me rastin e bashkimit Shqiperi-Kosove, cka do behet me shqiptaret e rajoneve tjera, Maqedonise, Greqise, Malit te Zi...
duhet te mendoni pak me gjere, nuk jemi komb i shperndare vetem ne dy shtete...
PO
JO
NUK E DI
me rastin e bashkimit Shqiperi-Kosove, cka do behet me shqiptaret e rajoneve tjera, Maqedonise, Greqise, Malit te Zi...
duhet te mendoni pak me gjere, nuk jemi komb i shperndare vetem ne dy shtete...
jam dakort qe ku flitet shqip te behet SHQIPERI
Nuk besoj se ka per tu bashkuar ndonjeher. RRezik ndahen edhe me shume me kohen kur te fitoj pavarsin kosova.
Djal_lacjani ka shkruar shum bukur dhe gjith te verteten sepse bashkimi nuk ndodhe vetem me heqjen e kufijve ose disa gjera tjera po bashkimi i vertet ndodh kur shqiptaret e Shqiperise i dojn dhe i respektojn ata te Kosoves por edhe anasjelltas sepse ndryshe nuk mund te behet
Une jam me gjith zemer pro bashkimit me meme SHQIPERINE![]()
Dy llafe ,pa ngurim .
Per opinionin tim , personal nuk ma ha mendja qe ne Shqiperi dhe ne te gjithe boten , te mos kete Shqipetare, qe mos te deshiroje bashkimin e te gjithave trojeve ne nje SHQIPERI TE VETME.
Le te marre , ose shpallet Kosova e pamvarur pastaj mendoj kufijte nuk ka perse te eksistojne.
Me kalimin e kohes,Shqiperia dhe Kosova do te shkrihen ne nje shtet te vetem.
Shqiperi e plote,Shqiperie forte.
Sa per llafet larte e poshte jo kosovaret kane bere ate apo kete te ``keqe`` per Shqipetaret ,nuk merret per baze nje apo dy apo dhjete raste per te futur armiqesi ndermjet vellezerish.Personalisht im ate ka qene per vizite ne Itali tek im vella, dhe njeqind here ma permend se si nje student Kosovar e theksoj Kosovar e ka ndihmuar , ne transportimin e bagazheve, edhe sot e kesaj dite thote:
Une kurre s`kam per ta harruar ate djale, ku e gjeti gjithe ate force qe te ngrere valixhet tona, nje zot e di se si mundi ti ngrere.
Une ja kthevashte forca e gjakut.
Populli i Kosoves eshte nje popull qe gjithe jeten e kane deshiruar bashkimin me Shqiperine , mos te harrojme shfaqet artistike qe jepashin ne Kosove se c`fare gazi dhe hareje eksistone.
Populli Kosoves e di shume mire se si u priten nga populli Shqipetar, ne luften me Serbine dhe e gjithe bota u habit se si ka mundesi nje popull kaq i vogel dhe i varfer si Shqiperia priti gati 500 000 Kosovare te perzene nga trojet e veta , nuk flet niktironci por vete historia.
Shikojini gjerat ne total dhe jo nje ose disa raste negative qe dihet ka edhe njerez negativ qe perfitojne nga situata.
Bashkimi i Kosoves me Shqiperine eshte i pa shmangshem, sepse c`do Shqipetar e deshiron,pamvaresisht nga disa zera te dobet dhe pa vlere.
ata qi nuk jan per bashkimin shqiperi-kosove nuk jan shqipetar
ngadale bre zoteri, pse nguteni...
ne si shqiptare duhet tjemi pro krijimit te nje shqiperie etnike...
Shqiperia Etnike medoemos duhet ti permban Kosoven dhe Shqiperine por asesi nuk duhen haruar shqiptaret e Maqedonise, te Greqise, te Malit te Zi.
prandaj mos u ngutni, mos hyni ne konflikt palidhje...
Shqipëria e Kosova, një? Përse jo
Ideja e krijimit të një identiteti kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar në përgjithësi, dhe si rrjedhojë, ideja e një shteti kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar, ka dështuar, tashmë 10 vjet pas largimit të regjimit serb nga Kosova.
“Shqipni etnike, kurrgja tjetër!”. “Një komb, një kombëtare!”. Këto janë dy nga shumë parullat që zbukurojnë pjesën e tribunës ballore të stadiumit “Qemal Stafa” sa herë që ekipi kombëtar shqiptar zbret në fushën e tij. Mbajtësit e tyre, një grup tifozësh nga Prishtina, që i kanë dhënë hov tifozerisë shqiptare nuk janë më thjesht të tillë. Grupi “Tifozat Kuq e Zi” është një miks mes shqiptarësh të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, që i bashkon një gjë - të qenit shqiptar!
Në fakt, tifozët pasionantë që po drithërojnë edhe Tiranën e Prishtinën politike, duket se kanë të drejtë. 5 apo 6 nga lojtarët e ekipit kombëtar shqiptar të futbollit që zbret në fushë, janë të lindur dhe rritur në Kosovë. Shumë të tjerë janë pjesë e emigracionit kosovar në Europë. Ky është vetëm një dimension, ai sportiv, por jo i vetmi. Nëse e zhveshim termin “Shqipëri Etnike” dhe e shndërrojmë atë në Shqipëri reale, dhe nëse parulla tjetër, “Një komb, një kombëtare” shumëfishohet, atëherë përftojmë shumë gjëra të tjera që jo gjithnjë bien në sy: Shqiptarët kanë tashmë një kulturë të unifikuar dhe librat që botohen në Tiranë apo Prishtinë shiten në të gjitha libraritë e dy vendeve pa dallim; autorët botojnë në po ato shtëpi botuese dhe gjuha e shkruar është absolutisht e unifikuar. Muzika shqipe në Tiranë apo Prishtinë është e njëjtë. Sot, e ke të pamundur të dallosh nëse një këngëtar apo këngëtare është nga Prishtina apo Tirana; përbën mision të pamundur dallimi i muzikës në një klub apo televizion të Kosovës apo Shqipërisë; me përjashtim të shtypit të shkruar, media elektronike është thuajse e unifikuar. Programet e Tiranës shihen në Prishtinë dhe anasjelltas; personazhet mediatike janë të përzier dhe i gjen në studiot e të dy vendeve. Falë televizionit, shqipja e folur nuk i ka dallimet e disa viteve më parë, ndërsa distanca fizike është reduktuar ndjeshëm. Tashmë, kufiri Shqipëri – Kosovë në Morinë është i baraslarguar nga dy kryeqytetet, thuajse 2 orë prej secilit.
Por, nëse “Tifozat Kuq e Zi” shpalosin çdo ndeshje sloganin e tyre: “Shqipni etnike, kurrgja tjetër”; nëse ideja e bashkimit flitet thuajse çdo herë dhe dy vendet po unifikohen gjithnjë e më shumë rreth gjuhës, kulturës e historisë, cili është problemi? A mund të bashkohet Shqipëria me Kosovën? Mendimi im është padyshim, PO! Në një emision me temën “Shqipëria e Madhe”, pyetjes se nëse duhet bashkuar Shqipëria me Kosovën, mbi 5800 veta iu përgjigjën me sms, 93% PO dhe 7%, JO! Diferenca flet vetë. Por, për fatin tonë të keq, shqiptimi, edhe vetëm shqiptimi i termit “Shqipëri e Madhe” i bën të tremben pothuaj të gjithë ata që e mendojnë apo e dëgjojnë. Katër ditë më parë në një emision televiziv, ndërsa Menduh Thaçi po trajtonte projektin e tij politik për Maqedoninë, ndërhyrja e Fatos Lubonjës, që kjo do të thotë Shqipëri e Madhe, e bëri të ndalojë në çast dhe ta shqiptojë frazën standarde: Ne nuk jemi për Shqipëri të Madhe. Atëherë, a duhet të kemi ne frikë nga bashkimi i Shqipërisë me Kosovën? Përgjigjja ime është sërish JO!
Po kjo është vetëm njëra anë. Duke hequr defaktorizimin politik dhe presionin ndërkombëtar, gjithçka tjetër të shtyn të besosh të kundërtën.
Në fakt, që prej 28 nëntorit të vitit 1912, kur Shqipëria fitoi pavarësinë dhe Kosova mbeti jashtë kufijve zyrtarë të saj, ideja e bashkimit kombëtar ka qenë ëndrra e çdo patrioti. Për një kohë të gjatë Parlamenti shqiptar i viteve ’20’të zgjidhte edhe deputetë që përfaqësonin Kosovën; shtypi shqiptar i asaj kohe i kushtonte shumë vëmendje ngjarjeve atje, ndërsa shqiptarët e Kosovës në vetvete nuk reshtën së kontestuari regjimin serb apo jugosllav deri edhe me kryengritje të njëpasnjëshme. Instalimi i diktaturës komuniste në Shqipëri e Jugosllavi dhe teoria e internacionalizmit, apo ajo Titiste e bashkim dhe vëllazërimit, sikur e zbehu disi ndikimin e parë. Në këtë terren të ri, duke nisur që nga viti 1990, Ibrahim Rugova dhe ndjekësit e tij e transformuan (me të drejtë për rrethanat), ëndrrën e bashkimit kombëtar në atë të një Kosove të pavarur. Për t’i shërbyer kësaj ideje që ngjante më e prekshme dhe më normale për Komunitetin Ndërkombëtar dhe nuk hapte serinë e rishikimit të kufijve në Ballkan, ata tentuan krijimin e një identiteti kosovar. Një identiteti që nuk duket se ka bazë dhe që sot, 10 vjet pas pavarësisë de fakto, ngjan më jorealist se kurrë.
10 vjet më pas, Shqipëria dhe Kosova janë thuajse dy vende të unifikuara, edhe pse me elita ende mosbesuese. Në fakt, elita e vjetër kosovare, me formim titist dhe nostalgjike për Jugosllavinë e vjetër, e ka të vështirë ta kuptojë realitetin e ri, por elitat e reja që po krijohen nuk kanë dilemë. Për to orientimi drejt Shqipërisë thuajse është fakt dhe sot, gjithnjë e më shumë protagonistët e elitave të reja kosovare, janë edhe protagonistë të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Unë jam i sigurt se sot, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër se sa 10 vjet më parë, njihen shumë më mirë se dhjetë vjet më parë, kanë gjëra të përbashkëta shumë herë më tepër se 10 vjet më parë. Ende sot më vjen të skuqem kur kujtoj se sa pak gjëra dhe se sa pak njohje kishim për Kosovën ne që ishim gazetarë dhe drejtues shtypi në fillim të viteve ’90. Thënë ndryshe, ideja e krijimit të një identiteti kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar në përgjithësi, dhe si rrjedhojë, ideja e një shteti kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar, ka dështuar, tashmë 10 vjet pas largimit të regjimit serb nga Kosova. Po, kemi një Republikë të Kosovës dhe një Republikë të Shqipërisë. Kjo është e vërtetë. Por edhe për sa kohë do t’i kemi kështu? Kemi një muzikë, një letërsi, një kombëtare, një media, thuajse një elitë të re dhe s’kemi asnjë shkak të mendojmë se kemi dhe duhet të kemi dy shtete.
Nuk ka asnjë dyshim që problemi kryesor në këtë rast është insistimi i Komunitetit Ndërkombëtar që kjo të mos ndodhë dhe defaktorizimi i aktorëve politikë lokalë nëse kjo ndodh. I dyti është një problem i zgjidhshëm, që me emancipimin e mëtejshëm dhe me presionin e shoqërisë do të marrë rrugë. Aq më tepër që elita e re politike kosovare, që vjen nga lufta, pa ndikime titiste është shumë më e afërt me Shqipërinë se sa ajo e para vitit 1999.
Zhvillimi ekonomik i përbashkët që vjen nga rruga Durrës–Kukës, do ta imponojë edhe më shumë atë. Nuk është çudi, që ata faktorë që besojnë sot se ky përbën një problem, do ta shohin problemin tek e kundërta, tek dy Shqipëritë në Ballkan.
Ndaj, për hir të të gjithë kësaj, ne nuk kemi pse trembemi nga fraza Tabu: Shqipëri e Bashkuar, e madhe apo etnike. Të gjitha ato, reduktohen në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe krijimin e një shteti shqiptar të vërtetë, që pas dhjetë vitesh, ka kaluar shumë pengesa dhe ekziston thuajse si i tillë. Ndaj, nuk është çudi, që në një të ardhme jo të largët, parulla “Shqipëri etnike, kurrgja tjetër” e tifozëve “Kuq e Zi” të shndërrohet në: “Shqipëri etnike, këtë deshëm…”. (Blendi Fevziu )/03 Oct 2009/V.I.
bashk ka QEN dhe ka per te qen per gjithmon e bashkuar
BanDa-BuTueSi
Krijoni Kontakt