Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    cna lidh ne me arabet

    kur na kane ndhimuar ndonjehere ne arabet.para se te vija ne ceki kisha mendim tjeter per arabet por kur erdha ketu e pashe se ca rrace jane.atyre i sjellin te shpise te tyre 2000 euro cdo muaj dhe ato behen tape per dite shkojne prdite ne disko edhe kur eshte ramazan.une u habita kur i pashe ashtu tape te thoshin edhe gezuar ramazanin.jane rreth 5 mije student arbe ketu.kane 2 vjet dhe akoma se kane mesuar gjuhen nuk sshkojne ne shkolle.ato vete tholne qe gjerat qe bejne ketu smund ti bejne atje.ne vendet arbe thojne nga fanatizmi imadh ka hyre nje degjenerim qe femrat e bejne ne by qe te jene te virgjera kur te martohen.ose shkojne e qepin ne angli.cdo gje behet mceftas dhe ne nje menyre aq te degjenerume sa as ne filma se ke pare.e njeta gje ndodh ndermjet cunave.arabet e konsiderojne veten e tyre si rrace superiore edhe kundrrejt ne shqiptareve qe jemi mysylman dhe femrat shqipyare i shofin si kur.. se sjane arabe.arabet nuk ndhimojne njeri tjetrin si psh palestina iraku etc dhe jo te vijne te ndhimojne shqiptaret.ato po i degjeneron leku.femrat kane te njeten te drejten te njete sic kane qente ne evrope dhe asnjeri nuk mund te kundershtoje se une rrij me arabe nga te gjithe vendet.te gjithe arabet vijne e shfryjne epshet ne evrope kurse femrat e tyre rrijne si qeni ne shtepi.smun te shkojne te votojne ose ne restorant ne disa vende ka vetem restaurant per femra e shume gjera te tjera qe nuk jane shkruajtur ne kuran por i kane shpikur nga mendja e tyre injorante.mysylmanet shqiptar po ia lexon kuranin arabet po skane faj se shteti shqiptar nuk siguron fond qe ti paguaje po po il en qe ti paguaje arabi e njeta gje po ndodh edhe me greket qe paguajne kishen ortodoxe.islamizmi ehte me tolernti nga te githe fete por arabet po e ndryshojne si ti doj qefi.ne kura eshte shkruajtur qe po vrave nje te pafajshem eshte sikur ke vrare te gjithe boten.kurse arabet po bejn gjynahe te medha.al qaeda ka filluar te vrase arabe. si ne shqiprei u vra kryetari i cili ishte kunder kontrllit te mysylmaneve shqiptare nga arabet.arabet duan vetem te na shfrytezojne sic ka bere greku ,turku.i bej thirrje mysylmaneve shqiptare qe kuranin ta lexojne me syte e tyre dhe jo te arabeve.dua pergjgje serioze se cmendoni per arabet.ate qe ndjeni me verte.arabet kane kultur tjeter me ne shqiptaret.arabet me mire i njeh kur jane jashte vendit.aty e trgojne fytyren e vertete.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Na lidh feja muslimane qe praktikohet nga nje numer i madh shqiptaresh, asgje tjeter.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Super Girl Maska e dionea
    Anëtarësuar
    21-11-2003
    Vendndodhja
    In my place
    Postime
    251
    Asngje nuk na lidh me Arabet.As feja sepse atje praktikohet ndryshe ketu ndryshe.(Keshtu me duket mua.)
    I can love
    But I need his heart
    I am strong even on my own
    But from him I never want to part
    He's been there since the very start
    My angel Gabriel

  4. #4
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Me arabet historikisht ne Shqiptareve nuk na ka lidhur as nuk na lidh asgje.Eshte e vertete se nje pjese e Shqiptareve jan myslimane ,siq eshte e vertete qe kete fe e solli turku per 500 vjet me lufte,por kultura shqiptare nuk ka asgje te perbashket me kulturen arabe e fontamentale,dihet boterisht qe edhe vete Turqia nuk ka mardhenie shum miqesore me arabet perkundrazi sot miqte me te afert te Turqise jane Amerika e Izraeli,dhe ka vite qe Turqia kerkon me insistim hyrjen ne Europe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jamarber : 08-01-2004 më 13:41

  5. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    honzik te keshilloj te shoqerohesh me arab qe praktikojne Islamin dhe ecin me sunetin e Profetit tone te dashur Muhammed s.a.s dhe do ti njofesh se c'far njerez zemer mire dhe paqdasesh jane

    Ketu eshte pjyetje per besimet dhe jo pjyetje per kombet

    Un njof shume arab ketu neper xhamia dhe jane shume paqdasesh dhe shpirtmire.......... por propaganda europjane cifute i ka zene keq shqiptaret me barkun bosh

    per mendin tim kjo teme do levizur ne forumin qe i perket

    Ps; o honzik po dhe gjuhen ceke qe arabet nuk kane mesuar te shqetesoka!!!!!!!!???????????????//
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    More vellezer po qfar pyetje beni!!!

    Me arabet nuk na lidh asigje hiq as feja qe pretendojn disa,ato kan fe muslimane po nuk esht e njejet me ne se predikohet ne menyr ekstreme nga to,ndersa ne jemi musliman po jemi me par shqiptar e evropian,dhe kemi fen shum me te avansuar se ato(arabet).
    Per mua ishalla asnjeher nuk na lidh asigje me to,nuk na duhen fare hiq.

    Me te mira Bela.
    Duajeni njëri tjetrin.

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Me arabet na lidh edhe nje gje. Krishterimi. Te Krishteret e pare isihin arabe, nga ata te Palestines.

    Arabia dhe arabet nuk jane komb e shtet, po territor gjeografik. Dy fete me te medha ne Bote linden ne Arabi, njera ne Palestine tjetra ne Arabine Saudite.

    Kush te thote te kunderten, nuk ta thote te verteten.

  8. #8
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Guvernatorë e ushtarë që sunduan në vendet e shenjta. Betejat me perandorin francez Napoleon, intriga për pushtet, por edhe etje për të qenë të pavarur nga shtetet e mëdha.



    Në mesin e shekullit XVIII AHMET PASHA ishte Vali i Palestinës. Disa e quajnë shqiptar e disa të tjerë boshnjak. Një gjë është tashmë e provuar, një mijë këmbësorë shqiptarë dhe 800 kalorës boshnjakë kishte ushtria, e cila nën urdhrat e Ahmetit kishte për detyrë të mbronte Jerusalemin e shumëkërkuar. Shqiptarët e shpëtuan komandantin e tyre sa herë që ndonjë oficeri tekanjoz i tekej të bënte grusht shteti. Ahmeti, që e kishte nisur karrierën e tij si ushtar i thjeshtë në Egjipt, u forcua aq shumë sa që të kundërshtonte edhe sulltanin. Nën drejtimin e tij qendra e Vilajetit kaloi nga Damasku në Akka, më afër Jerusalemit.

    Më 1798 Napoleon Bonaparti vinte nga një fitore e madhe: ai kishte ngritur flamurin francez në hijen e piramidave të Egjiptit. Jerusalemi dhe më pas Siria, të gjitha vende të kënduara nga Bibla ishin ëndrra e madhe e Perandorit. Një vit më vonë, Bonaparti marshonte në krye të ushtrive të tij përgjatë brigjeve të Palestinës. Kështjella e parë që mori ishte Al-Arish. Thuajse të gjithë mbrojtësit ishin shqiptarë. Bonaparti i liroi të gjithë shqiptarët e kapur rob, me kusht që të ktheheshin në vendin e tyre. Nuk ndodhi kështu. Kur pushtoi Gazën, Bonaparti i njohu edhe një herë shqiptarët në mesin e mbrojtësve robër. Në marsin e 1799, Bonaparti hasi në një rezistencë kokëforte në muret e Xhafës. 13 mijë ushtarë francezë përballeshin me katër mijë shqiptarë. Pas disa ditësh, shqiptarët u dorëzuan në besë. Robërit jetuan për disa ditë vetëm me bukë e ujë nën diellin e përvëlues të këtyre anëve. Pas dy ditësh, një takim i Bonapartit me gjeneralët e tij e dha vendimin fatal. Të vriten të gjithë. Katër mijë shqiptarë u ekzekutuan brenda pak orëve në shkretëtirë. Askujt nuk i dihet varri. Kufomat e tyre ushqyen për shumë kohë korbat dhe hienat.

    Porse shqiptarët nuk kishin mbaruar akoma. Në qytetin më të afërt, në Akka, trupat mbrojtëse ishin shqiptarët e Ahmet Pashës. Të tmerrruar nga lajmi i masakrës që kishte ndodhur pak ditë më parë, shqiptarët luftuan me tërbim, për t’iu shmangur fatit tragjik. Udhëtimi i gjatë, lodhja e njerëzve dhe rezistenca e shqiptarëve e bëri të vetën. Bonaparti mblodhi njerëzit dhe i nisi për në Francë.

    Në betejën e Akkës kundër francezëve bëri emër një shqiptar, ISMAIL PASHA. Ky kishte ardhur nga Turqia bashkë me trupat që u munduan të pengonin Bonapartin. Më pas në Akka u bë një nga njerëzit më të afërt të Ahmet Pashës, por, sikurse ndodh rëndom, menjëherë u përpoq t’i zinte vendin. Atëherë valiu e burgosi dhe e mbajti në burg derisa vdiq. I etur për pushtet, me të dalë nga burgu Ismaili e shpalli menjëherë veten vali, gjë që nuk i pëlqeu aspak Sulltanit. Ismaili duroi rrethimin tremujor të trupave të sulltanit. U dorëzua, por iu pre koka sakaq.


    ARRITËN SHQIPTARËT TOLERANTË

    IBRAHIM PASHA, djali i Mehmet Ali Pashës së Egjiptit, njësoj si i ati kishte vetëm një ëndërr: të shkëpuste arabët nga pushteti i Sulltanit. Në 1831, ai hyri triumfalisht në Jerusalem. Për Palestinën kishte nisur një epokë e re. Deri pak kohë më parë Palestina ishte e mbërthyer nga anarkia, aq sa njerëzit nuk dilnin dot në rrugë. Ibrahim Pasha riktheu rendin. Në historiografinë arabe, ai është i njohur si njeriu që vuri në themel të pushtetit barazinë mes feve të ndryshme, aq prezente në Jerusalem. Muhamed Mufaku, historiani i njohur kosovar, citon një letër të tij dërguar një kleriku mosleman: “...Sikurse e dini, Jerusalemi i shenjtë ka faltore e manastire, te të cilat shkojnë të krishterë e ebrej prej kombeve dhe vendeve të ndryshme. Meqë këta vuanin shumë për shkak të taksave që u duhej të paguanin gjatë rrugës, ne urdhëruam për hir të bashkëjetesës heqjen e taksave nga të gjitha rrugët...”.

    Ibrahim Pasha, njësoj si i ati, i kishte idetë e qarta. Ai, në 1838, vendosi shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të gjithë pa dallim kombësie. Kjo i preku arabët, të cilët deri më atëherë ishin mësuar që në vend të tyre të luftonin të tjerët, kyesisht ushtarët shqiptarë. Puna shkoi aq keq, sa që arabët e acaruar e rrethuan valiun e tyre Shqiptar diku në Jerusalem. Për të shpëtuar të birin u nis nga Egjipti vetë Mehmet Aliu. Rendi dhe pushteti i Ibrahim Pashës shpëtoi deri aty nga 1840, kohë në të cilën Ibrahimi, nën presionin e fuqive të mëdha, u detyrua të tërhiqej nga Palestina. Mijëra ushtarë shqiptarë u tërhoqën të fundit nga Gaza për në Egjipt në shkurtin e 1841. Shumë shqiptarë ndërkohë ishin martuar me vendase, kishin marrë tokë dhe ishin ngulitur mirë në jetën arabe. Me këtë histori martesash zë fill një histori tjetër, jo më me luftëra e intriga, por me punë e jetë normale. Kështu ka ndodhur që edhe sot e kësaj dite shumë arabë të atyre anëve kanë mbiemrin al-Arnauti.


    ARNAUTI REVOLUCIONAR

    Ai kishte një emër fort të ngatërruar. Quhej Mustafa efendi al-ARNAUTI al-Masri al-Dimjati. Thuhet se ka qenë një nga njerëzit më të shquar të fundit të shekullit XIX në Xhafa. Al-Arnauti ynë kishte lindur në fakt në Egjipt, në Dimjat. Prej këndej i buron edhe pjesa e fundit e mbiemrit të tij të stërgjatë. Al-Arnauti kishte marrë pjesë në një kryengritje antiangleze në 1881 dhe pikërisht për këtë ishte detyruar të emigrojë në Palestinë. Në Xhafa duket se ka bërë emër të mirë, përderisa udhërrëfyes arabë e cilësojnë si një nga njerëzit më të shquar të këtyre anëve.


    NJË LIDHJE E LASHTË

    Shqiptarë e arabë janë takuar shumë herët, aq herët sa që të dy palët besojnë legjenda që sot tingëllojnë disi të çuditshme. Deri vonë ka qenë e përhapur legjenda se kishën e Shirgjit, buzë Bunës, e patën ndërtuar disa ardhacakë të ikur nga Siria sepse nuk pranuan të moslemanizoheshin. Ata vinin nga një qytezë siriane që quhej Rosafa dhe shumë vetë besojnë ende se pikërisht nga kjo ka lindur legjenda e magjishme e Rozafatit. Andej nga fillimi i shekullit XV, kohë në të cilën Spanja ishte superfuqia e vetme detare, katër vëllezër shqiptarë, URUÇI, HAJREDINI, ISAKU DHE ILJAZI, ia dolën mbanë të ngrinin një flotë të tërë që tmerroi krejt Mesdheun jugor. Ndërsa spanjollë e arabë vriteshin në luftëra gjakatare e hakmarrëse, flota e katër vëllezërve shqiptarë ruante brigjet e Algjerit, Tunisit dhe qyteteteve të tjera arabe. Për pak kohë, Uruçi ia doli mbanë të krijonte në Algjer një fortifikatë gjigande, e cila arriti të zbrapste sulmet e spanjollëve. Në 1518, me vrasjen e tij, i vëllai, Hajredini kërkoi mbrojtjen e sulltanit. Kështu, zyrtarisht Algjeria u bë zotërim osman.

    Në 1808 zë fill dinastia shqiptare e zotërimit të Egjiptit. MEHMET ALI PASHA, shqiptari reformator iu përvesh reformave për modernizimin e vendit të Nilit. Krejt i pavarur, në luftë me të gjithë, edhe me sulltanët, Mehmet Aliu arriti deri në portat e Stambollit. Dinastia e krijuar prej tij vazhdoi të sundojë Egjiptin deri në 1952, deri në kohën kur Naseri përmbysi mbretin e fundit të dinastisë shqiptare, Farukun.

    Një nga shqiptarët më të shquar, ARKITEKT SINANI nga Elbasani qëndroi ca kohë në Jerusalem. Historianët arabë i njohin autorësinë e një xhamie, një medreseje dhe një imareti.

    Një shekull më vonë, gjatë viteve të qeverisjes së Kara Mustafa Pashë Qypryliut nga Roshniku i Beratit, në Jerusalem ishte guvernator një kushëri i beratasit, MEHMET PASHË QYPRYLIU. Ai ndenji në këtë post për 6 vjet, aq sa qëndroi në krye të Perandorisë kushëriri i tij në Stamboll. Nuk mbahet mend për ndonjë gjë të madhe. Kronikat e kohës mjaftojnë të thonë se ishte “një qeveritar i mirë”.

    Gjatë Luftës së Parë Botërore, ngritja e një shteti izraelit në Palestinë tashmë ishte objektiv i ngulitur i anglezëve. Thuhet se në radhët e trupave osmane që luftuan kundër britanikëve kishte afër 4 mijë ushtarë shqiptarë. Qendra e ofensivës angleze në 1917 ishin pozicionet e divizonit që komandohej nga shqiptari ESAT PASHA, vëlla i vezirit të madh Izet Pasha. Përballë gjeneralit shqiptar ishte i famshmi Alenby. Divizioni i Esatit i shpëtoi për mrekulli disa sulmeve të egra të anglezëve dhe më pas zhvilloi shumë beteja të suksesshme rreth e rrotull Jerusalemit. Edhe pas pushtimit të Jerusalemit, shqiptari kokëfortë vazhdoi të rezistonte në një fortesë në qytetin al-Salt, porse aty u plagos rëndë dhe kështu mori fund rezistenca e tij.

    Në 1920, pushtimi anglez i Palestinës u legalizua krejtësisht dhe përpjekjet për të themeluar shtetin e Sionit nisën të bëhen edhe më konkrete. Kur nisi lëvizja e armatosur kundër Izraelit në 1948, shumë nga shqiptarët e vjetër ishin përkrah arabëve. Shumë prej atyre që ishin vendosur këtu në kohën e Ibrahim pashës u vendosën në Palestinën Perëndimore. Me ngjarjet e 1967, pra me pushtimin e Rripit të Gazës dhe të territoreve të tjera palestineze, shumë familje al-Arnauti emigruan në Jordani, porse shumë të tjera vazhdojnë të jetojnë në Palestinën e gjakosur nga bombat.


    Faktet që janë përdorur në këtë shkrim janë marrë nga studimi i Dr. Muhamed Mufakut, “Shqiptarët në botën arabe”, Rilindja, Prishtinë 1990.
    RIPPR

  9. #9
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    ME ARABET HISTORIKISHT SHQIPERIN DHE SHQIPTARET SI KA LIDHUR ASGJE.
    Kur thuhet se na lidh kristianizmi me vjen per te qeshur...
    Mos harrojm se dy popuj mund te jene te dy islamik e mund mos i lidhe asgje siq mund te jen te dy kristjan e mund mos i lidhe asgje perkundrazi mund te ndodhe te jen dhe armiq te perjetshem,siq edhe ka ndodhur ne te vertete.
    pershendetje

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Me arabet mendoj qe kemi lidhje ne fe,ne disa zakone
    te trasheguara si dhe pak ngjashmeri ne kuzhinen tradicionale
    Eshte gabim te perkufizosh arabet si te keqij
    Ato jane si cdo komb tjeter gjen njerez shume te mire ka edhe maskarej dhe te degjeneruar
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Zbulimi i Amerikës u bë nga arabët
    Nga Davius në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 20-11-2009, 16:49
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Keqkuptim: Islami është fe vetëm për Arabët
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 08:15
  4. Shkrimtari libanez Samir Kasirit-NE ARABËT FANATIKË DHE TË
    Nga Iliriani në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-03-2006, 19:26
  5. Islami dhe Nacionalizmi
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 15:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •