Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 72
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ku e ke postue ti te njejtin postim per datlindje edhe une e kam postue deshmin e bashkefshatarve te tij
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    GJ.....
    Postime
    5
    Ty TAL AGA dhe Llapi spo ju vjen merzi te shkruani kso shkrime,po te dy jeni shqiptar flisni shqip e keni emer shqiptar e spo ju vjen keq te shkruni per personin e tret qe pak ju takon juve me shkrujt per Ibrahimin.Kuptoni se nuk jam nje njeri qe mirem me politik e as qe i takoj naj partie por per nje person qe eshte akademik keni respekt....

  3. #63
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    kasum, nga cili postim imi fitove pėrshtypjen, qė paskam shkruar pa respekt ose me ofezė pėr Rugovėn ose pėr ndonjė person tjetėr???????
    tė gjitha me masė!

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga kasum
    Ty TAL AGA dhe Llapi spo ju vjen merzi te shkruani kso shkrime,po te dy jeni shqiptar flisni shqip e keni emer shqiptar e spo ju vjen keq te shkruni per personin e tret qe pak ju takon juve me shkrujt per Ibrahimin.Kuptoni se nuk jam nje njeri qe mirem me politik e as qe i takoj naj partie por per nje person qe eshte akademik keni respekt....
    Po prej kurit koka be Akademik rugove ore???!!!!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Dr. Ibrahim Rugova rizgjedhet President i Kosovės

    Prishtinė, 3 dhjetor - Presidenti aktual i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova me vota tė fshehta u rizgjodh edhe nė mandatin e ardhshėm nė krye tė vendit, pas tri raundeve tė votimeve. Nė dy raundet e para kundėrkandidat i Ibrahim Rugovės nga radhėt e LDK-sė, ishte Ramė Buja nga PDK, i cili nė raundin e tretė u tėrhoq nga votimi i mėtejshėm nga partia e tij.

    Presidenti Ibrahim Rugova duke u falenderuar pėr besimin e dhėnė, tha:
    I nderuar Kryetar Daci,
    Deputetė tė nderuar,

    Ju falėnderoj pėr besimin e dhėnė qė edhe nė mandatin e ardhshėm tė udhėheq vendin tonė tė dashur Kosovėn, nė cilėsinė e Presidentit.

    Tė nderuar deputetė,
    Betohem solemnisht se do tė ruaj e mbroj integritetin territorial tė vendit tonė Kosovės, dhe unitetin e popullit, do tė angazhohem pėr zhvillimin ekonomik dhe demokratik, stabilitetin, prosperitetin dhe mirėqenien e tė gjithė qytetarėve, do tė punoj pėr njohjen sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė e tė integrimit tė Kosovės nė BE dhe nė NATO si dhe forcimin e miqėsisė permanente me SHBA.



    Zonja dhe Zotėrinj,
    Mė lejoni qė nga kjo Seancė pėruruese solemne e Kuvendit tė Kosovės tė pėrshėndes Presidentin Bush, Kryeministrin Blair, Presidentin Chirac, Kancelarin Schröder, Kryeministrin Berlusconi dhe Sekretarin gjeneral Anan qė po e pėrkrahin Kosovėn.
    Si gjithmonė pėrshėndetje tė ngrohta i bėjmė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II qė gjithmonė kujdeset pėr Kosovėn, - tha nė fund tė fjalės sė tij Presidenti Rugova.
    Nė raundin e parė votuan gjithsej 108 deputetė. Ibrahim Rugova fitoi 65 vota, kundėrkandidati Ramė Buja fitoi 34 dhe njė votė ishte e pavlefshme.

    Ndėrkaq nė raundin e dytė pėr Ibrahim Rugovėn votuan 63 deputetė, pėr Ramė Bujėn 34 dhe tri vota ishin tė pavlefshme. Sipas Kornizės Kushtetuese nė dy raundet Presidenti duhet tė marrė dy tė tretat e votave, atėherė u kalua nė raundin e tretė.
    Nė raundin e tretė, pas tėrheqjes sė kandidatit tė PDK-sė, votuan 99 deputetė. Pro Ibrahim Rugovės votuan 64, kundėr ishin 32 dhe tri vota ishin tė pavlefeshme.

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Biografia e Presidentit Ibrahim Rugova

    Prishtinė, 3 dhjetor - Ibrahim Rugova u lind mė 2 dhjetor 1944 nė fshatin Cerrcė, komuna e Istogut, nė Kosovė. Mė 10 janar 1945, komunistėt jugosllavė ia pushkatojnė babain e tij Ukė Rugova dhe gjyshin Rrustė Rugova, qė kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės.



    Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesėm nė Pejė mė 1967. Diplomoi nė Degėn e Albanologjisė tė Fakultetit tė Filozofisė tė Universitetit tė Prishtinės mė 1971. Zoti Rugova qėndroi gjatė njė viti akademik (1976-77) nė Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nėn mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me pėrqėndrim nė teorinė letrare.

    Ibrahim Rugova mori doktoratėn nė letėrsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1984.
    Mė 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe tė Shkencave tė Kosovės.

    Po nė kėtė vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit tė Parisit VIII nė Paris.

    Autor i dhjetė librave. Dr. Ibrahim Rugova ishte nė nismė redaktor nė gazetėn e studentėve "Bota e re" dhe nė revistėn shkencore "Dituria" (1971-72), qė botoheshin nė Prishtinė. Pastaj pėr afro dy dekada, Dr. Rugova punoi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues i letėrsisė. Pėr njė kohė ka qenė kryeredaktor i revistės "Gjurmime albanologjike", qė e nxirrte ky Institut.

    Dr. Rugova ėshtė zgjedhur kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mė 1988, i cili u bė bėrthamė e fuqishme e lėvizjes shqiptare qė po kundėrshtonte sundimin komunist serb/jugosllav nė Kosovė.

    Si intelektual me nam qė i jepte zė kėsaj lėvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh mė 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), partisė sė parė politike nė Kosovė qė e sfidoi drejtpėrdrejt regjimin komunist nė fuqi. LDK-ja u bė shpejt forca politike prijėse nė Kosovė, duke mbledhur shumicėn e popullit, edhe pse nė ndėrkohė u shfaqėn nė skenė edhe edhe parti e grupe tė tjera.

    Nėn udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės, LDK-ja, nė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare nė Kosovė dhe me Kuvendin e atėhershėm tė Kosovės, pėrmbylli kornizėn ligjore pėr institucionalizimin e pavarėsisė sė Kosovės. Deklarata e Pavarėsisė (2 korrik 1990), shpallja e Kosovės Republikė dhe miratimi i kushtetutės sė saj (7 shtator 1990), referendumi popullor pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės mbajtur nė fund tė shtatorit tė vitit 1991, qenė prelud pėr zgjedhjet e para shumėpartiake pėr Kuvendin e Kosovės dhe zgjedhjet presidenciale nė Republikėn e Kosovės mė 24 maj 1992. LDK-ja fitoi shumicėn dėrrmuese tė deputetėve nė Kuvend, nė tė cilin pėrfaqėsoheshin edhe tri parti tė tjera, ndėrsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės me shumicė dėrrmuese tė votės.

    Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės nė zgjedhjet e mbajtura nė mars tė vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicėn e vendeve nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės nė atė vit.

    Nėn udhėheqjen e Rugovės, LDK-ja fitoi 58% tė votave tė elektoratit nė zgjedhjet lokale, tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht, nė Kosovėn e pasluftės, nė tetor tė vitit 2000, si dhe zgjedhjet e para nacionale nė vitin 2001 dhe zgjedhjet e dyta lokale mė 2002.

    Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė:
    Mė 1995, Dr. Rugovės iu dha Ēmimi pėr paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė.
    Mė 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė Parisit VIII Sorbonė, Francė.

    Mė 1998, Rugova iu nda Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

    Nė vitin 1999, Rugova mori Ēmimin pėr paqe tė qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndėrsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

    Nė vitin 2000, Dr. Rugova mori Ēmimin pėr paqe tė Unionit Demokratik tė Katalonisė "Manuel Carrasco i Formiguera", nė Barcelonė, Spanjė.

    Mė 2003 nė Belgjikė mori Ēmimin Senator Nderi i Evropės.

    Mė 2004 u shpall Honoris Causa (Doktor Nderi) i Universitetit tė Tiranės.

    Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovės nė mars tė vitit 2002 nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė zhvilluara nė nėntor tė 2001.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    4_dhjetor, 2004

    Gjergj Ahmetaj-Seanca me improvizime tragjike


    Dje, sytė e qytetarėve tė Kosovės dhe tė teleshikuesėve tė tjerė kanė pėrcjellė seancėn e parė tė parlamentit qėndroė, ku ėshtė zhvilluar procedura zgjedhore pėr kryetarė dhe pėr kryeministėr. Brenda njė salle komode tė stilit ruso – kazak, si asnjėherė mė parė politika dhe demokracia improvizohen deri nė zenitin tragjik tė ndonjė procesi: zgjidhet njė kryetar, pėr tė satėn herė nė kėtė post, dhe njė kryeministėr koalicioni me ministra nga mė tė rėndomtit, e mundshėm.

    Koha do tė dėshmojė se cfar do tė jetė qeveria e Ramush Haradinajt, por koha nuk ka se cka tė dėshmojė pėr kryetarin e ri tė Kosovės. Mė shkurt, pėr dr. Rugovėn. Ky njeri me pasione pėr shalle dhe cigare malboro, vazhdon ta mbaj peng Kosovėn me dorėn e tij pushtetare, me dorėn e tij prej princi fisesh tė shek. XIV. Hija e tij, sjelljet dhe politika, mėnyra e qeverisjes, veprimet e kanė lidhur nyje fatin e qytetarėve dhe tė gjithė Kosovės. Kosova, me zgjedhjen e tij tė sėrishme pėr kryetar hynė nė fazat e reja tė status quos dhe, tė degradimeve tė fatit e proceseve, nė pafundėsi.

    Dr. Rugova ėshtė zgjedhur kryetar i partisė qė prej mbledhjes sė parė konstituive tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės mė 23 dhjetor tė vitit 1989. Atbotė, ende ishte nė jetė sistemi monist – komunist dhe, ish Jugosllavia shtet nė tė cilėn frymonte edhe Kosova. Radhazi, ky njeri ka arritur ta ruaj postin e kryetarit tė partisė, duke sfiduar tė gjithė kundėrshtarėt e mundshėm edhe nė arritjen dhe ruajtjen e postit tė kryetarit tė Kosovės. Pavarsisht ecjeve apo lėvizjeve tė ndryshme, proceseve ( paqės e luftės - luftės e paqės ), u zgjodh kushedi pėr tė satėn herė, s’ėrish kryetar i Kosovės. Por zgjedhja e djeshme e tij, me apo pa verdiktin e qytetarėve tė Kosovės shtron disa dilemma pėr tė gjithė ne: Cka do tė thotė emėrimi i s’ėrishėm i dr. Rugovės pėr kryetar tė Kosovės. Cka do tė thotė ky emėrim i tij i s’ėrishėm pėr nga aspekti partiak dhe plural. Cka do tė thotė zgjedhja e s’ėrishme e dr. Rugovės pėr kryetar tė Kosovės pėr nga domeni i demokracisė dhe e konsolidimit tė saj. Cka do tė thotė zgjedhja e s’ėrishme e tij pėr kryetar, kundruall proceseve nė tė cilat ndodhemi tė gjithė ne, pa pėrjashtim. Mund tė shtrohen edhe shumė pyetje tė tjera, por kėto janė disa nga pyetjet aktuale tė cilave duhet dhėnė kuptim.

    Rugova na e kujton Josip Broz Titon

    Zgjedhja tjetėr e dr. Rugovės pėr kryetar tė Kosovės, shėnon fazėn mė inerte tė vetėdijes sė opinionit, tė vetėdijesė sė pėrgjithshme tė shumicės sė qytetarėve tė Kosovės tė cilėt, tani mund tė themi lirisht qė ende nuk kanė arritur tė kalojnė nė terrenin e demokracisė. Simbolikisht, inercioni qė shumica tė votojnė disa herė radhazi njė parti dhe disa herė radhazi njė lider, mund tė zbėrthehet vetėm me faktin se vetėdija e votuesėve potencial, mbetet nė ingranazhet e sė kaluarės: tė kohės sė sistemit monist. Hapi qė determinon hyrjen nė demokraci pėr votuesit potencial apo pėr shumicėn e qytetarėve tė Kosovės qėndron nė terrenin e sė kaluarės prandaj, kjo vetėdije e hapave si ky qė pamė dje, ėshtė njė metastazė e sistemit monist – komunist. Vetėdija politike dhe publike e bartur deri nė parlamentin e Kosovės, pėrfundimisht e ka vėnė nė pikėyetje tranzicionin nė Kosovė dhe cdo model tė funksionimit mė minimal tė procesit tė demokracisė. Zgjedhja e sėrishme e dr. Rugovės pėr kryetar, nuk ka tė bėj me zhvillimin e demokracisė por me formėn mė tė ashpėr tė improvizimit tė saj, pėr tė mos thėnė tė legjitimimit demokratik tė sistemit monisto – komunist. Konform kalbjes nė bėrthamė tė procesit tė egėr tė demokracisė, kundėrmimi i kėsaj kalbjeje ėshtė mėnyra tragjike e vėnjes nė lojė tė vazhdueshme tė njeriut tė kėtij trolli, tė qytetarėve dhe tė gjithė Kosovės. Nėse deri dje kemi shpresuar nė dalje tė pėrgjithshme nga e kaluara famėkeqe dhe shfrytėzuese prej Beogradit, tani famėkeqizimi dhe shfrytėzimi vjen nga faktori vendorė, pėr fat tė keq, i hedhur nė letra tė ligjshme, nė procese tė ligjshme dhe nė institucione tė ligjshme.

    Me Lidhjen Demokratike tė Kosovės tani e tuetje ne duhet tė identifikohemi me ish Lidhjen Komuniste tė Jugosllavisė dhe me dr. Rugovėn ne mund tė identifikohemi me ish kryetari Tito. Pra, pėr fat tė keq procesi aktual i Kosovės dje ėshtė xhveshur nga elementet themelore demokratike: ndrrimi apo, votimi divergjent. Pavarsisht nga i tėrė procesi qė i ka parapri kėsaj seance, nga kodet demokratike tė pėrdorura nė procedura, nga qeverisja dhe sistemi tė gjithė ne, jemi bindur saktėsisht qė nuk bėhet fjalė pėr demokraci apo votė demokratike: bėhet fjalė, pėr njė parti dhe pėr njė lider tė saj.

    Ashtu si edhe salla e kuvendit qė ėshtė dekoruar me shkėlqim, votimi pėr kryetar dhe kryeministėr tė Kosovės ėshtė dekoruar me shkėlqim por, nė tė gjitha variantet, me shkėlqim tė rremė. Nuk ka tė bėjė fare me demokraci zgjedhja pėr mbi 15 vite rresht e njė njeriu pėr kryetar tė njė vendi. Pauzat e herė pashershme tė tij jashtė kėtij funksioni nė kėto 15 vite, janė dekorimet e brendshme dhe tė jashtme, ashtu si edhe dekorimet e bėra s’fundi pėrmes njė koalicioni tė zbehtė me AAK-nė dhe, pėrmes njė joshjeje tė partive minoritare joserbe. Dekorimeve, duhet shtuar edhe kalbjen sė brendshmi tė proceseve e qeverisjes dhe mbulimin e tyre me manipulime e demagogji, me shfrytėzim tė cmendur tė njė vetėdije inerte masive, me poshtėrime e mashtrime nga mė tė ndryshmet qė nga koha e okupimit, e luftės dhe s’fundit, edhe tė kohėn sė paqės gjysmake. Ripėrsėritjet e tilla zgjedhore me skema, janė manipulimet flagrante tė demkracisė dhe, pėrfundimisht demokracia nė Kosovė ( nėse fare kishte pak demokraci ), ėshtė vėnė nė peshojėn dekonsoliduese. Sepse, zgjedhja e s’ėrishme e dr. Rugovės mė nuk ka tė bėj me process demokratik, por me karikaturimin tragjik tė demkracisė. Ky emėrim i ri, anon mė shumė kah monizmi dhe diktatura. Tė mos harrojmė: zgjedhje janė bėrė edhe nė sistemin monisto – komunist, por ato kanė qenė edhe tė dekretuara e, edhe tė improvizuara.

    Izolim, krizė sociale, revolta…

    Zgjedhja e sėrishme e dr. Rugovės pėr kryetar, e shpie vendin nė stagnim tė vėrtetė sepse, as kryeminstri Haradinaj edhe po t’i ketė flatrat, nuk mund tė shėnojė pėrparim, aq mė pak tė arrijė suksese. Rugova, ka tė gjitha shenjat e despotit apo diktatorit dhe, nuk lejon zhvillim, konsolidim, pėrparim tė vendit. Nuk lejon, sepse nė cdo fazė tjetėr pėrparuese, ai nuk do tė kishte mundėsi tė zgjidhej e rizgjidhej kėshtu, si nė kohėn e monizmit. Rugova, ka skematizuar partinė dhe njerėzit, vetėdijet, informacionin, qeverisjen, isntitucionet duke e shndėrruar vendin nė pronė private dhe duke vasalizuar gjithcka rreth tij. Rugova, i ka kristalizuar arteriet e demkrascisė duke i shndėrruar ato nė antidemokraci dhe diktaturė. Sundimi i jashtėm i tij ( sudim i mėndafshtė ), ngulfatet me njė sundim tė egėr intern duke manipuluar dhe shfrytėzuar qytetarin, Kosovėn dhe pozitėn e vėshtirė tė Kosovės. Sot, vendi ėshtė pa ujė tė bollshėm, pa bukė dhe pa drita. Sot, vendi ėshtė nėn trysninė e politikės sė Beogradit dhe kėrcnohet pėrditė, me ndarje. Sot, vendi ėshtė me mbi 53 pėrqind varfėri tė skajshme dhe, me mbi 60 pėrqind tė papunė. Sot, vendi ėshtė nėn trysninė e standardeve dhe, askush nuk e di se si mund tė realizohen standardet nė rrethana tė tilla. Sot, vendi ėshtė i pėrqarė dhe nė minimum tė unitetit, karshi krizės sė rėnd morale dhe sociale, karshi kostos sė ulėt tė jetesės. Sot, vendi ka marrė njė qėndrim mortorė lidhur me demokracinė dhe tė ardhmen, lidhur me shpresat se nė verė tė vitit 2005, do tė hapen bisedimet pėr statusin e Kosovės. Njė kryetar qė mezi ka arritur tė votohet dhe njė koalicion qė pėrbėhet prej 5 partive dhe qė nuk arrinė tė tubojė rreth vetės as 400 mijė banorė tė vendit, si mund tė synojė prosperim dhe suksese ?

    Kosova, tani si asnjėherė ka zvogluar shanset pėr njė udhėtim tė sigurtė nė proceset e zhvillimit dhe tė prosperimit. Vendi, ka tė ngjarė tė izolohet sepse, demokracia do tė vdesė ngadalė dhe institucionet do tė kaplohen nga korrupcioni dhe krimi. Kriza sociale, sa nuk ka shpėrthyer. Gjendja politike, ekonomike, territoriale, e sigurisė nuk ėshtė fare stabile dhe, Kosova kanoset nga rreziqe tė paparashikueshme nė muajt qė vijnė. Rugova, definitivisht shndrrohet nė monark tė tipit tė diktatorit tė butė por, me sherre tė mėdha pėr vendin. Rugova, nuk do tė njihet nga 3 shoqatat e dala prej luftės e qė kėto shoqata pėrfaqėsojnė tri lloje kategorishė tė luftės. Koalicioni qeverisės rrezikohet nga nominmi i minstrave joprofesional, dhe gjithsesi, tė papėrvojė pėr postet qė do tė zėnė. Nuk do tė dėshironim nė asnjė mėnyrė por, vendi do tė kėrcėnohet nga revoltat sidomos nėse thellohet gjendja e rėnd sociale, dhe partnerėt nė koalicion do tė punojnė pėr interesat partiake, mė shumė se pėr qytetarėt dhe Kosovėn. Askush nuk e di se si do tė pėrfundojė z. Haradinaj, pasi qė ka zėra qė thonė se ai kėrcėnohet nga gjyqi i Hagės. Mbi tė gjitha, fusha e algjebrės me ekuacione tė panjohura hapet sot mė 3 dhjetor, pėr qytetarėt e Kosovės dhe pėr rajonin. Rugova, qysh tani pretendon qė deri nė infinit tė botės tė mbetet kryetar i Kosovės, kurse Kosova pretendon se ka kaluar nė sistemin e demkoracisė. Kush po sheh ėndrra tė bukura: Rugova apo Kosova ? Rugova, sepse atij po i realizohen ėndėrrat kurse Kosovės, jo.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #68
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    636
    Or SHEHSIRO
    A je ne vete more ti a Kryetarin e Kosoves po e bene luledielli ti a? Bre, bre krejt i fshime eshte ky fare Sheshiri bre!

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton
    Kam pasur nder ta mbėshtesė luftėn e tij dhe tė popullit tė Kosovės pėr paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumė. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjes sė Millosheviqit e inspiroi botėn. Bashke me Hilary-in e kemi ne mendje dhe lutemi per familjen e tij dhe per Kosove.

    Kryeminstri i Britanisė sė Madhe, Toni Bler
    Presidenti Rugova ishte njė forcė e rėndėsishme nė jetėn e Kosovės, pėr shumė vjet. Popullariteti i tij nė mesin e popullit tė Kosovės dėshmon pėr mbėshtetje tė gjerė pėr pėrpjekjet e tij joviolente pėr tė ardhmen e Kosovės. Jam shumė i lumtur qė kam pasur rastin tė takohem me tė. Shpreh keqardhje tė thellė qė vdekja e tij ndodhi nė kohėn kur sapo ka filluar procesi pėr statusin final tė Kosovės. Puna e palodhshme e presidentit Rugova dhe vendosmėria e tij ka ndihmuar qė kjo tė ndodh.

    Presidenti i SHBA-ve, George W. Bush
    Presidenti Rugova pėr shumė vite udhėhoqi fushatėn pėr paqe dhe demokraci nė Kosovė dhe fitoi respektin e botės pėr qėndrimin e tij parimor kundėr dhunės. Shtetet e Bashkuara kanė humbur njė mik tė vėrtetė. Gjatė viteve tė konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zėri i arsyes dhe maturisė qė i ndihmoi popullit tė Kosovės pėr tė vėnė bazat pėr njė tė ardhme paqėsore. Humbja e kėtij zėri, nė kėtė kohė vendimtare, ėshtė posaēėrisht tragjike pėr Kosovėn

    Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice
    Uashingtoni ka humbur "njė mik tė madh" kurse Kosova "njė udhėheqės tė madh. Presidenti Rugova e udhėhoqi popullin e tij nė kohė sprovash dhe fitoi respektin e botės pėr mbrojtje e demokracisė dhe paqes.


    Riēard Holbruk, ish-Ambasadori Amerikan nė Kombet e Bashkuara
    Kur e kam takuar Ibrahim Rugovėn pėr herė tė parė, ai dukej si njė zė i vetmuar, nė betejė tė vetmuar, duke bartur njė shall qė thoshte se do ta varte, vetėm kur ta sheh vendin e lirė. E shikoja duke ndjekur ėndrrėn e popullit tė vet nėn kushte tė jashtėzakonshme me urtėsi dhe kėmbėngulėsi, dhe u bėra admirues dhe shok i tij. Ēfarė kėnaqėsie ishte ta shoh mė nė fund nė Prishtinė pa shallin e tij! Mbaj zi pėr ndėrrimin e jetės, sė bashku me tėrė popullin e Kosovės. Derisa Kosova e fitoi lirinė nėn udhėheqėsinė e tij, tani pėrjetoi njė humbje tė tmerrshme nė njė pike kritike, kur shumė punė mbeten pėr tu bėrė. Presidenti Ibrahim Rugova ishte njė udhėheqės i jashtėzakonshėm. Populli i Kosovės ishte me fat qė u drejtua nga njė njeri i tillė dhe tani duhet tė punojė pėr tė realizuar ėndrrėn e Presidentit Rugova pėr pavarėsi. Kosova ndoshta nuk do te ekzistonte sot pa vizionin dhe kembenguljen e tij. Ai ishte njė njeri i madh dhe populli i Kosovės ishte me fat qė e kishte atė si udhėheqės.


    Luftetaret e Koshares, tė Brigadės 138 "Agim Ramadani"
    Kemi pasur bindjen e plotė qė me forcen, kurajon dhe qėndrimin burrėrorė tė Presidentit tonė tė dashur do tė jemi dėshmitarė tė vulosjes sė idealit tė tij tė nisur, trasuar me guxim, menēuri dhe me sfida nga mė tė ndryshmet, vulosjen bashkarisht tė Pavarėsisė sė Kosovės. Jemi krenar dhe pėrherė jemi krenuar edhe ne fushėbetejat e luftės, me Emrin e Presidentit Rugova, Politiken e tij, vizionin dhe filozofinė e tij, e cila na ka dhėnė moral dhe pėr ne ka qenė udhėrrėfim pėr suksese nė beteja. Qėndrimi burrėror i kėtij Burri tė Pavdekshėm e tė madh tė Kombit shqiptar, kėtij prijėsi tė madh, kėtij pinjolli tė derės sė madhe dhe bujare tė Rrustė Sadrisė, krahinės kryengritėse tė Rugovės, kėtij prijetari tė Kosovės, tė Arkitektit tė Pavarėsisė sė Kosovės, na obligon tė gjithė ne qė amanetin e tij ta jetėsojmė. Ashtu siē ditėm bashkarisht ta bėjmė luftėn do t'ia arrijmė edhe finalizimit tė punės maratonė dhe tė pėrjetshme tė Presidentit, njohjen e shtetit tė Pavarur tė Kosovės, tė ndėrtuar nė bazė tė parimeve dhe principeve tė filozofisė institucionaliste tė trasuar nga vet President Rugova, Luftėtari mė i Madh pėr ndėrtimin e Institucioneve tė Kosovės si shtet.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  10. #70
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    636
    Eh qmu keni bere ju komunistete me kete Rugoven , mi kujtoni enveristet ,, Enver Hoxha , parti Enver jemi gati kurdohere " dhe Titistete qe ,, Druzhe Tito miti seku nemo ja sa ttvoga puta ne skrenemo"" hahahahahah.
    Eh na rrofshin opangat te gjithe komunistet e Enverit, Titos dhe Rugoves.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •