"Vjedhja ne bashkepunim", nipi i ministri Malaj merr pafajesine
E Merkure, 04 Maj 2005
TIRANE - Gjykata e Rrethit ne Tirane, shpalli dje te pafajshem te pandehurin Shkelqim Malaj, i akuzuar per vjedhje me dhune ne bashkepunim. Vendimin e mori gjyqtari Kreshnik Omari, pas seances se meparshme ku prokurori Dritan Nushi, kerkoi shtate vjet burg. Nipi i ministrit te Financave Arben Malaj, Shkelqim Malaj, akuzohej bashke me Urim Cupin dhe Fiorentina Bombajn per vjedhje me dhune ne bashkepunim, ne dem te nje pushuesi nga Kosova. Behet fjale per ngjarjen e ndodhur ne korrik te vitit te kaluar, ne nje hotel te kryeqytetit, ku Maliq Shala, nje qytetar nga Kosova, u josh nga e pandehura Fiorentina Bombaj duke hyre ne dhomen e tij. ne keto caste sipas prokurorise, dy shoket e saj, Malaj e Cupi, u futen ne dhome te veshur me maska, duke e kercenuar me nje thike qe te dorezoje parate, rreth 400 euro. Gjyqtari Omari, vendosi te jape gjashte muaj burg per te pandehurin Urim Cupi dhe nje vit e gjashte muaj per Fiorentina Bombajn. Prokurori Dritan Nushi deklaroi pas vendimit, se nuk ishte dakort dhe i eshte drejtuar Gjykates se Apelit per ankimim. Ne pretencen e tij, Nushi vec 7 viteve burg qe kerkoi per Malajn, propozoi edhe gjashte vjet per Bombajn e Cupin. F.Vezaj
Krijoni Kontakt