Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Rishfaqet në mënyrë të tërthortë persekutimi ndaj Kishës Orthodhokse

    - Vendimi i Gjykatës u mor mbi bazën e ekspertizave të rreme dhe tendencioze -

    Në datën 14 tetor, në Gjykatën e Lartë u shqyrtua për herë të tretë çështja e Kishës “Shën Maria e Pazarit” të Përmetit, që diktatura e ktheu në shtëpi kulture. Dy vendimet e para, të “formës së prerë”, kishin qenë në favor të pronësisë së Kishës sonë, bazuar edhe mbi ekspertët dhe provat e pakundërshtueshme. Por, në mënyrë jo të bazuar, u hap dhe u vazhdua një proces tjetër, ku në dy shkallët e para mungoi prania e përfaqësuesve të Kishës, ku ato vendosën të kundërtën. Po kështu, vendosi edhe Gjykata e Lartë, duke marrë për bazë një ekspertizë tendencioze dhe aspak shkencore, sipas të cilës, megjithëse duken qartë muret e kishës së vjetër, deklarohet me paturpësi se “ato janë të gjitha të reja”. Kjo është një dëshmi tjetër, e drejtësisë së munguar dhe një vazhdim në forma të tjera, të tërthorta, i persekutimit ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Të mos marrësh parasysh atë që “prerë” ke vendosur vetë, të shohësh letrat e rreme në vend të gurëve të vjetër e të veprosh si në kohën që kishim shpresuar se e lamë pas, tregon jo vetëm se ky vendim është i diktuar, por edhe mendësitë e vjetra të atyre që e morën. Gjithashtu, shteti nuk duhet të harrojë edhe kontributin e madh ekonomik të Kishës në këta 13 vjet për shoqërinë shqiptare, me ndërtimet, ndihmën sociale dhe në rastet e emergjencave. Jo vetëm e quajmë të papranueshëm këtë vendim rishpronësimi, që të risjell në kujtesë kohën e regjimit të E. Hoxhës, por do ndiqet deri në fund si rruga ligjore ashtu edhe ajo e protestës në të gjitha instancat ligjore etj., kombëtare e ndërkombëtare.
    Problemi në këtë rast nuk është thjesht për një godinë, por toka e shenjtë e një vendi lutjeje, ku për shekuj besimtarët janë pagëzuar, martuar etj., nuk mund t’i falet dhe nuk i përket askujt tjetër përveç atyre.


    marre nga Ngjallja

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Eni, eshte me te vertete e turpshme dhe shokuese nje vendim i tille. Filluan perseri "mbylljet e kishave" si ne vitet 60. Kisha e Shen Marise se Pazarit ka historine e saj ne Permet. Ajo eshte godina e "Shtepise se Kultures" ne Permet, pavaresisht se te gjithe Permetaret e vjeter e njohin ate si Kisha e Pazarit.

    Une ju kujtoj atyre qe marrin vendime te tilla, se personi qe vuri dore mbi ate kishe i pari, ka vdekur mu para kishes me atak ne zemer brenda pak ditesh. I kujtoj gjithashtu, se edhe pse "investime te medha" u bene per ta kthyer ate ne nje "vater kulture" ajo godine gjithmone ka patur probleme dhe eshte perdorur per shume aktivitete por vetem "kulture" nuk ka servirur.

    Rihapja e Kishes se Shen Marise se Pazarit i dha jete jo vetem Kishes por edhe gjithe qytetit dhe besimtareve pasi kesaj here permetaret nuk duhet te shkonin per lene leke neper bilardo e lojra fati, por per tiu lutur Zotit.

    Ata qe vjedhin Shtepin e Zotit, e marrin denimin po nga Zoti, ashtu edhe si e kane marre. Ndeshkimi i Perendise rendon deri ne 3 breza.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Ndoshta pas kesaj ngjarjeje, do ta shofin populli dhe me qarte se c'behet me pronat.
    Prone e ksihes, apo e ALbos ose Fringos, nuk duhet te kete asnje fare dallimi.
    Qeveri plehraash, si PD si PS.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    11
    jam shume dakort, po e drejta truimfon gjithmone

  5. #5
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    “Stop terrorit ateist”

    Feja dhe kultura janë të pandashme*


    Fatkeqësisht një periudhë e errët po nis të shfaqet në realitetin shqiptar. Në kohën që e gjithë bota mbështetet fuqishëm në sigurimin e pronës dhe në kohën që në projektkushtetutën e Bashkimit Evropian shprehet fuqishëm shprehja “Të respektohet Regjimi i Kishave”, një përpjekje grabitqare po zhvillohet në kurriz të kishës në qendër të Përmetit, kishë, e cila ka pasur një kalvar të gjatë padrejtësish.
    Gjykata e Lartë me vendim të dt.14.10.2003, i jep formën e prerë vendimeve të një gjyqi që për nga forma dhe shpejtësia se si u zhvillua,lë pas një hije të errët dyshimi. Duket që sot organet shtetërore kanë vendosur që të mos ta rehabilitojnë padrejtësinë që ka nisur në vitin 1960,duke rishtetëzuar kishën e Shën Marisë dhe duke e kthyer kështu veten në perëndiluftuesit më të egër që ka njohur historia bashkëkohore. Fatkeqësisht shteti ligjor i së drejtës po vonon të kryejë funksionet e tij kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të komuniteteve fetare në Shqipëri dhe në garantimin e lirisë së besimit fetar. Nëse nuk fillohet me kthimin e njeriut tek Perëndia, progresi do të jetë ende larg.
    Kisha “Lindja e Hyjlindëses” ose siç e quajnë përmetarët “Shën Maria e Pazarit”, filloi të rindërtohej me kontributin e besimtarëve orthodhoksë të Përmetit në vitin 1929.Kjo përbënte fazën e dytë të ndërtimit të kishës, pasi kisha e vogël ngrihej në qendër të qytetit që prej fillimit të të shekulit XVII. Kjo kishë ishte planifikuar të ndërtohej me përmasa të mëdha për kohën dhe sigurimi i fondeve shënonte edhe fazat e tjera të ndërtimit. Kjo kishë,ashtu si të gjitha objektet e kultit, u konfiskua nga shteti ateist.
    Drejtësia shqiptare, pas një maratone të gjatë procesesh gjyqësore,vendosi më në fund rikthimin e kishës në fjalë, pronarëve të saj të ligjshëm, orthodhoksëve të qytetit të Përmetit. Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave zbatoi vendimin e Gjykatës së Faktit, Përmet (1996), të Apelit, Tiranë (1997), pa përmendur këtu vendimet e Gjykatëssë Lartë apo të Kolegjeve të Bashkuara vetëm më 15.06.2000, pasi më parë, në mënyrë të përsëritur,nuk kishin denjuar të zbatoheshin urdhrat administrative, që vinin nga insitutcionet eprore. Të flasësh për harmoni midis fesë dhe kulturës dhe të pozicionohesh me sekuestrimin e pronave fetare nga ana e kulturës, do të thotë që po fsheh të tjera qëllime. Paralelizmi i priftit të kishës me epitete banale nuk është shumë i drejtë dhe kjo nuk ka ardhur nga qëndrimi ynë antikulturor, sepse për shekuj ne kemi luajtur rolin e mbartësve të kulturës dhe të dijes,por, sepse ashtu si e sqaruam, kjo ndërtesë ishte kthyer në një kazino lojërash bixhozi që askush nuk mundt’i quajë kulturë. Në qarqet kulturore thuhet se në Përmet ka dy kisha dhe nuk nevojitet një e tretë. Duket që ata nuk dinë shumë për Përmetin, sepse aty ekzistojnë tri kisha dhe jo dy dhe se me vënien e kupolave dhe të kryqeve që u rrëzuan nga regjimi komunist ne do të kemi katedralen e bukur në qendër të qytetit, që do të përbëjë fatkeqësisht për ta, kishën e katërt. Dhe kjo nuk do të thotë që në të ardhmen në Përmet nuk do të ngrihen të tjerë tempuj nga orthodhoksët shqiptarë. Duket e kotë përpjekja e këtyre kulturorëve për t’u kamufluar pas shprehjes “Kishës sonë Orthodhokse”. Eshtë pikërisht autoqefalia e Kishës që vihet në rrezik nga njerëz si ata, sepse një kishë nuk mund të gëzojë kurrë pavarësi ekonomike dhe administrative nëse nuk posedon pronat e saj, nga të cilat do të vjelë të adhurat.
    Në protestat tona ne kemi përdorur shprehjen “Stop terrorit ateist”. Megjithëse kjo shprehje bezdis veshët e palës antikishtare,ne nuk kemi bërë gjë tjetër veçse kemi thënë të vërtetën pasi rishtetëzimi i kishës si në vitin 1967, nuk përbën gjë tjetër veçse një nga shprehjet më të egra të terrorit ateist, pjesë e terrorit universal, nga i cili mbrohet e gjithë bota.
    Ata që duan konfiskimin e kishës përmendin harmoninë fetare. Si mund të flisni për harmoni kur ju bëni thirrje për ngritje turmash dhe përndjekje ndaj orthodhoksëve. Por kjo nuk më shqetëson, sepse unë e njoh shumë mirë opinionin përmetar,i cili na mbështeti fuqishëm edhe gjatë protestës sonë të fundit, ku disa besimtarë u ngujuan në kreshmë absolute dhe lutje intensive. Si mund të flasësh për një demokracitë vërtetë kur vjedhësit që na rrëmbyen kishën janë hedhur përsëri në sulm? Ju thoni se doni të ruani kulturën, por në fakt ju doni të ruani biznesin fitimprurës të shtëpisë kazino të antikulturës. A mundet që bixhozi të formojë një brez me kulturë, qytetarë konseguentë dhe elitë të shoqërisë shqiptare? Unë ju garantoj se Ungjilli mund ta bëjë një gjë të tillë.
    Për informacion do të doja t’ju thoja se rrënja “kult” e fjalës kulturë që do të thotë “adhurim”, të lidh më shumë me besimin sesa me bastisjen që ju doni të organizoni. Thirrja që ju bëni për luftë antiorthodhokse tregon ankthin tuaj dhe të atyre qëju përfaqësoni. Nga ana tjetër ne orthodhoksët ndihemi të qetë, sepse kemi Perëndinë në krahun tonë, me të cilin asnjë nga ju nuk mund të luftojë dhe se e drejta e pronave të të treja komuniteteve fetare në Shqipëri garantohet në dimensonin ndërkombëtar. Për këtë arsye, nuk ka gjykatë apo urdhër, që të na detyrojë të dalim nga kisha.
    Ata që kërkojnë kishën e Shën Marisë së Pazarit në emër të kulturës së qytetit të Përmetit, duhet të dinë se kultura e vërtetë bazohet në respektimin e së drejtës, të së vërtetës historike dhe të lirisë së individit. Të emërtosh kulturë rishtetëzimin e kishave ashtu si në vitin1967 do të thotë të arsyetosh vetëm si kulturorët e Përmetit. Për fat të keq ju po bëni të njëjtat përpjekje që bëri Enver Hoxha në vitin 1967,duke e pozicionuar presonin tuaj në krye të qarqeve antiorthodhokse në Përmet. Në të vërtetë përpjekjet tuaja dhe të atyre që ju përfaqësoni,nuk synojnë vetëm shkatërrimin e komunitetit orthodhoks, por edhe të kulturës demokratike në Shqipëri.
    Të thuash se ndërtesa “është investuar e ndërtuar tërësisht nga shteti në vitin 1962”, do të thotë të mos dish të gënjesh. Pa dashur të përmend ekspozitën, e cila është njohur nga një proces gjyqësor,mjafton të them se edhe me një sy të lirë dallohen anekset e bëra nga shteti me mur me tullë të kuqe dhe me mur guri të keqpunuar, të cilat zënë një përqindje shumë të vogël në krahasim me muret më masive guri të lidhura mirë në kulmet e kishës, ashtu si vetëm mjeshtrit e asaj kohe dinin t’i bënin. Unë ftoj këdo që dëshiron të verifikojë ato që them, të vizitojë kishën tonë. Unë i njoh kulturorët e Përmetit dhe e di që edhe nga idealet, me të cilat janë brumosur, kanë alergji nga njerëzit me veladonë, të cilët do të donin t’i shikonin nëpër burgje apo të ekzekutuar nga regjimi ateist. Më erdhi keq kur këta njerëz akuzojnë segmentet kishtare se po peshojnë“përfitimiet personale”. Nëse mund ta quash përfitim personal shenjtërimin e një kishe, hapjen e një kopshti për 40 fëmijë, ngritjen e një parku lojërash në qendër të qytetit, hapjen e një salle kompjuterash dhe organizimin e një sërë kursesh për moshat e reja, do të thoja se ata kanë të drejtë. Por ama do të desha t’iu kujtoja drejtuesve të “kulturës” përmetare se kishin ideuar të vetmin “aktivitet kulturor”, që konsistonte në organizimin e një kazinoje lojërash bixhozi, që për “kulturë” zbrazte xhepat e të rinjve përmetarë. Përmetarët nuk hezituan ta quanin kazinonë në qendër të Përmetit, “Shtëpia e antikulturës”. Datat e gjyqeve që përmenden kundër nesh i marr vesh për herë të parë, pasi këto gjyqe janë zhvilluar në mënyrën më të fshehtë në kundërshtim me ligjin, i cili nuk lejon rigjykimin e një çështjeje, e cila ka kaluar nga e gjithë hierarkia e gjyqësorit shqiptar, vetëm në rastin e daljes së provave të reja. Prova fallso e paraqitur nga kulturorët është një dokument që vërteton ringritjene godinës, gjetur në Arkivin Qendror të Shtetit, dokument që përmban vetëm vulën e një noteri, i cili vërteton njësinë me një origjinal, që nuk ekziston. Por edhe sikur të paraqitet një origjinal, ky nuk mund të jetë i besueshëm, pasi është i njohur botërisht fakti se shteti komunist fabrikonte dokumente të pavërteta që vërtetonin mitet e diktaturës.Kurrë një shkresë që datohet në epokën e gënjeshtrës nuk mund ta rrëzojë atë që shihet shumë pastër nga të gjithë. Çdo ekip ekspertësh kombëtarë apo ndërkombëtarë do të hidhte poshtë letrat e drejtuesve të kulturës, duke u mahnitur me artin e ndërtuesve të kishës, të fshehur nga suvaja komuniste. Në fakt ne së shpejti do ta denoncojmë ekspertizën e paligjshme, që duke gënjyer – dihet se në ndikimin e kujt– arriti të legalizonte konfiskimin e kishës. Një tjetër argument qesharak i përdorur, argument të cilin e dëgjova në seancë, është se përdorimi i gurit të bardhë hedh poshtë faktin që ka qenë kishë sepse për kishat në zonën e Përmetit, sipas specialistëve kulturorë na u përdorkan vetëm gurë të zinj. Unë mund t’ju tregoj në çdo moment me dhjetëra kisha të vjetra dhe të reja të ndërtuarame gurë të bardhë. Njëkohësisht për informacion më të detajuar, unë mund t’ju tregoj fotografinë e kishës së vjetër të Shën Marisë së Pazarit, ku duken qartë muret e lartësuar me gur të bardhë. Fakte te kota të tyre mund t’i besojnë vetëm ata që nuk janë shumë të informuar për çështjen e Përmetit. Për ne orthodhoksët ka shumë rëndësi fakti që ta kemi kishën në vendin tonë të shenjtë. Edhe sikur të na jepnin pesëfishin e vendit që kemi në pronësi, ne nuk do të pranonim të largoheshim, pasi trashëgiminë tonë shpirtërore ne e kemi të lidhur me vendin, ku për shekuj i janë drejtuar lutje Perëndisë. Nga ana tjetër, Drejtoria Kulturore, duke përdorur shumën që ne kemi derdhur për të paguar investimet e pakta të shtetit si edhe me një fond shtesë mund ta ndërtojë shtëpinë e kulturës diku gjetkë edhe më të bukur e moderne. Ne besojmë se shtet iështë aq i fuqishëm sa të mund t’i sigurojë fondet e duhura. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë e konfliktit që nuk do të cënonte asnjë nga palët dhe që do të vinte në vend një padrejtësi 40 vjeçare.

    At Vasil Thomollari



    *marre nga Ngjallja

  6. #6
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Reagime të indinjuara, pas padrejtësisë gjyqësore, që rikthen shpronësimet komuniste ndaj Kishës Orthodhokse


    Kisha që u bë dy herë shtëpi kulture


    Mësuam me indinjatë të madhe, mbi vendimin e Gjykatës sëLartë, të dt.14.10.2003, vendim, i cili na riktheu edhe një herë në realitetin e dhimbshëm të përndjekjes fetare nga regjimi i diktaturës. Sigurisht, që organeve shtetërore do t’u jetë dukur i thjeshtë ky veprim,sepse në fund të fundit “Kishë është”.
    Ajo që ata nuk e kanë menduar më thellë është se do të jemi përpara një ngjarjeje ta paprecedent përe pokën e demokracisë mbarëbotërore.
    Në thelb, kryerja e ekzekutimit të këtij vendimi, do të thotë shembje e Altarit të Shenjtë, flakje e kryqit të nderuar, shkulje e ikonave të shenjta nga muret e kishës e mbi të gjitha, përdhosje e një vendi tepër të shenjtë për orthodhoksët e Përmetit. Në vend që drejtësia të dënojë ekspertët që nën forcën e mjeteve të njohura gënjyen, i thotë po gënjeshtrës së tyre dhe këtë gënjeshtër e shpall si të vërtetë.
    Ajo që sot në botë është dënuar ligjërisht dhe moralisht, në Shqipëri po ndodh me vendim gjykate, e cila urdhëron rishtetëzimin dhe rikonfiskimin e kishës «Shën Maria e Pazarit» ashtu si në vitin 1967. Pra, po përsëritet historia famëkeqe e së kaluarës, gjë që na bën pesimistë për të ardhmen në atdheun tonë.
    Ne, si të rinj, jemi të vendosur të qëndrojmë në krah të prindërve tanë, rreth klerikut tonë të nderuar, për të mos lejuar të ndodhë një turpi tillë. Ne do jemi të parët që do përshkallëzojmë protestën tonë, për t’i thënë ndal përndjekjes. Sepse, nëse ndodh, kisha jonë do mbahet mendsi kisha që u bë dy herë shtëpi kulture. Kjo do ta prishte në mënyrë të pariparueshme imazhin imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.


    Rinia Orthodhokse, Përmet.

  7. #7
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Reagime ndaj vendimit të padrejtë gjyqësor, që rikthen shpronësimet ndaj Kishës Orthodhokse


    Mbas një maratone gjyqësore disavjeçare midis Komunitetit Orthodhoks të Përmetit dhe pronarëve të “kulturës” të atij qyteti (bëhet fjalë për kulturë bilardosh e lojërash fati). Gjykata e Lartë me anë të vendimit të saj datë 14.10.2003 mori mbi vete përgjegjësinë e një padrejtësie të pashembullt në 13 vjetët e rivendosjes së të drejtave civile. Ajo vendos riheqjen e simboleve fetare (kryqit, ikonave), njësoj si në kohën e grupeve të rinisë më 1967, nga Kisha e Shën Marisë në Përmet, kishë e vjetër, e rindërtuar disa herë në atë vend, e transformuar në shtëpi kulture, por me ruajtje të binasë, në të cilën, për efekt të vendimit gjyqësor të kaluar në të tri instancat, prej disa kohësh kryhej Liturgjia Hyjnore. Kësisoj, organi më i lartë gjyqësor i shtetit, i ngarkuar të mbikqyrë administrimin korrekt të drejtësisë, vendos përsëri mbylljen e një kishe, duke ringjallur kështu diktaturën absurde në formën e saj më të egër, atë të dhunës edhe ndaj ndjenjës fetare të popullit. Për të përligjur këtë ndërhyrje brutale në një proces gjyqësor që kishte gjetur zgjidhjen e tij normale, ndonëse të zgjatur, nga ana e organit të lartë u përdor një “provë” e manipuluar. Në fakt, kërkesës së ligjit, që objekti i kontestuar t’i kthehet komunitetit kur muret e tempullit janë ruajtur gjatë transformimit, i është bërë ballë me një dokument të fallsifikuar të pronarëve të bilardos që pohon në kundërshtim me çdo evidencë dhe ekspertizë, se “ndërtesa është investuar e ndërtuar tërësisht nga shteti në vitin 1962”.
    Padrejtësia dhe mashtrimi në këtë rast bërtet dhe kjo na bën të drejtojmë për një çast shikimin tek njerëzit që zënë majën e autoritetit gjyqësor, nga të cilët shoqëria pret fjalën e fundit të drejtësisë. Pa dyshim, tendencioziteti i theksuar i zbulon ata në natyrën e tyre më intime si ruajtës të frymës totalitare, me të cilën fundja ata janë formuar. Shumë vuajtje dhe viktima ka shkaktuar kjo frymë, shumë gjak ka derdhur, e megjithatë, gjë e habitshme, akoma ruhen kushtet në Shqipëri që të pafajshmit të paguajnë përsëri.
    Para disa ditësh në Tiranë u mbajt një konferencë për tolerancën fetare ndër shqiptarët. Mendojmë se asgjë e vlefshme nuk do të dalë nga ripohimi i këtij tipari të njohur dhe të pranuar botërisht në qoftë se nuk do të evidentohen edhe tiparet negative që konkurojnë dhe i mbijetojnë kësaj tolerance si inati, karshillëku, prepotenca ndaj tjetrit, tipare që na mbajnë në vend dhe priren të na kthejnë mbrapa.
    Ne u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve vullnetmirë të na përkrahin në kërkesën tonë për drejtësi. Thirrjen tonë e kuptojnë më mirë besimtarët, pavarësisht nga feja, sepse ata e dinë që këto shkelje e kanë origjinën tek mospërfillja e Zotit, ajo çon te nëpërkëmbja e çdo norme morale dhe deri te përvetësimi i gjësë së tjetrit. Tek kjo dekadencë reduktohen në masë të madhe të gjitha problemet që nuk gjejnë zgjidhje në shoqërinë shqiptare.

    Lekë Tasi
    Nasi Hobdari
    Todi Janku
    Llazar Pjeshkazini
    Bardhyl Qirjaku



    NGJALLJA
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Kush kërkon të rrënojë Kishën "Shën Mëria e Pazarit" në Përmet

    Kisha "Shën Mëria e Pazarit" në Përmet e ka zanafillën qysh prej vitit 1600. Për të ka dokumenta, fotografi, si dhe flasin historianë të ndryshëm, por siç duket më më kot e gjithë kjo.

    Nga pikëpamja arkitektonike, duke pasur parasysh stadet e ndryshme ndërtimore nëpër të cilat ka kaluar, ajo është ndër më të spikaturat në zonën e Përmetit. Përsa i përket historisë së saj, pjesë e lavdishme e së cilës janë përmetarët e të gjitha kohërave, duhet të theksojmë se bëmat dhe mrekullitë e kësaj kishe ishin të njohura për të gjithë besimtarët ortodoksë të qytetit. Madje këtu duhet të shtojmë se në të luteshin e kërkonin shpëtim jo vetëm ortodoksët, por dhe muslimanët.

    Qenia e saj kishë me emrin "Lindja e Tërëshenjtës", ose siç u quajt nga besimtarët e qytetit "Shën Maria e Pazarit" nuk vihet në dyshim prej askujt, jo vetëm ligjërisht, por edhe faktikisht. Që është shumë e vjetër dhe që ka pasur e vazhdon të ruajë ende vlera kulturore të rralla, edhe këtë s'e mohon njeri. Që ka një territor prej qindra metrash katrorë, e ku sot ngrihen qoska si kërpudha pas shiut, edhe kësaj nuk i heq kush as pikë e as presje. Edhe juridikisht e me vendim gjyqësor, i cili u zbatua prej Komisionit të Kthimit të Pronave në vitin 2001, iu kthye komunitetit orthodoks, nuk e vë kush në pikëpyetje.

    Por çfarë ndodhi?

    Fill pasi objekti u kthye në destinacion e komuniteti filloi lutjet, u ngrit brenda saj e funksionon një kopsht fëmijësh me 45 të tillë, për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia fetare dhe një kënd lojërash. Komuniteti ka ndërmend gjithashtu që, duke ruajtur vlerat e padiskutueshme të stilit arkitektonik, të ndërtojë biliotekë, qendër shëndetësore, sallë konferencash, të gjitha falas për qytetarët e Përmetit.

    Dikujt kjo gjë nuk i vjen për mbarë. Thonë mirë: "I zoti e shet, tellalli nuk e jep." Ata që sot çirren e ngrihen janë ata drejtues, që çrrënjosën kulturën nga institucioni. Janë ata, që larguan artistët, mbyllën teatrin e kukullave dhe dhanë institucionin me qira, duke e kthyer në sallë bilardoje si dhe për salla të tjera bixhozi e lojërash fati. Nga i ashtuquajturi institucion kulturor, siç u emërtua, u kthye në një kulisë të antivlerave dhe të veseve.

    Shumë vetë, qytetarë të çdo feje, ngrenë një version shumë interesant por që i kalon caqet tona, si nga përmasat, ashtu edhe nga kompetencat. Në 10-vjeçaritn 1990-2001 kur komuniteti ortodoks i Përmetit mori pronën e tij ligjërisht, ankesat qenë të vakëta ose shumë gjëra kaluan në heshtje. Fill pas përfundimit të gjyqeve në të gjitha shkallët, filluan të gjallërohen individë apo struktura të ndryshme të caktuara.

    Dihet se në Përmet, Shtëpia e Kulturës apo muzeumet e qytetit kishin vlera të pallogaritshme kulturore, artistike, muzeale, arkeologjike dhe etnografike. Sot flitet se këto vlera janë zhdukur në drejtim të paditur. Në epiqendër të kësaj thashethemnaje është drejtori i sotëm i qendrës së kulturës dhe i muzeumeve Kastriot Bezati. Përflitet se ky element, pasi përlau gjithçka me ustallëk, e la këtë punë të bëhej lesh e li. Në këtë amulli të krijuar, kërkon të dalë i palagur nga lumi. Edhepse nuk na takon të gjykojmë, kemi besim se organet kompetente do të vijë një ditë që do të vënë pikat mbi 'i'.

    Krahas kësaj alibie e cila mendohet se është shumë e saktë, bashkohen edhe rryma të tjera. Njerëz apo klane të caktuara kërkojnë të futin ndjenjën e përçarjes midis qytetarëve që kanë bashkëjetuar gjithë jetën në unitet. Por e kanë gabim sërish. Prona e Kishës, ashtu si Teqeja e Përmetit që është kthyer në banesë, duan apo nuk duan një grup njerëzish të caktuar e të predispozuar për keq, do t'u kthehen atyre që u takojnë e që i kanë ngritur me mjetet, me gjakun e djersën e tyre.

    Askush nuk mund të bëhet zot i mallit të tjetrit. Për çka u bë në të kaluarën, për hir të paqes, Komuniteti Ortodoks nuk kërkon llogari, pasi shpronësimi i asaj kohe u bë me një të prerë të shpatës nga ai regjim fantazmë e autoritar.

    Por një gjë duhet patur mirë parasysh. Sot në demokraci, askush nuk luan dot me pronën, bindjen fetare apo amorproprin e tjetrit. Kushdoqoftë ai njeri apo grup i caktuar që lufton të vërë shkopinj në rrota, kurrë nuk do të arrijë dot të bëhet prekursor i rrëmujës dhe i prishjes së unitetit popullor.

    Së fundi deshëm të shtonim se kushdo që është i apasionuar për punën e në mënyrë të veçantë për kulturën, nuk bredh gjyqeve me një bllok në dorë, me argumente pa bazë e me llafe rrugësh, duke u tundur si të kishte gjetur kutinë e Pandorës, por u drejtohet institucioneve apo dikastereve, për të gjetur salla kulture brenda qytetit, që jo vetëm nuk mungojnë, por i kanë okupuar njerëz rrugësh që shesin edhe pllaka guri si të ishin zotër shtëpie.

    S'na takon neve t'ua themi se ata i kanë sytë në ballë, por e theksuam se nuk është kisha e "Shën Marisë së Pazarit" që i pengon të zhvillojnë kulturën, të cilës kanë 15 vjet që i kanë vënë flakën, por qëllimet e tyre ogurzeza që të çojnë ose në hajdutëri, ose në denigrim të unitetit të popullit dhe të lirisë së tij.

    Sikur të mos ishte zgjatur e stërzgjatur kjo histori, as që do të kishim menduar të bënim një shkrim të tillë por qëllimet dashakeqe të një skote pa asnjë princip, që gjejnë derën e penetrojnë, na duken antikulturore, antidemokratike dhe, pse jo, antinjerëzore. Eshtë akoma më keq kur njerëz të tillë dëgjohen nga gjykata që kthejnë fletën nga fryn era, që lexohen nga qeveritarë e deri dhe nga presidenti e kryeministri që thuhet se i marrin në konsideratë të drejtat e njeriut.

    Në këtë çështje një gjë duhet kuptuar mirë. Këtu nuk shtrohet problemi thjesht për një institucion fetar, që i takon pa asnjë ekuivok komunitetit ortodoks, por për një risi anakronike e denigruese që lufton të vendosë në vend të harmonisë, dizarmoninnë, e në vend të humanizmit, obskurantizmin, në vend të respektimit të lirisë së tjetrit, unin idiotesk e pa asnjë të ardhme.

    Fari Kokojka
    Shefqet Toronina



    Copyright © Media Enter 2003
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Përmet - Të rinjtë orthodhoksë mbështetin protestën për kishën

    Përfaqësues të lidhjeve rinore orthodhokse bashkuan zërin me besimtarët orthodhoksë, duke protestuar së ashku me grupin e të ngujuarve në Përmet. Brenda vitit 2003 u zhvillua për herë të dytë protestë kundër vendimit të padrejtë të Gjykatës së Lartë të datës 14 tetor 2003. Protesta shprehej në formën e një lutjeje intensive dhe kreshmeje absolute. Besimtarët e ngujuar brenda kishës, kërkonin që Perëndia t’i ndriçonte personat kompetentë që të mos përsëritnin gabimin fatal të vitit 1967, që e shpalli Shqipërinë si vend jo vetëm ateist, por e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare si një shtet me një nga format e diktaturave më të egra që ka njohur historia. Për këtë arsye si edhe për arsyen e zvarritjes në kohë të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së kishës në Përmet, dhjetëra të rinj orthodhoksë zbarkuan në Përmet duke bërë të ditur se protestuesit e Përmetit nuk ishin vetëm. Të rinjtë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Lushnja, Fieri, Vlora, Kavaja, Gjirokastra do
    të përqendroheshin në sheshin para kishës së Shën Marisë së Pazarit, për të kryer lutjen e Paraklisit të Hyjlindëses, ashtu si historikisht, orthodhoksët i ishin drejtuar Virgjëreshës Mari sa herë që përballonin fushata përndjekjeje dhe martirizimi.
    Vihej re zhgënjimi në fytyrat dhe bisedat tona, pasi siç shpreheshin të gjithë të rinjtë, ishte i pakonceptueshëm fakti që në kohët moderne të vihej re akoma tendenca për shpronësimin e komuniteteve fetare, për rikthim të kishave në prona shtetërore si edhe për konfiskim dhe shkatërrim të objekteve të shenjta. Pas lutjes u organizua një marshim rreth kishës, marshim, i cili do të kujtonte strategjinë e popullit të Izraelit për marrjen e tokës së premtuar.
    Në vend të pankartave të rinjtë mbanin ikona dhe vendin e thirrjeve me zë të lartë do ta zinin disa thirrje më të fuqishme në formën e lutjeve të heshtura të shpirtit. Në vazhdim, si grup i të rinjve përfaqësues do të vizitonim në ambientet e kopshtit të fëmijëve grupin e besimtarëve të ngujuar, ku do të zhvillohej edhe një bisedë e ngrohtë. Duke i pyetur besimtarët mbi historikun e kësaj kishe, biseda udhëtoi në të kaluarën dhe u ndal në ditën famëkeqe të goditjes komuniste ndaj kësaj kishe. Nga besimtarët më të moshuar dëgjuam të mrekulluar se si ideuesit edhe zbatuesit e urdhrit shkatërrues, u goditën nga dora e Perëndisë. Sekretari i Komitetit të atëhershëm, do të pësonte brenda së njëjtës ditë disa atake në zemër, gjë që do t’i shkaktonte vdekjen. Dëshmitë e ndryshme, duke mbështetur njëra - tjetrën tregonin për njerëz që u goditën nga paraliza, fatkeqësi të ndryshme në familje, vdekje të papritura etj. Interesant ishte edhe fakti se kur u montua një kavo për të rrëzuar një nga pjesët që do të tjetërsohej, arritja e qëllimit dukej për shumë orë gati e pamundur, pasi kavoja tërhiqte një sërë tullash dhe pjesa tjetër binte mbi bazamentin duke mos u rrëzuar.
    Në të gjitha ngjarjet e ditës, u shoqëruam nga Ikonom Vasil Thomollari, famulltari i kësaj kishe, i cili prej vitesh kryeson përpjekjen e komunitetit orthodhoks për të rivënë në vend padrejtësinë 40 - vjeçare që nuk po duket të mbarojë. Nga biseda me të, dëgjuam se sa e egër ishte përpjekja e antikishtarëve për të arritur qëllimin e tyre. Ekzekutimi i këtij vendimi do të përbënte një nga përdhosjet më të rënda shtetërore kundër një vendi të shenjtë, pasi do të keqtrajtoheshin dhe flakeshin objektet më të shenjta si ikonat, enët e shenjta, altari etj. Dhe në bazë të ligjit, nëse vendimi do të ekzekutohej të gjitha këto veprime të dhunshme do të duhej t’i kryente Policia e Shtetit. Kjo do të përbënte një skandal dhe incident ndërkombëtar dhe do të dëmtonte seriozisht dhe në mënyrë të pariparueshme imazhin e vendit. Sipas At Vasilit, drejtuesit e qendrës kulturore të mbështetur dhe financuar edhe nga organet e pushtetit lokal, kanë ndërmarrë një kundërfushatë që nga kërcënimet e shpifjet, që nga fyerjet e figurës klerikale apo të doktrinave ku orthodhoksët besojnë, deri te thirrjet për ngritje turmash dhe përndjekje duke mbjellë urrejtje ndaj orthodhoksëve. Rasti më flagrant, do të shpjegonte prifti i enorisë, u shënua kur nga zbukurimi i qytetit për festat e fundvitit, do të mungonin urimet për festën e madhe të Krishtlindjeve. “Eshtë qyteti unikal në botë, - theksoi At Vasili, - i cili nuk u uron Krishtlindjet orthodhoksëve,
    që përbëjnë gjysmën e qytetarëve të tij”.
    At Vasil Thomollari, na tregoi se së fundi qe gjetur një provë e re, një hartë e vjetër e vitit 1945, e cila vërteton katërcipërisht mashtrimin e bërë nga akti i ekspertizës, që në kundërshtim me ligjin është marrë parasysh nga Gjykata e Lartë, gjykatë e cila kishte harruar se pak vjet më parë, e mbështetur mbi një ekspertizë tjetër, i ktheu godinën kishës. “Mbi bazën e kësaj prove të re ne kemi rihapur një proces gjyqësor pranë Gjykatë së Faktit, Përmet, - shtoi At Vasili, - pasi nuk mund të lejojmë që provat fallso të paraqitura nga kulturorët të kundërshtojnë atë që shihet haptazi nga të gjithë. Jam shumë i sigurt që çdo ekip ekspertësh kombëtarë apo ndërkombëtarë do të hedhë poshtë letrat që datohen në epokën e diktaturës. Në fakt ne jemi të vendosur, - përfundoi ai, - që nëse çështja nuk zgjidhet brenda sistemit tonë të drejtësisë, do të detyrohemi ta denoncojmë përndjekjen dhe sekuestrimin e kishës në gjykatat evropiane”.
    Të rinjtë orthodhoksë, përfaqësues të lidhjeve rinore të shumë rretheve të vendit, u larguan nga qyteti i Përmetit, duke shprehur edhe njëherë vendosmërinë se do të gjendeshin pranë jo vetëm me lutje, por edhe fizikisht për të përshkallëzuar protestën në mbrojtje të së drejtës së ushtrimit të lirë të besimit dhe administrimit
    të pavarur të pronave, e drejtë që mbrohet si nga kushtetuta e vendit, por edhe nga dispozitat ndërkombëtare.
    Protesta që do të ndiqte në radhë atë të marsit 2003 do të shtrihej në harkun kohor 16 dhjetor deri më 1 janar 2004. Kjo protestë u ndërpre pas premtimit të organeve më të larta shtetërore se do ta studiojnë me përgjegjësi problemin për t’i dhënë një zgjidhje në përputhje edhe me respektimin e të drejtës së pronave të komuniteteve fetare nën kuadrin ligjor që garanton kthimin e pronave, si edhe me faktin se orthodhoksët e Përmetit nuk do të pranonin të lëviznin që aty pasi vendndodhja e një kishe përbën një vend të shenjtë dhe absolutisht të patjetërsueshëm.

    Aleks Çuri


    Ngjallja
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944-1990
    Nga Anton në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2011, 12:41
  2. Përgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:51
  3. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  4. SHKRIMI I SHENJTË: Kapitulli III: Dhiata e Re
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 21:30
  5. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •