Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal, Kanada
    Postime
    35

    Edhe një herë për shqiptarizimin e shqipes.

    Shumë nga ju mund të keni lexuar një vepër të Ismail Kadaresë dhe të keni vrarë mendjen se ç'do të thotë fjala "nënkresë". Shkrimtari ynë i shquar e krijoi këtë fjalë për të zëvendësuar fjalën turke "jastëk". Është e udhës një veprim i tillë? Në faqet muzikore të fajtori.com në internet mund të lexoni disa nga tekstet e këngëve të postuara nga vetë dëgjuesit. Në këngën e kënduar nga Rovena Dilo "Për një çast më ndali zemra", Sonila Kuqo nga Nju Jorku në pamundësi për të kuptuar fjalët e këngës shkruan: "Mbi në mbres të ndjeva frymën, ku je ti" në vend që të shkruante: "Mbi nënkresë të ndjeva frymën, ku je ti". Mund ta përfytyroni se sa herë duhet ta kthente këngën në atë strofë Sonila dhe prap të mos e kuptonte përmbajtjen e një fjale të këgës fituese të Festivalit Kenga Magjike 2001.

    Në korrik gjëndesha për vizitë në Shqipëri dhe Kosovë. Në kanalin televiziv shtetëror TVSH më kujtohet të kemë shikuar një dokumentar për ato ç'farë folësi i quante "rrokaqiejt" ose "qiej-gërvishtësit" e Nju Jorkut. Sigurisht, menjëherë e kuptova se bëhej fjalë për gradaçelat. Jam i mendimit se edhe bashkë-kombësja jonë Sonia Kuqo i quan ndërtesat e larta të Manhatenit gradaçela (fjalë italiane).

    A bën mirë Z. Kadare ose dikush tjetër që shqipëron dhe pastron shqipen e sotme? Për ti dhënë një përgjigje të drejtë kësaj pyetje duhet të pyesim gjithashtu nëse bëri mirë që shqipëroi Naim Frashëri?

    Dritare, hapësirë dhe gjithësi janë vetëm disa nga fjalët e Naimit. Ka edhe "hekurudhë", ndërtesë, banesë etj. Por prap pjesa dërrmuese për faj të mosdijes dhe moskokëçarjes përdorin fjalë si "penxhere"(turqisht), "godinë"(rusisht), apo "kozmos" (greqisht). Na pëlqen fjala "planet" se sa "rruzull", "jeshil" se sa "i gjelbërt" ose i "blertë". Më e keqja është se kemi të bëjmë me fjalë të përdorimit të përditshëm.

    Edhe gjuha e njësuar parapëlqen të përdorë fjalë të huaja se sa fjalë më përdorim të kufizuar dialektik. Sipas kësaj mendësie më mirë të themi "tigan" (greqisht) se sa "fërtere" ose "ftere". Më mirë "gradaçelë", "pallat" e "apartament" se sa "rrokaqiell", "ndërtesë" dhe "banesë" siç përdoren në Kosovën "e prapambetur"!

    Si studiues i historise nuk e kuptoj se pse ishim aq me fat që të ruanim gjuhën tonë Iliro-Pellasge. Sot kjo gjuhë është më e rrezikuar se kurrë. Shtypi dhe mediat shqiptare po kryejnë një masakër të vërtetë ndaj gjuhës shqipe. Edhe ne, populli, jemi shumë moskokëçarës. Është detyra jonë që jo vetëm të mbrojmë gjuhën por edhe ta pastrojmë atë.

    Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
    qi këtë gjuhë të Perëndis',
    trashigim, që na la i Pari,
    trashigim s'ia len ai fmis;
    edhe atij iu thaftë, po, goja,
    që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
    qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
    flet e t'veten e lèn mbas dore. (Fishta, Gjuha Shqype)
    Mos pyesni se ç'bën vendi për ty, por se ç'mund të bësh ti për vendin tënd.

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Po keni te drejte .Edhe une jam dakort.Duhet te punohet me shume ne kete drejtim, por theksoj nga njerez te pergjegjshem ne kete lem.Une mendoj se asnjeri qofte Ismail Kadare nuk ka te drejte te paraqese fjale te reja sipas deshires.Kur kam lexuar veprat e fundit te Ismail Kadarese kam hasur me shume fjale qe as nga larg nuk kam mundur tua gjej kuptimin.Perpara se te sillen disa fjale duhet me pare te lajmerohen ne shtyp ose TV ose ne shkolle aty ku mesohet shqipja.Ndryshe rrezikojme te hyjme ne nje qark te rreme.Pra te kemi shume fjale shqip dhe asnjeri te mos i kuptoje ose ti kuptoje gabim dhe te humbi interesi per te folur shqip.Pastaj cdo fjale e re qe hyn duhet te pershtatet me tingullimin shqip, qe eshte nje veti e jashtezakonshme e gjuhes shqipe, ku cdo tingull ka domethenjen e vet.Psh sado e mencur te jete shpikja e Ismail Kadarese per "jastek" une mendoj se fjala "nenkrese" kurre nuk ka per te hyre ne fjalorin e perditshem shqip pasi nuk tingellon sic duhet.Per kete send do te ishte me e pershtatshme nje fjale qe te tregoje cilesite e buta dhe familjare te "jastekut" psh ( marr guximin )"pambut".Une mendoj se duhet te shqiperohet fjala "mrekulli" ne "mirekulli",pasi edhe fjala latine nga e cila e ka origjinen eshte "miracolo".
    Kisha edhe disa pyetje. 1.Pse cilesohen zhargone fjalet "llafe","qoke" etj qe per mendimin tim jane fjale te pastra shqipe?Une nuk e di origjinen e sakte te ketyre fjaleve por ato tingellojne shqip.
    2.Pse nuk mbeshtetemi me shume te fjalori arberesh, dhe rrezikojme te humbim fjale si "hora" etj.
    3.Pse nuk merren masa ndaj gazetave, televizioneve apo edhe personaliteteve publike te cilet perdorin ne menyre te forcuar fjale te huaja, dhe fyejne keshtu fjalet shqipe?Ka arritur deri atu sa kam degjuar te perdoren fjale si "i involvuar" ne vend te fjales "i perfshire".
    Kjo teme eshte shume e gjere, por per momentin po ndalem ketu.

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Frasheri urime per shkrimin! Problemi eshte se eshte e veshtire te kuptojne Shqiptaret rendesine e gjuhes, harrojne qe jane Shqiptar vetem sepse flasin Shqip!

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Frasheri,

    shkrim me vlera. Nuk e di nese te eshte e mundur, por mendoj se tema do te ishte akoma dhe me e bukur, nese asaj i shtoje nje fjalor "Fjale te huaja ne gjuhen shqipe - Fjale shqipe" qe te pakten ata qe lexojne ne forumin e gjuhes ketu, te arrijne te mesojne.

    Falemnderit.

  5. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Pra edhe nje here tjeter terheq vemendjen per tingellimin e duhur shqip.Perse valle shqiptaret diferencojne fjalet "shtrat ' dhe "krevat".Pasi "shtrat" eshte nje tingull me i vrazhget dhe ngjan me shume me "eshtra" dhe mund te thuhet " ne shtratin e vdekjes" por nuk mund te thuhet "rashe te fle ne shtrat".Fjala "krevat" eshte pak me lozonjare duke u afruar me mire me kuptimin e ketij sendi.Fjala "nenkrese" mund te perdoret shume mire per sendin ku mbeshtetet koka ne nje kolltuk, por kurre nuk mund te perdoret per "jastek".Prapashtesa -se ne shqip ka nje kuptim zyrtar dhe figurativ psh. vone-se, marte-se,mbare-se,kujte-se, por nuk mund te themi gure-se, por gurore,jashttoke-se, por jashttoke-sore etj.Prandaj me gjithe respektin per Ismail Kadarene ne kete rast ka gabuar.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal, Kanada
    Postime
    35

    Lozonjare???

    Dikujt mund ti tingëlloj gjuha greke ose italiane më bukur, por fjalët e mara nga këto gjuhë, sado "lozonjare" të na duken janë fjalë të huaja. Shtrat është shqip! Është vendi ku shtati dhe eshtrat gjejnë rehati. Kemi shtrat për të fjetur sikurse kemi shtrat lumi. "Krevat" është greqisht.

    Kadare nuk ka bërë gabim me prapashtesë sepse "kresë" është fjala që përdoret në dialektin verior. Psh. " I rash kresë". Nuk mund të thuash "i rashë kreut, kryesisë, apo kryetarit" kur bëhet fjalë për atë pjesë të shtatit të njeriut që quhet kokë.

    Naimi i madh shkruajti kryepunë të letërsisë shqiptare pa përdorur asnjë fjalë të huaj. Le të përpiqemi edhe ne ta flasim dhe shkruajmë shqipen sa më shqip.
    Mos pyesni se ç'bën vendi për ty, por se ç'mund të bësh ti për vendin tënd.

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Keni te drejte, une flas dialektin e Shqiperise se Mesme dhe nuk e di shume mire dialektin e Veriut.Por kur kam degjuar per here te pare fjalen "nenkrese" nuk e di pse mu kujtua "rrasa" e gurte qe vihet mbi varrr.Ndoshta jam une me fiksime, .Une kam nje ide .Pse mos propagandojme ne si forum fjalen ambut" qe mua me duket me e pershtatshme per "jastuk"?


    Si thoni Zonja dhe Zoterinj?

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Pra "pambut" ose "nenkrese"


    ??????

  9. #9
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Ose...

    Nese dikush tjeter ka ndonje ide per kete send ta thote.Nuk e kuptoj pse Ismail Kadare duhet pranuar symbylltasi? Kemi edhe ne drejten e replikes.Fjala "nenkrese" ka me shume vlera gjuhesore se sa te perdorimit te perditshem.Jam shume kurioz te di mendimin tuaj.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    49
    Frasheri,

    mendoj se ke hapur nje teme shume te rendesishme.

    Gjuha shqipe keto pak vitet e fundit ka ndryshuar shume. Gazetat, televizjoni, madje dhe librat e rinj qe dalin ne botim me bejne te mendoj qe po te mos kisha studiuar gjuhe te huaja ne femijeri tani nuk do isha ne gjendje te kuptoja nje shkrim ne gjuhen time!!! Robert Shvarci nuk ishte shqiptar por shqiperonte ne menyre te mrekullueshme, kurse perkthyesit e tanishem lene shume per te deshiruar...

    Ne lidhje me fjalet qe thoni me lart: 'Shtrati' eshte shqip, une personalisht jam mesuar qe ne femijeri me 'krevat', ndersa kam degjuar qe perdoret shume dhe fjala 'jatak' e cila eshte turqisht.

    Per mendimin tim 'nenkrese' eshte fjale e bukur, megjithese me duhet ta pranoj se 'jastek' eshte shume me popullore, 'pambut' nuk e kisha degjuar ndonjehere, ka nje tingellim te kendshem..

    'llaf' eshte turqisht, perket me 'fjale' shqip.

    Ne duhet te kujdesemi per gjuhen tone. Kuptohet qe ndikime te jashme do te kete, ashtu sikurse dhe ka patur ne shekuj, por e rendesishme eshte qe gjuha jone te jetoje dhe te perterihet me keto fjale te reja, dhe jo te zevendesohet me kalimin e kohes. Une kesaj i trembem...

    Faleminderit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ora : 13-02-2004 më 15:15
    Shprese

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  3. Info per Eqerem Cabej?
    Nga rrogozhinsi në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 18:36
  4. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  5. Emrat Ilire
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •