Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Tenori Agim Hushi

    Intervistė me artistin e njohur tė muzikės operistike, i cili prej vitesh ėshtė larguar nga Shqipėria dhe ka korrur suksese nė skenat e Australisė e Zelandės sė Re

    Tenori Agim Hushi: "Aventura ime nėpėr skenat e botės"

    Njė nga artistėt e shumtė shqiptarė tė cilėt nė fillimin e viteve '90 u larguan nga Shqipėria pėr njė jetė mė tė mirė, ėshtė dhe tenori i famshėm Agim Hushi me origjinė nga qyteti i Kavajės, i cili pas diplomimit nė Institutin e Lartė tė Arteve, pati njė karrierė tė shkurtėr por tepėr tė suksesėshme nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė. Pas largimit nga Shqipėria, ai u diplomua nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Budapestit dhe qė nga ajo kohė ai vazhdon tė deputojė mė shumė sukses nė shumė nga skenat mė prestigjoze tė botės, duke pėrfaqėsuar me shumė dinjitet atdheun dhe kulturėn e vėndlindjes sė tij. Lidhur me kėto dhe shumė anė tė panjohura tė karrierės artistike tė tenorit tė famshėm Agim Hushi, na njeh intervista e tij e dhėnė ekskluzivisht pėr "Gazetėn", tė cilėn po e botojmė mė poshtė.


    Zoti Hushi. Vala e ikjes masive tė shqiptarėve nė fillimet e dhjetėvjeēarit tė kaluar ju zuri edhe juve jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Si ndodhi ikja juaj?
    "Pasi kreva studimet nė Institutin e Lartė tė Arteve nė degėn e kantos me Artistin e Popullit Ramiz Kovaēi dhe punova pėr njė vit si solist nė Teatrin e Operas dhe tė Baletit nė Tiranė, fitova me konkurs tė drejtėn pėr tre vjet studimet pasuniversitare nė Akademinė e famshme tė Muzikės Franc List nė Budapest".

    Si e ndjetė veten si student i kėsaj Akademie qė ka nxjerrė yje botėrore. Ishte niveli juaj i krahasueshėm me atė tė studentėve tė tjerė nga e gjithe bota, qė studjojnė aty?
    "Sigurisht, talenti im dhe po ashtu pėrgatitja ime profesionale vokale nga shkolla shqiptare, jo vetėm qė ishin tė krahasueshėm me atė tė studentėve tė tjerė, por unė e ndjeva veten mė tė mirin tenor tė atij brezi, qė studjuan aty.
    Por sigurisht kultura ime profesionale muzikore linte pėr tė dėshiruar dhe ajo shkollė pėr mua luajti rolin kryesor nė formimin tim tė ardhshėm si kėngėtar opere".

    Eshtė e vėrtetė se jeni ftuar tė kėndoni nė Operėn Kombėtare tė Budapestit qysh kur ishit student nė Akademi?
    "Po ėshtė e vėrtetė. Pasi dhashė saxhon e vitit tė parė (koncertin provim), kryetari i komisionit qė ishte njė bariton i shquar i Operas Hungareze, Nagj Solyom mė tha se me atė nivel vokal qė paraqita, unė mund tė studjoja programin teorik nė Akademi, por ai propozoi qė programin vokal, atė tė pėrgatitjes dhe tė ushtrimit tim si kėngėtar operistik, mund ta bėja nė operėn e Budapestit. Dhe si gjithmonė e gatėshme pėr tė mė ndihmuar, qė nga ajo ditė, Ministria e Kulturės sė Hungarisė e pranoi propozimin e Akademisė".

    Pasi kryet studimet si rrodhi jeta juaj?
    "Eh, s'duhet harruar se jeta ime sado e bukur nė dukje ishte njė variant ndoshta mė i zbutur i mbijetesės sė shqiptarėve nė pėrgjithėsi tė atyre viteve. Mė duhej tė ruaja zėrin dhe tė studjoja nė njė sistem shkollor strikt gjermano-hungarez, dhe nė tė njėjtėn kohė tė luftoja ekonomikisht pėr tė plotėsuar bursėn dhe pėr tė mbajtur familjen; djalin dhe bashkėshorten time; tė cilėt i mora me vete pėr t`i larguar nga Shqipėria e atyre viteve. Ishin vite pasioni, lodhjesh dhe stėrmundimesh, ėndrrash dhe zhgėnjimesh, pė njė karrierė evropiane apo botėrore dhe pėr njė jetė mė tė bukur. Por, gjithsesi tė sukseshme pėr vetė fatin se jo vetėm ia dola mbanė tė kryeja studimet me sukses dhe tė suportoja familjen nė njė vend tė huaj qė po kalonte periudhėn e tranzicionit dhe kishte vėshtirėsitė e veta, por dola nė jetė mė i skalitur me sakrificat dhe pėrvojėn e fitimtarit. Sigurisht i jam mirėnjohės shkollės, profesorėve tė mi tė mrekullueshėm Bende Zholt dhe Sipos Jeno, kulturės dhe njerėzve tė mrekullueshėm hungarezė pėr gjithēka kanė bėrė nė jetėn time".

    Mė pas ku vazhduat?
    "Pas kryerjes sė studimeve nė tė vėrtetė unė iu pėrvesha mė shumė punės pėr tė studiuar. Pėr njė kėngėtar opere profesioni s'ka kurrė fund, biles sa mė shumė studjon aq mė shumė fillon tė dallosh boshllėqet rreth teje. Kėshtu vazhdova privatisht studimin e repertorit operistik dhe perfeksionimin vokal. Ndėrkohė konkurova dhe u emėrova si solist nė Operan Kombėtare Hungareze. Ishte pikėrisht ajo qė kisha ėndėrruar dhe patur si synim nė jetė. Kisha dėgjuar se artistė tė shkėlqyer, thjeshtė pėr faktin e tė qenurit shqiptar kishin pranuar tė punonin koreve tė operave tė Evropės, duke qenė ndoshta shumė herė mė tė mirė se kolegėt e tyre vendas. Por piktura ime s'duhet parė thjeshtė nė kornizėn e fakteve tė bukura. Tė qenit i huaj gjithmonė kishte disavantazhet e veta. Xhelozia dhe cmira, nganjėherė intrigat e artistėve vendas qė e ndienin veten tė paaftė pėr t'u pėrballur nė skenė tė lodhnin, tė fyenin, tė benin tė mendoje ēdo ēast dhe nganjėherė ndoshta edhe nė pėrlotje: "Shqipėria ime, kur do tė bėhesh edhe ti si e gjithė bota...Pse na ke lėnė kėshtu si zogj tė braktisur? Kemi nevojė pėr gjirin tėnd…."

    Si ju kane pritur publiku dhe kritika hungareze?
    "Pėr mua kritiku im i vėrtetė dhe mė i saktė ėshtė publiku. Nota e tij ėshtė pėr mua vitale. Mė kujtohet njė rast kur i gjithė shtypi Australian ishte pėrfshirė nė njė pothuaj ekstazė publicistike dhe kritikėt mė tė mirė mė kishin krahasuar me Beniamino Gilin. Ndėrkohė diku nė njė gazete dikush kishte bėrė njė artikull tė tillė: Si arriti tenori shqiptar Agim Hushi tė pushtojė Sydnei Operan? Nuk komentonte fare tė kėnduarėn time veēse merrej me faktin se pėrse bėhej kaq shumė zhurmė pėr njė shqiptar. Unė ne fillim u vėrejta kur e pashė artikullin. se pothuajse kisha harruar se mund tė shkruhej edhe kėshtu por mė pas vura buzėn nė gaz dhe fillova t'ua tregoja miqve kėtė shkrim si anketodė duke i siguruar se s'kisha ndonjė kallashnikov nė duar…Ky "kritik" mėsova mė vonė se kishte dashur dikur tė futej korist nė operan e Sydneit dhe megjithėse kishte bėrė shumė audicione s`ishte pranuar kurrė...Si mund ta merrja seriozisht cmirėn e tij?

    Cilat janė operat tuaja mė tė sukseshme, qė keni kenduar?
    "Oh jane disa por pėr mua mė e dashura mbetet Toska pasi mė duket sikur ėshtė shkruar pėr mua. Po ashtu janė Turandot, Manon Lesko, Pagliaci, Cavaleria Rustikana, Il Lombardi, Il Tabarro dhe Trovatore. Por nė Seged kam kėnduar njė opera moderne tė njė autori zviceran qė mė ka pėlqyer shumė, Pugaēov".

    Sot jeni qytetar Australian. Si ndodhi kjo?
    Rastėsia ėshtė mbret i gjėrave apo jo? Kėndoja "Toskėn" dhe dikush nga Opera e Melburnit po mė dėgjonte…Pas shfaqes njė zonjė pasi mė uroi pėrzemėrsisht mė tha pse s'vjen tė kėndosh nė Australi?! Kėshtu filloi historia australiane. Pasi bėra auducion dhe mė ēmuan shumė, mė ofruan kontratė dyvjeēare dhe shtetėsinė australiane. Kėndova Manon Leskon nė Adelaide, kryeqyetit i South Australias dhe debuti im u quajt nga kritika i jashtezakonshėm. (S`duhet harruar se kėtu nė Australi vijnė dhe kėndojnė mė tė mėdhenjtė e botės). Mė krahasuan me Gilin e madh. Richard Boningy, dirigjenti im nė kėtė shfaqje qė i zbuloi botės Pavarotin dhe ka bėrė inēizimet mė tė shumta me tė, bashkėshorti i sopranos legjendare Joan Sutherland qė gjithashtu ka qenė njė nga pėrkrahėset e mija sidomos me letrat e saj tė mrekullueshme, mė quajti De Grijeja mė i mirė nė botė. Pas kėtij debuti Sydnei Opera vendosi tė hapte dyert pėr mua dhe mund tė them se viti 1998 ka qenė viti i realizimit tė ėndrrės time mė tė bukur, fillimi i njė karriere tė nivelit botėror. S`mė harrohet ajo natė e prillit 1998 kur nė dhomėn time tė veshjes, tė mbushur me lule dhe shampanjė erdhėn pėr tė mė ururar tre persona nga Metropolitan Opera e Neė Yorkut. Ata kishin mbetur jashtėzakonisht tė kenaqur me shfaqjen dhe pasi mė uruan me fjalėt mė tė bukura m'u drejtuan: "Ne ju paguajmė shumė mirė dhe do tė dėshironim t'ju ftonim nė Metropolitan Opera. Sigurisht fytyra ime shkėlqeu nga lumturia. Por pėr fatin tim tė keq e gjitha kjo ndodhi nė prani tė Stiven Fillips drejtorit tė Operas Shtetėrore tė Adelaides i cili kishte ardhur nė Sydnei pėr tė parė shfaqjen time dhe i gėzuar nga cilėsia e shfaqjes erdhi tė mė uronte gjithashtu nė ato momente nė dhomėn time. Ai ndėrhyri duke thėnė se unė sapo kisha filluar karrierėn nė Australi tė cilėn duhej ta forcoja mė shumė dhe ai u premtoi kolegėve amerikanė se menjėherė sapo tė merrja pasaportėn australiane ai do tė komunikonte me ta….Kėshtu humba atė kontakt dhe ndoshta shanc pėr tė kėnduar nė Met, shanc qė ndoshta s'do tė pėrsėritet kurrė mė. Por gjithsesi pas disa muajsh u bėra qytetar Australian dhe Opera e Adelaides mė ofroi njė kontratė dyvjeēare. Njė ditė kur nė prani tė sime shoqeje e pyeta Stiven Fillips se pse mė pengoi pėr nė Metropolitan. Ai m'u pėrgjigj:.Metropolitan Opera ėshtė shtėpi pėr njė natė kurse Australia ėshtė shtėpia jote e pėrhershme. Bėhu i zgjuar Agim, mė tha nė fund tė bisedės".

    Cili ėshtė idhulli juaj muzikor?
    Padyshim qė idhujt e mij shqiptarė mbeten dy: i madhi Gaqo Ēako, tė cilin sa herė qė e dėgjoja fshehurazi tek bėnte vokalizat nė opera mė mahniste me freskinė e tij dhe profesori im Ramiz Kovaēi me zėrin e tij operatik, si prej njė kadifeje tė artė…Nė botė idhujt e mij janė Kalas, Di Stefano dhe Angela Georgiu. Por kam edhe njė idhull qė s'ėshtė vetėm pėr artistin por edhe pėr profesorin, njeriun e jashtėzakonshėm, burrin me zemėr tė madhe, tenorin legjendar Franco Corelli me tė cilin studjova sė fundi nė Milano. Vdekja e tij mė hidhėroi pa masė dhe i jam borxhli pėr pasionin qė pati duke punuar me mua dhe pėr fjalėt qė ai shkroi me dorėn e tij: "Agim Hushi ka njė zė shumė tė rrallė sot pėr nga forca dhe bukuria dhe meriton njė karrierė botėrore…"Duke qenė njė artist i vlerėsuar nė botė ju keni patur rastin tė takoheni me personalitete tė shquara politike tė vendeve tė ndryshme. Kam patur shumė raste tė takohem me personalitete tė ndryshme dhe u kam folur pėr Shqipėrinė, ashtu natyrshėm, jashtė klisheve diplomatike, pėr bukuritė e vendit tonė, pėr kulturėn dhe historinė tonė tė lashtė dhe vlerat tona kombėtare, pėr arritjet marramendėse tė shqiptarėve nė kėto pak vite tė demokracisė. Kėshtu mund tė pėrmend faktin se deri nė lėnien e detyrės vitin e kaluar John Olsen, Kryeministri i Australisė sė Jugut ka qenė njė mik i imi dhe i komunitetit shqiptar qė une drejtoja. Kryeministri i Australisė gjithashtu John Howardi ka qenė njė suportues i karrierės time nė Australi. Kryetarja e Komisionit tė Jashtėm tė Parlamentit Federal tė Australisė zonja Kris Gallus ėshtė njė mikeshė e familjes time dhe njė fanse e koncerteve dhe shfaqjeve tė mija, kudo qė tė jenė ato. Kam takuar Dr.Mahathir Mohamad dhe zėvendėsin e tij, sot Kryeministėr i Malajzisė Mr. Abdullah Ahmad Badawi. Ambasadori shqiptar zoti Hajdar Muneka ka qenė i pranishėm nė suksesin tim nė operan Toska ne Kuala Lumpur, ku ishte i pranishėm edhe kryeministri zoti Badawi. Shtypi malajzian i ka bėrė njė jehonė tė madhe debutit tim dhe i ka vėnė theksin faktit tė tė qėnit tim shqiptar. Ndėrkohė mund tė them se njė nga miqtė e mij dhe tė Shqipėrisė ėshtė Presidenti Nathan i Singaporit. Nga bisedat qė kam patur me tė mund t'i siguroj zyrtarėt shqiptarė se marrėdhėniet midis dy vendeve tona mund tė jenė tė shkėlqyera dhe presidenti Nathan mė ka siguruar se nėse shteti shqiptar dėshiron ai ėshtė gati tė nėnshkruajė hapjen e ambasadave midis dy vendeve tona. Presidenti Nathan dhe First Lady mė kanė ftuar pėr darkė nė shtėpinė e tyre biles duke mė ulur nė krye tė tavolinės gjė e cila mė ka bėrė ti ndjehem mirėnjohės kėtyre miqve tė shtrenjtė tė mij dhe tė Shqipėrisė. Presidenti Nathan ka qenė Ambasador i Singaporit nė Kombet e Bashkuara dhe e njeh mirė historinė e Shqipėrisė. Jemi vende tė vogla dhe kemi interesa tė njėjta mė ka thėnė ai. Une i premtova se do tė njoftoj Presidentin e Shqipėrisė, zotin Moisiu qė kjo bisedė miqsh tė vazhdohet nė nivel interesash kombėtare. Nė tetor tė vitit 2003 kam qenė gjithashtu i ftuar i Presidentes sė Filipineve Gloria Arroya sėbashku me dy tenorė tė Azisė. Kryeqyeteti Manila u shndėrrua pėr disa ditė nė festė tė Tre Tenorėve tė Pacifikut, kėshtu u quajt grupi ynė i tre tenorėve tė ftuar nga Arroya. Pritja presidenciale ishte e jashtėzakonshme dhe me gjithė vėshtirėsitė qė kalon vendi zemėrgjerėsia dhe kultura e filipinasve i kalon kufijtė e traditės aziatike. Dua tė them se ajo qė zbulova atje ėshtė se njė nga poetėt klasikė filipinas i kishte vėnė ngjarjet e dramave tė tij nė Shqipėri. Ai ishte Shekspiri filipinas. Sigurisht do t'i sjell mikut tim Moikom Zeqo ca nga kėto libra dhe si shqiptarė kemi me se tė krenohemi edhe nė Filipine. Ndėrkohė shtypi vendas dhe televizioni harruan fare pasaportėn qė mbaja me vete dhe thanė tė vėrtetėn se isha tenor shqiptar".

    Cilat janė planet e ardhėshme tė tenorit Hushi?
    Kam njė kontratė inēizimi dhe njė sėrė koncertesh nė Australi, shfaqjesh te Turandot dhe Toska nė Thailand dhe Hong Kong e tjerė. Por ardhja e Zhani Cikos, njeriut mė tė pėrshtatshėm pėr disa dhjetėvjeēarė nė krye tė operas shqiptare i ka dhėnė njė impuls tė ri ėndrrave tė mia pėr tė kėnduar nė Shqipėri. Shpresoj tė takohem me publikun shqiptar nė shfaqjet e operas Toska nė fund tė majit tė ketij viti, koncertet recitale nė Tiranė, Prishtinė dhe Gjakovė me Orkestrėn Filarmonike tė Prishtinės".

    Keni ndėrmend tė ktheheni nė Shqipėri?
    "Eshtė ėndrra ime qė po mė mundon prej kohėsh.Tė kthehem atje ku janė tė gjithė miqtė dhe tė dashurit e mij, atje ku jane varret e prindėrve, atje ku shijon fjala dhe gjithēka ka aromėn e dashurisė. Askush s`na ēmon dhe na do mė shumė se atdheu ynė. Asgjė mė shumė nė kėtė botė s'ka nevojė pėr dashurinė tonė se sa atdheu ynė, Shqipėria. Kemi ikur pėr njė jetė mė tė mirė por jo pėr t'u tretur nė paidentitet. Nganjėherė ndjehem fajtor qė ndodhem larg Shqipėrisė. Por shpresoj se tė gjithė mund tė bėjmė diēka qė vendi i shqipeve tė ecė mė shumė dhe tė arrij mė shpejt trenin e kohės evropiane".

    Dashnor Kaloēi - Gazeta Shqiptare
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Kenaqesi qe lexoj nje tjeter sukses te shkolles se muzikes klasike shqiptare. Arritjet e tij i dedikohen talentit, vullnetit dhe punes disa vjecare. Por te vjen mire qe Agim Hushi nuk e harron ndihmen dhe kontributin e pedagogeve te tij shqiptar, artistet e medhenj si Kovaci, Ēako etj. Ata mgjs nuk paten te njejtat mundesi ne skenen nderkombetare, kane nxjerr student qe kane ngritur lart emrin e artit shqiptar.
    Suksese te metejshme Agimi Hushit!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2003
    Postime
    56

    Agim Hushi

    Historia e tenorit shqiptar, Agim Hushi


    Njė mėsues fshati, ndėr tenorėt mė tė mirė nė Botė




    Tenori me zėrin shpėrthyes, qė tronditi skenat e Sidnei-t, tė Kuala Lampurit, Singaporit, e Budapestit, ka historinė mė tė ēuditshme nė botėn e tenorėve.

    Ai ėshtė njė tenor shqiptar, cilėsuar si zbulim, njė zė botėror, qė mund tė renditet ndėr mė tė mirėt nė botė. Pėr vite e vite tė tėra, nėpėr skenat e Paqėsorit ka kėnduar kryerole… ish- studenti i letėrsisė, mėsuesi i njė fshati tė largėt tė Rrogozhinės, qė Mustafa Krantja e zbuloi krejt rastėsisht.

    Agim Hushi, tani ėshtė kthyer nė Tiranė. E sheh ndėrsa pėrpiqet tė gjejė njė apartament tė pėrshtatshėm nė kryeqytetin shqiptar dhe bėn plane pėr t'iu rikthyer sėrish skenės ku kėndoi pėr herė tė parė. Mendon se sezonin e ardhshėm do tė kėndojė nė kėtė skenė njė rol tė ri dhe disa prej roleve tė njohura tė repertorit tė tij. Por cila ėshtė historia e tij qė prej nisjes, kur ai ende notonte nė ėndrrat e letėrsisė dhe kur krejt befas takoi pasionin e tij pėr muzikėn?

    Pėr gazetėn "Panorama", ai e rrėfen tė gjithė kėtė rrugė tė gjatė, duke u munduar tė mos harrojė detaje.

    Si ndodhi qė ju u zbuluat si tenor pas moshės 23 vjeē?

    Kėnga ishtė njė pasion i fshehur, qė s“di si u rrit nė ato rrugica tė vjetra tė Kavajės, nė ato shtėpi pėrdhese e tė varfėra, ku unė kam kaluar fėmijėrinė time. E dija se isha mik dhe pasionant i librit, madje atėkohė e mendoja veten si njė shkrimtar i ardhshėm, kisha miliona projekte nė kokė. Nė tė vėrtetė shkruaja, dhe kisha fituar edhe ēmime letrare kur isha nxėnės nė tetėvjeēare. Mė pas mė doli e drejta e studimit pėr letėrsi dhe mendova se po prekja ėndrrėn e tė shkruarit. Kisha njė lloj talenti, dhe miqtė e mi mė kanė mbėshtetur pėr kėtė… Por, ndėrkohė, brenda meje po lindte njė dashuri e dytė, pėr operan, njė dashuri e fshehtė, tė cilėn unė nuk guxoja ta shfaqja se mund edhe tė mė tallnin. Dhe kėshtu ndodhi nė fakt me shefin e muzikės nė Kavajė, kur unė i thashė se dua tė kėndoj. Mbaj mend qė ai mė tha, e dėgjova unė, por mos ta dėgjoj kush kėtė gjė. Nuk pranoi as tė mė dėgjonte. Ata nuk besonin se njė tenor mund tė dilte prej njė familje tė thjeshtė, si ajo e imja dhe kushtet ku unė jetoja. Madje, edhe ime shoqe, me thoshte pas kėsaj qė ta lė kėtė gjė, se ishte turp dhe askush nuk do ta merrte seriozisht.

    Dhe askush nuk e mori seriozisht pasionin tėnd pėr operan?

    Atėkohė unė isha 22-23 vjeē, sapo kisha mbaruar shkollėn dhe isha mėsues nė njė fshat shumė tė thellė tė Rrogozhinės, nė njė shkollė tė mesme bujqėsore. Atėkohė kisha shumė pėr zemėr babanė e dirigjimit shqiptar, Mustafa Krantjen. Kur i thashė se dua tė kėndoj, ai u ēudit. Megjithatė, pranoi tė mė dėgjonte, por nė Tiranė, jo nė Kavajė. Ishte bashkė me Hamide Stringėn dhe nė fillim menduan se unė isha njė bariton lirik. Mirė… mirė…, mė thanė. Por unė mund tė jepja mė shumė. Dhe kur mė dėgjuan deri nė fund, ata i hapėn sytė njėri-tjetrit. Vlerėsimi i parė ishte i Hamide Stringės kur tha: "Eshtė njė zė krejt i veēantė". Madje, ajo thoshte se unė nuk duhet tė rrija nė Shqipėri, por tė shkollohesha jashtė. Ishte viti 1984-1985. Studimi jashtė shtetit ishin privilegj pėr njė shtresė tjetėr.

    Kush ishin mbėshtetėsit e tu nė rrugėn e panjohur tė muzikės?

    Unė e kam pasur idhull Avni Mulėn dhe kujtoja se unė jam bariton e kėndoja kėngėt e tij. Madje kur isha fėmi, fare i vogėl, i kisha nisur njė letėr atij, ku i shprehja admirimin tim. Nuk mora pėrgjigje atėkohė, e mora mė vonė, nė mėnyrė suporti. E nė fakt, ēifti Mula mė ka mbėshtetur mjaft. Madje, lidhnin baste miqėsore me kolegėt e Operas dhe thonin se ai ėshtė njė Karuzo. Por, njė mik imi i shtrenjtė, qė mė ka mbėshtetur atė kohė ishte edhe Alfred Uēi, ndėrsa artistėt qė mė pėrkrahėn ishin Rozmari Jorganxhi, Marije Kraja, Ēesk Zadeja, i shtrenjti miku im Feim Ibrahimi, qė mė shkėputi nga njė mėsues nė njė fshat tė Rrogozhinės dhe mė solli direkt si solist nė Operan e Tiranės. Ishte njė kėrcim, si prej ėndrre. Njė mėsues fshati, solist nė Opera. Mė pas fillova nė Tetarin e Operas, nė kursin e tė rinjve, ku ishin Inva Mula, Frano Lufi etj., dhe Nina Mula ishte pėr njė vit, pedagogia ime e parė, ndėrsa i shtrenjti Simon Gjoni, ishte mėsuesi im i solfezhit, ai mė ka mėsuar notat e para.

    Pra, ju nisėt direkt nė Opera, pa u diplomuar nė Akademinė e Arteve?

    Jo, nė fakt, unė e pashė qė nuk mund tė kėndoja, pėrballė Gaqo Ēakos, Ramiz Kovaēit, qė ishin kėngėtarė tė mrekullueshėm. Unė kėmbėngula tė vazhdoja studimet e plota dhe tė rregullta nė Institutin e Arteve. Nė historinė e atij Instituti, unė jam i vetmi student qė nuk kam bėrė konkurs pranimi, kjo falė zėrit tim. Kishte nga ata qė thanė ėshtė zė i madh, por nuk ėshtė zė botėror, kishte dhe nga ata qė thanė ėshtė njė zė botėror. Por nė tė vėrtetė tė gjithė mė ndihmuan, edhe nė Institutin e Arteve, ku do tė pėrmend profesorin tim Ramiz Kovaēi, sopranon Shpresa Nishani… dhe pas katėr vitesh nė 1991, kur unė kreva studimet shkėlqyeshėm dhe u emėrova solist nė Tetarin e Operas, punova me pianisten Nermin Daja, me dirigjentin Rifat Teqja, qė pati besim e mė konsideronte si solist i formuar. Nė Teatrin e Operas punova "Toskėn", "Kavaleria Rustikana", "Trovatore", "Paliaēi" etj., me soprano Edit Mihali, Shqipe Zani, Tatiana Kora, Irini Nikolla, Inva Mula, Mariana Leka etj.

    Po rruga juaj drejt skenave botėrore si vijoi?

    Unė konkurrova krahas shumė artistėve nga e gjithė Bota dhe fitova tė drejtėn e studimeve nė Akademinė Hungareze, ku u diplomova dhe nė 1995 dhe u emėrova solist nė Operan e Budapestit. Atje kam pasur pėrkrahjen dhe njė miqėsi mjaft tė rėndėsishme me ēiftin Luarasi. Nė operan hungareze, ku ėshtė njė traditė operistike botėrore, filloi dhe formimi im i vėrtetė. Nė vitin 1997 kėndova disa nga rolet e mia, si Kavaradosi te "Toska", nga Trovatore, e shumė opera tė tjera tė Puēinit, derisa njė natė, ndėrsa interpretoja "Toskėn", njė zonjė nga Melburni, erdhi mė takoi pas shfaqjes dhe mė tha: "Pse nuk vjen tė kėndosh nė Australi?". Unė nuk e kisha menduar kurrė Australinė. Planet e mia udhėtonin pėr nė Amerikė. Por, shkova dhe provova, bėra njė audicion, ku mė pėlqyen. Nė Australi, arti dhe kultura janė tė njė niveli shumė tė lartė botėror, janė opera tė sponsorizuara nga shteti, dhe janė tė nivelit tė Skalės. Aty nuk pranohet cilėsi e dytė apo e tretė kėngėtarėsh, vetėm tė nivelit botėror. Pėr mua ishte njė sirprizė dhe njė vlerėsim i asaj pune qė kisha bėrė nė Tiranė dhe Budapest.



    Kthim nė Tiranė

    Nė Tiranė ka ardhur pėr tė vendosur pėrfundimisht pėr njė rikthim. Ai thotė se ėshtė thirrur nga drejtori i TKOB, Zhani Ciko pėr tė kėnduar disa role. "Do tė vij tė kėndoj Kalasin te “Turandoti“, qė do tė vihet nė fillim tė sezonit tė ardhshėm, ndėrkohė qė dua tė kėndoj kėtu operat ekzistuese “Toska“, “Trovatore` etj.". Kėshtu thotė tenori i njohur, ndėrsa rrėfen planet e tij tė ardhshme qė lidhen me Shqipėrinė. Si pėr ta vėrtetuar kėtė, ai thotė se kėto ditė po kėrkon tė blejė njė apartament dhe tė nisė e ta ndjejė veten tė kthyer.



    Shkėlqim nė botėn e Paqėsorit

    Ai ka pasaportė australiane, por kurrė nuk harron ta theksojė me forcė se ėshtė shqiptar, nė tė gjithė intervistat dhe prononcimet nė mediat e huaja. Njė nga kolmet e fundit tė tij ishte "Toska", tė cilėn e interpretoi nė Kuala Lampur, pėr tė cilėn "The Star" shkruante: "Agim Hushi, i lindur nė Shqipėri dhe i vendosur nė Australi, me zėrin e tij tė shkėlqyeshėm mahniti spektatorėt, duke lėnė njė pėrshtypje tė thellė. Ai, padyshim, ėshtė njė artist i talentuar. Reputacioni i tij ka ardhur nė rritje pas interpretimit tė 12 roleve kryesore nė Operan e Sidneit, qė nga viti 1998". Dhe nė tė vėrtetė, bumi i tij ndodhi nė Australi, kur Riēhard Boning, pėr prezantimin e tij me njė soprano tė La Skalas, u shpreh se Agim Hushi dhe Laura Nikolesku janė ēifti mė i mirė nė botė. Ky ishte njė triumf qė tronditi Australinė. U tha se pėr 70 vjet nuk ishte parė nė Australi njė tenor i tillė. Fillimisht, atij vetė nuk iu besua, por filloi tė mėsohej me gazetat nė Australi, qė ai i quan njė shtyp sensacional. E pas kėsaj rruga e tij shkoi drejt Sidneit, ku u krahasua me Beniamin Giglin, njė sukses qė trokiti fort nė jetėn e artistit, njė karrierė nė "gjysmėn e hemisferės", nė Zelandėn e Re, nė Hong Kong, nė Malajzi, nė Tajlandė nė tė gjithė shtetet e Australisė, nė Singapor etj.

    Per me teper info rreth Agim Hushit ja vlen te shkoni ne ket faqe: Agim Hushi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-05-2008 mė 13:56

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Tenori Agim Hushi

    INTERVISTA/ Flet tenori me famė botėrore Agim HUSHI: Shqipėria ka rėnė nė dorė tė njerėzve tė babėzitur

    Kėshilli i Ministrave mori vendim tė veēantė pėr vazhdimin e studimeve tė mia tė dyta, vendim qė e firmosi Manush Myftiu

    Ndoshta jam i vetmi tenor nė botė qė skam marrė asnjė kritik negative pėr kėngėn time...



    Albert ZHOLI

    Rruga e tij e artit ka qenė dhe mbetet ndėr mė interesantet. Pėrfundoi studimet pėr Gjuhė-Letėrsi, por ėndrra e tij ishte kėnga, muzika. Dhe fati i buzėqeshi kur takoi dirigjentin e parė Mustafa Krantja. I shpjegoi hallin dhe ėndrrėn. Dyert ju hapėn. Ndoshta nė atė regjim ishte ndėr tė paktėt njerėz qė mbaroi dy fakultete, ku njėherazi u bė dhe pjesė e TOB, qė pak kush e gėzonte kėtė tė drejtė nė atė sistem. Zėri i tij i bukur nė demokraci pushtoi skenat mė tė mėdha dhe mė me emėr tė botės. Dhe ai kurrė se mohoi se ishte shqiptar, por pėrkundrazi e pėrmend me krenari tė qenit shqiptar.

    Rruga e artit ėshtė shumė e vėshtirė. Tė arrish njė majė duhet tė kalosh nė male vėshtirėsish...

    -Rruga e artit tim si kėngėtar lirik nisi qė nė fėmijėrinė time tė hershme.
    Nisi nė mėnyrė fare tė natyrshme bashkė me ėndrrat e mija tė asaj moshe, dėshirat e mia pėr tė eksploruar botėn nėpėrmjet syve dhe imagjinatės sė njė fėmije kurioz pėr gjėrat me te ēuditshme, me te bukura, me te paarritshme .
    Bashkė me dėshirėn pėr tu bere pilot, futbollist apo ministėr, imagjinatėn time tė ndezur fėminore e ngacmonin ca gjera tė pazakonta si filmat, teatri, bile diēka akoma edhe me magjepse: ca njerėz me zėra mbinjerėzor qe kėndonin me aq forcė dhe aq lart!
    Arti i te kėnduarit operistik si ēdo formė e artit te kultivuar ėshtė njė shkrirje artesh nė njė. Formimi im artistik filloi me magjinė e librave tė Giani Rodarit, Zhyl Vern e Servantes, Eseninin, Kuprinin, Turgenievin, Gogolin , Cehovin , Xhon Gorsuorth, Charl Dickens, Daniel Defon, Tomas Man, Aleksander Dyma e Gustav Flober, Viktor Hygo and Gi De Mopasan, O'Henri e Honore de Balzak... Njė listė ndėrtuesish jo vetėm tė imagjinatės time krijuese artistike, por dhe tė njė gustoje artistike qė do formonte tė ardhmen time si solist lirik, me njė formim shumėdimensional... Unė rrjedh nga njė familje e varfėr kavajase qė bashkė me hallet e pėrditshme tė jetės sė njė qyteti tė vogėl bashkė me privimin e njė jete kulturore provokonte ėndrrat e mia mė tė mėdha pėr njė tė ardhme ndryshe, jashtė limiteve tė njė qytetit provincial.
    Njė kurajė pėr tė besuar nė njė tė ardhme tė ndryshme nga ajo jetė meskine dhe e varfėr, qė fati mė kishte afruar nė ato vite.
    Njerėzit e mi ishin njerėz tė thjeshtė qė bėnin gjithēka pėr tė siguruar ekzistencėn, por qė pėrveē ushqimit dhe ngrohtėsisė prindėrore s’mund tė mė afronin asgjė qė tė ushqenin ėndrrat e mija tė largėta. Njė radio e thjeshtė mbushte dhomėn time tė varfėr me ato tinguj magjepsės qė vinin jo vetėm nėpėrmjet Radio –Tiranės, por edhe nėpėrmjet “Italia Sera”, programit magjeps tė mbrėmjes, sė pėrtej detit, qė mė bėnte tė lija lojėn kukafshehthi me shokėt dhe tė vija veshin te altoparlanti i vjetėr i radios pėr tė dėgjuar ata njerėz tė jashtėzakonshėm qė kėndonin opera pėr dy orė rresht. Ishin Di Stefano, Titio Schipo, Ferrucio Tagliavini e plot tė tjerė ...e njeri prej tyre mėsuesi im i ardhshėm tenori legjendar Franco Corelli... Ishin pikėrisht kėto njerėz tė jashtėzakonshėm qė me magjinė e zėrit tė tyre mė nxitėn pa kuptuar ėndrrėn time tė fshehtė pėr t’u bėrė dhe unė njė prej tyre....

    Kush e zbuloi zėrin tuaj si tenor?

    Njė ditė teksa isha shėtitje me bashkėshorten time Kristinėn dhe djalin e porsalindur nė Kavajė, ndeshėm me tė madhin Mustafa Krantja... E ndjeva se ishte momenti im ti shprehja kėtij njeriu, dirigjentit tė parė tė operės shqiptare, dėshirėn time tė fshehtė.
    Ai mė dėgjoi, por jo pa ēudi, aq mė tepėr kur mėsoi se, unė sapo isha diplomuar pėr gjuhė letėrsi dhe prisja emėrimin si mėsues fshati. Dhe ai organizoi njė audicion nė Konservatorin e asaj kohe, sot Akademia e Arteve. Tė parėt qė mė dėgjuan ishin: Hamide Stringa, Feim Ibrahimi, Joni Athanas. Mė pas kėrshėria pėr tė dėgjuar zėrin e ri tė tenorit nga Kavaja bėri qė Mustafa Krantja tė organizonte takime tė tjera pėr tė mė dėgjuar Marie Kraja, Rozmari Jorganxhi, Shpresa Nishani, Tonin Harapi, Ēesk Zadeja ....Dhe ēifti Avni dhe Nina Mula ishin tė parėt qė shprehėn dėshirėn tė bėheshin mėsuesit e mijė dhe qė mentori im Mustafa Krantja ua besoi duke bėrė qė nė themelet e teknikės sime vokale tė ishte dora e kėtyre mjeshtrave tė mėdhenj.


    Kur konkurruat nė Akademi si ju pritėn tė Jurisė dhe kush ishin pjesėtarėt?
    - Duke qenė se un kisha pėrfunduar njė herė studimet e larta, nė kohėn e monizmit ishte e ndaluar vazhdimi i dy fakulteteve, kėshtu qė u vendos qė duke patur parasysh dhe formimin tim tė pėrgjithshėm kulturor, qė unė tė vazhdoja vetėm studimet muzikore si njė rast i veēantė, nė Teatrin e Operės duke qenė njėkohėsisht i emėruar aty si solist.
    Dhe mėsuesja ime e kantos u caktua Nina Mula, mėsuesi personal i solfezhit i madhi Simon Gjoni dhe mėsuesja e pianos Lili Tafaj.
    Ndihem krenar qė nė Historinė e Teatrit tė Operės dhe Baletit unė jam artisti i parė qė jam emėruar solist bazuar vetė, nė talentin tim natyror, pa diplomė pėrkatėse dhe mbi tė gjitha qė nė formimin tim kanė pasur dorė mė tė mėdhenjtė e kulturės kombėtare.
    Dhe tė mendosh se unė u emėrova nė njė institucion tė tillė kulturor qė ishte maja dhe kulla e fildishtė e kulturės shqiptare e asaj kohe, ku unė firmosja borderonė pėrkrah emrave tė mėdhenj si: Gaqo Cako, Ramiz Kovaēi, Mentor Xhemali, Tatiana Kora, Edit Mihali, Ibrahim Tukiqi, Hysen Koēia , Shqipe Zani , Gjergj Sulioti e Fitore Mamaqi...
    Por me gjithė kujdesin e kėtyre mjeshtrave tė mėdhenj dhe pėrkushtimin e tyre, pas njė viti unė mendova se studimet e plota ishin domosdoshmėri e suksesit tim tė mėtejshėm.
    Pėr kėtė, me propozimin dhe kujdesin personal tė Ministrit tė Kulturės sė asaj kohe Prof. Alfred Uēi, Kėshilli i Ministrave mori vendim tė veēantė pėr vazhdimin e studimeve tė mia tė dyta, vendim qė e firmosi Manush Myftiu, duke qenė dhe njėkohėsisht i punėsuar si solist nė Teatrin e Operės...
    Kėshtu u shėnua njė tjetėr ngjarje e veēantė pėr mua dhe Konservatorin e asaj kohe. Unė jam i vetmi nė historinė e kėtij Konservatori qė njė student u pranua pa konkursin tradicional tė pranimit, si njė rast unikal!
    Kėtu pastaj pėr katėr vite pata fatin tė studioja dhe ti kryeja kėto studime me rezultate tė shkėlqyera me Artistin e Popullit Ramiz Kovaēi, i cili me eksperiencėn e tij pedagogjike dhe artistike i dha njė shtysė tė re profesionale talentit tim vokal.

    Cilat janė tė veēantat e zėrit tė njė tenori?

    -Tė veēantat e zėrit tė tenorit janė ato qė ekzistojnė edhe midis instrumenteve.
    Cilėsia dhe fuqia e tingullit. Tenori ėshtė mė i lartė se baritoni dhe basi , por dhe vetė midis tenorėve ka ndryshime nė fuqinė dhe shkėlqimin e tingullit. Po ashtu, kapacitetit pėr tė pėrballuar parte vokale tė diēiturave tė ndryshme.
    Po nė ndryshim me instrumentet e tjera tė ndėrtuara nga njeriu, vokali njerėzor ėshtė njė instrument i gjallė ku mbi te gjitha dominon fuqia interpretuese e kėngėtarit, formimi dhe aftėsia e tij pėr tė krijuar.

    Cili ishte koncerti i parė qė keni dhėnė ku dhe si jeni pritur?

    Koncerti im i parė ka qenė njė koncert Gala organizuar nga TOB mė 1989, me dirigjent Rifat Teqja, transmetuar live nga RTVSH. U prita shkėlqyeshėm , madje e vetmja gazet zyrtare e asaj kohe pėrshėndeti daljen time tė parė gjė qė ishte shumė e rrallė tė tė dilte emri tek Zėri i Popullit tė asaj kohe....
    Mė kujtohet qė isha aq i emocionuar sa me zor kapėrdija pėshtymen. Por i madhi Rifat Teqja mė dhe njė kurajė qe s’do t’ia harroj kurrė. Pa tė fillimi im do kishte qen kujtimi i njė dite katastrofe....


    -Pse zgjodhėt Austrinė pėr tė vazhduar rrugėn e artit, dhe ēfarė konkursi kryet pėr tė shkuar nė atė Teatėr?

    -Unė jam qytetar Australian dhe pėr vite me radhė e kam ushtruar aktivitetin tim nė kontinentin e largėt, nė Sisny Opera House dhe shpesh njerėzit e ngatėrrojnė ardhjen time nė Austri me Australinė.
    Unė fitova njė vend pune tė shkėlqyer si Shef i Seksionit tė Operės nė Konservatorin e Vjenės. Duke qenė se im bir Aldo filloi studimet nė Paris, nė Universitetin Amerikan “Schiller” pėr Diplomaci ne nuk mund tė qėndronim larg tij. Po ashtu, kishte ardhur koha t’i thoshim jo njė distance tė tillė planetare qė na ndante nga Shqipėria tė cilėn e kishim lėnė qysh mė 1992, kur unė fitova tė drejtėn e studimeve Pasuniversitare nė Budapest, nė Konservatorin Franz List, pėr tre vjet.


    Nė sa skena tė botės keni kėnduar dhe cilat ka qenė dita mė e bukur ?

    Kam kėnduar pothuaj nė tė gjithė botėn.
    Dhe tė gjitha ditėt e koncerteve apo te shfaqjeve tė mia kanė qenė tė bukura, tė veēanta, tė papėrsėritshme. Mbase do te veēoja jetėn nė Singapor si kėshilltar i Presidentit tė Singaporit Lyric Opera, ku pėr disa vite kemi jetuar mes njė luksi dhe ekskluziviteti tė papėrsėritshėm qoftė social, aziatik, tropikal...
    Por unė, sinqerisht, nuk mburrem se ku dhe nė sa vende kam kėnduar sa ē’jam krenar tė them se jam pritur kudo ku kam kėnduar me nota maksimale.
    Ndoshta jam i vetmi tenor nė botė qė skam marrė asnjė kritik negative pėr kėngėn time...

    -A ju mungon Shqipėria?

    -Shqipėria mė mungon...mė mungon shumė po mė shumė mė dhemb sepse nuk jam nė gjendje ta ndihmoj dhe unė me fuqinė dhe kapacitetin tim.
    Shqipėria ka rėnė nė dorė tė njerėzve tė babėzitur qė mendojnė se janė vetėm ata qė duhet tė mendojnė pėr Shqipėrinė, se ėshtė e drejta e tyre tė bėjnė ē’tė duan me tė dhe tė harrojnė se jemi dhe ne bijtė e tjerė qė mbase dimė mė shumė dhe mund tė afrojmė mė shumė ndihmė me eksperiencėn tonė, njohurit tona, qytetarin tonė....
    Po ky ėshtė fati i Shqipėri, ky ėshtė fati ynė nė pėrgjithėsi, se kėshtu e kemi ndarė ne vetė mes njeri tjetrit...

    E ke ndjerė racizmin nė Austri apo aty ku ke punuar?
    -Racizmin sinqerisht nuk e kam ndjerė kurrė.
    Racizmi ėshtė pjellė e njė shoqėrie tė paformuar, e njė shoqėrie qė ka komplekset e saj qė i shpreh nė formėn perverse tė racizmit.
    Duke qen se i kam pėrkitur dhe kam jetuar nė ēdo kohė me elitėn e ēdo vendi ku kam jetuar dhe aq me tepėr qė kam jetuar nė vende ku njerėzit kanė qenė me ngjyrė apo me sy te vegjėl, kjo mė ka bėrė jo vetėm tė mos e ndjej racizmin po larmin e racės njerėzore ta shoh si bukurin dhe pasurin e planetit Tokė!

    -Si ėshtė shkolla shqiptare e muzikės, a ėshtė ajo e niveleve europiane?

    - Mund tė flasim pa dyshim pėr dy shkolla qė megjithėse janė tė lidhura midis tyre nė traditė pėrsėri ndryshojnė ndjeshėm.
    Shkolla deri nė vitin 1990 ka qenė njė shkollė qė nivelin, konsolidimin profesional, motivimin dhe arritjen shkencore apo artistike e kishte objekt dhe burim force shtytėse.
    Dhe shkolla e re, e hapur, jo vetėm nė principe demokratizuese por dhe kapitaliste ku pėrzgjedhja dhe motivi i pranimit nė kėtė shkolle s’janė me njė numėr super talentesh po mundėsia i jepet pothuaj tė gjithėve dhe ku motivet krahas atyre artistike dhe profesionale janė dhe ana materiale qė nganjėherė shkojnė mbi ato tė ndėrgjegjes profesionale. Sot kush paguan me shume merr mėsime mė shumė....


    Cilėt janė tenorėt botėrorė qė ju keni pėr zemėr dhe pse?

    -Tenorėt e mijė tė preferuar janė: Di Stefano, Pavaroti, Domingo, Jose Carreras dhe Profesori im Franco Corelli.
    Me Correllin studiova pėr njė vit nė Milano mė 1999 dhe ai shkroi me dorėn e tij njė letėr pėr mua fjalėt mė tė bukura qė dikush i ka thėnė pėr zėrin dhe tė kėnduarėn time, letėr qė dhe sot e kėsaj dite e ruaj si kujtimin mė tė bukur ...
    Kėta tenorė janė pa dyshim mė tė mėdhenjtė jo vetėm pėr nga bukuria natyrore e zėrit tė tyre, por mbi tė gjitha nga arti i madh qė ata kanė pėrcjelle njerėzimit dhe universit tė kulturės njerėzore!

    -Si ėshtė njė ditė pune pėr ju?

    - Dita e punės time ėshtė e zakonshme, pothuaj te gjitha ditėt janė dite performuese shto dhe mėsim dhėnien qė ėshtė njė pasion i imi pa tė cilin nuk rroj dot ashtu si pa kėngėn. Nėse kėndoj nė shtėpi ēdo ditė apo performoj nė skenė ėshtė pothuajse e njėjta gjė.
    Madje, nė shtėpi mė tė shumtėn e rasteve kėndoj edhe mė mirė se nė skenė...


    Sa opera keni nė repertorin tuaj dhe ēfarė i mungon kėtij repertori?

    - Nė repertorin tim kam shumė opera, por un s’jam partizan i sasisė, por i cilėsisė. Po them se dhjetė opera i kam tė mijat dhe ato janė operat mė tė vėshtira dhe mė tė kėrkuarat si: Turandot, Manon Lescout, Il Trovatore, Cavaleria Rusticana, Otello, Pagliaci, Tosca, Aida, Andrea Schenier, Carmen....

    -A keni regjim pėr ruajtjen e zėrit dhe kush ėshtė armiku kryesor i zėrit?

    - Regjim tė mirėfilltė pėr zėrin as kam as kam pasur kurrė. Po jeta e rregullt, shėndeti i mirė, tė ushqyerit me kujdes, tė kėnduarit ēdo dit dhe mbi tė gjitha tė kėnduarit drejt teknikisht janė ato qė e mbajnė zėrin nė formė dhe tė freskėt....


    Tenorėt shqiptarė a janė konkurrues me ata Evropianė?

    - Tenorėt ashtu si dhe kėngėtaret e tjerė lirik shqiptare sopranot, mexot apo baritonėt janė duke konkurruar me sukses sot nė botė dhe duke pėrfaqėsuar jo vetėm arritjet e tyre por dhe kulturėn shqiptare operistike qė ato pėrfaqėsojnė. Unė jam profesional dhe lajmet tė ashtuquajtura mediatike, sensacionale, kėndoi kėtu apo kėndoi atje, mua nuk mė bėjnė pėrshtypje se kudo kėndohet. Po arti dhe vlerat e tij maten me si kėndohet...Unė kam ndjekur me respekt kėngėtare tė tillė tė mirėfilltė operistik si tenorėt A. Kllogjeri, J. Gjipali, sopranot I. Mula, A. Jaho dhe mexosopranon E Shkoza.
    Janė vėrtet artist qė konkurrojnė nė botė me dinjitet.


    Ku i bėni zakonisht pushimet?

    -Pushimet tani qė jemi kthyer nė Europė nga Singapori, ne i kemi bėrė nė Egjipt dhe Spanjė.
    Sharm El Sheik dhe Hurgada janė mė tė preferuarat se Deti i Kuq ėshtė mahnitės...


    Sa ndikon familja pėr njė kėngėtar?

    - Familja edhe tek njė kėngėtar si pėr ēdo profesion tjetėr do thoja, ėshtė ajo energji dhe forcė e padukshme qė tė jep krahė, tė mbush dhe tė shtyn pėrpara, ti japėsh gjithēka publikut por dhe atyre njerėzve tuaj tė dashur qė prej vitesh nuk lodhen duke tė ndjekur, duke tė ndihmuar qė performanca jote tė jetė maksimale, duke ndarė me ty ēdo detaj dhe shqetėsim qė ofron jeta artistike e njė kėngėtari qė ėshtė ēdo dit nė lėvizje...
    Pa njė familje tė mirė dhe suportuese vėshtir tė flitej pėr njė arritje tė plotė nė karrierė ashtu siē do thoja se asnjė karrierė nuk do ma plotėsonte nevojėn pėr njė familje tė suksesshme...


    -Cili ėshtė mendimi juaj pėr femrat shqiptare?

    -Kjo pyetje mė bėn tė jap njė pėrgjigje shume mė tė thjeshtė se ē’mund t’i jepte njė sociolog. Kam nėnė dhe bashkėshorte shqiptare. E ē’mund tė them mė shume se fjalėt mė tė bukura qė mund tė gjej pėr dy krijesat mė tė dashura tė jetės time?

  5. #5

    Pėr: Tenori Agim Hushi

    Dhe Hushi shetit e qendron ne boten qe nuk ka babezi!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Tenori Agim Hushi

    Tenori shqiptar me famė botėrore, Agim Hushi mbylli sot karrierėn e tij Operistike

    Emri:  agim-hushi1-640x356.jpg

Shikime: 442

Madhėsia:  63.1 KB

    Tenori me famė botėrore Agim Hushi, ka njoftuar sot se ka dhėnė dorėheqje nga jeta e tij operistike. Nėpėrmjet njė postimi nė rrjetin social Facebook, tenori Hushi ka deklaruar se me shfaqen e fundit “Toska” i ka dhėnė fund karrierės sė tij nė Opera.
    “Tė dashur miq, pasionantė dhe dashamirės tė Operas! Ju njoftoj se pas njė udhetimi tė gjatė , tė bukur por dhe tė lodhshėm, me plot ngjarje artistike tė mėdha e tė vogla gjej rastin t’ju njoftoj se me kėto shfaqe tė operas “Toska” unė dua ta mbyll karrieren time Operistike!”
    Tenori Agim Hushi i cili hyri nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit nė fillim tė viteve ’90, largohet duke lėnė njė teatėr “me halle,-siē e quan ai- por virtuoz, me njė orkester dhe kor tė shkėlqyer, me artistė tė shkėlqyer qė po shkėlqejnė nėpėr skenat e botės, me plot tenorė tė rinj qėe mė bėjnė krenar me zėrat dhe artin e tyre! E mbi tė gjitha me miq tė shkėlqyer qė si ndėrroj me asgjė nė botė!”
    Karriera e tij operistike ka filluar me veprėn “Toska” dhe po me atė u mbyll. Hushi thotė se tashmė pas njė luftė tė gjatė 30 vjeēare, nėpėr kontinentė tė botės ėshtė i vendosur t’i pėrkushtohet familjes dhe pėr tė shijuar paqen qė vjen pas njė karriere 30 vjeēare.
    “E fillova me Toskėn nė kėtė skenė dhe po e mbyll me Toskėn time tė dashur! Vitet bėjnė tė vetėn dhe tashme unė i jam pėrkushtuar koncerteve dhe njė dėshire pėr tė shkruar muzikė tė vėrtet!Por mbi tė gjitha pėr tė shijuar pranė dhe me familjen atė paqe qė vjen pas njė lufte tė gjatė 30 vjeēare nėpėr kontinente tė ndryshme tė botės, nė ato fillime aq tė vėshtira pėr ne shqiptarėt nė vitet 90, ku mora pėrveē trofeve dhe fitoreve edhe plot plagė”.
    Tenori Agim Hushi, nė deklaratėn e tij tė tė mbyllės sė karrierės, nuk ka lėnė pa pėrmendur edhe tė gjithė ata artisė tė cilėt e ndihmuan atė nė jetėn e tij artistike.
    Agim Hushi, intervistėn e fundit nė televizione e ka dhėnė ditėn e djeshme 12 tetor nė Ora News, nė emisionin “Ditė e Re Weekend”, ku tregoi peripecitė e tij pėr jetėn artistike.

    ORA NEWS

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Tenori Agim Hushi

    Tenori Agim Hushi: Pėr 7 vjet, u pengua jeta ime artistike



    Tenori me famė botėrore Agim Hushi, ka njoftuar sot se ka dhėnė dorėheqje nga jeta e tij operistike. Nėpėrmjet njė postimi nė rrjetin social Facebook, tenori Hushi ka deklaruar se me shfaqen e fundit “Toska” i ka dhėnė fund karrierės sė tij nė Opera.
    “Tė dashur miq, pasionantė dhe dashamirės tė Operas! Ju njoftoj se pas njė udhetimi tė gjatė , tė bukur por dhe tė lodhshėm, me plot ngjarje artistike tė mėdha e tė vogla gjej rastin t’ju njoftoj se me kėto shfaqe tė operas “Toska” unė dua ta mbyll karrieren time Operistike!”
    Tenori Agim Hushi i cili hyri nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit nė fillim tė viteve ’90, largohet duke lėnė njė teatėr “me halle,-siē e quan ai- por virtuoz, me njė orkester dhe kor tė shkėlqyer, me artistė tė shkėlqyer qė po shkėlqejnė nėpėr skenat e botės, me plot tenorė tė rinj qėe mė bėjnė krenar me zėrat dhe artin e tyre! E mbi tė gjitha me miq tė shkėlqyer qė si ndėrroj me asgjė nė botė!”
    Karriera e tij operistike ka filluar me veprėn “Toska” dhe po me atė u mbyll. Hushi thotė se tashmė pas njė luftė tė gjatė 30 vjeēare, nėpėr kontinentė tė botės ėshtė i vendosur t’i pėrkushtohet familjes dhe pėr tė shijuar paqen qė vjen pas njė karriere 30 vjeēare.
    “E fillova me Toskėn nė kėtė skenė dhe po e mbyll me Toskėn time tė dashur! Vitet bėjnė tė vetėn dhe tashme unė i jam pėrkushtuar koncerteve dhe njė dėshire pėr tė shkruar muzikė tė vėrtet!Por mbi tė gjitha pėr tė shijuar pranė dhe me familjen atė paqe qė vjen pas njė lufte tė gjatė 30 vjeēare nėpėr kontinente tė ndryshme tė botės, nė ato fillime aq tė vėshtira pėr ne shqiptarėt nė vitet 90, ku mora pėrveē trofeve dhe fitoreve edhe plot plagė”.
    Tenori Agim Hushi, nė deklaratėn e tij tė tė mbyllės sė karrierės, nuk ka lėnė pa pėrmendur edhe tė gjithė ata artisė tė cilėt e ndihmuan atė nė jetėn e tij artistike.
    Agim Hushi, intervistėn e fundit nė televizione e ka dhėnė ditėn e djeshme 12 tetor nė Ora News, nė emisionin “Ditė e Re Weekend”, ku tregoi peripecitė e tij pėr jetėn artistike.

    ORA NEWS

Tema tė Ngjashme

  1. Saimir Pirgu - Pavaroti i ri shqiptar
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-07-2023, 06:44
  2. Kastriot Tusha
    Nga StterollA nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 16-08-2017, 12:03
  3. Tenori Saimir Pirgu nė sallėn e Lozanės
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 01:16
  4. Refat Lleshi, Tenori Qe Kendon Ne Skenen E Karreras
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2006, 01:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •