Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18

Tema: Shenjteria

  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Shenjteria

    Te dashur vellezer e motra,

    po e hap kete teme per diskutuar mbi shenjeterine.

    Koncepti i shenjterise eshte i ndryshem ne besime te ndryshme. Keshtu ka besime qe pretendojne qe vetem Zoti eshte i shenjte, ka besime qe pretendojne se dhe njerezit mund t'i afrohen Zotit ne shenjteri nqs per kete mundohen shume....

    Por ka dhe nje besim tjeter qe quhet Krishterim qe pretendon marrjen e shenjterise duke marre brenda teje Krishtin.

    Ne Krishterim asgje nuk eshte impersonale, doktrinore, legaliste apo moraliste. Kjo e ka bere krishterimin nje besim te dyshimte ne cdo epoke.

    Krishterimi eshte nje besim personal. Cdo te thote kjo?
    Kjo s'do te thote aspak se Krishterimi eshte nje besim individualist, qe duhet te perjetohet ne vetmi, apo nje besim ku ka rendesi vetem lidhja jote si individ me Krishtin.

    Fakti qe Krishterimi eshte nje besim personal duhet kuptuar qe KRISHTERIMI ESHTE NJE PERSON DHE KY QUHET JEZUS KRISHT!

    Pra krishterim dhe Krisht eshte e njejta "gje" ose I Njejti Person. Dhe ky eshte Krishti!

    Kjo aspak nuk duhet marre ne kuptim simbolik, por ne ate jetesor dhe real.

    Tani vijme tek shenjteria.

    Te jesh i SHENJTE do te thote te jesh I NJEJTE ME ZOTIN! Te jesh PERENDI!

    Sado blasfemues te duket ky mendim, ky shpreh qellimin e Krijimit tone. Perendia donte krijimin e Perendive dhe jo te qenieve inferiore ndaj Tij, me te cilat nuk mund te kesh asnje lloj marredhenie!

    Por si arrihet te jesh i njejte me Zotin?

    Kjo arrihet duke patur ne Frymen tende, Jeten me te larte! Jeten e Zotit!

    Kjo jete eshte Jeta qe vlon ne Frymen e Zotit, kjo eshte jeta qe duhet te vloje ne Frymen e njrezeve.



    Njeriu u krijua qe ta kishte kete jete, por nuk u ndalua dhe qe te mos e kishte ne rast se nuk donte ta kishte. Prandaj ne Eden kishte 2 Pemet: Jeta e Zotit dhe Njohuria e Zotit!

    Te dyja keto peme ishin 2 menyra jetese qe njeriu mund te zgjidhte: Ne rast se ai do zgjidhte Jeten, ai do zoteronte dhe njohurine, pa vdekur!
    Ne rast se do zgjidhte Njohurine, ai do behej i ditur duke patur nje fryme te vdekur! Ai dhe mund te jetonte perjetesisht, por nje jete e perjeteshme me nje fryme te vdekur do ishte me e keqe se vdekja.

    Zoti e largoi njeriun nga Pema e Jetes. Pra i dha vdekjen e trupit, nga dhembshuria. Vetem keshtu njeriu do vleresonte Jeten dhe do e shihte se sa pak vlen nje Njohuri e Vdekur!

    NJeriu vdiq ate dite qe hengri nga Pema e Njohurise, sepse vdiq fryma e tij. Vendin e Frymes e zuri mendja. Njeriu pas kesaj u shnderrua ne "nje specie te mutuar".


    Pra kemi 3 lloj njerezish:
    1-) Adami i sapo krijuar:
    2-) Adami nqs hante prej Pemes se Jetes
    3-) Adami nqs hante nga Pema e Njohurise

    Specia e pare eshte nje specie "ne evoluim" pra e paperfunduar. Ajo ka cilesi hyjnore, por akoma nuk ka jeten hyjnore.
    Specia e dyte eshte E SHENJTE. Ajo ka brenda saj Jeten e Zotit (Qengjit te Therrur qe para krijimit, frutet e Se Cilit jane tek Pema e Jetes)
    Specia e trete jane shumica e njerezve sot. Ata qe nuk e kane marre Jeten nepermjet Krishtit!


    Pra Shenjteria eshte nje lloj jete. Dhe eshte Jeta me e larte, Jeta e Zotit! Ajo nuk fitohet, por merret, ashtu si dhe jeta njerezore! Legalizmi, Moralizmi, Feja se bashku me Anarshine, Imoralitetin, Ateizmin vijne qe te dyja (palet) nga Pema e Njohurise. Ato jane 2 polet qe lidhin me zinxhire njeriun e rene.

    Antiteza e tyre eshte Jeta. Dhe kjo Jete eshte Shenjteria!
    Dhe Shenjteria eshte Krishti!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Matrix, interpretimi qe ke dhene me lart i kujt feje eshte?

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Besimi Orthodhoks


    ......
    Shpirti i Shenjtė ėshtė njė nga Personat e Trinisė dhe ėshtė , i njė esence me Atin. Tė krishterėt orthodhoksė vazhdimisht pohojnė: Besoj... nė Shpirtin e Shenjtė, Zot, Jetėbėrės, qė buron prej Atit, qė adhurohet e lavdėrohet bashkė me Atin e me Birin, qė foli me anėn e profetėve. Ai ėshtė quajtur "premtimi i Atit" (Veprat 1:4), dhėnė si dhuratė nga Krishtipėr Kishėn, pėr ta forcuar Atė nė shėrbimin ndaj Perėndisė (Veprat 1:8), pėr tė vendosur dashurinė e Perėndisė nė zemrat tona (Romakėve 5:5), dhe pėr tė na dhėnė dhurata shpirtėrore (I Korintasve 12:7-13), virtute pėr jetėn (Galatasve 5:22,23) dhe dėshminė e krishterė. Tė krishterėt orthodhoksė besojnė premtimin biblik se Shpirtii-Shenjtė jepet gjatė Krezmimit (Mirosjes) nė Pagėzim,(Veprat 2:38). Ne duhet tė rritėmi shpirtėrisht nė jetimin me Shpirtin e Shenjtė gjatė gjithė jetės sonė.
    .......


    Pagėzimi eshtė mėnyra me tė cilėn njė njeri bashkohet me
    Krishtin, Pėrjetimi i shpėtimit fillon nė ujėrat e Pagėzimit. Apostull Pavli mėson nė Letrėn pėr Romakėt (6:1-16) se nė pagėzim ne pėrjetojmė vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit. Nė tė, mėkatet tona falen me tė vėrtetė dhe ne fuqizohemi nga bashkimi me Krishtin pėr tė jetuar njė jetė tė shenjtė.
    Nė kohėt moderne, disa e konsiderojnė pagėzimin vetėm si njė "shenjė tė jashtme" tė besimit tek Krishti. Ky inovacion nuk ka precedent historik apo biblik; Disa tė tjerė e shndėrrojnė nė njė bindje tė thjeshtė e tė sipėrfaqshme ndaj urdhėrimeve tė Krishtit (shih Mateu 28:19, 20). Tė tjerė akoma, duke injoraar plotėsisht Biblėn, nuk e pranojnė pagėzimin si njė faktor jetėsor nė shpėtim. Orthodhoksia poh.on se kėto inovacione tė kohėve tė fundit, i largojnė njerėzit e sinqertė nga siguria kryesore qė pagėzirni jep, bashkimi me Krishtin dhe qenia pjesė e Kishės sė Tij.

    Rilindja ėshtė marrja e njė jete tė re dhe me tė fiton, si tė thuash, hyrjen pėr nė mbretėrinė e Perėndisė dhe nė Kishėn e Tij. Jisui tha: Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Shpirti, nuk mund tė hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė(Joani 3:5). Qė nga fillimet e saj Kisha ka mėsuar se "uji" ėshtė uji i pagėzimit dhe "Shpirti" ėshtė Shpirti i Shenjtė. Rilindja sjell nė pagėzim, ku ne vdesirn me Krishtin, varrosemi me Krishtin dhe ngrihemi me Krishtin nė ngjalljen e Tij, duke u bashkuar me Atė nė njerėzimin e Tij tė lavdishėm (Veprat 2:38; Romakėve 6:3, 4). Ideja, historikisht e vonshme, sipas sė cilės rilindja ėshtė njė pėrjetim fetar qė s'ka lidhje me pagėzimin, nuk ka bazė biblike.

    Shpengim ose shperblim ėshtė njė fjalė qė pėrdoret nė Shkrimet e Shenjta dhe do tė thotė se ne jemi tė falur nė Krishtin. Shpengimi nuk ėshtė njė "njė herė e pėrgjithmonė", nuk ėshtė njė shpallje e menjėherėshme qė tė garanton shpėtimin e pėrjetshėm, pamvarėsisht se sa pandershmėrisht mund tė jetojė ai njeri mė pas. Nuk ėshtė as njė deklaratė zyrtare sipas sė cilės njė njeri i padrejtė ėshtė i drejtė. Mė saktė shpengimi ėshtė njė realitet i gjallė, dinamik, i pėrditshėrn pėr njė pasues tė Krishtit. I krishteri nė mėnyrė aktive bėn njė jetė tė drejtė nė hirin dhe nė fuqinė e Perėndisė qė u jepet tė gjithė atyre qė besojnė nė Tė.

    Shenjtėrim do tė thotė tė vihesh mėnjanė pėr Perėndinė. Ai (shenjtėrimi) na fut nė proēesin e pastrimit dhe tė shenjtėrimit me anė tė Krishtit nė Shpirtin e Shenjtė. Ne jemi thirrur tė bėhemi shenjtorė dhe tė shkojmė drejt pėrngjasimit tė Perėndisė. Pas marrjes sė dhuratės sė Shpirtit tė Shenjtė, ne aktivisht marrim pjesė nė shenjtėrim. Ne bashkėpunojmė rne Perėndinė, ne punojmė sė bashku me Tė, qė tė mund ta njohim Atė, duke u bėrė nga hiri ēfarė Ai ėshtė nga natyra.

    Dhuratat shpirtėrore. Kur Kisha e Re ishte nė fillimet e saj, Perėndia dėrgoi Shpirtin e Shenjtė mbi Apostujt dhe ndjekėsit e tyre, duke u dhėnė dhurata shpirtėrore pėr tė ndėrtuar Kishėn dhe pėr t'i shėrbyer njeri - tjetrit. Midis dhuratave tė veēanta tė pėrmendura nė Dhiatėn e Re janė: apostullim, profetizim, ungjillizim, grigjėrim, mėsim doktrine, shėrime, ndihma, administrim, njohuri, menēuri,njohje gjuhėsh, interpretim gjuhėsh. Kėto dhe dhurata tė tjera janė tė njohura nė Kishėn Orthodhokse. Nevoja pėr to ndryshon me kohėn. Dhuratat e shpirtit janė mė tė dėshmuara nė jetėn liturgjike dhe sakramentale (qė i pėrket mistereve) tė Kishės.

    Kungata Hyjnore

    Kungata Hyjnore ėshtė quajtur si Misteri i mistereve; i cili i pėrshkon tėrė misteret e tjerė. Kungata ėshtė misteri nė tė cilin buka dhe vera e blatuar ndryshohen prej Shpirtit tė Shenjtė nė trupin e vėrtetė dhe Gjakun e vėrtetė tė Zotit tonė Jisu Krisht. Nė ēdo mister tjetėr ne thėrresim bekimet e Perėndisė nė disa elemente materiale, qė ato tė shenjtėrohen. Ky element mund tė jetė ujė, vaj apo diēka tjetėr. Vetėm nė Kungatėn Hyjnore ne thėrrasim bekimin e Perėndisė mbi elementet materiale tė bukės dhe verės dhe i kėrkojmė Atij qė jo vetėm t'i shenjtėrojė, por t'i ndryshojė nė gjakun dhe Trupin e Jisu Krishtit. Kėshtu qė, kur ne marrim Kungatėn, ne marrim vetė Krishtin, bėjmė njė bashkim intim me Tė dhe me jetėn e pėrjetshme. Aq i madh ėshtė ky mister, sa qė ne nuk mund ta shprehim dot, por vetėm falenderojmė Zotin. E falenderojmė pėr kėtė dhuratė; sa qė edhe Kungata e Shenjtė quhet Eukaristia, qė do tė thotė Falenderim. Ky mister, sė bashku me pagėzimin, janė themeluar nga vetė Zoti dhe janė tė lidhur ngushtė me njėri-tjetrin. Pa kėto dy mistere ne nuk hyrnė dot nė Mbretėrinė dhe nuk kemi Jetė. Zoti tha qė po te mos lindim prej uji dhe fryme (pagėzimi,) nuk do tė hyjmė nė Mbretėrinė e Perėndisė, por edhe nėse nuk ushqehemi ēfarė lindi nga pagėzimi nuk do tė rrojė.
    "Me tė vėrtetė po ju them: po tė mos hani Trupin e Birit tė njeriut, dhe po tė mos pini gjakun e Tij, nuk do tė keni jetė nė veten tuaj". (Joan, 6:53)
    . Me pagėzimin lindim nė jeten shpirtėrore, por me Kungatėn ushqehemi. Lindja ėshtė vetėm njė herė por ushqimi duhet i vazhdueshėm.
    ...........
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Jeta e tė krishterėve qė ndryshon nga ajo e botės tjetėr

    Sigurisht tė krishterėt nuk dallohen nga njerėzit e tjerė as sipas vendit, as sipas gjuhės, as sipas zakoneve. Sepse as nė qytete mė vete banojnė, as dialekt tė veēantė pėrdorin, as jetė tipike tė veēantė ndjekin. Sigurisht as ndonjė doktrinė tė tillė kanė gjetur tė shpikur me pėrpjekje tė shumta tė njerėzve, as paraqesin ndonjė dogmė njerėzore (siē bėjnė mėsuesit paganė tė filozofisė). Duke banuar nė qytete pagane dhe barbare, atje, ku ėshtė ndodhur secili dhe duke ndjekur zakonet e vendit nė veshje, nė ushqim dhe nė jetesėn tjetėr, ata paraqesin njė gjendje tė admirueshme e me tė vėrtetė tė habitshme tė jetesės sė tyre. Banojnė nė viset e tyre tė lindjes, po si mėrgimtarė marrin pjesė si qytetarė nė ēdo gjė dhe durojnė ēdo gjė si tė huaj; ēdo vend i huaj ėshtė dhe atdhe i tyre dhe atdheu i tyre ėshtė si i huaj. Martohen si tė gjithė, lindin fėmijė, por nuk i hedhin ato qė lindin. Shtrojnė trapezė tė pėrbashkėt, po jo tė bollshme. Kanė Trupin, por nuk rrojnė sipas trupit. Jetojnė mbi tokė, po rrojnė nė qiejt. U binden ligjeve nė fuqi dhe me jetesėn e tyre i mposhtin ligjet, kanė dashuri pėr tė gjithė dhe nga tė gjithė pėrndiqen. Nuk pėrfillen dhe dėnohen, vdesin dhe ringjallen. Rrojnė nė varfėri dhe pasurojnė shumė tė tjerė. Pėr ēdo gjė ndjejnė inungesė dhe ēdo gjė e kanė me bollėk. Pėrēmohen dhe me pėrēmimet lavdėrohen. Blasfemohen dhe drejtėsohen. I fyejnė dhe ata bekojnė. I shajnė dhe ata nderojnė. Bėjnė tė mira dhe dėnohen si keqbėrės. Kur dėnohen, ata gėzohen me bindjen se ringjallen. Nga judenjtė luftohen si tė njė race tė huaj dhe nga paganėt pėrndiqen. Ata qė i urrejnė, nuk janė nė gjendje tė thonė shkakun e armiqėsisė.

    Shkurtimisht, siē ėshtė shpirti nė trup, kėshtu janė tė krishterėt nė botė. Shpirti ėshtė i shpėrndarė nė tė gjitha pjesėt e trupit, dhe tė krishterėt nė tė gjitha qytetet e botės. Shpirti vėrtet banon nė trup, po nuk rrjedh nga trupi. Edhe tė krishterėt, banojnė nė botė, por nuk janė prej botės. Shpirti i padukshėm ruhet nė trupin e dukshėm. Edhe tė krishterėt, ndonėse nė dukje gjenden nė kėtė botė, por shpresėtaria e tyre qėndron e padukshme. E urren dhe e lufton shpirtin trupi, ndonėse nuk i bėn ndonjė padrejtėsi, sepse ai e pengon tė jepet pas dėfrimeve. I urren edhe bota, tė krishterėt, pa i bėrė asaj asnjė padrejtėsi, po vetėm sepse janė kundėr dėfrimeve. Shpirti ka dashuri pėr trupin qė urren dhe pėr pjesėt e tij dhe tė krishterėt kanė dashuri pėr ata qė i urrejnė. Shpirti qėndron i mbyllur nė trup, po ai e mban trupin; edhe tė krishterėt, ndonėse qėndrojnė nė kėtė botė si nė burg, po ata e mbajnė botėn. Shpirti i pavdekshėm banon nė njė tendė tė vdekshme; dhe tė krishterėt jetojnė si mėrgimtarė nė gjėrat qė janė tė prishėshme; duke pritur mosprishmėrinė qė ėshtė nė qiejt. Shpirti, i munduar nga ndalimi i ushqimeve dhe i pijeve, pėrmirėsohet; edhe tė krishterėt, qė dėnohen pėrditė, shtohen edhe mė tepėr. Nė njė rregull tė tillė i vendosi kėta Perėndia, kėshtu qė nuk u lejohet qė ta braktisin.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Albo,

    ti ne shkrimin e mesiperm ke folur per te krishteret dhe cilesite e tyre, por nuk ke thene se cfare kane te krishteret qe i ben te ndryshem. Pra cila eshte ajo "gje" qe ata kane qe i ben te jene kaq te ndryshem.

    Te krishteret nuk jane ca moraliste te cilet kane ca norma morali qe duan te ndjekin gjate jetes. Kjo do ishte fyerese per ta.

    Ti me ke pyetur se nga cila Fe e kam marre ate interpretim. E kam marre nga e njejta fe qe e beri vellain tim ne Krishtin, Athanasin qe te deklaronte: Perendia u be njeri, qe njeriu te behet Perendi...
    Dhe kjo Fe eshte Krishti!

    E vleresoj shume shkrimin e mesiperm tendin. Ate liber e kam lexuar dhe une, Jeta e Shenjtoreve ne Kishen Ortodokse!

    Me ka ngelur ne mendje nje fragment nga jeta e Llukianoit, kur cdo pyetje qe i benin paditesit, psh si e ke emrin, cfare pune ben, ai vella i shenjte i pergjigjej: I KRISHTERE

    Dhe nje nate para vdekjes, ai bashke me vellezer te tjere te burgosur, feston ne burg Darken e Zotit, Darken e Triumfit!

    Te krishteret jane si te gjithe te te tjeret. Por kane dicka qe u mungon te tjereve!

    Psh nqs kemi 2 tela, nje te lidhur me burimin e rrymes dhe nje te palidhur, ate te palidhurin ti mund ta manipulosh si te duash, madje e mund ta keputesh, por atij te lidhurit, ti nuk mund ti besh asgje!

    Kete shembull e kam lexuar ne kete liber qe quhej "Jeta e shenjtoreve ne Kishen Ortodokse" dhe po ashtu, fare rastesisht, e kam gjetur e tek nje liber tjeter, po aq i mrekullueshem "Jeta me e larte"
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Kurse ajo qe me ka ngelur mua ne mendje Matrix, jane fjalet e Jezu Krishtit kur ai endej neper shkretetire per 40 dite, pa ngrene e pa pire asgje. Gjate ketyre 40 diteve, Jezu Krishti u perball me satanain i cili u mundua ta tundonte Jezu Krishtin plot 3 here.

    Nese ke parasysh filmat e realizuar mbi jeten e Jezu Krishtit, ne te tre pergjigjet e Tij, Jezu Krishti nuk dha nje pergjigje te Tij, edhe pse Ai ishte Njeri-Zot, por iu referuar Shkrimeve te Shenjta. Zoti Krisht qe kish qene ne krah te Atit qe nga fillimi i koherave, nuk u tundua aspak nga pushteti qe djalli kishte mbi token dhe njerezit. Krishti nuk percolli mesazhin e Tij, por mesazhin e Atit te Tij per ish-kryengjellin rebel qe shkeli Fjalen e Mbretit te Tij.

    Per te dale tek pyetja ime me lart. Qellimi i saj ishte nje dhe i vetem. Nuk mund te dalim me "te vertetat tona", pa u njohur me te verteten biblike qe ne trashegojme brez pas brezi ne Kishen Apostolike. Cdo besimtar duhet te njihet jo vetem me mesimet e Bibles, por edhe me trashegimine e cmuar apostolike. Mesimet dhe predikimet e apostujve dhe dishepujve te tyre, mesimet e prifterinjve te gjithe shekujve dhe koherave, jane ushqim hyjnor shpirteror per cdo te krishtere, jo vetem per orthodokset e katoliket.

    Keto tema marrin nje vlere te jashtezakonshme sa here qe gjithesecili sjell mesime nga jeta e shenjtoreve te Kishes.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Matrix te ka dhene nje pergjigje te goditur ty, pamvaresisht se ti nuk mund ta kuptosh dot.

    Ai ka thene se feja e tij eshte Krishti, dhe feja e cdo te krishteri duhet te jete Krishti. Krishti qendron mbi fete dhe nuk kufizohet as nga dogmat kristiane dhe as nga fete e ndryshme.

    Krishti ka thene se Ai eshte Alfa dhe Omega, fillimi dhe fundi, pra jashte Tij nuk ndodhet asgje dhe asnjeri. Nese dikush ka Krishtin, ai ka te Verteten, nese dikush ka Krishtin ai ka Jeten, nese dikush ka Krishtin, ai ka Shenjterine, nese dikush ka Krishtin, ai ka gjithcka.

    Matrix eshte nje krisht i vogel, sepse Ati ne te sheh Krishtin dhe vetem Krishtin. Dhe nuk sheh Krishtin sepse Matrix eshte me i zgjuar, me i mire, me i dashur, me i dhembshur, por Ati sheh Krishtin ne Matrix, sepse ai eshte zgjedhur nga Ati qe para themelimit te botes.

    Kush jemi neve te gjykojme bijte e Perendise? Kjo eshte dhe detyra jone, te shohim vellezerit tane me syte e Perendise, dhe jo te akuzojme njeri-tjetrin se kush ka te verteten dhe kush jo. Kur ne akuzojme dhe gjykojme, perdorim mishin tone te rene, perdorim mendjen tone te rene, duke menduar se jemi me te zgjuar se te tjeret, qe ndofta edhe mund te jemi, por qe para syve te Perendise nuk ka asnje vlere.

    Para syve te Perendise vleren me te madhe e ka Ai qe jeton dhe banon brenda nesh, Krishti.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Para syve te Perendise vleren me te madhe e ka Ai qe jeton dhe banon brenda nesh, Krishti.
    Sikur njeriu te mbante frymen gjalle me fjale, asnje njeri ne kete bote nuk do te njihte uri dhe vdekje nga uria. Krishti jeton ne Shtepine qe ai vete ngriti, Kishen e Shenjte te Pergjithshme dhe Apostolike. Te gjithe te krishteret shkojne ne te per te qene ne prani te Tij dhe per te marre ate ushqimin qe vetem Krishti e ofron, Gjakun e Tij dhe Trupin e Tij. Ky eshte ushqimi shpirteror i cdo te krishteri, ky eshte ushqimi qe rrit Krishtin brenda nesh.

    Disa prej jush nuk e kishin degjuar ndonjehere fjalen KUNGIM, e jo me ta merrnit ate ne Kishen tuaj. Kjo nuk perben nje paragjykim, perben nje te vertete te hidhur per shume nga ju.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Disa prej jush nuk e kishin degjuar ndonjehere fjalen KUNGIM, e jo me ta merrnit ate ne Kishen tuaj. Kjo nuk perben nje paragjykim, perben nje te vertete te hidhur per shume nga ju.
    Ke qene ti vete qe thoje se si ka mundesi qe fjala krishterim qe nuk perdoret ne bibel, te perdoret kaq shume sot, nderkohe qe ti perdor fjalen kungim me nje krenari te dukshme por qe nuk gjendet ne asnje vend ne bibel, dhe jo vetem kete fjale, por fjalori ortodokso-katolik eshte mbushur me fjale te tilla qe nuk perdoren ne bibel.

    Megjithate, dua te theksoj se nuk e quaj te rendesishme une se c'fare fjale perdoret sot, rendesi per mua ka qe megjithese perdorim fjale te ndryshme, flasim per te njejten gje.

    Fakti qe Astrit77, (dhe jo "disa prej jush") nuk e njihte kete fjale, pasi ne kishen e tij perdoren fjalet ashtu sic jane ne bibel, nuk e nxjerr jashte familjes se Krishtit. Edhe nje here me duhet te te kujtoj se zemra e Krishtit eshte shume me e madhe se e imja dhe e jotja, dhe ne te ka vend per te gjithe ata qe e kane pranuar dhe kane besuar ne te, pamvaresisht nga doktrinat e krishtera ne te cilat ata bejne pjese.

    Keshtu pra mos dil ne paragjykime te nxituara duke thene "e jo me ta merrnit ate ne kishen tuaj", sidomos ti qe ndodhesh ne Amerike dhe ku protestantizmi ka lulezuar me shume se kudo, dhe qe nuk lufton dogmat e tjera kristiane,(ortodokse, etj.) ashtu sic ka ndodhur dhe ndodh ketu ne Greqi nga ortodokset.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Albo,

    Krishti nuk ju referohej shkrimeve te shenjta kur fliste. Prej Tij buronin shkrimet, ashtu sic burojne prej cdo te krishteri.Mos valle Krishti u ul studioi shkrimet dhe pastaj kundershtoi Djallin?

    Ishte po Krishti Ai qe tha se me ane te shkrimeve nuk mund te merret jeta e perjeteshme, ishte Pali ai qe tha se Shkronja vret.

    Bibla eshte thike me dy presa. Ne rast se ti e perdor per tu ushqyer, shume mire. Po rne rast se e perdor per te shtuar njohurite doktrinore, me mire mos e prek se do cash duart aty.

    Krishti jep jete.

    Kaq e veshtire eshte per tu kuptuar kjo valle?

    Mqns thua se je ortodoks, A e ke lexuar jeten e Shen Maria Egjiptianes, kur ajo pa degjuar asnjehere per Biblen, pa e prekur fare kete liber me dore, ndoshta pa ditur fare nese ekzistonte, i fliste me vargje biblike Zosimait?

    Kush e kishte shenjteruar valle kaq shume kete grua?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 08-04-2011, 07:41
  2. Shenjtėria nė orthodhoksi
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 11:48
  3. Si arrihet perfeksioni?
    Nga Albo nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 05:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •