SHQIPTARE, VINI KUJEN!
Vetem kjo ka mbetur! Te mos qeshim me. Te veme kujen! Nuk mund te kaperdihet kjo lloj politike, kjo lloj qeverisje, ky soj e sorollop hajdutesh, qe vjedhin taksat e shqiptareve! Ne e kuptojme etiken, por perballe paturpesise, pafytyresise e vjedhjes nuk mund te falim, nuk mund te behemi prifterinj!
E para. Eshte prishur morali. Fatos Nano, udheheqesi tek i cili besuam, besuam verberisht ne rrenat qe na sajoi me rastin e levizjes per katarsis, se do te pastronte politiken nga korrupsioni, trafiqet, nepotizmi e semundje te tjera te politikes. Fatos Nano, kryeministri i vendit, nuk ka me pike morali. Fatos Nano ka shperblyer me firmen e vet Fatos Nanon! Turp! Po turpi me te gjallet! Fatos Nano ka shperblyer sejmenet e vet, Agim Isakun, Ylli Manjanin, etj. me firmen e tij. Nga pese rroga shperblim ose gati sa per gjashte muaj pune! Turp!
Morali prishet e shprishet sa here kujton se ky abuzim, kjo vjedhje e taksapaguesve shqiptare ka ndodhur vetem pese dite pas tragjedise se Karaburunit. Ose, pothuaj ne te njejten dite kur jane shperblyer po nga qeveria familjet e te mbyturve ne det! A thua se edhe keta te shkretet, Fatos Nano, Agim Isaku, Ylli Manjani etj. kane qene ne gomone?! Mos o Zot! Keta kane charter! Por, jo vetem mundi, por edhe qejfi, -thone shkodranet- paguhet! Prandaj edhe shperblehet Fatos Nano nga Fatos Nano! Turp i madh!
E dyta. Fatos Nano ka shkelur ligjin. Nje zyrtar i shtetit, sipas rregullit, nuk mund te perfitoje shtese page me shume se tre rroga mujore ne nje vit! Kete ligj e kane shkelur te gjithe perfituesit! Turp, kur nje kryeminister shkel ligjin! Me per turp kur kete ligj e shkel per te shperblyer vetveten!
C'tu themi shqiptareve sot? Nuk u mjaftojne qeveritareve tane dhuratat e cmuara, perfitimet nepotike, lidhjet e miqesite, punesimet preferenciale, lidhjet me trafiqčt e krimin e organizuar, korrupsioni e perfitime te tjera te pamerituara, por duan ta rrjepin deri ne fund parane! Turp!
Pas kesaj, nga keta mamuthe, duhet te ruhemi. Nuk eshte cudi qe diten qe do te lene karriget, te marrin me vete edhe prizat e llampat e zyrave! Ndersa shqiptaret, neser te ruajne edhe xhepat nga keta. Nuk ka me turp se kaq! Kjo eshte qeveria qe na drejton, me ne krye Fatos Nanon!
----------------------------------------------------------------------
Eshte per te vene kujen megjithmen , nuk kam cfare te diskutoj , situata shihet haptas , vjedhjet behen pa doreza , turp turp turp.
KOHA JONE
Krijoni Kontakt