Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Brar
    besoj se te gjith jemi te ndergjegjshem se kush esht Berisha dhe kush esht NANO te gjith jemi te ndergjegjshem se si ishin kushtet e jeteses kur ishte Berisha kur mishi ishte tremije lek kilja dhe sa eshte sot dhe per keto jemi te ndergjegjshem jo vetem ne demokratet por edhe vete socialkomunistat qe edhe pse nuk e pranojne te paktan e mendojn se ne fund te fundit ato ja pane hajrin asaj kohe.Te gjith e dime mir si nji e nji qe bajne dy se kush e dogji Shqiprine dhe kur vjen puna shajn Sali berishen me nje urrejtje shtazarake dhe me kete kuptoj se komunizmi ka ngulur rrenje te thella ne ate vend pastaj mos te ofendohet asnjeri jemi njerez me karakter te dobet dhe ato demokrat qe ishin filluan te ankohen se jo po un si e persekutum qe jam nuk mora kete apo ate .;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;di nje familje te persekutuar qe ne kohen e Sales e bija punonte ne ministi mirpo ajo ishte e indinjuar se meritonte te ishte shefe dhe keshtu te sharat nuk kishin fund per Salen.Ne nuk kuptojm se per demokaci duhet te sakrifikosh sikur edhe me viktima.Kushdo burr te ishte ne vend te Sales nuk mund te bante me shum bile me keq dhe mendoje o Brar se nje tranzicio mbas pesedhjete vjetve nuk eshte e lehte.Un per veten time jam rritur mire neqoftese per shum njerez mir ishte te haje dhe te visheje mire por un jetova ate qe linda e lir me goj ne vend por qe enveri na e lidhi te gjithve dhe per mua ishte persekucion.Kam par nje popull qe masakrohej dhe me bark bosh dhe kam menduar se kur te vinte nje dite keto fatkeqe kur te shpetonin nga ai qen do ishin me te bashkuar dhe me te dashur me njeri tjetrin se thon qe vuajtjet i lidhin me shum njerzit.........O zot me teper doli ne pah fytyra e shqiptarit ku eshte e kot te zgjatem se i dini edhe ju vete por desha te dal tek ajo qe Brari thote Sala dhe un them VET NJERZIT.Ne fund te fundit edhe neqoftese Sala ka gabime a nuk esht nje e KEQE ME E VOGEL SE NANO?Besoj se po ateher perse nuk ja dhane voten atij?Un mendoj se SHqipris i duhet nje njeri i ndershem dhe vetem Sala eka kete dhe kam kuptu se keto kohet e fundit edhe nje politikan i mir.Sa per Pangon mos e harro Pangon e para pese viteve qe nxirrte vrer kunder demokratikes......

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    per punen e Berishes

    sa teme interestante, kush mund ta udheheqe nje PD te re.

    Qe te shtrohet kjo pyetje, duhet thene se problemi i PD-se eshte se duhet nderruar udheheqja, apo duhet nderruar PD-ja, se per mua eshte e veshtire te ndahen PD-ja nga udheheqja e saj, ato jane nje. Pra puna eshte se duhet apo jo PD-ja, ajo PD qe kur kishte pushtetin beri cdo gje me keshilltare nderkombetare, dhe ajo c'ka beri vete ishin privatizimet- ku perfituan vetem ish-komunistet, -ndarja e tokes -ku vetem ato qe u takonte nuk moren toke, e keshtu me rradhe.
    Apo ajo PD qe e nxorri nga burgu Fatos Nanon e pastaj i kerkoi falje duke i thene se nuk te futem ne ne burg, por njerezit e tu e keshtu me rradhe.
    Apo ajo PD qe mbas -97's di vetem te humbe zgjedhje, e asnjehere as mbrendapermbrenda saj te mos kerkoje te vetekorrigjohet, ajo PD qe i ben thirrje intelektualeve vetem mbasi mbarojne zgjedhjet, sepse kur vijne zgjedhjet ajo cakton kandidate njerez nga rruga, ose ish komuniste te oreve te fundit, te '97-es, duke filuar nga Arben Imami e Prec Zogaj e deri tek bie fjala kryetari i bashkise se Elbasanit e bashkive te tjera,
    apo PD-ja qe e la te vritet ate shikasin demokrat ne '97-es ne Vlore.
    Apo kjo PD-ja qe tani i thane na vere ti presidentin, e del qe edhe presidenti ja paska patur me te futur. Po mire more zoteri, po sikur te fitosh zgjedhjet ti, me cfare njerezish do te qeverisesh, kur te thone na presidentin, na kryetarin e Shikut, na kryeprokurorin, e ty te dalin te gjithe tradhetare?

    Puna eshte se kjo PD-ja qe eshte tani nuk perfaqson me asgje nga populli demokrat, sic e quan Brari. Kjo PD perfaqson vetem nje grup fare te vogel teatral njerezish, si puna e atyre ekipeve sportive qe hyjne ne ndeshje vetem per te humbur, sepse dikush i paguan te humbin.

    Ajo qe thote Brari kur hapi kete teme, eshte vetem me minimalja e ekzistences se nje grupimi politik. Berisha duhet te pranoje paaftesine e vet elektorale perpara popullit demokrat duke i thene hapur se pavaresisht kontributit,- i cili eshte vetem historik, -ai nuk meriton me te drejtoje fushata elektorale,.
    Berisha duhet te pranoje qe ne shume raste, pavaresisht retorikes se te bertiturave, mbas -97 ka bere lojen e Fatos Nanos ne zgjedhje, dhe ndoshta i ka humbur edhe me vetedije si nje pjese e nje plani, ( fitorja e Edi Rames ne Tirane mund te jete argument per kete). Prove tjeter e kesaj eshte dhe fakti qe Berisha nuk kerkoi mocion mosbesimi per qeverine e Nanos perpara kongresit te tyre, kur kjo ishte dhe e mundshme, por me sebepin e tragjedise se 9-Janarit, beri sikur e kerkoi me vone mocionin, por nuk e fitoi.
    Qe takimet e Berishes me nderkombetaret duhet te jene kolegjiale, edhe kjo eshte me minimalja ne nje grupim politik qe i thote vetes se perfaqson vlera dhe jo njerez. Nuk eshte puna se jemi kurioze te marrim vesh se cfare flitet, por cdo votues i PD-se ndjehet i fyer kur sot i thohet se Nikolas Geixh eshte armik i shqiptareve, e neser i thohet se eshte mik i Shqiperise, kur sot i thohet se Azem hajdarin e vrau Fatos Nano, e neser del qe nuk paska qene Fatosi por dikush tjeter.
    Ajo loja me tre pole nuk do te thote qe sa here Fatos Nano te kete per te trembur ndonje nga vartesit e vet, atehere ti jape informacion Berishes qe ky te bertase ne konferenca shtypi sikur po denoncon korrupsionin.

    Nuk eshte puna se ne shqiptaret e kerkojme zgjidhjen vetem nga lideri, sic tha pak a shume Albo, puna eshte se keta lidere vertet po na marrin ne qafe. Ne qofte se njerezit mblidhen ku jane e ku s'jane, lene punet e tyre dhe dalin ne miting per Berishen ne mes te Tiranes, e pranojne qe te talle ****** me to Erion Brace e Mustafa Nano me Co me to,- dhe nga ana tjeter, Berisha qe i con ne miting ta dije qe me pare kotesine apo teatralitetin e ketij mitingu, atehere kjo i bie te jete zgenjimi me i madh.
    Teoria qe Berisha na duhet se eshte me i pranueshem se sa Nano, eshte perseri nje mashtrimi i radhes. Nano eshte aq i degjeneruar qofte si politikan qofte si njeri, e aq i dale boje, sa cdo intelektual me nje fare mbeshtetjeje, por me vendosmeri vullnet e ideliazem, do ti bente balle lehtesisht. Puna eshte se Berisha i ka zene frymen te gjitheve, dhe fatkeqesisht, kete stil e kane marre te gjithe ata qe punojne me PD-ne sot. Une po ju them se shume njerez te ditur, me para te ndershme, me shkollime jashte shtetit, do te pranonin qe te sakrifikonin disa vjet nga jeta e tyre, me kushtin qe te shkonim te gjithe se bashku ne fitore te zgjedhjeve, jo per te ndare poste sic po behet tani, por per te qeverisur. E kush qofte edhe prej juve emigrante qe diskutoni ne forum nuk do ta bente nje gje te tille, pra te kontribuonte ne fitoren e te djathes me kushtin qe te ishit edhe ju pjese e kesaj fitorej dhe t'ju njihej kjo, jo me flete lavderimi, por me gjera konkrete? Por, kur njerezit e dine se p.sh. ne '97-en shume njerez rrezikuan dhe u vrane per emrin e PD-se, te tjere humben vendet e punes, ndersa Imami e Godo e Mediu u hypen tankeve per te vrare Berishen, sot Berisha nuk therret asnje nga martiret e tij te 97 -es, qe ishte nje prove e madhe per te gjithe, por shkon dhe theret Imamerat, medirerat e plehrat.
    Sot Berisha po kerkon te afroje intelektualet: O.K. po sa garanci jep Berisha dhe si e provon qe do ti degjoje me vemendje ata kur te flasin, se po te jete nevoja, dhe kjo kerkon burreri, edhe do ta leroje vendin e vet te kryetarit, po qe se rezulton se ndonje intelektual ka potencial me te madh per te cuar te djathen ne fitore?
    Por Berisha perfundimisht ka provuar qe nuk e ka nje gje te tille. Ne fund te fundit, Fatos Nano e mori nga balterat dhe llumhanet e Parisit Edvin Ramen, kurse Berisha ka provuar se nuk ka bere perpjekje te kontaktoje asnje nga pasuesit e tij dhe qe u larguan mbas 97-tes, e keto jane prova te medha per Berishen.
    Nuk mund te flase Berisha per trafikun e droges, kur ka ne krah Fatmir Mediun, apo kur Sokol Oldashi shkon ne parlament rregullisht i dehur e te tjera si keto.

    Perfundimisht, Berisha qe nje droge e forte dhe ne doza te medha per popullin demokrat, por si pas cdo lloj droge, tani populli demokrat po vuan efektin e zgjimit dhe te daljes nga efekti i droges, e qe zakonisht shoqerohet me te vjella (marrje me politike ne kafe), irritim (deshire per tu larguar sa me pare nga vendi) e gjendje me te renda depresive e vetshkaterruese. Si per ironi, per te dale nga kjo gjendje depresive, shfaqen sharlatanet e "Mjaft", qe te thone se si ti largohesh droges(d.m.th. te besh protesta por pa politike)
    Nejse, neqofte se ke arritur deri tek kjo pike e shkrimit, tregon se ke vullnet dhe kohe te lire, dhe une sinqerisht te pergezoj dhe falenderoj per kete

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Une mendoj se nje koke e mire per te udhehequr pd ishte selami. Ne mungese te tij, ish ministri financave, ridvan bode eshte nje njeri shume i pergjegjeshem dhe me horizont per te prodhuar strategji qe mund te kundershtojne ose te balancojne epersine e socialistave ne kete drejtim. Ishte ridvan bode qe foli kunder piramidave atehere kur sala tha se paret e tyre ishin si uji detit, dhe kjo eshte nje arsye mese e mjaftueshme qe rrumpalla te kishte ikur me kohe e tja kishte lene vendin te tjereve.
    Ikja e saliut eshte njeshi per rimekembjen e opozites. Megjithate ai njeri kurre slargohet nga istikami. A e mbani mend rizgjedhien e tij president me duarttrokitje, so veshtire ai muhabet.
    Shume e zymte prespektiva
    kroksi

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Hek, do te bej nje pyetje qe do te cliroje nga mllefet dhe emocionet e mbledhura rreth nje individi si Berisha:

    Si e shpjegon ti faktin se Berisha eshte lider i PD, ka qene dhe vazhdon te jete? Merite e kujt eshte kjo?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Postuar mė parė nga Albo
    Hek, do te bej nje pyetje qe do te cliroje nga mllefet dhe emocionet e mbledhura rreth nje individi si Berisha:

    Si e shpjegon ti faktin se Berisha eshte lider i PD, ka qene dhe vazhdon te jete? Merite e kujt eshte kjo?
    Merita eshte e Sali Berishes dhe e gjithe atyre qe pas cdo zgjedhjeje shpresojne ne nje fitore bindese ne zgjedhjet e ardhshme.
    Merita e kujt eshte qe PD humbet nga njera zgjedhje ne tjetren?
    E mos na filloni tani me analiza vjedhjesh votash!

    PS.: Hek me fal qe tu futa pa rradhe!
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    NE SHqipri vetem negativja do fitoje siq ka fituar dhe se kjo eshte deshira e vete shqiptarit.DHe kam pare qe ndjehen te lumtur.Ne fund te fundit edhe ato qeveritar a nuk jane pjese e jona?

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    per Albon dhe te tjere

    Ka disa arsye qe Berisha ka qene, eshte e me cduket edhe do te jete ne krye te PD-se:
    1. Berisha e Nano me siguri duhet te jene pjese e nje plani te madh per te qene peng i politikes shqiptare, qe ne politiken shqiptare te mos hyje asnje force e vertet demokratike. Vetem ekzistenca e ketij plani sshpjegon se Berisha therret ne skene te gjithe armiqte e demokracise duke filluar nga mediu e deri tek Imami, Pashko e Zogaj. Vetem ekzistenca e ketij plani shpjegon se perse asnjeher takimet e Berishes me Xhefrin, Nikolas Geixh, e te tjere nderkombetare nuk behen asnjehere te hapura e publike; Vetm ekzistenca e ketij plani shpjegon masakren e prones, shpjegon dobesite e treguara ndaj ceshtjes se mionoritetit, Omonias e PBDNJ-se; vetem ekzistenca e ketij plani muns te shpjegoje hkete humbje te vazhdueshme te zgjedhjeve nga Berisha;
    2. berisha ka qene e do te jete ne krye te PD-se edhe per arsyen e thjeshte dhe deri diku banale sepse e ka privatizuar PD-ne, dhe ka bere monopol perfaqsimin e te djathtes
    3. Sepse "populli demokrat" eshte i zhenjyer e i lodhur per tu marre me politike te organizuar ashtu sic duhet, e mbetet ne kuadrin e llafeve. Edhe po te organizohet, klika ne pushtet i ka te gjitha mundesite per te asfiksuar nje cdo levizje politike qe eshte "Jashte planifikimit"


    tjeter gje:
    Ketu po flitet kaq shume per vjedhje vota: por te mos harrojme, se pavaresisht se kjo vjedhje votash eshte reale, ajo nuk e kalon koificientin me shume se sa 9%. "Arsyeja eshte se "populli demokrat" nuk shkon te votoje, dhe ai nuk shkon te votoje sepse PD-ja kujtohet per te vetem mbasi mbarojne zgjedhjet. Une te siguroj ty Albo qe strukturat e PD-se as nuk e kane idene se cilet njerez i kane per vete e cilet jo, cilet njerez votojne majtas, cilet votojne per PD-ne, cilet jane te pakenaqur nga PD-ja, cilet jane te lekundur, cilet jane intelektuale me potencial, si ti afrojme intelektualet- jo vetem per tribune e per sfond te Berishes, por vertet per te dhene mendime- e keshtu me rradhe. Per te mos dale pastaj tek listat e komisionet e votimit qe jane nje komedi e vertet nga ana e PD-se, se paguan gjithe ato komisionere, e ben gjithe ato marrveshje dypaleshe e nuk arrin dot te siguroje vetem nje fare rregulli ne votime. E pra une po te them se keto qe shkrova deri tani jane vetem detyrat minimale te nje organizate cfaredo partiake, dhe e PD-se, kryetari i se ciles eshte Berisha. Berisha ka qe ne 96-ten qe humb zgjedhje, dhe edhe ne ndonje bashki apo komune qe i fiton, i fiton me kandidate te marre nga e majta. Duke qene se keto humbje po perseriten, dhe Berisha nuk po ndryshon asgje, pervec ca pazareve qe ben me Nanon e Meten ne parlament, atehere kemi arsye te mendojme se ai nuk i ben gjerat nga budallalleku, sepse nuk mund te jete i tille, por i ben me vetedije te plote, me siguri si pjese e nje plani te madh historik per Shqiperine qe vetem ai e shume pak veta siai mund te kene ndonje ide. Shpjegimet e tjera per keto qe ndodhin jane te pamjaftueshme


    tani dicka tjeter per Albon: Nuk me pelqen kur me quan qe kam mllef e emocione apo shfryj per Berishen, sepse nuk ke te drejte te me gjykosh mua si person pa me njohur. Ne mund ta vazhdojme diskutimin edhe jashte forumit me e-mail-e, por mendoj se ne forum diskutuesit nuk duhen paragjykuar, dhe ne forum kane rendesi idete, dhe jo gjerat personale. Une fare mire mund te te quaj njeri qe akoma nuk i ka dale admirimi per Berishen, sepse me sa duket nuk ke qene ne Shqiperi per nje kohe te gjate. Biles admirimi yt per te eshte aq elegant sa ti duhesh shkundur njehere e mire qe te vish ne vete.

    Une asnjehere nuk mund te diskutoj per krahasim midis Nanos e Berishes: Puna eshte se Nano eshte Djalli, Satanai vete. Kete ne as nuk ka kuptim ta diskutojme. Ne diskutojme Berishen sepse vetem nje opozite e organizuar mund ta rrezoje Nanon dhe kaq.Dhe kete lloj organizimi tani per tani e ka ne dore vetem Berisha, jo me populli shqiptar, e as ti e une ne forum.

    Si perfundim, kerkoj falje n.q.s. kam fyer ndonje diskutues ne forum, por them se per ne duhet te kene rendesi idete, e jo se kush i shpreh ato. ne fund te fundit kjo eshte dhe mrekullia e forumit dhe internetit.

    hek

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Hek, lexoje ate qe ke shkruajtur me lart si pergjigje ndaj pyetjes sime, rilexoje dhe ke per te kuptuar se as vete nuk do te duket nje pergjigje bindese e llogjike, por nje pergjigje e ngritur mbi mllefe personale qe ti mund te kesh akumuluar per Berishen.

    Idete fantastiko-shkencore se gjoja nje konspiracion i madh ka ngjare ne Shqiperi, ku na rane nga qielli Nano e Berisha, zakonisht manifestohet nga ata shqiptare qe nuk jane ne brendi te politikes konstruktive dhe detyrimisht nuk mund te lexojne ate qe ka ngjare dhe ngjet ne Shqiperi.

    Ideja se Berisha ka "monipolizuar" PD eshte qesharake po te mendosh qe Berisha veten e tij e ka rrethuar me disa prej intelektualeve me ne ze dhe me te prirur ndaj mendimit te hapur e kritik. Kush eshte vasali i Berishes, Dr. Bamir Topi, apo Jozefina Topalli, Omer Stringa apo Ridvan Bode, Besnik Mustafaj apo Spartak Ngjela, etj etj. Keta jane elite ne Shqiperi dhe kontrasti me kundershtaret e vete politike eshte i dukshem dhe i thelle.

    Ideja tjeter se populli shqiptar eshte i lodhur nga politika, nuk eshte aspak e vertete pasi interesi i shqiptareve asnjehere nuk ka munguar mbi politiken, mjafton te lexosh ne kete forum dhe ke te menduar ndryshe. Ajo qe i lodh dhe dekurajon shqiptaret nuk eshte politika institucionale, por shkelja e lirive kushtetuese, manipulimi i hapur i votave qe del edhe ne ekrane televizoresh edhe ne faqe gazetash. Shqiptaret vuajne nga shkaterrimi i institucionit te votes dhe jo se u mungon deshira per te dhene kontributin e tyre ne jeten politike te vendit.

    Si mund te thuash nga nje ane: zgjedhjet u manipuluan, nga ana tjeter manipulimi ishte 9%? Nga e ke marre kete shifer pasi une nuk do te besoja as stataticienin me te mire te botes te me jepte shifra te tilla mbi zgjedhjet ne Shqiperi. Ne zgjdhjet e fundit lokale, PD fitoi ne bastionet me te medha ne jug te Shqiperise, ashtu sic faktoi manipulimet dhe vjedhjet ne Tirane, Durres e Shkoder, ku vetem ne keto 3 qytete mendohet te jete perqendruar 40% i gjithe elektoratit shqiptar.

    DIKTATURA FILLON ATEHERE KUR MANIPULOHET VOTA E SHQIPTAREVE DHE NE VEND NUK BEHET ME POLITIKE POR LUFTE SOCIALE. NJEREZIT E LIRE ZGJEDHIN TE VOTOJNE E TI BINDEN VULLNETIT TE SHUMICES SE NUK DUAN TI ZGJIDHIN MOSMAREVESHJET E TYRE ME ARME E FORCE SIC I ZGJIDHNIN TE PARET E TYRE.

    Ky eshte thelbi i gjithe debatit dhe kjo eshte arsyeja perse nga dita ne dite temperatura ne vend po ngrihet derisa te shpertheje, dhe ky shperthim nuk do te ndalet dot as me blinda e tanke dhe as me fjalet e Berishes apo kujtdo politikani.

    Tani po te jap edhe arsyet perse une mendoj se Berisha vazhdon te jete kryetar i partise demokratike:

    1. Eshte politikani i vetem shqiptar qe ka mbajtur te pastert figuren e vete publike duke mos u implikuar ne asnje afer korruptive apo kriminale qe eshte tipike per kundershtaret e tij politike dhe disa ish-njerez brenda partise se tij. Morali dhe imazhi i pastert publik bejne kontrast me kundershtaret e vet politike dhe rezonon me elektoratin e ndershem e patriot shqiptar.

    2. Punon me shume dhe ne menyre me konseguente se cdo lider tjeter demokrat. Mos harro qe Berisha, ndryshe nga Nano, nuk ia fali kush PD, por e ngriti vete me guximin dhe perkrahjen e njerezve liridashes. Ai i ka bere vend vetes ne PD dhe ne elektoratit shqiptar duke i qendruar besnik atij. Berisha eshte i vetmi politikan shqiptar qe ka qene ne krye te cdo fushate elektorale te partise se tij, edhe atehere kur ishte ne pushtet edhe tani qe eshte opozite. Eshte veshtire te gjesh njerez me perkushtimin dhe energjite e Dr. Berishes.

    3. Askush nga elita shqiptare nuk e lakmon postin e kreut te PD pasi askush nuk do te shkoje ne Shqiperi e beje politike me kundershtare te kalibrit Edi Rama, Fatos Nano, Ruci, Meta, etj. Keta jane njerez parazite qe po u shkeputen nga trupi i Shqiperise vdesin. Intelektualet e vertete jane te suksesshem jo vetem ne Shqiperi por kudo qe i hedh jeta ne bote. Ajo qe Berisha po ben eshte sakrifice pasi shume mire ai mund te zgjidhte ate jeten e qete qe zgjodhi edhe Ismail Kadare ne 1991 kur mori avionin drejt Frances.

    Dr. Berisha po ben ate sakrificen qe shume prej nesh qe zgjodhem te largoheshim nga Shqiperia nuk e beme.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    NE KRYE TE P.D MENDOJ DUHET TE JETE BAMIR TOPI OSE EDUART SELAMI NUK PO FLAS PER MERITAT APOMANGESITE E SALI BERISHES POR SHQIPTARET DUHET TE MESOHEN QE DUHET TI NDERROJN LIDERET E TYRE SE QENDRIMI PER NJE KOHE TE GJATE E NJE LIDERI NE KRYE SIEEL DIKTATURE .
    nuk ka rendesi

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e christina54
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    80
    Albo je i madh.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Telefonat 'Mobile' - Teknologjia e fundit
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 24-01-2012, 13:09
  3. Akademik Mark Krasniqi mos e mbani peng PSHDK-ne
    Nga ganimete nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 21-10-2009, 11:16
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 14:39
  5. LZHK: Dashamir Shehi do tė udhėheqė fushatėn e mbretit
    Nga rudo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-04-2005, 16:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •