Nė 25 vjetorin e vdekjes sė Bob Marleyt
Kopertina e librit "Legjenda Marley"
Bob Marley ishte stari i parė me famė botėrore nga njė vend i botės sė tretė. Sot muzika e tij vazhdon tė dėgjohet me kėnaqėsi nė Gjermani jo vetėm nga ata qė e kanė pėrjetuar atė vetė dhe kohėn e tij, por edhe nga mė tė rinjtė.
Nė Nine Mile, njė fshat i vogėl nė Xhamajkė gjendet njė mauzoleum. Aty ėshtė varri i Bob Marleyt, profetit tė muzikės reggae. Para 25 vjetėsh Bob Marley vdiq prej kancerit. Nė varr pėrveē trupit pa jetė tė kėngėtarit u vendosėn edhe kitara e tij, bibla si dhe njė degė e bimės canabis sativa.
Nė varrimin e tij morėn pjesė asokohe 100.000 vetė, qė kishin ardhur nga e gjithė bota. Nė vitet 70-tė nėpėr koncertet e Bob Marleyt shkonin me miliona dashamirės tė muzikės. Ai ishte stari i parė me famė botėrore qė vinte nga njė vend i botės sė tretė.
Por edhe sot muzika e Bob Marleyt vazhdon tė dėgjohet me kėnaqėsi nė Gjermani jo vetėm nga ata qė e kanė pėrjetuar vetė kohėn e tij, por edhe nga tė rinjtė.
Mund tė thuhet madje se muzika reggae me tė tria stilet e saj jungle, dub dhe dancehall po pėrjetojnė njė revival, njė rindezje nė diskotekat gjermane. Nė Danziger Strasse nė Berlin gjendet diskoteka "Freistil". Nė fasadėn e saj shkruhet me shkronja tė mėdha reklama, "Reggae-Night". Shumė mirė themi me dy miq dhe tentojmė tė hyjmė nė diskotekė, ku portjetri na sheh dhe na thotė, urdhėroni po publiku nuk ėshtė pėr moshėn tuaj. Pėr moshėn tonė? pyesim me sy duke parė njėri-tjetrin tė habitur. Asnjė prej nesh nuk ka mbushur 40 vjeē dhe muzika reggae, nė fakt me ritmet e saj tė qeta ėshtė tamam pėr "chill out", pėr t'u qetėsuar dhe relaksuar. Pak qejfprishur me portjerin qė na rreshtoi nė brezin e tė moshuarve, i themi se kėtu jemi pėr njė reportazh dhe hyjmė nė diskotekė.
Tė rrethuar prej 17-23 vjeēarėsh e marrim vesh menjėherė, se ku e kishte fjalėn portjeri, po mikrofoni na bėn tė hyjmė menjėherė nė bisedė me vizitorėt e diskotekės, ndėrkohė qė nga altoparlantėt dėgjohet njė kėnga e Bob Marleyt: "Get up, stand up"
"Kjo muzikė mė pėlqen shumė dhe mė jep kėnaqėsi ta dėgjoj, sidomos kur shkėlqen dielli.", thotė njė 19-vjeēare.
"Kėtė muzikė mund ta dėgjosh gjthmonė, sepse ėshtė muzikė reggae klasike." , thotė njė 23-vjeēar.
"Nė fakt unė njoh vetėm dy kėngė tė Bob Marleyt dhe ato mė pėlqejnė shumė, "No woman, no cray" dhe njė tjetėr, qė ėshtė pak mė reggae.", - shton njė 22-vjeēare.
Nė njė cep tė diksotekės janė ulur disa tė rinj qė pinė duhan me nargjile. Njė 17-vjeēare e thith njė herė thellė dhe thotė: "Unė nuk mund ta dėgjoj pėrditė kėtė muzikė, por kur thith nargjile, apo pėr t'u relaksuar mė duket cool."
Sot muzika e Bob Marleyt vazhdon tė jetojė nė tė ashtuquajturit "sound systems", grupe prej dy apo tre DJ, tė cilėt ofrojnė rimikse tė kėngėve tė tij dhe pėrfaqėsuesve tė tjerė tė muzikės reggae nėpėr diskoteka. Dhe publiku ēirret duke shoqėruar tingujt e kėtyre kėngėve.
Pandeli Pani
Krijoni Kontakt