Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Xhefri dhe Nano

    Koha jone

    -----------

    E Marte, 03 Shkurt 2004


    "XHEFRI PUNON PER NANON"

    Sikur llomotitjet e keshilltareve te kryeministrit Nano te mos e ngrinin kaq shume zerin ne mjediset publike apo hotelet me te kushtueshem te vendit si ne "Rogner" apo ne "Sheraton" as ne si redaksi nuk do te kishim deshiren per tu marre me kete soj keshilltaresh qe i rrine pas e para zotit Nano. Por kur shikon, degjon dhe gjendesh mes nje vorbulle te tille thashethemesh per ambasadorin me te rendesishem te trupit diplomatik, te shtetit me te fuqishem te botes zotin Xhejms Xhefri, i cili per hir te se vertetes eshte diplomat i shkelqyer dhe njeri me vizion, pra nuk mund te mos e besh publik nje fakt te tille. Levizjet, daljet e tij publike, deklaratat e ambasadorit Xhefri, takimet e tij intensive, perkthehen nga nje pjese e stafit te kryeministrit si nje " mbeshtetje e hapur per Nanon, pasi ka orientim nga Uashingtoni",- sipas tyre. Gjithashtu daljet e ambasadorit amerikan ne Tirane zotit Xhefri ne disa momente kritike per karriken e zotit Nano jane perkthyer nga ky soj keshilltaresh si " detyrim ndaj Nanos per mbeshtjetjen qe ky i dha Amerikes ne luften e Irakut" apo si " mosgjetje e asnje figure tjeter politike me te fuqishme se Nano per SHBA ne Tirane"! Dhe per te shkuar edhe me tej hamendjet djallezore te ketij soji aventurieresh -keshilltare shkojne edhe me tej duke thene se" Amerika po investon ne ekonomi si ne Rinas, ne TEC-in e Vlores, ne Durres, etj., pasi ka gjetur partner strategjik ne politiken shqiptare, zotin Nano". Keto zera te thena si "rastesisht" dhe ne mjedise paksa opioninberese te kryeqytetit, kane si qellim qe te perhapin idene tek kundershtaret e kryetarit te PS-se dhe ne opozite se " Kryeministri ka miqesi ne Uashington dhe nuk don t'ia dije per opoziten dhe oponencen brenda mazhorances. Xhefrin e kemi ne thes". Bile, vazhdojne keto dy keshilltare, zoti Xhefri po punon qe te shuaje levizjen "MJAFT" qe te mos bejne protesta kunder Nanos apo qe ka therritur deputete, perkrahes te Metes, qe te mos shkojne pas ish-kryeministrit. Absurditete te tilla mund ti degjosh vetem nga keshilltari i Nanos qe njihet si nje demagog i tille nga te gjithe analistet e medias. Keshilltari trupgjate i kryeministrit sajonte aq bukur absurdin keto dite aq sa edhe vete e besonte. Ai u thoshte bashkebiseduesve ne "Sheraton" se " Majko eshte djegur ne Uashington per papjekurine e tij ne deklarata, Meta se eshte bere me shume proeuropian se sa proamerikan, Berisha nuk shkel dot ne Shtepine e Bardhe, pas asaj qe beri me 26 maj 1996, kurse Edi Rama ka probleme me amerikanet se eshte profrancez. Vetem Nanon don Bushi"!

    Te gjithe keta zera te leshuara me urdher apo pa lejen e kryeministrit nuk bejne gje tjeter vecse duan te ulin figuren e larte te ambasadorit amerikan ne Tirane, i cili, sipas mendimit te gazetes mbetet figura me e plote dhe me dashamirese per shqiptaret bashke me ate te figures se ambasadorit Limprecht. Zoti Xhefri ne te gjitha takimet, daljet, theniet apo kunderdeklaratat i ka meshuar asaj qe eshte shtylla kurrizore e politikes amerikane kudo ne bote; zbatimi i ligjit nga kushdo, kurdo dhe kudo. Ne te kundert, nuk je mik i SHBA, perkundrazi. Amerika duke qene supershteti qe drejton boten nuk mund te kete nje ambasador qe drejtohet apo urdherohet nga kryeministri Nano. Kjo eshte absurde qe ta mendosh e me pas edhe ta thuash, ashtu sic po bejne tash sa jave, dy keshilltare te zotit Nano, te cilet jane mjeshter te krijimit te opinioneve te rreme. Nese ambasadori amerikan del, ndonjehere dhe rastesisht ne te njejten dite qe del edhe kryeministri, e ndofta dhe per te njejten gje, kjo nuk do te thote se " kane rakorduar me pare ne zyren e Nanos"! Amerika, e ne kete rast dhe perfaqesuesi i saj zyrtar ne Tirane zoti Xhefri, e di se ne Shqiperi jane te gjithe miq besnike te Uashingtonit. Eshte e kaluara historike, e djeshmja ne luften e Kosoves, e tashmja ne investime dhe progres, pa harruar garancine e se nesermes qe e bejne dashurine e popullit shqiptar per Ameriken nje garanci qe do t'i rezistoje te ardhmes. Zoti Xhefri eshte shfaqur ne publik per te mbeshtetur ate pjese te Shtetit qe eshte kunder krimit, kunder trafiqeve e korrupsionit, por ai nuk ka dale te thote " ju kemi lene Nanon ne krye te vendit", sic duan te thone nanoistet. Ambasadori amerikan eshte ambasadori i vetem qe ka shkuar per te pare nga afer jeten e veshtire te njerezve te thjeshte, por dhe per t'i ndihmuar. Ai nuk ka shkuar e as nuk shkon se: " paska urdheruar Uashingtoni te mbash zotin Nano ne pushtet". Kjo eshte absurde per ata qe e thone ne "Rogner" e ne "Sheraton". Nese zoti Nano guxoi ne takimin e partive socialiste te Europes ne kulmin e luftes se Irakut qe te thoshte se " duhet te mbeshtesim Ameriken ne kete lufte", nderkohe qe shume shtete europiane nuk donin ta benin nje gje te tille, natyrisht qe tregon largpamesi te tij politike, ndonese te njejten gje do te bente edhe Berisha, edhe Meta, edhe Majko po te ishin drejtues te Ekzekutivit. Ne raport me SHBA te gjithe politikanet shqiptare, te majte e te djathte, jane ne nje linje, jane miq dhe partnere. Por Uashingtoni, ndonese te eshte mirenjohes per perkrahjen morale qe i bere luftes se saj ne Irak, ka kritere te forta, te rrepta dhe te pandrueshueshme persa i perket Demokracise dhe zbatimit te ligjit. Nese shkel nje pike te ligjit apo te normave universale te Demokracise, atehere nuk je i deshiruar per SHBA.

    Nese nuk je per integrimin dhe zbatimin e detyrimeve te tij nuk te pret ambasadori amerikan. Nese nuk jep shembuj konkrete te luftes kunder krimit te organizuar qe ka pushtuar shtetin, politiken dhe biznesin nuk mund te jesh mik i ambasadorit amerikan. Natyrisht qe ambasadori ka per detyre te vije ne zyren tende shteterore per te te thene se duhet te zbatoni ligjin, por ti, si kryeminister apo keshilltaret perreth teje, nuk kane perse e tregojne ne "Sheraton" se "Nano dhe Xhefri po luajne bilardo ne vilen numer 31". Zoti Xhefri nuk ka nevoje te luaje as bilardo e te pije kafen e mengjezit apo te darkes as me Nanon, as me Berishen, as me Meten apo me Edi Ramen. "Bilardoja" e Xhefrit jane menyra se si luan ti si kryeminiter per te sjelle investime, per te luftuar varferine, per te krijuar shprese, per te goditur krimin e organizuar, etj. Natyrisht per cilindo qe do te ishte ne pushtet apo ne krye te qeverise ambasadori amerikan ka te njejtat kritere besimi dhe kontrolli njekohesisht. Amerika po kontrollon boten e jo me te mos dije se c'ben sejcili politikan apo drejtues ne Tirane.

    Ndaj zerat e leshuara nga zyra e Nanos ne tavolinat e "Sheratonit" se "ambasadori Xhefri ka per detyre te ndihmoje ne qendrimin e kryeministrit Nano sa me gjate ne pushtet per interesat amerikane", pra keto zera keqdashes dhe karrikembajtes, duhet te mos guxojne me qe te llomotitin neper kafene. Nese prape , ata te dy, keshilltare te kryeministrit aktual do te leshojne zera te tille provokues per dinjitetin e ambasadorit me te rendesishem ne Tirane, atehere do te botojme emrat e tyre, qe rastesisht fillojne nga germat e para te alfabetit shqiptar.

    Redaksia e politikes se "Koha Jone"



    -----------


    Nuk flasin kot ata jo..

    Me vrap shkoj Xhefri me i marr me te mir Vlonjatet qe te mos zemrohen me Nanon e u prallisi se ..ja amerika do ju bej nje TEC..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    O Brari mos u habit shume se djepi i te gjitha ketyre te ligave qendron ne vendin e Xhefrit jo vetem tek ne por ne mbar boten,po mos te sihin keta kesi lloj si Nano e Xhefri njerezia do jetonte ne paq e solidaritet,por keta kesi lloj jane ata qe mbjellin keto gjera te liga.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Man!


    europa ne vitet 1930-45 ra pa "ndihmen amerikane" ne nje epok te zeze e cila i kushtoi jeten miliona njerzve plus vuajtjeve te panumerta..

    Amerika e Rusveltit dha nje ndihme kolosale per te ardhur europa plot drite e viteve 1945- e deri me sot.

    Vendet europiane (ato qe u lidhen me Boten atlantike) u rindertuan..u demokratizuan e shijuan nje epoke te mrekullueshme mbas luftes se dyt boterore.


    Pra Amerika ishte nje Diell per Europen dhe kjo me fakte te prekshme nga cdo qytetar i europes se lire.
    Kte e preken dhe shijuan dhe bashkatdhetaret tone nga ish-jugosllavia qe shkuan ne perendim fale politikes se vecante te Tito-Kardelit.

    Tash se fundi vet Kosova perben nje fakt te madh te te mirave qe sjell Amerika.
    Pa Ameriken sot nuk do kishim asnji pule e Lop shqiptare ne Kosove e njerez jo e jo..

    Nuk harrohet kurre KLARKU, KLINTONI etj.

    Pra ne si Komb duhet ti jemi mirnjohes Amerikes.

    Pra aty ku dine ta vleresojne ameriken puna shkon mire... sikurse Europa e pas 1945-ses..

    Iraku i sotem ka nje shanc te madh te perfitoje nga Amerika e te shpetoje nga diktatoret mesjetar te llojit Sadam.
    Jo vetem kaq por kan shanc te shpetojne dhe nga UDB-at ose Sigurimet e tmerrshme qe krijojne Sadamet, Stalinat, Hitlerat etj..

    Nje popull i emancipuar i eshte mirnjohes nderhyrjes amerikane kur kjo nderhyrje si drita e diellit eshte e qarte se eshte per mire...sikurse ne rastin tone me Kosoven e Iraku, Afganistani etj..

    Sa per rastin e Shqiperise kam ca rezerva ne lidhje me Ambasaden Amerikane..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Po Braro...po diaspora eshte me nder se po te ishin gje keta mole as xhefri e as powell s`bente gje pa degjuar njehere njerezit e vet...Sa do zgjasi verberia e diaspores??Boll tani se ne kohen enverit ishin tu na pushtue te gjithe..por tani??LOL
    Besoj se do kemi konfiguracione te aleancave...ashtu sic po perpiqesh i shkreta Meta...ashtu do i ndodhi te gjithe atyre qe gjejn dyert e mbyllura ose ato qe deshtojne ne luften e pare...S`mund te denohet nje popull i tere per mentalitetin dhe shtetin qe kane....por Amerika duhet te prese ndihmat nqs e sheh qe vullneti i popullit eshte i kundert me ate te shtetit hajdut...Pra kjo detyre i takon diaspores tone te m.u.t.i.t....me falni por kjo gje eshte e nevojshme sepse keta hiqen sikur kane influence ne kongres dhe ne senat...Shpresoj qe llogjika dhe drejtesia do te fitoje edhe nqs shume mund te behen pengese...dhe nuk do kete kompromis as me vendimmarresit amerikane...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

Tema tė Ngjashme

  1. Interviste e Ambasadorit te ShBA-ve Xheims Xhefri
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 01:52
  2. Ambasadori amerikan ne Tirane, Xhefri largohet nga detyra
    Nga StterollA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2004, 14:16
  3. Xhefri: Vdekshmėria foshnjore, mė e larta nė Evropė
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 18:32
  4. SHBA prokurorise: Denoni kriminelet me pushtet politik
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 14:58
  5. Cka po i fryn ne vesh Xhefri Berishes..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 07:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •