Nëpër terr të Historisë
Dhe të shekujve gjithë me baltë
U ngrit fat i Shqiptarisë
Nëpër muzg e nëpër natë…
Nëpër zelle të Europës
Që na ndau e s’na bashkojë,
U ngrit populli i Shqiptarisë
Dhe me gjak lirinë fitojë.
Le t’na thonë se pa mend jemi…
Dhe t’na shajnë si të “kqinjë”…
Veç një gjë me vënd e kemi:
Që të rrojmë gjithmonë n’liri.
Le të shohin ëndrra të vjetra,
Sllav e Grek e gjithçfarë janë.
Shqipëtarët nuk hanë gënjeshtra,
Për lirinë, që me gjak e lanë!
Le të shtrydhen e të ndrydhën
Për moskrijime shtetesh të reja.
Të gjithë ata që duan shtypjen,
Do ti vrasë një dittë “rrufeja”.
Një rrufe e gjakut të derdhur,
E gjithë njerzëve të vrarë
E fëmijëve të Kosovës
Që kanë mbetur duke qarë…
Do të vijnë shekuj të rinjë
Dhe legjendat e Kosovarve
Do të shkruhen në histori,
Se si qëndruan përballë barbarve.
Perballë ushtrive sllavo-barbare
Dhe një heshtjeje të gjithë botës…
Kur u vranë familjet Shqiptare
E krihej kurva e Europës…
Le të bëjnë politikat plane,
Nëpër sallat e Europës…
Le të thurin e të çthurin
Dhe ti bijen me grushta kokës…
Për miqsit apo premtimet…
Që u dhanë gjithmonë barbarve
Nëper shekujt e tradhtive,
Duke ndare trojet Shqiptare.
Se kjo kohë e qytetrimit
Do të nxjerrë çdo gjë në dritë,
Të gjitha planet e maskarenjve
Që i pjellin pabesite…
Presidenta e shtete t’mëdhaja
Që ndihmuan serbi-barbaren
Nuk do munden kurrë të fshihen
Por do mbajnë gjithmone turp-madhen.
Sa të jetë Amerika,
Që do jetë gjithmonë përjetë!
Do të jetë në botë drejtsia
Dhe barbarë më nuk do ketë.
Nuk do ketë as tradhëtarë
Gjeneralë apo presidentë,
Në asnjë vend të Europës…
Dhe Kosova lirinë do të ketë!
Do të rrojë gjithmonë Liria
Për Kosovën dhe Kosovarë,
Do të vijë dhe pamvarsia
Si simbol i thjeshtë zyrtar.
Veç të qetë dhe të duruar
Në çdo hap dhe në çdo punë,
Të gjithë shqiptarët kudo që jemi,
Të përpiqemi dhe më shumë!
Larg urrejtjes dhe idhnimit,
Për një kohë që ka kaluar…
Sepse veprat e heroizmat,
Nuk janë bërë për të vajtuar.
Pra ta duam dhe njeri tjetrin
Ta nderojmë me shumë lirinë
Të mos prishim, por të ndreqim,
Vehtën tonë dhe Shqiptarinë!
LLesh Delia
05 janar 2004
Krijoni Kontakt