Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    SHBA: Vesa Vuniqi - sportistja kosovare që fitoi bursën presidenciale

    5 shkurt 2004 / TN



    Më herët është shkruar për sukseset në karate të Vesës dhe motrës së saj Bletës. Ato perveç sukseseve ne sport janë nxënëse shumë të dalluara edhe në mësime.

    Vesa Vuniqi fitoi bursen presidenciale dhe shkolllimin falas për katër vitet e ardhshme. Shumë Univerzitete janë të interesuara ta kenë Vesën ne gjirin e vet sportiv. Oferta të ndryshme i bëhen nga shumë Univerzitete anekënd SHBA-së.





    Eshtë ky pranim i vlerave të të rinjëve shqiptarë, të cilët dëshmohen vazhdimisht me rezultate në të gjitha fushat. Ajo nga Univerziteti Wayne u njoftua se i është dhënë bursa presidenciale dhe shkollimi për katër vite falas.


    Ajo do të jetë në grupin e studenteve të avancuar, me program te posaçëm që dallohet nga studentët tjerë të rregulltë. Ajo ka fituar të drejtën e regjistrimit para kohe, dhe gjatë kohës së studimeve nga grupi i studentëve në të cilin gjindet Vesa do të kërkohen këshilla për çdo risi programore apo reforma në Univerzitet.

    Programi në të cilin gjindet ajo do të jetë mjaft i vështirë, por do të ketë çasje në laboratoret e Univerzitetit në çdo kohë. Ajo deri me tash ka notën mesatare maksimale 4.0 qe do te thote përqindje maksimale në të gjitha lëndët, edhe pse shumicën e tyre i ka pasur klasë të avancuara.

    Perveç suksesit në mesime ajo ka qenë aktive ne sport. Përmbledhur të gjitha rezultatet në mësime, në sport dhe në aktivitete tjera të lira, bordi i Univerzitetit i ka ndarë Vesës bursën presidenciale.







    BIOGRAFI

    Shkolla në Prishtine: “Meto Bajraktari”
    Suksesi: shkëlqyeshëm (te gjitha 5-she)

    Karate në Prishtine:
    Nxenese e Ramadan Krasniqit e Besim Hasanit dhe Mustafë Statovcit
    Klubi " Rrufeja" dhe "Besa Impex"

    9 vjet
    Vendi i parë në Kampionatin e Kosovës 1997
    Vendi i tretë në Kampionatin Botëror 1997, në Mishkolci të Hungarisë.

    Ne SHBA:
    Nxënëse e shkëlqyeshme: te gjitha A (te gjitha 5-sa)
    Shkolla: "Harrison High School"

    Karate:
    Shkalla e 2-të ( 2 DAN)

    J.S.K.A 2000 Championship (Michigan)
    Vendi i parë në luftëra edhe në kata ekipore

    J.S.K.A 2001 Championship (Michigan)
    Vendi i parë në luftëra dhe i treti në kata ekipore

    Në "Windy CIty USA" National Tournament në karate, Chicago
    5 vende të para dhe 1 të dytë
    Kampione absolute ne luftëra dhe e dyta ne kata për vitin 2003 ne "Windy City USA" National
    Tournament

    Aktive në asociacionet (Organizations):

    "Varsity Soccer" ( lojtare e ekipit të parë të shkolles në futboll) -- viti i katërt
    "Senior Board" (Bordi i nxenesve senior"0 - 1 vjet
    "National Honor Society" -- 2 vjet (Asociacioni Nacional i nxënësve të nderuar)
    "Unity Commity" -- 3 vjet (Komiteti i Bashimit)

    Voluntere në kampanjën e kongresmenit Aldo Vagnozzi për vitin 2002.
    Voluntere në shkollë ndihmon nxënësit tjerë në mësime

    Bursi presidencial nga Wayne State University" per 4 vjet dhe $1,000 për konvikt.



    ---------------------------------------


    Mbetet që ti thuhet urime dhe sukses në Mësime e në Sport .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dokkie
    Anëtarësuar
    20-01-2007
    Postime
    48

    SHume bukur a!!!

    Kjo eshte Vesa gjithmone e sukseshme... I uroj te gjitha te mirat vetem vazhdo . Te fala qika e trenerit
    Kosova është një lum që derdhet në detin e shpirtit tim!

Tema të Ngjashme

  1. Kombëtarja Shqiptare - [lajme dhe komente]
    Nga RaPSouL në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 997
    Postimi i Fundit: 22-01-2012, 21:52
  2. Femra kosovare, pozicioni i saj në jetën shoqërore
    Nga Adriano-10 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 03-11-2006, 18:21
  3. Shkurorëzimet - Kanceri i shoqërisë kosovare
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-05-2005, 13:36
  4. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-11-2004, 12:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •