Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 72
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Arb
    Populli I Kosoves e ka vleresuar punen e Presidentit Rugova per keto 14 vite rradhazi. Ai (Presidenti) ka fituar vazhdimisht voten e shenjte te popullit, vleresimin dhe respektin e madh te tij.
    Sa vleresohet Presidenti Rugova flet me se miri besimi i madh qe ka Populli ne te, duke votuar vazhdimisht ate si President te vendit.
    Kur Kosova bėnte Luftėn ēlirimtare , gjindeshin politikaj qė mbanin Zgjedhje Parlamentare dhe Presidenciale me 22 mars 1998 !!!

    Pas Masakrės sė Prekazit !!

    Pas Masakrės sė Qirezit !!

    Pas Maskrės sė Likoshanit ....

    dikush nė Kosovė luante politikė nė realizimin e "Dogovorit" pėr kthimin e objekteve shkollore, pėr nxjerrjen e gazetave dhe bėrjen e "politikės" nė Kosovė !!

    Pas tė gjitha kėtyre Lojrave Millosheviē arsyetohej pėr heqjen e sanksioneve ndaj Serbis !! Ai thoshte mė qetė e kam nė Kosovė ku mbahen Zgjedhje, ku ka shkollim paralel privat, ku shtypen gazeta etj etj...

    Ja lista kush muarr pjes dhe kush organizoj Zgjedhje kur Kosova luftonte qė kishte sjell QIK-u


    Informacion nga QIK

    Tė dhėnat themelore pėr zgjedhjet e 22 marsit 1998

    Prishtinė, 20 mars (QIK)
    Kryetari i Komisionit Qendror tė zgjedhjeve presidenciale e parlamentare tė 22 Marsit 1998, Tadej Rodiqi thotė se sipas Ligjit mbi Njėsitė Zgjedhore, Kosova i ka 29 njėsi, aq sa ka edhe komuna. Pėr tė gjitha njėsitė zgjedhore janė emėruar Komisionet, qė kryejnė punėt nė njėsitė zgjedhore.
    Z. Rodiqi tha se obligim i kėtyre Komisioneve ėshtė caktimi i vendeve dhe i Kėshilleve votuese. Kėto kujdesen pėr mbarėvajtjen e procesit tė votimit. Komisionet pėrbėhen prej kryetarit, dy anėtarėve dhe zėvendėsve tė tyre.
    Nė zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare tė 22 marsit 1998 dalin dhjetė parti politike, tre asociacione, Shoqata e Juristėve tė Pavarur, Lėvizja e tė Gjelbėrve e Kosovės dhe Lidhja e Qytetarėve e Kosovės, dhe tre kandidatė tė pavarur pėr deputet, dy nga Deēani dhe njė nga Dragashi.
    Pėrveē partive politike shqiptare, konkurojnė edhe Partia Popullore Turke dhe boshnjakėt, njė kanditat i tė cilėve shkon nė koalicion me LDK-nė nė njėsinė zgjedhore tė Pejės.
    Kuvendi i Republikės sė Kosovės pėrbėhet prej 130 deputetėsh, 100 prej tė cilėve dalin nė zgjedhje tė drejtpėrdrejta, kurse 30 vendet tjera shpėrndahen sipas proporcionit. Kėtu bėjnė pjesė tė gjitha partitė qė nė kėto zgjedhje marrin mė shumė se tre pėr qind tė votave tė votuesve tė dalur nė zgjedhje dhe etnitetet e tjera qė jetojnė nė Kosovė.

    Pėr shkak tė situatės sė krijuar nė Drenicė, e cila ėshtė e vėnė nė gjendje tė shtetrrethimit ushtarak-policor, nė 3 njėsitė zgjedhore tė Skėnderajt, Gllogovcit e Klinės, Komisioni Zgjedhor ka marrė vendim qė zgjedhjet tė mos mbahen dhe qė kėto zgjedhje tė mbahen kur tė krijohen kushte pėr mbajtjen e tyre.

    Nė Zgjedhjet e 22 marsit dilet me njė kandidat pėr Kryetar, ngase kandidati tjetėr, zonja Luljeta Pula-Beqiri e ka tėrhequr kanditaturėn pėr zgjedhjet e 22 marsit 1998.
    Zgjedhjet e dyta Parlamentare dhe presidenciale nė Republikėn e Kosovės fillojnė mė 22 Mars, nė orėn 7:00 dhe pėrfundojnė nė orėn 19:00 dhe sipas Ligjit mbi Zgjedhjet heshtja parazgjedhore ka filluar 48 para ditės sė votimit.

    L I S T A E PĖRBASHKĖT E KANDIDATĖVE PĖR DEPUTETĖ SIPAS ZONAVE NĖ NJĖSITĖ ZGJEDHORE

    Nr.ren. mri e mbiemri Pėrkatėsia partiake

    ------------------------------------------------------
    Nese i intereson kujt kjo list mundem tua sjjelli ketu.

    Qe arb qfar votimi e besimi ka marr presetniku i yt kur Kosova u digjte ne flaken e luftes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 02-09-2004 mė 21:32
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Qe arb qfar votimi e besimi ka marr presetniku i yt kur Kosova u digjte ne flaken e luftes
    Llap,

    Nese vertete e gjithe Kosova ishte duke u digjur flake ne ate kohe, sigurisht se mbajtja e zgjedhjeve do te ishte e pa-mundshme.

    Ne keto zgjedhje Presidenti ka marrur besimin e te gjithe votueseve anembane Kosoves, ne perjashtim te zonave te perfshira nen shtetrrethimin ushtarak-policor Serb ne ate kohe.

    Keto zgjedhje jane mbajtur pas disa shtyerjeve te njepasnjeshme. Edhe perkunder pa-mundesise se perfshirjes se njesive zgjedhore te Gllogovcit, Skenderajt dhe Klines, zgjedhjet paten efektin e tyre te fuqishem, nen pushtimit Serb ne ate kohe.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Arb
    Llap,

    Nese vertete e gjithe Kosova ishte duke u digjur flake ne ate kohe, sigurisht se mbajtja e zgjedhjeve do te ishte e pa-mundshme.
    Per nji vend normal e per nji udheheqes normal sigurisht se ka qen e panevojshme dhe e pa mundshme mbajtja e zgjedhjeve ne koh lufte kur dihet se ato zgjedhje i pat shty rugove-popi deri sa plasi lufta por ketu e verteta eshte se kur plasi lufta serrbija milooshi e urdhnoi shokun e mikun e ti rugov-popin qe ti mbaj ato zgjedhje e ta ket ket per partner ne bisedimet ne mes tyre dhe ato zgjedhje i mbikqyri e i siguroi policija serbe lum ti quni ket veq e din edhe ti qe po mundohesh te qitesh petlla ne uji
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ne ate koh kur i Madhi Heroi i yne i pavdekshmi Zahir Pajaziti i rendiske atentatet nji nga nji kunder okupatorve e bashkpuntorve te serbve radha i erdhi edhe rektorit te dhunshem te univerzitetit te prishtines shokut te ngusht te rugoves dhe shokut te ishe partis komuniste te jugosllavis ku te dy ishin antar shume aktive sidomos ne denimin e te rinjeve e studentve e intelektualve shqiptar qe demostrinin ne ter kosoven ēetnikut e shofenistit radivoje papoviq rugova shkoi aq lart me denime e kerkesa qe ket rast te vin edhe FBI-ja e Interpoli ta zbuloi e ta burgos Zahirin Pajazitin Komandantin e UĒK-se perse po ia prish rugoves rahatin e kryetarllekut me serbin e serbet ne pergjithesi
    qe nji nder shume konferencat e ti qe i mbante te premteve :
    --------------------

    Rilindja 25.01.1997
    Konferencė me gazetarė e presidentit tė Republikės sė Kosovės dr. Presidenti e datės 24.Janar.1997

    NE NUK KEMI INFORMACIONE SE EKZISTON USHTRIA ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS.

    Gjendja nė Kosovė ėshtė shumė e rėnde dhe po punojmė qė tė mos eskalojė gjendja dhe tė mos provokohen qytetarėt e Kosovės. Ne nuk kemi informacione se ekziston UĒK-ja dhe nė emėr tė saj mund tė paraqiten shėrbime tė ndryshme, pasi ende nuk ėshtė paraqitur askush i kėsaj UĒK-je, kėshtu dr. Rugova u pėrgjigj nė pytjen e njė gazetari serb pėr gjendjen e tanishme nė Kosovė dhe pėr UĒK-nė

    FTESĖ PĖR FBI DHE PĖR INTERPLOIN

    ,,Dėnojmė edhe njė herė shpėrdhimin e terrorist tė autobombės nė Prishtinė, si moment i rrezikshėm pėr gjendjen e rėnde nė Kosvoė dhe kėrkojmė qė kėtė rast ta hulumotjnė FBI-ja si dhe INTERPOLI tė shihet se ēfarė ishte ai eksplodim mjft i sofistikuar. P vrasjet qė po bėhen me pretekst tė kolaboracionizmit dhe kėrkojmė ndėrprejne e tre", ta dr. RUGOVA.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DROMCA NGA TENDENCA PĖR PĖRQARJE

    NDĖRSHQIPTARE



    E gjithė lufta me pėrmasat e saj u reflektua edhe me luftėn speciale. Lufta speciale nuk ėshtė ndonjė luft me mjete speciale, po luftė me mjete mė banale. Pėrhapja e gėnjeshtrave, dyshimeve, pėrqarjeve, mbjellja e dėshprimit te shqiptarėt, defetizmit dhe humbjes, ėshtė i tėr arsenali i sajė. Kjo luftė fatkeqėsisht u reflektua edhe nė disa segmente nė mjete tė informimit nė gjuhėn shqipe dhe te disa pseudo veprimtar nė Zvicėr. Do tė komentoi vetėm disa nga mė banalet dhe mė tė tejdukshmet. Personat qė i kanė bėrė kėto veprime pėrfaqėsojn llumin e LDK- sė. Personalisht duke qenė viktim e okupatorit serb do tė kujdesem qė familjarėt dhe fėmijt e tyre tė i njoftoi me kėto veprimtari tė tyre, nė mėrgatė dhe nė Kosovė. Duke ditur pėrmasat e mėdha tė luftės dhe fuqin propagandistike tė Shkieve, kėto tendenca i quajta dromca se faktikisht nuk kanė pasur mundėsi tė realizimit tė tyre sepse gjithkund kanė hasur nė demaskim. Fatmirsisht ky ėshtė edhe ai kulmi i asaj lufte speciale. Mė banale dhe mė tė tejdukshme mė heret nuk kam hasur as nė mjetet e informimit e as nga bataku i thash e thanave, qė edhe janė vendi ku lulėzon kjo luftė e ndytė qė quhet speciale. Po filloi me shembuj konkret, citime tė fjalėve konkrete tė cilat janė tė shėnuara ose tė regjistruara. "Politika mafioze e Lindjes ka lėshuar rrėnjėt edhe mbi shqiptarėt. Ideologjia mafioze komuniste nuk shkon nė dobi tė shqiptarve e aq mė paknė dobi tė Kosovės. Kjo logjikė nuk ka as rregulla shtetformuese dhe nuk din tė rrespektoi tė drejtat elementare njerzore. Tash nė kėtė situatė shtrohet obligim pėr ne a tė mbesim nėn ndikimin mafioz komunist me shtetin tonė qoft i bashkuar nėpėr konfederata a pankonfederata ballkanike apo tė orjentohemi pėrfundimisht nga Europa nga Amerika" - kėshtu deklaron nė Buks tė St. Galenit nė Zvicėr Hajrullah Shatri ish oficer i Armatės Popullore tė Jugosllavisė , tani antar i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr, "Rilindja" 25. maj 1999 f. 7 . Deklarata e Hajrullah Shatrit ėshtė e shkolluar dhe e koordinuar me propagandėn serbe se prapa UĒK-sė ėshtė politika mafioze e Lindjes. Nė shiqim tė parė tė duket se ai me Lindje mendon bllokun e Lindjes dhe Paktin e Varshavės gjegjėsisht kampin e vendeve Socialiste. Lexuesit naiv atje i shkon mendja. Po kampi i shteteve Socialiste mė nuk ekziston dhe nuk ekziston as nė vet Rusin as nė Lindje. Mafia e Lindjes sot ka sinonim terroristin Bin Ladenin tė cilin edhe serbia e akuzon se ndihmon UĒK-nė dhe ka bazat nė Shqipėrin Veriore. Kėtu komunizmi mund tė lidhet vetėm me Gadafin dhe ideologjin e tij dhe mafin e tij nė mbėshtetje tė terrorizmit ndėrkombėtzar, po ēka tė i bėjsh qė Gadafi ėshtė po ashtu si Hajrullah Shatri, ish oficer i Armatės Popullore tė Jugosllavisė dhe nė luftėn e Bosnjės dhe luftėn nė Kosovė ai ka qenė nė anėn e Millosheviqit. Qėllimi i deklarimit tė tillė tė H.Sh. si ish oficer i APJ-sė dhe tash si antar i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė ėshtė tė vėrtetoj tezat Serbe se luftėn nė Kosovė dhe UĒK-nė e financon mafia dhe "politika mafioze e Lindjes" qė sot nėnkuptohet mafia dhe terroristi Bin Laden. Dhe sipas kėsaj propagande nė Kosovė nuk ka dhe nuk ka pasur arsye tė luftohet etj. Kėtė ai e bėnė nė mėnyrė mjeshtrore se duket se ka njė shkollė pak a shum tė dresuar. Sepse shqiptarėt me lexim rutinor ose dėgjim rutinor mendojn se ai aludon nė socialistėt (e Lindjes po ku jan ata???) dhe se ai ėshtė demokrat !!!! Ku ka demokraci te ish oficerėt Jugosllavė tė cilėt janė edukuar me tharmin mė ekstrem komunist dhe pansllavist tė Jugosllavizmit. "Njė luftar nė Dukagjin nga granata ėshtė plaguar aqė shum sa ju ka shkyer barku dhe gjoksi, ai me dor tė veten mushkrit i ka shti brenda trupit nga qarja e barkut dhe gjoksit. Disa bashluftar qė ju kanė gjetur pran, kur ky ju ka lypur ndihėm ata ju kanė pėrgjegjur se nėse e then dhe e shkelė fotografin e Ibrahim Rugovės ta shpėtojm jetėn- dmth ja kushtėzojn shpėtimin e jetės me thyerjen e fotografisė sė Ibrahim Rugovės." (Kėshtu jepte informacione pėr situatėn nė Kosovė Jusuf Demaj antar i kryesisė sė degės sė LDK-sė nė Zvicėr nė tubimin e nėndegės sė LDK-sė nė Goldau 7 maj 1999. nė tė cilin tubim isha personalisht dha kam reaguar aty pėr aty duke shprehur mosbesim dhe duke sygjeruar antarin e Kryesisė se punėn qė e bėnte ishte punė e dėmėshme) Qėllimi i tubimit ishte mobilizimi i bashkatdhetarve nė ndihėm tė luftės sė popullit tė Kosovės pėr ekzistencė. Nė tubim merrnin pjesė mbi 100 bashkatdhetar. As nga ana mjeksore as nga ana teorike deklarimi i tillė i Jusuf Demės nuk ėshtė i vėrtetė. Njeriu i cili ka tė shkyer barkun dhe gjoksin sė paku ėshtė i alivanosur. Nė kėtė gjendje ai nuk ka mundėsi qė me dorė tė vet tė shtij mushkėrit nė gjoks e as tė flas dhe tė kėrkoj ndihėm. Nė front apo kudo qė ka ndodhur si u bė tė gjindej fotografia e Ibrahim Rugovės (dhe atė nė kornizė, pasi qė duhej tė thyhej) dhe personi i plagosur me aso plage tė kėrcnohej se do tė i shpėrtohej jeta vetėm nėse e then dhe e shkelė atė !! Qėllimi i vėrtet i Jusuf Demės : pėrhapja e informacioneve tė rreme se nė front tė luftės kundėr Serbisė ka aso pėrqarje sa edhe e mbysin njeri tjetrin, dhe keni kujdes mos u nisni vullnetar pėr tė ndihmuar UĒK-nė. Dobėsimi i vullnetit pėr luftė dhe shkaktimi i dėshprimit ndėr bashkatdhetar.



    VULLNETARĖT E UĒK-SĖ

    I lėshoj djelli rreze borės

    Lulzojn fushat e Kosovės

    Dojn me qa krojet dhe gurrat

    Ku i kan mbet Kosovės burrat !

    Qysh po e derdhim kėtė uji kot

    Tash sa stinė e tash sa mot

    A e ndalim sot kėtė uji

    Tė mos ja shuajm o etjen gjithkuj !

    Nė der tė shtėpisė ndihet njė zė

    Po shkoj nėnė se s`duroj mė

    Se kėshtu nėnė nuk qahet halli

    S`mund me ndejt mė nė varr pėr sė gjalli !

    Veq ma jep pak bukė e kryp

    Nėnė e djalė po mirren ngryk

    Me ma bė hallall moj nėnė

    Se veq vetėm mė duhet me tė lėnė !

    Rrugėt e malit e pritėn trimin

    Pėr me shku me dhėnė Betimin

    Shkoi atje dhe shokėt i gjeti

    Kur njė zė e pėrshėndeti

    Tungjatjeta ushtar i ri

    Sikur akull nė vendė ėshtė ngri

    Pėr pak fjala i mbeti nė grykė

    A je ti or vėlla apo po mė bėjnė sytė

    Hije tė paska pushka nė dorė

    Kur je kthye or vėlla nė Kosovė

    Sa mė ka marr malli me tė pa

    Qe sa ditė ke ardhė or vėlla

    Vėllau vėllaun pėrqafoi

    Zemra lotėt si ndaloi

    I kish nda shum vjet mėrgimi

    I bashkoi nė Ushtri Betimi !

    (kėngė popullore)



    Rasti tjetėr : "-Hashim Thaqi nėse vazhdon kėshtu mund ta siguron njė vend nė gjyqin e Hagės" - thekson Nazmi Peci antar i kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr nė njė tubim me bashkatdhetar nė Buks tė Zvicrės, "Rilindja" 25. maji 1999 f. 7... Nė kohėn kur e gjith bashkėsia ndėrkomėtare ėshtė e bindur se pėr gjyqin e Hagės dhe kriminel i luftės edhe nė Kroaci edhe nė Bosnjė dhe tash nė Kosovė ėshtė Sllobodan Millosheviqi dhe bashkpuntorėt e tij , del Nazmi Peci nė emėr tė LDK-sė Dega nė Zvicėr dhe dėshmon pėrpara opinjonit publik dhe nė shtyp se Hashim Thaqi bėn veprime tė cilat do ta dėrgojn nė gjyqin e Hagės. Edhe kjo tendencė shum e gjveshur pėr tė vėrtetuar akuzat Serbe (Hashim Thaqi ėshtė i denuar dhe me fletarrestim nga organet Serbe) se UĒK-ja ka bėr dhe bėnė krime duke inskenuar Kleqkėn, Gllogjanin etj. Nazmi Peci ėshtė aq naiv dhe e bėnė punėn aq jo profesionalisht qė edhe i marri e kupton prapaskenėn e dyshimt tė tij.

    Ky i gjori nuk din tė i kamufloi si oficeri i APJ-sė Hajrullah Shatri. Gjyqi i Hagės do tė merret me kriminelėt serb tė cilėt bėn masakrėn e Prekazit, Obrisė, Likoshanit,Reqakut, Izbicės, Koliqit ..... po a mundet njeriu tė i pėrmendė vetėm nė njė faqe tė gjitha krimet serbe kundėr njerzimit. Tendenca e tillė qė publikisht nė tubime dhe nė mjete tė informimit pėr tė dėshmuar se edhe nga pala shqiptare nė Kosovė kemi pėr gjyqin e Hagės ėshtė bėrja e punės sė shkaut pėr relativizimin e krimeve dhe kriminelėve Serb.

    As Hashim Thaqi as UĒK-ja nuk kan vrarė kurrė civil. Njeriu qė qysh nga viti 1988 ėshtė i angazhuar nė procesin e formimit tė Republikės sė Kosovės dhe ēlirimit tė saj duke vepruar me dėshmorėt Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu e deri te Heroi Adem Jashari meriton respekt pavarsisht botkuptimeve dhe mendimeve politike qė mund ndokush tė i ketė tė kundėrta me te. Nuk ėsht nė pyetje as karriera dhe pėrfitimi materjal, ai ka pasur tė rregulluar strehimin politik nė Zvicėr; edhe po tė bėhej kryetar i Shqipėrisė apo Kosovės nuk do tė kishte benificionet 4000 Fr nė muaj me jetes tė siguruar dhe standard bashkohor. Ai ka sakrifikuar aq shum sa dikush vetėm po tė i mendonte do tė rrėnqethej. UĒK-ja ėshtė formuar si njėra nga ushtritė mė origjinale dhe me vėshtėrsi qė asnjė ushtri ēlirimtare nė botė nuk i ka pasur peripetit e saja. Kujtoni vetėm bartjen e armėve nė krah dhe me kuaj bjeshkėve dhe kalimin e sa pritave e sa fushave tė minuara dhe ai armatim ka mbrri deri nė skajet mė tė largėta tė Kosovės nė Drenicė, Shalė, Llap etj. Sa janė vrarė nė kufi e pusi tė ndryshme. Ajo ėshtė njė ushtri titanike vlerat e sė cilės populli do tė i vlersoi nė vazhdimėsi, sado qė tė kaloj koha, vlera e saj rritet me proporcion gjeometrik. Mė tutje: "Kėto pėrqarje zėnė fill nė Tiranė, dhe janė tė inicuara nga qeveria komuniste e atjeshme e cila ka gjetur njė grusht ksovarėsh me tė cilėt po manipulon pėr tė shkaktuar kaosin serioz nė shkallė kombėtare" - Sallah Jonuzi antar i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr, "Rilindja" 25. maji 1999 f.7.. Nė po atė nivel naiviteti bjen edhe Sallah Jonuzi. Ai me kėtė deklarat mundohet tė vėrtetoj tezėn Serbe se lufta nė Kosovė drejtohet nga njė grup kosovarėsh nga Hotelet e Tiranės dhe se nė Kosovė nuk ka arsye tė vėrtet pėr luftė ēlirimtare po ata janė tė manipuluar nga stalinistėt shqiptar. Akuza Serbe tė bajatisura . Serbia gjithmon ėshtė munduar qė luftės sė popullit tė Kosovės tė ja mvesh ose petkun e Stalinizmit ose petkun e Fundamentalizmit tė Iranit ose Bin Ladenit (tė Lindjes). Edhe puna e Sallah Jonuzit nuk ėsht aspak e kamufluar po shum transparente e gjveshur dhe naive. Mė tutje: "Nė demostratėn qė do tė organizohet nė Bern tė Zvicrės nė shtator tė vitit 1998 tė organizuar nga Dega e LDK-sė nuk guxon tė ketė brohoritje dhe parolla pėr UĒK-nė" mbledhja e Kryesisė sė Zgjeruar e Degės sė LDK-sė mbajtur nė Zug- deklaruan dhe e pėrkrahėn Nazmi Peci, Hysen Gėrvalla, Sallah Jonuzi, Hajrullah Shatri, Jusuf Demaj etj. Kjo bėhet pasi UĒK-ja veq kishte bėrė kontakte me personalitete dhe diplomat tė kalibrit botror si me Holbrukun nė Junik ashtu edhe me Gelbardin nė Zvicėr. Ishte periudha kur UĒK-ja fitonte legalitetin dhe legjitimitetin e saj si mbrojtėse e liris dhe popullit tė Kosovės. E gjith Kosova mbėshteste UĒK-nė. Me legjitimimin e UĒK-sė nga faktori ndėrkombėtar legjitimohej edhe drejtėsia e luftės sė saj dhe e drejta e popullit tė Kosovės pėr vetmbrojtje dhe ēlirim. Ishin kėta hapat e parė qė UĒK-ja tė llogaritej si faktor i rėndėsishėm nė bisedimet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Tentimi qė nė protestėn e Bernit tė mos brohoritej pėr UĒK-nė ishte pikėrisht pėr ēėllim qė faktori ndėrkombtar tė kuptoj se ja populli i Kosovės vet nuk e mbėshtet UĒK-nė dhe e cilson si ekstremiste dhe pėr kėtė arsye ajo nuk bėnė tė legjitimohet dhe legalizohet nga faktori ndėrkombėtar. Ėshtė shum interesante se edhe kėtu dalin emra tė njejtė me porosi tė njejtė. Mė tutje: "Kemi nė evidencė 80 bashkatdhetarėve qė punojn dhe jetojn nė Zvicėr se gjat qėndrimit nė pushime nė vendlindje nė Kosovė UĒK-ja ua ka konfiskuar pasaportat dhe i ka denuar qė tė paguajn nga 2000 Franga Zvicerane " nga mbledhja e Kryesisė sė Degės sė LDK-sė e publikuar edhe nė shtyp. I njejti konstatim dhe dyshim kishte po tė njejtin qėllim denigrimin e UĒK-sė pėrpara se ajo tė fitonte legalitetin dhe legjitimitetin nga diplomacia ndėrkombėtare. Po tė ishte e vėrtet se 80 personave u janė marrė pasaportat dhe janė plaqkitur nga 2000 franga do tė kishin reaguar edhe Komiteti i Helsinkit edhe Amnesti Internacionale e do tė vinte puna deri te gjyqi i Hagės. Mė tutje: "Ku ka mė turp pėr njė popull dymilionėsh siē ėshtė Kosova, shef i shtatmadhėrisė ushtarake (UĒK-sė) t`i bėhet njė futbollist. Prandaj luftėn me Serbin UĒK-ja e ka humbur sepse atė qė e ka synuar Serbia e ka realizuar. " thekson Fadil Kajtazi nė tubimin e LDK-sė nėndega e Thurgaut e botuar edhe nė "Rilindja" tė 12. majit 1999. Edhe njė deklarim shum naiv dhe shum transparent pa u munduar fare ta mshef simpatin qė ka pėr Serbin dhe urrejtjen qė ka ndaj UĒK-sė. Njė shef i shtatėmadhoris mund tė jetė edhe futbollist edhe tenist edhe karatist i mirė aty nuk ka asgjė tė keqe. Kosova dhe vendi nuk duhen me "zanat" dhe "shkollė" apo "dresim nė APJ", po duhet me zemėr, guxim e trimėri. UĒK-ja nuk e ka humbur luftėn me Serbin dhe nuk do ta humbė kurrė. Nė Kosovė ėshtė punuar dhe luftuar kundėr Serbis dhe Jugosllavisė edhe kuar ajo i ka pasur mbi 20 milion banor edhe atėher kur askush nuk ka ėndėrruar se ajo do tė bombardohet nga NATO-ja. Mė tutje: "Z. Ruzhdi Pacolli kėrkoi qė nga ky tubim tė dėrgohet njė telegram me rastin e vrasjes misterioze tė akademik Fehmi Agani"!!! -theksuar nė tubimin e LDK-sė nėndega e Thurgaut e botuar edhe nė "Rilindja" tė 12. majit 1999. Kjo thėnje dėshiron tė vėrtetoj propagandėn serbe se Akademik Fehmi Aganin e kanė vrar shqiptarėt- gjegjėsisht UĒK-ja, prandaj e quajn "vrasje misterioze" njė vrasje klasike Serbe e dėshmuar shumėfish, nga "veprimtar" tė LDK-sė dega nė Zvicėr quhet misterioze dmth. e pa sqaruar dhe me motive tė panjohura !!! Po dihet qė Akademik Fehmi Agani ėshtė ndėr intelektualėt e parė qė pėrkrahėn kėrkesėn e popullit tė Kosovės pėr Republikėn dhe Pavarsin, krahas Ali Hadrit, Ukshin Hotit, e intelektualė tė tjerė qė u burgosėn, u diferencuan, u larguan nga proceset edukative dhe u larguanngan nga puna. Akademik Fehmi Agani ėshtė ndėr disidentėt e vendosur tė kundėrshtimit tė komunizmit Jugosllav nė Kosovė. Fatkeqėsisht sot persona tė caktuar punojn dhe pėrhapin tė pavėrteta pėr tė pėrēar shqiptarėt dhe pėr tė zvogluar krimet e Shkieve ndaj shqiptarve !!!



    TĖ MASHTRUARVE

    Mos ndėgjoni fjalėt e kota

    Se liria s`ėshtė e burgosur

    Mos ja shtoni nėnės plagėt

    Se mjaft tė tjerėt e kan plagosur

    Mos ja thyeni krahun Shqiponjės

    Mos ja hapni rrugėn Lotit

    Se lotojn syt Teutės

    Se qan Shpata e Kastriotit

    Mos ja prkni plagėn Nėnės

    Mos ja mbyllni shtėpisė derėn

    Se ėshtė vrar USHTARI I RI

    Pa e par pranverėn me sy

    Mos ja kėputni telin Lahutės

    Mos ja ndalni ritmin Kėngės

    Mos ua prishni ėndrrėn atyre

    Qė s`jan ngopur me qumshtin e Nėnės

    Mos ja ndalni kėngėn bilbilit

    Se i lirė kurrė s `ka kėnduar

    Se shum vite ishte nė kafaz

    Kurr nė qiell pa fluturuar

    Mos ja kėputni zemrėn Nėnės

    Siq e kputėn Lulen nė Pranver

    Se kjo tok ka than me shekuj

    FAJI FALET VETĖM NJĖHER (kėngė popullore)

    Ku na mbet mafia komuniste Jugosllave qė i detyronte shqiptarėt tė ndrronin kombėsin dhe tė bėheshin "Jugosllav" duke vazhduar me shembujt e vet personal si Ali Shukria , Azem Vllasi, Sinan Hasani , Kolė Shiroka e compania e tyre, e gazetarucat e gazetat nė gjuhėn shqipe qė prodhoheshin nga zyrat e Komiteteve Komuniste Komunale, Krahinore, Republikane dhe Federative. Ku na mbetėn kumbarėt e shkieve e tė vllaznim bashkimit tė leqitėsve dhe tė diferencuesve ideopolitik. Ata qė ishin nė bishtin e kėsaj politike qė dikur krenoheshin se ishin tė tillė, sot bėjn luftėn denigruese dhe pėrqarėse pėr tė mbuluar turpet e tyre. Kjo ėsht njėra ndėr tendencat pėr tė futur pėrqarjen nė mes tė gjeneratave. Gjenerata e vitit 1990 u kėndell nga ideologjia komuniste jugosllave, nga iluzioni i vllazrim bashkimit me serbėt, nga iluzioni i krijimit tė kombit socialist dhe patriotizmit Jugosllav, luftarėve tė nacionalizmit dhe irridentizmit shqiptar, diferencues leqitės e ndytėsira tė tjera. Sa u gėzuam qė shum intelektual shkrimtar e gazetar shqiptar mė nuk e mbėshtetnin politikėn e vllaznim bashkimit, nuk e mbėshtetnin patriotizmin Jugosllav, nuk e luftonin nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar, po pėrfundimisht ishin kthyer nga populli i vet dhe kėrkesat dhe angazhimet e tij pėr Repblikėn e Kosovės. Fjala Kosova Republikė tash thuhej lirisht pa droje, nuk ruheshin shkollat dhe objektet tjera shqiptare se mos nacionalistat po shpėrndanin ndonjė pamflet apo mos po shkrauanin ndonjė parullė "armiqėsore dhe kundėrrevolucionare". Nė vitin 1990 u bė pajtimi ndėrė shqiptar, kur tė gjith u deklaruan se jan pėr Republikėn e Kosovės. Nė zhargonin aktual politik dhe tė mjeteve aktuale tė informimit shpesh viti 1990 merret si vit i okupimit tė Kosovės, dhe kur fillojn tė pėrmendin dhunėn dhe terrorin e komunizmit Jugosllav fillojn tė numrohen krimet nga viti 1990. Kėtu fillojn tė pėrmenden suspendimet, largimet nga puna, shuarja e institucioneve etj. etj. Pastaj si me ndrojtje diku mė von apo nė raste tė veēanta pėrmendet periudha e Rankoviqit dhe dhuna e pas Luftės sė Dytė Botėrore siē jan maskra e Tivarit, masakra e Sremit , Drenicės, Gjilanit etj. Kėtu ju humb koncepti dhe rrjedhshmėria e fakteve. Nėse ndonjėher pėrmenden krimet dhe gjenocidi ndaj shqiptarve nėse pėrmendet Naēertanija e Ilija Garashaninit, Elaboratet e Vasa Ēubrillovicit dhe Ivo Andricit masakrat e Tivarit etj ... periudha e Rankovicit, periudha e dėnimit tė kundėrrevolucionit nė Kosovė gjat vitit 1981-1989 dhe pas tė gjitha kėtyre thuhet se Kosova u okupua nė vitin 1990 bėhet gabim trashanik (apo i qėllimt). Kjo bėhet nga pjesa e atyre politikanve apo gazetarve tė koridoreve tė Komiteteve Komuniste tė cilėt nė njerėn ose mėnyrėn tjetėr kanė qenė tė implikuar nė politikėn e periudhės sė cekur mė lart. Dėnimi dhe denoncimi i asaj politike do tė ishte veprim mė i mirė se sa tendenca pėr mbulimin e saj, heshtja e asaj politike ua rėndon biografin se faktet nuk mund tė ndryshohen dhe historia nuk fillon as me 1990 e me fillimin e kėndelljes sė tyre kombėtare dhe shkėputjes nga ideologjia komuniste dhe ideologjia pansllaviste por fillon mė heret dhe ka njė kronologji tė rrjedhėshme tė rezistencės shqiptare pėr liri dhe pavarsi.
    besiana.de
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Ky eshte nje vleresim dhe mirenjohje per nje politikan qe di te menaxhoje situatat, sepse vertet Rugova eshte nje politikan karriere.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Analizė e personalitetit dhe sjelljeve politike
    nga Psikologu Dr. Jarrold Post

    Rugova njė narcist (i dashuruar nė vetvedi) me orjentime keqdashėse

    Washington 1.5.’04 –Ekspert shkencorė tė lėmive tė ndryshme, psikologjisė, shkencave politike si dhe teolog tė ndryshėm kanė kaluar netė tė tėra pa gjumė, duke u pėrpjekur tė kuptojnė se si mendon Ibrahim Rugova. Tani njė expert i specializuar nė psikologjinė e sjelljeve pohon se e di. “Rugova ėshtė narcist keqdashės” dhe ky ėshtė tipi mė i rrezikshėm i “ ērregullimeve tė personalitetit”. Personat e tillė pėrdorin sejcilin mjet qe mund t’iu vihet nė dispozicion, i nevojshėm pėr t’ia arritur qėllimit dhe nuk kanė “pengesa nė ndėrgjegje” thotė Dr. Jerrold Post, i cili e ka pėrqendruar tėr karrieren nė “psikologjinė e personalitetit – nė politikė”.
    Pėr 21 vite me radhė, Dr. Jerrold Post ka punuar nė Agjensinė Qendrore Amerikane te Inteligjencės, ku e ka krijuar dhe udhėhequr Qendrėn pėr Analizza tė Personalitetit dhe Sjelljeve Politike, njėsi shkencore interdisciplinare e sjelljeve, e cila ofron vlerėsime tė udhėheqėsve tė jashtėm dhe vendimmarrėsve pėr kryetarin dhe zyrtarė tė lartė.

    Gjatė marrėveshjeve tė vitit 1978 nė Camp David, ish Kryetari i atėhershėm Amerikan, Carter, kishte kėrkuar nga ai tė japė analizėn psikologjike si tė kryetarit Egjiptian, Anwar el Sadat, ashtu edhe tė kryeministrit tė atėhershėm Izraelit, Menachem Begin.
    Analiza ishte aq e qėlluar, sa qė ai pranoi Shpėrblimin pėr Studime tė Inteligjencės mė 1980.

    Mė tutje Dr. Jerrold pohon se: “Mediumet perėndimore nuk e kanė kuptuar ndikimin qė ka patur lufta nė Kosovė tek personaliteti i Rugovės, i tė njejtit mendim ishte dhe Dr. Posti, kryetar i degės sė Shoqatės sė Psikologėve Politikė me seli nė Bethseda nė Maryland. Ai mė tej thekson: “Rugova gjithnjė ka patur ėndrrėn si fėmi i rritur jetim qė tė ketė famė, kėte e shfrytėzuan qarqe tė ndryshme Europiane duke fokusuar vėmendjen e botės, ku ai u pranua si lider “botėror”.

    Lufta nė Kosovė shkaktoi ngritjen e tregut aksionar Dow Jones dhe rėnjen e ēmimit tė naftės, efekte kėto tė kundėrta me Luftėn nė gjirin Persik qė ishin vėrejtur nė rastin e Luftės kundėr Sadamit ku poashtu doli nė pah ėndrra e tij pėr famė, duke synuar tė dėshmoi se ai e kishte botėn nė dorė – sa i pėrket naftės.

    Fėmijėria e tmerrshme

    Pėr ta kuptuar mė mirė kėte qė u tha mė lartė, ėshtė me rėndėsi tė vėshtrohet fėmijėria e Rugovės.
    Ai qysh nė femijėri pėrjetoi traumat mė tė tmerrshme qė ėshtė e mundur.
    Njė vit pasi Nėnės sė Rugovės iu kishte vrarė Burri ajo mbetet shtatzėnė pėr ēka flitej e pėrflitej nė provincėn e Istogut posa u vėrejt njė gjė e tillė. Ajo tanimė kishte rėnė nė depresion tė thellė dhe dėshironte tė abortonte dhe tė bėnte vetvrasje, tha Dr. Prost para audiencės qė ishte mbledhur nė Institutin e Ballkanit me seli nė Washington.
    “Daja i tij u kujdes pėr tė tri vitet e para tė jetės sė tij. Atėherė, nėna e tij ballafaqohej me sfidat e kohės. Momentė kėto qė ke Rugova lanė plagė tė thella shpirtėrore. “Pasiguria e tij qė tė shfaqet nė public”, vėrehet edhe tani dhe egoja e lėnduar, qė tė gjitha janė pasoja nga ajo kohė e vėshtirė. Nėse bėjmė njė vėshtrim tė pozitave qė momentalisht ai mbanė vėrehet se ai pėrveq postit tė Kryetarit tė Kosovės mbanė njėkohėsisht edhe postin e Kryetarit tė partisė sė tij LDK-sė, ngase kėshtu ndihet mė i fortė dhe mė i sigurt nėse ka tėrė monopolin mbi mekanizmat udhėheqės dhe drejtues.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    NJERIU QE I PRIU PAVARESISE SE KOSOVES

    Shkruan: Teki Dervishi

    Cili lider Shqiptar, vitin e ardhshem, do te vere nenshkrimin e pare ne dokumentin historik te Paveresise se Shtetit te Kosoves? Do ta vere Ai qe I vuri themelet e Shtetit te pare te Kosoves? Ai qe populli I Kosoves e zgjodhi ne dy referendume dhe ne zgjedhjet nacionale te para tre vjeteve. Ai eshte dr. Ibrahim Rugova, President I Shtetit te Kosoves.

    1. (Kush do ta nenshkruaj dokumentin zyrtar te Pavaresise)


    Ne vitin 2005 do te nenshkruhet (zyrytarizohet) Pavaresia e Shtetit te Kosoves. Ky fakt tashme u shpall zyrtarisht nga instancat me te larte te Fuqive te Medha, sidomos nga ato te SHBA-se.

    Cili lider Shqiptar, vitin e ardhshem, do te vere nenshkrimin e pare ne dokumentin historik te Paveresise se Shtetit te Kosoves? Do ta vere Ai qe I vuri themelet e Shtetit te pare te Kosoves? Ai qe populli I Kosoves e zgjodhi ne dy referendume dhe ne zgjedhjet nacionale te para tre vjeteve. Ai eshte dr. Ibrahim Rugova, President I Shtetit te Kosoves.

    Prijesi I pare, Lideri I Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, menjehere pas luftes (pas hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove), tha: "Tash Kosova, faktikisht, eshte e pavarur. Pritet vetem njohja formale e kesaj Pavaresie! Dhe keshtu u be!"

    Presidenti Rugova e tha kete I pari. Sot kete fakt e vertetojne personalitete te medha te SHBA-ve dhe te Europes. Te gjithe thone: "Pavaresia de fakto e Kosoves, ne menyre de jure, do te zyrtarizohet ne vitin 2005." Eshte ky personaliteti suprem I kohes sone te sakrifices, njeriu qe me urtesine e tij intelektuale, nuk lejoj te shkeputet vazhdimesia e Levizjes Kombetare ne Kosove.

    Makineria e propagandes Serbe nje shekull kishte satanizuar ceshtjen e Kosoves, dhe e kishte bindur boten se Shqiptaret jane popull komunist, lindor, popull antiperendimor. Sot, bota shpall publike sondazhe qe vertetojne se 95 per qind e popullit te Kosoves, eshte pro-Amerikan, qe do te thote pro-Perendimor.

    2. (Themeluesi I Insitucioneve te para te Shtetit te Kosoves)

    Qe kur dihet, Shqiptaret kane luftuar per liri, per te drejten me elementare njerezore, per shtetformim. Por u desh te dilte ne skenen historike Personaliteti suprem I dr. Rugoves, qe I dha emer qellimit dhe idealeve te Rezistences Historike paqesore dhe ushtarake Shqiptare - Pavaresine!

    Ai tha se, "Nuk luftojme per fe, nuk luftojme per ideologji, nuk luftojme as per shoqeri civile (qe do te thote socialiste), por luftojme per te drejten kombetare, qe do te thote per shtet. Pa shtet nuk mund te kete kurrnje lloj lirie, kurrnje lloj drejtesie!"

    Se shkenca thote: "Kombi eshte shteti!" Kur nje popull eshte I pavarur dhe di te shtetformohet, ne liri, ai mund t'I sendertoj te gjitha qellimet e veta fetare, ideologjike, qytetare, sociale, arsimore, kulturore etj.

    Dhe, keshtu, zgjedhjet para tre vjeteve krijuan institucionet e para te Shtetit te Kosoves. Kjo ishte e arritura me e madhe e Kosoves, qe kur dihet per Kosoven, krijimi I institucioneve te para te Shtetit. Tre vjet vazhdon sakrifica e te gjitheve qe u bejne sfide atyre forcave desktruktive politike qe I pengonin dhe I pengojne keto institucione, ne te cilat institucione u angazhuan te gjithe ata qe kane kontribuar per lirine e Kosoves, me nje fjale te gjithe ata qe I zgjodhi populli I Kosoves.

    Sot, ne "emer" te fushates parazgjedhore, propagandistet meskine mohojne kontributin e madh te institucioneve te para te Shtetit te Kosoves, duke fajesuar themeluesit e ketyre institucioneve per situaten e rende sociale.

    Ata qe kane heshtur deri dje, ata qe e kane ngritur flamurin e majtizmit te Nanos ne Kosove, sikur nuk kuptojne se shteti modern dhe zhvillimi ekonomik I nje vendi te shkaterruar nga lufta nuk behet dot per vjet jete institucionale, ne fazen kur shteti ende eshte nen protektoratin e Fuqive te Medha, pra kur ende, formalisht, nuk eshte pranuar.

    Kosova per keta tre vjet te udheheqjes se Presidentit Rugova e ka bindur boten se ajo di te bej shtet, se populli I Kosoves, eshte pro-perendimor, e jo pro-lindor, ndaj Fuqite e Medha sot e pranojne zyrtarisht se pavaresia formale e Shtetit te Kosoves do te njihet ne vitin 2005.

    3. (Njeriu qe Kosoven e beri qender politike te Botes)

    Kush e institucionalizoj I pari ceshtjen e Kosoves? Derisa ne skenen politike Shqiptare nuk u paraqit individi suprem I dr. Ibrahim Rugoves, per Kosoven eshte folur vetem neper tavolinat diplomatike konspirative te Fuqive te Medha, te cilat nuk kane lejuar internacionalizimin e ceshtjes se Kosoves, nen trysnine e euro-komunisteve dhe te disa vendeve te medha pro-Ruse dhe pro-Kineze.

    Pse, pikerisht sot, I vetmi Personalitet Shqiptar qe pranohet, dekorohet, nderohet dhe cmohet lart nga te gjitha instancat kulturore dhe politike te shteteve me te medha perendimore, eshte dr. Ibrahim Rugova, Presidenti legjitim I Kosoves?

    Sepse, populli I Kosoves asnjehere nuk e ka nderprere vazhdimesine e rezistences se tij kunder okupatorit Serb, por I pari qe ngriti zerin para mediave gjitheboterore per ceshtjen e Kosoves ishte dr. Ibrahim Rugova.

    Ishte fillimi I dekades se fundit te shekullit XX. Kryetari I atehershem I Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, Zoteri Ibrahim Rugova, ne takimin e pare te intelektuale Shqiptare dhe Serbe ne "Francuska 7," te Beogradit, I dha nje leksion nokdauni Akademise shoveniste te Shkencave dhe te Arteve te Serbise.

    E nxori ne pah superioritetin e diturise dhe te kultures politike Shqiptare midis taborrit te armiqeve shekullore. I beri te ndihen inferiore! Intelektualet qe Serbet I marrin per me te medhenjte e tyre, u ndien te vegjel dhe te mjere para madheshtise intelektuale te dr. Ibrahim Rugoves. Ishte trimeri e jashtezakonshme te nxjerresh publikisht te gjithe atute historike te Shqiptareve, pikerisht midis atyre qe I kishin falsifikuar ato me pasion shovenist, militarist dhe levanist.

    Kryetarin e atehershem te Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves e versulen qindra gazetare nga te gjitha anet e botes. Para tyre, cdo dite, fliste dr. Ibrahim Rugova, I vetmi Ai, dhe nuk kaloi as nje vit dhe nga keto qendrime te guximshme, dhe ceshtja e Kosoves, rreshqiti nga tryezat diplomatike te spekulanteve anti-Shqiptare, dhe keshtu, ceshtja e drejte e Kosoves u internacionalizua definitivisht dhe perfundimisht.

    Dhe keshtu, Bota Perendimore Euro-Atlantike e zbuloi Personalitetin me te cilin do te punoj gjate gjithe nje dekade, deri ne Pavaresine perfundimtare te Kosoves. Perendimi e pranon partner pune vetem dr. Rugoven, asnje tjeter! Po, Ibrahim Rugoven - njeriun me te preferuar te Fuqive te Medha! Njeriu qe Kosoven e beri qender politike te botes! Njeriun e Uashingtonit!

    Dhe ne fund, para nje muaj, pritja madheshtore qe iu be Presidentit Rugova ne Shqiperi, dhe deklaratat e te gjithe lidereve te Shqiperise, pa perjashtim, e vulosen Personalitetin suprem politik dhe intelektual, prijesin historik te Kosoves.

    Ishte viti 1967, vjeshte. Ishim studente. Bashke me Shaqir Shaqirin dhe Jusuf Gervallen, ne nje dhome konvikti, bisedonim me Rugoven e Ri. Ai tha se, "edhe Naimi thoshte se Dielli lind ne Perendim."

    "Ne jemi djep I Botes Perendimore," na tha qe atehere. Na tregoi per takimin e tij me themeluesin e arsimit Shqip, Ernest Koliqin, njeriu qe hapi shkollat e para ne cdo qytet dje ne cdo fshat me te madh te Kosoves. Rugova I ri, Koliqin e kishte vizituar ne Rome, se bashku me dr. prof. Zejnullah Rrahmanin.

    Pas pesedhjete vitesh komunizmi, hapin e pare drejt djepit te Shqiptarizmit, Perendimit, e zune nje dege e vogel studentesh te Universitetit te Prishtines.

    Ibrahim Rugoves iu deshten tridhjete vjet udhe qe ta bej Kosoven te vendoset ne themelin e trashegimise, dhe te tradites se saj Perendimore.

    Sot tere bota e di se Kosova eshte Shtet Perendimor. Shtet qe nen udheheqjen e Liderit te saj suprem, arriti Pavaresine e saj ne vitin 2005.

    Prishtine, 19 Tetor, 2005.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Arb
    NJERIU QE I PRIU PAVARESISE SE KOSOVES

    Shkruan: Teki Dervishi



    Sot tere bota e di se Kosova eshte Shtet Perendimor. Shtet qe nen udheheqjen e Liderit te saj suprem, arriti Pavaresine e saj ne vitin 2005.

    Prishtine, 19 Tetor, 2005.
    Pa shiqoneni ket link ku tregon qarte se Presidenti i Kosoves eshte zyrtarisht qytetare i shkinise pra serbia-montenegro dhe as qe njihet si President i Kosoves por vetem si nje lider i nje partie nga shkinija.
    dhe teki dervishi me arbin po na tregoin qe bota pe ditka qe Kosova eshte shtet perendimor!
    dhe shifne perse e shpallin senator nderi por kesaj radhe per fat te keq e shpallen senator nderi si qytetar i serbis e jo si Shqiptar i Kosoves

    http://www.epp-ed.org/Press/pdoc04/0...ss-invited.doc

    Ibrahim Rugova, President LDK Serbia & Mont
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #50
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Llap, kjo qenka lista e pjesmarrėsve nė kongresin e tė djathtėve europian, tė mbajtur nė shkurt tė kėtij viti. Kjo nuk ka fare lidhje me shpalljen e Dr Rugova senator nderi, pra ėshtė ėshtė njė gjė krejt tjetėr. Ji mė i saktė tė lutem e mos na dėrgo nė kahje tė gabuara duke na ēinformuar!
    Nėse sipas mendimit tėnd njė informatė ėshtė e pavėrtetė, ti nuk mund ta demantosh atė me fakte gjithashtu tė pavėrteta dhe tė pasakta. Duhet tė jemi korrekt gjatė vlerėsimeve, reagimeve dhe kritikave. Njė kritikė jokorrekte ėshtė jo mė shumė se njė shpifje ose gėnjeshtėr. Kjo nga ana shkencore. Kjo nuk ėshtė asgjė personale ndaj teje, por kėshtu nė pėrgjithėsi vlenė pėr secilin.

    Tung!
    tė gjitha me masė!

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •