LAÇ

Mesjeta shqiptare gjithnjë e më shumë po tremb me dramat e saj. Rikthimi i qirinjve në këtë shekull të ri, mesa duket po kthehet në një biznes të dety-rueshëm vdekjeprurës. Një dritëz e vogël dhe fare e zbehtë, e cila ndriçon banesat e shqiptarëve në këtë dimër të ftohtë dhe të egër, po kthehet në një kanibal të vërtetë. Janë zhurritur mes flakëve të zjarrit gjyshja dhe nipi i saj 7-vjeçar. Pamja që ka zbuluar mëngjesi në familjen e Valentin Ruçit nuk mund të përshkruhet me fjalë. Mbi një divan, karbonizuar krejtësisht 53-vjeçarja dhe mbi një krevat të vogël, me yë brend-shmet pjekur vogëlushi që sapo kishte nisur të mësonte shkronjat e abetares. E gjithë kjo skenë makabre, për një gjë shumë të qenësishme-vetëm për pak dritë, se errësira është shoqëruesja e përhershme e një jete tjetër


Ngjarja
Gjyshja ka preferuar të flejë me nipin e saj në dhomën e gjumit, kurse dy bashkëshortët Ruçi së bashku me dy fëmijët e tjerë (Griseldën 3 vjeçe dhe Monetin dy muajsh) në një dhomë tjetër të banesës. Meqë Elvisi i vogël trembej nga nata (lagja ishte dy ditë pa drita), në dhomën ku flinte ai kanë lënë një qiri të ndezur, pa menduar se ajo dritë e zbehtë do të ishte e dërguara e vdekjes. Rreth orës 3.30 dhoma e gjumit është përfshirë nga flakët. Gjithçka ka ndodhur shpejt, shumë shpejt. Marte Ruçi dhe Elvisi kanë mbetur mbi shtrojet e tyre. Aty kanë dhënë shpirt. I zoti i shtëpisë ka vrapuar për ndihmë, por gjithçka ka qenë e kotë. Ai nuk ka mundur të hyjë në dhomë e të shpëtonte djalin. "Zjarri nuk më la të futesha në dhomë. Djali më lutej, por nuk kisha se çfarë të bëja, i thoja të hapte derën, por nuk doli dot", thotë me lot në sy Valentini, babai i Elvisit. Flakët kanë ngritur në këmbë gjithë fqinjët, të cilët kanë thyer xhamat e penxhereve të banesës që të dilte flaka jashtë. Në errësirë ka qenë e pamundur të gjendej adresa e zjarrfikësve. Komshijtë kanë lajmëruar policinë, ndërsa blutë zjarrëfikësit, të cilët kanë mbërritur afër pallatit ku ndodhi tragjedia (në lagjen 4 të qytetit të Laçit, në katin e dytë) gjysmë orë me vonesë. Pavarësisht përpjekjeve, dy pjesëtarë të familjes Ruçi janë karbonizuar brenda në shtëpi, e cila është djegur vetëm pjesërisht (vetëm dhoma ku ishin duke fjetur dy viktimat).

Morti
Vetëm pas pak orësh nga ngjarja e dhimbshme familja Ruçi ka hapur dyert e mortit. Loti i familjarëve ka ngrirë dhe fjalët janë copëtuar në vaj për Elvis Ruçin i cili i tha lamtumirë kësaj jete sa moderne aq dhe të varfër, pa mundur të provonte, të shijonte, gjërat e mrekullueshme të saj, që ka pamjen e një xhungle të vërtetë në Shqipëri. Të afërm, qytetarë kanë shkuar për ngushëllim në familjen e dy viktimave, mbi dy arkivole shtriheshin të përçudnuar nga flakët gjyshe Marta dhe nipi i saj i vogël. Për ngushëllime kanë shkuar edhe krerët lokalë të Laçit.


Babai: E kam peng gjithë jetën që nuk e ndihmova dot tim bir!!

Askush nga të afërmit nuk ka guxuar të prekin kufomat e Marte e Elvis Ruçit. Për katër orë trupat e shkrumbuar e 7-vjeçarit dhe të 53-vjeçares kanë ngelur aty mbi shtretërit e tyre. Familjarët dhe komshijtë kanë filluar vajin mbi kokat e tyre. Në orën 7.30 kanë mbërritur punonjësit e komunales me dy arkivole. Ata kanë kapur me kujdes kufomat dhe i kanë vendosur mbi arkivole. Më pas gjyshe e nip janë vendosur në një dhomë dhe ka filluar morti. I pikëlluar, babai i Elvisit, Valentin Ruçi, thotë: "Nëna dhe djali mund të kishin shpëtuar, nëse do të kishin ardhur me kohë zjarrfikësit. Ata mbërritën 30 minuta me vonesë, atëherë kur zjarri po shuhej. Më ka ngelur peng në zemër që nuk munda ta shpëtoj tim bir, i cili më është lutur për afro dhjetë minuta që unë t'i shkoja në ndihmë". Të gjithë janë të revoltuar. Drama ka ndodhur për shkak të mungesës së energjisë elektrike.


Qarku elektrik djeg shtëpinë e policit në Bajram Curri.

Zjarri ka djegur plotësisht një banesë të enjten në mbrëmje në Tropojë me gjithë çfarë ka pasur brenda. Banesa e Arben Kuliçit, banor në qytetin e Bajram Currit, njëkohësisht efektiv i komisariatit të këtij qyteti është shkrumbuar plotësisht. Sipas policisë, viktima në njerëz nuk ka patur, por është shkrumbuar gjithë shtëpia. Ndonëse reagimi i komshinjve dhe i zjarrfikseve ka qenë i shpejtë, përveç shpëtimit të njerëzve, asgjë tjetër nuk ka mundur t'u shpëtojë flakëve. Kuliçi është polic i komisariatit të Bajram Currit dhe tani ka mbetur pa strehë, në një kohë që Bajram Curri është i mbuluar nga bora dhe temperaturat janë shumë të ulëta. Shkak sipas hetimeve për djegjen e shtëpisë ka qenë një qark elektrik, megjithatë heimet mbeten ende për t'u plotësuar. Një vit më parë një tjetër polic i Bajram Currit, Besnik Pecmarku, humbi në flakë, përveç shtëpisë dhe vajzën e tij 2-vjeçare.

Shpirt Njeriu