Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Nën ndikimin e "Kompleksit të Edipit"

    I nderuar psikolog, ndodhem perpara nje situate te veshtire per t`i dhene zgjidhje.Djali im i vogel 10 vjecar, kur vjen mbremja, me lutet per te fjetur me mua.Kam bere pune bindese me te por eshte e kote sepse ben sikur me bindet, shkon ne shtratin e tij, e ze gjumi dhe ne mengjes zgjohet tek fundi i krevatit tim. Ndihem vertet keq sepse kam nje raport fantastik me te dhe nuk di si ta zgjidh kete problem. Eshte e vetmja gje qe me shqeteson ne lidhje me te. Kur ishte i vogel me shprehte deshiren per t`u martuar bashke por e kam parasysh qe ka shume djem qe sillen keshtu ne femijeri me nenat. Si mund te veproj sepse nuk dua te sillem dhunshem me te. A mund te gjendet nje alternative tjeter?

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17
    Ne nje liber shkollor psikologjie kam lexuar qe djemte ushqejne qe ne femijeri instiktin e terheqjes ndaj seksit tjeter, pikerisht nga nena. Me vone kete instinkt e zhvillojne me tej duke ju afruar seksit femer ne moshen e adoleshences.

    Une nuk jam psikolog dhe nuk e di sa vlen mendimi im. Femija juaj ka marre nje dashuri te njeanshme, pra eshte tej mase i lidhur me ju si nenen e vet dhe pak i lidhur me te atin. Bashkeshorti juaj duhet te shpenzoje me shume kohe me femijen, dhe te zevendesoje modelin tuaj, modelin e nenes. Ne kete menyre femija do te identifikohet me shume me baben e vet, dhe me pak me ju. Mosha 10 vjecare eshte moshe e madhe, dhe ne kete moshe femijet fillojne e imitojne te rriturit.

    Pra keshilla im do te ishte pikerisht qe ti te shpenzosh me pak kohe me tet bir, dhe ate hapesire kohe ta zere bashkeshorti juaj. Ne kete stad qe eshte femija ka me shume nevoje te identifikohet me seksin e vet, dhe jo me ate te kundert.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Faleminderit per pergjigjen! Jeni shume i sakte!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ju pershendes,

    sa shpesh ndodh kjo gje?

    Per cdo dite?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Edhe une ju pershendes juve dhe sinqerisht ndihem keq. Kjo ndodh perdite. Dhe kam frike se edhe kur te rritet do te jete i pandare nga une dhe kjo do t`i sjelle pasoja ne familjen e tij te ardheshme. Respekte.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Sa kohe ka qe ndodh keshtu?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mina

    Cuni a luan me shok te lagjes ose klases?
    A luan futboll?
    A shikon filma?
    A i ke dhen me pi gji kur ish bebe?

    Fol pak se psikologu anton nuk do shtij fall.

  8. #8
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ai ka qene shume i lidhur me mua gjate gjithe kohes. Te atin e ka konsideruar rival. Djali im luan me shoke. Eshte shume romantik. Frekuenton nje kurs pikture dhe eshte vleresuar neper konkurse kombetare dhe nderkombetare. Nuk me ka sjelle kurre shqetesime. Pershtatet ne cdo ambjent. Futboll luan rralle. Filma shikon dhe e kam ushqyer me gji si cdo nene femijen e vet. Jam pergjigjur edhe per Antonin edhe per Brarin.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Postuar më parë nga Brari
    Fol pak se psikologu anton nuk do shtij fall.
    Brari, ha ha ti. Mos e ngacmo grun e huj mo dreq se eshte ne hall

    Mina, e shoh qe ne titull ke permendur kompleksin e Edipit dhe ndoshta shume nga shqetesimet e tua jane krijuar pasi ke lexuar ndonje pjese nga Freudi. E dashur, veprat e Freudit jane magjepsese si ato perrallat me mbret po s'kane asgje te vertete, ngelen thjesht pallavra.
    Djali tend eshte ne ate moshe qe ka nevoje per dashurine e kujdesin e mamase. Baballaret jane me te preokupuar me problemin e disiplines por femija preferon te gjeje komfort e ngrohtesi te e ema. Duhet te ndihesh e lumtur qe ke krijuar nje raport kaq te mire me djalin tend dhe jo te ndihesh keq. Por mundohu te evitosh cdo lloj konfrontimi me bashkeshortin perpara femijes. Duke patur parasysh lidhjen e ngushte qe djali tend ka me ty, hasmeria e tij ndaj te atit do thellohet akoma me shume.

  10. #10
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Interesant me sa profesionalitet flisni, por Freud eshte teme tjeter.

    Pa ditur me shume eshte shume e veshtire, bile jo profesionale, te japish keshilla, por vetem mund te ngrihen hipoteza.


    Eshte femije i vetem?

    Sa kohe ka qe ky fenomen eshte bere "shqetesues"?

    Ka dhe fenomene te tjera "shqetesuese" ne familje?

    Ky fenomen mund te jete dhe nje fenomen kalimtar, por dhe mund te evoloje ne nje "lidhje" jo normale bir-nene.

    Rruga e zgjedhur deri tani per te mos ndrehyre "brutalisht" eshte e mire.
    Interesant do te ishte nje "eksperiment" i tille :

    Cfare do te ndodhte nje nate kur ai te ishte vetem ne shtepi me te atin(nuk e di a banon i jati bashke me ju) ?

    (ju mund te flini tek prinderit psh)

    Ju pershendes Anton

    PS

    (dhe une akoma nuk e kam marre diplomen e psikologut, por jam ne perfundim te studimeve ne Gjermani)
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  11. #11
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    I ati thote se keshtu ka ngjare edhe me te kur ka qene i vogel. Tani, ne moshe madhore, ai mendon se ka raport fantastik me te emen. Eshte i gabuar sepse pozita e nenes se tij eshte natyrisht amesore,nuk e mohoj, por edhe poseduese sepse ai nuk i lejon vetes te debatoje me te edhe kur ajo nuk ka te drejte.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    nji shembull

    Kuqalashe mir fole. Une vete nuk kam lexuar kurre frojda e kafka etj. Mendoj se te jesh i vemendshem ne vet rastet ne praktike qe ndodhin para syve tane te fenomeneve te ndryshme jane me me vlere se librat.

    Nji i njohuri im tregonte se qe i vogel ai nuk ka fjetur me prinderit sepse baba dhe nena e tije ishin tipi i atyre prinderve qe nuk i jane ndare krevatit dopjo per veten e tyre nat per nate e femijet nuk i kane afruar kurre ne dhomen e tyre.
    Ky personi ka fjetur qe bebe me gjyshen. Edhe kur u rrit e u be sa nji gamor ai nuk mund te flinte pa gjyshen e tije.
    Nuk shikoj ndonji te keqe ketu.
    Nuk besoj se ka femi ne bote qe do me deshire te fleje vetem. Te gjithe duan te kene afer maman, babane ose Vllan e madh ose Motren. Kane deshire te perkedhelen, tu kendohet ose ti tregohet nji peralle.
    Ne jemi mesdhetare si popull dhe na pelqen afrimiteti, ngrohtesia etj kurse tek popujt gjermanik me shekuj jane mesuar te ndahen nga nena qe bebe e te flejne ne dhome vec.
    E c'femini eshte ajo?

    Megjithate Antoni do na thote ndoj gje..

  13. #13
    "Eksperimenti" qe propozon Antoni mund te jete teper ndricues.
    (pra nese nje dite ai mund te gjendet me te atin ne shtepi)
    Gjithsesi, une nuk shoh asgje per tu preokupuar (megjithse as une nuk jam psikolog).
    Mbase e keqja fillon qe ne momentin kur prindi fillon te penetroje ne boten e femijes me hamendje dhe mberrin konkluzione te nxituara si ai i "kompleksit Edipian".
    Femijet kane nevoje vetem per ngrohtesi e vemendje, asgje me teper. Devijimet e "cuditshme" nuk ndodhin ne rrethanat qe ju zonje na pershkruani. Duhet shume me shume qe femija te kete pasoja qe mund te ndikojne drastikisht tek ai ne te ardhmen.
    Mendoj se karakterizimi qe i beni sjelljes se femijes suaj "kompleksi i Edipit" mund te jete paksa i nxituar.
    Por nese juve si nene jeni vertet e shqetesuar, nuk do te qe keq te kishit mundesine per te marre kontakte me njerez profesionale.

    pershendetje
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Mine e nderuar,


    ne shkrimin e pare u duk krejt normale, me perajshtim te moshes, te mosha dhjete vjecare nuk jane te shpeshta keto sjellje, por do te thoja te rralla. Psikolog nuk jam, por ka lexuar shume lidhur me gjera te tilla dhe psikologjike pergjithesisht...dhe per te qene me i sinqerte kam bashkejetuar me nje dashnore kater vite qe vuante nga kompleksi i Edipit....dhe isha marrezisht i dashuruar dhe pata vuajtur shume....
    Per deri ne moshen 6-7 vjecare mund te kuptohet lehte se femija kerkon nje afri dhe ngrohtesi me te madhe me prindin apo prinderit.
    Ne shkrimin e dyte qe lexova thuani se babain e konsideron rival. Ky eshte nje simptom mjaft sinjifkativ per ate qe mendoni ju. Mirepo edhe kjo nuk domethene se ai mund te klasifikohet ne radhen e atyre qe ju mendoni.
    Duhet pare edhe shume gjera tjera; levizjet, sjelljet dhe si kerkon ai afrine tuaj, mirepo te vije ne shtratin tuaj ne moshen 10 vjecare nuk eshte normale.
    Kete nuk duhet ta toleroni se femije duhet te behet i pavarur gradualisht 1. dhe ketu keni mundesine qetesisht t´i shpjegoni djalit se ai duhet t´i cmoje prinderit ne menyre te njejte.
    Femijes duhet edhe t´i caktohen kufijte. Jo me arrogance, pro me dashuri, ata shume gjera nuk i kuptojne sic deshirojme ne, por duhet pasur durim....
    Nese ai insiston se vetem nena ka vlere dhe se babai ia zen vendin atij , atehere ju keshilloje te konsultoheni me nje psikolog, sepse gjera te tilla nuk zhduken vetvetiu, jo nese qendrime te tilla jane ne moshen 10 vjecare. Nje qendrim i tille mund te kuptohet deri ne moshen 7vj. me vone jo. Dhe nje simptom tjeter per nje femije te kesaj moshe eshte se ai don me shume nenen se babain, edhe kjo nuk eshte aq e rendomte per femijet e moshes se tij. Ata ndoshta gjate dites kane preferencat e tyre, por zakonisht nuk ndalen vetem te njeri. Me kete qe po them nuk dua tua rrise problemin, por dua vetem t´ju beje te mendoni pak me teper ne kete drejtim, sepse shume gjera tani mund te korrigjohen, por ne moshen e pubertetit gjera te kesaj natyre mund edhe te rriten me teper.
    Nese femija thot se deshiron te martohet me babain apo nenen kjo nuk domethen se ai/ ajo mendon vertete te martohet. Kjo deshmon nevojen per afri dhe per ngrohetsi konstante nga prindi sepse psika e tyre akoma nuk e percepton si duhet se cka eshte martesa.
    Mirepo perseri po kthehem te mosha e tij: nese ai ne kete moshe thot ashtu, atehere une mendoj se do t´ishte mire ta percillni me me kujdes sjelljen e tij dhe nese u lindin dyshime me te medha, atehere drejtohuni nje eksperti qe eshte kompetent per keto gjera, sepse ne forum mund te themi keq apo mire, por kete mos e merr si fjale te fundit, seps endoshta me vone mund te deshproheni....
    Po rikthem te rivalitetit. Edhe kjo mund te mos jete gje, per ta marre kete si relevante duhet ditur sjelljen tende. Mos ndoshta gjate edukimit te tij ke " instaluar " ti ide te tilla edhe ate duke dashur qe femija te jete me shume i lidhur me ty se me babain. Nese ka ekzistuar te ju ne familje nje konkurence e tille, atehere nuk ka sgje brengosese, por ju duhet ta edukoni femijet ne ate menyre qe ai te kete nevoje per qe te dy ne menyre te barabarte! Ka tendenca qe vajzat te ndjehen me te lidhura me babain dhe djemt me nenen mirepo jo deri aty sa ta konsiderojne tjetrin rival...dhe me ne fund eshet gabim nese prindi eshte posedues sepse ne kete menyre ngushton lirine e femijes. Femija duhet ta jetoje femijerine e vet si gjithe te tjeret. Nese njeri prej prindeve eshte posedues redukton teper shume lirine e femijes dhe i mungojne alternativat dhe sjellejet sociale jasht sepse me vone do ta kete veshtire te bashkepunoje ne nje tim, sepse edhe aty do t´i prese apo pretendoje sjelljet qe i ka pasur ne shtepi. Ne Gjermani qendirmi i tille i prinderve shihet si negativ dhe zakonisht keta femije kane probleme pastaj edhe me shok ne klase, ne loje etj...apo nuk deshirojne kurre te humbin, sepse nuk jane mesuar ne shtepi....Nese ju i perkdhelni doren burrin tuaj ne pranine e tij, si reagon ai ne kete cast ? Mendoj se kjo eshte me rendesi te dihet. Fytyra e nje femije nuk genjen...Edhe kjo nuk mundte jete treguese e sigurte nese keni jetuar ne nje familje ku prinderit nuk preken kurre ne prani te femijeve, mirepo nese perkdhelja nuk eshte problem te ju dhe vereni se ai skuqet apo nervozohet, atehere mendoje se duhet bere dicka kunder kesaj gjendje.....

    sinqerisht

    Sh.A.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shën Albani : 17-08-2002 më 20:07

  15. #15
    alvi
    i/e ftuar
    Une jam dakort me Kuqalashen.
    Femija femije eshte, do te rritet dhe do ti kuptoje gjerat ndryshe. Do te vije nje dite kur do ti lutesh te dali te pije nje kafe me ty se atij do i vije turp nga shoket. Gezoje sa ke mundesi kete zakon te cunit. nenat tona pavarsisht se a thote ai i semuri Kafka ne i kemi si zemer, dhe i duam ne menyren tone, dhe aspak nuk urrejme baballaret. Une me tim me kam nje marrdhenie shume te mire, dhe po ashtu me tim ate. Une ngaqe kam qene shendetlig,kam pas fjetur me prinderit shume, jo cdo dite, por shpesh. Sot e kesaj dite i dua dhe i respektoj te dy njesoj ndonese larg. Ma merr emmndja se ime me do jepte gjithe boten per te na pasur mua dhe tim vella afer perseri.
    Une te keshilloj te mos shqetesohesh por ta Cherish kete eksperience.
    Pershendetje dhe respekt, Alvi!

  16. #16
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Te falenderoj Sh.A. dhe dua te them qe djali im vertet me do shume por kur une i vendos caqe ai i respekton. Ne kete pike, per te cilen diskutojme, ai me nxjerr justifikime si p.sh. kam pare alienet ne televizor dhe kam frike te fle vetem etj. nderkohe qe me premton qe po te vdes une do te me qendroje tek varri edhe diten edhe naten. Ne kete forme ekstreme e shpreh dashurine per mua. Sa here qe i hedh syte dhe na ndeshen veshtrimet, ai me puth ose me buzeqesh. Natyrisht kjo eshte nje gje e bukur por dua ta shkepus gradualisht prej meje. Nese do t`i jap urdher te prere, e di qe do te me bindet por do te thyhet sepse eshte shume sensibel. Une nuk kam qene kurre e mendimit "ta kem djalin per vete", sic jane disa nena sepse kjo sjellje e demton femijen. Une jam per 50 me 50, sepse keshtu thote edhe shkenca, femija eshte pergjysem, pavaresisht se nena eshte me e lidhur me te dhe ka detyrime me shume ndaj femijeve. Gjithsesi ju falenderoj per pjesmarrjen.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  17. #17
    hidhert
    Anëtarësuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    PSE SHQETSOHESH MOJ MINA EDHE UNE RRIJA NE PREHRIN E MAMIT DERI VONE DHE TANI UNE ME MAMIN KAM LIDHJE ME TE NGUSHTA SESA ME BABAIN ESHTE DICKA NATURALE:
    POR KUJDES TI DO BESH SIKUR E AFRON SEPSE NE TE KUNDERTEN
    DO TE NDIKONTE NEGATIVISHT NE PSIKOLLOGINE E FAMILIES QE NETE ARDHMEN DO KRIJOJ TET BIR.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    mina ...qe te mos preokupohesh me po te them se Edipi ishte goxha vjet me i madh se yt bir kur u martua me t'emen!
    dhe shprehja "komplex edipi" padyshim qe perdoret per nje mashkull te pjekur sexualisht...kundrejt nenes se tip...nuk e njoh zhvillimin sexual te tet biri...por mendoj se 10 vjec jane nje cike si pak...per te provuar atraksion sexual per nje njeri te sexit tjeter.
    ndoshta ai ka thjesht NEVOJE PER AFEKSION E PER ME SHUME VEMENDJE!
    gjithe te mirat.
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  19. #19
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kompleksin e Edipit kam degjuar ta kene shume femije. Di qe nena eshte e dashura e pare e nje mashkulli dhe kur ky femije mashkull formohet dhe piqet (arrin te arsyetoje), e materializon kete dashuri tek nje femer tjeter. Shpresoj te mos jem e gabuar. Per meshkujt ne moshe madhore, nuk behet me fjale per kete kompleks por per tjeter gje e cila emertohet incest. Atraksioni seksual ne kete rast do te ishte katastrofe!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    nuk e kisha fjalen per moshe madhore...por per nje rini te hershme...aty tek 15 vjec ose edhe me pak!
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Historia e KOASH gjer në vitin 1944
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 07-01-2011, 05:56
  3. Shtypi serb: Arrestohet gjenerali serb Mladiç, nën akuzë nga Haga
    Nga Pasiqe në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 12:15
  4. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •