Close

Rezultati i Sondazhit: A e përkraheni bashkimin e Shqipërisë me Kosovën?

Votues
95. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    80 84.21%
  • JO

    15 15.79%
  • NUK E DI

    0 0%
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 59
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Sot flitet për integrime euroatlantike, asocim-stabilizim, partneritet për paqe, luftë antiterror e çfarëdo tjetër, veçse të flasësh për bashkim kombëtar u bë prapë tabu si në kohën e Enverit.
    Ne këtu në forum i kemi zgjidhur problemet si jo më mirë, po hajde e fol me vendimmarrësit e vërtetë, politikanët, qeveritarët shqiptarë e ata ndërkombëtarë.
    U qesh buza se kushedi se çfarë kanë fituar në Bruksel, Romë a Washington. Madje aq qesharake sa që me bujë njoftojnë si të qe sihariq se Maqedonija do na mbështetka të futemi në Evropë! O Zot! Kjo është për t'ia fut vehtes!
    Ende nuk është bërë ndonjë sqarim se çfarë fitojnë shqiptarët se u pranuakan në NATO, përveç se i lejojnë (detyrojnë) vehtes të qenit mish për top për ujqit e vjetër të NATO's në luftrat e veta të padrejta. Shiko se ku janë shpërndarë shqiptarët si paqeruajtësa: Bosnje, Afganistan, Irak. Ngjet kështu kur shqiptarët në vendin e tyre nuk mund të mbajnë flamurin e tyre kombtar në institucionet e veta qeverisëse, arsimore apo edhe institucione joqeveritare. Shhih në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi. Vëre se Shqiptarëve nuk u lejohet të jenë paqeruajtësa në Kosovë por duhet të vijnë Jordanez, Kinez, Indianë e çfarëjo.
    A thua vendimmarrësit për fatet e shqiptarëve do të flasin ndonjëherë shqip?!
    Të vjen për të qeshur kur sheh ushtarët shqiptarë në Rinas tek mbajnë Flamurin Kombtar në krye a thua se do ta kenë edhe në Irak. Jo! Flamuri Shqiptar valvit vetëm para kamerave televizive se në avion futen me flamuj Amerikan e Turk.
    Jua them unë: Të gjithë atyre Shqiptarëve u është dhënë nënshtetësia amerikane para se të fusin këmbën në Afganistan a Irak. Pa pra edhe kanë shkuar. Janë futur në radhët e ushtrive të huaja sepse janë xhveshur nga çdo ndjenjë atdhedashurie. Atdheu i tyre është paraja. Derisa të ndalet kjo valë shkombtarizimi e vetshkombtarizimi, pyetjet e këtilla a duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë janë absurde! Derisa kosovarët bëhen amerikanë para se të bëhen shqiptarë (sepse para se të futen në amerikë ishin jugosllavë),kot bëhen pyetje të tilla për bashkim kombëtar. Pse të habitemi në fund të fundit pse NAno është grekofil, kur vetë ne në mërgim s'jemi gjë tjtër pos ...filë të vendve ku hamë bukë.
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Postime
    53
    Te lumte dora dhe mendja patriot TAHIRI. Ky esht nje obligim i te gjith shqipetareve anemban Botes per te votuar,ndihmuar,kontribuar,dhe luftuar per bashkimin "SHQIPERI-KOSOV" qe tashme e kemi ne prag, qe vetem kur tia bej bam. TA DIM PRA SE SHOVINISTAT RRACISTAT GRKO-SERB NUK DO TI PYSIM SE ESHT CESHTJE QE I PERKET SHQIPETAREVE ASKUJT TJETER. POR NE COFT SE BOTA DO KISHTE NDONJE KUNDERSHTIM KEMI MATERJALE BOLL,MATERJALE FILMIKE KUR U BASHKUA GJERMANIA,ANGLIA ESHT BASHKUAR ME SKOCINE QE ESHT KOMBESI TJETER ,ESHT BASHKUAR ME IRLANDEN QE ESHT POPULL TJETER, PRA TE GJITH KETO I KEMI FAKTE NE RAST SE BOTA DO NA KUNDERSHTOJE.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Shqiperi e Kosova dhe po ashtu te gjitha trojet shqiptare duhen bashkuar ne nje shtet; ne nje komb. Ti nderojm martiret qe rane per nenen shqiperi. Ta nderojm Isa Boletinin, ta nderojm Azem Galicen, ta nderojm Ismail Qemalin, ta nderojm Ali Pashe Tepelenen.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Thumbs down

    Ai na edhe ne veti po jemi. spo bojm gjo po me u bashku me Shqiperi.
    Duhet Gjysen e ndihmave te Amerikes. me sjell ne Shqiperi\Kosov. me na ndihmu. Ateher Ka me u bo Tani Lufta Shqiptaro\Shqiptare .
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #35
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë tani është çështje ditësh dhe për këtë nuk ka nevojë as për sondazhe për një gjë të tillë sepse kjo është një punë në përfundim e sipër.

    Tani duhet të punojmë për Maqedoninë, për tia bashkangjitur gjithë Maqedoninë Shqipërisë së bashkuar dhe pastaj me kohën edhe viset tjera shqiptare, të gjitha me politikë e diplomaci, hap pas hapi.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Citim Postuar më parë nga Gjilanasi_csi
    Ai na edhe ne veti po jemi. spo bojm gjo po me u bashku me Shqiperi.
    Duhet Gjysen e ndihmave te Amerikes. me sjell ne Shqiperi\Kosov. me na ndihmu. Ateher Ka me u bo Tani Lufta Shqiptaro\Shqiptare .
    Gjilanas,

    Cfar the more? Ne e kena mendejen per ribashkim dhe ti shko dhe "ja fut katundit" se do behet lufta shqiptaro/shqiptare. A je ne vete?!

    S'duhen ndihma prej Amerikes qe te vin ne trojet tona. Sa te forcohet edhe pak shteti i Shqiperis dhe ti do ta shikosh se si do te nderroj harta e Ballkanit. Ne do ta bejm vet Shqiperin sikur e beri i madhi Skenderbe.

  7. #37
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Shqiperia dhe Kosova asnjehere nuk kane per te qene bashke. Bashkimi do te jete vetem flluske sapuni. Asnje nga kreret e politikes se Tiranes apo Prishtines nuk do te pranonin daljen jashte skene te tyre, pasi te gjithe duan te urdherojne dhe asnje te urdherohet. Edhe nqs do te vinte puna tek nje referendum per bashkimin e dy vendeve ai do te kishte rezultate negative. Gjeja me e mire do te ishte qe Kosova te behej e pavarur sa me shpejt dhe Shqiperia e Kosova te ndihmonin njera tjetren ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    ... Shqiperia dhe Kosova asnjehere nuk kane per te qene bashke. Bashkimi do te jete vetem flluske sapuni. Asnje nga kreret e politikes se Tiranes apo Prishtines nuk do te pranonin daljen jashte skene te tyre, pasi te gjithe duan te urdherojne dhe asnje te urdherohet. Edhe nqs do te vinte puna tek nje referendum per bashkimin e dy vendeve ai do te kishte rezultate negative. Gjeja me e mire do te ishte qe Kosova te behej e pavarur sa me shpejt dhe Shqiperia e Kosova te ndihmonin njera tjetren ...
    Nuk duhet te jemi aq pesimiste. Elita kombetare, intelektualet kudo qe jane do percaktojne gjithçka. Kush i pyet kreret e politikes. Ose me mire te themi, nuk duhet t'i pyesim.
    Sa per punen e referendumit mendoj se nuk ka asnje arsye qe rezultatet te jene negative. Shqiptaret e Shqiperise dhe ata te Kosoves nuk kane pasur asnjehere ndonje konflikt mes veti, perkundrazi problemet e medha qe kane perjetu te dy popujt mendoj se e kane shtu afrimitetin.

    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë tani është çështje ditësh dhe për këtë nuk ka nevojë as për sondazhe për një gjë të tillë sepse kjo është një punë në përfundim e sipër.

    dodoni, do te kisha shume deshire qe te ishte e vertete kjo qe thua, por mendoj se nuk do te jete shume e lehte. Megjithate eshte nje veshtiresi qe duhet ta kalojme patjeter.

    Kosova+Shqiperia=SHQIPERIA

  9. #39
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    ... Shqiperia dhe Kosova asnjehere nuk kane per te qene bashke. Bashkimi do te jete vetem flluske sapuni. Asnje nga kreret e politikes se Tiranes apo Prishtines nuk do te pranonin daljen jashte skene te tyre, pasi te gjithe duan te urdherojne dhe asnje te urdherohet. Edhe nqs do te vinte puna tek nje referendum per bashkimin e dy vendeve ai do te kishte rezultate negative. Gjeja me e mire do te ishte qe Kosova te behej e pavarur sa me shpejt dhe Shqiperia e Kosova te ndihmonin njera tjetren ...


    E para fare, zhduk njehere ate Che Guevaren nga avatari se njerez te tille si ai komunisti yt gjenerojne keshtu lloj idesh.. Fale njerezve te tille si komunistet, sot ka ardhur puna qe akoma kjo te jete nje ceshtje qe duhet diskutuar. Kete idene e referendumit qe do te kishte rezultate negative nga e sajove, apo ke bere ndonje sondazh privat ??

    E dyta (dhe kete e kam per autorin e sondazhit!), si mund te vihet ne sondazh opcioni "JO"
    dhe "Nuk e di" ??


    eshte skandaloze.. Kosova dhe Shqiperia jane vetem termat GJEOGRAFIKE ose hapesira ku jeton kombi shqiptar ne token qe trashegoi nga te paret.. Apo akoma, "vellezerit kineze" dhe "miqte kosovare" ??!!!
    Prektora

  10. #40
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... darwin, me pelqen mendimi yt, por t'i marrim gjerat me rradhe ...
    Sa per antikomunist jam une me shume se ty, sa per foton e Che ate nuk e heq, pak rendesi ka per mua nese ishte komunist apo fashist.
    Me vjen keq qe ne mendjen tende ekziston vetem nje opsion si ne sistemet komuniste dhe diktatoriale, por ja qe ka dhe njerez qe per nje apo shume gjera jane te mendimit per jo.
    Persa i perket JO-se jam dhe une tek ata persona qe e shoh te arsyeshme opsionin jo, per vete natyren tone si shqiptare apo kosovare qe jemi. Nuk jane te pakta rastet kur "vellezerit kosovare" ja fusin sa krahu vellezerve shqiptare dhe pa ndjere piken e keqardhjes. Nuk e di a ke degjuar ndonjehere deshmi nga emigrantet shqiptare qe i ka takuar rasti te kene pune me "vellezerit kosovare" dhe sa i kane ndihmuar ata, ku nuk per jashtoj ndihmen qe shume emigrante te hershem kane pasur nga Vellezerit Kosovare, te cilet i kane ndihmuar me sa kane pasur mundesi.
    Pra, i nderuar darwin, secili ka mendimet e tij dhe ka krijuar pershtypjen e tij.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •