Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    "Gangster me kollare"

    D.B-ja eshte njeri prej shqiptareve "patriote" i cili po te kishte studiuar ne shkollat me te famshme te mashtrimit, po qe se do te kishte ne ndonje vend te botes shkolle te tille,nuk kishte per te patur kaq shume sukses dhe jetegjatesi. Eshte e habitshme se si D.B numeron rreth 20.000 te mashtruar. Packa se asnjehere nuk e ka patur fatin dhe aftesine te kandidohet per tu votuar.
    D.B-ja yne u arratis nga shqiperia mbas viteve 90. Fillimisht u vendos ne NY, dhe me vone ne Mich. Dhe ne kete fillim punoj pune si te gjithe emigranetet e sapoardhur. Por pa humbur shume kohe, arriti te punesohet prane nje zyre punesimi. Ku ne intervisten e pragpunesimit iu desh te premtonte me te drejte se po ta merrnin ne pune ai ka per te mundur ti gjej kesaj kompanie punesimi mjaft krah pune, pasi shqiptaret e tij ishin me shumice ne kete shtet, dhe se shtoheshin dita dites. Shpejt e shpejt shqiptaret e gjeten "shpetimtarin" e tyre. I cili jo vetem pune u premtonte shqiptareve te sapoardhur ne Mich, por sidomos shqiptareve qe u nevoitej nje perkthyes dhe nje avokat per plotesimin dhe marrjen e dokumentave te emigracionit , u premtonte ameriken e vertete. Mirepo meqe D.B-ja jone nuk pati kohe te humbiste , nuk kish pse te behej avokat, sepse ishte shume me e lehte te gjente te bijen e nje avokati te njohur dhe t'ua prezantonte ate si njeren nga avokatet me te zonjen prane zyres se emigrimit. Keshtu qe DB-se filloj t'i mbushej zyra plot nevojtare, xhepi plot me para, ndersa shqiptarve shpirti me shpresen se kane gjetur nje vella te tyre qe gjithesesi po ben dicka per te miren e tyre. Mbas nje kohe relativisht te gjate, mesohet se avokatia e zgjedhur nga DB-ja dhe vete ai nuk po benin asnje dobi ne paisjen e asnje shqiptari me dokumenta , perkundrazi , po fitonin deperttation, madje edhe miq te aferm, ose kusherinj te DB-se u eshte dashur jo vetem te lene Mich per ti shpetuar depertimit, por te lene edhe mbiemrin e te zhduken , per rifilluar dokumentat nga e para, per te paguar avokat diku tjeter. Keshtu qe pak e nga pak viktimat filluan te rrallohen. Duhej marre nje aksion tjeter. Me nje zgjuarsi te lakmishme DB - krijon nje bande te cilen e quan "grup pune", sajon ca formulare special, siguron vize per Greqi , dhe niset per gjueti viktimash. Vendoset per ca dite ne greqi me gjithe banden e tij, stafin, grupin e punes, dhe hap lajmin tek emigrantet shqiptare ne Greqi se na paska ardhur nje grup pune nga amerika e cila ka sjelle ca formulare me te cilet mund te fitohet vize punesimi ne USA. Kush eshte emigrant shqiptare ne Greqi qe nuk do ta kishte enderr te punesohej e te riemigronte ne Amerike, dhe qe nuk do te paguante te gjitha kursimet e vitit per nje vize ligjore sic e ofronte DB-ja.???? Shqiptaret shkuan e plotesuan formularin dhe e paguan gjoben $ 2100 per formulare. Moren numrin fallso te tel te DB , avokates se famshme dhe fjeten ne dafina se kishin paguar vizen per ne USA.
    Kthehet DB-ja , dhe me tu kthyer ia keput e belne nje goxha shtepi. (Nuk tha askush se e bleu shtepine me leket e fakirave qe mashtroi ne Greqi, askush ende nuk thote as nuk mendon se shtepine e bleu me leket e tyre!). Por thjesht pyesin sa veta erdhen nga ata qe e plotesuan dhe e paguan aplikimin e D.Bse???? Sa veta erdhen ose te pakten sa vetave iu kthyen parate????

    Me renien e ekomonimse zyra e punesimit ku DB-ja ishte i punesuar si agjent , u mbyll. Keshtu qe edhe DB-ja e humbi zyren , punen dhe shansin per te mashtruar. Po nje mashtrues kur behet profesionist, vjen nje dite dhe nuk rri dot pa mashtruar edhe falas po te jete nevoja. Fantazia e nje mashtruesi ia kalon edhe fantazise se G.G. Markezit. Dhe cfare krijon? Per tu bere patriot kesaj here, jo per para, sjell nje ide marramendese. Krijon nje grup te ri pune. Kesaj here duke perdorur figura te komunitetit. Dhe nuk e ka kerkush iden se si ka mundur t'i bind, qe t'u bejne thirrje shqiptareve pa dokumenta dhe familjeve qe u jane depertuar pjetar te familjes, te shkojne prane kishave e te plotesojne forumlaret e pergatitur nga grupi i punes. Sepse ky grup na paska krijuar nje reputacion kaq te fuqishem , sa te mund t'i propozojne governatores , zyres se emigrimit, dhe nje senatori, te thyejne ligjin, ose ta dryshojne ligjin e depertimit, vetem e vetem per shqiptaret. Meqe qenka kujtuar (nese eshte kujtuar) D.B-ja se shqiptaret jane te mire , punetore etj etj dhe nuk duhen depertuar. Pra ky grup ka bere gati formularet dhe i gjeni ne dy kishat , dhe te gjithe ata shqiptare qe jane pa dokumenta (status ) t'i plotesojne keto formulare e tia japin grupit te punes , qe keto me statistika dhe me fakte te shkojne e t'i thone ligjit STOP.Ti thone ligjit pusho se ekzistuari , dhe se funksionuari se keshtu mendojme dhe duam ne.
    A duhet besuar nje perralle e tille? Ceshte ky grup? Kush e njeh kete Grup?,Ku njeri prej anetareve te ketij grupi nuk dihet nese ka patur kurre ndonjehere nenshtetesi shqiptare, ky tjetri nuk ka ende status (green card) per vete, dhe perdorin te vetmen dashuri te mirfillte qe kane shqiptaret ketu, dashurine dhe perkushtimit e dy prifterinjve , te merren me probleme politike dhe badihava. Mbi c'baza eshte mbeshtetur kjo fantazi? Kjo genjeshter e madhe , dhe ky absurditet???. Do te kishte qene me e besueshme sikur ky grup pune qe eshte kujtuar tu doje te miren shqiptareve dhe familjeve shqiptare , nese vertete jane kujtuar , megjithese paksa si me vonese, te kishin ftuar nje perfaqesues te shtetit te tyre , president, kryeminister, e ku e di une, te beje propozime te tilla . Se shqiptaret e kane nje atdhe, nje atdhe qe ka shtet, dhe qe ky shtet ka te drejten legjitime ti perfaqesojeshqiptaret ne menyre dinjitoze. Dhe ne emer te tyre te kerkoje tolerime, te kerkoje hapsire per emigrantet e tij. Si u perfaqesoka nje komunitet, me nje grusht njerezish te njohur e te pa njohur. Me nje grup njerezish cfaredo, apo me nje grup gangsterash, brenda te cilit kane arritur te perziejne dhe meshtaret.
    Si vazhdon te besohet se shqiptaret jane krejt te marre sa te bejne petulla me uji???.
    Zoti im , te paret ruaj prifterinjte prej bandave te tilla, e prej mashtuesish te tille, pastaj na ruaj edhe ne delet e tua. Ruaj o Zot edhe keto njerez qe nuk e di sa nga ku u buron gjithe ky guxim e gjithe kjo marezi. Na ruaj o Zot te gjitheve!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #2
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    E dashur `macja blu`` .
    U ne vete ,banoj dhe jetoj ne U.S.A., prej shume kohesh por nje gje e tille nuk e kam degjuar kurre ndoshta mbasi une vete nuk merrem shume me shqipetaret jo se nuk i dua por kam pasur nja dy raste ne te cilat me kane lene , mbresa te keqia nejse jo te gjithe jane te keqinje.
    Por mendoj eshte absurde qe nje rast te tille te shpetoje Paq. Si nuk ka nje Shqipetar qe ti thyeje dhembet . jo me grusht por me ligj. YU mund ta denanconi fare thjeshte vetem me emrin, dhe jam i sigurte qe persona te vecante do te bejne punen e tyre. E dyta , ne qofte se keto jane te verteta ju ndihmoni jo nje por shume njeres qe kane nevoje per ndihme.Per mendimin tim nuk ka gje me te mire se te ndihmoni natyrisht njerez te mire .Dhe te jeni te sigurte se ju dote keni mirenjohjen e te gjitheve, nga mua i pari . Shpresoj mos te jete dicka personale, se pastaj ndryshon i gjithe problemi.Perse ju nuk e denanconi me emrin e vertete dhe te jeni te sigurte qe ne kete menyre ju ndihmoni edhe shtetin amerikan , per raste te tilla.Me respekt nje mik qe quhet Nick.

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    GABOVE BELESH !

    Pjetėr Jaku

    Pėrgjigje e shkurtėr pėr shkrimin e gjatė te Beleshit

    Shumėkujt do t’i kujtoj ky titull, At Gjergj Fishten, dhe njerin nga librat e tij “ Gabove Hilė!”, por me bindjen se nuk ia kujton Beleshit, pasi nuk ka as njohjen minimale tė veprave tė Fishtes. Ndoshta, edhe pse Beleshi, nuk ka eksperincė ne punėt e shkrimeve, le mė tė librave. Ai pėr herė tė parė dhe tė vetme e botoi biografinė e tij nė revistėn “ Kuvendi”, e cila u mbart edhe ne librin “ Shqiptarėt nė Detroit”, mė shumė pėr t’i bėrė nder Beleshit se librit! Nejse, te shkuara kėto, qė Beleshi nuk i quan ndere, ndersa gjetjet e punėve me 8 dollarė nė orė, na i pėrmend si ndere, kur nė fakt, ēdo i punėsuar, i ka bėrė nder atij e, jo ne qė nuk ishim dhe aq tė papunė. Kėtij pėrsoni, i cili pranon hapur tė jetė pėrsonazhi i Konices, edhe pse nė shkrimin “ Doktor Gjilpera i shekullit 21” nuk i pėrmendet emri nė asnjė rast, i duhen bėrė tė njohura shumė “ vepra” , vetėm pėr t’i treguar se sa i zoti ėshtė tė rregulloj punėt e komunitetit. Edhe pse nuk ėshtė komode t’i pėrmendet, i duhet thėnė se revistėn “ Kuvendi”, Beleshi e ka marrė tri vjet falas, por revistėn “ Kuvendi” nuk mund ta pėrmend, se i zihen sytė. Niveli intelektual i “tepruar” qė ka Beleshi, ku pėr herė tė parė nė jetėn e tij, ka realizuar vetėm ketė shkrim, qė nuk ka mundėsinė tė klasifikohet i tillė, e kjo kuptohet qė nė titull. Le t’i pergjigjemi, edhe pse nuk ia vlen te harxhosh kohė!

    1. Bashkėpunėtorėt e mi dhe tė revistės “Kuvendi”, janė anėtarėt e nderuar tė kėshillit botues, sponsorėt e saj, ku nė pėrbėrje tė tyre ka pėrsonalitet me tituj e grada shkencore, janė pėrsonalitet e politikes dhe kultures shqiptare, brenda dhe jashtė Atdheut, qė u prononcuan pėr kėtė revistė, nėpėrmjet bisedave dhe shkrimeve tė ndryshme, si: i shumėvuajturi, politikani dhe shkrimtari i nderuar Pjeter Arbnori, Isamil Kadare, Besnik Mustafaj, Imam Vehbi Isamili, Dom Anton Kēira, Jozeph e Shirley Cloyes Dioguardi, i njohuri Pjetėr Ivezaj, Pishtari i Demokracise Alfons Grishaj, aktivisti i njohur Ekrem Bardha, Dr. Agustin Shqalsi, Dr, Gjon Kelmendi, Arjan Gruda, Dr, Fran Ivezaj, Ermira Babaliu, Dr. Zef Brozi, Aferdita Gashi, avokatėt Palok Lulgjuraj dhe Gjokė Dedvukaj, Eduart Aliko, Weslli Clark, Lekė Lulguri, Prenk Gjokaj, Gjergj Ivezaj, Gjeto Ivezaj, Gjokė Martini, Aferdita Rakipi, Klementina Sula, Viola Qafaliaj, Dr, Teodor Kareco, Novruz Nazarko, ushtarėt e UCK-se, Besnik Bezhi, Dodė Dedvukaj etj.. etj.. etj. Dhe sė fundi, njė nga bashkėpunėtorėt e mi tė vetėm dhe besnik, Pjetėr Jaku!
    2. Pa dashur tė hyje tek familjet e njeri- tjetrit dhe tek biografitė, pasi nuk ėshtė nė natyren, as nė moralin tim por, qė ti Belesh je futur, po tė kujtoj: shėrbesen qė i ke kryer regjimit komunist. Edhe pse me biografi jo tė mire, ia dole tė bėhėsh dhėndėrr i njė familje komunistėsh. Nexhmijen mos e kėrko tek unė pasi, edhe pse mjaft mirė e di, as ajo dhe asnjė anėtarė i familjes, apo tė fisit, nuk i sherbyen kurrė partisė sė Nexhmijes tėnde. Gabove Belesh! Me ato qė ke shkruar nuk e tregon veten as burrė, as grua! Merru me malet, se Mali tė shkon mė afėr zanatit! Shkruaje vetem njė artikull pėr tė qėnė, qoftė edhe pėr gurė malesh, dhe ngrihu tė merresh me punėt e mia!
    3. Sa pėr anglishten ke tė drejtė. Sipas teje unė nuk di as shqip kur, diplomėn pėr gjuhė letersi e mbrojta, pa patur nevojė tė shėrbej ne degėn e punėve te brėndėshme tė Lezhės, edhe pse jetoja unė nė Lezhė , edhe “ Doktor Gjilpėren” nė shqip e shkrova, dhe nė shtypin shqiptar e botova: nė revisten “ Kuvendi”, gazetat “ Koha jonė” dhe gazeta “ Sot”, po mė fal o Belesh se, edhe tė pakam shpuar! Edhe kėtu gabove Belesh! Unė di aq anglisht sa statusi qė kam, duke qėnė shtetas amerikan, ndėrsa ti din aq sa meriton, pas afro 15 vjetesh nė Amerikė. Ke leksik vertetėt tė pasur; nė shqip vetėm shprehjen “ do me thanė”, ndersa nė anglisht “ any way”, “that’s fine” “what’s going ooon”
    4. Sa pėr marrjen nėpėr gojė tė komunitetit, pothuajse gjithė komuniteti
    ėshtė perjetėsuar nė njė libėr me 200 faqe nė muaj, qė nga maji i vitit 2001, tash 6 vjetė, o Belesh. E pra , ju milet, siē thotė Deda, duhet tė mėsoni, se kush ėshtė Beleshi, qė po shkrihet pėr punėt tuaja!
    5. Edhe pėr Greqinė ke gabuar, o Belesh! 23 vetėve qė thua se ua ke kthyer paratė, nuk ua ke kthyer ti as Geri, dhe as ka qėnė vullnesa jote, jo mė kembengulja jote, ato u ka detyruar shteti amerikan, nėpėrmjet ambasadės amerikane ne Athinė, dhe numri 23 ėshtė vetėm maja e aisbergut e paditur nga vetėm nje klient, i cili nuk njihte mė shumė se aq! Viktimave tė tua, ato para u kanė ra nga qielli, pasi i kanė ditur tė humbura!
    6. Kush janė punėt e mira, qė unė me bashkėpunėtorėt e mi i paskemi penguar? Regjistrimi i popullsisė!? Nuk ka shqiptarė tė paregjistruar dhe s’ke pse tė pėrmendesh kafshėt. Tė gjithė shqiptarėt e kanė njė dokument identiteti. Pastaj, cilėn nisėm e ēoi nė fund lidhja (jote) e intelektualėve?! Mjerė intelektualizmi shqiptarė! Nisma tė tilla bėhėn vetėm me ligj, e jo me shpikjet tuaja banale.
    7. Gabove Belesh! Tė gjitha nismat tuaja janė lėxuar, pa u thėnė dhe kanė deshtuar. Nismat e mira, edhe po tė dojė, nuk mund t’i prishin as njėqind shkrime! Pse nuk u prish dhe nuk deshtoi asnjė nismė e qendrave fetare, shoqatės “Malesia e Madhe” dhe disa shoqatave tė tjera?
    8. Mė kot lodhesh tė klasifikosh punėt e “ulta” tė tė tjerėve, pėr t’u dukur punėt e tua tė “ larta”. Megjithatė, deri nė nivelin e drejtorit arrita, pa u pėrlyer nė balta si ti, pa mė ndihmuar biografia e familjės sė gruas.
    9. Sa i takon gozhdes, qė sajon nė shkrimin tėnd, do tė mbetet, ose tė kruash veshėt, ose ta varėsh vėth nė vesh, o Belesh. Njė gozhdė ėshtė mjaft tė tė rrisė nė peshė. Ndėrsa pėr atė djalin, apo djemtė qė shkojnė e vijnė nė Shqipėri dhe, qė ty tė vjen t’u qajsh hallin. Gabove o Belesh, sepse asgjė nuk thua pėrveēėse, bėn me dije, se akoma nuk ke mundur tė heqėsh dorė nga profesioni i vjetėr, tė ndjekėsh, tė pėrgjosh, ku shkojnė, pse shkojnė, si vijnė e pse vijnė djelmoshat nė Shqipėri, apo nuk tė le zilia dhe pamundėsia jote. O Belesh , mos ia qaj hallin kalorsit, se i varen kėmbėt!
    10. Dhe prap gabon o Belesh, kur mundohesh te ulėsh nė sofren tėnde klerikėt e nderuar, e tė ndjehėsh i barabartė me ta. Si ėshtė e mundur, qė tė kujtohesh tė shkosh nė Kishė pas 13 vitesh. A thua duhet besuar besimi yt, o Belesh!?
    11. Se sa autodidakt jam unė, nuk e ndjej tė nevojshme tė bėjė biografinė ty dhe as miqėve tė mi.
    12. Edhe pse keni gjetur plagėn mė tė rėndė tė shqiptarėve, si mjeshtėr maskimesh dhe mashtrimesh, nuk do mund tė manipulosh mė askėnd, pasi maska jote ka rėnė prej kohėsh!
    13. Si i mbron ti emigrantėt, kur nuk ke mbrojtur akoma veten tėnde??! Edhe kėtu kėrkon tė mashtrosh, sikur ne po u pengojmė. Para dhjetė vitesh, kur emigrantėt kanė kėrkuar azil politik, me sugjerimet tuaj dhe tė “ avokatės “ tėnde pa licensė, kanė ndryshuar dy tri qeveri dhe mendja jote e “ ndritur” nuk i mendon kėto, duke thėnė, me paturpėsi, pse shteti amerikan ua pėrsėrit employment authorisation, e nuk thoni se shteti po u jep krahė, duke i lėnė tė punojnė qoftė edhe njė ditė mė shumė, ose tė presin ligjin e ri, qė do t’i ndihmojė tė bėhėn edhe shtetas amerikan. Ėshtė vertetė plagė e rėndė, por ndėrhyrja jote, vetėm e thellon atė!!!

    CILAT KANĖ QĖNĖ MENDIMET E MIA DHE TĖ “KUVENDIT” PĖR KĖTĖ ĒESHTJE?

    Beleshi nuk i ka pėrcjellur shkrimet e “ Kuvendit” dhe unė po i kujtoj vetėm njė: “ Policia e emigracionit nė shtetin e Michiganit ndalon……” botuar ne “Kuvendi” nr 2-2004, ne rubrikėn “ Jetė komuniteti”, fq.84, nuk e ka pare, ose e ka harruar shkrimin “ Takim i pėrfaqėsuesve tė shoqatave dhe biznesmenve”, realizuar me 01 tetor 2003, pikėrisht pėr kėto probleme, ku kishte edhe pėrfaqėsues tė institucioneve fetare, dhe ishte realizim i “ Kuvendit, botuar ne nr. 10-2003, fq.65-66, si dhe takimin e kater muajve me vone, ku ka qėnė i pranishėm edhe Beleshi. Ai nuk i din kėto takime , se nuk i pėlqen t’i dijė. Ai nuk e ka lexuar shkrimin “ Organizimet e askushėve nė diasporė”, tė botuar nė “Kuvendi”, nr.4-2005, etj etj, qė do shkonte njė listė e pafund titujsh. Ne jemi pėrpjekur gjithėmonė, qė tė ketė njė lobing tė shqiptarėve, qė tė ketė njė strategji afatgjatė tė mbrojtjes sė tė drejtave tė tyre, qė tė ketė konsultime tė vazhdueshme me avokatė tė njohur e jo me modelet e avokateve tu , pranė qendrave fetare, tė paktėn njė ditė nė javė. Jemi pėrpjekur e pėrpiqemi qė ta ketė njė zyrė pėrfaqėsuese komunitare, siē e kanė edhe komunitete te vegjėl, si ai i Ohio-s. Jemi pėrpjekur dhe pėrpiqemi t’i mbėshtesim inisiativat e qendrave fetare dhe ta shkruajm ēdo aktivitet tė tyre, kur jemi njoftuar. Me kėtė rast dua t’u kujtoj vetėm porositė e Carl Levin, para dy vjetėsh dhe mosrealizimn e tyre. Senatorėt dhe kongresmenėt mund t’i takoj kushdo, nė kohėn qė ata e planifikojnė.
    Nė tė gjitha orvajtjet ke dėshtuar dhe gabuar, o Belesh! Ti ke dashur ti anashkalosh, pėrfaqėsuesit e shoqatave, qė pėr vite e vite kanė punuar pėr shqiptarėt, te kaloni eksperinecėn shumėvjeēare te disa aktivistėve, qė kanė ndihmuar e ndihmojnė prej vitesh, ta privoni konsullin e nderit, Ekrem Bardha, i cili i ka mundėsitė tė ndihmojė dhe ka ndihmuar nė disa ēeshtje shume te rendesishme shqiptare, duke realizuar takime deri me Presidentė tė Amerikės!
    E, nė pėrfundim, edhe pse nuk ia vlente fare t’i pėrgjigjesh, kėtij farė shkrimi, qė ėshtė kontradiktor mė titullin, sepse njeriu, kur njeh botėn e njeh dhe veten, pasi ėshtė vetėm njė pjesė e saj. E nė fund dua t’i kujtoje njė thenie tė Fishtės : “ Letėrsia nuk asht pėr dhamt e gjithėkuj, qė di shkrim e kendim.”! Pra, Beleshi nuk ka aftėsi tė analizojė Faik Konicen, as tė shkruaj pėr veprėn e tij!


    09 Prill 2007
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Fjala e intelektualit D. Beleshi, transmetuar ne TVSH e Michiganit , e cila u be shkak per shkrimin "gangster me kollare" dhe qe kesaj kollareje po i dalin shume pronare, cuditerisht. Pyetja ime ; A thua ky grup ngren probleme te tilla dhe ofron zgjidhje absurde, vetem e vetem per te lene ne hije Pavarsine e Kosoves? A thua ky sajim i Beleshit eshte per te lare mekatet, ose per ti mbuluar e fshehur ato nen fustanellen e priftit. Konteksti i gjithe kesaj bisede injoranteske nuk asgje tjeter pervecse perpjekja e funderrinave te UDB-se dhe ishsigurimit shqiptar te futet edhe ne Kishe nepermjet eksponentit te saj civil.

    Zbardhia fjale per fjale e tekstit te Z. Dede Beleshi ne biseden me Dom Anton Kciren, Dom Ndue Gjergjin , Gjovalin Gegen , dhene per Televizionin Shqiptare te Michiganit.
    Dede Beleshi; Sic jeni ne dijeni , dmth, nje nga problemet me te prekshme te komunitetit tone , eshte edhe problemi i emigracionit.Fati dmth, qe ne mesin tone kemi kleriket e nderuer si Dom Anton Kciren , Dom Ndue Gjergjin, dhe perfaqesues te komunitetit qe kane punuar ne kete fushe Zotin Gjovalin Gega. Ne kemi pare si shqetesim dhe si preokupim kryesor dmth ceshtjen e emigranteve shqiptar. Fakti qe emigracioni shqiptar qe nga viti 1990 dhe deri tani ka vazhduar te rritet ne permasa dmth te konsiderueshme, pavarsisht dmth qe 3 vitet e fundit , qe shohim nje renie dmth te ardhjes se emigranteve shqiptar. Dhe kjo do theksoja arsyeja kryesore e kesaj renie eshte edhe vete fakti sepse vete shqiptaret e ardhur ne keto dmth 15 vjet e fundit shikojne qe kane nje zvarritje te jashtezakonshme ne marrjen e dokumentacionit dhe ne te njejten kohe dmth , kalimi i procedurave eeee, te emigation ketu ne Amerike. Problemi i mosmarrjes se dokumentacionit ose do thoja me sakte , dmth ose problemi i depertimit te shqiptareve , ose largimi i tyre mbasi kane ba nje kohe te gjate , me shume se 10vjecare ne Amerike, ishte nje nga problemet shqetesuese qe u vu ne qender te vemendjes dmth te klerikut tone te nderuer Zotit Dom Anton Kcira, dhe Zotit Dom Ndue Gjergji, dhe duke e pare si shqetesim njerzor dhe shume te madh per komunitetin zoti Dom Antoni me te drejte , beri nje thirrje alarmante qe te behet takim me instancat eeeeeeee, qeveritare te Michiganit per te patur dmth nje mundesi, ose per te patur mundesi kontakti, nese do gjejne nje zgjidhje e cila dmth t'u krijonte nje mundesi qe keta shqiptar , dmth te ndalohet depertimi, ose te behen me letra. Ne kete kontekst me inisiativen e zotit, me klerikut Dom Anton Kcira ne pril te vitit 2005 beme takim me senatorin Carl Levin eee, ku ishim nje grup perfaqesuesish , dmth me ne krye Dm Antonin, eee imamin Shuaip Gerguri , Gjovalin Gega dhe une . (une =Dede Beleshi) Them te drejten qe pritja ishte mjaft e ngrohte dhe mjaft inkurajuese , e senatorit carl Levin njekohesisht ishte nje leksion qe na u dha per te vepruar ne mbrojtje te ceshtjes se shqiptare. Ne, ne te vertetet dmth , ne e shikojme ceshtjen e emigranteve , ne raport me emigracionet e tjera , dmth ose komunistetet e tjera qe kane ketu ne zonen e Michiganit, e shikojme dmth si nje fare diskriminimi . E them nje fare diskriminimi , per arsye se kushtet e shqiptareve nuk jane te barabarte me meksikanet, te cilet vijnee hyjne dmth ketu per arsye punesimiose kane ceshtje punesimi. Vete fakti dmth i nje shtypje 50 vjecare diktatoriale , e problemeve dmth nen thunren serbe te kosovareve , dhe te komuniteteve te tjera shqiptare e ben me akute dmth ceshtjen qe emigracioni amerikan ta bej me te mundshme qe shaiptareve dmth t'u jepen letrat, dhe dokumentacioni. Ne ne fakt i kemi prekur shume imtesisht keto ceshtje dhe nga sugjerimi qe na u dha nga senatori kerkum dmth qe te gjithe komunitetet tona ne NY, Chikago, Boston , te integrohen per zgjidhjen e ketij problemi. Them te drejten nuk ishim me fat ne kete ceshtje , per arsye se perfaqesues , ose ne ... perfaqesues ne NAKUT dhe perfaqesues te tjere te ketyre komuniteteve nuk u ingranuan denjesisht dmth per ta zgjidhur kete problem. Ose me sakte mund te them se ishte pasiv. Me zotion Gjovalin Gega dhe me te nderuemin Dom Antoni u be dmth disa here dmth , kemi bere dhe konferenca telefonike me perfaqesues te Nakut , me gjithe perfaqesuesit e Nakut dhe ne fakt nuk kemi marre nje pergjigje pozitive, pati nje zvarritje shume te gjate , dmth zvarritja ishte me shume se nje vit e gjysem , dhe nuk pati asnje drite jeshile. Duke e pare ne kete kontekst perseri dmth nga dom Antoni dhe dom Nou u hodh me te madhe dmth qe le te kerkojme dmth takime te tjera , dmth per te mbrojtur ceshtjen e shqiptare. ne kete kontekst vjet ne beme nje takim me kongresmanin Naizner, ku morem pjese me Zotin Dom Antoni dhe Gjovalin Gega plus patem edhe shqiptar te cilet une personalisht dhe Dom Antoni i njoh dhe qe kane 10 vjet dmth dhe qe kane kerkuar , dhe kane vepruarsipas rregullave dhe ligjeve qe veprojne ne amerike, dmth per te patur te drejten per te qendruar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.Mbi bazen e problemeve dhe shqetesimeve qe kane patur nga vendi qe kane ardhur , mbi bazen e alibive qe kane ngritur , dhe ne fakt , dhe ne fakt u pritem jashtezakonisht mire , dhe na u , predispozicioni ishte i plote per te na ndihmuar, megjitheate na u tha hapur qe ne keto kushte dmth kur kongresi dhe senati , dmth predominohet nga republikanet, shifet dmth qe probabilitetii nje zgjidhje te mundshme dhe te kendshme , dmth qe te zgjidh ekuacionin tuj nuk shifet dmth si te thuash , te kete ndonje drite jeshile te shpejt .Megjitheate insistimi jone ishte dmth qe perseri dmth ne kete kontekst , te pakten te arrijme te ndalojme fluksin e depertimeve . Kjo ishte dmth dhe kjo eshte ceshtja kryesore per te cilen jemi mbledhur , ose kemi ba takimet ne vazhdim. Sepse kjo nuk do te thote se ne do te ndryshojme ligjet e Amerikes, , dmth ne jemi per te zbatur ligjet dhe per te qene korrekt me ligjet por ama , dmth duke e pare raportin e shqiptareve me emigranetet e tjere , tendenca jone ka qene gjithnji dmth qe te ndalojme depertimin e tyre. Ne kete kontekst dmth po simjet (sivjet) dmth beme nje takim ne Zyren time me perfaqesues te governatores se Michiganit e cila dmth nga perfaqesuesit e saj na u premtu qe do ta ngrijme (ngrejme) zerin tuj dhe ju mbeshtesim ne kete ceshtje. Dhe perfundimisht na u konfrimu qe me dt 15 mars , kemi nje takim me governatoren e Michiganit ketu ne Detroit, megjitheate per te qene me te pergatitur , per kete ceshtje dhe per te ngritur problemet qe shqetesojne komunitetin dhe kryesisht njerezit qe jane te prekur nga ky shqetesim real , mendum qe te bejme nje takim edhe me perfaqesues ligjor te shtetit te Michiganit.Dhe bashke me Dom Antonin , me Dom Noun dhe Gjovalinin (gegen) kemi patur edhe dje nje takim , me perfaqesues dmth jo perfaqesues , por avokate ligjor , te cilet dmth na dhane sugjerimet e tyre dhe keshillat e tyre ku edhe do t'i ngrijne edhe shoket ne bashkebisedim e siper. Ne kete kontekst dmth mbasi mbarum takimin dmth me avokatet dhe me sugjerimet e tyre te vlefshme ne rame dakort dmth qe ne t'i bejme nje thirrje komunitetit , e kupton, sepse jane tre element qe jane shume shqetesues , e para njerezit te cilet sot , jane defakto para depertimit , dmth qe ka mbaruar faza e aplikimit te tyre , dmth gjithe instancave ligjore , sic dihen dmth epill (apel) etj etj etj, dhe ju ka ardh depertimi. Tendeca jone eshte, dhe insistimi jone eshte dmth qe te behet ndalimi i depertimit te tyre , kjo eshte dmth insistimi jone.E dyta ; ka njerez te cilet , tashme jane depertuar dhe fakti dmth te dy famullite tona , dmth si Dom Antonit si dom Nout , nuk jam i sigurte dom.......... dmth per xhamite dhe Teqen e kupton por di si nr shqiptaresh , qe nr i tyre eshte shume i madh qe eshte depertuar dhe fakti qe ne kete periudhe dymujore , kemi skena te trishtueshme dmth nga forma se si jane depertuar shqiptaret , kjo e ben me akute dhe me alarmante qe ne dmth te ngrijem (ngreme) zerin. Dhe dua te them dicka dmth qe ishte shume esenciale dhe nga takimi i djeshem avokati na tha nje gje shume te madhe , tha shqiptaret , tha jane njerez punetor, njerez te ndershem , njerez te zgjuar dhe ne ju respektojme, per kete. Por ama ju sugjerojme qe ju te ngrini zerin , dmth thenia ishte shume e sakte dhe e plote dhe per problemet dhe shqetesimet qe kemi , nuk eshte problemi t'i ngrejme si individe por ti ngrejme edhe si..., edhe si.... edhe si komunitet, dmth per ceshtjet qe e shqetesojne komunitetin dhe shoqerine tone .
    fakti eshte dmth ne kete kohe qe kalon vendi yne , dy per mua , dy per mua jane ceshtjet thelbesore.
    Nje eshte ceshtja e statusit te Kosoves, te cilet tashi gjithe opinjonit shqiptar dhe gjithe njerezit kudo qe jane . Dhe per ne realisht , per ne emigrantet qe jemi ne Amerike eshte mjaft shqetesuese , qe keta njerez qe kane sakrifikuar dhe kane bere sakrifica sublime per te ardhur ne kete toke te shenjet , dhe kane punuar me vite te tera , ne si komunitetet t'u japim mundesine , qe te integrohen ne kete shoqeri amerikane.Ne kete kontekst, ne kete kontekst , pjesa e dyte qe eshte e atakuar, dmth jane pjesa e atyre qe kane kaluar , jane ne epill (apel) ok, ose si e themi ne shkallen e dyte ne shqip (dhe buzeqesh duke pozuar nga kamera) Dhe ne fakt nje pjese e tyre nuk kane marre pergjigje , dhe fatkeqesisht, fatkeqesisht mendojne qe pergjigja e tyre dmth meqenese nuk eshte ne doren e tyre mendojne qe jane te mbrojtur nga ligji. E treta eshte jane persona te cilet , sic i thone amerikanet shedou qe dmth jane ne hije ok, Keto tre grupe ,keto 3 grupe me institimin e klerikeve tone te nderuer mendojme te formulojme nje forme te cilen e kemi formuluar , dhe te gjithe ata qe jane te prekur nga ky shqetesim , ose te qe shikojne kete shqetesim shume eminent , shume te prekshem , deshirojne te paraqiten ne famullite perkatese , dhe ne formularet qe do gjejne ke Dom Antoni, dhe ke Dom Ndou ok, te shprehin shqetesimiet e tyre.Une bera nje brithing dmth te gjithe bisedes , nje permbledhje te bisedes qe kemi bere , megjitheate , me imtesisht dmth le te vazhdojme me Dom Antonin , me dom Noun e me Gjovalinin. (Ketu pastaj e merr fjalen Dom Antoni , fjalen e te cilit me shume perkushtim do e sjell heres tjeter. Nderkohe shume shpejt kete bisede te transmetuar ne TVSH e MIchiganit do tua sjell edhe me ze, pasi eshte mire ti pasqyrojme keto aktivitete fammoze , intelektuale dhe "emergjennte" te patrioteve tane te ndritur. )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 17-04-2007 mė 10:19
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •