Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Randorf: Statusi i Kosovës në përputhje me vullnetin e Serbisë

    Randorf: Statusi i Kosovës në përputhje me vullnetin e Serbisë


    PRISHTINE (23 Janar)- Shefi i Zyrës së Gjermanisë në Prishtinë, Peter Randorf ka thënë sot se statusi përfundimtar i Kosovës nuk do të zgjidhet në kundërshtim me vullnetin e Serbisë, duke shtuar se këtë parakusht e ka shtruar Bashkësai Evropiane. "Nuk do të ketë zgjidhje të statusit final të Kosovës në kundërshtim me vullnetin e Serbisë. Gjithnjë derisa serbët e këtushem i drejtohen Qeverisë në Beograd ajo ka mundësi që të inkuadrohet në Kosovë", ka thënë Rondorf. Rondorf ka sqaruar se për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta të serbëve e shqiptarëve lidhur me të ardhmen e Kosovës, bashkësia ndërkombëtare e ka shtruar strategjinë "Standfardet për Kosovën" me të cilën synohet afrimi i qëndrimeve midis bashkësive etnike.. bm/bm(KOSOVAPRESS/BalkanWeb)


    ---------------
    mani

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përgjigje mjaft të mira i kanë dhënë këtij shumica e politikanëve shqiptar për këtë deklaratë.
    Unë nuk e di se si mund të shtoj parakushte nga mendja e vet në emër të BE-së kur edhe kjo sikur gjithë bota kanë vetëm një parakusht për statusin e ardhshëm të Kosovës e ai do të zgjidhet në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare. Ky ka qenë qëndrimi i ndërkombëtarëve gjithë kohën duke përfshirë BE-në e SHBA-në.
    Megjithëse, zgjidhja më e mirë dhe e vetme e statusit është ribashkimi me Shqipërinë, shtetit të cilit edhe i takon.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krasniqi: Askush nuk ka nevojë të bëhet zëdhënës i Beogradit në Kosovë


    Prishtinë, 24 janar (Kosovapress) Time: 14 : 30

    Ne mendojmë se ata që pretendojnë të krijojnë një oazë qingjash në Kosovë, të rrethuar me llava ujqërish vërtetë janë në shërbim të luftërave të reja në Ballkan dhe në rajon, janë në shërbim të formave më të vrazhda të terrorit dhe të gjenocidit. Mendoj se diplomatët në Kosovë duhet të rrijnë në cilësinë e diplomatit dhe jo të merren me paracaktimin e fatit të këtij apo atij populli në Kosovë, -ka thënë të shtunën për Kosovapress-in Ministri i Shërbimeve Publike (MSHP) në Qeverinë e Kosovës dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke komentuar deklarimin e shefit të Zyrës gjermane Peter Rondorff se nuk do të ketë zgjidhje të statusit final të Kosovës kundër vullnetit të Serbisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    JO VULLNETI I SERBISË, POR VULLNETI I POPULLIT SHQIPTAR DO TË JETË VENDIMTAR PËR STATUSIN E KOSOVËS
    Koment



    Shkruan Xhevat Bislimi

    Shefi i Zyrës gjermane në Prishtinë, Peter Rondorf, deklaroi se «nuk do të ketë zgjidhje të statusit përfundimtar të Kosovës në kundërshtim me vullnetin e Serbisë». Po ky «shef», i cili me deklaratat dhe paraqitjet e tij të krijon përshtypjen se e ka në grushtin a në xhepin e tij çështjen shqiptare, para disa muajsh, mu në Prishtinën shqiptare, kërkoi që «populli i Kosovës të heqë dorë nga identiteti i tij shqiptar dhe të ndërtojë një identitet të ndryshëm nga ky, identitetin kosovar»?!! Këtë kërkesë të tij antishqiptare dhe antiqytetëruese e bëri në prani të dhjetëra gazetarëve, që mbahen për shqiptarë! Asnjëri prej tyre nuk e kundërshtoi! Nuk pati asnjë reagim nga masmediat dhe as nga partitë a shoqëritë, që gjithashtu mbahen për shqiptare! Heshtje pati edhe në « klasën » e inteligjencies! Shtrohet pyetja: Pse e kundërshtuam dhe në fund e luftuam edhe me armë pushtuesin serb dhe politikën e tij në Kosovë dhe në viset e saj shqiptare? As serbët dhe pushtuesit e tjerë nuk kërkonin gjë më shumë se sa kërkoi Rondorfi gjerman. Edhe ata kërkonin të hiqnim dorë nga identiteti ynë shqiptar. Me kaq do të na linin të jetonim të qetë, si qytetarë të lirë kozmopolitë (pa identitet kombëtar dhe pa atdhe).

    Me këto deklarata dhe kërkesa, shefi i Zyrës gjermane, mendoj se nuk po promovon ide, qëndrime dhe platforma personale. Pas tij rrinë qeveri dhe politika shtetërore të Evropës Plakë, siç e quajti edhe Bushi. Kjo e vërtetë e bënë edhe më shqetësuese çështjen e Kosovës dhe atë shqiptare përgjithësisht. Këmbëngulja, që Kosova të bëhet me çdo kusht «multietnike», është edhe një dëshmi tjetër se Kosovës dhe kombit shqiptar nuk po i «këndohet» këngë e mirë. Kosova «multietnike» (me sa më pak shqiptarë) ishte edhe program i Garashaninit, Çubriloviçit, Tito-Rankoviçit dhe Milosheviçit. Jetësimi i ktij programi shovinist dhe gjenocidal u kundërshtua dhe u luftua fuqishëm nga populli shqiptar. Kosova nuk mund të ketë fytyrë tjetër nga ajo që e kishte ndër shekuj, fytyrë shqiptare. Zgjidhja e statusit të saj përfundimtar nuk mund të bëhet në kundërshtim me vullnetin e kombit shqiptar dhe të qendrës së këtij kombi, Tiranës zyrtare. Me Serbinë mund të bisedohet për çështje të pakicës serbe, të drejtat e së cilës, në pajtim me të gjitha konventat ndërkombëtare, do t’i garantojë populli shqiptar dhe institucionet e tij. Me këtë shtet fqinjë, pushtues i deridjeshëm, mund të bisedohet edhe për kthimin e pronave pasardhësve të atyre që, Serbia i shpërnguli me zjarr e hekur dhe gjenocid të paparë nga trojet e tyre stërgjyshore këtu e njëqindenjëzetë e ca vjet më parë. Do të bisedohet edhe për pagimin e dëmeve të pallogaritshme, që ky shtet i ka shkaktuar Kosovës dhe kombit shqiptar në njerëz dhe pasuri, por jo edhe për statusin përfundimtar të Kosovës. Mendoj se diplomati gjerman, Peter Rondorf, është i njoftuar me këtë të vërtetë historike për Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare. Nëse njeriu i zakonshëm gjerman dhe ai evropian nuk është sa duhet i njoftuar me këtë të vërtetë historike, fajtorë jemi edhe ne. Akademikët tanë, historianët, publicistët dhe njerëzit e artit e të kulturës përgjithësisht, do të duhej të bënin më shumë për informimin e drejtë të evropianëve dhe për rrëzimin e të «vërtetës» serbe për Kosovën dhe shqiptarët, që aq shumë është përhapur dhe vazhdon të përhapet nga qarqet intelektuale, politike e diplomatike serbe me orientim shovinist. Për pasojë, edhe ne, më shumë se me njëri-tjetrin do të duhej të merreshim me çështjen tonë të pazgjidhur dhe me krijimin e një mendimi shkencor dhe pozitiv për këtë çështje në Evropë e më gjerë.

    Në përfundim të këtij shkrimi, zotin Rondorf, do ta pyesja: Pse nuk kërkonit, ju dhe shteti juaj, nga gjermanët tuaj lindorë, që ata të hiqnin dorë nga identiteti i tyre kombëtar, gjuhësor, kulturor e historik dhe të ndërtonin një identitet të ri, ose të shndërroheshin në popull kozmopolit? Pse nuk deklaruat asnjëherë se çështja e Gjermanisë Lindore nuk mund të zgjidhej në kundërshtim me vullnetin e Rusisë? Në vend të kësaj ju kërkuat dhe u përpoqët, derisa ia dolët, ta bashkonit këtë pjesë të kombit gjerman me amën e tij, me shtetin gjerman. Populli shqiptar, që juve, edhe mund t’ju duket i vogël dhe i pafuqishëm(!), pati përkrahur këtë kërkesë tuajën të drejtë. Prandaj, zoti Rondorv, nëse nuk mundeni të na ndihmoni, të paktën mos na pengoni në rrugën tonë njerëzore dhe qytetëruese, në rrugën tonë drejtë integrimit (bashkimit) tonë kombëtar dhe evropian. Mos shkilni ato vlera, që Evropa juaj dhe jona i trumbeton ditë e natë, me forcë e me ngulm.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    zvicer
    Postime
    27
    O LLap vella krejt keta nderkombtart nji here folin kshtu tjetren her ne hesapin ton e kshtu me radh,deri sa ta bojne hesapin e tyre qysh dojne ata.Po na shqiptart duhet nje here me menu tone nisoje e athre do ta shohish ti megjeth mue qysh nrojne hesapet.
    mire mbetsh llapjon

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: E kaluara e hidhur nuk do t’i mbajë peng Kosovën dhe Serbinë
    Elez Biberaj
    29 janar 2004, 20:25 UTC


    Muaji i parë i këtij viti në Kosovë, nxori në pah edhe problemet e sfidat me të cilat do të përballet Kosova në perpjekjet për plotësimin e standardeve, kalimin e pergjegjësive nga Misioni i Kombeve të Bashkuara tek institucionet vendore dhe përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare. Për të diskutuar për këto çështje, Zëri i Amerikës intervistoi kryetarin e Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaçi.
    Zëri i Amerikës:Zoti Thaçi, fillimi i këtij viti shënon edhe fillimin e procesit të konkretizimit dhe përmbushjes së standardeve ndërkombëtare për Kosovën. A mund të thuhet se institucionet e Kosovës, forcat kryesore politike të saj, janë angazhuar seriozisht për të punuar si një ekip i vetëm për plotësimin e këtyre standardeve?

    Hashim Thaçi: Unë vlerësoj se standardet nuk janë vetëm angazhim për një parti politike. Standardet janë obligim i institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare në Kosovë. Janë standarde që janë të artikuluara, të formuluara e të aprovuara nga organet politike të përbashkëta të institucioneve të Kosovës dhe të UNMIK-ut e të mbështetura edhe prej Grupit të Kontaktit. Janë standarde që do të avancojnë procesin politik, gjithashtu edhe përsa i përket realizimit të kritereve të domosdoshme për t’u integruar Kosova në strukturat veriatlantike, për të ndërtuar realitetin demokratik. Vlerësoj se në këtë drejtim, të gjitha partitë politike, por edhe qytetarët e vendit do të jenë më të përkushtuar në realizimin e tyre, në masë të duhur që do të lehtësonte dhe përshpejtonte fillimin e zgjidhjes përfundimtare të statusit politik të Kosovës. Në këtë drejtim vlerësoj se edhe sa i përket funksionimit demokratik të institucioneve, spektri politik kosovar është duke bërë një punë të mirë, kuptohet me gjithë ato mangësi, dobësi, por edhe kufizime që ka në angazhimet e veta. Duke krijuar një klimë të përshtatshme të funksionimit demokratik, efektiv të institucioneve, funksionim në tërë territorin e Kosovës, kjo do të nënkuptonte edhe shpërbërjen e gjithë institucioneve paralele, krijimin e lëvizjes së lirë për gjithë qytetarët në tërë territorin e Kosovës, pastaj bashkimin e Mitrovicës, funksionimi, apo sundimi i ligjit bashkëkohor, shfuqizimi i të gjitha ligjeve serbe dhe ndërtimin e legjislacionit sipas standardeve perëndimore. Gjithashtu jemi duke i kushtuar rëndësi që askush të mos jetë mbi ligjin, por nuk duhet të lejojmë askënd që kurrsesi të keqpërdorojë ligjin për çfarëdo motive qofshin ato. Është duke u punuar edhe në standarde të tjera, përsa i përket procesit të ekonomisë, privatizimit, kthimit, dialogut dhe zhvillimit të trupave mbrojtëse të Kosovës në një strukturë që të jetë me interes për vendin dhe për perspektivën e tij.

    Zëri i Amerikës: Zoti Thaçi, ky është viti më i rëndësishëm për plotësimin e standardeve. Por ky vit po ashtu përkon edhe me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe gjatë fushatave elektorale, është e natyrshme që qëndrimet politike të polarizohen. A pritet që fushata zgjedhore të bëhet pengesë për plotësimin e standardeve?

    Hashim Thaçi: Nuk besoj që fushata zgjedhore të bëhet pengesë. Ne duhet ta kuptojmë se edhe funksionimi i partive politike, organizimi i zgjedhjeve, fushata, sa më të qeta demokratike dhe të ndershme të jenë zgjedhjet, ne do të plotësojmë një prej standardeve kryesore, funksionimin demokratik të institucioneve dhe ndërtimin e tyre në baza të standardeve perëndimore. Prandaj jam shumë optimist se do të kemi një angazhim të gjithë spektrit politik për realizimin e këtyre standardeve. Fushata do të jetë e qetë, demokratike, rezultati zgjedhor do të jetë i pranueshëm nga tërë spektri politik kosovar dhe mbi të gjitha do të kemi implementim, apo do të kemi ndërtimin e institucioneve demokratike menjëherë pas zgjedhjeve që nuk do të krijojë ndonjë vakuum institucional. Kështu që vlerësoj që standardet do të jenë angazhim i të gjithëve dhe fushata zgjedhore është në vazhdën, apo plotësimin e këtyre standardeve si të domosdoshme për të njohur bota realitetin demokratik në Kosovë.

    Zëri i Amerikës: Me një fjalë ju pohoni se mund të ekzistojë një marrëveshje e heshtur që plotësimi i standarteve do të ketë përparësi ndaj interesave të ngushta partiake?

    Hashim Thaçi: Standardet janë për shtetin e Kosovës. Të gjithë jemi të përcaktuar për të ndërtuar shtetin. Mirëpo vlerësoj se Partia Demokratike e Kosovës është duke treguar një shembull të mirë të mirëkuptimit me gjithë spektrin politik, që të punohet me përkushtimin më të madh dhe me faktorin ndërkombëtar për implementimin sa më të shpejtë të këtyre standardeve, standarde të cilat do të ndikojnë që të kuptohen edhe më drejt zhvillimet që jemi duke kaluar, të kuptohet më drejt bota demokratike dhe realiteti që është krijuar në Kosovë dhe uroj që të jenë natyrisht edhe partitë e tjera politike jashtë ndikimit të interesave partiake, përsa i përket realizimit të standardeve për Kosovën.

    Zëri i Amerikës:Zoti Thaçi, siç e dini edhe ju në kontaktet tuaja me përfaqësues të huaj, për ndërhyrjen e NATO-s dhe për çlirimin e Kosovës, ekzistojnë një sërë pikëpamjesh në arenën ndërkombëtare. Si mund t’i bindni ju vendet e tjera, se ndërhyrja e NATO-s ishte vërtet një hap i zgjuar i Perëndimit dhe se shqiptarët e Kosovës po ndërtojnë sot një shoqëri moderne dhe demokratike. A mund të cilësohet Kosova si një shembull suksesi i ndërhyrjes nga jashtë?

    Hashim Thaçi: Fillimisht ishte zgjuarsi e jona që ne bindëm botën perëndimore për të intervenuar në Kosovë. Ata na besuan në përpjekjet tona për luftë të drejtë dhe për ndërtimin e rendit demokratik. Bota perëndimore, veçanërisht miqtë tanë që fillimisht na kuptuan e besuan, nuk janë të dëshpëruar për atë intervenim, as ne nuk i kemi dëshpëruar. Mund të konkludoj se sot Kosova është vend më demokratik sesa disa vende të tjera të rajonit që janë të pavarura dhe Kosova me këto standarde që është duke i realizuar tash ka ecur më përpara sesa disa vende të tjera të Evropës Juglindore që po punojnë prej dhjetë vjetësh për këto standarde dhe mund të konkludoj se Kosova është duke reflektuar sot paqe, stabilitet, mirëkuptim dhe tolerancë për rajonin. Në këtë drejtim është inkurajuese edhe deklarata e Podgoricës e tre kryeministrave të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë për Kosovën, që për herë të parë vlerësojnë arritjet e standardeve demokratike në Kosovë dhe se kjo është shumë mirë për Kosovën, është një sinjal mjaft i mirë i vendeve fqinje për Kosovën dhe sinjal shumë i mirë për botën perëndimore se edhe fqinjët po e kuptojnë dhe po e njohin realitetin pozitiv në Kosovë. Por gjithashtu besoj se në të ardhmen e afërt, as Kosovën, as Serbinë, e kaluara e hidhur nuk do t’i mbajë peng, por do të punohet edhe më tepër që këto dy vende t’ia lehtësojnë njëra-tjetrës rrugën si entitete të veçanta, për t’u integruar në strukturat veriatlantike.

    Zëri i Amerikës: Aktualisht një nga problemet më të mëdha në Kosovë, është procesi i privatizimit, i cili siç duket është bllokuar. A jeni optimist se qeveria, institucionet vendore dhe UNMIK-u do të gjejnë një zgjidhje për privatizimin i cili është konsideruar si një element i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës?

    Hashim Thaçi: Unë besoj se procesi i privatizimit do të vazhdojë, do t’i iket ndikimit politik në këtë proces, do të ngadhnjejë arsyeja e institucioneve vendore ndaj disa pengesave procedurale dhe do të gjendet një zgjidhje e pranueshme edhe për vendorët, edhe për ndërkombëtarët dhe ky proces do të vazhdojë së shpejti.//kk//
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Ka nje keqkuptim ose eshte shkruajtur keq...sepse artikulli ishte shkruajtur ndryshe dhe ndryshe ishte permbajtja....Ai is shkreti po perpiqesh te thonte se s`ka faktor politik serb me te cilin mund te diskutohet....Iku zorani mbaruan edhe enderrat per demagogji...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  5. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •