Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Vetvrasjet ne Shqiperi te shumta!!

    BERAT- Ka lėnė njė letėr nė tė cilėn shkruante se do tė vetėvritej, duke hedhur dhe firmėn e tij, por nuk ka dhėnė asnjė detaj rreth motiveve tė vetėflijimit. Mėsuesi i fillores, Reshat Rodhe, 53 vjeē, baba i dy fėmijėve, ėshtė vetėvrarė dje me ēifte, nė rrethana enigmatike nė shtėpinė e tij. 53-vjeēari banues nė fshatin Parangua tė komunės Otllak, 3 km nė veri tė qytetit, sipas hetimeve tė para tė policisė, i ka dhėnė fund jetės nė kushtet e depresionit tė shkaktuar pėr motive ende tė panjohura. Familjarėt kanė thėnė se mėsuesi prej disa ditėsh ishte mbyllur nė vetvete, por ata nuk e kishin menduar se njė gjė e tillė do ta ēonte nė vetėvrasje.
    Ngjarja
    Ngjarja tragjike nė familjen Rodhe ka ndodhur nė mėngjesin e djeshėm, rreth orės 05:30. Bashkėshortja e viktimės ka treguar dje pas ngjarjes se Reshati ishte ngritur mė herėt se ditėt e tjera. “Kur e pyeta pse u ngrit kaq herėt Reshati mė tha se do tė lahej dhe do tė merrej me ca punė tė shkollės”,- ka thėnė gruaja e viktimės. Ajo e ka lėnė tė qetė bashkėshortin dhe ka filluar tė merret me punėt e mėngjesit. ”Isha nė dhomėn time kur dėgjova krismėn e armės. Dola menjėherė jashtė pėr tė parė se ēfarė kishte ndodhur. Nė verandėn pėrpara shtėpisė pashė burrin tė shtrirė pėrmbys dhe tė mbytur nė gjak. Ulėrita me sa zė qė kisha”,- ka treguar gruaja e shtėpisė, pa mundur tė japė ndonjė detaj rreth motiveve tė vetėflijimit tė bashkėshortit tė saj. Tė parėt qė kanė ardhur pranė viktimės ishin fėmijėt e tij tė mitur tė cilėt janė terrorizuar nga skena qė kanė parė. Mė pas aty janė gjendur dhe fqinjėt dhe tė afėrmit e familjes tė cilėt e kanė dėrguar me urgjencė nė spital mėsuesin e vetėvrarė. Burime nga spitali i Beratit thanė pėr gazetėn se 53-vjeēari ka mbėrritur i vdekur pranė bluzave tė bardha. Ai kishte marrė njė plagė nė zemėr, e cila ka qenė vdekjeprurėse.
    Policia
    Njė grup ekspertėsh tė policisė sė Beratit ka shkuar nė vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Burimet thanė pėr gazetėn se nė cilėsinė e provės materiale kanė sekuestruar armėn e gjahut me tė cilėn ėshtė vetėvrarė mėsuesi, letrėn qė ai ka lėnė si dhe njė gėzhojė tė gjetur aty. Policia tha se arma e gjahut me tė cilėn ėshtė vetėvrarė mėsuesi rezulton me leje. Policia ende nuk ka dalė me njė version zyrtar lidhur me motivet e vetėvrasjes sė mėsuesit. Familjarėt qė janė marrė nė pyetje nuk kanė mundur tė thonė ndonjė arsye. Pėr momentin, thanė burimet, jemi duke hetuar nė pistėn se mėsuesi ėshtė vetėvrarė nė kushtet e njė depresioni tė ēastit.

    Viktima
    Reshat Rodhe, sė bashku me familjen e tij kishte dy vjet qė ishte zhvendosur nga Hulova, fshat i largėt i Gramshit nė fshatin Parangua tė komunės Otllak, nė rrethin e Beratit. Ai punonte mėsues i ciklit tė ulėt nė fshatin Zhitom tė komunės Velabisht, nė Berat. Sipas tė njohurve, viktima kishte 30 vjet qė punonte si mėsues dhe njihej si njeri i rregullt
    I afėrmi
    Bujar Hysi, baxhanak i mėsuesit tė vetėvrarė, nuk mund t’i shpjegojė arsyet e vetėflijimit. Ai thotė se ishte takuar 48 orė para ngjarjes me baxhanakun e tij dhe nuk pashė tek ai ndonjė shenjė qė mund ta ēonte nė kėtė akt tragjik. “Ditėt e fundit ishte paksa i tėrhequr dhe i mbyllur nė vetvete. Nuk e kisha pyetur por mendoja se e kishte nga lodhja nė punė”,- tha ai
    Nxėnėsi
    Behar Rodhe e njihte mėsuesin e vetėvrarė qė nė fshatin Hulovė tė Gramshit. Edhe Behari ishte zhvendosur nė fshatin Paragua tė Beratit. “Mė kishte dhėnė mėsim nė fillorė. Ishte njeri i mirė me tė gjithė dhe i respektuar. U ēudita kur mėsova se mėsuesi kishte vrarė veten. Nuk di ē’tė them se pėrse e ka kryer kėtė akt ndaj vetes”,- thotė ish- nxėnėsi.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    KORĒĖ- Njė 31-vjeēare i ka dhėnė fund jetės nė ujėrat e lumit Dunavec. Mirela Trungu, nga fshati Bulgarec i Korēės, ėshtė vetėmbytur mbrėmjen e sė martės, ndėrsa trupi i saj ėshtė gjetur ndanė lumit mėngjesin e djeshėm. Sipas burimeve nga policia e Korēės, mėsohet se pas gjetjes sė trupit, nė vendngjarje ka mbėrritur njė grup i policisė kriminale, qė ka kryer hetimet e para nė vendngjarje. Pas dyshimeve se 31-vjeēarja ishte vetėmbytur, agjentėt e policisė kriminale kanė marrė deklarimet e tė afėrmėve tė Trungut. Kėta tė fundit kanė pohuar se Mirela vuante prej kohėsh nga sėmundja mendore, sėmundje kjo qė ėshtė bėrė shkak pėr mbytjen e saj nė lumin Dunavec. Pas marrjes sė dėshmisė prej familjarėve, agjentėt e policisė sė Korēės kanė pėrcaktuar si shkak tė vetėmbytjes sė 31-vjeēares depresionin dhe mė pas ia kanė kaluar dosjen prokurorisė sė rrethit, pėr hetime tė mėtejshme. Mirela Trungu ėshtė e vetėmbytura e dytė nė Korēė gjatė dy ditėve tė fundit, pas ngjarjes tronditėse tė 30-vjeēarit nga fshati Panarit

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    KORĒĖ- Njė 30-vjeēar nga njė fshat i thellė i Korēės i ka dhėnė fund jetės, pas ndarjes nga e fejuara. Vetėvrasja e radhės ka ndodhur nė fshatin Panarit tė rrethit tė Korēės, dy ditė mė parė. Burime nga policia lokale pohojnė pėr “Shekullin” se Festim Demko ishte fejuar me njė vajzė nga fshati Backė i Skraparit. Ditėn e diel, Festimi kishte shkuar nė shtėpinė e tė fejuarės pėr tė vendosur ditėn e dasmės, por ėshtė pritur shumė ftohtė nga njerėzit e gruas sė tij tė ardhshme. Ndėrsa vetė e fejuara i kishte thėnė se nuk do tė kishte asnjė dasmė, pasi ajo kishte vendosur tė ndahej. Sipas burimeve nga policia lokale, mėsohet se ky lajm mendohet ta ketė dėshpėruar sė tepėrmi 30-vjeēarin Demko, i cili nuk ėshtė kthyer mė nė shtėpi. Trupi i tij u gjet nė rezervuarin e fshatit Panarit nga bashkėfshatarėt e tij, pasi kishte dalė nė breg. Punonjėsit e policisė qė kryen hetimet nė vendngjarje pohuan se 30-vjeēari kishte mbytur veten, pasi e kishte lėnė e fejuara.

Tema tė Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •