DOSSIER

Pėr herė tė parė dokumentet e plota mbi viktimat e masakrės sė gjermanėve dhe Xhaferr Devės, pas atentatit nė Tiranė ndaj nipit tė tij tregtar

Masakra e 4 shkurtit, dy dėshmitė sekrete pėr Xhaferr Devėn


----------------------------------------------------------------

Astrit Jegeni


Vazhdimisht vrasjet masive tė kryera nėn pushtetin e urrejtjes e hakmarrjes, mbartin nė kohė dhimbje pa fund dhe ndjenja e hakmarjes dhe e shpagimit nuk shuhet kurrė.Fatkeqėsisht politika kėto data tė zeza i ka manipuluar pėr interesat e saja tė pa arsyeshme e vulgare.Ne shqiptarėt nė kėto 50-60 vjet kemi disa shembuj tė tillė vrasjesh masive tė tipit "ndėshkimor" tė bėra nė situata tė tensionuara politike si "4 shkurti 1944" "Bomba e ambasadės sovjetike", "Vrasjet e Shefqet Peēit nė Lumė tė Kukėsit" etj. Duke i bėrė publike shkaqet, motivet, personazhet qė kanė marė pjesė nė kėto vrasje si viktimat ashtu dhe vrasėsit besojmė se ndėrgjegjėsojmė njerzit dhe mundohemi ti japim mendėsinė se kėto vrasje masive nė fund tė fundit janė shprehje e njė qytetėrimi qė s'ka vlerė dhe qė ka nevojė tė rishikojė vlerat e veta.Duke i shpjeguar kėto gjarje larg pragmantizmit banal tė politikės unė shpresoj se duke i ditur ngjarjet ashtu siē ka ndodhur nė tė vėrtetė do tė ndėrgjegjėsojmė te qytetėrimi ynė njė logjik veprimi mė tė arsyshėm e mė tė kontrollueshėm. Nė kėtė mendėsi po japim njė studim pėr vrasjet e 4 shkurtit 1944.


PJESA E PARĖ
4 Shkurti sipas gazetės "Bashkimi"
Qė studimi jonė tė marrė njė pėrgjigje sa mė e afėrt me tė vėrtetėn e kėsaj ngjarje po citojmė pjesė nga gazeta "Bashkimi" qė ėshtė nė njė farė mėnyre hetim zyrtar pėr vrasjet e 4 shkurtit tė vitit 1944 dhe qė ne mendojmė qė ėshtė i vetmi hetim qė ėshtė bėrė nga pushteti komunistėt pėr kėtė vrasje. Nga kontradiktat pėr tė vėrtetat qė ka pjesa e parė e studimit me pjesėn e dytė lexuesi do tė ketė mundėsi tė nxjerri vetė pėrfundimet logjike e tė drejtė pėr vrasjet e 4 shkurtit 1944. Theksoj se ndryshimi midis pjesės sė parė tė studimit tonė e pjesės sė dytė ėshtė se pjesa e dytė ėshtė njė hetim normal dhe ka bindėshmėrinė tonė ndėrsa pjesa e parė ėshtė njė hetim gazetaresk dhe si e tillė pėrmban nė thelbin e saj doza mosbesuse pėr kėtė variant nė disa element tė rėndėsishėm tė kėsaj ngjarje.
Nė gazetėn "Bashkimi" tė datės 3-4-5 shkurt 1945 shkruhet njė informacion e pasur pėr pėrkujtimin e "4 shkurtit 1944" e cilėsuar nga historia komuniste si "Masakra e 4 shkurtit".Ne po citojmė pjesė nga kjo gazetė pėr tė na ndriēuar mendjen pėr tė vėrtetėn e kėsaj dite vrasjesh.
Gazeta "Bashkimi" nė datėn 3.2.1945 nė faqen e parė nė fund djathtas me shkrim tė theksuar jep kėtė lajmėrim si mė poshtė." Ftohen familjet, far e fis, ose shokėt, dhe ēdo qytetar, qė di emrat e martirėve tė 4 shkurtit 1944 t'i njoftojė mbrėnda ditės sė sotme pranė Kėshillit Nac.Ēl. tė Qytetit tė Tiranės". Kjo ftesė e gazetės pėr qytetarėt e Tiranės pėr tė dhėnė tė dhėna ėshtė njė tregues se poshteti komunist nuk din diēka tė saktė rreth kėsaj ngjarje, thjesht deri tani ajo e ka propaganduar kėtė ngjarje nėn efektet emocionale e tronditės qė ka lėnė kjo ditė te kryeqytetasit por qė nė tė vėrtetė nuk din as numrin e tė vrarėve as shkaqet e as emrat e viktimave tė kėsaj dite. Thjesht dihet se janė bėrė vrasje masive nė Tiranė e pashembullt deri nė atė ditė tė luftės civile qė ėshtė bėrė nė Shqipėri nga krahu kundėrshtar i komunistave.Nė njė deklaratė tė gjatė me titullin "pėr 4 shkurtin" tė botuar nė gazetėn "Bashkimi" tė firmosur nga Komiteti Qėndror i Partisė Komuniste Shqiptare mbas kishte shumė fjalė pėr kujtimin e tė vrarėve dhe pėr hakmarje qė do tė bėnin komunistėt shkruhej se janė vrarė rreth 80 vetė dhe po nė kėtė deklaratė jepen vetėm emrat e Todi Shkurtit, Vangjel Capen, Hasan Ēeliku, dhe Mihal Koēi.Emra tė tjerė kjo deklaratė e organit mė tė fuqishėm tė Shqipėrisė pėr kohėn nuk pėrmend. Nė shtypin shqiptar tė kohės vazhdimisht ėshtė shkruar pėr kėtė vrasje tė 4 shkurtit me shifrat 104 ose 80 vetė.Shifra tė cilat ne si vėrtetojmė dot tė dokumentuara, por as pushteti komunist nuk i ka vėrtėtuar asnjėherė gjatė gjithė pushtetit tė tij 45 vjeēar. Po nė kėtė gazetė ka disa artikuj pėr kėtė eveniment tė shkruajtur nga Sejfulla Malėshova por nė fushėn e emocioneve e pėrjetimeve dhe nuk ka asnji shifėr tė saktė, pėr tė vrarėt apo emrat e tyre. Njė artikull tjetėr emocional pėr kujtimin e 4 shkurtit tė firmosur nga Demo Koti (besojmė se do jetė pseudonim) me titullin "Kush Mungon kush u vra" jepen kėto emra si mė poshtė tė tė vrarėve tė 4 shkurtit 1944.Fadil Rada, Xhemal Sojli, Davi Koen, Sitki Ēiēo, Petro Prifti, Vasil Muzina, Gjergji Marangosi, Haki Huta, Dr.Pano, Emurdha Korra, Mihal Jani Koēa, Rag.Ravesi, Sulejman Vrapi, Sokrat Tako, Ramiz Treni, Vangjel Cako, Harrito Harrito, Ali Visha, Mina Toma, Todi Shkurti, Gjergj Legisi, Islam Halla, Shyqėri Grablleshi, Hasan Rexhepi, Dhimitėr Thoma. Nė kėtė listė qė shkruan gazeta janė gjithsej 25 njerėz tė vrarė dhe tė pa pėrcaktuar si kombėsi. Nė njė vėnd tė dukshėm tė gazetės Bashkimi tė datėn 4.2.1945 ėshtė botuar njė listė e cila ėshtė e vetmja dokument qė hedh dritė mbi emrat e tė vrarėve me njė seriozitet tė pranueshėm.

Po e riprodhojmė artikullin si mė poshtė:
"Martirėt e 4 shkurtit 1944"
Xhemal Sojli, Sitki Ēiēo, Vasil Muzina, Haki Huta, Maliq Huta, Mihal Jani Koēo, Sulejman Vrapi, Prof.Ramiz Treni, Vangjel Capo, Harito Harito, Ali Visha, Mina Thoma, Todi Shkurti, Fadil Rada, Gjergj Legisi, italian i pa indetifikuar, Islam Alla, Hasan Rexhep Ēeliku, Emurlla Kora, Sokrat Tako, Ragioner Ravesi (italian), Jorgji Marangosi (Malazes) ekzekutuar e vrarė te ura e Lanės, katėr puntorė tė pa indetifikuar, para Sahatit, Italiani i ekzekutuar tė Kodra e Kuqe, i pa indetifikuar, Tre malazes tė nxjerrė nga burgu dhe tė ekzekutuar nė Kodrėn e Kuqe mė 4 shkurt, David Koen (nėnshtetas Jugosllav), Dr.Stefan Pano, dy puntorė tė pa inditifikuar (vrarė pėrpara xhamisė sė Met Firės), Petro Prifti, Tre tė vrarė nė rrugėn e Pishės dhe tė pa indetifikuar, Dhimitėr Thoma, Shyqri Grėblleshi, Viēenzo Apel dhe nji tjetėr i pa indetifikuar. Nji tjetėr i pa indetifikuar vrarė nė Rr. e Dibrės kundrejt dyqanit tė Dabėtaku. Njė tjetėr i pa indetifikuar, vrarė para xhamisė E'them Bej.
Shkrimi nuk ka autor.
Nga materialet e propaganduar pėr "4 shkurtit" gjėr tani vetėm kėto emra janė deklaruar nė shtypin Shqiptar. Mendoj se ky ėshtė materiali i vetėm I shkruar qė kemi e qė mund tė jetė marė seriozisht me kėtė ngjarje e qė mundohet tė japė tė vėrtetėn nė formėn e njė liste tė emrave qė janė vrarė nė kėtė ditė. Nė kėtė shkrim janė dhėnė gjithėsej emrat 44 tė vrarėve tė cilėt i kemi renditur si mė poshtė.
23 njerėz kanė emrat e tyre dhe janė tė kombėsisė Shqiptare.
2 njerėz kanė emrat e tyre dhe janė tė kombėsisė Italiane.
2 njerėz i kombėsisė Italiane i pa indetifikuar
1 njėri i kombėsisė Malazese me emrin e tij.
3 njerėz tė kombėsisė Malazese tė pa indetifikuar.
1 njėri i kombėsisė Jugollave me emrin e tij.
6 njerėz tė indetifikuar me emėrimin Puntor
6 njerėz tė vrarė por tė pa indetifikuar
Kjo listė qė ėshtė botuar nė gazetėn "Bashkimi" len shteg pėr shumė hamendėsira pėr vertetėsinė e saj, sepse ėshtė produkt i njė gazetari dhe jo punė profesionale tė organit kopetent. Dhe pėr ta argumentuar kėtė qė shkruam mė lartė po ju japim njė shkrim tjetėr tė po kėsaj gazete e cila nė njė farė mėnyre ėshtė tregues e mosprofesionializmit tė autorit tė kėsaj ngjarje. Njė artikull nė gazetėn "Bashkimi" ditėn e premte datė 9.2.1945 nė faqen 3 nė krahun e djathtė lart ėshtė botuar njė artikull me titull - "2 heronj martirė tė 4 shkurtit".
Po citojmė pjesė nga ky shkrim -.... Mot moti ma parė, me 9 fruer 1944, vdisnin nėn tortura nė duart e xhelatėve tė popullit Ali Visha dhe Lake Sula. Tė arestue natėn e 4 shkurtit ata u ēuan nė burgun pranė Gjimnazit dhe natėn e 9 shkurtit, nga ora 11.30 u morėn nė pytje nė Ministrinė e Mbrėndėshme.
Nė kėtė shkrim na del se Ali Visha nuk ėshtė vrarė nė 4 shkurt por nė 9 shkurt. Duke lexuar kėto materiale dokumentare pėr vrasjet e 4 shkurtit 1944 tė cilat kanė njė konflikt jo te ngjarja se kjo ėshtė e pa diskutushme por te motivi dhe numri i tė vrarėve besoj se kam dhėnė njė shpjegim tė afėrt me tė vėrtetėn e kėsaj dite lufte qė ėshtė propoganduar shumė emocialisht nga propoganda.
Po nė kėtė gazėtė pra "Bashkimi" ėshtė botuar ky fonogram si mė poshtė.
Fonogram Dore.
Nr.271.Dt.28.2.1944
Prokurorisė sė Shtetit
Komandės Rrethit tė Mbrėndshėm
Tiranė
Patrolla na lajmėron se nė Rrugėn Ali Pash Parga (Rruga e Kusit) rajon i kėsaj zone komande, janė gjetė tė vramė 4 persona tė pa indetifikuem. Jemi duke hetue mėnyrėn e vrasjes. Pėrfundimi njoftohet ma vonė.
Komandanti i Zonės. Gjindarmėrisė Dajti
N./Toger Mero Bado
Po pėr kėtė ngjarje nė gazetėn "Bashkimi" ėshtė shkruar ky reportazh si mė poshtė. Pjesė nga raportazhi i gazetės "Bashkimi" dt. 28. 2. 1945
Pas 4 shkurtit, 28 shkurti 1944, krime pas krimesh, masakra pas masakrash. Ndaj tė gdhirė 4 kufoma u gjendėn nė rrugėn e "Kusit" Ishin trupat e njomė tė Trojan Pekmezit, Skėnder Kosturit, Gjergj Frashėrit dhe Viktor Gjokrecit...
Ishte nė interesin e kėtij shkrimi qė tė studjonim dekumentacionin Gjerman tė luftės pėr kėtė peridhė kohore pėr tė dhėnė sa mė tė plotė panoramėn e kėsaj ngjarje. Dokumentat gjermane e kėsaj peridhe e pėrshkruajnė kėtė ngjarje si njė dukuri normale nė njė situatė lufte me njė pėrshkrim tė thatė e tė saktė.
I Deleguari Special Pėr Juglindjen,
Nojbaheri
Ministrisė Sė Punėve Tė Jashtėme
Telegram i Shifruar Beograd, mė 17 shkurt 1944
Nr. 358
I deleguari special pėr Juglindjen
Shqipėri
Edhe pėr mjetet e informimit.
Situata nė Shqipėri edhe mė tej mund tė konsiderohet e volitėshme. Shkatarrimi i bandave komuniste po vazhdon edhe mė tej. Nė vet qytetin e Tiranės, me aksione tė vrazhdėta tė pastrimit nga ana e forcave nacionale, ėshtė shkatarruar aparati partiak komunist. Qeveria po fiton hapsirė, po jetėsohet formimi i policisė dhe i xhandarmėrisė, me ē'gjė po trasohet konsolidimi i mėtejmė.
Nojbaheri
( Dokumente tė Institucioneve Gjermane pėr Historinė Shqiptare 1941-1944 Faqe 187. Dr. Hakif Bajrami)
PJESA E DYTĖ
Po pėr kėtė ngjarje po japim rrėfimet e dy njerzėve qė kanė qenė aktiv nė politikėn Shqiptare tė kohės dhe mjaft tė besushėm nė rrefimet e tyre pėr vetė formimin e tyre personal dhe fuksionet qė ata kanė pasur nė atė kohė tė turbullt politike pėr Shqipėrinė
Rrėfime pėr vrasjet e 4 Shkurti tė vitit 1944
Ky shkrim ėshtė bazuar nė rrėfimet e Zotit Isuf Shaban Deva i cili ka qenė me funksionin e sekretarit tė Xhafer Devės Ministėr i Mbrėndshem i Qeverisė se Rexhep Mitrovicės. Dosja Nr.2064/A( Arkivi i Ministrise se Brend-shme)
Pak ditė mbas kapitullimit tė Italisė, Xhafer Deva ndodhej nė Prizeren ku mė thėrret dhe mua. Unė shkova nė Prizeren sė bashku me njė delegacion prej Mitrovice, Vuēiterne, Peje dhe vendeve tė tjera tė Kosmetit (Kosovė e Metohi). Nė Prizeren u themelua Lidhja e Dytė e Prizerenit. Nė krye tė Lidhjes sė Dytė tė Prizerenit ishin Bedri Pejani, Xhafer Deva, Profesor Mark Gjini etj. Kryetar i Lidhjes u zgjodh Bedri Pejani.
Lidhja e dytė e Prizerenit kishte karakter politik.Ajo synonte nė organizimin administrativ tė Kosmetit, bashkimin e forcave tė armatosura dhe sė bashku me gjermanėt me rrujte ketė vend. Armiku kryesor i Kosovės nė ketė kohė ishin ēetnikėt serbė dhe komunistėt.
Unė Isuf Deva kamė qenė Sekretar i Lidhjes sė Dytė me kuptimin e Administratorit. Nė kėtė kohė nė Tiranė formohet Qeveria e Rexhep Mitrovicės, ku Xhafer Deva merr funksionin e Ministrit tė Brėndshėm. Xhafer Deva vjen nė Tiranė sė bashku me Masar Sopotin, Beqir Malokun, dhe Bedri Pejanin i shoqėruar nga njerzit e tij besnik si Tefik Bekteshi nga Mitrovica Gani Ibrahimi nga Mitrovica, Nexhip Musa nga Mitrovica, Rram Tutica nga Pazari i Ri, Riza Korashi nga Gjakova, Rexhep Budakova nga Prizereni
Kėta kanė qenė antarė tė Regjimentit "Kosova" dhe na informonin pėr qėndrimet politike tė popullsisė tė Tiranės. Gjithashtu na jepnin listat emėrore tė familjeve dhe personave tė lidhur me Levizjen Nacional Ēlirimtare. Mua Xhafer Deva me thėrret nga Kosova dhe me cakton sekretarin e tij privat
Nė datėn 3 Shkurt 1944 komunistėt i bėjnė antentat dhe vrasin nipin e Xhafer Devės, Fahri Ibrahimi i cili kishte ardhur nė Tiranė pėr punė dhe nuk merrej me politikė. Me rastin e antentatit qė ju bė nipit tė Xhafer Devės nė Hotel Dajti u mblodhėn sė bashku, Tahir Kolgjini, Hysni Dema, Kadri Cakrani, Xhelal Staravecka, Xhelal Mitrovica, Rrok Nallbani, Mato Murati, Beqir Maloku dhe mandej kur vdiq nipi i Xhafer Devės ( Fahri Ibrahimi u plagos randė dhe vdiq mbas pak kohe nė spital) kėta erdhėn nė shtėpinė e Xhafer Devės nga ora 19 pėr ngushėllim. Ishte disa orė para mesnatės sė 4 Shkurtit tė vitit 1944 kur u pėrpiluan listat e familjeve e personave te Nacional Ēlirimtares mbi tė cilin do tė binte hakmarrja e terrori. Si u vendos pėrfundimisht lista nė shtėpinė e Xhafer Devės kėta u ngritėn dhe shkuan nė Ministrinė e Mbrėndėshme, unė shkova nė shtėpi. Lista e njerzėve ka dalė nga Arkivat e Xhafer Devės.
Nė orėn 22, 30 tė kėsaj nate me thėrret Xhafer Deva nė Ministri ku dhe shkova. Nė zyrėn e Xhafer Devės erdhi dhe Kadri Cakrani, Qazim Mulleti dhe Hysni Dema. Xhafer Deva me urdhėroi qė tė shkoja te Qazim Mulleti i cili me caktoi sektorėt e veprimit pėr hakmarje, mbaj mend se pėr kėtė natė kishim nė dispozicjon pėr tė vepruar 200 deri 300 vetė tė armatosur tė cilėt bėheshin nga Regjimenti "Kosova", tė Xhandarmėrisė dhe elementa besnikė tė Kadri Cakranit, Qazim Mulletit etj.tė cilėt u ndanė nė vende tė ndryeshme. Drejtimet qė duhej tė mernin i dhanė Xhafer Deva dhe Qazim Mulleti, me vete, grupet e armatosura kishin tė gatshėm listat e njerzėve qė do arrestoheshin. Nė kėtė terror u arestuan 320 vetė tė cilėt qėndronin pranė Ministrisė sė Mbrėndėshme nėper burgjet e saj. Pėrgjegjės pėr kontrollin dhe arrestimet kanė qenė kėta persona: Beqir Maloku, Qazim Mulleti, Mato Murati, Xhelal Staravecka, Hysni Gradeci nga Podujeva, Qemal Mujku nga Mitrovica, Ibrahim Murati nga Mitrovica. Pushkatimi i kėtyre filloi nė orėn 1 mbas mes nate dhe nėpėr rrugėt e lagjeve tė ndryeshme pėr qėllim paniku nėpėr elementė tė Lėvizjes Nacional Ēlirimtare. Viktimat e kėtij terrori u lanė nėpėr rrugėt e qytetit deri nė mbrėmjen e 4 Shkurtit.Nė 4 Shkurt unė kam marė vesh se janė vrarė rreth 80 vetė e mbi 200 tė tjerė u arrestuan e u burgosėn. Si ėshtė bėrė terrori neve nuk kemi bėrė ndonjė mbledhje pėr tė bėrė ndonjė llogari mbi veprimtarinė qė ishte bėrė. Nga tė gjithė ata qė kanė vrarė mė tepėr nė terrorin e 4 Shkurtit ka qenė Xhelal Staravecka, por sa ka vrarė nuk ma kanė thanė. Mbas kryerjes sė terrorit tė 4 Shkurtit midis Qeverisė Mitrovica e Ministrit tė Mbrėndėshme Xhafer Deva lindėn kontradikta, qeveritarė tė ndryeshėm tė kėsaj qeverie e kritikonin aktin e 4 Shkurtit.Nė kėtė kohe lėvizja komuniste nė Kosmet rritet dhe duke u ndodhur nė njė situatė grindjesh nė qeveri dhe pėrpara rritjes tė luftės Nacional Ēlirimtare nė Kosovė, Xhafer Deva braktis postin e Ministrit dhe niset nė Kosovė pėr tė shuar lėvizjen komuniste, sė bashku me njerzit e tij besnikė. Xhafer Deva nė kėtė rast bėhet Kryetar i Lidhjes sė Prizerenit.
Shėnim.
E para, shumė nga emrat e njerzėve qė Isuf Deva implikon nė rrėfimet e tijė qė kanė marrė pjesė nė terrorin e 4 Shkurtit tė vitit 1944 nuk janė pėrmendur ndonjėherė publikisht nė historiografinė komuniste pėr kėtė ēėshtje, gjė e cila le pėr tė dyshuar nė vertetėsinė e kėtij rrefimi, njėkohėsisht duhet tė marim nė konsideratė faktin se ndaj Isuf Devės ėshtė pėrdorur dhuna fizike nga organet e Ministrisė sė Brėndėshme dhe rrėfimet janė marrė me dhunė., D 2064/a f.10.Theksoj se nė kėtė shkrim, kam shkruajtur njė nga format e rrėfimit tė Isuf Devės pėr kėtė ēėshtje sepse hetimi I kėsaj ēėshtėje ėshtė bėrė nė njė kohė relativisht tė gjatė dhe ku Isufi vazhdimisht rrėfehej pėr kėtė ēėshtje jipte variante tė ndryeshme nė numėrin e tė vrarėve dhe nė emrat e pjesmarjes nė kėtė vrasje. Nė kėtė ndryshime ka diferenca pėr numrin e njerzėve tė vrarė, gjithashtu dhe informacionin pėr numrin e viktimave e ka tė marrė gojarisht nga njerėz tė tjerė sepse pėrdorte vazhdimisht shprehjen ( kam mare vesh se atė mbremje u ekzekutuan.) Epilogu i Isuf Devės
Isuf Deva u arestua nė Zagreb nė daten 11.6.1945. U.D.B. Jugosllave nė daten 24.11.1945 e dėrzon Isuf Devėn nė organet e Ministrisė sė Punėve tė Brėndėshme Shqipėtare. Nė datėn 30.1.1947 e pushkatuan.
Tiranė 13.1.1996

Rrėfime pėr vrasjet e 4 Shkurtit 1944
Ky rrėfim ėshtė bazuar nė thėnjet e Zotit Musa Gjylbegu me profesionin agronom me Arsimim tė Lartė tė mbaruar nė Gjermani zotėrues i tre Gjuhėve tė Huaja, Gjermanisht, Italisht e Frengjisht. Nė Qeverinė Rexhep Mitrovicės kishte postin e Ministrit tė Botores. Ky material ka dalur nga dosja e tijė gjyqėsore. Pėr ngjarjen e 4 Shkurtit kam kėtė dijeni: me 3 Shkurt 1944 nė Tiranėn e re, Kadri Cakranit i bėnė njė atentat, ku ju vranė dy djem qė i kishte pas vetes dhe njė i plagosur nip, a kushuri nuk e di se ē'e kish. Aty vritet dhe nipi i Xhafer Devės, djali i vėllait qė ishte me automobilin e Xhaferit, qė e kishte marrė ai. Nata qė do dihej si nata e 4 Shkurtit, Xhafer Deva me Kadri Cakranin vendosėn tė bėjnė terrorin dhe e bėnė, nė mėngjezin e 4 Shkurtit u gjetėn 84 njerėz tė vrarė. Unė kėtė ēėshtje e mora vesh nė mengjezin e 4 Shkurtit nga njė dibran nėnpunės qė quhej Jemin Ēuēi, Ky vjen me njė tjetėr qė i kishin marrė tė vėllanė dhe erdhėn tė mė luteshin qė tė interesohem t'ja shpėtoj po tė ishte gjallė, kėta mė thanė qė na kanė marė mbrėmė vėllanė, Profesor, kanė marrė dhe tė tjerė, por me thanė qė interesohemi pėr vėllanė tonė, mbasi shumė i kanė vrarė. Unė telefonova nė Ministrinė e Brėndėshme por Ministri nuk ishte nė zyrė Sekretari privat i tij Isuf Deva mė tha: Atė punė e di vetė Ministri por ai s'ėshtė aty mbasi ka xhenaze nė shtėpi, i kanė vrarė nipin. Unė atėhere shkova te Kryeministri Rexhep Mitrovica dhe ai mė foli pėr vrasjet qė janė bėrė dhe ai pastaj me thajemtė e Kadri Cakranit pėr hakmarje tė atentantit, janė ēuar e kanė bėrė disa vrasje. Ministria e Brėndėshme mbasi nuk kishte forca tė mjaftueshme e pa tė nevojshme qė tė marrė masa mbrojtėse pėr ata qė ishin tė dyshimtė dhe pėr t'i siguruar i mori dhe i futi nė burg, mandej e pyeta se sa tė vrarė ka kjo punė, e ai me tha pesė gjashtė vete por hollėsi nuk kam akoma, por do ti marr shpejt. Unė prej kėndej shkova tek Mehdi Frashėri, nė zyrėn e Mehdiut gjeta Lef Nosin, Mihal Zallarin, Lame Karecon, dhe Sotir Kondin. Mihal Zallari me kėto dy tė fundit kishin vajtur e ishin lut Mehdi Frashėrit qė tė urdhėronte lirimin nga burgu tė Qirjako Haritos mbasi Harito Harito atė natė u vra.Ai nė prezencėn time premtoi lirimin e tij. Mbasi shkuan ata e pyta pėr ngjarjen se ē'ka ngja sikur nuk dija gja, dhe ai me tha: Djemtė e Kadri Cakranit kanė ba njė reprezalje pėr antentatin qė i ėshtė bėrė mbrėmė ku janė vrarė disa vete, por numėri ekzakt nuk dihet. Ministria e Brendėshme ka shtirė disa persona tė dyshimtė nė burg qė tė mos vriten dhe kėta prej kėtyre njerzėve. Me tė qitur xhenazen e tė nipit, Xhafer Deva besoj do vijė tė mė japė skjarime tė shkurtėra, unė i thashė se jashtė flitet se janė vrarė 70 apo 80 vetė ai me tha: Nuk besoj tė jenė kaq. Kur erdhi mbas tre katėr ditėve Xhafer Deva nė kėshillin ministrur ku ishte dhe kėshilli i Naltė, Xhaferi tha: Ēėshtja e 4 Shkurtit ngjau nga disa djem tė Kadri Cakranit qė sot nuk gjenden kėtu fare, kėta e banė pėr hakmarje pėr antetatin e 3 Shkurtit. Ministria e Brendėshme mbasi nuk kishte forca tė mjaftueshme ti siguronte jashtė (jetėn), i arestoi dhe i futi mbrėnda njė sasi njerzish tė dyshimtė. Njerzit qė janė vra janė shtatė-tetė vete, jo mė shumė. Ju tha Xhafer Devės se opinioni publik flet pėr ty dhe se janė tetėdhjetė e sa vetė dhe jo sa thua ti. Ai thoshte se kėto fjalė nuk janė tė vėrteta. Opinjoni publik dhe Kėshilli i Naltė ishte i mendimit qė kėtė punė e bėri ai me Kadri Cakranin. Pėr kėtė ēėshtje nuk u mor ndonjė masė as nga Kėshilli Ministrur as nga Kėshilli i Naltė sepse e kishin frikė Xhafer Devėn. Kėshilli i Naltė mori si masė heqjen e kompetencave nė stil tė gjėrė tė veprimeve tė Ministrisė sė Brėndėshme dhe e mori vetė komandėn ushtarake sepse me parė e kishte Ministria e Brėndėshme kopetencėn e Gjindarmėrisė. Pėr ngjarjen e 27 Shkurtit siē ma ka shpjeguar Kryeministri Mitrovica ka ngjarė nė kėtė mėnyrė: disa njerėz i bėnė antentat njė tupe patrulluese tė Prefektit Mulleti ku u vra njė polic, Policia i gjeti kėta persona dhe i egzekutoi nė vėndin ku ishte vrarė polici, tė vrarėt ishin tre katėr vetė. Kur i kėrkuam llogari Xhafer Devės pėr kėtė ēėshtje ai na e paraqiti ndryshe, pati pėrpjekje me policėt ku u vranė njė polic dhe tre civila.

Shėnim
Nė kėtė rrėfim te Zotit Musa Gjylbegut pėr vrasjet e 4 Shkurtit ka shumė pika tė pėrbashkėt me rrėfimin e Zotit Isuf Deva ashtu siē ka dhe mospėrputhje njė nga mospėrputhjet ėshtė se nė kėtė rrėfim implikohen si autorė te vrasjeve vetėm Kadri Cakrani dhe Xhafer Deva megjthse ky i fundit e mohon kėtė akuzė dhe shprehet se vrasjet i ka bėrė pėr hakmarje Kadri Cakrani kurse nė rrėfimin e Isuf Devės implikohen shumė vetė nė kėtė vrasje. Interesante ėshtė se tė dy rrėfimet tona janė treguar nė formėn e tė dėgjuarit nga tė tjerėt dhe tė dy rrėfimet japin versjonin se janė vrarė mbi 70 apo 80 vetė gjė e cilėn ne e kemi dokumemtuar mė sipėr dhe shifrat nuk pėrputhen. Xhafer Deva i pėrfoluri kryesor i implikuar nė kėtė ngjarje pohon vetėm pėr 7 apo 8 vetė tė vrarė. Me tė drejtė shtrohet pytja: Sa janė vrarė nė datėn e 4 Shkurtit 1944? Shifrat e dhėnė nga propoganda komuniste ėshtė tejet i rrejshėm, edhe shifra e dhėnė nga Xhafer Deva ėshtė i rrejshėm. Unė nuk di qė tė jetė publikuar ndonjėherė emrat e viktimave tė 84 vetėve qė pretendohet tė jenė vrarė nė 4 Shkurtin e 1944 nga propoganda komuniste. Nė asnjė vend tė Tiranės nuk ka ndonjė pllakatė pėrkujtimore pėr 84 vetėt e vrarė, kur nė raste tė tjera propoganda Komuniste ka qenė tej mase korekte deri nė abuzim pėr tė afishuar viktimat e saj tė luftės Nacional Ēlirimtare. Nė pėrfundim unė mendoj se kjo vrasje ėshtė njė shprehje e hakmarjes tipike e qytetėrimit shqiptare pėr kėtė kohė nė Shqipėri, ku tė gjithė palėt ndėrluftuese kanė bėrė vrasje tė tilla me pėrmasa tė mėdha nėn pushtetin e instiktit primitiv. Nė pėrfundim tė kėtij shkrimi mendoj se kam dhėnė tė dokumentuar njė variant shum tė afėrt me realitetin e asaj ngjarje tė dhimbėshme pėr kombin Shqipėtar. Qėllimi i kėtij studimi ėshtė qė ti vlersojmė ngjarjet historike ashtu siē kanė qenė dhe tė pa instrumentalizuar nga politika banale e ditės.Gjithashtu besoj se ky shkrim do tė na rrisi shpresėn se bashkėkombasit e mi do nxjerrin pėrfundime tė logjikėshme dhe do marin vendime tė arsyeshme e tė urta (jo prej frike por prej burrnie ka thanė Fishta) nė raste tė tilla qė vėllavrasja pėr motive politike apo ēfardo lloj motivi tė mos pėrsėritet. Shqipėria nuk i ka bijtė e saj pėr tu vrarė me njėri tjetrin, jemi shumė tė vegjėl e tė dobėt nė problemet e shumta qė kemi si komb.
Tiranė 1996-2004

---------