Intervistė me artistin e njohur tė muzikės operistike, i cili prej vitesh ėshtė larguar nga Shqipėria dhe ka korrur suksese nė skenat e Australisė e Zelandės sė Re
Tenori Agim Hushi: "Aventura ime nėpėr skenat e botės"
Njė nga artistėt e shumtė shqiptarė tė cilėt nė fillimin e viteve '90 u larguan nga Shqipėria pėr njė jetė mė tė mirė, ėshtė dhe tenori i famshėm Agim Hushi me origjinė nga qyteti i Kavajės, i cili pas diplomimit nė Institutin e Lartė tė Arteve, pati njė karrierė tė shkurtėr por tepėr tė suksesėshme nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė. Pas largimit nga Shqipėria, ai u diplomua nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Budapestit dhe qė nga ajo kohė ai vazhdon tė deputojė mė shumė sukses nė shumė nga skenat mė prestigjoze tė botės, duke pėrfaqėsuar me shumė dinjitet atdheun dhe kulturėn e vėndlindjes sė tij. Lidhur me kėto dhe shumė anė tė panjohura tė karrierės artistike tė tenorit tė famshėm Agim Hushi, na njeh intervista e tij e dhėnė ekskluzivisht pėr "Gazetėn", tė cilėn po e botojmė mė poshtė.
Zoti Hushi. Vala e ikjes masive tė shqiptarėve nė fillimet e dhjetėvjeēarit tė kaluar ju zuri edhe juve jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Si ndodhi ikja juaj?
"Pasi kreva studimet nė Institutin e Lartė tė Arteve nė degėn e kantos me Artistin e Popullit Ramiz Kovaēi dhe punova pėr njė vit si solist nė Teatrin e Operas dhe tė Baletit nė Tiranė, fitova me konkurs tė drejtėn pėr tre vjet studimet pasuniversitare nė Akademinė e famshme tė Muzikės Franc List nė Budapest".
Si e ndjetė veten si student i kėsaj Akademie qė ka nxjerrė yje botėrore. Ishte niveli juaj i krahasueshėm me atė tė studentėve tė tjerė nga e gjithe bota, qė studjojnė aty?
"Sigurisht, talenti im dhe po ashtu pėrgatitja ime profesionale vokale nga shkolla shqiptare, jo vetėm qė ishin tė krahasueshėm me atė tė studentėve tė tjerė, por unė e ndjeva veten mė tė mirin tenor tė atij brezi, qė studjuan aty.
Por sigurisht kultura ime profesionale muzikore linte pėr tė dėshiruar dhe ajo shkollė pėr mua luajti rolin kryesor nė formimin tim tė ardhshėm si kėngėtar opere".
Eshtė e vėrtetė se jeni ftuar tė kėndoni nė Operėn Kombėtare tė Budapestit qysh kur ishit student nė Akademi?
"Po ėshtė e vėrtetė. Pasi dhashė saxhon e vitit tė parė (koncertin provim), kryetari i komisionit qė ishte njė bariton i shquar i Operas Hungareze, Nagj Solyom mė tha se me atė nivel vokal qė paraqita, unė mund tė studjoja programin teorik nė Akademi, por ai propozoi qė programin vokal, atė tė pėrgatitjes dhe tė ushtrimit tim si kėngėtar operistik, mund ta bėja nė operėn e Budapestit. Dhe si gjithmonė e gatėshme pėr tė mė ndihmuar, qė nga ajo ditė, Ministria e Kulturės sė Hungarisė e pranoi propozimin e Akademisė".
Pasi kryet studimet si rrodhi jeta juaj?
"Eh, s'duhet harruar se jeta ime sado e bukur nė dukje ishte njė variant ndoshta mė i zbutur i mbijetesės sė shqiptarėve nė pėrgjithėsi tė atyre viteve. Mė duhej tė ruaja zėrin dhe tė studjoja nė njė sistem shkollor strikt gjermano-hungarez, dhe nė tė njėjtėn kohė tė luftoja ekonomikisht pėr tė plotėsuar bursėn dhe pėr tė mbajtur familjen; djalin dhe bashkėshorten time; tė cilėt i mora me vete pėr t`i larguar nga Shqipėria e atyre viteve. Ishin vite pasioni, lodhjesh dhe stėrmundimesh, ėndrrash dhe zhgėnjimesh, pė njė karrierė evropiane apo botėrore dhe pėr njė jetė mė tė bukur. Por, gjithsesi tė sukseshme pėr vetė fatin se jo vetėm ia dola mbanė tė kryeja studimet me sukses dhe tė suportoja familjen nė njė vend tė huaj qė po kalonte periudhėn e tranzicionit dhe kishte vėshtirėsitė e veta, por dola nė jetė mė i skalitur me sakrificat dhe pėrvojėn e fitimtarit. Sigurisht i jam mirėnjohės shkollės, profesorėve tė mi tė mrekullueshėm Bende Zholt dhe Sipos Jeno, kulturės dhe njerėzve tė mrekullueshėm hungarezė pėr gjithēka kanė bėrė nė jetėn time".
Mė pas ku vazhduat?
"Pas kryerjes sė studimeve nė tė vėrtetė unė iu pėrvesha mė shumė punės pėr tė studiuar. Pėr njė kėngėtar opere profesioni s'ka kurrė fund, biles sa mė shumė studjon aq mė shumė fillon tė dallosh boshllėqet rreth teje. Kėshtu vazhdova privatisht studimin e repertorit operistik dhe perfeksionimin vokal. Ndėrkohė konkurova dhe u emėrova si solist nė Operan Kombėtare Hungareze. Ishte pikėrisht ajo qė kisha ėndėrruar dhe patur si synim nė jetė. Kisha dėgjuar se artistė tė shkėlqyer, thjeshtė pėr faktin e tė qenurit shqiptar kishin pranuar tė punonin koreve tė operave tė Evropės, duke qenė ndoshta shumė herė mė tė mirė se kolegėt e tyre vendas. Por piktura ime s'duhet parė thjeshtė nė kornizėn e fakteve tė bukura. Tė qenit i huaj gjithmonė kishte disavantazhet e veta. Xhelozia dhe cmira, nganjėherė intrigat e artistėve vendas qė e ndienin veten tė paaftė pėr t'u pėrballur nė skenė tė lodhnin, tė fyenin, tė benin tė mendoje ēdo ēast dhe nganjėherė ndoshta edhe nė pėrlotje: "Shqipėria ime, kur do tė bėhesh edhe ti si e gjithė bota...Pse na ke lėnė kėshtu si zogj tė braktisur? Kemi nevojė pėr gjirin tėnd ."
Si ju kane pritur publiku dhe kritika hungareze?
"Pėr mua kritiku im i vėrtetė dhe mė i saktė ėshtė publiku. Nota e tij ėshtė pėr mua vitale. Mė kujtohet njė rast kur i gjithė shtypi Australian ishte pėrfshirė nė njė pothuaj ekstazė publicistike dhe kritikėt mė tė mirė mė kishin krahasuar me Beniamino Gilin. Ndėrkohė diku nė njė gazete dikush kishte bėrė njė artikull tė tillė: Si arriti tenori shqiptar Agim Hushi tė pushtojė Sydnei Operan? Nuk komentonte fare tė kėnduarėn time veēse merrej me faktin se pėrse bėhej kaq shumė zhurmė pėr njė shqiptar. Unė ne fillim u vėrejta kur e pashė artikullin. se pothuajse kisha harruar se mund tė shkruhej edhe kėshtu por mė pas vura buzėn nė gaz dhe fillova t'ua tregoja miqve kėtė shkrim si anketodė duke i siguruar se s'kisha ndonjė kallashnikov nė duar Ky "kritik" mėsova mė vonė se kishte dashur dikur tė futej korist nė operan e Sydneit dhe megjithėse kishte bėrė shumė audicione s`ishte pranuar kurrė...Si mund ta merrja seriozisht cmirėn e tij?
Cilat janė operat tuaja mė tė sukseshme, qė keni kenduar?
"Oh jane disa por pėr mua mė e dashura mbetet Toska pasi mė duket sikur ėshtė shkruar pėr mua. Po ashtu janė Turandot, Manon Lesko, Pagliaci, Cavaleria Rustikana, Il Lombardi, Il Tabarro dhe Trovatore. Por nė Seged kam kėnduar njė opera moderne tė njė autori zviceran qė mė ka pėlqyer shumė, Pugaēov".
Sot jeni qytetar Australian. Si ndodhi kjo?
Rastėsia ėshtė mbret i gjėrave apo jo? Kėndoja "Toskėn" dhe dikush nga Opera e Melburnit po mė dėgjonte Pas shfaqes njė zonjė pasi mė uroi pėrzemėrsisht mė tha pse s'vjen tė kėndosh nė Australi?! Kėshtu filloi historia australiane. Pasi bėra auducion dhe mė ēmuan shumė, mė ofruan kontratė dyvjeēare dhe shtetėsinė australiane. Kėndova Manon Leskon nė Adelaide, kryeqyetit i South Australias dhe debuti im u quajt nga kritika i jashtezakonshėm. (S`duhet harruar se kėtu nė Australi vijnė dhe kėndojnė mė tė mėdhenjtė e botės). Mė krahasuan me Gilin e madh. Richard Boningy, dirigjenti im nė kėtė shfaqje qė i zbuloi botės Pavarotin dhe ka bėrė inēizimet mė tė shumta me tė, bashkėshorti i sopranos legjendare Joan Sutherland qė gjithashtu ka qenė njė nga pėrkrahėset e mija sidomos me letrat e saj tė mrekullueshme, mė quajti De Grijeja mė i mirė nė botė. Pas kėtij debuti Sydnei Opera vendosi tė hapte dyert pėr mua dhe mund tė them se viti 1998 ka qenė viti i realizimit tė ėndrrės time mė tė bukur, fillimi i njė karriere tė nivelit botėror. S`mė harrohet ajo natė e prillit 1998 kur nė dhomėn time tė veshjes, tė mbushur me lule dhe shampanjė erdhėn pėr tė mė ururar tre persona nga Metropolitan Opera e Neė Yorkut. Ata kishin mbetur jashtėzakonisht tė kenaqur me shfaqjen dhe pasi mė uruan me fjalėt mė tė bukura m'u drejtuan: "Ne ju paguajmė shumė mirė dhe do tė dėshironim t'ju ftonim nė Metropolitan Opera. Sigurisht fytyra ime shkėlqeu nga lumturia. Por pėr fatin tim tė keq e gjitha kjo ndodhi nė prani tė Stiven Fillips drejtorit tė Operas Shtetėrore tė Adelaides i cili kishte ardhur nė Sydnei pėr tė parė shfaqjen time dhe i gėzuar nga cilėsia e shfaqjes erdhi tė mė uronte gjithashtu nė ato momente nė dhomėn time. Ai ndėrhyri duke thėnė se unė sapo kisha filluar karrierėn nė Australi tė cilėn duhej ta forcoja mė shumė dhe ai u premtoi kolegėve amerikanė se menjėherė sapo tė merrja pasaportėn australiane ai do tė komunikonte me ta .Kėshtu humba atė kontakt dhe ndoshta shanc pėr tė kėnduar nė Met, shanc qė ndoshta s'do tė pėrsėritet kurrė mė. Por gjithsesi pas disa muajsh u bėra qytetar Australian dhe Opera e Adelaides mė ofroi njė kontratė dyvjeēare. Njė ditė kur nė prani tė sime shoqeje e pyeta Stiven Fillips se pse mė pengoi pėr nė Metropolitan. Ai m'u pėrgjigj:.Metropolitan Opera ėshtė shtėpi pėr njė natė kurse Australia ėshtė shtėpia jote e pėrhershme. Bėhu i zgjuar Agim, mė tha nė fund tė bisedės".
Cili ėshtė idhulli juaj muzikor?
Padyshim qė idhujt e mij shqiptarė mbeten dy: i madhi Gaqo Ēako, tė cilin sa herė qė e dėgjoja fshehurazi tek bėnte vokalizat nė opera mė mahniste me freskinė e tij dhe profesori im Ramiz Kovaēi me zėrin e tij operatik, si prej njė kadifeje tė artė Nė botė idhujt e mij janė Kalas, Di Stefano dhe Angela Georgiu. Por kam edhe njė idhull qė s'ėshtė vetėm pėr artistin por edhe pėr profesorin, njeriun e jashtėzakonshėm, burrin me zemėr tė madhe, tenorin legjendar Franco Corelli me tė cilin studjova sė fundi nė Milano. Vdekja e tij mė hidhėroi pa masė dhe i jam borxhli pėr pasionin qė pati duke punuar me mua dhe pėr fjalėt qė ai shkroi me dorėn e tij: "Agim Hushi ka njė zė shumė tė rrallė sot pėr nga forca dhe bukuria dhe meriton njė karrierė botėrore "Duke qenė njė artist i vlerėsuar nė botė ju keni patur rastin tė takoheni me personalitete tė shquara politike tė vendeve tė ndryshme. Kam patur shumė raste tė takohem me personalitete tė ndryshme dhe u kam folur pėr Shqipėrinė, ashtu natyrshėm, jashtė klisheve diplomatike, pėr bukuritė e vendit tonė, pėr kulturėn dhe historinė tonė tė lashtė dhe vlerat tona kombėtare, pėr arritjet marramendėse tė shqiptarėve nė kėto pak vite tė demokracisė. Kėshtu mund tė pėrmend faktin se deri nė lėnien e detyrės vitin e kaluar John Olsen, Kryeministri i Australisė sė Jugut ka qenė njė mik i imi dhe i komunitetit shqiptar qė une drejtoja. Kryeministri i Australisė gjithashtu John Howardi ka qenė njė suportues i karrierės time nė Australi. Kryetarja e Komisionit tė Jashtėm tė Parlamentit Federal tė Australisė zonja Kris Gallus ėshtė njė mikeshė e familjes time dhe njė fanse e koncerteve dhe shfaqjeve tė mija, kudo qė tė jenė ato. Kam takuar Dr.Mahathir Mohamad dhe zėvendėsin e tij, sot Kryeministėr i Malajzisė Mr. Abdullah Ahmad Badawi. Ambasadori shqiptar zoti Hajdar Muneka ka qenė i pranishėm nė suksesin tim nė operan Toska ne Kuala Lumpur, ku ishte i pranishėm edhe kryeministri zoti Badawi. Shtypi malajzian i ka bėrė njė jehonė tė madhe debutit tim dhe i ka vėnė theksin faktit tė tė qėnit tim shqiptar. Ndėrkohė mund tė them se njė nga miqtė e mij dhe tė Shqipėrisė ėshtė Presidenti Nathan i Singaporit. Nga bisedat qė kam patur me tė mund t'i siguroj zyrtarėt shqiptarė se marrėdhėniet midis dy vendeve tona mund tė jenė tė shkėlqyera dhe presidenti Nathan mė ka siguruar se nėse shteti shqiptar dėshiron ai ėshtė gati tė nėnshkruajė hapjen e ambasadave midis dy vendeve tona. Presidenti Nathan dhe First Lady mė kanė ftuar pėr darkė nė shtėpinė e tyre biles duke mė ulur nė krye tė tavolinės gjė e cila mė ka bėrė ti ndjehem mirėnjohės kėtyre miqve tė shtrenjtė tė mij dhe tė Shqipėrisė. Presidenti Nathan ka qenė Ambasador i Singaporit nė Kombet e Bashkuara dhe e njeh mirė historinė e Shqipėrisė. Jemi vende tė vogla dhe kemi interesa tė njėjta mė ka thėnė ai. Une i premtova se do tė njoftoj Presidentin e Shqipėrisė, zotin Moisiu qė kjo bisedė miqsh tė vazhdohet nė nivel interesash kombėtare. Nė tetor tė vitit 2003 kam qenė gjithashtu i ftuar i Presidentes sė Filipineve Gloria Arroya sėbashku me dy tenorė tė Azisė. Kryeqyeteti Manila u shndėrrua pėr disa ditė nė festė tė Tre Tenorėve tė Pacifikut, kėshtu u quajt grupi ynė i tre tenorėve tė ftuar nga Arroya. Pritja presidenciale ishte e jashtėzakonshme dhe me gjithė vėshtirėsitė qė kalon vendi zemėrgjerėsia dhe kultura e filipinasve i kalon kufijtė e traditės aziatike. Dua tė them se ajo qė zbulova atje ėshtė se njė nga poetėt klasikė filipinas i kishte vėnė ngjarjet e dramave tė tij nė Shqipėri. Ai ishte Shekspiri filipinas. Sigurisht do t'i sjell mikut tim Moikom Zeqo ca nga kėto libra dhe si shqiptarė kemi me se tė krenohemi edhe nė Filipine. Ndėrkohė shtypi vendas dhe televizioni harruan fare pasaportėn qė mbaja me vete dhe thanė tė vėrtetėn se isha tenor shqiptar".
Cilat janė planet e ardhėshme tė tenorit Hushi?
Kam njė kontratė inēizimi dhe njė sėrė koncertesh nė Australi, shfaqjesh te Turandot dhe Toska nė Thailand dhe Hong Kong e tjerė. Por ardhja e Zhani Cikos, njeriut mė tė pėrshtatshėm pėr disa dhjetėvjeēarė nė krye tė operas shqiptare i ka dhėnė njė impuls tė ri ėndrrave tė mia pėr tė kėnduar nė Shqipėri. Shpresoj tė takohem me publikun shqiptar nė shfaqjet e operas Toska nė fund tė majit tė ketij viti, koncertet recitale nė Tiranė, Prishtinė dhe Gjakovė me Orkestrėn Filarmonike tė Prishtinės".
Keni ndėrmend tė ktheheni nė Shqipėri?
"Eshtė ėndrra ime qė po mė mundon prej kohėsh.Tė kthehem atje ku janė tė gjithė miqtė dhe tė dashurit e mij, atje ku jane varret e prindėrve, atje ku shijon fjala dhe gjithēka ka aromėn e dashurisė. Askush s`na ēmon dhe na do mė shumė se atdheu ynė. Asgjė mė shumė nė kėtė botė s'ka nevojė pėr dashurinė tonė se sa atdheu ynė, Shqipėria. Kemi ikur pėr njė jetė mė tė mirė por jo pėr t'u tretur nė paidentitet. Nganjėherė ndjehem fajtor qė ndodhem larg Shqipėrisė. Por shpresoj se tė gjithė mund tė bėjmė diēka qė vendi i shqipeve tė ecė mė shumė dhe tė arrij mė shpejt trenin e kohės evropiane".
Dashnor Kaloēi - Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt