Qemajl Morina
A PO I KTHEHEN SHQIPTARET FESE?
Cdo njeri besën e ka për vete të tij dhe askush s’ka të drejtë të shtrëngojë tjetrin për të besuar gjë e për të bërë një punë të besës me pahir “. Sami Frashëri
Paraqitja e shkrimtarit tonë të mirënjohur Ismail Kadare në një program në Radiotelevizionin e Kosovës, ku ai u prononcua për rolin pozitiv të fesë në shqoërinë shqiptare, ishe një surprizë e këndshme. Në veçanti ishin të mirëpritura fjalët e tij për rolin e fesë islame, si fe e pjesës dërrmuese të popullit shqiptar.
Kjo deklaratë e Ismail Kadaresë më gëzoi për dy arsye:
E para: ishte hera e parë që Kadare prononcohej haptazi për rolin pozitiv të fesë në shoqërinë shqiptare;
E dyta: ishte hera e parë që ai prononcohej pozitivisht për IslaÂmin, si fe e shumicës dërrmuese të popullit shqiptar.
Ky evoluim i mendimit të Ismail Kadaresë më gëzoi pa masë, sepse në këta dhjetë vjetët e fundit në të gjitha prononcimet e tij ai e kishte atakuar në mënyrë shumë të rëndë dhe pa të drejtë Islamin, duke cenuar ndjenjat e shumicës dërrmuese të bashkëkombasve të tij. Deklaratat e tij të mëhershme rreth Islamit ishin plotësisht në kundërshtim me vizionin e tij të gjerë ndaj botës, si një shkrimtar dhe inteÂlektual, veprat e të cilit janë përkthyer në disa gjuhë të botës. Në anën tjetër, ai me ndjenjën e tij prej shkrimtari, do të duhej t’i kuptonte këto gjëra shumë më mirë se njerëzit e tjerë të rëndomtë. Besimet fetare vijnë nga lashtësia dhe janë të parat për njohjen e botës shpirtërore të njeriut dhe administrimit të saj. Besimi i sjell njeriut qetësinë, i zvogëÂlon streset, tenton ta pajtojë me realitetin, sado i hidhur qoftë ai, i ushÂqen shpresën për diçka më të mirë, e largon nga hakmarrja, i forcon mbi të gjitha ndjenjën e drejtësisë, duke i goditur egoizmin, burimin e të gjitha të këqijave sociale. Besimi fetar ndihmon shkrimtarin dhe poetin për të depërtuar në pjesën më të ndjeshme të njeriut, që janë shpirti dhe ndjenjat e tij të brendshme.
Prof. Hasan Hanefi, filozof dhe socilog i njohur i Universitetit të Kajros, në një intervistë dhënë Massimo Kampaninit, botuar në reviÂstën “Islamâ€?[1], numër 39 (1992), mendon se fetë janë dukuri shumë komplekse dhe është e pamundur të japësh për to një përkufizim pa ekuivoke. Besimet në vetvete nuk janë as mendime, as ideologji. Do të ishte më e drejtë të prëdornim një shprehje që vjen nga filozofia greke, “ato janë një lloj mushkërie që gjendet kudoâ€?. Pra, pak a shumë të besuarit është një parim universal, që përfaqëson diçka të vetvetiÂshme tek njeriu, pse jo edhe gjenetike. Fakti që ai shfaqet edhe te fiset primitive, formulohet, instrumentalizohet, do të thotë se ka diçka të ngjashme me të gjithë individët e një bashkësie. Kështu, mund të theÂmi që ekziston një besim “i natyrshëmâ€?, i zakonshëm për të gjithë njerëzit, siçthotë Pejgamberi a.s., çdo njeri lind me besim të natyrsÂhëm Janë prindërit që e bëjnë atë hebre, kristian, budist etj. MegjithÂatë, shuÂmë studiues të të gjitha epokave, midis tyre edhe muslimanë, kanë tentuar ta shpjegojnë fenë me çelës filozofik. Filozofia mund të ndërtojë horizontin teorik, në të cilin feja gjen vetëndodhjen, por maÂrrëdhëniet midis tyre u ngjajnë marrëdhënieve midis veshjes fizike të trupit dhe shpirtit.
Shpirti e drejton, vë në lëvizje trupin. Në të njëjtën mënyrë besimi inspiron filozofinë dhe i jep asaj (fesë) një kuadrant logjik e racional (ekzistencës së saj).
Megjithëse shoqëria shqiptare përjetoi golgotën e sistemit komuÂnist ndër më të egrit, hulumtimet dhe anketat që janë bërë në këtë dhjetëvjetshin e fundit, tregojnë për një evoluim pozitiv të besimit fetar.
Sipas një studimi të zhvilluar më 1994 nga dy universitete në TiraÂnë, tri të katërtat e studentëve të intervistuar u përgjigjën se besojnë Zotin, sa kohë që vetëm një e katërta e profesorëve të intervistuar pohonte të jenë besimtarë.[2]
Këtë trend të ovoluimit të besimit e vërteton edhe një studim i bërë nga disa pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale për probleÂmet e fesë dhe vlerave në shoqërinë shqiptare. Janë grumbulluar disa fakte mjaft domëthënëse për nivelin e besimit fetar në Shqipëri, në varësi të disa komponentëve socialë, që do të prezantohen më poshtë.[3]
Të pyetur se sa e rëndësishme është feja për ta.
- 33.8% e të anketuarve janë përgjigjur se fenë e konsiderojnë si shumë të rëndësishme,
- 41.9% si mjaft të rëndësishme,
- 16.4% si pak të rëndësishme,
- 7.2 % si aspak të rëndësishme.
Pra, më shumë se 75% e shqiptarëve besojnë se feja është shumë e rëndësishme, dhe vetëm 25% e tyre e konsiderojnë si të parëndësishÂme ose pak të rëndësishme.
Gjithnjë në varësi të pyetjes së parë, është edhe pyetja nëse shqipÂtarët e përjetojnë fenë si diçka që u jep forcë dhe qetësi shpirtërore. Për këtë kemi këto rezultate:
- 76% përgjigjen pozitivisht.
- 14% përgjigjen negativisht.
- Të tjerët nuk e dinë.
- Të pyetur lidhur me besimin që kanë ndaj institucioneve fetare, ata përgjigjen:
- 37.7% se kanë shumë besim te institucionet fetare.
- 41.2% kanë besim të madh.
- 14.6% kanë pak besim.
- 5.2% nuk e dinë.
Kuptohet se ky nivel i lartë i besimit tek feja dhe tek institucionet, ka disa shpjegime. Një rol të rëndësishëm luajnë faktorët socialë. Pra, këtu mund të ketë edhe një interpretim tjetër, atë që persekutimi i gjaÂtë i fesë dhe i institucioneve gjatë regjimit komunist, ka çuar në forciÂmin e besimit .
Toleranca fetare tek shqiptarët
Një nga pikat kyçe të historisë sonë kombëtare që kërkon një shpjegim më të plotë si në rrafshin filozofik, politik e shoqëror, është bashkëjetesa e gjatë paqësore midis tri feve kryesore në trojet shqipÂtare, - e katolicizmit, ortodoksizmit dhe islamizmit.[4] Deri tani kanë zotëruar ide të ndryshme dhe shpesh kontradiktore për proselitizimin shqiptar, qoftë nga autorë shqiptarë ose të huaj. Hipoteza e atyre që thonë se ndjenjat fetare të shqiptarëve kanë qenë të sipërfaqësishme, jo të ngulitura thellë, prandaj ata e kanë ndërruar besimin sipas rrethaÂnave historike dhe kushteve administrative, duke rënë në njëfarë komÂpromisi për të harmonizuar nevojat shpirtërore me nevojat e rëndomta materiale, një hipotezë që e veçon popullin shqiptar nga popujt e tjerë, është e diskutueshme në mos e dyshimtë, sepse shqiptarët gjatë histoÂrisë së tyre shekullore gjithmonë kanë pasur hyjnitë e tyre, të cilat i kanë adhuruar e nderuar. “Vendet e miraâ€? ose të shenjta, të trashëguaÂra që nga epoka e paganizmit, si dhe tempujt dhe faltoret e trojeve tona me një lashtësi të admirueshme shumëshekullore, dëshmojnë të kundërtën e kësaj hipoteze.
Duket se disa studiues ngatërrojnë me qëllim fanatizmin fetar me adhurimin e devotshëm shpirtëror, ndjenjë e cila shqiptarit nuk i ka munguar kurrë. Këtë më së miri e argumentojnë të dhënat e përmeÂndura më lart. Edhe pas afër pesëdhjetë vjetësh propagande ateiste nga regjimi komunist, edhe pas njëzet e katër vjetësh shtypjeje të çdo ndjenje fetare e ndalimit me ligj të shërbimit të kultit e të një ateizmi të detyruar, ndjenjat fetare të shqiptarëve jo vetëm nuk u shuan, por gjallëruan në format më të ndryshme, derisa u ringjallën me një forcë akoma më të madhe duke u bërë promotore për proceset demokratike të viteve 90.[5]
Mund të thuhet se tipari themelor i tri besimeve kryesore të shqipÂtarëve ka qenë toleranca, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa paqësore, si midis feve, ashtu edhe midis sekteve të tyre. Këto e kanë burimin tek ndjenja demokratike e shqiptarëve, të cilët në mënyrë të vetëdijshme ose intuitive gjithmonë kanë ditur të bëjnë dallimin se ata i përkasin një kombi, kanë lidhje gjaku e farefisnie, kanë një gjuhë, zakone e tradita të përbashkëta dhe besimin fetar e kanë konsideruar si një të drejtë që i përket gjithsecilit ta zgjedhë sipas dëshirës së tij. Kësisoj toleranca fetare u bë pjesë e pandarë e botëkuptimit shqiptar, duke fiÂtuar vlerat e normave morale e qytetare qysh kur duhet në histori shteti i Arbrit, ashtu edhe më vonë kur u hodhën themelet ideore të Shtetit modern shqiptar nga Rilindasit tanë.[6]
Në shekullin njëzet e një, grupimet fetare shqiptare do të ushtrojnë një rol mjaft të rëndësishëm në formimin e ndërgjegjes kombëtare, duke kontribuar në moralin dhe vlerat etike të qytetarëve të saj, duke përfituar nga rigjallërimi fetar aktual. Prijësit tanë fetarë në këtë drejÂtim duhet të luajnë një rol vendimtar, duke kultivuar tek njerëzit ndjeÂnjën e urtësisë, të drejtësisë, tolerancës, vëllazërimit dhe dashurisë për etikën që përputhet me traditën tonë.
Jemi dëshmitarë të një fushate me përmasa të gjera ndërkombëtare që zhvillohet kundër Islamit dhe muslimanëve, por në emër të esktreÂmizmit islam. Pjesë e kësaj fushate jemi edhe ne shqiptarët, ndonëse i përkasim me shumicë këtij besimi. Për këtë arsye kërkohet një mobiliÂzim i përgjithshëm për të vërtetuar se as Islami dhe as muÂslimanët nuk kanë të bëjnë asgjë me ekstremizmin dhe ekstremistët. Ekstremizëm dhe ekstremistë ka në çdo fe dhe në çdo ideologji. MiÂrëpo, askujt nuk i shkon mendja që atë atribut t’ia mveshë fesë së cilës ata i përkasin; përjashtim i vetëm është Islami! Shekulli njëzet e një do të jetë shekulli i konkurrencave të mëdha në të gjitha fushat dhe tek të gjithë popujt, bile edhe në mes popujve që konsiderohen aleatë të ngushtë. Prandaj, edhe në fushën e besimit ka konkurrencë. Do të fitojë ai që do t’u përshtatet më mirë me të ardhmen në kushtet e këmbimit të lirë të ideve. Kjo konkurrencë, sa i përket aspektit islam, duhet të përqeÂndrohet në përparësitë e vlerave që shquajnë Islamin dhe të mirat që vijnë prej tij, nëse përfillim parimet e tij në jetën tonë të përditshme për ne dhe për brezat e ardhshëm, e jo duke i sharë besimet e të tjerëÂve apo duke u shpallur luftë armiqve të All-llahut. Islami është besim yni i kultivuar për shekuj, prandaj është obligim yni ta shfrytëzojmë atë në dobi të kombit dhe të mbarë njerëzimit.
S’ka ndërgjegje kombëtare pa besim të denjë në Zotin. Feja është një nga elementet e saj të domosdoshme. Mendja vë në lëvizje lëndën. Feja është organizatore e madhe. Besimi ka fuqi të pallogaritshme orÂganizuese, ai frymëzon ndjenjën e sakrificës.
Për të arritur këtë, nga të gjithë ne lypset punë dhe angazhim, ashtu siçna urdhëron Kur’ani famëlartë: “Dhe thuaj punoni, sepse All-llahu do ta shohë punën tuaj, i Dëguari i Tij dhe besimtarëtâ€?. (9:105)
[1] Refleksione në Islam, Tiranë 1992, f. 3
[2] Adem Tomo, “Attitudes towards religion and the religious motivitaions of students and intelectualsâ€?. Appering in the first volume of “Social-Pedagogical reflectionsâ€?, botuar nga një grup autorësh në Tetovë, Maqedoni, (1996), 15-22
[3] Prof. Ascc. Edlira Haxhiymeri: Feja dhe problemet sociale në shoqërinë shqiptare në transicion, “Edukata Islameâ€?, nr. 70, Prishtinë, f. 135-140
[4] Dino Asanaj: Shekulli 21 Mendime dhe opinione, New York, 1996, f. 189
[5] Po aty f. 189
[6] Po aty f. 190
Qemajl Morina
ARE THE ALBANIANS TURNING TO RELIGION?
(Summary)
The main feature of the Albanians (of different religious background) is the tolerance and peaceful co-existence between them. This is a result of their understanding that they belong to the same people, they are related to each other (by blood), they have the same language and the same customs, etc. On the other hand, the Albanians have always considered religion as something of a personal choice. Due to this, religious tolerance has become an inseparable part of the world outlook of the Albanians.
Krijoni Kontakt