Te dashur vellezer dhe motra,
Do doja te ndaja me juve nje liber qe kam lexuar dhe qe me ka pelqyer shume. Titulli i ketij libri eshte; "Cila Eshte Vepra e Perendise" nga Watchman Nee.
Kete liber e kam lexuar ne Anglisht dhe kam pasur gjithmone deshiren, jo vetem kete liber por edhe libra te tjere, t'i ndaja me te krishtere te tjere qe jane te etur te njohin Krishtin dhe thellesite e Tij. Ideja per ta postuar kete liber ne forum me erdhi kur mora vesh qe nje moter e dashur ne Krisht kishte vendosur ta perkthente. Duke pare qe ky liber -- apo mire broshure pasi nuk eshte liber i madh -- eshte i ndare ne pjese te vogla mendova se nuk do behej i merzitshem per ata qe do e lexojne nese do ta postoja ne kete forum.
Tashme kam ne dore kapitullin e pare te ketij libri, por para se ta postoj do doja te thoja pak fjale per autorin e ketij libri.
Watchman Nee ka lindur ne Kine ne 1903. Ne 1920, pra ne moshen 17-vjecare ai i jep zemren Krishtit. Me vone ai fillon dhe udheton ne vende te ndryshme te Kines duke predikuar ungjillin dhe mbjellur kisha. Takimet e tyre beheshin neper shtepia. Me qindra kisha-shtepi u mbollen ne Kine. Ne 1952 ai futet ne burg ku ai kalon 20 vjetet e tjera te jetes se tij, per shkak te dashurise qe kishte per Krishtin. Ne 1972 vdes pak dite pas lirimit te tij nga burgu.
U mundova te shkruaj sa me shkurt per te, por nese jeni te interesuar te dini me shume per jeten dhe veprimtarine e tij, do te gjeni ne internet.
Per te mos bere te gjata dhe te lodhshme shkrimet e mija, po e postoj kete shkrim duke filluar kapitullin e pare te librit ne shkrimin e mepasshem.
Ju ftoj te gjitheve qe do ta lexoni kete liber, te jepni komentet tuaja per cdo gje qe do lexoni.
Krijoni Kontakt