klan

------

Ceshtje hunde


Sekretet qe dalin nga klinikat e doktoreve te njohur te kirurgjise plastike. Kush jane pacientet VIP qe kane zbukuruar hundet me bisturi. Qe nga Ledina Celo, Bleona Qereti, Violeta Gjoka, Alketa Vjesiu e deri tek ata qe kane mbetur ende te pazbuluar: nje politikan e nje gazetare televizive

Ledina Celo, pas operacionit plastik

Ne mesditen e lagesht te se merkures, nje vajze e strukur nen nje lekure te zeze, me ca hapa te nxituar e me nje veshtrim disi te trembur, ecte neper koridoret e spitalit nr 1 Nene Tereza, ne kliniken ORL, drejt deres se drunjte mbi te cilen shkruhej: Prof. Dr. Pjerin Radovani. Me nje shkathtesi te cuditshme, mundohej te cante turmen qe priste para deres se doktorit. Mundohej po aq, qe asnjeri prej njerezve te rradhes se gjate, te mos e njihte.

Nje mesogrua [ndoshta e ema e saj] po e ndihmonte me sa te mundej ne kete fshehje nga syte kureshtare. Por jo te gjitheve arriten tu hidhnin hi syve. Edhe pse e strukur pas supeve te gruas qe e shoqeronte, edhe pse pa syzet e zakonshme ne syte e saj, edhe pse me nje hunde disi me te rregullt, disa sy e njohen Alketa Vejsiun, vajzen e spektakleve televizive. Disa madje kishin lexuar diku, se ajo, pak dite me pare, i ishte nenshtruar nje operacioni plastik ne hunde dhe e kuptuan pse ajo ndodhej aty, krah tyre: te bente kontrollin e rekomanduar nga doktori. Ku nuk mundi ti shpetonte dot objektivit te aparatit fotografik te revistes Klan.

Edhe Alketa Vejsiut, si dhe shume te tjereve, personazhe VIP, sekreti i hundes se rregulluar, nuk i rezistoi shume gjate. Ne fillim, ishin miqte ata qe moren vesh ndryshimet ne hunden e saj. Pastaj prej tyre lajmi mori dhene: Ne spektaklin e ri televiziv qe do te filloje se shpejti ne ekranin e TV Klanit, Alketa Vjesiu do te shfaqet ndryshe, ose me sakte, me nje hunde ndryshe.

Vajza e kishte menduar, qe hunda do te komentohej pas shfaqjeve te para ne ekran. Por ndryshe nga te tjerat, Vejsiu nuk e pati kete shans. Ndoshta pse nuk diti ta ruaje sekretin deri ne fund. Sic kishin bere kohe me pare te tjerat qe i ishin nenshtruar te njejtit operacion. Madje shume vite me pare, qe nga vitet 90 kur historia e dores se arte qe bente mbrekullira mbi hunde, e doktoreshe Fitnete Shalarit sapo kishte nisur te rrefehej. E sapo kthyer ne ato kohe nga nje specializim nga Franca, Shalari nuk hezitoi te zbatonte mbi fytyren e shqiptareve, mesimet e marra jashte kufijve. Dhe specialiteti i saj ishin hundet. Sigurisht qe pacientet e saj te pare do te ishin njerez qe kishin probleme shendetesore. Pastaj pak e nga pak ne deren e saj nisen te afroheshin dhe personazhet VIP, qe kerkonin prej saj nje hunde me te bukur. E para qe do te shenohej ne regjistrin e doktoreshe Shalarit do te ishte spikerja e dikurshme simpatike e Televizionit Publik Shqiptar, Violeta Gjoka. E cila ne syte e te tjereve nuk do e pranonte asnjehere nderhyrjen kirugjikale qe kishte bere ne hunden e saj. Shume kohe me pas, Gjoka do te dorezohej duke zbuluar te verteten: kishte shkuar tek Shalari pse kishte probleme me mishin e huaj ne hunde, e me kete rast i kishte kerkuar ca rregullime estetike doktoreshes se saj. E jo vetem kaq. Doktoreshes i kishte kerkuar dhe ruajten e kesaj te fshehte, e cila u zbulua deshi apo sdeshi ajo. Dhe u komentua edhe me shume sec e kishte parashikuar.

Edhe Ledina Celo do futej pas Gjokes, ne vorbullen e diskutimeve te gjata per ndryshimet jo vetem te gjoksit dhe buzeve te saj, por edhe per hunden e bukur me te cilen ajo u shfaq ne ekran, ketu e shtate vite me pare. Sa here Ledina do ngacmohej per operacionin plastik ne hunde, aq here ajo do e mohonte kete nderhyrje kirurgjikale. Ndersa e verteta eshte se shate vite me pare, Ledina Celo i eshte drejtuar doktor profesor Adnan Kellicit dhe i ka kerkuar atij ti beje nje hunde te bukur. Ka qene e shoqeruar nga nje burre i moshuar kur ka troktiru ne deren e doktorit. Nuk ka treguar asnje shenje ndrojtjeje dhe frike. Perkundrazi ka qene shume e sigurte ne ate qe kerkonte: mjaft qe te behej e bukur dhe pengesat fshiheshin para saj. Aq me shume kur per nje operacion te tille do te paguante shume me pak sesa shifrat marramendese qe kishte degjuar jashte Shqiperise, per te tilla operacione. Vetem me 4 mije leke te reja, Ledina Celo arriti te dale nga duart e prof. dr Kellicit me nje hunde perfekte, e cila tashme e ka humbur serish formen qe doktori i dha sepse pacientja nuk eshte treguar e rregullt ne takimet me doktorin. Madje pas operacionit nuk eshte paraqitur me kurre tek ai. Duke dashur, keshtu, te mbrohet nga syte kureshtare qe mund ta zene mat ne deren e doktorit. E qe mund ta vertetonin se ajo, qe eshte thene lart e poshte, eshte e vertete: pra Ledina Celo e ka rregulluar hunden e saj, dhe ka qene nder te parat qe i eshte nenshtruar nje operacioni plastik ne Tiranes, dhe jo jashte kufijve sic mund te jete thene ndonjehere.

Edhe Bleona Qereti i eshte neshtruar nje operacioni plastik ne Tirane. Ka ndjekur shembullin e konkurentes se saj, ca kohe me pas. Nga te tjera duar specialisti, e nga nje tjeter spital [nga Spitali Ushtarak], Qereti ka dale me nje hunde pa defekte. Eshte perjekur te mos ia zbulojne kete te vertete por me kot, ka rene viktime e komenteve si gjithe te tjeret. Por nuk eshte dorezuar ende. Nuk ka pohuar asnjehere se i eshte nenshtruar operacionit ne hunden e saj. Dhe pse eshte komentuar per kete, nuk eshte merzitur asnjehere. Eshte treguar po aq e qete sac mund te shfaqen dhe ata paciente VIP qe nuk jane bere ende objekt thashethemesh per te tilla operacione, qe nuk jane tradhetuar ende nga doktoret e tyre. Doktor Kellici i ruan me shume fanatizem emrat e rinj qe i jane shtuar listes se pacienteve te tij ne keto kohet e fundit. Krahas shume te tjereve eshte shkruar dhe emri i nje politikani shume te njohur qe eshte anetar ne keshillin e ministrave. Eshte shkruar dhe emri i nje gazetareje shume te njohur televizive [e Top Channel-it], edhe i disa vajzave bukuroshe qe pasi jane operuar tek doktori kane marre pjese ne konkurset e bukurise. Por emrat e tyre doktori nuk deshiron ti beje te ditur, duke respketuar keshtu deri ne fund mareveshjen e nenshkruar me pacientet: te mos zbuloje pacientet dhe te verteten e hundes se tyre. Per hir te kesaj mareveshje, doktori mohon dhe operacionin qe i ka bere dikur bukuroshes Ilda Reka, e vertete kjo qe eshte zbuluar shume kohe pas kryerjes se ketij operacioni. Ashtu sic u zbuluan e shume te tjera.

Por ekzistojne dhe shume raste qe nuk jane zbuluar ende, qe ruhen me shume fanatizem nga pacientet te cilet ende nuk e kane hedhur tutje tabune shumevjecare per operacionet plastike. Qe ende ngurojne te pranojne se ti neshtrohesh nje operacioni plastik nuk eshte turp dhe ta pranosh ate nuk eshte mekat.

Doktor Radovani dhe Kellici, jane te bindur kur pohojne se shume pak ka ndryshuar mentaliteti i shqiptareve, nga vitet kur per here te pare nisen keto operacione. Tabuja ka mbetur po ajo e kohes se prof. dr Besim Zymes, i cili ishte i pari qe kreu ne Shqiperi operacionet e pergjithshme plastike. Ishin vitet 30

kur ai merrej me kirurgjine rikostruktive te fytyres, duke perdorur metodat e nje profesori gjerman, Jozefit. Vit pas viti, profesoi filloi te bente dhe nderhyrje estetike ne hunde, por vetem ne ato qe quheshin ne forme shale. Por pasientet e tij ishin te pakte. Ne nje vit mund te regjistroheshin 10 deri ne 15 operacione, te cilat i perkisnin vetem qiellzes ose buzeve te cara. Me shume se kaq, as qe mund te mendohej atehere.

Kohe me pas, ne prag te viteve 90, doktoresha Fitnete Shalari do te sillte prej Frances metoda te reja per nderhyrjet plastike te hundes, qe do te njihej me emrin: kirurgji rinoplastike. Koleget e saj sot tregojne [sepse ajo vete tani gjendet ne Kanada] se ne fillimet e saj Shalari e kishte shume te veshtire te terhiqte paciente qe e kishin te nevojshme nderhyrjen estetike ne hunde. Zbutjen e tyre, doktoresha e ndjeu pas vitit 1991, kur mesa duket hapja e kufijve dhe udhetimet e shumta i binden njerezit se te rregulloje defektet ne hunde nuk ishte cmenduri. Keshtu vit pas viti, numri i te tilla operacioneve erdhi gjithnje ne rritje, aq sa tashme brenda nje viti mund te numerohen 30 deri ne 50 operacione te te gjitha llojeve. Duke pare njeri-tjetrin njerezit filluan te besonin ne mrekullite e operacioneve plastike,-pohon dr Adnan Kellici,- Keshtu qe shume shpejt u ndje boom-i ne kirurgjine estetike te hundes me se shumti. Shume paciente u regjistruan ne listat tona, por duke kembengulur qe te mos zbuloheshin nga ne. Gjithnje me ka ardhur cudi me kete kembengulje te tyre. Dhe jam ndjere shpesh here keq pse ata vazhdojne te mbeten peng i nje tabuje qe mesa shohim nuk po zbutet. I te njejtin mendim eshte dhe Prof. Dr Pjerin Radovani, i cili ka vite te tera qe ka merret me kirurgjine plastike. Te interesuarit per nderhyrje plasitke jane te shumte, por terhiqen kur shohin kushtet ne spitalin e Tiranes. Ata qe i kane kushtet financiare u drejtohej klinikave jashte Shqqiperise, e me te shumtit nder ta, jane politikanet. Ndersa te tjeret e ruajne si nje deshire, rregullimin e defekteve ne hunde, pa e pasur mundesine per te paguar nje nderhyrje te tille kirurgjikale. E megjithate, e rendesishme per mjeket eshte se ne pergjithesi zhvillimi psikologjik dhe ai ekonomik i vendit ka sjelle ndryshime te dukshme ne drejtim te kirurgjise plastike. Shifrat e operacioneve nga viti ne vit kane rritje te ndjeshme. E me te kerkuarat vazhdojne te mbeten nderhyrjet e fshehta ne hunde. Per te cilat pacientet nuk duan kurresi te rrefehen, edhe kur e verteta del duan apo sduan ato.

Sa kushton nje hunde mesdhetare

Operacionet kryhen me amnestezi gjenerale ose te pjeshme. Pacienteve u intereson me shume e para, ndersa doktoreve me shume e dyta sepse ka me pak rrjedhje gjaku, dhe me lehtesi ne procedurat e nderhyrjes. Cmimet e nje operacioni variojne: ne qendren spitalore nje nderhyrje kirurgjikale ne hunde kushton 200-300 mije leke [te vjetra], ne klinikat private 500 mije deri ne 1 milion lekte [te vjetra], ndersa ne klinikat italiane qe eshte hapaur pak kohe me pare tek Shallvaret nje operacion i tille arrin deri dhe ne 5 mije euro.

Modelet e hundeve percaktohen gjithnje nga syri i specialistit qe kryen nderhyrjen kirurgjikale. Doktor Radovani thekson se me se shumti perdoret forma e hundes mesdhetare sepse ajo u shkon me per shtat tipareve te shqiptareve. Vit pas viti, qe nga koha e doktoreshe Shalarit [kur karakteristike ishte hunda me majen perpjete, aq sa gjithe pacientet e atyre koheve kishin thuajse te njejten hunde, e kuptoheshin menjehere qe e kishin bere hunden operacion] specialistet kane synuar forma sa me te pranueshme per fytyren e pacientit, qe nderhyrjet te mos kuptohen menjehere, por vetem nga nje sy i vemendshem ose i nje specialisti. Sic shpjegojne dhe vete doktoret, tashme ne Shqiperi kryhen operacione septoplastike [ose thene ndryshe korrigjim i perdes se hundes, e cila eshte baza e mbeshtjetjes se nje hunde te drejte] dhe operacione rinoplastike [ose thene ndryshe korrigjime te formes se jashtme te hundes].

---nga KLAN--