Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Vigouroux : 'Gjeninjtë, lindin apo bëhen"

    Po jetojmë në mijëvjeçarin e inteligjencës. A është e mundur të programohet një fëmijë, para se të lindë duke përcaktuar fillimisht shkallën e inteligjenës. Qeveria amerikane jep çdo vit 500 milion dollarë për një program studimesh që nxjerr në pah të dhëna mbi gjeninjtë. Një dilemë shqetëson studiuesit : Si është e mundur që më shumë gjeninj lindin në Bullgari, krahasuar me pjesën tjetër të botës. Përsë talentët e matematikës janë shpesh miopë ose majtashë ? Përse femrat gjeni janë kaq të rralla. Flet neurologu Roger Vigouroux, i cili shpjegon se gjenialiteti nuk lidhet me trashëgiminë familjare. Mozarti për shembull, pa dyshim ka lindur i tillë, por ka edhe të dhëna të tjera që tregojnë se shumë prej tyre janë bërë gjeninj, duke jetuar në botën e artsitëve. Ai shpjegon se në kërkimet e tij shumë prej tyre formohen, siç është fjala Çajkovski, i cili ndryshoi drejtimin e rrjedhës së tij të jetës kur ishte në moshë të pjekur.
    Çfarë ndryshimi ka midis gjeninjve dhe njerëzve me inteligjencë normale ?
    Natyrisht, jo pesha e trurit të tyre. Anatoli Frans fitues i çmimit nobel në Letërisi, kishte më pak materie gri se një njeri normal, pothuajse një kilogram tru, kundër një e gjysëm që ka një homosapiens. Edhe nëse ka raste si ai i prezantuesit anglez Oliver Cromuell ose i poetit Bajron që duket se demostrojnë të kundërtën. Dy kilogram tru ka secili. Gjeniu varet pak a shumë nga organzimi i neuroneve që ka ai në tru. Nuk funksionojmë asimetrikisht : pjesa e majtë e trurit përgjigjet për gjuhën, ndërsa pjesa e djathtë udhëheq intuitën, emocionet, analizat vizive-hapinore. Është parë që hemisfera e majtë e arstistëve, ajo pjesë që udhëheq gjuhën, është ndryshe gjysma e burrave normalë. Truri i tyre është më simetrik, dy hemisferat janë shumë të ngjahsme me njëra tjetrën. Dhe diçka tjetër kurioze, siç dihet tek mëngjërashët, Specifika e dy hemisferave ëshjtë e kundërt, sepse janë më të rralla, siç është rasti i Leonardo Da Vinçit. Këto janë procese që vijnë në jetës në muajin e gjashtë të shtatzanisë, ku një sekrecion i fortë hormonesh mashkullore stimulon zhvillimin e trurit.
    Pra është gjeninjtë lindin dhe nuk bëhen ?
    Zakonisht një talent bëhet i dukshëm shumë herët dhe kjo duket se vërteton atë që thuhet se gjeninjtë lindin. Kur ishte katër vjeç Mozarti dëgjonte të motrën kur luante në violonçel dhe më pas i riprodhonte të gjitha në kujtesë. Ndërsa Shopen, kompozoi polken e tij të parë, kur ishte 6 vjeç, midis 9 dhe 14 vjeç Sergej Prokofjev, shkruajti katër opera. Kompozitori francez Hektor Berlioz, ishte i destinuar nga familja e tij që të bëhej mjek, piktori i madh Henri Matis, djali i një tregëtari drithërash, nuk u ndikua fare nga prindërit apo Çajkovski, hyri në koservator kur ishte 22 vjeç ndërkohë që më parë studionte Jurisprudencë.
    Ka ndryshime midis gjeninjve të sekseve të ndryshme ?
    Ekzistojnë ndryshimie të vogla anatomike midis trurit të femrave dhe meshkujve, por burrat gjeninj, kanë aftësi më të mëdha sidomos nga ana vizive, nuk duhen harruar emra të tillë si : piktoret, Berthe Morisot dhe Suzanne Valadon, kompozitoren Germaine Taillefer, shkencëtaren Marie Curie, George Sand, Simone de Beauoir, Margarite Duras.
    Por kur plaken, a humb gjenialiteti ?
    Jo. Mjafton të kushtosh shembujt e gjeninjve të tillë si piktori Jean Auguste Ingres i cili piktoroi kryeveprën e tij “Banjoja turke” kur ishte 83 vjeç, apo rasti i Jean Batiste Corot që 75 vjeç pikturoi katerdalen Sens, ndërsa Joseph Haydan, nuk ishte më djalosh kur kompozoi “Stinët”. Humbja e neuroneve është evidente, pas moshës 20 vjeçare, por kjo nuk do të thotë se ato nuk gjenerohen sërish gjatë pleqërisë.
    Si lind një vepër arti tek gjeninjtë ?
    Nuk mund të bëhen supozime. Por nga studimet që kam bërë kam vënë re se asnjë artist nuk e ka të fiskuar veprën e tij të artit në tru ashtu si flitet zakonisht. Sigurisht aty ka pjesë të ndryshme të kësaj vepre, por ajo piqet ngadalë, duke lindur në këtë mënyrë një objekt i cili është krejt i ndryshëm nga ai që mund të jenë nxitur ata. Mos harrojmë, embrioni i një vepre arti mbetet e pavdekshme në tru.
    Pra nuk ekziston në tru një vepër arti ideale ?
    Kurrë. Madje edhe kur frymëzohemi nga diçka ato hyjnë në fuksionet celebrale tamam si një lojë. Më pas janë emocionet, ato që latojnë idenë e një vepre arti duke e sjellë në formën më ideale. Idealja asnjëherë nuk mund të realizohet qind për qind në telajo, pentagrame apo letër, kjo është filozofi e njohur tashmë.
    A mund ti edukosh fëmijët për tu bërë gjeninj ?
    Jo qind për qind. Por është e rëndësishme, që gjatë moshës 3 deri në 7 vjeç, fëmijët janë të aftë të riprodhojnë në mënyrë fantastike gjithçka që ndodh për rreth dhe truri i tyre ka nevojë për një fiskulturë të ngjashme. Të dëgjojë muzikë, të shikojë piktura ose të merret me lodra që lidhen me ndërtimin, duke zhvilluar kreativitetin. Prindërit duhet të përfitojnë nga kjo periudhë, por pa e tepruar. Nuk duhet që fëmijët të rrezikojnë një fat të ngjashëm me atë të vogëlushit Mozart.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Ti po thua per gjenite e artit?

    Lexo kete liber: AMAZON: Strange Brains and Genius

    Flet per personalitetet e disa gjenive te kohes moderne: Tesla, Einstein, Bentham, Kirwan, Heaviside, Johnson,

    Ne eksperiencen time te tere keta kane personalitete ekscentrike ADHD.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kam lexuar edhe nje storie tjeter,e cila thote: Cdo gjeni eshte edhe pak i cmendur,permendte Betovenin,Mozartin...ca filozof tjere,Nietchen etj etj!
    Sa eshte e vertete kjo teze nuk e di,po shifet mire se shumica e shkencetareve kane qene pak sa ekscentrike.
    Shembull:Ajnshtajni,si tregues tek cila faqe e librit eshte ka mbajtur cek prej 1500 $
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    besoj se gjenite jane te lindur, nuk behesh dot gjeni, pamvaresisht se mund te behesh i ditur.
    Gjenite dalin shume mbi kohen e tyre dhe projektojne zhvillimin e ardhshem.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga diikush
    besoj se gjenite jane te lindur, nuk behesh dot gjeni, pamvaresisht se mund te behesh i ditur.
    Gjenite dalin shume mbi kohen e tyre dhe projektojne zhvillimin e ardhshem.
    une mendoj se gjenite behen gjeni... ata jane gjeni per ate qe bejne... nese nuk do benin asgje ata nuk do ishin gjeni...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    teme mjaft interesante, falemnderit Stormangel per sjelljen ketu te ketij materiali,
    Une mendoj se vlera e nje gjeniu eshte me e madhe nqs ai behet i tille, meqenese nuk mund te thuash asnjehere se te gjithe ose lindin ose te gjithe behen te tille. Pra ata te cilet jane lindur me dhunti superiore, vetem sa e shfrytezojne kete dhunti ne menyre te atille qe i dallon haptas nga njerezit e zakonshem, me sa kam lexuar shumica e te lindurve gjenij, ka te beje me nje situate psikike (semundje) qe quhet ADD ose ADHD, keta njerez jane hyper, mund te bejne shume gjera ne nje kohe ose nje gje te veshtire per nje kohe te shkurter, ose te gjitha gjerat ne te njejten kohe dhe shume shpejt krahasuar me njeriun normal. Sigurisht qe per ta ka pasoja, ata lene menjane shume gjera te tjera qe i ben ata te duken te cmendur/te cuditshem per njerezit e tjere. mqs jeta nuk ka vetem nje ane te saj per te cilen duhet menduar shpesh gjenijte gjenden ne konfuzionin qe kane ndertuar vete, duke lene pas dore shume gjera, dhe perfundojne tragjikisht.
    Ata te cilet arrijne me pune tek gjenialiteti, vertet i konsideroj njerez se jane te papertuar ne kerkim te te paarritshmes, te thyerjes se kufijve te mendjes, te daljes nga cdo gje e zakonshme, te qenit te pathyeshem, si puna e Edisonit i cili provoi me mijera here per te arritur tek gjenialiteti. Keta te llojit te dyte i vleresoj me shume personalisht...
    respekte,
    MtrX
    MtrX ubicumque felix

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Cdohere me kane sjellur konfuzion keto tre elementealenti,Gjenialiteti dhe Mencuria.
    Secila ka nocion te vecante dhe menyre te vecante te spjegimit,po...
    Hehe,
    Njeri lind me ose pa talent,qe me zhvillim te tij te krijoj gjenialitet dhe te jete njeri i mencur.Apo eshte disi ndryshe?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    te gjithe arrijne te behen GJENI kur arrijne te zbulojne TALENTIN e tyre te lindur......shume njerez e zbulojne ne moshe te vogel se per cfare jane te prirur, por shume te tjere e zbulojne ne moshe te madhe........
    per mendimin tim njerezit behen GJENI.............

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Me pelqeu kjo teme , e kam lexuar dhe ke gazeta shekulli .

    Une mendoj se gjenite lindin te tille . Sa do qe te jesh inteligjente , kurre nuk mundesh te zevendesohesh me nje gjeni te lindur .

    Ketu ku jetoj une kam nje familje Boshnjake dhe kan dy femije , te cilet qyteti ku jetoj i ka cilesuar gjeni te lindur . Djali eshte 7 vjec , dhe tani ai eshte ne klasen e trete , per arsye se shkolla vendosi ti japi dy klase per njeheresh ngaqe eshte shume i zhvilluar nga ana mendore . Gjithashtu dhe vajza eshte 4 vjece , dhe akoma nuk eshte ne shkolle , por eshte aq inteligjente sa , e cila meson kusheriren e vet qe eshte ne klasen e pare . Plus qe jane gjeni te lindur keta dy femije ,jane aq te bukur dhe duken si dy engjej . Jame shume kurioze ti ndjek ne te ardhmen se cfare suksesesh do kene ne jeten e tyre . Keta gjeni te lindur te kesaj familjes Boshnjake kan bere kurioz te gjithe qytetaret qe i njohin keta femije . Po pata mundesi do ti fotografoj , dhe do tu sjell nje foto te tyren ketu ne kete teme .

    Pershendetje Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Saint-Simone:
    "une mendoj se gjenite behen gjeni... ata jane gjeni per ate qe bejne... nese nuk do benin asgje ata nuk do ishin gjeni..."

    Natyrisht per ate qe bejne, por ama cdo njeri ka mundesi te ndryshme, dhe gjenite kane potenciale te jashtezakonshme, cka i mundeson te bejne ate qe bejne.



    MtrX:
    "me sa kam lexuar shumica e te lindurve gjenij, ka te beje me nje situate psikike (semundje) qe quhet ADD ose ADHD, keta njerez jane hyper, mund te bejne shume gjera ne nje kohe ose nje gje te veshtire per nje kohe te shkurter, ose te
    gjitha gjerat ne te njejten kohe dhe shume shpejt krahasuar me njeriun normal."

    E di qe eshte folur diku per gjenite dhe ADHD, por te siguroj qe ADHD nuk eshte shkak per zhvillimin e tyre, ne fakt ADHD (Attention Deficit/Hyperactivity Disorder) eshte semundje mendore, dhe njerezit qe e kane kane shume veshtiresi perqendrimi, dhe njekohesisht jane 'hyperactive', gje e cila nuk eshte karakteristike e gjenive


    Piranha:
    "te gjithe arrijne te behen GJENI kur arrijne te zbulojne TALENTIN e tyre te lindur......shume njerez e zbulojne ne moshe te vogel se per cfare jane te prirur, por shume te tjere e zbulojne ne moshe te madhe........
    per mendimin tim njerezit behen GJENI............."

    Inteligjenca e njerzve nuk ndryshon shume gjate jetes se tyre, te pakten qe nga mosha 6-7 vjecare qe fillon matet ketu ne ShBA (IQ). Eshte e vertete qe disa njerz zhvillojne maksimalisht potencialet e tyre dhe disa jo, disa me heret, disa me vone, por ama une mendoj qe potenciali i gjenive eshte jashte normales (te zakonshmes), ndaj dhe ata japin rezultate te jashtezakonshme ne punen e tyre.

Tema të Ngjashme

  1. Fekondimi artificial, lindin për herë të parë katërnjakë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2015, 08:05
  2. Ndjenjat që lindin ngadalë, rrojnë më gjatë???
    Nga elda në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 24-03-2005, 19:20
  3. Shkrimtarët...lindin apo bëhen? Jack Kerouac
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 22:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •