Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 62
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    europe centrale
    Postime
    21
    VETEM NJE SQARIM TE VOGEL...
    per ata qe nuk jane ne dijeni:PRESIDENCA FRANCEZE DHE PRESIDENTI CHIRAC,shume i permendur ne diskutim ketu NUK ka ndaluar vetem shamine : ligji i ri thote shume qarte: ndalohet Ēdo simbol fetar ,i dukshem ,ne institucionet publike.
    Ketu perfshihen SHAMITE,KRYQI I DUKSHEM (qe disave u eshte deformuar qafa nga pesha dhe madhesia e tij),dhe ajo fare mbulese ne maje koke qe mbajne hebrenjte,e shume te tjera njekohesisht.
    Ndaj nuk shoh asgje kunder islamit ne veĒanti ne kete ligj.
    Ligji ka qene i domosdoshem ne FRANCE,ne shtetet tjera nuk e di .Njerezit po shkonin ne ekstrem dhe ndarjet po thelloheshin perdite.Ndoshta ky ligj nuk do te sjell asgje te mire,nuk do te kete rezultat,por jemi deshmitare te nje situate dramatike ne France:njerezit ne kulmin e punes,ne vendet e punes,kerkojne te falen,te bejne lutjet e tyre.Sigurisht ,kjo e pengon punedhenesin,por njekohesisht demton edhe punetoret tjere ne ndermarrje qe duhet t'i pershtaten nje situate ,te bejne tolerime,qe per ta jane te pakapshme.
    Nuk kam asgje kunder asnje feje,por me duket se gjerat nuk duhet te shkojne ne ekstrem.GjithĒka arsyetohet derisa nuk cenon tjetrin.
    E KUPTOJ PLOTESISHT QEVERINE FRANCEZE,ME DUKET I ARSYESHEM SHQETESIMI I TYRE,SECILI QE DO TE RUAJE SHTETIN E VET,DO TE VEPRONTE NE MENYRE TE NJEJTE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kubla khan : 22-02-2004 mė 10:25
    ...rose leaves when the rose is dead
    are heaped to the beloved's bed
    and so thy thoughts when thou art gone
    love itself will slumber on.....

  2. #42
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Albo,

    te falenderoj qe ma hoqe postin e moderatorit ngaqe kam kundershtuar mendimet e tua. Une edhe ashtu kam kerkuar te me hiqet kjo detyre, keshtu qe nuk ndihem aspak i demtuar.

    Por, i demtuar je ti vete qe e ke shnderruar kete forum ne fole misionaresh te krishtere te te gjitha llojeve e nenllojeve te krishtere, ndersa ne menyre te paskrupullt hidhesh kunder te gjithe muslimaneve, ndonjehere me fshese e me kete rast me "heqje grade".

    Ē'patetizem i mjere!!!
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #43
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Re: Simbolet fetare dhe institucionet publike

    Postuar mė parė nga Albo
    Nje debat i madh eshte ndezur ne France ne lidhje me simbolet fetare qe nxenesit mbajne apo veshin ne shkollat publike. Franca eshte nje vend qe ka nje numer te konsiderueshem minoritetesh, kryesisht emigrante nga vende te tjera qe krahas gjuhes dhe kultures ndryshe, sjellin edhe rite apo stile te jetuari qe jane konform fese se tyre, por perbejne nje problem per nxenesit e tjere franceze qe keto rite fetare u duken te huaja, te cuditshme e deri ne fyese.

    Franca eshte nje prej vendeve qe mburret me sekularizmin e saj, duke patur nje ndarrje te plote te shtetit nga grupimet fetare. Shteti francez ka dale me nje ligj qe u pengon nxenesve ne shkollat publike qe te veshin/mbajne simbole te dukshme fetare. Kjo do te thote qe studentet hebrej duhet te heqin kapelet e tyre nga koka, studentet e besimit musliman duhet te heqin shamite apo ferrexhete nga koka, studentet e krishtere nuk mund te mbajne kryq, e keshtu me rradhe.

    Ky debat vertet behet ne France por eshte real per shume vende te botes, perfshi ketu edhe shtetet shqiptare si ne Shqiperi edhe ne Kosove. Si mendoni ju, cili duhet te jete qendrimi qe duhet te mbahet mbi kete ceshtje?
    une jam i mendimit qe ti mendon se kapelet e hebrejve dhe shamiat e muslimaneve te hiqen,kurse persa i perket kryqit te JANULLATOSIT ai te rrije se ai nuk prish pune ne france se deri atje nuk shkojne dot greket,por persa i perket ne shqiperi janullatosin sebashku me shoket e tij te forumit e varim per kembesh....besoj se u kuptuam.???????

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Nuk jam dakort me mbajtjen e simboleve fetare kur ato jane te dukshme dhe ne rastin e shkollave publike. Besoj se nje ligj i tille duhet te vihet ne te gjitha shtetet. Do ishte shume me mire nqs neper shkolla do kishte uniforme dhe te gjithe do ishin te veshur njelloj. Keshtu do kesh shpetuar nga pyetjet e femijes tend : mami pse filani ka qylaf ne koke dhe filania mban shami ? Pse filani vesh rroba te mira dhe une shkoj me forme sportive etj etj.
    Kush do te trajtohet si i vecante le te shkoi ne shkolle private.
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Nuk e kuptoj perse gjithmone gjeni arsye per tu percare me njeri tjetrin ?

    Nuk besoj se dikush ka dicka kunder myslimaneve. Te njejtin opinion besoj se do kishin dhe per simbolet e krishtereve ose ato budiste.

    Mendoni se mbi te gjitha jemi SHQIPTARE DHE ATY DUHET TE PERQENDROHEMI !!!!!!!!
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  6. #46
    A-LEK-SA-NDER=1>SHUMA! Maska e ermal:j
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    SHAM
    Postime
    45

    percarje??????

    jonida moter!
    hidhi syte rreth e rrotull kupto me cfar njerez ke te besh!!!!!!
    nuk perjashtoj vehten por kryqin e mekateve te mia preferoj ta ngrej vet !
    keshtu edhe un si gjith te tjeret po te numeroj disa prej mekateve te botes..................

    GJUHA

    kush i mesoi njeriut te flase
    i dha gjuhen qe lakon fatin
    ndermjet dy syve zgjedhes,
    dy rradhe dhembesh preres!


    kur ndan lakuesja e pret
    sfrigon se vet pritet lehte
    e pret papertueshem pret....
    e njeriu kujton se vec flet.


    kush i mesoi njeriut emrat,
    i dha gjuhen lepirese
    peshtytese lepirese.....
    e perjetesisht shijuese.

    KESHTU MOTER PO QE SE MEDITON SADOPAK RRETH KETYRE MEKETEVE NUK DO LODHESH ME ME PESHTYTES LEPIRESAT

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Shqipria seshte Sudan mor vlla, ci dum ne kto gocat me perce?

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2004
    Vendndodhja
    afer jush
    Postime
    81
    po jo ore kush po te thote qe eshte sudane nuk eshte sudan pore eshte shtete mysliman edhe pik...................
    djema mos u ngutni se do te vie fundi i cdo privitvizmi dhe agresiviteti......

  9. #49
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ligji i sapomiratuar ne France eshte nje turp per nje vend qe e reklamon veten si demokratik.

    Pertej cdo argumentimi siperfaqesor, bosh dhe te pavlere, aresyet e verteta te nje ligji te tille mund te kuptohen fare lehte nga mbeshtetja e gjere dhe e thelle qe pjesa derrmuese e shoqerise franceze i ka dhene ketij ligji.

    Do te ishte shaka pa kripe pretendimi se 80% e francezeve kur shikojne ne rruge apo ne shkolle nje femer me shami u bie nder mend sekularizmi.

    E verteta eshte shume me e thjeshte se kaq, ata shqetesohen per identitetin e tyre fetar dhe kombetar dhe cdo maske qe i vendoset nje ligji te tille nuk eshte tjeter vecse hipokrizi dhe mjaft e ceket !

    Shume njerez mund te thone se ata kane te drejte te marrin masa te tilla pasi jane ne vendin e tyre. Nuk jam kundra .... vetem se mbiemri demokratik duhet futur ne thonjeza pasi lirite e individit jane thelbi i demokracise .... nje vend nuk eshte demokratik sepse aty vendos shumica por sepse ky vullnet (i shumices) frenohet per te garantuar te drejtat dhe lirite themelore te pakices.

    Franca nuk eshte i vetmi vend sekular ne bote por cuditerisht asnje nga vendet demokratike nuk aplikon te tilla rregulla.
    Le te marrim Angline apo Ameriken psh jovetem qe askush nuk pengon askend te mbuloje floket por edhe ne profesionet ku kerkohet uniforme, si ai i policit, femrat e kane te lejuar te mbajne shami. Diteve te premte apo besimtaret myslimane qe punojne ne administrate e kane te lejuar te marrin nje ore pushim per te falur namazin e se premtes.

    Shamia nuk eshte minifund ndaj dhe mbajtja e saj eshte nje liri krejtesisht individuale .... Shkolla apo shteti nuk e humbasin sekularizmin sepse nje nxenese mban shamine ndersa nje nxenes tjeter mban kryqin sepse standartet e veshjes nuk percaktohen nga sekularizmi po nga tradita.

    Ajo qe e ben shtetin sekular eshte ndarja e tij dhe e ligjeve qe veprojne ne te prej fese dhe jo ndarja e individit prej saj.

    Nese e marrim si te mireqene faktin qe shamia apo kryqi i madh (ligji e toleron te voglin) cenojne sekularizmin e shtetit atehere per mua po kaq e cenojne edhe emrat e individeve. Askush me ermin Zhak, Mari, Muhamed apo David nuk duhet te punoje ne administraten shteterore pasi keta emra sikunder dhe shume te tjere percjellin frymen fetare.

    Per te gjitha aresyet e mesiperme per mua ky ligj ne nje vend <<demokratik>> eshte thjesht TURP.

  10. #50
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Franca sot eshte shtet demokratik, por shume nga zoterinjte apo zonjat e mesiperme injorojne faktin se Franca eshte "atdheu" ku lindi koncepti i nacionalizmit si ide ( ne shekullin e XVII). Perse? Sepse francezet ishin jotolerante persa i perket fese! Sepse deri atehere francezet ishin te ndare ne katolike, protestante , cifute, lutheriane, hugenote e ku e di une se cfare tjeter dhe vazhdimisht ne lufte civile me njeri tjetrin , luftera te cilat kushtonin si ne njerez ashtu dhe ndalonin ne zhvillimin e Frances ne nje shtet te bashkuar. Dhe pra francezet e gjeten "formulen" e bashkimit, nacionalizmin.
    Sot vendosja e ligjit mbi ndalimin e mbajtjes se simboleve fetare ne publik behet jo per te luftuar myslimanet sic mendojne disa tendencioze ( qe me cdo rast na sjellin propagande dhe reklamojne fene e tyre ne forum), por per te mbrojtur pikerisht nacionalizmin francez. Ligji eshte vazhdimesi e tradites se shtetit laik francez te 400 vjeteve te fundit dhe duhet studiuar dhe komentuar vecese ne kuadrin e gjendjes aktuale ne France, pa bere lidhje apo komentime me Shqiperine.
    Sepse shqiptari zoterinj, qofte mysliman, qofte i krishtere ortodoks apo katolik nuk ka per u bere kurre francezi qe vret bashkeatdhetarin e vet sepse i perket nje feje tjeter. Shqiptari e ka tradite tolerancen fetare, ka tradite mirekuptimin midis komuniteteve fetare. Shqiperia eshte ai vend ku myslimanet pijne si sarhoshe edhe pse ua u ndalon feja,ku te krishteret u urojne myslimaneve bajramin , madje marrin pjese ne festime te ndryshme fetare, ku martesat interfetare (midis myslimaneve e te krishtereve)jane bere qe ne shekullin e XVII deri me sot (kur francezet vriteshin me njeri tjetrin), ku xhamia eshte perballe kishes dhe njerezit vazhdojne ta respektojne dhe ta duan njeri tjetrin.
    Eh pra nje ligj i tille eshte absurd ta vesh ne diskutim per Shqiperine. Fare thjesht sepse nuk mund ta degjenerojme moralin e larte te popullit tone , tolerancen fetare shqiptare, ne nje nivel diskutimi me francezet. Toleranca fetare eshte nje ceshtje per te cilen duhet te jemi krenare , jo me ta veme ne diskutim e ta ulim ne nivelin e Frances,
    Nuk ka se si te ofendohet dikush ngaqe nje vajze myslimane mbaka shami ne koke ne universitet perballe nje djali qe mban kryqin. Fare mire ata mund te jene kusherinj te pare ose krushqi. U dashka nxjerr ligj ne Shqiperi qe njerezit te respektojne fene e tjerit?
    "Who is John Galt?"

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e lindjes se komuniteteve fetare kombėtare
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-01-2015, 12:32
  2. Pėrgjigje: 1385
    Postimi i Fundit: 07-10-2011, 09:52
  3. Berisha dhe ligji per komunitetet fetare
    Nga white-knight nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 11:45
  4. Bursa
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  5. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •