Femra ne kemishe nate...
Ne dhomen e ngushte,
pertej endrres feminore,
Xhilda sperkat veten me parfum;
te tera shqisat i leshohen
para se tleshoje floke e kembe
zotrise tjeter qe pret ke dera.
ajo qe zbret shkallet drejt teje,
ose ajo qe ngjitet vazhdimisht ne mendjen tende
duke u bere mendimi me i larte,
Vajza keput nje hurme nga pema,
e ferkon pas shales, e pret dhe i jep atij gjysmen.
Dua te te tregoj dicka, i thote,
duke care me dysh faren me dhembe. Shiko,
i thote, duke i treguar cka ka brenda,
a e dije ti se farat e hurmes fshehin thika e pirunj?
ajo qe te arrin ty gjer
ne femijeri me nje te puthur,
Ne kembet e nje mali,
rrethuar nga dege ulliri, nje grua
kujton banjot me vajra te shtrenjta
dhe sferat rreshqitese te gjuhes se tij
nderkohe qe boshlleqet nen thonj i mbyten
zi-jeshil sa here qe ajo keput ullinj.
ajo kembezbathura ke porta,
ose ne divan duke lexuar,
Ajo perkulet mbi djep te shohe
foshnjen qe fle, pastaj tek kthehet
per te degjuar gerrhitesin burre ne krevat,
del nga dhom e gjumit dhe pa e ndezur driten
merr ne dore rrobat e femijes nga divani
dhe di c'permban kjo shtepi.
ajo qe varet nga ballkoni
te te hedhe shallin ndonje mengjes dimri
kur ti shkon per pune,
Ato kthejne filxhanet qe te kullojne
mbi gazete, dhe pas pak minutash u hedhin nje sy
brenda si te jene perendi duke pare poshte ne toke.
O Monda, therret njera, ke nje qivur ne shtepi,
duke pare fytyren e shoqes si tkurret
nderkohe qe lajmet e dites mbyten ne llum.
ajo qe shkruan ne erresire,
Mbas nje banjoje, nje vajze kontrollon veten
ne pasqyre. Ka humbur nja dy kile.
Mrekulli, qeshen. Ne kemben e majte,
mu lart te kellku, ve re dy a tre vija te shndritshme
shendeti. Ua, mendon ajo, duket tamam sikur
te mkete prekur dora e nje zane.
shpulla e dores se nje femre,
(prej asaj qe ja ndjen eren ne gishtrinjte e tu),
gishtat e se ciles mund tmos i shohesh kur te tmbysin,
Ajo qan heshtur tek lutet,
si nje foshnje e harruar ne deshperim,
qan ne shtratin e vdekjes
pellembe-mberthyer si mize,
mberthyer e duke pritur per nje rikthim
te jetes se saj ne duart e Zotit.
kjo ketu
Sakatja, ne shtrat,
mbetet po ajo balerine qe ka qene dikur.
Ngre krahet ne erresire,
pershperit nje kengez
dhe krahet vallzojne tere naten
si bredhat e gjelber ne ere.
dhe ajo qe seshte aty
kur ti kthen koken
Ne varrimin e djalit te saj 11-vjecar,
nena ngrin, si gruaja e Llotit,
brenda e jashte kohes, smund te qaje
kur e ulin arkivolin ne erresire,
vetem gervisht duart.
Eshte mishi qe vajton.
eshte femra qe rreshqet perposh
cdo femre qe do dashurosh.
Krijoni Kontakt