Mitro Cela - 08/03/2004

A doni punė, zotni?

Kur rritet papunėsia, ulet inflacioni dhe e kundėrta. Kėshtu qė merita e politikave ekonomike tė njė qeverie qėndron nė faktin se sa e aftė ėshtė tė vendosė njė ekuilibėr mes kėtyre dy treguesve


Nė ekonominė e tregut, ēdo qeveri kur harton politikat makroekonomike njė kujdes tė veēantė tregon pėr punėsimin dhe iflacionin. Problemi shtrohet thjesht: Ēfarė ndodh me nivelin e papunėsisė kur qeveria merr masa pėr tė ulur inflacionin? Me gjuhėn e shifrave kemi kėtė tablo: Nė vitin 1999 u thye ēdo rekord. Inflacioni zbriti nėn nivelin e detit. Nė vitet nė vazhdim inflacioni zyrtarisht “pėrpėlitet” mes dy dhe katėr pėr qind, edhe pse ēmimet po ēajnė qiellin, domethėnė janė mė tė larta se nė Itali, Greqi a Maqedoni. Kėshtu, nga njė studim qė ka bėrė Banka e Shqipėrisė kemi njė rritje paradoksale tė ēmimeve pėr disa mallra nga rrjeti tregtar me shumicė nė rrjetin tregtar me pakicė. Kėshtu, njė litėr vaj luledielli nė tregun me shumicė kushton 125 lekė. Nė supermarketet e Tiranės shitet 250 ose dy herė mė shumė. I njėjti fenomen vihet re me orizin, domatet, specat, sheqerin, mobiljet etj.
Po punėsimi? Ka njė garė tė vėrtetė pėr tė ndėrtuar statistika sipas oreksit. Zoti Nano tha nė Kongresin e PS: “Brenda vitit 2007 papunėsia do tė pėrgjysmohet deri nė 7 pėr qind nga 13 pėr qind qė ėshtė sot, duke arritur nė parametra qė cilėsohen tė shkėlqyera edhe pėr Bashkimin Europian.” Nė relacionin qė shoqėron projektbuxhetin dhe qė mban firmėn e kryeministrit theksohet: “Norma e papunėsisė arriti nė rreth 15,19 pėr qind” (faqe 27). Nė tė njėjtėn faqe tė relacionit kryeministri shkruan: “Brenda gysmės sė parė tė kėtij viti janė hapur 10 mijė vende tė reja pune.” Nė kongres, kryetari i PS-sė raporton se do tė hapen 20 mijė vende tė reja pune. Guvernatori ne raportin pėr parlamentin shkruan se janė hapur 7 mijė vende tė reja pune.


Punėkėrkuesit e papunė!
Kur nuk rakordohen shifrat mes kryeministrit, kryetarit tė PS-sė dhe guvernatorit, vėshtirė tė bėsh njė analizė. Prandaj nisa tė “gėrmoj” mes shėnimeve private. . . Pranverė 2002. Njė term i ri ekonomik “lindi” nė parlament. “Sebep” u bė pyetja e deputetit Aleksandėr Garuli. Ai pyeti me shkrim sipas rregullores. Pėrgjigjen e dha me gojė ministri qė kishte nėn kujdesari punėsimin dhe shpunėsimin e shtetit, me paratė e taksapaguesve.
Deputeti: - Papunėsia thuhet se ėshtė 14 pėr qind. A ėshtė reale kjo shifėr? Po fshati futet nė kėto hesape?
Ministri: - Ka disa metoda e tregues pėr tė matur papunėsinė. Kriteri bazė: punėkėrkuesit e papunė. Ėshtė e vėrtetė qė fshati ėshtė i mbipopulluar. Mė tepėr deri nė vitin 1992. Mė vonė kemi zbritje. Nga 66 pėr qind popullsia nė fshat ėshtė ulur nė 55 pėr qind. Edhe pse ėshtė shtuar popullsia qytetare, kėrkesa pėr punė ka rėnė nga 210 mijė nė 182 mijė. Kėtė e vėrteton edhe skema e sigurimeve: kemi njė shtesė prej 20 mijė vetė dhe kjo nuk mund tė jetė fiktive.


Dialog me njė tė papunė...
Kaq ka thėnė atė kohė ministri duke e pasuruar terminologjinė ekonomike me njė term tė ri. Po ēfarė tregon realiteti? Lashė mėnjanė kompjuterin dhe mora rrugėn drejt tregut tė punės. Ishte i rralluar. Njė pjesė kishin gjetur punė. Disa ishin mėrzitur duke pritur. Mė tė duruarit qėndronin ende, edhe pse dielli ishte ngjitur nė zenit. M’u afrua njė mesoburrė tek xhami i makinės: “A doni punė, zotni?” M’u duk vetja sikur isha njė nga personazhet e tregimeve tė Migjenit. Pėr tė dalė nga sikėlldia, zbrita nga makina.
Unėse kaq pak tė papunė sot? Mos vallė qeveria ka hapur vende tė reja pune?
Aiėr tė parė se sa vende tė reja pune ka hapur qeveria, hajde nė mėngjes tė shohėsh turmėn e njerėzve qė kėrkojnė punė. . .
Unė:- Ku bėhet regjistrimi pėr punė? Mos vallė nė OJQ-tė qė kanė marrė licensė pėr tė hapur vende tė reja pune? Mos vallė nė Bashkinė e Tiranės apo nė 11 minibashkitė e kryeqytetit?
Ai ngriti supet dhe u largua duke folur me vete!
Kurba e Philips-it
Lashė i tronditur “tregun e punės” dhe nisa tė englendisem me teoritė pėr punėsimin dhe inflacionit. Mes shumė autorėve shkėlqen modeli i ndėrtuar nga ekonomisti neozelandes Philips pėr raportet midis papunėsisė dhe inflacionit. Ai pasi analizoi tė dhėnat statistikore tė njė shekulli nė disa vende tė botės, hartoi grafikisht njė kurbė pėr lidhjet mes kėtyre dy treguesve. Sipas ekonomistit tė njohur, kėta tregues shkojnė nė krah tė kundėrt. Kur rritet papunėsia, ulet inflacioni. Dhe e kundėrta. Merita e politikave ekonomike tė njė qeverie qėndron nė faktin se sa e aftė ėshtė tė vendosė njė ekuilibėr mes kėtyre dy treguesve.
Tipik ėshtė rasti i ekonomisė amerikane. Nė vitet ’70-tė inflacioni u rrit shumė. Ekonomistėt e stafit tė presidentit i propozuan masa drastike pėr uljen e inflacionit. Dhe brenda dy vjetėve inflacioni u vu nė “pranga”. Por ēfarė ngja me nivelin e papunėsisė? Sipas ligjėsive tė kurbės sė Philips-it, niveli i papunėsisė “kėrceu” nga 2 pėr qind nė 7 pėr qind. Pas kėsaj tabloje ekonomike u bėnė korrigjimet nė politikat makroekonomike.
Lėmė mėnjanė historinė e ekonomisė amerikane dhe kthehemi nė Shqipėri. Nė raport me kurbėn e Philips-it kemi njė paradoks ose mrekulli. Sipas statistikave zyrtare, nė Shqipėri ulen njėkohėsisht tė dy treguesit: si inflacioni dhe niveli i papunėsisė?!
Paralajmėrimi i guvernatorit dhe heshtja e qeverisė
Sipas Kushtetutės, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė raporton ēdo vit mes deputetėve pėr politikat monetare. Me kėtė sebep guvernatori flet edhe pėr treguesit makroekonomikė. Le t’i hedhim njė sy Raportit 2001. Nė fund tė faqes 28 ėshtė shkruar: “Paradoksi i vitit 2001: edhe pse u prishėn ndėrtimet pa leje nė gjithė vendin dhe u futėn nė tregun e punės mijėra studentė qė pėrfunduan shkollėn, numri i tė papunėve njohu rėnie tė vazhdueshme.” Pas kėtij paralajmėrimi qė ra nė vesh tė shurdhėr tė qeverisė, qė vazhdoi tė “ushqejė” popullin me habere pėr ulje tė inflacionit dhe nivelit tė papunėsisė, guvernatorit i erdhi pėrsėri radha tė fliste nė parlament. Ja edhe Raporti 2002. Faqet 25 dhe 26. Tregu i punės. Deri nė vitin 2001 nė fshat ishin tė regjistruar 761 mijė tė punėsuar. Nė vitin 2001, sipas regjistrimit tė ri tė popullsisė, nė fshat kanė punuar 526 mijė punonjės. Kjo do tė thotė se drejt qyteteve kanė vėrshuar rreth 235 mijė tė papunė!
Morali i analizės sonė: praktikisht asnjė ekonomi nuk mund t’u shpėtojė ligjėsive tė teorisė sė Philips-it. Tė papunėt e kanė “skalitur” edhe nė Shqipėri kurbėn e ekonomistit tė njohur. Kėtė tregojnė edhe shifrat qė kanė zėnė vend nė raportet e guvernatorit ose nė reportazhet e gazetarėve. Shifrat, siē llafoste babai i komunizmės, tavarish (shoku) Lenin, janė kokėforta. I shohin tė gjithė nė mesin e ditės. Pėrjashtim bėn qeveria.