Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Red face Mekë, 244 të vdekur pas “gurëve mbi djallin”

    Mekë, 244 të vdekur pas “gurëve mbi djallin”

    Përgjaket sërish riti i përvitshëm i hedhjes së gurëve mbi një statujë që simbolizon Shejtanin

    Shekulli

    Si çdo vit, edhe kësaj here pelegrinazhi në Mekë, një nga ritet më të shenjta islame, është shoqëruar me viktima. Gjatë pelegrinazhit drejt qytetit të shenjtë Mekë, kanë gjetur vdekjen shumë njerëz, për shkak të dyndjes dhe vërshimit të masës së pelegrinëve. Ministri i Arabisë Saudite për Udhëtimet e Pelegrinazhit, Ijad bin Amin Madani, vuri në dukje se janë regjistruar së paku 244 njerëz të vdekur, ndërsa mbi 200 të tjerë janë plagosur. Incidenti ka ndodhur në kohën që turma e gati 2 milionë njerëzve vërshoi drejt urës Xhamart në Mena. Në këtë vend, çdo vit, si pjesë e ritualit, besimtarët qëllojnë me gurë ndaj një shtylle që simbolizon djallin. Gjatë këtij rituali të përvitshëm, gjithmonë ndodhin incidente me shumë viktima.
    Kjo është zakonisht periudha më e vështirë në Haxh, pasi pelegrinët hedhin 7 gurë në monumentin që përfaqëson djallin. Ministria e Brendshme saudite tha se shtypja e njerëzve kishte qenë e tmerrshme. Shumë prej tyre ishin penguar e rrëzuar dhe disa kishin vdekur.
    Edhe në vitet e shkuara, gjatë këtij rituali, kanë ndodhur vdekje të tjera. Pelegrinët kanë tri ditë që lëvizin në një ritual, i cili fizikisht është mjaft i lodhshëm.
    Mbrëmë ata fjetën jashtë para udhëtimit të tyre drejt Menës. Sipas të dhënave, rreth 2 milionë muslimanë nga e gjithë bota ndodhen në malin Arafat, për të kryer ritet e përvitshme të besimit. Tragjedia e djeshme mund të ishte edhe më e madhe, nëse ndërhyrja e forcave të rendit, tashmë të mësuara me situata të tilla, nuk do të ishte e menjëhershme. Sipas një burimi të ministrisë arabe të Pelegrinazhit, policia ka arritur të shpëtojë shumë besimtarë, ndërkohë që dëshmitarë të ngjarjes thanë se trupat e të vdekurve u rreshtuan në anë të rrugës, në pritje të marrjes në dorëzim prej autoriteteve.
    Gjatë vitit të kaluar 14 pelegrinë gjetën vdekjen në të njëjtën mënyrë. Viti më i përgjakshëm ka qenë viti 1990, kur sipas të dhënave 1426 pelegrinë gjetën vdekjen të shtypur nga turma.

    02/02/2004

    Shkuan per te goditur djallin dhe vdiqen vete. Mos i vrau gje djalli? Apo i vrau allahu? E gjithe kjo qe behet per mua ska te beje fare me Perendine, sepse po te ishte nga Perendia sdo te kishte vdekje, sepse Perendia i ruan ata qe e adhurojne. Nga erdhi ky panik?
    Une ju them miq te dashur qe kjo eshte veper e djallit e asgje tjeter.

    Zoti ju bekofte!!
    Jezusi ju do!!
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  2. #2
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Re: Mekë, 244 të vdekur pas “gurëve mbi djallin”

    Postuar më parë nga Jesushaus

    ti do ta kishe shume per nder te ishe nje prej atyre por lutju zotit te te udhezoje dhe mos fol me terma te tilla per ata qe shpirti tyre u mor ne token e shenjt,dhe i lutemi zotit qe ata te jene ne gradat e shehideve sepse ishin ne rruge te allahut.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    kush ia mori shpirtin atyre? Apo e dhane vete? U shkelen me kembe nga bashkabesimtaret. Se marr vesh llogjiken tuaj.
    Cfare jane gradat e shehideve?

    Zoti Te bekofete!!
    Jezusi te do!!!
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ne rradhe te pare, sido qe te jete puna, njeriu shpreh nje keqardhje e ngushellim, se edhe ata njerez jane, ne mos me teper se kaq, edhe besimtare te sinqerte.

    Sidoqofte, kjo gje mund te shihet nga shume me teper kendveshtrime se sa jep Floriri.
    Koncepti i te qenit nder i te vdekurit ne te tilla rrethana, sic interpretohet si nje lloj martirizimi, eshte me teper nje lloj vetejustifikimi, veteqejfberje, apo nje lloj ngushellimi, ndryshe nuk kishte perse ti kushtohej kaq rendesi masava te marra per te parandaluar kesi fatkeqsish.

    Shume interpretime jane te mese te mundeshme, por veshtire eshte te gjykohet me saktesi.

    Keto gjera kane ndodhur edhe ne boten e krishtere, si katolike, apo qofte edhe protestante, ne raste pelegrinazhesh apo tubimesh biblike.

    Nje gje ju them une nga eksperienca (njerezore):

    ndermjet haxhijve me origjine nga lindja e mesme, apo pakistani, ka sa e sa injorante/te paedukate/jo te civilizuar (katnare) qe jo vetem qe nuk dijne te respektojne rregullat elementare te te sjellit, por, pse jo, mund te mendojne se pikerisht, vdekja ne ket pjese mund tu fale shpetim....!!!!!!

    Une njoh e i shoh shpesh, prandaj i them keto gjera...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Cila është arsyeja e vdekjes së shtegtarëve në Mekë?

    FLORIRI, nëse të pyet një njeri që nuk beson në Zotin përse vdiqën shtegtarët besimtarë në Mekë, çfarë do t`i thuash? (Nga përgjigja e mësipërme që dhe po del se paskanë mëkatnuar ata që nuk vdiqën, pasi këta që vdiqën do të marrin shpërblime në qiell e këta tjerët nuk paskanë pasë fat dhe më kot paskanë bërë shtegtim?!)
    Mos e merr për të keq, por me të vërtetë në këtë rast ne "të pafetë" nuk e kuptojmë arsyen që dhe. Sidoqoftë nuk pres prej teje të jesh ekspert në shtjellimin e kësaj ngjarjeje (sepse as unë nuk i di të gjitha në fenë time).

    /Sa për dijeni: Të krishterët vdesin duke u ndihmuar të tjerëve dhe duke bërë vepra të mira, por duke iu ikur rreziqeve nga vdekja, sepse njeriu duhet ta mbrojë jetën e vet. Ata e tregojnë dashurinë e vet ndaj Zotit si psh. në veprimtaritë e karitaseve (shpërndarjen e të mirave materiale), me vizitën e të varfërve, të sëmurëve - nganjëherë ngjitëse, etj. ku e shkrijnë veten e tyre dhe në këtë mënyrë bëhen martirë dhe për këtë vepër marrin shpërblimin në qiell. Në këtë mënyrë mundet edhe e keqja në botë (Shejtani) pa hedhur gurë!/.

    Me shpresë se do të hasë në mirëkuptim të përshëndes!
    IHS

  6. #6
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Re: Cila është arsyeja e vdekjes së shtegtarëve në Mekë?

    Postuar më parë nga Shpresmiri
    FLORIRI, nëse të pyet një njeri që nuk beson në Zotin përse vdiqën shtegtarët besimtarë në Mekë, çfarë do t`i thuash? (Nga përgjigja e mësipërme që dhe po del se paskanë mëkatnuar ata që nuk vdiqën, pasi këta që vdiqën do të marrin shpërblime në qiell e këta tjerët nuk paskanë pasë fat dhe më kot paskanë bërë shtegtim?!)
    Mos e merr për të keq, por me të vërtetë në këtë rast ne "të pafetë" nuk e kuptojmë arsyen që dhe. Sidoqoftë nuk pres prej teje të jesh ekspert në shtjellimin e kësaj ngjarjeje (sepse as unë nuk i di të gjitha në fenë time).

    /Sa për dijeni: Të krishterët vdesin duke u ndihmuar të tjerëve dhe duke bërë vepra të mira, por duke iu ikur rreziqeve nga vdekja, sepse njeriu duhet ta mbrojë jetën e vet. Ata e tregojnë dashurinë e vet ndaj Zotit si psh. në veprimtaritë e karitaseve (shpërndarjen e të mirave materiale), me vizitën e të varfërve, të sëmurëve - nganjëherë ngjitëse, etj. ku e shkrijnë veten e tyre dhe në këtë mënyrë bëhen martirë dhe për këtë vepër marrin shpërblimin në qiell. Në këtë mënyrë mundet edhe e keqja në botë (Shejtani) pa hedhur gurë!/.

    Me shpresë se do të hasë në mirëkuptim të përshëndes!
    ti me pyetjen qe ben thua mos me keqkupto e nderkohe ke rene vete ne keqkuptim, mos kujto ti se une do te isha i marre te shkruaja per gjera qe sjam i sigurte,as mos te te shkoje ne mendje sepse nuk jam prej atyre.pikesepari une nuk thashe qe qellimi i haxhit eshte te shkosh dhe te vdesesh ne mekka perkundrazi.As nuk thash qe ata qe nuk vdiqen jane mekatare,dhe pervec kesaj thashe qe i lutemi zotit qe te jene ne gradat e shehideve per ata qe vdiqen.kjo ishte sa per te zgjidhur keqkuptimet e tua tani dua te di per pyetjen tende.

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pa mbajtur ane, une do ti thosha Shpresmirit, se jo me pak se dje une po flisja me dikend qe po me thosh per disa viktima ne nje ritual katolik ne Meksike, ku njerezia u vra per te prekur statujen e Maries, si nje fatsjelles te jashtezakonte...keshtu qe turma u shtynte derisa u shtypen sa e sa njerez., apo qe kryqezohen diten e pashkeve ne imitim te Krishtit!!!!

    Nuk do mend se veprime te tilla jane teprime e kalime ne supersticione te llahtarshme qe kisha duhet ti denoje po aq ashper sa cdo herezi tjeter

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Pyetje/përgjigje

    Seminarist, gjithësesi se krahasimet ndihmojnë për të shqyrtuar një çështje mirëpo ato nuk mjaftojnë. Lidhur me problemin që e ke parashtruar mund të diskutojmë në një temë tjetër, pasi vetëm pjesërisht bën pjesë në çështjen në fjalë (Meka / në katolicizëm do të ishte Roma e jo Meksika). Nga mësimi zyrtar i Kishës katolike dihet mirë se ç`do të thotë të shtegtosh në një vend të shenjtë e ç`do të thotë të japësh jetën për Jezu Krishtin. Shkurt mund të them se Kisha Katolike nuk e miraton vetëvrasjen (kuptohet se përjashtime ka si gjithëkund)! Unë nuk kam frikë të them se edhe ndër katolikë ekzistojnë fundamentalistë ashtu sikurse ekzistojnë edhe në fetë tjera. Me rëndësi është që të prononcohemi lidhur me ngjarjet. Këtu jemi që të japim mendimet tona, pse jo edhe dyshimet tona të hapur për të pranuar qëndrime të bazuara në arsyen e shëndoshë. Mua më brengos përse besimtarët muslimanë gati kurrë nuk prononsohen ndaj ngjarjeve të tilla. Me këtë më bëjnë të mendoj se pajtohen me to! Kush nuk përgjigjet konsiderohet se pajtohet! Në njërën anë lëvdohen se Kurani kurrë nuk është ndryshuar dhe se kanë mësime perfekte, por kur i pyet për raste konkrete nuk e kuptojnë pyetjen.

    E kuptoj se në praktikë njeriu sillet edhe më ndryshe dhe nuk ka nevojë të gjitha t`i thotë, pasi para njeriut të gjallë e ke edhe fytyrën dhe mimikën e tij që flasin shumë. Mirëpo këtu vlenë vetëm shkrimi (eventualisht fytyrat e thjeshtëzuara të vizatuara që ofrohen). Më çuditë fakti përse besimtarët e fesë Islame aq shumë mundohen të na bijnë rreshta nga Kurani e në anën tjetër nuk mundohen të na kuptojnë pyetjet që parashtrojmë! Thuaja se ne nuk mund ta lexojmë Kuranin pa ta. Sikur nuk janë duke jetuar në tokë! Për shkak të Kuranit e harrojnë të afërmin e tyre që i kërkon sqarim. Në vend që të më pyet "çfarë ke menduar me këtë pyetje", më thotë "pse po më pyet ashtu". Thotë ajo fjala: Si është pyetja të bëhet edhe përgjigja. Së paku le të vlejë kjo këtu, por as kjo nuk ia vlenë si duket! A thua nuk është normale që një fetar tjetër të ketë dyshime dhe paqartësi ndaj fesë së bashkëbiseduesit?! Po të kisha përdorur fjalë të ndytura atëherë nuk do ta kisha merituar as përgjigjen. Por... Forumi është për të diskutuar me shkrim. Dhe të gjitha qëndrimet tona mund t`i bëjmë me shkrim!

    Nuk po kërkoj që tani ne në këtë vend t`i zgjidhim pyetjet e jetës dhe vdekjes, por dëshiroj t`u afrohem bashkëbiseduesve që ta gjejmë një gjuhë të përbashkët që të mund të them "Tani të kuptoj edhe pse nuk mund të pajtohem me mendimin tënd". Për fat të keq, sapo e mësojmë së paku një pjesë të kësaj gjuhe, pas një kohe shumë të shkurtër duket se pikërisht ajo trohë gjuhe që pak më parë na bashkonte, mu ajo po pengon për t`u marrur vesh! Paradoks i paradoksit! Prej nga ky mosbesim ndaj bashkëbiseduesit!

    Nëse FLORIRI nuk do ta kuptojë tani pyetjen time, në bazë të këtij reagimi atëherë çuditem përse po humbi kohë këtu.
    IHS

  9. #9
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Eshte kenaqesi dhe krenari per muslimanet te vdesesh duke lut Zotin ose duke bere nje prej obligimeve me te medha te Zotit .Eshte kenaqesi per muslimanet te vdesesh ne haxh .Kur te ringjallen ato duke lutur Zotin..Une do kisha shume deshire te isha dhe une atje eshte grade e larte per njeriun kur vdes ne ruge te Zotit jo si vdesin disa duke bere harame duke vjedhur ose grabitur duke pire alkol .Por njerzit qe sbesojne ne boten tjeter dhe e dashurojne shume kete bote i duket e keqa vdekja.
    Falnederimi i takon Zotit qe na ka bere musliman.

  10. #10
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Jesushaus, pershendetje!
    Te vleresoj per kohen qe ke marre per te postuar kete artikull nga gazeta Shekulli e sidomos sepse ka te beje me dicka rreth botes se Islamit, nje besim jashte atij tendit. Megjithate, u zgenjeva kur lexova komentin tend personal mbi kete sepse thjesht si njerez, pa marre ne konsiderate besimet tona perkatese, une do te thosha qe vdekja e dikujt (e sidomos kur s'na kane bere keq), na ben qe te pakten te themi "Zoti paste meshire per shpirtin e tij" sepse per asnjerin nga ne (myslimane e jo myslimane) ajo s'do jete dicka e lehte. Thone eshte aq e veshtire saqe dhe engjelli i vdekjes kur te urdherohet nga Allahu xh.sh. te marre jeten e tij, do thote, ta kisha ditur sa e rende qenka kjo vdekja, s'do ja kisha marre kujt shpirtin.

    E dyta, si njeri qe beson ne Zot, te isha ne vendin tend do flisja me me pak kompetence kur thua "qe vdekja ketyre njerezve i erdhi nga djalli." Jo per ndonje gje, po kjo njohuri neve si njerez s'na eshte dhene dhe vec nje dite do ta zbulojme te verteten. Prandaj te mos fusim shpirtin ne gjynah me hipoteza qe ndoshta s'qendrojne.

    Sipas besimit Islam, transmetohet se tre gjera e shkaterrojne te keqen, e keto jane: 1) perulja dhe ndjekja e rruges se Zotit; 2) rruga larg shtepise qe dikush merr per hir te Zotit; 3) Hajji.
    E pra, keto njerez, nese kane qene besimtare te vertete, kane marre rrugen qe me zemer ne dore tu luten Zotit t'u fale mekatet dhe t'ua pastroje shpirtin nga papastertite e kesaj bote.
    Te duket cudi qe dicka kaq e madherishme mund te ndodhe? Ndoshta. Por nga ana tjeter, po te mendosh pak me thelle, do ta kuptosh se s'eshte cudi pasi populli mysliman s'eshte i pari ne histori qe njihet per pilgrimage, ok? Gjithashtu, pak mrekulli egzistojne rreth nesh qe te mos besojme ne kete pastrim hyjnor nga Zoti? Psh. uji i Zam Zamit i cili ka sfiduar mjekesine duke u sheruar njerezve semundje kanceroze.

    E pra, nese keta njerez shkuan me qellimin e mire ne Mecca, s'ka si thuhet se shejtani u mori jeten. Vdekja te gjitheve do na vije ne menyra te ndryshme dhe ky s'eshte argument per te futur shejtanin ne mes; aq me teper kur keta njerez ishin ne vend te shenjte. Ata njerez thjesht vdiqen sepse sic thote populli "i kishte ardhur sahati" dhe shpresoj qe Zoti t'ua kete falur mekatet e tyre dhe t'i shperbleje me shperblimin me te madh. Amen!

    Sa per postimin e Seminaristit, me behet qejfi qe mundohesh te mos mbash krah por kur flet per pakistanezet si njerez "injorante e katnare" mos harro se kur u ndane, keto na rane. Dmth, cdo cilesi, virtyt, dhe atribut i kemi ne proporcione te ndryshme nga njerezit e tjere. Dikush eshte me i zgjuar; dikush eshte me i bukur; dikush eshte me i dashur etj. etj. E per te gjitha keto, ne do gjykohemi sipas peshores sone. Dmth. per gjithcka qe na eshte dhuruar, do japim llogari. Nese Zoti te ka dhene mencurine, do pyetesh si e ke perdorur. Nese ke pas pasurine, do pyetesh si e shpenzove. Dhe jo te njejtat gjera kerkohen nga ai qe ka kapacitet te ngushte e ai qe e ka shume te gjere sepse s'do ishte e drejte.
    Por ajo qe do t'i dalloje njerezit eshte zemra e mire, deshira dhe qellimi kur bejne nje veprim. Shume mire pakistanezet mund te jene "katnare" por ama ndoshta e duan Zotin e tyre me shume se ato qe pretendojne t'u perkasin klasave me te larta te shoqerise. Ndoshta s'jane te rrafinuar sepse ne ate lloj kulture kombetare jane rritur por ama per ta vec NJE ZOT egziston. E ta dish, shume "katnare" kam pas ne shkolle por ama po ti shikosh mjeket ne Amerike, nje pjese derrmuese vijne nga ato vende.

    Te te bej nje pyetje, sikur te ishe bosi i nje biznesi, do te pelqente me shume nje punetor qe eshte arrogant dhe mendon se eshte mbi ty, qe s'ta ben punen dhe s'te respekton apo ai tjetri qe eshte fshatar por ama punon shume e robtohet me aq sa ka mundesi qe te te kenaqe ty si bos deri ne fund?

    Me te mira dhe bisedim te kendshem,
    Miss Congeniality
    Ndryshuar për herë të fundit nga MisCongeniality : 03-02-2004 më 02:38
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Diana Çuli: Ndjesë familjes së poetit të pushkatuar..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  3. Lista e shkrimtarëve të persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  4. Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •