Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kush mund ta udheheqe nje PD te re?

    Dielli duket qe ne mengjez thote Populli..

    Po shihet qarte se PD ka te meta serioze.
    Do ju ftoja per diskutim vetem juve qe qe nga krijimi i PD-se e deri me sot keni votuar familjarisht per PD-ne.. si dhe bashk atdhetaret nga Kosova..
    Te tjeret nuk do deshiroja te diskutojne ne kte teme..

    Moderator!

    Mos e fshi e as mos ja ndrro titullin e as mos rras ne sirtare tjera kte teme qe hapa..


    Isha ne Shqiperi gjat periudhes se para votimeve..

    I pashe me sy si leviznin te angazhuar maksimalisht militantet e PS-se..dhe per be asnje levizje nuk vura re nga PD dhe dega e saje.. Ata flinin per shtat pal qejfe..

    Kjo eshte vec nje pike qe une e potencoj por jan shume qe e bejne te dyshimte gjith historine e Pd nga fillimi deri me sot.

    Pa hyre ne hollesi sepse nuk i di dua tju ftoj ne nje debat..

    Kush mund ta udheheqe PD-ne ne nje fitore bindese ne Votimet e ardhshme e qe nga kjo fitore te vije nje administrate e ndershme ne Shtet e Shqiperia te marri rrugen e prosperitetit e te demokracise se vertete ?

    Personalisht as qe mendoj se ndonji parti tjeter nga kto qe ekzistojne mund te permirsoje Shqiperine..

    PS eshte vet KRIMI..VJEDHJA e TURPI i KOMBIT..

    Deri ne vitet 1990 edhe mund te gjeje Komunist te mire te cilet per arsye te "po do buka me u hanger" militonin nga halli ne ate Parti-Shtet sepse ndryshe pesonin persekutime me pasoja ne familjet e tyre..
    Mbas daljes se Pluralizmit..pra qe lindi me PD-ne.. te qenit me zor ne PPSH ose PS nuk ishte me i justifikuar nga arsyeja madhore "po do buka me u hanger"..

    Pra kush militon ne Ps militon nga Qejfi.. pra eshte i vete dijshem se edhe se ka parti tjera ...edhe se mund te rrije dhe pa parti fare.. askush nuk i denon.. pra ata perseri militojne per PPSH-PS-ne..se ashtu ja thote mendja..

    Personalisht i konsideroj te gjithe antaret aktiv te PS-se sot si Kriminele me ndergjegje te plote dhe se sejcili prej tyre eshte nje perbindesh..

    Pjesa me Kombetare dhe me e mire e Popullit Shqiptar natyrisht simpatizon PD-ne dhe kte e shpreh duke ja dhene VOTEN pa medyshje..

    Por PD rezulton per fat te keq te jete nje PARTI qe i ka zhgenjyer tmerresisht Votuesin Shqiptar demokrat.. e sidomos ata te ndershmit dhe Kombetaret..

    Pra duhet nderruar Kryesia e PD..

    Cdo zvarritje shton jetgjatesine e MAFIES se PS-se ..e cila shkon ne fakt nga fitorja ne fitoje..pike..


    Personalisht jam:

    .. per largimin per 6-8 muaj te Sali Berishes nga keshilli drejtues i PD-se..dhe lenia e tije si Antar i thjeshte i PD-se..
    ..per largimin ne menyre publike nga PD edhe si antare te thjeshte te te gjithe atyre qe punuan ne qeverisjet PD-iste ne qender e baze.. pra ne ministrira e Bashki e Komuna..
    Ne kte grup fus pollot, pashkot, rulat, kopliket , tritanet, hoxh artanet, leks meksat, dylberat e brojkat e sal kelmendat ne tirane e kudo..

    Te shkeputen perfundimisht lidhjet dhe b-ithlepirjet me partite spiune sikurse parti e dashve..pollove..roqve te ballit .. spahi-legalistit e sorrollop..
    Te mbahet lidhje vetem me partine simpatike te teodor Lacos..

    Te kooptohen ne kryesi te PD Mero Baze, ylli Pango.. Apollon Bacja.. Bujar Skendo etj etj.. si dhe aktivistet e dalluar te Korces. Shkodres, Elbasanit etj..
    Te shkrihen totalisht e te ri-Krijohen Deget e PD-se ne Tirane, Durres e qytete tjera..

    Te krijohet nje trojke (grup) udheheqese ne PD (5-6 njerez te mencur) e cila te beje ne grup te gjitha bisedat politike e diplomatike e ku askujt nuk i lejohet qe vec e vec "Tete a tete" ose "me kater pal sy" sic thuhet.. te bisedoje per ceshtje politike me Ambasadoret e burrshtetasit e vendeve te fuqishme..

    Pra te dihet se per te sjelle verdalle kte PD te re nuk mjafton te hipnotizosh Berishen.. por kadal beg se ka hendeg..

    kaq per sonte..

    bujrum..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Eh ,nuk kanė thėnė kot ,se mė parė e mbledh njė grusht me pleshta se tre shiptarė ti bėsh bashkė !

    PD-ja ,pėr momentin vėrtet ėshtė e shkapėrderdhur ,siē janė tė gjithė shqiptarėt .
    PD-ė duhet tė riorganizohet ,tė tregohet aktive ,tė jetė gjithmon nė takime e kontakte me elktoratin e vetė qytet nė qytet, mėhallė nė mėhallė e derė pėr dere ,tė shfrytėzon deri nė maksimin si tragjedinė e 9 Janarit, si dhe problemet ekonomike e poltike .
    Nėse sot ( kėtė kohė ) PD-ja nuk shfrytėzon rastin pėr tė marė pushtetin ,kurė mė nuk do mund ta ketė kėtė rast .
    PD-ja mendoj se nuk ka nevojė as pėr bashkėpunim e as pėr aleanca me partitė bishta tė fotiadhit e sigurimit tė dull - mizit ,se ka aq elektorat e kuadra sa tė mund tė formon qeveri nė vete .
    Por e para e punės ėshtė se duhet tė miret me vetvetėn ,duke iu rėnė problemeve drejt e nė kokė ,jo vetėm me fjalė boshe e deklarata ,por duke marė Shqipėrinė me rend ,sikur me qenur fushatė elektorale .
    Tė atakohet krimi poltik dhe ekonimik ,korupcioni, poltitika kolonizuese dhe izoluese e ppsh-sė , prostitucioni , varfėria , kushtet elementare pėr jetė-uji, dritat,infrastruktura e tjera .

    Menjanimi i dr. Berishės nga skena poltike dhe degradimi i tij si anėtar i thjeshtė i PD-sė ,do ishte vetėvrasje pėr vetė PD-nė .
    Se Ai ka qenur edhe kryetar i parė i PD-sė , Kryetar shteti dhe me lėnie vetėm si antar i thjeshtė i PD-sė ,Ai barazohet me njė ēoban tė bjeshkėve tė Korabit apo dhiar tė Tepelenės .Se ai akoma ėshtė lokomotiva e vetme e PD-sė qė ēan me gjoks disa proleme .
    Unė mendoj se pėr momentin PD-nė mund ta udhėhiqte shum mirė zon. Xhozefina Topalli me zavendės z. Ridvan Bode ,dhe do arinin suksesin e dėshiruar .
    Ndėrsa dr. Berisha tė jetė akoma anėtar i kėshillit tė PD-sė se ka reputacion si vend e si me ndėrkombėtarėt .

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Brari, nuk eshte Berisha qe ka nevoje per PD, eshte PD qe ka nevoje per Berishen.

    Po te pergjigjem Brari per te te bere ti shikosh gjerat jo me syrin e atij meso-burrit shqiptar qe akoma e shikon politiken me dozen e "politikes alla-komuniste" ku Partia eshte Zot, por me syrin e atij meso-burrit shqiptar qe i duhet qe perpara se te japi mendim per ceshtje politike, te mesoje se cdo te thote te besh politike ne pluralizem e ne demokraci.

    Vete Dr. Berisha e ka patur kompleks te madh ne karrieren e tij politike ndarjen e "real-politik" alla-Niksoniane me "dermo e shkaterro politik" alla enveriane. Me kete nuk dua te them qe Berisha eshte komunist, dua te them qe shqiptaret ne mase politiken e vetme qe kuptojne eshte ajo zhurma propagandistike, ku Partia eshte ne rolin e Zotit dhe jo ne rolin e avokatit. Berishes i duhej ose te mbronte interesat e zgjedhesit ne rolin e avokatit politik, ose te behej populist ne menyre qe te krijonte serrisht kultin e individit me te cilet shqiptaret u rriten per 50 vjet komunizem.

    Vete fakti qe shqiptaret lakojne neper goje emrat Nano e Berisha, nuk do te thote automatikisht se Nano e Berisha jane e keqja e vendit, sic u pelqen ju te mendoni, por do te thote se shqiptaret e brezit tend Brari jetojne ende me kompleksitetin e kultit te individit. Edhe nese Nano apo Berisha ikin neser duke hipur ne nje avion me nje bilete pa kthim, ti perseri do te vuash derisa te gjesh nje Nano apo nje Berisha te re per ta fajesuar per mos-njohjen e rregullave te lojes politike dhe pergjegjesive te tua si shtetas. Dhe kur te drejtohem ty, kam parasysh breza te tere shqiptaresh qe paten fatin e keq te lindin e brumosen nen-komunizem.

    PD jo vetem qe nuk eshte ne qorrsokak, por eshte me e forte se kurre ne historine e saj ne keto 13 vjet. Berisha ka plot 3 vjet qe e ka kuptuar qe populizmi eshte i barabarte me madheshtine e momentit, kurse qendrimet opozitare institucionale kane per te bere histori ne vend. Ai ka hequr dore nga politika e rruges, per te luajtur ate loje qe luajne te gjithe politikanet ne boten e qyteteruar, mbrojtjen e interesave te elektoratit brenda konjukturave te shtetit. Qe do te thote, qe Berisha nuk do te jete me "komandanti i opozites", por avokati i interesave te zgjedhesve te partise se tij.

    Komandanti bene dhe revolucione, avokati nuk ben revolucione por ben te pamunduren qe te hedhi poshte mashtrimet e akuzes dhe te nxjerri te verteten ne shesh ne syte e jurise. Nese mbrojtja politike e opozites nuk merret parasysh nga gjykatesia dhe juria e korruptuar, kjo do te thote qe klienti do te vuaje pasojat e kesaj padrejtesia. Pra revolucionin nuk e ben avokati, por klienti, pasi tek e fundit, si fitorja si humbja ne gjyq, avokati serrisht do te marri pagesen e tij nga klienti.

    Duke qene se ti Brari je mesuar me politiken e rruges, kjo politika e re qe po ndjek Berisha e PD ti nuk arrin ti kuptosh, prandaj reagon edhe ashtu sic reagon. Vetem ne 3 vjetet e fundit PD ka mundur te rrezoje 3 kryeministra socialiste, 1 kryeprokuror, 1 president dhe nje shef SHIK-u. Ka denoncuar ne menyre te hapur perpara publikut shqiptar dhe atij nderkombetar te gjitha shkeljet ligjore dhe te gjitha manipulimet ne zgjedhje. Ka krijuar carjen me te madhe politike qe PS ka perjetuar ne jeten e saj, qe eshte e pariparueshme dhe me pasoja permanente.

    Sot te gjithe shqiptaret jane opozite pasi te gjithe shqiptaret nuk mund te pranojne qeverine e kandilit dhe fucive me uje. Eshte ky fuqizim i frikshem i PD qe i shtyn ata qe jane ne pushtet qe te nxjerrin ne skene "opozitaret e oreve te fundit" sic i nxorren ne 1991. Kesaj rradhe nuk nxjerrin dot Cekat, Gjinushet, Milot, Pollot e kompani, por nxjerrin disa djelmosha qe na cudisin qe duan edhe te protestojne, por nuk duan te bejne as politike.

    Qe te kuptosh ti e kushdo se si strategjia e opozites po i jep frytet e saj, para 3-4 vjetesh ishte opozita qe i ftonte shqiptaret ne shesh qe te "rrezonin kusaret", sot jane shqiptaret ata qe po kerkojne opoziten ne shesh. Komandanti ecen gjithmone nje hap para ushtareve te tij, avokati ecen gjithmone ne nje hap me klientin e tij.

    Kostumi i avokatit qe Berisha ka veshur, nuk ka per te kenaqur syte e tu Brari dhe nuk ka per te dhene fryte te menjehershme. Por me kalimin e kohes, me vendosmerine dhe durimin e saj, opozita do te vrasi me 1 gurr 2 zogj: a) Do te vije ne pushtet b) Do tia hedhi oponentet e saj drejtesise.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Plani i fundit i Berishes per te hapur partine e tij nuk eshte "spuntoja e momentit", eshte pjese e nje strategjie te menduar drejt e thelle. Oferta vjen ne momentin, ku qytetare, studente e fshatare po bejne thirrje per protesta dhe rrezimin e qeverise se vendit. Keta nuk kerkojne thjeshte protesta alla-Mjaft, keta kerkojne NDRYSHIM dhe prandaj i kane kthyer syte nga opozita.

    PD vetem sa po i hap dyert e saj per kete kontigjent te madh njerezish qe i bashkon vetem nje gje, urrejtja per kliken ne pushtet.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per pjesmarrjen ne kte debat..


    Albo nuk je i detyruar te me lexosh por ne se ndonjihere me ke lexuar patjater do shikoje se kurre sme pelqen "politika e rruges" sic thua ti.
    Perkundrazi dua fitoret me Vota dhe vetem me vota.

    Kto dite kam lexuar shkrime nga Mero Baze, Apollon Bace, Ylli Pango e Bujar Skendo me shoke..
    Me kan pelqyer prononcimet e ktyre dhe prandaj dhe i mendoj si njerez qe duhet te vijne ne udheheqje te PD-se..

    Mero Bazen kam vite qe e lexoj dhe gjithmone me ka pelqyer intuita e tije politike.
    Meros nuk ja kalon dot kush miun nen mustaqe..

    Ka ardhur koha qe gjith ky !ka-rburant" intelektual qe harxhohet per te vene ne levizje karrocen PD me shofer Berishen te kursehet e timonin e PD-se ta marrin nje grup analistesh i llojit te Mero Bazeve..
    Jam i bindur se efektiviteti i karburantit qe harxhojne dhjetra intelektuale te mire si Mero do jete shume me i dobishem se sa deri me sot..kur te perdoret pa pasur Berishen ne krye..

    Nuk dua konfrontime por bashkpunim mes demokrateve te shquar.
    Traineri i famshem KOVAC krijoi AJAKSIN e paharrueshem.. ekipin qe punonte si fizarmonike ne fushen e blerte.. dhe qe ne saje te ritmit e punes se perbashket te sejcilit lojtar korri fitoret e njohura futbollistike..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Postuar me pare nga Albo:

    "Brari, nuk eshte Berisha qe ka nevoje per PD, eshte PD qe ka nevoje per Berishen"

    O Albo, Berisha eshte nje njeri i hargjuar , njeri qe me nuk i ze bese askush,njeri qe ka humbur cdo gje te mire qe kishte.Ndalu pakes edhe zeri i tij i ka humbur.Pra Berisha ka mbetur i vetem ne keto momente,ka humbur gjithe atte qe ka pasur me apo pa dijen e tij eshte qeshtje e tij.
    Nese ti e simpatizon at eshte qeshtje tjeter,por edhe ne te gjithe ne fillim simpatizonim kete njeri,por u mashtruam,u genjyam se nuk doli ashtu si mednuam.Pra ky eshte nejri i hargjuar.PD ka nevoje per nejeres,Berisha ka nevoje per PD e jo e kunderta si aludon ti.Le te beje ate cka mendon Berisha pa PD,jo jo as sesi.
    Pra kjo force politike ka nevoje per pertritje,per filiza te reja te pa prekura nga fantazmat qe sillen neper Shqiperi.Nuk ka nevoje Berisha pe PD,po shihet kjo se ai cdo gje do e kerkoje nga jashta vendit,kjo eshte edhe nje fantazm plus.
    Pra PD vetem me ripertritjen e saj me nje fuqi te paprekur,te paster dhe me nje ideal te forte e duke braktisur mbeturinat e bvjetar qe ende sillen verdall ne PD pa as far orjentimi kjo mun te shkoje perpara dhe te krijoj nje fond te ri te intelektualve shqipetar qe vendin do e nxjerrin nga nje krize qe per mendimin tim ka filluar me Berishen,ka vazhduar me Nanon,Meten,Majkon e keshtu me radhe.Pra keta jan ata protagonistat qe duhet hequr nga jeta politike shqipetare per te ecur perpara ky popull i vuajtur me vjet,perndryshe me arrnime te tyre nui shkohet perpara.

  7. #7
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    I lexova me vemendje postimet e mesiperme !
    E kam dashur PD gjithmone dhe e dua edhe tani,,,
    Temave te politikes nuk i kam vene rendesi shume , pasi gjithmone kam menduar qe Shqiperia eshte ne dore te komunisteve-mafioz dhe nuk ke cfare te besh...
    Tema te tilla na sherbejne ne demokrateve qe te leme menjane opinionet per Berishen apo individe te tjere,,,duhet te bashkohemi e te rrezojme qeverine me kriminale qe ka njoh shqiperia ne vite...
    Albo !
    Berishen e ka dash nje pjese e madhe e popullit ,,, une edhe sot kam simpati te jashtezakonshme per te ,,,por a sdo ish me mire qe te pranojme edhe difektet qe ka ai ?
    Kulti i individit qe krijoi ishte i demshem per shoqerine shqiptare,,,Jam dakort me ty kur thua qe mentaliteti eshte i rrenjosur thelle ne elektoratin shqiptar,,deri aty sa thoshin
    '' Ta marri Nano , le te jete i korruptuar , vetem Berisha mos ta marri pushtetin '' ose '' edhe pa buk rrime vetem Nano me Meten te pajtohen ''...KJO ESHTE CMENDURI !!!!
    Ne edhe po te heqim Berishen e te tjeret perseri elektorati
    nuk ka force te llogjikoje kush eshte e mira edhe e keqja...kam frike se elektorati do shifte tek te rinjte qe do vendoseshin ''berishen e ri''...
    Une mendoj qe per hir te luftes kunder KOMUNIZMIT qe po shkaterron nje popull te tere duhet te bashkohet e djathta shqiptare ,,,qe nga pollo, pashko e deri te meksat...
    Berisha duhet te heqe dore nga politika e perjashtimit per hir te shqiperise qe po lengon...
    Te rrezojme nje here mafiozet pastaj populli te beje vet seleksionimet...ka ardhur dita e fitores ...pakenaqesia po mbyt vendin,,,
    u zgjata shume ...pershendetje te gjithe demokrateve,,,
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  8. #8
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ah po , lidhur me pyetjen qe shtron Brari '' Kush duhet te jete ne krye te djathtes shqiptare ?''
    Per momentin si thashe me lart PD me ne krye Berishen duhet te mbledhi gjithe te djathten ne te mire te FITORES...
    Une e simpatizoj Jozefina Topallin e mendoj qe eshte nje personalitet qe gezon emer te mire ne popull...Ate e shof si kreun e PD ne nje te ardhme .... kuptohet pasi te kene rene komunistet dhe te jete stabilizuar situata e veshtire ekonomike-politike qe po kalon shqiperia...
    Me lart dhashe vetem mendimin tim ,,,besoj qe nuk kam ofenduar njeri...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #9
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Brari, jam dakord me ty vetem persa I perket Mero Bazes qe duhet te jete ne kryesi te PD-se. Te tjeret… ata qe permend ti, Pango e Co. nuk jane gje, jane nga ata qe kthehen nga fryn era. Nuk kane bindje. Ne PD duhen njerez me bindje. Dhe ata njerez, sot, zorr se gjenden.
    Njekohesisht PD duhet te eci me hapin e kohes Dmth duhen gjetur ata njerez qe jo vetem kane bindje, port e jene edhe politikane, te jene vetveprues dhe te mos veprojne vetem me urdhera. Dhe ata njerez, sot per sot une nuk I shoh gjekundi. Nga ana tjeter duhet te ofrosh alternative; programin ekonomik dhe politik. Cfare do besh po te marresh pushtetin. Cfare do korigjosh e do besh ndryshe nga PS. Gje qe PD nuk e ka bere deri tani.

    Por kjo eshte njera ane e medaljes. Nuk mendoj se Berisha eshte shkaku I vetem qe PD nuk po fiton dot zgjedhjet dhe nuk po vjen ne pushtet. Shkaku tjeter eshte qe Europa dhe sidomos Amerika nuk jane akoma te bindur qe F. Nano duhet te largohet nga pushteti. Per shume arsye. Ne Amerike vendoset. Shiko I. Meten. U zhduk per nje muaj. Ishte ne Amerike. Sapo u kthye iu fut me “sopate” F. Nanos duke thene gjera qe nuk I dinim. Te kete marre OK nga Amerika? Ndoshta. Nje dite edhe Nano do largohet. Puna eshte kush do vendoset te vije ne pushtet. Sa e zgjuar duhet te tregohet PD e te perfitoje nga situatat e reja qe po krijohen.
    .

  10. #10
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Mendimi im eshte qe kushdo nga PD eshte me i mire dhe me i afte per politiken se sa Berisha. Si njeri nuk e njof Berishen por si politikan me duket s ei takon mesjetes me ato gjeste te tia e me ate ze te larte. Politikanet modern duhet te jene me ndryshet nga ai. Sa te jet Berisha ne krye te PD-se, per Nanon ska rrezik.
    Mendimi im eshte qe Berisha ti kthehet profesionit te tij kurse politiken te jau len atyre qe jane politikan.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Telefonat 'Mobile' - Teknologjia e fundit
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 24-01-2012, 13:09
  3. Akademik Mark Krasniqi mos e mbani peng PSHDK-ne
    Nga ganimete nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 21-10-2009, 11:16
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 14:39
  5. LZHK: Dashamir Shehi do tė udhėheqė fushatėn e mbretit
    Nga rudo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-04-2005, 16:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •