Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Lasgushi me ka thene

    I lutem Shigjetes, Henrit dhe Fiorit ta lene kete teme te pakten dy dite ketu ne kete faqe, sepse eshte shume me popullore se Enciklopedia Letrare.

    Me respekt Dikea


    Lasgushi per artin....


    ....Perse na duhet arti?
    pse torturohemi , me tere keto rima , ritme , vargje gjashte, shtate, tete, apo gjashtembedhjete rrokshe?
    C'rri ky Mikelanxhelo e pikturon tere ate tavan? Perse gedhend mermerin? C'do Bethoveni qe shkon rruges si i cmendur , duke kompozuar e levizur duart ?
    C'eshte ky mister? C'i duhet njeriut arti?
    jeta eshte e shkurter .Sa e shkurter eshte aq eshte dhe e rende Lindem me te qare, rritemi duke qare, humbim babane , nenen , te afermit , shokun , shoqerine, humbim te dashuren , dashurine, rinine , jeten shpresen..
    Per te gjitha keto dhimbje , njeriu kerkon nje ngushellim , nje kenaqesi Dhe keto i gjen te arti
    Prandaj ,misioni artit eshte te na jap nje kenaqesi esttike qe qendron permbi te gjitha keto mizerje te jetes
    Kendojme nje poezi , shikojme nje pikture .degjojme nje simfoni dhe kenaqemi ! Jeta na embelsohet, na behet e dashur ,e bukur.
    kete nuk e ndjejne te gjithe njerzit , prandaj dhe arti nuk eshte per te gjithe njerzit Eshte , per ata shpirtrat e larte ,qe e ndjejne Te tjeret gjejne te tjera kenaqesi .Hane , pine vishen , defrejne dhe kenaqen Ata ne nuk i shajme , as i percmojme sepse nuk e ndjejne apo nuk e duan artin Nuk eshte faji i tyre se arti eshte per shpirtra te tjere , te larte e me te tjera kulitete
    Arti eshte per nje pakice njerzish , per nje elite te zgjedhur shpirtrash te larte Ja te marrim poezine, ate me te miren Pjesa me e madhe e njerezve as qe e dine se ekziston Nje pjese e kane degjuar , por nuk e kane lexuar
    Nje pjese e di, e lexon , po nuk e ndjen , nuk e kupton dhe e harron.Nje pjese fare e vogel e di , e lexon , e meson , e perserit dhe kenaqet me te. Ndjen ate kenaqesi estetike te vecante , qe na i jep vetem artisti
    Po artisti perse krijon?Qe te na kenaq neve?
    Perse kendon bilbili?, Perse kendon bufi?
    Perse kendon qyqa? Grifsha ? Po per vete kendojne ! S'kendojne qe te na kenaqin ne! Ku e di bilbili se jemi ne , kur e mbush pyllin me kenget e tij?
    Po artisti , per ne krijon? Jo , krijon per vete !Tjeter pune pastaj , ne se krijimi i tij na kenaq dhe neve , por artisti i madh , krijon per vete.
    Pse Mikelanxhelo , e pikturoi kapelen Sikstina ? qe te kenaqte papen?Apo Kardinalin?Apo popullin injorant te asaj kohe! Jo more ! Ai e pikturoi qe te ngopej vet me artin e tij! Tjeter pune se ngopemi dhe ne
    Prandaj them , se misioni i artit eshte te na jape nje kenaqesi estetike , por ne rradhe te pare artistit , pastaj te gjithe te tjereve , qe mund ta ndjejne dhe shijojne
    E njejta gje eshte dhe me poezine
    Pse, mos e beri Danteja poezine e Beatrices , qe te kenaqte Beatricen? Beatricja , dhe ne ka ekzistuar , as e ka lexuar , se do te mos ket ditur shkrim..
    Perkunder ,Danteja e beri ate poezi , qe te shkarkonte potencialin e zemres se vet , qe te derthte atje shpirtin e vet , qe te kenaqej vete.Per vete e beri dhe jo per ne dhe as per Beatricen
    Po ne e lexojme dhe kenaqemi
    Ndjejme shume nga gjerat qe ka ndjer dhe ay vet ..
    Na dha, pra nje kenaqesi estetike
    Ecco ! Ky eshte arti!


    Marre nga libri i Petraq Kolevices: "Lasgushi me ka thene"
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Pogradec, me 29 Qershor 1977
    Nga tregimi i Anastas Kostandinit.

    Art do te thote Sempliēitet!

  3. #3
    E keni nxjerre per diskutim kete?
    Jo per gje po ka ca gjera qe nuk jane thene tamam aty ose qe mund te thuheshin edhe pak me ndryshe.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    pse jo?
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  5. #5
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    all art is quite useless

    oscar wilde

    art eshte t'i biesh murit me koke duke shpresuar se keshtu do gjesh nje tjeter rregull me vektor nga lart.

    pa emer
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #6
    Kullaq, "the weakest of all arguments is the one implied by authority" kshu qe varjanti ala Oscar Wille bie poshte i pari.
    Po s'tu mbush mendja vazhdonj une...

    Ore me verte keni qef te diskutojme ART-in? Eshte teme e icik si e natarrume.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    Pershendetje Dikea!

    E lexova me vemendje ate qe ke postuar ketu.Pa dashur te debatoj se e ka apo se ka vendin ketu(qe per mendimin tim eshte e mireseardhur ),po mundohem te jap mendimin tim.
    Deri diku pas gjysmes se keti shkrimi jam me autorin.
    Kam frike se autori duke dashur te flas per Lasgushin rreshqet e flet dhe per Behlulin.
    Vertete bilbili nuk kendon per ne,por kendon per bilbieshen e vet ama,e ne s`ngopemi se degjuari se si i kendon.Dhe aji kete se ben as ne vjeshte e as ne dimer por ne pranevere,kur e ndjen se e ka prane.
    Vetetima qendron ne qiell.Eshte e fshehur ne miljarda e miljarda jone dhe flen e qete.Mjafton nje kontradite atje ne ajer,nje perplasje e rrymave te ftohta e te ngrohta te ajrit,qe aji te jonizohet dhe te shohim se si krahet kilometrik te vetetimes te cajne hapesirat duke u bere shpesh shkaterrimtare.
    Jam me ate qe quhet akomulim,por pa nje shkak,pa nje shtyse,aji nuk shperthen,pra do shkonte ne hiq se bashku me ate qe e mban.
    Nese Betricja nuk e lexoj dot ate qfare u shkrua per te, se nuk dinte shkrim ,ju siguroj se ja ka lexuar Danteja duke e puthur bile.
    Ah,po!Ne kemi nje fat: -se prej dashurise,zemres dhe pa dyshim gjenise se tyre te madhe,kenaqemi.
    Shkruan per shpirtin e vet(ku hyjne dashuria,lumturia,mjerimi e cka me),por nga qe kishin aq shume mbeti dhe per ne mjaft.
    Nuk ben te mendohet se artisti e sidomos poeti do shkoj ashtu symshele ne boten qe e rrethon pa u ngacmuar nga ajo.
    Te mos harrojme se flet(apo flitet),Lasgushi,qe brodhi areoportet e Evropes pas syve qe e bene per vete.
    %

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Sokol,

    pse kaq lakonik ? hapju shoqerise (lol);
    jam vertete kurioz per cdo lloj opinioni mbi Lasgushin.
    gjtm.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kėto vargje i shkrova se e kam mė lehtė tė shpreh veneracionin pėr Lasgushin dhe Kolevicėn!

    O Zot mė fal po pate kohė!
    kam bėrė mėkat, qė kam krijuar?
    kurr s'jam ankuar!... e kurr s'jam lodhė...
    se pėr tė tjerėt gjithmon kam shkruar!

    s'e kam menduar nė jetėn time
    tė jap mesazhe, e tė marr lavdi...
    herė pak i trembur, herė zemėr trime
    u fala vargjeve veē dashuri!

    Nėse diku nė mes tė vargut
    apo nė strofė tė poezisė
    ka gjetur vehten shpirti i mardhur
    sėmurur keqas prej xhelozisė

    le t'a mbyll librin, t'a lėrė mėnjanė
    ai poezisė s'i pėrket fare!!!
    Kjo Mbretėri pafund, paanė...
    nuk i pranon trutė ziliqare.

    Mos m'a lėndoni Nositin plak!
    Mjeshtrin e madh Lasgushin tim!
    Nga vargu i Tij, morra pak gjak
    teksa po vdisja pėr Dashurinė.

    Mushti i vargut ish si nektari
    qė na dhą forcėn tė dashurojmė
    Mbete tek njerzit Dashnoro-Madhi!
    Mbete tek zemrat Gjoli me Kėngė!

    Agimi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    koregjim:
    strofa e fundit:

    Mushti i vargut ish' si nektari
    qė na dhą forcė tė rrijmė nė kėmbė!
    Mbete tek vargu Dashnoro - Madhi!
    mbete tek zemrat Gjoli me Kėngė!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vleresime per Lasgush Poradecin
    Nga Dita nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 01:07
  2. Lasgushi , te Bijat dhe miqte.
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 23:14
  3. Lasgush Poradeci, ky shpikės harmonish
    Nga shigjeta nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 13:04
  4. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •