Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    Gjykata: Djali i Gramoz Ruçit, i pafajshëm

    ''Djali i Gramoz Ruçit qëlloi mbi Artur Cekajn, pasi ky i fundit pas daljes nga pub-i po urinonte pranw makinës së Ledio Ruçit. Ekspertiza e gëzhojave të gjetura në vendëngjarje tregoi se ata kanë dalë nga e njejta pistoletë. Prokuroria nuk fillon hetimet. “ Të lëmë të qetësohet situata”, ka qenë përgjigjia e tyre.

    Burime konfidenciale praën Ministrisë së Rendit treguan të plotë se si ka ndodhur ngjarja. Të dy palët kanë qenë në pub Kahlua duke u dëfryer. Pasi kanë pirë shumë birra rreth orës 03:00 Artur Ceka ka dalë jashtë nga pub-i për tu çliruar. Artur Ceka është afruar praën makinës së djalit të Gramoz Ruçit dhe ka urinuar pas makinës. Ledio Ruçi ka parë se çfarë po ndodhte tek gomat e makinës dhe ka nxxjerrë menjëherë pistoletën. Është afruar tek Artur Ceka dhe ka qëlluar dy herë mbi të. Ceka ka rënë i shtrirë në tokë me dy plumba në trup. Ledio Ruçi pasi ka kryer krimin është future sërish në pub duke u krekosur për veprimin që kishte bërë. Shokët e këtij të fundit kanë parë se çfarë ka ndodhur dhe kanë shkuar menjëherë t’i japin ndihmë shokut të tyre. E kanë marrë dhe e kanë futur me një makinë. Makina është nisur për në spitalin ushtarak, ndërsa shokët e tij janë kthyer sërish pas. Ata janë future në pub dhe e kanë kapur Ledio Ruçin. I kanë marrë armën me të cilën kishte qëlluar mbi Artur Cekën dhe e kanë shkrehur dy herë mbi të. Ata e kanë lënë për të vdekur dhe janë larguar. Më pas është dërguar në spitalin ushtarak ku i është bërë edhe ndërhyrja kirurgjikale, e cila i ka shpëtuar jetën.'' ....
    marre nga gazeta ''Tema''.

    Vertetesia e ngjarjes se mesiperme vertetohet nga ekspertiza qe i eshte bere plumbave mbi 2 te plagosurit.
    Rezultojne qe kane dale nga e njejta pistolete.
    Djali nga Mamurrasi eshte kercenuar ne spital dhe deklaron sot qe nuk ka pare kush e ka qelluar.
    SHTETI nuk veproi ! Padrino-Ruci kujton se e hodhi lumin!
    Mos te habitemi qe nje dite per kete mosveprim te shtetit
    te shofim hakmarrjen .
    Djali i Rucit sot hapi nje hasmeri.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Veten e tyre hengershin dhe u djegshin me gjith fare e fis......Ngrihuni trima dhe shkuleni pushtetin komunisto hajdut ose humbeni dhe vete me gjithe shqiperine....PD dhe PS duhet zhdukur...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  3. #3
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Po ca mund te presesh nga ca langaraqe qe kohen me te madhe e kalojne neper pabe te pire si plehra. Te dy jane dy morra qe i gjen shpesh si personazhe ne rinine e sotme. E kam fjalen ne pergjithesi. Si keta ka plote plehra te tjere qe jane dhe kalama nga trute, qe heret a vone do perfundojne keshtu. Cfare mund te presesh nga disa trupeshk qe krenosen duke pire dhe duke ndejtur me femra neper pabe. Kete e ben alkoli, mos u habisni.
    HOLLAND...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Se kishin vrare ledio dreqin....Si ore kete djem pushtetaresh te kapardisen me land rovera dhe femrat me te bukura te vendit...dhe populli vuan ne mjerim....Shqiptaret s`kan gjak por uje..se po te kishin do kishin ndryshuar gjerat... e as Nano e as Berisha nuk do vidhnin dot...as Janullatos s`do kishte...Y t`ju vije turp atyre qe e quajne veten cuba se langaraq rrugesh jane...edhe atyre cop intelektualesh qe krekosen si profesoret e akademise se pordhes...S`keni seder ju atje...dhe pastaj kerkoni diasporen t`ju ndihmoje...Le ti`a mbaj alfred moisiut te vije ne michigan....Tani hajdutet me kapitalet qe kane duan te ngrejn shtetin ligjor sipas disenjos se tyre qe askush mos tu kerkoje llogari...U shufte kjo fare e mos ti mbetet nam....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  5. #5
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    I njeti lajm i botuar ne media te ndryshme.

    Prokuroria nis hetimet për plagosjen e dy të rinjve në Tiranë
    3 Shkurt 2004

    Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për të zbardhur të vërtetën e plagosjes së dy të rinjve në Tiranë, Ledio Ruçit [djali i deputetit të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi] dhe shokut të tij, Artur Ceka. Burime zyrtare nga prokuroria e Tiranës bënë të ditur të Martën se, kanë mbërritur materialet e para hetimore
    rreth kësaj ngjarjeje, por ende nuk është prerë ndonjë fletë arresti.
    Burimet shtojnë me tej se, Ledio Ruçi, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nuk është marrë ende në pyetje në lidhje me ngjarjen, por kjo gjë do të bëhet sapo gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet. Dy të rinjtë, Ruçi dhe Ceka, u plagosën në orët e para të së dielës [1 Shkurt], përpara një lokali nate në kryeqytet, në zonën e ish-Bllokut. Bëhet e ditur se autorë të kësaj ngjarjeje kanë qenë tre persona, ku njëri është arrestuar [emri i të cilit nuk bëhet i ditur], ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim

    Marre nga 24-ore online

    Ledio Ruci shoqerohej me Zjamina Vasjarin, mesnaten e se dieles ne PUB "Kahlua" tek Blloku ne Tirane, kur 3 djem me origjine nga Mamurrasi e Laci e kane ngacmuar ate. I riu eshte rikthyer ne vendin e ngjarjes, pasi ka shoqeruar bukuroshen 18 vjecare te reklamave dhe spektakleve televizive, ne shtepi

    Ledio Ruci djali 19 vjecar i Sekretarit te Pergjithshem te PS, Gramoz Ruci pasi ka parkuar furistraden e tij tip "Land Rover", diku prane kulles se "Vodafone" ne zemer te zones se ish Bllokut, ne qender te Tiranes, sebashku me nje vajze simpatike eshte drejtuar per ne PUB "Kahlua". I riu qe pas mbarimit te shkolles se mesme te gjuheve te huaja, per anglisht, studion per t'u bere jurist ne nje nga fakultetet private te Tiranes, eshte pare edhe here te tjera ne shoqerine e saj po ne ate zone, mjaft e frekuentuar nga te rinjte e elites. Pasi nje vajze 18 vjecare, bjonde, e shpallur "Miss Shqiperia 2002", drejtuese spektaklesh televizive ne ekranet kombetare, personazh i kalendareve dhe spoteve publicitare, eshte veshtire qe te mos bie ne sy.

    Sherri

    Ndoshta ky ka qene shkaku qe pasi Ruci e Vasjari kane zene vend ne PUB, bukuroshja duket se ka terhequr menjehere vemendjen e nje grupi te rinjsh, qe ndodheshin ne nje tavoline me tutje. Sipas burimeve te policise, ata ishin Artur Ceka, Kastriot Fufi dhe nje a 2 persona te tjere, me origjine nga Mamurrasi e Laci. Sipas hetimeve paraprake, kurioziteti per vajzen e spektakleve, e perzier ndoshta edhe me atmosferen aty, muziken, alkoolin e ndoshta edhe me faktin se ajo shoqerohej vetem me nje 19 vjecar, duket se i ka "trimeruar" djemte. Te cilet, sic rezultoi me pas, ishin edhe te armatosur dhe me para, per shkak te dyshimeve se ndonjeri prej tyre mund te meret me trafik.

    Aresye te mjaftueshme te gjitha keto ne Shqiperi, qe pas shikimeve epshore, dalengadale ngacmimet te shoqerohen edhe me xhestikulacione dhe batuta. Por, nje situate e tille, per djalin e njerit prej njerezve te fuqishem te vendit, duket se ka qene e padurueshme. Ndaj, pasi ka paguar, policia thote se ai eshte larguar nga lokali sebashku me Vasjarin, te cilen e ka percjelle drejt shtepise. Per t'u rikthyer menjehere prane PUB "Kahlua", ne pritje te daljes se gjahut. Ka qene ora rreth 03. 00- 03. 30, duke u zbardhur dita e diele. Ne momentin qe ish fqinjet e bezdisshem po dilnin nga lokali, sipas policise Ruci ka qelluar mbi ta, duke plagosur ne kofshe me nje plum qe i ka prekur te dyja kembet, Artur Ceken. Nderkohe qe edhe ata jane kunderpergjigjur, duke e goditur me 2 plumba, nje ne bark e nje tjeter ne krah Rucin. Per ta mesuar ndoshta vetem pas pak oresh, kur lajmi beri buje ne media, se per misin qe e kishin pare ne televizor, te rinjte me origjine nga Mamurrasi e Laci ishin perplasur me djalin e Gramoz Rucit.

    Marre nga gazeta "Korrieri"

    Hec e besohu gazetave po deshe. E njejta ngjarje e treguar ne tre versione. Une per vete i besoj ketij lajmit te fundit, se ketij te Rucajve i duket vetja i forte. Po do t'i vije ndonje dite andej nga s'e pret.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Postuar më parë nga Jonian

    Ja ku del qe dhe media ka "biaset" e veta....E kam thene me perpara qe qeveria e kuqe dhe berishat do te behen viktime e fares qe mbollen....Diaspora nuk do ta diskreditoj...por asaj si dihet se me mire te bejme nje lufte me sakrifica sesa te pelqejm statusquone qe premton nacionalizem te rreme....Qe te fitosh dicka duhet rrezikuar....Testi i pare eshte qendrimi i qeverise amerikane....qofte edhe nje kongresman ose senator ose grupe te fuqishme qe mund tu fitosh simpatine....Prandaj burra duhet te dime se kush eshte e do te mbush skenen politike qe do zbrazet nga keto mikrobet....Kjo na mungon..se zjarrin jua prokurojme ne....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  7. #7
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Jo vetem djalit te Gramoz Rucit , por gjithe femijeve te pushtetareve apo edhe badigardeve te tyre i ka hyre vetja ne qef.
    Ju kujtoj trimerite e djemve te Arta Dades dhe te Spartak Brahos! Por te gjitha dosjet e hapura mbyllen menjehere dhe krimineli largohet ne drejtim te paditur.
    Djali i kontrabandistit Ruci , sa te sherohet do marri mjekimin ne shtepi - thoshte nje gazete !!!! PO mire a nuk denohesh deri ne 6 vjet burg per armembajtje pa leje ? E jo me per tentative vrasje !!! Kur lexon qe ka ''jetime '' qe denohen per vjedhje celularesh nga 4-5 vjet , te vjen te qeshesh !
    Apo kur ndonje hallexhi nuk ka pasaporte me vete , te kap ''policia e shtetit'' dhe te mban 1 nat ne biruc derisa te verifikohesh !!
    Nuk dime ca te bejme te qeshim apo te qajme me keto qe ndodhin ne shqiperi...
    p.s nese eshte e vertete qe jane zene me Fufet e Mamurrasit , keq e ka muhabetin ''trimi'' i Rucit...
    Ndryshuar për herë të fundit nga inter_forever : 03-02-2004 më 20:51
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    E verteta nese eshte kunder djalit te kapedan Gramozit pa problem do manipulohet.
    Ata qe qeverisin jane te zote te bardhen ta bejne te zeze ,dhe te zezen te bardhe.
    Lum si ne per trimat qe krenohen me gradat e babait,dhe qendrojne me kobure ne brez si Boletini i madh qe moti.
    E shpresojme ne do behet Shqiperia!
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    HALLALL JA BOFT ZOTI ! Se nuk ka rendesi djali i kujt eshte ka rendesi qe ishte nje nje pub , per qejf te te vet , me te dashuren e tij, duke harxhu paret e veta, dhe dalin ca katunare dhe i bien ne qafe ! U tregua trim se i doli per zot femres qe kishte ne krah qe neser mund te jete nusja e tij , prandaj ju shoke demokrate qe besoj se keni vite pa e pare Shqiperine , vereni njehere veten ne poziten e atij para se te flisni ( kuptohet kjo varet edhe nga karakteri ).

  10. #10
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    O XimiD ! Nuk po analizon njeri beri mire apo beri keq !
    Secili e gjykon sipas kokes se vet perdorimin e armeve!
    Ne po themi qe qellon djali i deputetit me pistolete per te vrare nje person dhe policia akoma nuk ka marre ne pyetje djalin e zotit ruci..... Policise i ka humbur pistoleta e sekuestruar ne momentet e krimit ...Vete ministri i Rendit takon djalin e Rucit dhe i uron sherim te shpejte...
    Ky eshte shembulli qe duhet te trasmetoje deputeti dhe familja e tij ? Po te ngacmoi njeri te dashuren , merr koburen dhe zbrazja ? Ti edhe une edhe nje fishek te na gjej policia ne xhep , do ti hash nja 2 vjet burg ose duhet te shkundesh gjithe leket e emigracionit per te dale ...
    Beri mire apo keq qe qelloi ne nuk e dime ! Se pala qe ka pesuar goditjen jane shume te fuqishem ne itali edhe pse jane ''fshatare '' nga mamurrasi ...
    nejse secili i del per zot vetes...
    shqiperine une e njoh shume mire , e po te keshilloj o mik qe ruaju nga badigardet e cunat e deputeteve se jane ata qe e ndiejne veten me te fortet ne shqiperi ...jane ata qe te ngacmojne kur je i shoqeruar me nje shoqe...
    Fshatarit i tregon vendin , por KETYRE ca do ti besh ,,,ata jane vet shteti...
    Ndryshuar për herë të fundit nga inter_forever : 04-02-2004 më 23:23
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë për pronat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57
  4. RD flet Kodra mbas bregut
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 12:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •