėzit nga votimi.

    Mė herėt, autoritetet iraniane mbyllėn dy gazeta tė shquara reformiste pasi ato shpėrfillėn njė urdhėr pėr tė mos e botuar njė letėr qė kritikonte Udhėheqėsin Suprem tė vendit, Ajatollah Khamenei.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    Iran: Konservatorėt fitojnė nė zgjedhje

    21 shkurt 2003, 18:40 UTC


    Nė Iran, rezultatet e deritanishme tė zgjedhjeve parlamentare, tregojnė se kandidatėt konservatorė tė mbėshtetur nga udhėheqja islamike e vijės sė ashpėr e vendit korrėn njė fitore tė madhe.
    Zyrtar tė Ministrisė sė Brendshme nė Teheran konfirmuan se kandidatėt konservatorė kishin fituar nė shumicėn e zonave elektorale ku janė numėruar votat.

    Njė numėr zyrtarėsh tė partive reformiste thonė se parashikojnė qė konservatorėt tė kenė shumicėn nė legjislaturėn e re tė vendit.

    Fitorja e kandidatėve konservatorė ishte thuajse e garantuar, pasi Kėshilli Mbikėqyrės i vijės sė ashpėr skualifikoi 2 mijė e 400 kandidatė, kryesisht reformistė, mes tė cilėve 80 anėtarė tė parlamentit tė tanishėm, i cili mbizotėrohej nga reformistėt.

    Kėshilli Mbikėqyrės, anėtarėt e tė cilit emėrohen nga klerikė tė lartė myslimanė dhe aleatė tė tyre, gėzon tė drejtėn e vetos ndaj vendimeve tė parlamentit. Vendimi i kėshillit pėr tė skualifikuar kandidatėt reformistė nxiti thirrjet pėr bojkotimin e zgjedhjeve.

    Konservatorėt, tė cilėt gėzojnė mbėshtetjen e plotė tė udhėheqėsit superm Ajatollahut Ali Kahmenei, thanė se duke marrė pjesė nė zgjedhje, votuesit do tė tregonin besnikėrinė e tyre ndaj Islamit dhe Iranit.

    Politikanėt e vijės sė ashpėr pretendojnė se pjesėmarrja nė votim ishte e lartė, por nuk ka njoftime nga burimeve tė pavarura sesa nga 46 milionė zgjedhėsit e regjistruar morėn pjesė nė votim.//kk//
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Sėrish zgjedhje tė parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Zgjedhje historike nė Kuvajt, gratė votojnė pėr herė tė parė
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  5. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •