Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Postuar më parë nga Jesushaus
    Shpresmir kjo eshte ishujtari, gjithcka cdo rit qe behet ne meke
    Ju pershendes
    Mund te me thuash pak perkufizim e idhujtarise nese e di.Se besoj se ti e di se cdo te thote idhujtari sepse po ta dije sdo i thoje njeriut (Jezusit) ZoT.Do ishte mire te mesoje se 1+1+1=3 dhe jo 1

    A PERMBAJNE ELEMENTE TE IDHUJTARIE CEREMONITE E HAXHXHIT?

    Miku tha, duke i fërkuar duart nga gëzimi, i buzëqeshur me dinakëri, ashtu që iu dukën dhëmballët, ndërsa sytë i shkëlqyen me një shkëlqim i cili mund të vërehet në fytyrën e boksierit në momentin kur përgatitet ta nokautojë kundërshtarin:
    - A nuk vëren bashkë me mua se ceremonitë e haxhxhit te ju janë thjesht idhujtari... ajo ndërtesë prej guri të cilën e quani Qa’be, për të cilën fërkoheni dhe rreth së cilës silleni, pastaj gjuajtja e djallit me gurë, vrapimi ndërmjet Safa-së dhe Merves, puthja e Haxherul-Esvedit (Gurit të zi), tregimi për shtatë sjelljet - Tavafi, shtatë gjuajtjet me gur dhe shtatë vrapimet, të gjitha këto janë mbeturina të tregimeve për numrat magjikë të cilët përmenden në tregimet pa vlerë, pastaj ihramët (mbulesat) të cilët i vishni në trupin e zhveshur... më fal nëse të kam ofenduar me këtë sinqeritet sepse në shkencë nuk ka turp.

    Dhe miku filloi ngadalë ta lëshojë tymin e cigares së tij, duke më përcjellë nën syzet e tij.

    I thashë plotësisht në mënyrë të qetë:

    - A nuk e vëren edhe ti bashkë me mua se sipas ligjeve të materies, të cilat i ke studiuar, pjesët e vogla sillen rreth të mëdhave. E shohim, p.sh. se elektroni në atom sillet rreth bërthamës, Hëna sillet rreth Tokës, Toka rreth Diellit, Dielli rreth Galaktikës, Galaktika rreth Gjithësisë së madhe, kështu gjersa të arrijmë deri te "Më i Madhi Absolut" e ai është All-llahu xh.sh.. A nuk themi: "All-llahu ekber" - All-llahu është më i madhi. Dhe kështu, sipas ligjit tënd shkencor, rreth Tij, si më i madhi, domosdo duhet gjithçka të sillet. Edhe ti në këtë moment sillesh rreth Tij në kuadër të sistemit tënd diellor përkundër dëshirës tënde dhe nuk të mbetet asgjë tjetër pos të sillesh. Nuk ka në mbarë gjithësinë asgjë të pandryshueshme përveç All-llahut xh.sh. i cili si i tillë është i Pakufizuar, Absolut dhe i Përhershëm. Çdo gjë sillet rreth Tij. Ky është ligji i raportit ndërmjet të voglit dhe më të madhit të cilin e ke mësuar në fizikë.

    Ndërsa, sa na përket neve, vullnetarisht sillemi rreth Bejtull-llahut (Qa’bes), ndërtesës së parë të cilën njeriu e ka marrë që në te ta adhurojë All-llahun. Ajo, si faltore e parë në historinë e njerëzimit, është bërë simbol dhe shtëpi e Zotit. A nuk ka në këtë botë raste kur vizitohet dikush që ka vdekur dhe kur vizita e tij arsyetohet me atë se i ka kontribuar njerëzimit. Përveç kësaj, ka shumë personalitete të shquara varrezat e të cilëve nuk dihen, e të cilat mesiguri do të vizitoheshin po të diheshin. Pastaj ka shumë raste kur në varrezat e trimave të panjohur rregullisht vihen kurora. Atëherë, përse na e shihni për të madhe që ne gjuajmë guraleca në përmendoren simbolike për të cilën themi se e simbolizon djallin. A thua nuk po jeton në vrap dhe nxitim prej lindjes e deri në vdekje, e pas vdekjes tënde djali yt do ta rifillojë vrapin; ai vrapim, në të vërtetë është simbolik i cili fillon prej Safa-së e cila fjalë do të thotë pastërti, zbrazëtirë, shkretëtirë, e që gjithë kjo është simbol i mosekzistimit, e deri në Merve - vetë emri i së cilës tregon burimin i cili e simbolizon jetën dhe ekzistencën. A nuk është kjo, në realitet, vrapim prej mosekzistimit në ekzistim, pastaj prej ekzistimit nga mosekzistimi... dhe a nuk është kjo lëvizje e domosdoshme e të gjitha krijesave. Pas gjithë kësaj, në ceremonitë e haxhxhit a nuk po e sheh rezymenë simbolike të të gjitha këtyre sekreteve.

    Sa i përket numrit shtatë (vërejtëm se disa ceremoni të haxhxhit kryhen nga shtatë herë) të cilin ti e përqesh, më lejo, që para se ta zbuloj sekretin e tij, t’i shtroj disa pyetje. A mund të më thuash ti ku qëndron sekreti që numri i notave muzikore kryhet me numrin shtatë: sol, la, si, do, re, mi, fa? Numri i shkallëve të spektrit të dritës është po ashtu shtatë, sikur që edhe elektronet sillen rreth bërthamës së atomit në shtatë shtigje. Deri te formimi i plotë i foshnjes në barkun e nënës vjen në muajin e shtatë dhe nëse ajo lindet para kësaj, zakonisht (foshnja) vdes. Te të gjithë popujt në botë java ka shtatë ditë, edhe pse nuk ka pasur kurrfarë marrëveshjesh rreth këtij numri. E gjithë kjo a nuk na flet se numri shtatë, megjithatë, ka njëfarë sekreti të vet. Apo të gjitha këto gjëra janë konfuzion sharlatan.

    A nuk të ndodhë që ta puthësh letrën e marrë prej të dashurës. Vetëm për këtë a do të jeshë idhujtar? Përse atëherë neve na gjykon, vetëm pse e puthim Haxheru-l-Esvedin të cilin Muhammedi a.s. e ka bartur në petkun e tij dhe e ka puthur. S’ka këtu asgjë idhujtare. Ne gjatë kryerjes së ceremonive fetare nuk i drejtohemi drejtpëdrejt gurit, po hulumtojmë kuptimet e thella, simbolet dhe kujtimet në të cilat ai përkujton.

    Ceremonitë e haxhxhit, nga ana tjetër, paraqesin raste të jashtëzakonshme për aktivizimin e mendimeve, për ringjalljen e ndjenjave dhe thellimin e devotshmërisë në zemrën e njeriut. Ndërsa, sa i përket ihramit të cilin e mbajnë haxhilerët gjatë kryerjes së haxhxhit, e të cilët nuk guxojnë të jenë të qepur, ata, në realitet simbolizojnë heqjen dorë nga zbukurimet e kësaj bote dhe çlirimin e plotë të njeriut, i cili si i tillë i nënshtrohet vetëm All-llahut të Gjithëfuqishëm. Njeriu edhe vjen në këtë botë i mbështjellur, shkon prej kësaj bote i mbështjellur dhe në varr lëshohet i mbështjellur. Për të gjitha këto ihramët janë simbole. A nuk sheh se si kërkon protokolli që në pranimet solemne duhet patjetër të jeshë në rroba solemne dhe nëse sillesh ndryshe do të shkelen rregullat e mirësjelljes. Ne themi:

    Vetëm para madhërisë së All-llahut xh.sh. bien të gjitha zbukurimet dhe hedhen të gjitha stolitë e kësaj bote. I vetmi All-llahu xh.sh. meriton që njeriu plotësisht t’i jetë i bindur dhe i dëgjueshëm. Përveç kësaj ihramët - ato petka modeste - të cilat gjatë kohës së haxhxhit i mbajnë të gjithë pa dallim: të pasurit dhe të varfërit, edhe maharaxha edhe milioneri, sepse të gjithë njerëzit para Zotit janë të barabartë, demonstrojnë vëllazërimin e të gjithë njerëzve pa marrë parasysh dallimet sipas pozitave dhe pasurisë.

    Haxhxhi te ne është tubim i madh dhe kongres vjetor i muslimanëve të mbarë botës. Namazi i Xhumasë është kongres javor.

    Të gjitha këto janë mësime të bukura dhe mendime me kuptime të thella për çdonjërin që mendon dhe gjykon. Në të gjitha këto nuk ka asgjë prej tipareve të idhujtarisë.

    Po të qëndroje ti njëherë me mua në Arefat në momentin kur disa miliona njerëz shqiptojnë: All-llahu është më i madhi, lexojnë Kur’an në disa dhjetëra gjuhë, brohorisin "Të përgjigjemi (në thirrje) Ty o Zot!", qajnë dhe digjen nga dëshira e zjarrtë dhe entuziazmi, mesiguri edhe ti do të qaje nga gëzimi dhe entuziazmi që të është dhënë ai rast i veçantë, që në atë masë shumë të madhe të gjendesh në atë vend të ndershëm kur para All-llahut të Gjithëfuqishëm bien të gjitha forcat dhe bukuritë e kësaj bote, para Sunduesit absolut i cili i qeverisë të gjitha dhe në pushtetin e të cilit është çdo gjë.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    8

    Njerez do te perballeni me gjykimin e drejte

    Se pari duhet ta dini te gjithe qe sado qe te jete numri i te vdekurve nuk ndikon aspak ne gjykimin e tyre ne boten tjeter.
    Gjykimi eshte individual.

    Pra mund te themi qe numri s'ka rendesi.

    Se dyti duhet ta dini qe shkuarja ne haxh eshte nje prej pese shtyllave kryesore te islamit.
    Shkuarje me nje parashikim te te gjitha skenave rituale (duke perjashtuar ketu vdekjen)

    Pra mund te themi qe nje vdekje "e dhuruar" nga vete krijuesi. ai dhe i vetmi qe vendos per ty ne kete dite.

    Se treti kujtojme qe dita e vdekjes po afron dhe nga kjo jete do te ndahemi.

    E vetmja gje qe do na shoqeroje do jete veprimtaria jone, me te tere veprat dhe shprehjet tona.

    Mendoj qe asnje fe si keshillon besimtaret e saj te merren me thashetheme dhe te lene veprimtarine e tyre jetesore.
    Ta dini se te flasesh per vdekjen eshte nje mekat i madh pasi si krijese thyen kufinjte e llogjikimit njerezor.

    Si krijese duhet qe ne te gjithe jeten te kerkosh te jetosh nen rregullat e atij qe te krijoi.
    Te mundohesh ta njohesh sa me shume rrugen per tek ai dhe ta presesh vdekjen me vuajtjet e percaktuara nga zoti.

    Mekate te tilla s'besoj te kene ndonje shprese per meshire.

    Te tilla pergojime, s mendoj ti fale Ai qe s'krijon dallime midis krijesave te tij por i vlereson me drejtesine e madheshtine e tij.

    Njerez do te perballeni me gjykimin e drejte.
    Do te perballeni me veten tuaj.

    ue alejkum
    Me rrespekt per te gjithe te rrespektuarit.
    GERTI.
    Me rrespekt per te gjithe te rrespektuarit.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    për temën

    klevis2000, ndoshta nuk ke pasë kohë të më përgjigjesh ose të thjesht të diskutosh me mua, sepse kështu si je përgjigjur thuaja se nuk më je drejtuar fare mua.

    Seriozisht e kam nuk po kuptoj a jam duke folë shqip apo totalisht i kemi ngatërruar temat ose thjesht nuk dëshirojmë të diskutojmë! Unë bëra disa pyetje lidhur me kuptimin e hedhjes së gurit, sigurimin e shtegëtarëve kurse ti më solle verifikimin se emri i Mekës ekziston në Bibël?! Secila fe i ka simbolet e veta që për një fe tjetër ndoshta ka tjetër domethënie prandaj duhet të mësohen. Unë dëshiroj t`ua mësoj domethënien këtyre simboleve të fesë Islame që i njohin besimtarët e saj. Edhe pse mund të kenë domethënie të kundërta (në krahasim me fenë tjetër) nuk do të thotë se janë të kota! (Shembull ndoshta banal është duartrokitja që në Kinë dmth. diçka të keqe dhe jo "miratim" apo "gëzim" që është tek ne në Europë).

    Shpresoj se një ditë do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët!

    Sidoqoftë nuk dua që të pengoj në diskutimet me anëtarët tjerë!

    Mirë mbetshi!
    IHS

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    finland
    Postime
    120
    Bismilahirr Rrahmanirr-Rrahim

    Albo nje pyetje kam deshir te di eshte ky forum diqka personale ejotja apo eshte hap te mesojm nga njeri tjetri un jam dakord te mbyllen temat ku ofendojn njeren apo palen tjeter por se te mbyllen pa dallim dhe jo ato qka ty nuk te pelqejn njeri ma interesant se personin tend nuk kam has ti shokut mbyll tema veq se te eshte mbush ajo mendja jote,ke mbyll edhe temen time kishte diqka te keqe ne at tem dhe plus asaj kam prit me shum se 10 dit te ma dergoni fjalkalimin tim dhe kur e mora nuk mundem te shkruaj ne tem.
    Un kam then edhe me perpara ti ke nje plan per ket po se qka dhe si kjo eshte me ty dhe do e le me ty por shpresoj dhe lutem qe te mos ja dalsh qellimin.

    Per Shpresemirin te falenderoj gjithashtu per pergjigjjet qe ke ber dhe me beso se nuk kam nder mend per ndonj keqperdorimesh te bisedave por jam per bised te mirfillt dhe per nje bised e cila na ben te mesojm nga njeri tjetri po siq shihet keto nuk jan edhe ne interes te administratoreve,dhe te kerkoj ndjes per apstenim nuk kam pas fjalkalimin dhe me eshte duhur te pres me shum se 10dit per nje e-mail(e quditshme apo jo).

    Kerkoj falje se keto gjera kam shkruar ne ket tem po ishin ne shumic te mbyllura dhe per te hap nje tem te re dhe te me mbyllet mbas dy pergjigjjeve nuk mu duk e aryeshme.

    Ju pershendes dhe ju deshiroj suksese

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405
    shuaib1, e sheh se mund të diskutojmë dhe se mund të mirremi vesh. Rasti yt tregon se nuk jemi ujq, por mundemi ta kuptojmë njëri tjetrin.
    Fort mirë e dimë se teknika sado e fortë të jetë nganjëherë edhe sjell pështjellim. Nuk kemi pse të brengosemi pa nevojë. Ky është më i vogli problem. Aspak nuk e marrë për të keq se Ti nuk ke mundur të më përgjigjesh. Aq më pak kur e ke shtjelluar se përse. Shuaib1, mjafton të tregohet vullneti i mirë dhe një fjalë e mirë. Të dijmë të themi edhe "më fal". Mos të frikësohemi se do të na bie vlera nëse themi "më fal". Pajtimi është pjesë e jetës dhe pa të jeta do të kishte aq pak kuptim. Falja e pajtimi na bën njerëz! Këtu jemi që të diskutojmë dhe të bëhemi më të afërt. Ky është qëllimi i shkrimeve tona. Nuk po them se nuk duhet të vihet kurrë te mosmarrëveshja. Jeta është e vështirë, prandaj vihet edhe deri te moskuptimet. Mirëpo ekziston edhe ana tjetër: Falja dhe Pajtimi. Së paku ashtu unë mendoj. Dhe larg qoftë që dikujt t`ia dojmë të keqen.
    Të gjithë e dijmë se forumin e udhëheqin Administrator të krishterë edhe pse nuk është e përjashtuar të ketë bashkëpunëtorë muslimanë! Mirëpo është gabim të hudhen të gjitha problemet në sferën fetare. Kuptohet se të gjithë i takojmë njërës fe, ama nuk mund t`ua ngjesim të gjitha problemeve notën e fetarisë. Kemi probleme të ndryshme.
    Shpresoj se për çdo pengesë do të jipet edhe arsyeja përse. Por prapë se prapë unë e çmoj kur dikush e thotë një fjalë të mirë, jo për shkak se ashtu duhet, ashtu thojnë të tjerët, por për shkak se e çmon atë!

    Gjithë të mirat!
    IHS

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Re: Re: Haxhi / kusht për të qenë musliman i mirë

    Postuar më parë nga klevis2000
    Lexoje ne Bibel qe te bindesh me shume ."lol"


    A PERMENDET MEKA NE BIBEL
    "BEKA" ESHTE MEKKA


    Ne Meke ndodhet Ka'ba (Qabeja) e Shenjte, ndertuar prej Ibrahimit( Abrahamit) dhe birit te tij Ismail. Emri "Meka" (Makkah) eshte perdorur me shume se nje here ne Kur'anin e Lavdishem ne Suren 48:24. Nje emer tjeter per Meken eshte "Bcke", qe vjen si rezuitat i ndryshimeve ns shqiptim midis fiseve te ndryshme arabe. Edhe emri Beke eshte permendur me shume se nje here ne Surah 3:96. "Me te vertete:Shtepia e pare, (Xhamia) e ndertuar per njerez, eshte ajo qe u ngrit ns Beke( MEKKA) e dobishme, udherrefyese per mbare njerezimin.". Eshte vertete e mahnitshme por fjala Beke permendet edhe nga Profeti Daut(David) (PQMT) ne Psallmin 84:6:" Ndersa kaluam neper luginen e Bekes, ata ndertuan nje pus, dhe shiu i rrembyer mbushi vend in plot pellgje te medha." Pus i permendur prej Profetit David, eshte pusi i mirenjohur "Zemzen" i cili ekziston edhe sot e kesaj dite ne afersi te Ka'bes.

    SHTEPIA E LAVDlSE TIME THOTE ZOTI

    Isaja, kapitulli 60:
    1."Ngrihu e ndriço, pasi drita jote mberriti dhe mbi ty qendron lavdia e Perendise."
    Krahasoje me Suren 74:1-3:" 0 ti i mbuluar. Ngrihu dhe terhiqu verejtjen (duke i thirrur). Dhe madheroje Zotin tend!"
    2."Veshtro perreth, token e ka mbuluar erresira dhe popujt Jane te zhytur ne terr, por permbi ty do te ngrihet Perendia dhe lavdia e tij do te te shfaqet." Profeti Muhamed (PQMT) erdhi ne nje kohe te erret; kur bota e kishte harruar se Perendia eshte Nje, ashtu siç kish predikuar Ibrahimi(Abrahami) dhe profetet e tjere, perfshi edhe Isain (Jezusin).
    3."Drita jote do te ndriçoje kombet dhe sundimtaret do te dalin nga
    erresira e nates ne shkelqimin e agimit tend". ..
    4."Ngrej syte e hidh veshtrimin perreth. Ie gjithe do te vijne e do te
    mblidhen rreth teje.
    Ne me pak se 23 vjet u arrit te kryhej bashkimi i tere Arabise.
    5."...tek ty do te vije begatia e deteve dhe pasurite e popujve." Ne me pak
    se nje shekull, Islami u perhap ne Arabi dhe ne vendet e tjera.
    6."Toka jote do te mbushet me tufa devesh te Midianit dhe , Efeut. Njerezit do te vijne nga Sheba duke sjelle flori e temjan e duke levduar Perendine." . ,
    7."Kopete e Kedarit do te mblidhen rreth teje dhe ti do te zoterosh gjithe deshte e Nebaitit, te cilat une do ti pranoj si kurban ne Altarin tim dhe si shenje adhurimi ndaj shtepise se lavdise Time."
    Fiset e Kedarit (Arabise) u bashkuan "Shtepia e lavdise Time" i referohet Baneses se Allahut ne Meke dhe jo Kishes se Krishtit siç mundohen ta komentojne disa studiues kristiane. Eshte fakt I pamohueshem qe, fshatrat e Kedarit (ku perfshihet te pakten tere Arabia Saudite) jane i vetmi vend ne bote qe kane mbetur te pacenuara nga influenca e Kishes.
    8"portat e tua nuk do te mbyllen kurre, por do te qendrojne hapur ne dite apo nate. Drejt tyre do te marshojne plot triumf sundimtaret e fuqishem e ato do te pranojne brenda tyre begatine e popujve". Eshte po ashtu fakt se xhamia qe rrethon Ka"ben e Shenjte ne Meke ka ndenjur gjithnje e hapur, diten dhe naten.,
    . duke nisur qe nga koha kur Profeti Muhamed (PQMT) e pastroi nga idhujt e huaj, , prej qe 1400 vjet me pare. Per Haxhillek (Pelegrinazh}kane ardhur si njerezit e thjeshte, ashtu edhe sundimtaret.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Diana Çuli: Ndjesë familjes së poetit të pushkatuar..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  3. Lista e shkrimtarëve të persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  4. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •