Per i cop miss kshu pissssssss u be tere kjo e sa budallenj kta te fisit te rucajve mo amani lol
Per i cop miss kshu pissssssss u be tere kjo e sa budallenj kta te fisit te rucajve mo amani lol
!!!
20-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe plagosje me dashje. Sherri një vit më parë për një Miss
Pretenca, 500 mijë lekë gjobë Ledio Ruçit
Djali i vogël i sekretarit socialist i shpëton dënimit me burg
Tiranë
Pas pesëmbëdhjetë seancash gjyqësore Prokuroria kërkon dënimin me gjobë të djalit të sekretarit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.
Prokurori i çështjes, Armand Gurakuqi në seancën e parafundit ka lexuar konkluzionet përfundimtare të gjykimit për Ledio Ruçin, ku i ka kërkuar gjykatës shpalljen fajtor të tij për të dyja akuzat e ngritura nga Prokuroria; plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në pretencën e tij prokurori i çështjes ka hequr dorë nga dënimi me burg për djalin e kreut socialist, duke kërkuar vetëm dënimin e tij me gjobë.
Pretenca
Sipas prokurorit, Ledio Ruçi duhet të gjobitet përkatësisht me 500 mijë lekë të reja për akuzën e “armëmbjatjes pa leje” dhe 100 mijë lekë për akuzën e “plagosjes me dashje”. Në bashkim të dënimeve ai i ka kërkuar gjykatës përfundimisht 500 mijë lekë të reja gjobë. Sipas konkluzioneve të akuzës ka prova që vërtetojnë fajësinë në këtë çështje të 20-vjeçarit Ruçi dhe për këtë ai ka kërkuar edhe masën e dënimit me gjobë me një vlerë të konsiderueshme financiare. Në seancën e djeshme nuk ka qenë i pranishëm vetë i akuzuari, por ai është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës, Ali Meta. Sot pritet që mbrojtja të paraqesë para gjykatës konkluzionet e saj në lidhje me akuzën dhe gjykata të shpallë vendimin përfundimtar për të pandehurin. Gjatë leximit të konkluzioneve të tij, prokurori ka përjashtuar pothuajse në të gjithë ligjëratën e tij shprehjen “dënim me burg”, duke shënuar ndër të paktat raste kur një i akuzuar për dy vepra të tilla penale të dënohet vetëm me gjobë. Megjithatë prokurori e ka cilësuar fajtor djaloshin 20-vjeçar, i cili akuzohet për sherrin e ndodhur rreth një vit më parë në një nga pub-et e Tiranës, sebep i të cilit ishte një nga Misset e njohura shqiptare, njëkohësisht e dashura e Ruçit.
Sot vendimi
Tashmë për gjykatën pritet vetëm deklarimi i palës mbrojtëse, në mënyrë që të shpallë edhe vendimin përfundimtar për këtë proces, seancat e të cilit zhvillohen prej disa muajsh në gjykatën e Tiranës. Pritet që në seancën e sotme avokati Meta të paraqesë deklarimet e tij lidhur me akuzat e Prokurorisë dhe gjithashtu të kërkojë pafajësi për klientin e tij, i cili në asnjë seancë nuk ka qenë i pranishëm në zyrën e kryetarit të trupit gjykues që kur ka filluar ky proces. Që në seancën e parë 20-vjeçari ka kërkuar me anë të një prokure që të përfaqësohet nga avokati i caktuar prej tij. Pas deklarimeve të mbrojtjes trupi gjykues do të shpallë vendimin për djalin e vogël të sekretarit socialist, Gramoz Ruçi. Ledio Ruçi akuzohet se është autori i plagosjes së shtetasit Artur Ceka një vit më parë në një pub pas një sherri banal.
GAZETA "PANORAMA"
------------------------------------------------------------------
" Trimi " i Gramoz Rucit gjobitet me 500 mije leke ( para keto qe Gramozi i ka vjedhur ne xhepat tone) per plagosje me dashje.![]()
Djemte e Arta Dades plagosin burrin e botes me pistolete per nje vend parkimi dhe nuk qendrojne as 24 ore ne polici.![]()
![]()
nipi luan memushit ne tepelen vrau gjimnazistin e nuk i ryri ferre ne kembe..
kurse ketij te pakten i kan ven gjobe..
kurse nanua shtipi njerin ne shkkallnur dhe dje e duartrokellisnin artistet e popullit.. qe i kish mbledhur blendua tu jipte ndonje kocke me lepi.. jazek u qofte goxha gra plaka.. e goxha burra pleq.. sa turp..
...
Gazeta "SHEKULLI"
Ledio Ruçi fiton pafajësinë në Gjykatën e Tiranës, për akuzat e plagosjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje
Gjykata: Djali i Gramoz Ruçit, i pafajshëm
Ledio Ruçi u akuzua për plagosjen e Artur Cekës. Prokuroria kërkoi 500 mijë lekë gjobë
Ardita Hysa
TIRANË – Djali i deputetit socialist, Ledio Ruçi, shpallet i pafajshëm. Gjykata e Tiranës ka vendosur ta deklarojë të pafajshëm dje Ruçin, për akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe atë të “armëmbajtjes pa leje”. Vendimi i gjyqtarit Arben Kostandini ka ardhur vetëm një ditë pasi prokurori i çështjes, Armando Gurakuqi, kishte kërkuar dënimin e djalit të Gramoz Ruçit me 500 mijë lekë gjobë. Pak minuta përpara shpalljes së vendimit që u dha pasditen e djeshme, edhe avokati i Ruçit kishte kërkuar të njëjtën gjë siç vendosi gjykata. Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjykata kishte vendosur ta deklaronte të pafajshëm të vetmin të pandehur të këtij procesi për të dyja akuzat që rëndonin mbi të, duke lënë kështu pa autor plagosjen e Artur Cekës.
Procesi
Gjyqi kundër Ledio Ruçit ka vazhduar që prej fillimit të tetorit të vitit të kaluar, pas gati nëntë muajsh hetime që sollën ngritjen e dy akuzave kundër tij. Gjatë hetimeve të para, akuza e formuluar kundër Ruçit ka qenë ajo e “vrasjes së mbetur në tentativë”, po në gjykatë dosja erdhi me akuzën “plagosje e lehtë”. Ndërsa në konkluzionet përfundimtare të akuzës u kërkua dënimi me gjobë i Ruçit. Shumë seanca të procesit penal që u hap kundër tij janë shtyrë vetëm për dëgjimin e dëshmisë së të dëmtuarit, Artur Ceka. Plagosja me armë zjarri e Cekës kishte ndodhur në fillim të vitit të kaluar, pas një grindjeje banale që të rinjtë kanë patur mes tyre. Gjatë këtij sherri i plagosur kishte mbetur edhe Ledio Ruçi. I pandehuri që dje u shpall i pafajshëm dhe i dëmtuari frekuentonin të njëjtin lokal në zonën e ish-bllokut dhe pikërisht aty kishte zënë fill edhe zënka e tyre. Atë natë, Ledio Ruçi kishte qenë i shoqëruar me një vajzë. Ndërsa Ceka shoqërohej nga një grup bashkëqytetarësh të tij nga Laçi, ulur në një tavolinë përballë tyre.
Konflikti
Shikimet që djemtë i lëshonin shoqes së Ruçit, gjatë qendrimit në lokal ishin bërë të bezdisshme. Sipas hetimeve të para, shokët e Cekës kishin filluar të flisnin në drejtim të vajzës. Për sa kohë kishte qenë me shoqen e tij, Ruçi nuk u akuzua se kishte bërë ndonjë veprim kundrejt tyre, por pasi e kishte shoqëruar atë për në shtëpi, ishte rikthyer edhe një herë tek lokali. Sipas hetimeve paraprake, i pandehuri kishte qenë i armatosur me një pistoletë që e kishte marrë rrugës në shtëpi. Ledio Ruçi u akuzua se kishte arritur të qëllonte vetëm mbi Cekën, ndërsa djemtë që e shoqëronin këtë të fundit i kishin marrë armën dhe e kishin qëlluar, duke e plagosur. Provat që Prokuroria e Tiranës kishte paraqitur së fundmi përpara gjyqtarit Kostandini nuk kishin arritur t’i vërtetonin akuzat e ngritura kundër djalit të Gramoz Ruçit ndaj edhe Gjykata vendosi ta shpallë atë të pafajshëm.
PLAGOSJA
Në shkurt të vitit 2004, Ledio Ruçi u akuzua se plagosi një të ri në qendër të Tiranës. Ngjarja ndodhi për një konflikt banal, ndërkohë që edhe djali i deputetit socialist mbeti i plagosur. Ai u hetua në gjendje të lirë.
AKUZA
Prokuroria ngriti dy akuza ndaj Ledio Ruçit, atë të “plagosjes së lehtë me dashje” dhe të “armëmbajtjes pa leje”. Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje zgjatën 8 muaj dhe prokuroria kërkoi dënimin me gjobë
VENDIMI
Dje, gjykata e Tiranës vendosi të shpallë të pafajshëm Ledio Ruçin. Sipas vendimit të djeshëm, prokuroria nuk kishte mbledhur prova që të vërtetonin dy akuzat e ngritura ndaj të riut Ledio Ruçi dhe i dha pafajësinë
Kur do ti vi fundi ketyre poshtersive ne Shqiperi aman.
Aty thjesht nuk u arrit te gjendeshin provat. Automatikisht del i pafajshem. Nuk eshte mire me pagjyku.
I shkreti! Sa duhet te kete vuajtur pas plagosjes.
Fotze
Ngjarja nuk ka ndodhur ne ne mes te pyllit, por perpara nje prej lokaleve me te frekuentuar ne Tirane. Sikur asnje qytetar te mos kete kaluar ne ate moment perpara lokalit, 2-3 "Gorillat" qe rrine tek dera e lokalit per te mbajtur rregull dhe 4-5 taksiste kane qene deshmitar te ngjarjes.
Nuk po te rendis me dhjetra prova, qe prokuroria i siguroi naten e ngjarjes, por qe avolluan nen rrezatimin e "djellit" socialist.
Per Ledio Rucin me vjen keq, qe plumbi qe e kapi ne bark,nuk e kapi pak me poshte dhe nga Ledio te na behej Ledina.
Ai eshte femije po ty kjo nuk te shqeteson fare, sepse je i mbushur me vrer dhe ke inat te atin.
Pse nuk pyet per ata qe plagosen Ledion e ngrate.
Ku jane ata?
Cfare po ben prokuroria ne kete drejtim, qe ata persona te kapen dhe te vendosen para drejtesise?
Asgje nuk po behet. Prandaj une them qe mafiozet, qe cenuan trupin e Ledios kane kompromentuar prokuroret dhe gjykatesit ne menyre, qe kjo histori te harrohet sikur nuk ka ndodhur asgje. Me vjen keq me te vertete per Ledion qe as i ati (zoti Ruci) nuk ishte ne gjendje te vinte drejtesi per djalin e vet dhe te shfaroste kriminelet se bashku me kete fare te keqe qe ka mbire ne sistemin tone gjygjesor.
O Fotze!
Pse i thua i ngrate Ledio Rucit dhe mafioze atyre te tjereve.
Ledio i ngrate mori pistoleten dhe qelloi pa paralajmerim ne drejtim te tre personave me te cilet kishte bere fjale para gjysem ore.
Meqenese ishte hera e pare, arriti te plagos vetem njerin.
Dy te tjeret arriten ta carmatosin dhe ta qellojne dy here. Normalisht menduan se e vrane, prandaj dhe nuk qelluan me.
Policia nuk i kapi atentatoret per dy arsye:
1- Kur atentatoret do kene marre vesh, se ai qe lane per te vrare ishte "Trimi" i Gramoz Rucit, do kene ikur nga Shqiperia.
2- Po te kapeshin atentatoret, prokuroria do kishte prova te pakundershtueshme, per akuzat e ngritura ndaj Ledios. (keshtu qe edhe ti nuk do thoje: Skishin prova, prandaj i pafajshem.
P.s.
Nuk eshte puna se une jam i mbushur me vrere per Gramozin dhe i deshiroj vdekjen femijeve te tij.
Sepse une me shume se Gramozin urrej Fatos Nanon, por kjo nuk me ka nxitur ndonjeher qe te mendoj te keqen e djalit apo vajzes se tij.
Pastaj cfar thashe une per Ledion???
Nga Ledio do ishte bere Ledina.
Shqiperise do i mungonte nje cub por do i shtohej nje Fotze.![]()
Nejse ka lloj lloj leximesh.
Ti me sa duket nuk e zoteron ate midis rreshtash.
Krijoni Kontakt