Ne keto 20 vitet e pluralizmit shqiptar, eshte zbatuar nje praktike e dyshimte ligjore, veshja me imunitet nga ligji per te gjithe deputetet, zyrtaret e njerezit e zgjedhur ne pushtet. Kjo ka krijuar nje deformim te dukshem te demokracise shqiptare, ku te zgjedhurit e sovranit popull gezojne nje imunitet ligjor qe nuk e gezon as vete sovrani popull qe i voton ne ato poste. Ashtu sic ka krijuar edhe mentalitetin e gabuar ne opinionin publik shqiptar se njerezit me pushtet nuk i ze e as nuk i ndeshkon ligji.
Kjo anomali i ka hapur udhen edhe korrupsionit e inkriminimit te politikes, pasi eshte me e lehte te kryesh nje krim apo afere korruptive kur nuk ia ke friken ligjit, se sa kur ia ke friken ligjit demokratik. Ky debat, pas 20 vjetesh ka filluar te behet edhe ne Kuvendin e Shqiperise keto kohet e fundit. Keshtu qe ne po hapim nje sondazh, per te marre mendimin tuaj per kete ceshtje.
- Jeni pro apo kunder imunitetit ligjor per njerezit e veshur me pushtet?
- A eshte kjo nje precedent shqiptar apo nje praktike qe e gjejme edhe ne demokracite e tjera?
- Cilat jane pasojat e ketij imuniteti nga ligji ne shoqerine shqiptare?
- A duhet qe ligji te veproje per te gjithe shtetasit njesoj?
Pasi te votoni, si ne cdo sondazh, jeni te lire te shprehni mendimin tuaj mbi kete ceshtje. Mund te lexoni mendimin e anetareve te tjere ne heshtje, por nuk eshte nevoja ta komentoni ate. Secili ka mendimin e tij dhe voten e tij.
Albo
Krijoni Kontakt