Avash, avash,
Une nuk kam mllefe me Berishen, me teper se sa ke ti idolatri adoleshente. Por te thash se kjo nuk eshte per tu diskutuar ketu, por jashte forumit, sepse eshte personale midis teje dhe meje, dhe nuk kane pse te na lexojne te tjeret. keto jane rregulla minimale, qe ti si moderator duhet t'i dish me siguri.
se kush eshte me brenda politikes, ti nga diaspora, me ndonje shkrim tek tuk ne ndonje gazete, apo me ndonje leter ledhatuese per presidentitn, apo une qe te pakten, kam vetem 6 muaj qe jam larguar nga Shqiperia, edhe kjo do diskutuar jashte forumit.
Ne se idete e mija jane fantastiko-shkencore apo jo, kjo s'te mbetet as ty as ndonje cupeline ta gjykosh: ti merru me faktet, pse Berisha po deshton, te mos theme qe nga fillimi, por qe nga 96-ta, dhe po deshton pikerisht aty ku duhet te ishte me i forte, qe eshte fushatat elektorale, si detyre e nje lideri partie.
Nuk jane idete e mija fantastiko -shkencore: Pikerisht ti kur thua ne shkrime te ndryshme afersisht se Berisha eshte i mire, idealist, por jane te tjeret perrreth tij qe e tradhetojne, pra uji vjen i paster nga burimi, por qelbet rruges, pra Enver Hoxha eshte i mire, por jane te tjeret poshte tij qe bejne zullume- pra pikerisht te gjitha ketu qe i thua ti jane fantastiko shkencore, dhe qe nuk i njeh asnje teori per politiken.
por te dalim tek dicka tjeter:
Teza se Berisha eshte punetor i madh e i dalluar, eshte teza me qesharake. Ai eshte kryetar i opozites dhe ne na interesojne frytet, rezultatet e punes se tij. Ne se ai punon shume, te mos lodhet aq shume, por te mesoje ta delegoje nje pjese te punes edhe tek bashkepunetoret (gje qe eshte perseri nje nga cilesite minimale qe duhet te kete nje lider)
Berisha eshte i pakorruptuar: Edhe kjo eshte nje teze qesharake. Te jesh i pakorruptuar perseri eshte nje cilesi minimale, dhe nuk eshte merite, sepse nuk justifikon te qenet ne krye te opozites dhe deshtimet. Te jesh i pakorruptuar eshte levdate per nje njeri te zakonshem, por politikanet gjykohen me parametra te tjera, dhe ndershmeria eshte nje "condicie si ne qua non". Edhe Enver Hoxha kishte namin e te pakorruptuarit, qe bile sipas legjendes edhe corapet i arnonte vete kur ishte sekretar i pare e kesi budallalleqesh, e jetonte ne nje shtepi te thjeshte krahasuar me standartet e Causheskut e te te tjereve, por kjo nuk ja ka lehtesuar vuajtjen shqiptareve.
Sa per njerezit qe rrethojne Berishen une shoh vetem fytyra te deshtuara, e qe po i rrijne Berishes afer ne pritje te ndonje lokme qe nuk po bie.
Nuk ishte Omer Stringa ai i cili ne fakultetin e ekonomise ra dakort qe Fatos Nanos ti jepet titulli profesor ne ekonomi, duke u bere pjese e nje maskarade qesharake, pasi F.Nanos pikerisht figura e shkencetarit nuk i takon, e aq me teper kur miratohet nga opopzita?
Sprtak Ngjela eshte intelektual i elites? I kujt elite? Nje avokat qe vetem ka humbur gjyqe? qe jo me larg se 97-ta pranoi te behet anetar i komisionit socialist per dosjet e 97-tes
Jozefina Topalli?, Bamir Topi? Nga i gjykoni njerezit ju Albo ,nga retorika, nga fjalet e bukura ne telvizion apo nga ajo se cfare bejne. Dhe ajo se cfare bejne keta eshte se humbin zgjedhjet perdite.
Me qe ra fjala, ate shifren e 9% te manipulimit e kam nga shume burime te sigurta, por ti po te duash mund te lexosh gazeten "Tema " ne numrat e fundit ne nje shkrim nga Apollon Bace, edhe ai e mbeshtet kete shifer
Teoria jote qe Berisha e ngriti PD-ne eshte teorika me qesharake. Berisha e gjeti PD-ne, ja mori Azem Hajdarit qe ishte kryetari i pare i saj, e mori PD-ne me qindra njerez mbrenda si ne baze ashtu dhe ne qender, pati mundesine te afronte me shume kur kishte pushtetin, dhe jo vetem qe nuk e beri, por e degradoi, aq sa ne zyrat e PD-ve ne rrethe, ne Permetin tend bie fjala, por edhe ne Tirane ka kohe qe nuk shkel me kembe njeriu, per vec atyre qe jane te punesuar.
Edhe per ate qe askush nuk e lakmon postin e PD-se, edhe kete ta kam thene njehere se nuk e dime, sepse nuk i ka lene mundesite Berisha qe vertet zgjedhjet mbrenda PD-se te jene te lira qe ne te shohim qe e lakmon njeri apo jo.
Dhe sidomos argumenti qe Berisha nuk u largua nga Shqiperia sic beme ne eshte me qesharaku dhe te ben te dhihesh gazit, sidomos kur e thua ti me letrat e tua ndaj presidentit e me shkrimet andej kendej: Eshte qesharake se nuk mund te krahasohet Berisha me ne, bie fjala te krahasosh Berishen nje ish-president i cili pret te behet perseri president me- bie fjala -Christinen54, e cila nuk pret te behet presidente, dhe nuk ka qene ndonjehere presidente, dhe qe atje ku eshte merr shume me pak te ardhura familjarist se Berisha si deputet e kryetar partie, e qe mbi te gjitha Berisha del dhe ne televizor per dite (humor), se e ka qejf kete pune, kurse Chirstina nuk e ka qejf televizorin, prandaj nuk ndejti ne Shqiperi. Ne se Berisha nuk u largua jashte shtetit, ka bere shume gabim, sepse edhe ai do kishte hyre ne histori per mire, edhe ne do kishim marre ndoshta rruge tjeter si komb.
Me kaq po e mbyll, dhe nuk do jap me pergjigje, sepse nuk dua te jem une ai qe flas gjithmone ne kete forum dhe dua ti le vend te tjereve. Bashke mund te komunikojme privatisht, dhe do ishte kenaqesi.
Krijoni Kontakt