Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Profesor Hamit Beqja tregon se si ...

    Kush i gjen pjeset e meparshme le ti sjelle..

    gazeta panorama
    .......

    Kujtime IV

    Profesor Hamit Beqja tregon se si i kanė negociuar bisedat e tij me drejtuesin e shtetit komunist, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia


    Kur dhe si “jam takuar” me Enver Hoxhėn
    Kontaktet me Enverin s“kanė qenė tė shpeshta, pasi “udhėheqėsi” s'duhej tė shqetėsohej


    Prof. Hamit Beqja

    vijon nga numri i kaluar

    Jam shprehur pėr vetėvlerėsimin me nota tė larta tė librit tim “Edhe engjėlli edhe djalli janė brenda tek i gjalli” “Rreth dyzimit tė personalitetit njerėzor” (Albinform, Tiranė 1995). Po tė vinte puna pėr ta ribotuar atė nuk do ta prekja.

    Do tė bėja ndonjė ndryshim nė karakterizimin e portreteve tė Ahmet Zogut e tė Enver Hoxhės. Kėtė karakterizim tė kėtyre personaliteteve tė shquara tė historisė shqiptare tė shekullit XX i kam dhėnė nė kapitullin e shtatė tė librit “Dyzimi i politikanėve dhe burrave tė shtetit, reformatorėve e diktatorėve” (fq.113-172). Njė paraqitje krejt fillestare tė Enver Hoxhės jam pėrpjekur ta karakterizoj nė faqet 167-172 tė librit tė lartpėrmendur.

    Do tė isha ndalur mė shumė nė kontributin e tij tė shquar nė ndėrmarrjen e ndryshimeve rrėnjėsore nė dy dhjetėvjeēarėt e parė tė jetės sė vendit nė regjimin qė ai drejtonte (vitet 1945-1965). Por mund tė karakterizoja pak mė qartė edhe anėt kontradiktore e negative tė personalitit tė tij sidomos nė vėshtrimin psikologjik. Por pėrgjithėsisht unė po mbetem te karakterizimi qė i kam dhėnė atij kur kam shkruar librin e lartpėrmendur.

    Mendohet se mund tė jem takuar shpesh me Enverin
    Duke u nisur nga vendi ku kam punuar dhe nga natyra e punės qė kam bėrė ndokush mund tė mendojė se ndoshta duhet tė jem takuar disi shpesh edhe me Enver Hoxhėn. Eshtė fjala pėr takime tė drejtpėrdrejta, ballpėrballė, njė pėr njė, nė tryezė. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė nuk kam patur asnjė takim tė tillė me Enverin. Ai nuk e kishte zakon tė takonte drejtpėrdrejtė, njė pėr njė shumė njerėz. Sidomos kuadro qė punonin nė Komitetin Qėndror si puna ime. Ai bėnte edhe ndonjė takim individual. Por nė kėtė ēėshtje ishte shumė pragmatist, i zgjidhte rastet. Takonte shokė tė udhėheqjes pėr tė paraqitur ndonjė problem pėr tė cilin donte tė shprehej. Fillimisht takonte edhe ndonjė “rrezikzi” qė e kish zgjedhur pėr ta bėrė objekt goditjeje sa pėr t’i treguar mirė dhėmbėt, pėr t’i kallur frikėn e shqetėsimin.

    Takimet me Hoxhėn i bėnim nėpėrmjet Nexhmijes dhe Ramizit
    Takimet me ne, kuadrot qė punonim nė Komitet Qėndror ai i bėnte, ato qė mund tė quheshin takime nėpėrjet tė tjerėve. Pėr ne, punonjėsit e “frontit ideologjik” nėpėrmjet Nexhmies e Ramizit. Sidomos Ramizit. Veēanėrisht gjatė viteve ’70-tė e fillimit tė viteve ’80-tė Ramizi thuajse ēdo mėngjes shkonte te Enveri, raportonte, por sidomos merrte udhėzime, porosi. Edhe kur Ramizi nuk e ndiente tė nevojshme pėr tė thėnė se aksh porosi pėr aksh problem e kam nga shoku Enver ne e kuptonim kėtė. Megjithatė unė nuk mund tė them se nuk jam takuar me Enver Hoxhėn. E kam takuar nėpėr mbledhje tė ndryshme ku mund tė mė jetė drejtuar edhe individualisht. Ka qėlluar ta kem takuar edhe kalimthi, si rastėsisht.

    Ju tregoj bisedat me E. Hoxhėn
    Po tregoj pėr dy raste tė tilla. Ishte periudha e diskutimit popullor pėr revolucionarizimin e shkollės. Nė atė kohė po zgjerohej shumė shpejt arsimi tetėvjeēar. Njė ditė kish lexuar nė gazetė, - dihet se ai i shfletonte ēdo ditė gazetat, merrte informacion prej tyre,- njė lajm pėr hapje shkollash tė reja tetėvjeēare. U takova rastėsisht me tė te hyrja nė zyrėn e tij. Zakonisht ne e evitonim kalimin nga hyrja e zyrės sė tij, pėr tė mos e shqetėsuar. Por qėllonte qė unė ndonjėherė e shkelja kėtė “rregull” Dhe jo vetėm kėtė, por edhe tė tjera. Nė kėtė vėshtrim isha i njohur pak si “bojė mė vete”. Atė ditė Enveri dukej nė humor shumė tė mirė. Sa mė pa mė foli gjithė gėzim. Iu referua lajmit qė e kishte gėzuar, zgjerimit tė shpejtė tė arsimit tetėvjeēar. Por pėrmendi edhe sukseset qė pėrgjithėsisht po arrinte arsimi nė atė kohė. Unė, sipas rastit qė mu dha, nė kėmbė, bėra njė paraqitje shumė tė shkurtėr tė hovit qė kish marrė zgjerimi i arsimit tetėvjeēar. Mė dėgjoi me vėmendje, mė uroi suksese pėr punėn qė po bėhej e qė po bėnim nė arsim dhe u ndamė tė dy me fytyra tė qeshura. Nė njė rast tjetėr kemi shkėmbyer fjalė drejtpėrsėdrejti pas njė mbledhje tė Byrosė Politike, ku u shqyrtua njė material i Komisionit tė Arsimit. Unė duke mbledhur letrat po dilja i fundit nga salla. Edhe Enveri nuk ishte ngritur ende nga tryeza prej ku drejtonte mbledhjen. Si padashur ngelėm tė dy pėrballė njeri-tjetrit. Mė foli me shumė ngrohtėsi. Vlerėsoi punėn qė po bėhej nė arsim e qė po bėnim ne, “hysmetēinjtė”. Pėrmendi edhe punėn voluminoze qė po bėja unė. Pėr kėtė mė pyeti se si mbahesha me shėndet. I thashė: -Mirė, shoku Enver. -Epo atėherė mė tha tė dėrgojmė nė punė fizike. Siē duket qė tė dobėsohesha pak, pasi isha shėndoshur goxha prej kohėsh. U ndamė tė dy buzagaz. Njė ditė Enveri mė kish kėrkuar tė shkoja e ta takoja nė zyrė. Bashkė me Agim Meron, atėherė Sekretar i Parė i Komitetit Qėndror tė Rinisė. Unė qėllova tė isha jashtė Tiranės, me shėrbim. Dhe ai bisedėn e kish zhvilluar vetėm me Agimin. Siē e mėsova ai ishte i shqetėsuar shumė pasi atė ditė nė “Zėri i Rinisė” ishte botuar njė kritikė e fortė kundėr konceptit tė drejtimit unik tė shkollės. Pėrmendesha dhe kritikohesha edhe unė me emėr. Siē dukej ata qė kishin bėrė kėtė kritikė, ma merr mendja tė nxitur edhe nga punonjės tė caktuar tė aparatit tė Komitetit Qendror donin tė kritikonin njė “dash me kėmborė” Dhe ky menduan se mund tė ishte Hamit Beqja. Nė atė kohė, nė mesin e viteve ’60-tė “Zėri i Rinisė” ishte shumė aktiv nė kritikat nė lidhje “me revolucionarizimin e mėtejshėm tė gjithė jetės sė vendit”. Kuptohet edhe tė revolucionarizimit tė mėtejshėm tė shkollės. Sipas “Zėrit tė Rinisė” drejtimi a udhėheqja unike e shkollės ashtu siē paraqitej dhe siē praktikohej pengonte zhvillimin e demokracisė nė shkollė, iniciativėn rinore.

    Zemėrimi i Sekretarit tė Parė tė KQ tė PPSH
    Problemi meritonte tė diskutohej. Por “Zėri i Rinisė” nė njė shkrim tė gjatė e tė fortė redaksional, nė kritikėn qė bėnte “kish marrė zjarr” shumė. Pėr ta bėrė kritikėn sa mė tė ndieshme kishin kėrkuar edhe njė “dash”. Dhe, siē thashė e kishin gjetur te unė. Pėrgjigjej pėr arsimin nė Komitetin Qėndror dhe ishte njė profesor i njohur pedagogjie. Pėr tekstin e ri tė pedagogjisė qė po hartohej kishte shkruar e botuar edhe kapitullin pėrkatės pėr drejtimin e arsimit e tė shkollės. Pikėrisht pėr kėtė ēėshtje Enveri na kish kėrkuar pėr tė biseduar mua dhe Agimin. Pėr sherr unė isha me shėrbim jashtė Tiranės dhe siē thashė, ai e zhvilloi bisedėn vetėm me Agimin. Qe zemėruar rėndė dhe i foli keq Agimit. Problemin e drejtimit unik tė shkollės ai e shihte shumė gjerė. Nė parashtrimin tim dhe kritikėn qė mė bėhej nė “Zėri i Rinisė” ēėshtja shtrohej nė njė vėshtrim tė caktuar dhe pikėrisht nė atė se si duhej kuptuar parimi i drejtimit, pra i udhėheqjes tė arsimit tė shkollės. Bėhej fjalė pėr atė parim qė nė kohėn e vet Lenini e kish quajtur “jedinonaēalie”, pra drejtim, udhėheqje unike. Kurse Enveri e kish kapur dhe e shikonte problemin shumė gjerė. Pėr drejtim unik ai shikonte karakterin social tė shkollės, madje karakterin e saj ideologjik e social- politik. Sipas tij tė kritikoje drejtimin unik tė shkollės do tė thoshte tė atakoje natyrėn kombėtare laike e demokratike tė saj. Kjo ishte njė tipar shumė i rėndėsishėm i shkollės sonė. Por formalisht ai e kish konfonduar problemin. Nė vend tė problemit konkret e specifik tė drejtimit tė shkollės, ai e kish vėnė shenjėn te natyra kombėtare dhe sociale e historisė tė arsimit shqiptar, tė shkollės shqipe, te trashėgimia jonė e ēmuar e kėsaj fushe, sidomos te prania jonė rilindėse e pasrilindėse e drejtimit tė shkollės.

    Redaktimi i bisedės sė Enverit me Agim Meron
    Kur erdhi puna qė biseda e tij me Agimin tė botohej, pėr kėtė rast, Nexhmia e cila e dinte kėtė konfondim, pasi kishim biseduar bashkė, meqė i kish ardhur koha qė edhe kjo bisedė tė futej nė “Vepra” (kuptohet tė Enverit) ma ēoi fjalė pėr redaktim.

    Unė “i mora lejen” asaj qė duke e redaktuar fjalimin tė shmangia edhe keqkuptimin, konfondimin formal tė Enverit.

    Pasi e shtjellova gjerė nė planin kombėtar, social dhe ideologjik problemin e karakterit unik tė shkollės sonė, sidomos frymėn e saj laike e demokratike, traditėn e saj tė ēmuar rilindėse e pasrilindėse, dola te problemi konkret specifik i drejtimit tė shkollės, nė kuptimin e udhėheqjes sė saj, pra nė vėshtrimin e “jedinonaēalies” leniniste dhe tė “sherrit” qė kish pjellė “Zėri i Rinisė” pėr kėtė ēėshtje. Nexhmia e miratoi redaktimin tim dhe me kėtė redaktim ai hyri nė “Vepra”.

    Takime tė tjera
    Por me Enverin ka qėlluar “tė takohem” nėpėrmjet Nexhmijes. Njė “takim” i tillė pat tė bėjė me fjalėn e tij tė njohur pėr revolucionarizimin e shkollės. Nexhmia ma dha qė ta shikoja projektin e kėtij fjalimi. Enveri e kish pėrgatitur vetė atė. Dhe para se ai tė mbahej nė Byronė Politike, Nexhmia ma dha mua qė ta shikoja, nuk e di me lejen apo pa lejen e tij. Kėtė e dinte dhe e zgjidhte ajo. Qe rasti kur me projektin e fjalimit nuk ishte njohur as Ramiz Alia. Unė e lexova me vėmendje fjalimin. Dhe e kuptova se ishte e vėshtirė tė vija dorė nė tė. Fjalimi pėr atė kohė ishte “origjinal” dhe kėshtu u konsiderua edhe nė mbledhjen e Byrosė e sidomos pas botimit tė tij. “Rregullova” ndonjė gjė tė vogėl. Por veēova pėr tė diskutuar me Nexhmien njė problem.

    Dihet qė nė kėtė fjalim Enveri u pėrqėndrua gjerė te ai problem qė vetė e quajti vendosjen nė shkollė, nė qendėr tė gjithēkasė, tė boshtit ideologjik tė saj. Ishte fjala pėr njė bosht tė paluajtshėm, siē u tha atėherė, marksist-leninist.

    Kritikat qė do tė bėnte Hoxha ndaj dy intelektualėve tė shquar
    Enveri e kish trajtuar shumė gjerė kėtė problem, madje do tė thoja e kish “tjerrur” pak nė mėnyrė maksimaliste. Kėsaj ane unė nuk “i shkova” fare, por mė tėrhoqi vėmendjen njė fakt. Nė fjalim pėrmendeshin nė njė sens shumė tė ashpėr kritik dy persona tė njohur, intelektualė me emėr. Njeri ishte historian letėrsie dhe sipas Enverit “faji i tij” ishte se nė vend qė tė merrej me probleme aktuale kish shkruar njė monografi pėr njė rilindės tė shquar tė cilit nė fjalimet e nė shkrimet e veta, Enveri i ishte referuar shumė herė, kuptohet nė sensin pozitiv. Tjetri, edhe ai mjaft i njohur, merrej me pedagogji dhe letėrsi pėr fėmijė, por nė atė kohė ishte bėrė objekt kritike nga pėrfaqėsues tė disa qarqeve letrare disi ekstremiste. I them Nexhmies qė duhet shmangur me ēdo kusht referimi ndaj kėtyre dy personave. Pėrse mė thotė? I them: Sepse ata do tė bėhen “koka turku”. Mu duk se ajo nuk kish menduar pėr kėtė gjė nė sens kritik. I them tė tė kritikojė publikisht Enver Hoxha, tė tė kritikojė ashpėr ideologjikisht do tė thotė tė jesh i paracaktuar “pėr tė mbaruar sė shpejti”. E kapi pak si me zor vėrejtjen time. Se ē’bisedoi e si bisedoi me Enverin unė nuk e mora vesh. Por pėrmendja e kėtyre dy emrave dhe kritika dėrmuese ndaj tyre u hoq nga fjalimi. U qetėsova pasi “kisha shpėtuar” dy koka qė nuk e meritonin “tė priteshin”.

    Si nuk i pėlqeu Enverit diskutimi im pėr problemin e organizatave tė partisė nė shkolla
    Por nuk mund tė mos ndalem nė rastin kur Enver Hoxha mė ka kritikuar drejtpėrdrejtė dhe ashpėr. Po veēoj dy raste tė tilla qė janė tė rėndėsishme dhe sinjifikative. Nė njė mbledhje tė Sekretariatit tė Komitetit Qendror, nė fillim tė gjysmės sė dytė tė viteve ’60-tė, midis tė tjerash ishte planifikuar qė tė shqyrtohej edhe problemi i punės sė organizatave bazė nė shkolla. Shpesh planifikimi paraprak i ēėshtjeve qė do shqyrtoheshin tė shpinte edhe nė ēėshtje qė duheshin trajtuar sa pėr tė zėnė radhėn, disi formalisht. Sipas njė farė zakoni qė kishim, unė kisha pėrgatitur njė diskutim pėr sekretarin pėrkatės tė Komitetit Qendror, Ramiz Alinė. Me kėto parapėrgatitje ndonjėherė ndodhnin edhe pėrplasje interesante. Nė njė rast mė kishin kėrkuar nga njė diskutim pėr ēėshtjen e sportit edhe Hysni Kapo, edhe Ramiz Alia. Rashė nė njėfarė halli. Nuk dija qė pėr njė ēėshtje tė pėrgatisja dy diskutime pak a shumė tė ndryshme. U pėrpoqa tė bėj diēka. Por u thashė edhe Hysniut, edhe Ramizit se si ishte puna. Po kthehem te puna e organizatave bazė tė partisė nė shkolla. Nga vendi Ramizi mė bėn shenjė qė pėr materialin e pėrgatitur mund tė diskutosh. Kjo ishte njė gjė, njė praktikė pune qė mund tė ndodhte herė pas here. U ēova i pari dhe lexova diskutimin e shkruar. Shoh qė Enver Hoxha po mė ndiqte, por pak i vėrejtur. Nga mesi i diskutimit, nuk iu durua dhe mė thotė: Kėto qė po thua kanė tė bėjnė me atė se si duhet tė punojnė Komitetet dhe organizatat e partisė, - nė fakt diskutimi qė po mbaja kishte mjaft karakter direktiv. Por na thuaj se ē’ngjet nė shkolla e nė universitet? Ē’bėhet pėr programet e tekstet shkollore? Ē’po bėhet me notėn? E kuptova qė diskutimi im nuk shkonte. Nuk ishte rasti qė unė tė jepja direktiva. Mua kjo nuk mė takonte. Pastaj nuk isha pėr tė diskutuar i pari. Pėr mė tepėr unė isha i njohur qė, si rregull, diskutoja pa letėr. Kurse nė rastin konkret unė po lexoja njė diskutim paraprakisht tė shkruar. Vėrtetė diēka nuk shkonte. Pastaj Enver Hoxha atėhere kish hedhur tezėn qė nė trajtimin e ēėshtjeve “t’i shpėrthejmė kuadratet”, tė dalim edhe jashtė tyre. Siē duket ai e kėrkonte kėtė edhe pėr punėn e Partisė nė shkolla. Unė kisha nėnvleftėsuar disi faktin qė edhe Enver Hoxha nuk mund tė mos ishte i preokupuar pėr atė problem qė po quhej revolucionarizimi i mėtejshėm i shkollės, i cili inkuadrohej edhe nė problemin qė po kristalizohej e po quhej edhe ai si revolucionarizim i mėtejshėm i gjithanshėm i mbarė jetės sė vendit. Nuk ėshtė se ndėrhyrja e Enver Hoxhės mė gjeti “gafil”. Unė isha nė dijeni tė diskutimeve ende tė varfėra qė po bėheshin pėr programet e tekstet mėsimore, pėr pėrdorimin e notės etj. Por, duke ngelur “nė kuadratin” e temės nuk kisha menduar tė diskutoja pėr ēėshtje tė tilla. Problemin e punės sė organizatave tė partisė nė shkolla e kisha parė mė shumė nė prizmin organizativ. Kurse Enveri po kėrkonte prej meje njė diskutim ideologjik pėr pėrmbajtjen dhe metodat e tė mėsuarit nė shkollė, ēėshtje nga mė themeloret tė punės sė saj...

    vijon nesėr

    Nesėr do tė lexoni

    Disa nga arsyet qė Enveri pėlqente t“i shikonte njerėzit kokėulur
    “Dialogu” i Hamit Beqjas me E.Hoxhėn, i cili ia ngatėrroi emrin, nė Mbledhjen e Sekretariatit tė KQ tė PPSH
    Si e korrigjoi Nexhmija “udhėheqėsin” pas “gabimit” me emrin e profesorit
    Disa mendime pėr lėvizjen e kuadrove qė punonin nė Komitetin Qendror tė PPSH

    ----------------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i ziu demke..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kujtime V

    “Pėrplasja” mes profesorit dhe Hoxhės, nė mbledhjen e Sekretariatit tė Komitetit Qendror dhe transferimi i Hamit Beqjas nė Durrės


    Hamit Beqja: Ju tregoj “debatin dhe incidentin tim" nė dhjetor 1974 me Enver Hoxhėn

    Prof. Hamit Beqja

    vijon nga numri i kaluar

    Ndėrhyrja e Enverit provokoi tek unė njė gjendje disi tė rėndė. Nuk ėshtė se unė nuk mund tė thoja ndonjė gjė pėr tė qenė pėr ēėshtjet qė ai shtroi. Por, kjo kėrkonte njė diskutim nga e para. Ndėrkaq, shokėt po mė pėshpėrisnin “mos u zgjat”. E mbylla disi diskutimin, por e kuptova qė kisha dėshtuar. Ishte hera e parė nė jetėn e nė punėn time, tashmė gati pesėmbėdhjetėvjeēare, qė po mė ndodhte njė gjė e tillė.

    Kur e mbylli diskutimin, midis tė tjerash, Enveri mė tha edhe se porositė qė doje tė shtroje thuajua Komiteteve tė Partisė. Kurse Ramizi, nė njė takim qė patėm fill pas mbledhjes, mė tha menjėfarė keqardhjeje tė sinqertė se sot nuk pate “zar”. Ai e dinte se nė diskutimet e mia, edhe nė nivele tė larta, si rregull, unė kisha patur zar thuajse gjithmonė. Menjėfarė sensi autokritik i thashė: “Siē duket diskutimi im po tingėllonte moralizues”. Pastaj unė kisha nėnvlerėsuar faktin se ēfarė shkonte nė gojėn e njė sekretari tė Komitetit Qendror, qoftė edhe njė farė toni direktiv nė trajtimin e ēėshtjeve nuk shkonte automatikisht edhe nė gojėn time si punonjės partie, qė pėrgjigjesha drejtpėrdrejtė pėr punėn nė arsim e nė shkolla.

    Shumėngjyrshmėria e personalitetit tė E.Hoxhės
    Rasti i dytė i qėndrimit kritik tė Enver Hoxhės ndaj meje ishte “shumė mė i fortė”. Nė dhjetor tė vitit 1974, nė Sekretariatin e Komitetit Qendror, u morėn nė shqyrtim dy ēėshtje, qė kishin tė bėnin me punėn e sektorit tė arsim-kulturės, qė unė drejtoja: Mbi punėn e Komiteteve tė Partisė nė fushėn e letėrsisė e tė arteve dhe “Probleme tė teksteve tė lėndėve shoqėrore tė shkollave tė larta”. Aty unė kam parė tepėr qartė shumėngjyrshmėrinė e personalitetit tė Enver Hoxhės: Disponime e qėndrime tė caktuara mbi ēėshtjen e parė dhe po disponime e qėndrime tė caktuara, por krejt tė tjera, pėr tė dytėn, ēfarė mvarej edhe nga gjendja e punėve nė kėto dy fusha. Problemi i parė, ashtu siē ishte parashikuar, kishte karakter partiak organizativ, pra ishte vėnė nė atė qė po e quajmė kuadrat i caktuar, disi i mbyllur. Por diskutimet disi e kapėrcyen atė. Kurse Enver Hoxha nė fjalėn e tij tė njohur tė 20 dhjetorit 1974 pėr letėrsinė e artet e zbėrthen dhe e mėnjanon plotėsisht kėtė kuadrat. Gjatė diskutimit tė kėtij problemi, ndėrhyrjeve tė tij e sidomos nė fjalėn pėrkatėse, ai u paraqit tepėr entuziast, madje disi euforik. Nė mėnyrė tė veēantė ngriti shumė Dritėro Agollin, i cili ishte i pranishėm nė mbledhje. E vlerėsoi si njė poet tė madh. Kurse kur filloi trajtimi i problemit tė tyre, na u shfaq njė Enver Hoxhė tjetėr, i ngrysur, mjaft i nervozuar, disi i ashpėr. Diskutoheshin shfaqjet e plagjiaturave nė tekstet e lėndėve shoqėrore tė shkollave tė larta, kopjimet nga tekste sovjetike, qė konsideroheshin revizioniste. Para mbylljes sė diskutimit, ai iu drejtua drejtuesve tė Universitetit dhe i pyeti se ē’do tė bėnin pėr t’i kapėrcyer defektet e rėnda qė dolėn. M“u drejtua edhe mua personalisht, duke mė thėnė se edhe ti mban pėrgjegjėsi pėr kėto tė meta tė rėnda.

    “Incidenti”, Enveri “bėlbėzoi”, duke ma shqiptuar gabim emrin
    Ėshtė interesante se duke mė hequr vėrejtjen mua, ndodhi njė incident, qė mund tė merrej si gjysmėkomik, por qė, pėr mua, pat njerėz qė i dhanė njė farė natyre dramatike. Duke m“u drejtuar mua atij sikur i ngeli emri im nė gojė. Me njėfarė ngecjeje, me njėfarė si belbėzim, ai sikur po kėrkonte emrin tim dhe po thoshte: “Ti shoku Ham... Hamdi Beqja...”. Atėherė e shoqja, Nexhmia dhe unė “i erdhėm nė ndihmė” menjėherė dhe thamė Hamit Beqja. Pasi vuri nė dukje pėrgjegjėsinė time, mė qortoi se unė po merrja edhe pak shėnime gjatė diskutimit. Pėr sa i pėrket njėfarė ngatėrrimi tė emrit tim ec e merre vesh Enver Hoxhėn. A vėrtet u ngatėrrua, apo e bėri atė me qėllim? Mė vonė, shumė njerėz, qė e morėn vesh kėtė incident, thanė se ai e ka bėrė me qėllim, gjoja pėr “njė farė denigrimi” timin, pasi, sipas tyre, ai ishte njė “aktor i madh” dhe i zoti tė bėnte edhe “lojėra tė tilla”. Por ta zėmė se kėto zėra ishin “gojėra tė liga”. Nė fakt, unė nuk i dhashė fort rėndėsi kėtij lloj belbėzimi, aq mė tepėr pasi thonin se nė rini Enveri ka qenė pak gagaē dhe mė vonė qėllonte t’i merrej goja. Nė fakt, ēfarė ai tha pėr mua dhe si e tha u morėn si njė goditje e rėndė, disi e pamerituar. Unė doja tė thoja diēka, por pa iu kundėrvėnė atij rėndė dhe duke e ruajtur disi dinjitetin tim.

    Nė diskutimin tim sqarova mbajtjen e shėnimeve
    U ēova e fola shumė shkurt. Pėr sa i pėrket pėrgjegjėsive tona si punonjės tė Komitetit Qendror thashė se bashkohem me autokritikėn qė kishin bėrė nė mbledhje Kahreman Ylli e Foto Ēami. Shtova se do tė punojmė pėr t’i ndrequr tė metat e rėnda qė dolėn, nė radhė tė parė Kahreman Ylli qė nė Komitetin Qendror pėrgjigjej drejtpėrsėdrejti pėr shkollat e larta dhe, nė ndihmė tė tij, edhe unė e ndonjė tjetėr, qė punonte bashkė me mua. Nuk mund tė lija pa pėrmendur edhe ēėshtjen e mbajtjes sė shėnimeve e thashė: “Shoku Enver, unė kam mbajtur shėnime, aq sa mund tė bėj edhe njė pėrmbledhje me shkrim tė zhvillimit tė diskutimeve”, ēfarė unė nė fakt edhe e bėra tė nesėrmen e mbledhjes. I thashė se, siē e dini, tani kemi kaluar me njė sistem pune mė tė pėrparuar. Diskutimet regjistrohen, pastaj zbardhen, ne punonjėsit pėrkatės i marrim ato, i shohim e i studiojmė edhe njėherė dhe pastaj hartojmė dokumentin pėrkatės qė, si rregull, botohej nė buletin tė posaēme. Dua tė shėnoj diēka pėr stilin tim tė mbajtjes sė shėnimeve. Nėpėr mbledhje, unė dėgjoja, shikoja nė sy atė qė fliste dhe mbaja shėnim ato gjėra kryesore qė mendoja se mė duheshin, qoftė edhe pėr tė bėrė njė pėrmbledhje me shkrim, sigurisht edhe pėr botim tė atyre ēfarė ishin thėnė gjatė diskutimit.

    Shumė kuadro, bėheshin gati stenografistė, kur fliste Enveri
    Kurse shumė njerėz, edhe kuadro, sidomos kur fliste Enver Hoxha ulnin kokėn mbi bllok dhe mbanin shėnim gati si stenografistėt ato ēfarė ai thonte, megjithėse e dinin se shumė shpejt atė ēfarė ishte thėnė do ta kishin nė duar, tė shtypur. Ndoshta kjo ishte edhe njė shfaqje e lartė e pėruljes, e dėgjesės, pėr tė mos thėnė edhe e hipokrizisė. Siē duket Enver Hoxhės i pėlqente t’i shihte njerėzit kokėulur, duke mbajtur shėnim ato qė ai thoshte dhe fakti qė unė nuk bėja si tė tjerėt iu duk njė shfaqje po them mendjemadhėsie dhe ndoshta ai e kapi dhe e pėrdori kėtė me vetėdije, me qėllim. Por, unė kėshtu kisha vepruar edhe herė tė tjera dhe vijova e vijoj po nė atė stil gjithmonė. Nė fund tė mbledhjes, nė dukje pak i zbutur, ai na u drejtua: “Atėherė, ju, shoku Kahreman, shoku Hamit kini mirė parasysh vėrejtjet qė u bėnė”. Siē duhej parashikuar, po e quaj “incidenti” im me Enver Hoxhėn “fluturoi” menjėherė jashtė mbledhjes dhe brenda ditės e pastaj filloi tė pėrhapej nėpėr Tiranė, madje edhe jashtė saj. Sigurisht, nuk u pėrhap fare ajo ēfarė fola unė, por ajo ēfarė tha Enver Hoxha. Njerėzit i intrigoi sidomos ngatėrrimi i emrit tim, midis Hamit e Ham...Hamdi. Ky incident u bė si njė lloj anekdote. Shumė njerėz nė variante tė ndryshme vazhdojnė ta pėrmendin atė, duke mė thėnė se si ta punoi Enver Hoxha, duke aluduar se kėtė ngatėrresė emri ai e ka bėrė me qėllim. Por unė nuk e kam shpjeguar asnjėherė ēėshtjen kėshtu.

    Hamendje pėr ngatėrrimin qė Hoxha i bėri emrit tim
    Por, duke lėnė mėnjanė pamjen disi komike tė incidentit, “problemi” im ishte mė “me peshė”. Disa qė e morėn vesh incidentin me Enver Hoxhėn reaguan menjėherė: “Kaq e pat” edhe Hamit Beqja. Mbaroi edhe ai. Sigurisht e kishin fjalėn se mbaroi si punonjės pak a shumė i dalluar i Komitetit Qendror, i frontit ideologjik e kulturor, punė qė unė e kisha bėrė pėrmbi 20 vjet radhazi. Pėr ēudi ndoshta “zemėrimi” i Enver Hoxhės me mua, nė qoftė se ka patur zemėrim, ishte i lidhur me vendimin qė ish marrė ato ditė pėr qarkullimin tim si sekretar i Komitetit tė Partisė nė Durrės pėr edukimin. Para se tė them diēka pėr qarkullimin nė pėrgjithėsi dhe pėr qarkullimin tim nė veēanti po shėnoj se ato ditė pėr kėtė ishte bėrė fjalė nė njė plenum tė Komitetit Qendror. Njė kandidat i Komitetit Qendror, nga ata qė ishin “tė dalė” nga klasa punėtore, kish kritikuar me forcė mosqarkullimin e nevojshėm tė disa kuadrove, qė, sipas tij, e kishin kėtė nevojė dhe kish pėrmendur Foto Ēamin e Hamit Beqjan, ndoshta sipas tij si dy “deshė” tė majmur qė duheshin therur. Siē duket kjo pėrmendje e kish zemėruar Enver Hoxhėn. Aq sa Ramizi na tha se qė aty me Hysniun vendosėm t’ju qarullojmė: Motivi - nuk po duroheshin mė fjalėt e tė tjerėve.

    Si dhe pse realizohej qarkullimi i kuadrove
    Se ē’i duhej Enver Hoxhės qė pėr “tė mė pėrcjellė” mua tė bėnte kėtė lloj “bravure”, duke mė bėrė njėfarė Ham...Hamdi Beqja, qė nuk mban sa duhet shėnime ec e merre vesh. Dihet se kur ia hynte ndonjė “valleje” tė tillė, ai nuk pyeste pėr qėndrime si ky ndaj meje, por edhe pėr hatara fare tė mėdha. Nė mesin e viteve ’60-tė, nė 1967-ėn qe ndėrmarrė njė qarkullim i shumė kuadrove, madje edhe specialistėve nga qendra nė bazė. Qarkulluan edhe mjaftė punonjės tė Komitetit Qendror. Mua mė mbajtėn aty, megjithėse po i mbushja 15 vjetėt. Nė pamje tė parė, qarkullimi bėhej me motive tė arsyeshme, pėr tė mėsuar nga jeta, pėr t’u njohur me punėn nė bazė, pėr t’u freskuar. Por, nė realitet, shpesh vihej gishti duke u nisur nga motive pak “mė tė dobėta”. Piketoheshin pėr qarkullim kuadro qė kishin patur ndonjė problem, ndonjė cen. Tė qarkulluarit qėllonte tė provonin disa vėshtirėsi, mosgjetje banimi nė rrethin ku shkonin, presione pėr marrjen e shpejtė me vete tė familjes, adoptim i vėshtirė pėr moshėn e pjekur tė disave. Qėllonte tė shikoheshin me njėfarė dyshimi se mos bėheshin tė pakėnaqur. Thonin dhe kjo mund tė ishte e vėrtetė se Sigurimi, nė shtėpitė, ku disa nga ata sistemoheshin, vendoste aparate pėrgjimi. Njė mik i imi mė paralajmėroi edhe mua pėr kėtė dhe mė porositi tė ruhem. Buzėqesha pak me tė dhe i thashė se si tė mos flas. Unė e njihja veten dhe e dija se nė intimitet e nė konfidencė nuk mund tė mos flisja. Shumė kuadro qė qarkullonin me mendimin se do tė ktheheshin mė vonė, qėllonte tė mbeteshin shumė gjatė, edhe pėr gjithė jetėn, disa herė duke jetuar edhe larg familjes. Nė kėtė sistem qarkullimi, shpesh me sforcime jo vetėm ideologjike, por edhe politike, kishte diēka kineze, diēka nga revolucioni kulturor kinez. Nė mjaft raste pėr ato qė qarkullonin, kjo ishte me ngarkesa e me rėndesa, me njėfarė “strapacimi”.

    Nuk mė transferuan se Enveri donte tė mė mbante nė KQ
    Qarkullimi im kish njėfarė “historie” tė vetėn. Ditėn qė u komunikuan qarkullimet, Enver Hoxha i takoi njė pėr njė tė gjithė punonjėsit e Komitetit Qendror. Nė radhė tė parė, ata qė shkonin pėr tė punuar nė bazė. Por, edhe ata qė do tė mbeteshin. Kur mė erdhi radha mua, mė tha: “Ti, Hamit do tė rrish pėr tė punuar kėtu”. Siē duket kishin gjykuar se unė u duhesha. Por herė pas here, kur flitej pėr kuadro qė nevojitej e duhej tė qarkullonin, gishti vihej te Foto Ēami e te Hamit Beqja. Siē duket na merrnin pėr atė qė thamė, pėr “deshė” mė tė fortė. Ndoshta edhe si “profesorė”. Por profesorė nė Komitetin Qendror punonin edhe tre-katėr tė tjerė. Interesant ishte fakti se nė Komitetin Qendror kishte mjaft punonjės qė kishin po atė stazh pune si edhe Foto Ēami e unė, por ata nuk i ngacmonte njeri. Ndėrkaq, Foto dhe unė, sipas humoreve tė kohės, kishim thėnė se do tė ishte mirė tė qarkullonim. Pėr ta pėrligjur mbajtjen tonė, Hysni Kapo ishte detyruar tė thoshte, para punonjėsve tė Komitetit Qendror dhe para kuadrove tė Univeristetit, se qarkullimi, aq i nevojshėm pėr tė gjithė, nuk ėshtė absolut. Ka raste tė veēantė tė kuadrove qė mund tė mos qarkullojnė pse na nevojiten. Dhe e kish konkretizuar idenė: Ja, pėr shembull, ne nė Komitetin Qendror, Foto Ēamin dhe Hamit Beqjan nuk do t’i qarkullojmė, pasi na duhen pėr punė. Nė njėfarė mėnyre dilte sikur ne ishim “tė pazėvendėsueshėm”. Mirėpo, siē duket, ky qėndrim disa i ngacmonte. Kėshtu, nga viti 1967 deri nė 1974-ėn, emrat tona herė pas here “lakoheshin”.

    Nė Durrės si sekretar i Komitetit tė Partisė
    Por, kur emrat tanė u pėrmendėn nė Plenumin e Komitetit Qendror, siē duket, kjo e zemėroi Enver Hoxhėn dhe vendosėn “tė na sakrifikonin” edhe ne. Mua mė qarkulluan nė Durrės, sekretar tė Komitetit tė Partisė tė rrethit pėr problemet “e edukimit”. Konsiderohej njė qarkullim “me dinjitet”. Eshtė interesant fakti se ky post nė Durrės ishte bėrė “strehė” pėr tė qarkulluar ndonjė intelektual me ndonjėfarė emri. Para meje aty kishin kaluar profesor Sotir Memshi dhe docenti Hajro Zeneli, tė dy pedagogė tė Shkollės sė Lartė tė Partisė. Ramizi, kur biseduam shtruar pėr qarkullimin tim, mė tha se ne mund tė ēonim drejtor tė Institutit tė Lartė Pedagogjik nė Shkodėr, por menduam tė mos tė largonim nga puna e Partisė, pasi nuk pėrjashtohet qė mund tė tėrheqim pėrsėri. Janė disi interesante ballafaqimet e para tė mia rreth qarkullimit tim me Ramiz Alinė e Nexhmije Hoxhėn. Ramizi, siē duket, “pėr tė mė pėrgatitur” mė tha disa ditė pėrpara se do tė mė qarkullonin. Por, ma tha si rastėsisht, me gjysmė zėri dhe nė prani tė dy shokėve tė tjerė tė punės. Kurse Nexhmija, me tė cilėn nuk kisha mė lidhje tė drejtpėrdrejtė pune, por mbanim kontakte tė lira, nė njė ndėr kėto ditė, kur mė kėrkoi ndihmė pėr njė problem dhe unė i thashė se do tė interesohem e do t’ia lė shokut qė do tė mė zėvendėsojė, pak si e prerė mė tha: “Pse, u vendos kaq shpejt?”. Siē duket nuk e kish mėsuar ende vendimin. Unė, qetė-qetė, iu pėrgjigja: “Po mė duket se kemi rėnė dakord qė unė do tė qarkulloj”. Ditėn qė po vinin nė punė ata qė do tė na zėvendėsonin, nė drekė, tek unė nė zyrė erdhėn Kahreman Ylli e Foto Ēami dhe po bisedonim lirshėm pėr qarkullimet. Mora nė telefon Ramizin dhe i them se kam nė zyrė Kahremanin e Foton dhe po bisedojmė pėr qarkullimet. Dhe si me tė qeshur shtova se fjala ka marrė dhenė, kurse ne nuk na ka thėnė askush gjė zyrtarisht. Menjėherė e gjallėrisht mė tha: “Prisni, se erdha”. U pėrfshi po gjallėrisht nė bisedėn tonė. Dhe atje tha: “Epo tė shtrohej ēėshtja me emra edhe nė Plenumin e Komitetit Qendror - Kahremani dhe Foto e kishin dėgjuar diskutimin pėrkatės, pasi ishin anėtarė tė Plenumit, nuk mund t’u mbanim mė”.

    “Incidenti” me Enverin, ndoshta shkak pėr largimin tim nga KQ
    Por jashtė shumė njerėz qarkullimin tim e lidhėn me incidentin qė kisha patur me Enver Hoxhėn dhe e konsideronin njėfarė “pėrcjelljeje” jo me aq dinjitet pėr mua, nė mos edhe pėr njėfarė “dėnimi”. Siē kam shėnuar nė fillim tė kėtij kapitulli kontakte tė drejtpėrdrejta, jo vetėm pėr vetėm, por edhe nėpėr mbledhje me Enver Hoxhėn pas kėsaj “historie” nuk kam pasur. Megjithatė, nė shėnimet e mia, qė do tė pasojnė, herė pas here, unė do t’i referohem Enver Hoxhės pėr ato probleme qė herė drejtpėrdrejt, herė tėrthorazi kishin tė bėnin me mua, me punėn time, me ndonjė rast a ndonjė tjetėr. Dhe raste tė tilla, siē do tė shihni, nuk kanė qenė tė pakta.

    ------

  4. #4
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anėtarėsuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Aman se na dolen te gjithe te persekutuar. Si tha ai "Me zor minister vane e me vune". Please!
    HAKUNA MATATA

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kujtime

    Kujtimet e profesorit tė shquar. Pėrse pranon pa mėdyshje se i ka shėrbyer regjimit tė Hoxhės dhe dyzimi i tij mes komunistit dhe demokratit


    Hamit Beqja: Unė, profesori nė shėrbim tė regjimit por edhe “njė farė” demokrati me prirje liberale

    Prof. Hamit Beqja

    Hamit Beqja nė shėrbim tė regjimit?! Kuptohet, ėshtė fjala pėr regjimin komunist. Po! Nė shėrbim tė regjimit. Po e shkruaj pa thonjėza. Kėtė cilėsim pėr vetveten nuk e kam thėnė unė i pari. E ka thėnė njė njeri qė mė njihte mua dhe veprimtarinė time jo keq, pa dashakeqėsi, me njė farė objektiviteti.

    Me hyrjen tonė nė pluralizėm filluan tė krijohen gjithfarė organesh e komitetesh joqeveritare. Ndėr tė parėt u krijua edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ai i Mbrojtjes sė tė Drejtave tė Njeriut. Nė kėrkim tė njerėzve qė mund tė ishin kandidatė pėr kėtė komitet dikush zė nė gojė edhe emrin tim. Kishte njė krah qė mendonte se nė kėto lloj organesh, pra edhe nė “shqiptarin e Helsinkit” do tė ishte mirė tė hynin edhe ish-komunistė, porqė mund tė konsideroheshin tė pėrshtatshėm pėr kėto lloj punėsh. E nė kėtė mes iu referuan edhe emrit tim.

    Nėse mund tė isha i pėrshtatshėm pėr Komitetin e Helsinkit
    Njė nga iniciatorėt pėr krijimin e komitetit nė fjalė, ai vetė kandidat i pėrshtatshėm pėr kėtė, i thotė atij qė e zuri nė gojė emrin tim: Hamit Beqja ndoshta e ka dhe ruan njė farė emri tė mirė. Por, ta thotė mendja se ai nuk ėshtė nga ata qė janė tė pėrshtatshėm pėr Komitetin e Helsinkit. Nė fund tė fundit, ai njihet si njeri nė shėrbim tė regjimit tė shkuar. Kjo fjalė mė vjen nė vesh edhe mua. Te ne, nė Shqipėri, si rregull, njeriu e merr vesh disi se ēfarė thuhet pėr tė. Njė farė “province hesapi”.

    Kur e mora vesh kėtė cilėsim, qė mė ish bėrė, i thashė dashamirit qė interesohej pėr mua: Hamit Beqja, nė shėrbim tė regjimit. ėshtė thėnė drejt e bukur! Por, nė opinionin publik, sidomos nė qarqet intelektuale, kishte edhe mendime tė tjera. Si studiues, si profesor psikologjie e pedagogjie, edukate, kishte qė mė shihnin edhe si njeri me njė farė prirjeje demokratike. Jo nė kuptimin e njė demokracie politike tė institucionalizuar, por nė stilin e komunikimit me tė tjerėt, i prirur pėr diskutim e pėr dialog, me shpirt polemisti dhe qė mund t’i trajtojė ēėshtjet ideologjike, kulturore, edukative, sidomos ato tė zanatit tė mirėfilltė tė tij, ato arsimore e pedagogjike me njė farė sensi liberal. Jo nė kuptimin qė pėrdorej nga Partia e Punės ky nocion, si njė ndikim i hapėt dhe i dėmshėm pėr komunizmin e komunistėt, njė ndikim shthurės e ēoroditės sidomos pėr jetėn shpirtėrore tė shoqėrisė socialiste. Por, si njė liberal nė kuptimin e vėrtetė e tė shėndoshė tė kėsaj fjale, si njeri qė e respekton lirinė e mendimit tė tjetrit, me tė cilin mund tė diskutosh. Ē’ėshtė e vėrteta, me ato qarqe, unė komunikoja mė lirshėm e mund tė futesha edhe nė diskutime tė lira, pa u udhėhequr nė ēdo rast rreptėsisht nga paragjykime paraprake doktrinare marksiste.

    Bashkėbisedime me njerėz tė njohur
    E ndjej tė nevojshme t’u referohem disa bashkėbisedimeve tė mia me njerėz tė njohur, qė pėr veten e tyre kishin mendimin se unė kam qenė jo vetėm nė shėrbim tė regjimit, por edhe njėfarė profesori me prirje demokratike e liberale. Nė fillim tė viteve ’90-tė, tė shekullit tė kaluar, nė mėngjes, ku unė rrija me shokė e miq nė njė nga tryezat e kafe “Ballkani”, pranė Liqenit, vinte atje edhe njė veprimtar politik i kohės, qė flinte aty, nė hotel “Ballkani”. Ai e mbante veten dhe ishte edhe njėfarė intelektuali. Ishte njėfarė “djali shkodran”, asish qė nė Shkodėr edhe burrit qė ėshtė i moshuar a po moshohet vazhdojnė t’i thonė djalė. Ai nuk mė kish njohur mua drejtpėrsėdrejti, individualisht. Por, siē dukej, kish dėgjuar pėr mua, edhe si pėr “njė djalė Shkodre”, me njė fjalė, si njė njeri i dalė nga Shkodra. Ndoshta kish lexuar diēka pėr mua, a mund tė mė kishte dėgjuar, duke folur nė televizion. Kėshtu, kishte formuar opinionin pikėrisht si pėr njė njeri me prirje demokratike e liberale. Unė njihja mirė vėllezėrit e tij, por kėtė “djalė Shkodre”, i fundit nė vllazėri, nuk kisha patur rastin ta takoja. Ai e kishte veten pak “nė qejf”, hiqej pak si thumbaxhi. Meqė ishte “ndoshta” pak edhe nė ujėra antikomuniste, siē duket i kish vėnė vetes detyrė tė mė ngacmonte. Edhe si ish-komunist, por edhe si njė bartės i njė fillese, qė ai duket se e konsideronte si kontestues ndaj regjimit komunist, ndaj ideologjisė qė praktikonte Partia e Punės. Ndoshta ai mendonte se unė kisha qenė njė farė “disidenti” antikomunist kundėr regjimit tė kohės. Ruajna Zot! Fillon tė mė ngacmojė lehtė e anash. E nisi nga ēėshtja e gjuhės, e tė folurit tim publik. Mė tha: “Profesor, ēuditem pak me ty kur flet publikisht. Ti nuk pėrdor normėn gjuhėsore letrare, flet si njė farė gjuhe tėnden. Edhe mjaft gegėrisht. Siē duket donte tė gjente tek unė, nė ēėshtjet e gjuhės, njė intelektual “gegė tė vonuar“”. Nėnqesha pak. I thashė: “Unė pėrpiqem tė shkruaj me normė letrare tė rregullt dhe besoj se kėsaj ia kam arritur. Por, kam menduar e mendoj se tė folurit me gojė ndryshon pak nga tė folurit me shkrim. Nė tė, nė kuadrin e normės sė pėrgjithshme letrare, mund tė lejohet njė e folur, gjithmonė e kulturuar, por pak dialektore dhe individuale. Unė nuk jam Rexhep Qosja, me origjinė malėsor, nga Vuthi, qė flet edhe me gojė nė mėnyrė tė pėrsosur, me normė gjuhėsore e letrare. Nė tė folurit tim ruhet diēka nga tė folurit qė vjen nga “gjiri i nėnės”, nga i cili jam ushqyer dhe jam rritur. Megjithatė, mendoj se jo vetėm nė Radio-Televizion, por edhe nė publik tė lirė, qė nga Bushtrica e Kukėsit e deri nė Devoll e Konispol, ku unė kam folur jo vetėm para arsimtarėve, por edhe fshatarėve vendas, “shqipen time” tė folur kudo e kanė kuptuar plotėsisht. Kanė marrė vesh qė me origjinė jam nga Shkodra, por pėr tė mė kuptuar, mė kanė kuptuar plotėsisht”.

    Ngacmimi politik
    Si u “sqarua” kjo punė, ai u hodh drejtpėrdrejt nė njė ngacmim politik dhe ideologjik. Mė tha: “Profesor, ēuditem se si nuk tė kanė trajtuar, ndoshta donte tė thonte goditur, si revizionist”. Unė pėrsėri nėnqesha dhe iu pėrgjigja: “Unė nuk kam qenė revizionist. Kam qenė, po, liberal. Dhe si i tillė mund tė kem ngrėnė ndonjė tė kafshuar”. “Po pse, vijoi, midis revizionistit e liberalit ka ndonjė ndryshim?”. “Ka qė ē’ke me tė”. Dhe u detyrova tė bėj punėn e profesorit. T’i jap njė minimum shpjegimesh pėr revizionizmin e liberalizmin. Revizionizmi ėshtė njė rrymė ideologjike e politike e lindur brenda marksizmit nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, qė pėr marksistėt “e vėrtetė”, ta zemė pėr Leninin, ishte njė largim nga marksizmi, njė revizionim i tij etj. Sipas tyre, kėtu u katandis Internacionalja e Dytė, socialdemokracia, pėrfaqėsuesit gjermanė tė saj, Bernshtaini, Kaucki etj. Ai qė quhej revizionizmi modern kritikohej se eci nė kėto gjurmė. Kurse liberalizmi ėshtė njė rrymė e vjetėr e mendimit shoqėror, politik dhe ideologjik e institucionalizuar nga shekujt XVIII-XIX. Nė plan tė gjerė sot flitet pėr neoliberalizėm. Kurse nė kuptimin qė ėshtė shfaqur e shfaqet, kjo dukuri te “miku yt profesor”, ka tė bėjė sidomos me jetėn shpirtėrore tė shoqėrisė.

    Nė kėtė bisedė e sipėr, dikush i thotė thumbaxhiut shkodran: “Ruaju kur tė hysh nė debat me profesorin, pasi ai do tė dalė patjetėr i fituar. Pėrdor edhe “hazerxhevapllėkun” qė nuk e ka tė paktė”. Thumbaxhiu tha se, vėrtet e kam ndjekur dhe e kam kuptuar qė profesori ėshtė hazerxhevap dhe mė shikoi sikur po e kėrkonte edhe mendimin tim. Po, i thashė, e kam atė cen, atė dobėsi. Pėrpiqem qė nė debat fjala ime tė jetė e fundit. Pėr kėtė pėrdor tė gjitha argumentet e mundshme, por edhe hazerxhevapllėkun. Kjo mund tė konsiderohet edhe si njė farė protagonizmi.

    Nė njė tryezė mikste
    Pėr kėtė hazėrxhevapllėk timin po hap edhe njė parantezė brenda para-nteze. Nė verėn e vitit 2000 nė njė tryezė mikste prej 7-8 vetėsh, burra dhe gra, bisedonim lirshėm pėr probleme nga mė tė ndryshmet. Shpesh edhe debatonim. Unė isha nė formė dhe merrja pjesė aktive nė bisedė. Duke pėrshkruar kėsi rastesh, duke folur edhe pėr vete, qėllon tė vijė puna qė vetvetiu tė lavdėrosh edhe vetveten. Mė preokupon fakti qė nė kėtė libėr, herė pas here, qoftė edhe vetvetiu, duke folur pėr ngjarje e raste tė caktuara, je disi i detyruar tė merresh edhe me njė farė vetėlavdėrimi. Siē duket nuk i bėhet ndryshe. Nuk ke ē’i bėn. Kėshtu po ndodhte nė ndonjė rast edhe nė tryezėn qė ne rrinim. Gjatė njė bisede ku, siē duket, unė po jepja dukshėm ndihmesėn time, njė dashamire, mund tė them njė “tifoze” a “fanse” e imja mė thotė: “Mjaft i menēur je, profesor!”. Edhe unė, edhe tė tjerėt buzėqeshėm nga pak. Unė vendosa “ta ngacmoj” pak dhe i them: “Po kėtė e thonė edhe tė tjerėt. Kėtė “kompliment” gjete tė mė bėsh mua?”. “Po pse tha, unė e di qė ky ėshtė komplimenti mė me vlerė qė mund t’i bėhet njė burri”. Eshtė e vėrtetė. Burri qė ėshtė burrė dallohet pikėrisht edhe pėr menēuri. Ky ėshtė tipari qė ēmohet mė shumė te burri. Edhe nė popull thonė: Burrėria ėshtė nėntė urti (menēuri) dhe njė trimėri. Tifozja mė pyet: “Mirė profesor, ēfarė komplimenti natyral mund t’i bėhet njė burri tė menēur, ta zemė si ti”. Si duke qeshur, tashmė nė njė farė roli profesori, i them qė mund t’i bėhen komplimente tė ndryshme. Ta zemė mund t’i thuhet se je bujar, kalorės, xheneroz, xhentil, “miku i grave”, siē kishin filluar tė mė quanin mua dhe siē isha vetėdeklaruar, me gojė e me shkrim etj. Por, pėr ta ngacmuar edhe mė i them se edhe menēuria ka shumė komponentė, shumė pėrbėrės. E interesuar pėr psikologji, ajo menjėherė m“u drejtua: “Tė lutem, pa m’i thuaj pak disa nga kėto cilėsi”. Tani u futa tamam nė rolin e njė profesori psikologjie. U mundova t’ia zbėrthej pak strukturėn e cilėsive tė mendjes njerėzore. Ajo dallohet pėr gjerėsi, pėr thellėsi, pėr pavarėsi, pėr qėndrim kritik e autokritik, pėr elasticitet, pėr shpejtėsi e shkathtėsi. “Po mua, vijoi ajo, mė duket se ti i ke tė gjitha. E megjithatė ndonjera spikat mė shumė. Me qė po pranon tė bisedojmė pėr vlerat e tua, ma thuaj se ēfarė konsideron mė tė dalluar, mė tė spikatur te vetja”. Rashė nė hall. I thashė, ndoshta shkathtėsinė e shpejtėsinė. Mendje qė dallohet sidomos pėr hazėrxhevapllėk. Ashtu siē e paraqita mė lart. Ajo ngeli e kėnaqur dhe e pranoi specifikimin qė unė i bėra vetė mendjes time.

    Pėrse isha njė njeri nė shėrbim tė regjimit dhe njė farė demokrati me prirje liberale
    Po kthehem tani te shkodrani, dashamirėsi im thumbaxhi. Ai e pranoi se e kishte zor tė fitonte nė debat me mua. Siē duket iu mbush mendja se do tė fitonte hazėrxhevapllėku im. Tani po kthehem aty ku e fillova kėtė problem, te tė qenit tim njeri nė shėrbim tė regjimit e njėherėsh edhe njė farė demokrati me prirje liberale.

    Tė kthehemi e tė themi diēka tė pėrgjithshme e paraprake pėr kėtė cilėsim, po tė doni po e quajmė edhe njė farė vetėcilėsimi. A ėshtė e mundur dhe si ėshtė e mundur tė bashkohen nė njė njeri tė vetėm edhe njeriu nė shėrbim tė regjimit totalitar edhe njė profesor demokrat me prirje liberale? Nė pamje tė parė, kėto duken dy pozicione mjaft tė kundėrta. Por, siē e dimė, nga dialektika, nė jetė tė kundėrtat jo vetėm ndeshen me njėra-tjetrėn, por edhe bashkohen, sė paku alternohen. Mė sipėr, kam thėnė se ndoshta pikėrisht pėr alternimin dhe bashkimin e kėtyre dy pozicioneve jo pak tė kundėrta, siē duket, do tė kenė parė tek unė njė farė vetjaksie, njė prirje origjinaliteti. Njė gjė e mundshme pėr tė ndodhur. Vėrtet, a mund tė mendohet qė njė njeri, njė kuadėr “i frontit ideologjik e kulturor” qė tė ketė punuar nė Komitetin Qendror e tė jetė sjellė aty rreth dyzet vjet e tė mos jetė, tė mos ketė bėrė punėn e njė njeriu nė shėrbim tė regjimit? Veē nė qoftė se ka zotėruar njė dyfaqėsi tė shtirur. Gjatė kėtyre dhjetė vjetėve tė fundit tė pluralizmit e tė demokracisė, nė televizion e nėpėr gazeta jo rallė mė kanė pyetur: Me punėn tėnde a i ke shėrbyer regjimit totalitar? Sidomos me krijimtarinė tėnde, veēanėrisht me librat e tua, qė nuk kanė qenė tė pakta. Deri nė vitin 1990, veē teksteve shkollore, nė librat, tė cilat kanė qenė rreth 30 a ke bėrė punėn e regjimit totalitar, pra a i ke shėrbyer regjimit totalitar? I kam shėrbyer qė ē’ke me tė. Po e theksoj edhe njė herė se duke punuar nė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės si efektiv pėrreth 20 vjet dhe vullnetar pėr mė se pesėmbėdhjetė vjet, duke u sjellė atje gati plot pėr dyzetė vjet a mund tė mos isha unė njeri qė s’i shėrbeja regjimit? Gjykojeni vetė! Pėr ta thėnė copė, kam qenė patjetėr njė njeri nė shėrbim tė regjimit, tė Partisė, njė propagandist i ideve tė tyre, madje hera-herės njė propagandist mjaft i zellshėm. Por a mund tė pėrjashtohet qė edhe njė njeri nė shėrbim tė regjimit tė atėhershėm, njė kuadėr i frontit ideologjik e kulturor, duke punuar nė Komitetin Qendror, nė tabanin e pėrgjithshėm tė tij, siē e thamė disi edhe pak vetjak, mund tė ketė edhe fillesa qėndrimesh e trajtimesh demokratike e liberale. Mė tutje, ndoshta kur tė konkretizohen disi gjėrat, kėto qėndrime e trajtime do tė dalė se kjo nuk ėshtė e pamundur.

    Dyzimi
    Nė fund tė fundit, kėto lloj prirjesh, pėr njė personalitet njerėzor, pėr njė person tė caktuar, janė njė shfaqje e dyzimit tė tij. Nė librin tim “Edhe engjėlli edhe djalli janė brenda tek i gjalli”, unė jam marrė gjerėsisht me problemin e dyzimit tė personalitetit tė njeriut, siē thonė ndryshe me fjalė homologe a tė barazvlershme, tė dualitetit a tė ambiguitetit tė tij, dhe jam munduar ta shikoj shfaqjen e tij nė tė gjitha fushat e jetės. Dyzimi dihet se ka njė bazė objektive, ėshtė njė pėrcjellės i pashmangshėm i jetės. Por ai ka edhe shfaqjen e vet subjektive. Ta zemė, mjaft ish-komunistė si puna ime, sė shpeshti kuadro kanė qenė tė dyzuar, pasi nuk kanė mundur, ose nuk kanė dashur tė kundėrvihen edhe pėr gjėra qė nuk kanė qenė dakord, edhe pėr zgjidhje qė nuk u janė dukur tė drejta. Mund tė jenė ruajtur nga “censura”. Por, nuk pėrjashtohet qė mund tė kenė patur edhe autocensurė. Pėr disa gjėra mund tė kenė patur njė farė bindjeje se janė ashtu si serviren. Ndonjė tjetėr mund “ta ketė ngrėnė” disi. Por mund tė ketė patur edhe nga ata, tė cilėt i kanė pranuar dhe i kanė zbatuar “nga zori”. Ngarkesa dhe pėrjetime tė tilla kam patur edhe unė mjaft gjatė jetės. Por, unė nuk mund tė mos theksoj se edhe nė kuadrin e kėtij lloj dyzimi tė qenit e njėhershėm edhe nė shėrbim tė regjimit edhe profesor demokrat me prirje liberale nuk mund tė ishin dy vija paralele, qė shkonin nė pafundėsi pa u takuar, secila pėr hesap tė vet. Ato ishin, po, dy vija qė ndėrpriteshin, qė gėrshetoheshin e alternoheshin. Edhe te njeriu nė shėrbim tė regjimit qėllonte “tė ngrinte krye “tharmi” demokrat e liberal, ashtu si te profesori demokrat me prirje liberale nuk pėrjashtohen qė, herė pas here, ndikonte edhe njeriu nė shėrbim tė regjimit”. Por, nė tėrėsi, po tė shihet problemi gjerė, ndoshta nė gjithė kėtė proces ka luajtur rolin e vet ai fakt disi personal qė unė isha pėrpjekur herė pas here tė isha pikėrisht nė rolin e njė amortizatori, tė njė moderatori. Kėtė gėrshetim e alternim qė tani mund tė duken njė deklarim, njė tezė teorike, unė do tė mundohem ta paraqes konkretisht nėpėrmjet pjesėzave tė jetės sime dhe problematikave themelore jetėsore, qė mė kanė dalė pėrpara gjatė jetės, duke i trajtuar tė dyja linjat, pėr tė cilat fola gati-gati sė bashku, si tė shkrira me njėra-tjetrėn. Prandaj po kaloj nė konkretizimet e mundshme, jo tė pakta.



    "Shėnime autobiografike", falė kujtesės

    Nuk kam mbajtur ndonjėherė ditar. Kjo nuk mund tė mos shihet si mangėsi e stilit tim tė punės si studiues. Nuk kam as kurrfarė arkivi personal. Nuk ruaj asnjė dorėshkrim. I kam grisur dhe i gris tė gjitha shkrimet. Nė fund tė fundit, edhe kėto janė mangėsi. Dokumente tė shkruar tė miat janė vetėm librat dhe shkrimet e botuara. Kur janė ruajtur, edhe regjistrimet radiofonike e televizive. Nuk ėshtė e lehtė tė shkruash “Shėnime autobiografike” pa patur dokumente autentike me shkrim, sidomos ditar. Ėshtė e qartė se njeriu mund t’ia hyjė kėsaj pune, duke u bazuar nė kujtesė. Por, nė kujtesė ka edhe bierrje, humbje. Kujtesa edhe mund tė tradhtojė, t’i shtrembėrojė ngjarjet. Nė tė mund tė ketė edhe subjektivizėm. Kėshtu ndodh sidomos me ata qė shkruajnė pėr tė kaluarėn, duke u bazuar kryesisht nė kujtesė dhe, pėr mė tepėr, qė janė subjektivė, tendenciozė, nėnvizojnė “meritat” e veta e tė bashkėfamiljarėve, tė farefisit, tė “klanit” qė mund tė kenė e patur e kanė, tė “pinjojve” tė vet.

    Me kėtė konsideratė pėr rolin e kujtesės nė “Shėnime autobiografike”, po i deklaroj hapur lexuesit se nė kėtė shkrim timin, pėr sa i pėrket ngjarjeve tė sė kaluarės sime do tė mbėshtetem kryesisht nė kujtesė…. Nė vetvete kam siguri tė plotė se kujtimet, tė cilave do t'u referohem janė plotėsisht autentike, tė pėrjetuara, tė ngulitura nė mėnyrė tė pashlyeshme nė kujtesė. Sidomos tė riprodhuara me besnikėri absolute….

    T’i shohim pak me kėtė sy disa nga ata qė i kanė shėrbyer “regjimit tė vjetėr”, ėshtė fjala pėr regjimn totalitar tė viteve 1945-1990 e qė sot po pėrpiqen tė pėrshtaten nė demokracinė e sotme pluraliste jo vetėm politike, kėtu po qė po, por edhe nė atė kulturore-shkencore. Mjaft prej tyre ngurrojnė tė mbajnė qėndrim autokritik ndaj sė kaluarės sė tyre. Si tė thuash, pėrpiqen tė dalin tė larė. Pak a shumė, qėndrimi i tyre ėshtė ky: nė marrėdhėniet me tė kaluarėn, ndėrgjegjen e kemi tė pastėr; “nuk na bren ndėrgjegjja”. Siē duket, ata mbulohen vetėm me tezėn se pėr tė kaluarėn totalitare “tė gjithė jemi bashkėfajtorė”. Po, tashmė kjo e vėrtetė ėshtė pranuar. Por, duhet theksuar me forcė se duke qenė bashkėfajtorė, nuk jemi barazfajtorė. “Faji”, pėrgjegjėsia pėr gabimet nė tė kaluarėn ėshtė ndryshe. Sidomos kur ėshtė fjala pėr shformime, aq mė tepėr po tė jenė ato me peshė, siē ka pasur vend nė atė qė po e quajmė e kaluara. Duke u nisur nga teza e bashkėfajėsisė, ka veprimtarė tė ndryshėm, jo vetėm politikė, por edhe kulturorė e shkencorė, madje edhe studiues tė fushave shoqėrore, qė nuk e bėjnė “katarsisin”, vetėpastrimin e nevojshėm, hera-herės, as njė minimum tė tij. Nuk pėrpiqen tė vetėpastrohen nga ato qė mund t’i quajmė “njolla tė sė kaluarės”, qė nė njė shkencė tė caktuar kanė patur tė bėjnė me to mė shumė ose mė pak, pėr tė zbatuar njė kriter tė pranuar nė kohė a pėr mė me zell personal, drejtpėrdrejt ose qoftė edhe pak tėrthorazi. Por si mund tė shkruhen “Shėnime autobiografike” duke pėrfshirė kėtė periudhė tė sė kaluarės, pa bėrė njė minimum katarsisi? Shumė e vėshtirė! Nė mos e pamundur…. Pėrveē si profesor dhe si studiues, unė kam njė bagazh tė pasur si veprimtar arsimor i inkuadruar pėr njė kohė tė gjatė nė strukturat pėrkatėse tė Partisė sė Punės. Mund tė thuhet se, edhe nga ky pozicion, unė kam dhėnė ndihmesėn time nė zhvillimet pėrkatėse arsimore tė kohės, tė cilat tashmė dihet se kanė qenė jo tė pakta. Por, unė kam patjetėr pėrgjegjėsinė time edhe pėr mangėsitė dhe defektet qė kanė patur vend nė kėtė fushė. Pėr mua, ka qenė dhe ėshtė e qartė nevoja e katarsisit personal. Nė emisione televizive dhe nė intervista shpesh mė kanė pyetur: “Me librat dhe shkrimet e tua, me veprimtarinė dhe krijimtarinė tėnde a i ke shėrbyer regjimit totalitar”. Jam pėrgjigjur qartė: “Po, i kam shėrbyer. Kam qenė njė propagandues i orientimeve ideore tė Partisė sė Punės, madje hera-herės njė propagandues i zellshėm”. Por nė dyzet libra qė unė kam shkruar (veē teksteve shkollore), mendoj qė ka edhe vlera qė janė ruajtur e do tė ruhen, ka edhe shumė ndihmesa tė mirėfillta shkencore e profesionale. Sė paku kėshtu thonė shumė nga ata qė e njohin aktivitetin tim. Edhe deri tani, unė jam pėrpjekur tė bėj njėfarė katarsisi…. Ndoshta po bėj njė deklaratė tė tepėrt: katarsisin jo tė njė tė zhgėnjyeri e tė njė tė dorėzuari. Nė tė kundėrtėn: tė njė njeriu qė ka mbetur e do tė jetė sa tė ketė jetėn njė luftėtar pėr progres e demokraci. Po e shpalos qė nė “Hyrje” kredon time: jam e sa tė rroj do tė jem socialist. Njėherėsh jam e do tė mbetem demokrat. Socialist e demokrat njėherėsh. Nuk ka asnjė paradoks. Ėshtė njė e vėrtetė jetėsore. Nė pajtim tė plotė me frymėn e socializmit demokratik, nė fakt njė ithtar i tij….

    panorama

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Prof Hamdiu ose shoku Miti.. e mbyll tjerrje-logjine e tije me frazen:

    "Ndoshta po bėj njė deklaratė tė tepėrt: katarsisin jo tė njė tė zhgėnjyeri e tė njė tė dorėzuari. Nė tė kundėrtėn: tė njė njeriu qė ka mbetur e do tė jetė sa tė ketė jetėn njė luftėtar pėr progres e demokraci. Po e shpalos qė nė “Hyrje” kredon time: jam e sa tė rroj do tė jem socialist. Njėherėsh jam e do tė mbetem demokrat. Socialist e demokrat njėherėsh. Nuk ka asnjė paradoks. Ėshtė njė e vėrtetė jetėsore. Nė pajtim tė plotė me frymėn e socializmit demokratik, nė fakt njė ithtar i tij…."




    Te jesh socialist ska asnje te keqe por te jesh dhe mos-kritikues i Partise socialiste do te thote se je nje lloj socialisti qe nuk te shqetson fakti se gati cdo dite nje grua fshati (qe dhe mund te ket votuar per PS-ne) i jep fund vetes me fotoksine e po ashtu gati cdo dite nje lider-minister socialist harxhon mijra dollare ne kazinot e Bllokut a te Vjenes a te Hoteleve ekzotike te Lindjes..


    Puna e palodhur e profesoreve te Zyrave te Shplarjes trurit te PPSH-se rezultoi ne krjimin me ose pa deshiren e tyre te disa gjeneratave te nje lloji te vecante ku Gjyshi kooperativist vidhte kashte..i biri vidhte groshe dhe e mbesa vidhte speca.. e qe te gjithe bashke mbas 1990 vodhen cu doli perpara..
    Ky eshte Prodhimi i prof Beqes e Ramo Ali Teqes..
    Ah po harrova ..prodhimi me special i tyre jane djajte me kollare qe mbushin zyrat e shtetit e qe skan asnji virtyt pervec Tender-Vjedhjes e hobeve qe i realizojne dhe duke shtypur njerez me BENZa e qe ja mbathin duke i len ata ne rruge te coptuar..

    Socialist -specialist .. tha shkodrani tjeter Pjeter Arbnori qe rrinte ne Burg kur Hamiti ngrohte hallatet ne kaloriferet e KQ-se..e gjuante me Mizin per rosa e Mullaqe..


    dallkaukologjia.. i ka dhe dishepujt e vet..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-02-2004 mė 14:05

Tema tė Ngjashme

  1. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  2. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  3. Tregon oficeri, “Si mbeta i paralizuar nga orteku”
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 17:37
  4. Mėnyra e shkrimit tregon tendencat e vetėvrajses
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 00:04
  5. Libri rijadus salihin
    Nga useid nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 12:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •