Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Ikona Shën Maria e Kazanit – “Kazanskaja”

    Është ndër ikonat më të dashura për rusët, e nderuar sidomos në Shën Pjetërburg. Nderimi i ikonës i takon kryesisht fillimit të shek. XVI, në vitin 1579 kur u zbulua në rrethana të jashtëzakonshme nga një vogëlushe nga Kazani.
    Ikona e Kazanit, sipas ekspertëve i takon shek. XIII, Hyjëlindësja është e paraqitur në bust, përkulur kokën drejt të birit, i cili mbahet në këmbë duke u mbështetur tëk mëma. E ardhur prej Konstantinopolit, ikona u vendos në një manastir në Kazan, prej të cili zhduket më 1209 gjatë pushtimit tartar. Pasi Cari, Ivani i Tmerrshëm më 1552 rimerr territorin e pushtuar, pjesa më e madhe e territorit bie pre e një zjarri të madh. Pikërisht atehërë Hyjlindësja i shfaqet tre herë një vajze të vogël 10-vjeçare (Matrënas), për ta ftuar të kërkonte nën gërmadhat e një shtëpie të shkatërruar, një prej ikonave të saj, të fshehur aty prej disa besimtarëve gjatë kohës së pushtimit tartar. Por, fillimisht vogëlushes nuk i besoi kush, derisa familja e saj ashtu dhe kleri lokal u bind për të vertetat që thoshte kur nën rrënojat që vogëlushja kishte treguar u gjend vërtetë ikona e Hyjlindëses, e përshkruar nga rrezë drite. Atë ditë kalendari shënonte 8 korrik 1579. Lajmi i gjetjes së ikonës u përhap me shpejtësi dhe Kryepeshkopi urdhëroi që ikona të transportohej në Kishën e Shën Nikollës.
    Në ditën që ikona u gjend, dy të verbërve, Jozefit dhe Nikitas ju erdhi drita e syve. Më pas vetë Carët Rus, Ivani IV i Tmerrshëm, Fjodor Ivanoviç dhe Katerina II ngritën kisha të mëdha në emër të Shën Marisë së Kazanit.
    Në Fitoren e Moskës kundra polakëve, më 1612 rusët kishin me vetë si Flamur Mbrojtës “Kazanskajan”, po ashtu dhe Pjetri i Madh më 1709, tri ditë përpara përleshjes me trupat e Karlit XII të Suedisë, kaloi tri ditë i përunjur dhe duke iu lutur Hyjlindëses.
    Po ashtu dhe fitorja ruse në Borodin, kundra trupave napoleonike gjatë fushatës së Rusisë, filluar më 22 tetor 1812, pikërisht në një nga ditët e Festës së Kazanskaja-s, iu atribua Hyjlindëses, de cila konsiderohej mbrojtësja e rusëve.
    Hyjëlindësja e Kazanit, nderohej shumë dhe nga çiftet e sapomartuara, të cilëve u dhurohej ditën e vënies së kurorës.
    Për fat të keq ditën e 29 qershorit të vitit 1904, ikona u vodh nga Katedralja ku ndodhej, dhe prej asaj ditë nuk dihej më mbi fatin e saj.
    Ka mendime se ikona mund të ishte çuar në Portugali, në vendin ku Fatima u shfaq në fillim të shek. XX dhe ruhej nga “Armata e Kaltër” ku ishte sjellë më 1970 prej peshkopit të Leiria-s, në pritje për t’u dërguar një ditë në Rusi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Eni : 21-01-2004 më 07:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •