Drejtori i Pėrgjithshėm i BBC-sė jep dorėheqje
Drejtori i pėrgjithshėm i BBC-sė, Greg Dyke, ka dhėnė dorėheqje, njė ditė pasi raporti i Lordit Hutton kritikoi ashpėr BBC-nė.
Dyke tha se shpreson qė ky episod merr fund me kėtė
Duke folur para gazetarėve nė Londėr, zoti Dyke tha se ai shpresonte qė me largimin e tij, atė tė kryetarit tė bordit tė Guvernatorėve, Gavyn Davies, dhe me kėrkimin e faljes qė bėri tė mėrkurėn, ky episod do tė marrė fund.
Zoti Dyke tha se roli i tij kishte qenė tė mbronte pavarėsinė editoriale tė BBC-sė.
Ushtruesi i detyrės sė kryetarit tė Bordit tė BBC-sė, Richard Ryder ka bėrė tė ditur se zėvendės Drejtori i Pėrgjithshėm i BBC-sė dhe drejtuesi i Shėrbimit Botėror, Mark Byford, ėshtė emėruar ushtrues i detyrės sė Drejtorit tė Pėrgjithshėm.
Zoti Ryder i ka kėrkuar falje parezervė qeverisė.
Nė njė deklaratė tė botuar nė emėr tė Guvernatorėve, ai tha se BBC kėrkonte falje pėr gabimet e saj dhe u kėrkonte falje individėve, reputacioni i tė cilėve ėshtė prekur prej tyre.
Nė deklaratė thuhet se tashmė kanė filluar tė zbatohen reforma tė mėdha nė mėnyrėn se si BBC i trajton korrespondentėt e vet, proceset editoriale dhe trajnimet e gazetarėve.
Greg Dyke - Karriera
Greg Dyke erdhi nė BBC nga jashtė. Njė person gazmor, entuziast, ai e kishte kaluar karrierėn e tij deri atėherė nė televizione komerciale, duke bėrė programe qė konkurronin pėr teleshikues me BBC-nė.
Ai kishte qenė producent programesh, pastaj redaktor i lartė dhe mė pas afarist i mediave, duke krijuar dhe zhvilluar kompani tė reja dhe duke u pasuruar gjatė kėtij procesi.
Paraardhėsi nė BBC, John Birt, i kishte pėrqėndruar pėrpjekjet e tij nė strukturat e manaxhmentit; Greg Dyke erdhi duke premtuar se do ta zhvendoste balancėn - dhe sa mė shumė fonde qė tė ishte e mundur - nė drejtim tė krijimit tė programeve.
Kjo, sė bashku me stilin e tij mė informal, nėnkuptoi se ai u mirėprit gjėrėsisht si njė person qė solli njė frymė tė re nė BBC.
Por nė lidhje me emėrimin e tij u ngritėn disa pyetje politike; ai ishte shumė i afėrt me udhėheqjen e Partisė Laburiste dhe kishte qenė donator zemėrgjerė pėr Partinė Laburiste.
Ėshtė sugjeruar se ishte frika se mos konsiderohej si njė kukull e qeverisė ajo qė e ēoi zotin Dyke tė mbronte pa rezerva kronikėn kontraversiale tė Andrew Gilliganit - njė reagim qė tani ka ēuar nė dorėheqjen e tij.
Krijoni Kontakt