Sot flitet për integrime euroatlantike, asocim-stabilizim, partneritet për paqe, luftë antiterror e çfarëdo tjetër, veçse të flasësh për bashkim kombëtar u bë prapë tabu si në kohën e Enverit.
Ne këtu në forum i kemi zgjidhur problemet si jo më mirë, po hajde e fol me vendimmarrësit e vërtetë, politikanët, qeveritarët shqiptarë e ata ndërkombëtarë.
U qesh buza se kushedi se çfarë kanë fituar në Bruksel, Romë a Washington. Madje aq qesharake sa që me bujë njoftojnë si të qe sihariq se Maqedonija do na mbështetka të futemi në Evropë! O Zot! Kjo është për t'ia fut vehtes!
Ende nuk është bërë ndonjë sqarim se çfarë fitojnë shqiptarët se u pranuakan në NATO, përveç se i lejojnë (detyrojnë) vehtes të qenit mish për top për ujqit e vjetër të NATO's në luftrat e veta të padrejta. Shiko se ku janë shpërndarë shqiptarët si paqeruajtësa: Bosnje, Afganistan, Irak. Ngjet kështu kur shqiptarët në vendin e tyre nuk mund të mbajnë flamurin e tyre kombtar në institucionet e veta qeverisëse, arsimore apo edhe institucione joqeveritare. Shhih në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi. Vëre se Shqiptarëve nuk u lejohet të jenë paqeruajtësa në Kosovë por duhet të vijnë Jordanez, Kinez, Indianë e çfarëjo.
A thua vendimmarrësit për fatet e shqiptarëve do të flasin ndonjëherë shqip?!
Të vjen për të qeshur kur sheh ushtarët shqiptarë në Rinas tek mbajnë Flamurin Kombtar në krye a thua se do ta kenë edhe në Irak. Jo! Flamuri Shqiptar valvit vetëm para kamerave televizive se në avion futen me flamuj Amerikan e Turk.
Jua them unë: Të gjithë atyre Shqiptarëve u është dhënë nënshtetësia amerikane para se të fusin këmbën në Afganistan a Irak. Pa pra edhe kanë shkuar. Janë futur në radhët e ushtrive të huaja sepse janë xhveshur nga çdo ndjenjë atdhedashurie. Atdheu i tyre është paraja. Derisa të ndalet kjo valë shkombtarizimi e vetshkombtarizimi, pyetjet e këtilla a duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë janë absurde! Derisa kosovarët bëhen amerikanë para se të bëhen shqiptarë (sepse para se të futen në amerikë ishin jugosllavë),kot bëhen pyetje të tilla për bashkim kombëtar. Pse të habitemi në fund të fundit pse NAno është grekofil, kur vetë ne në mërgim s'jemi gjë tjtër pos ...filë të vendve ku hamë bukë.
Krijoni Kontakt