Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Ku Po Shkon Bota Ne Kete Shekull

    BOTA NE FILLIM NE MILENIUMIT TE RI


    Muhidin AHMETI



    Popullsia e botės arriti nė 6 miliardė disa javė pėrpara fillimit tė mijėvjeēarit tė ri. Megjithatė, kapėrcimi i kėtij kufiri kohor nuk ėshtė rast pėr kremtime nė njė botė ku 1.2 miliardė njerėz janė tė uritur, 1.2 miliardė tė tjerė nuk kanė ujė tė pastėr dhe pothuaj 1 miliard tė rritur janė analfabetė. India, e cila arriti shifrėn 1 miliard para pak kohėsh, sė bashku me Kinėn si i vetmi anėtar tjetėr i klubit "1 miliard", ėshtė njė prej shumė vendeve qė ende nuk po i trajtojnė seriozisht problemet e tyre tė popullėsisė ose probleme tė tjera shoqėrore qė lidhen me to. Megjithėse gati 53 pėr qind e fėmijėve indianė janė tė nėnushqyer dhe me nėnpeshė, qeveria ka shpenzuar njė pjesė jashtėzakonisht tė madhe tė burimeve tė saj pėr t'u bėrė njė fuqi bėrthamore. Si rrjedhojė, India ka nderin tani tė zotėrojė njė arsenal bėrthamor pėr tė mbrojtur pėrqendrimin mė tė madh tė njerėzve tė varfėruar qė jetojnė mbi tokė.

    Bashkė me fillimin e shekullit tė ri po shfaqen disa prirje mjedisore tė konsoliduara qė po i japin formė sė ardhmes sė njerėzimit. Ne po i pėrmendim shtatė prej tyre sa pėr ilustrim, pa dashur t'i komentojmė, pėr shkak tė karakterit tė kėtij shkrimi. Ato janė: rritja e popullėsisė (supernataliteti), rritja e temperaturave, rėnia e nivelit tė ujit, ulja e sasisė sė tokės sė punueshme pėr frymė, shkatėrrimi i zonave tė peshkimit, zvogėlimi i pyjeve dhe zhdukja e llojeve tė bimėve e tė kafshėve. (Bota nė vitin 2000)

    Me rritjen e popullėsisė, zvogėlimi pėr frymė i sasisė tė secilit prej kėtyre burimeve natyrore rrezikojnė jo vetėm cilėsinė e jetės, por nė disa kushte tė caktuara edhe vetė jetėn.

    Njė nga prirjet mė shqetėsuese nė kėtė fillim shekulli ėshtė mėnyra me tė cilėn sėmundjet infektive (ndėshkimi i shekujve tė kaluar) po shkatėrrojnė shoqėritė nė Afrikėn Nėnsahariane. Rreth 23 milion afrikanė po e fillojnė shekullin e ri me nje dėnim me vdekje tė detyruar prej virusit AIDS (HIV). Pėr herė tė parė nė kohėt moderne jetėgjatėsia, ky tregues i pagabueshėm i zhvillimit, po bie nė njė rajon tė madh siē ėshtė Afrika Nėnsahariane duke kėrcnuar tė ardhmen ekonomike e tė 800 milionė njerėzve qė jetojnė nė tė. Nė disa vende epidemia e HIV po e shkurton jetėgjatėsinė me 20 vjeē ose mė shumė. Nė Zimbabve, pėrpara se AIDS tė bėnte kėrdinė, jetėgjatėsia mesatare ishte 65 vjeē, ndėrsa nė vitin 2010 ajo ėshtė parashikuar tė bjerė nė 39 vjeē. Me njė popullėsi nė tė cilėn rreth njė e pesta e tė rriturve ėshtė e infektuar prej kėtij virusi, Afrika po humbet shumė prej agronomėve, inxhinierėve dhe arsimtarėve qė i nevojiten pėr tė ruajtur qėndrueshmėrinė e zhvillimit. Nuk ėshtė vetėm Afrika qė ėshtė goditur nga kjo murtajė e pashėrueshme qė e trashėgojmė nga shekulli i kaluar, por edhe shumė vende tė tjera tė zhvilluara siē janė SH.B.A., Evropa, etj, vende kėto, tė cilat, tashmė njė kohė tė gjatė pėrjetojnė njė krizė tė thellė tė intelektualitetit tė vėrtetė, spiritualitetit tė vėrtetė dhe moralitetit tė vėrtetė, me njė fjalė pėrjetojnė krizėn serioze tė vlerave universale.

    Ėshtė njė gjė qė shqetėson, jo vetėm popujt e vendeve a kontinenteve tė pėrmendura, por gjithė botėn, e ajo ėshtė tė kuptuarit se problemet dhe fatkeqėsitė e paraqitura nė njė vend tė botės, me shpejtėsinė mė tė madhe pėrhapen nė gjithė botėn. Duhet tė dijmė se jetojmė nė kohėn e njeriut planetar, ku kufijt fisnor, regjional, nacional, fetar e tjerė po e humbasin rėndėsinė e tyre. E dimė nė mėnyrėn mė tė sigurt, si asnjėherė mė parė, se jemi lloji i vetėm i qenieve tė gjalla nė Tokė dhe se nė kėtė kuptim, jemi njė tėrėsi e pandashme nė raport me diēka tjetėr dhe me dikė tjetėr. Jemi mė tė vetėdijshėm se asnjėherė mė parė pėr lidhmėrinė organike dhe pėr pėrcaktueshmėrinė e fatit tė jetės njėrėzorė nė tokė. Asnjėherė mė parė sikurse nė kohėn tonė, ngjarjet, nė cilėn do pjesė tė planetit tonė nuk kanė qenė aq tė lidhura edhe me fatin e secilit prej nesh veē e veē apo edhe si grup.

    Rasti i Ēernobilit nuk ėshtė ēėshtje vetėm e njė regjioni, ideologjie, kombėsie, apo religjioni, por ėshtė njė rast qė na pėrket tė gjithė neve, sepse ndodhi nė shtėpitė tona dhe tmerrėsisht gjėmoi edhe mbi kokat tona; rezultati i luftės sė pashpallur kundėr natyrės qė po e zhvillon tashmė njė kohė tė gjatė njeriu i kėsaj kohe, ėshtė jo i sigurt, por lehtė mund tė vėrehet se njeriu, si duket gjithnjė e mė shumė po ngadhėnjen mbi natyrėn, e cila ėshtė lodhur nga ndotja gjithnjė e mė e madhe, duke u shndėrruar nė problem ekologjik qė dita ditės po globalizohet me pėrmasa planetare dhe po kėrcnon botėn si njė bombė atomike e llojit tė vet; po pėrhapen me pėrmasa poashtu globale fushat e produksioneve kulturore, informacionit dhe dėfrimit, lėvizjet politike, terorizmi droga, Sida; globalizohet stili dhe mėnyra hedoniste e jetės. Pikėrisht mondializimi i kėtyre ēėshtjeve (tė jetės sė pėrditshme) na shtyejnė nė arenėn planetare tė intresave e kėrkesave, dėshirave e mendimeve, ideve e ideologjive tė konfliktuara, ku nė mėnyrė tė domosdoshme duhet rregulluar normat dhe parimet themelore, nė mėnyrė qė globalizimi tė mos jetė "mallkim", por "bekim" pėr njerėzit. Helmet kimike pėr vrasjen e qetė masive tė njerėzve qė i ka prodhuar njeriu i kohės sonė, ēdo ditė e mė shumė shkaktojnė frikė nė zemrat e njerėzve; nuk mund tė themi se nuk dimė sa njerėz - gra e fėmijė tė uritur ka sot nė botė, shumė prej tė cilėve vdesin nga uria; nuk mund t'i mbyllim sytė as para faktit qė nė vend tė trandėfilave, tanksėt, nė vend tė fqinjėve ushtarėt gjenden para shtėpive tė shumė banorėve tė planetit tonė, por edhe tė vendit tonė; e mbi tė gjitha qėndron fakti qė njeriu i sotėm ka mundėsi tė shkatėrrojė jetėn e gjithmbarshme nė tokė. D.m.th. teknologjia moderne e ka rritur fuqinė njerėzore nė kufij deri mė tani tė panjohur, nė kufij, tė cilėt mė parė as qė janė imagjinuar. Ajo ėshtė fuqi mbi materien, mbi jetėn nė tokė, mbi njeriun; ajo edhe mė tej po rritet me njė shpejtėsi tė rrufeshme.

    Nuk do tė zbulojmė asgjė tė re, nė qoftė se themi se njeriu si njeri, e jo si konsumator, po pėrjeton krizė tė rėndė. Ėshtė rrezikuar nga vetė vepra e tij. Nė shkencė, nė teknikė dhe nė industri, nė tė gjitha ato nė tė cilat ka pasur shpresėn mė tė madhe, ka pėrjetuar dėshprimin mė tė madh. Nga tė gjitha kėto, i ka dalė tani pėrpara vetėm fuqia brutale, e cila e kėrcėnon edhe ta asgjesojė.

    Rreziqet e shkaktuara nga pushtimi i njeriut mbi natyrėn janė shumė mirė tė njohur qė tė shpjegohen ata nė detaje. Pėr njeriun modern, natyra ėshtė bėrė e desakralizuar, prandaj ky proces vetvetiu ka arritur nė pėrfundimin e vet logjik vetėm te njė pakicė e vogėl njerėzish (tek shkencėtarėt). Nė kėtė rast, natyra merret si diēka qė shfrytėzohet dhe nga e cila duhet pėrjetuar kėnaqėsi deri nė masėn mė tė madhe tė mundshme. Mė tepėr se njė grua e martuar, me tė cilėn njeriu jo vetėm qė kėnaqet, por ndaj tė cilės edhe ėshtė pėrgjegjės, pėr njeriun modern, natyra ėshtė bėrė si njė prostitutė - me tė cilėn kėaqet pa kurfarė ndjenjė obligimi e pėrgjegjėsie ndaj saj. Vėshtirėsia, ndėrkaq, ėshtė qė gjendja e natyrės sė prostitutuar bėhet e tillė qė ēfarėdo kėnaqje e mėtejshme me tė ėshtė bėrė e pamundshme. Dhe nė tė vėrtetė, ja pėrse shumė njerėz kanė filluar tė brengosen pėr gjendjen e natyrės.

    Me fuqinė e egoizmit tė vet, njeriu modern nuk e prish vetėm rendin nė natyrė, por edhe rendin nė natyrėn e tij vetanake. Nėse dikur njeriu i frikėsohej natyrės, sot natyra i frikėsohet njeriut. Nė qoftė se deri vonė njeriu i gėzohej pėrparimit tė tij teknologjik, tani ai pėrparim e brengos atė. Nė qoftė se njeriu dėshiron tė ēlirohet nga shprehitė e vjetra morale, Sida e paralajmėron se duhet paguar haraēin e shkeljes sė normave tė konfirmuara morale. Nėse njeriu dikur ka ngadhėnjyer me fuqinė e armės, urrejtjes, ekskluzivitetit dhe me dėshirėn pėr fuqi abslute, sot fitorėn e tij mund ta realizojė vetėm me forcėn e fjalės sė mirė, dashurisė, kooperimit dhe me dėshirėn pėr njė jetė moralo-etike.
    Pėr tė pasur mė tė qartė se ēfarė po ndodh sot me ne dhe njerėzimin nė pėrgjithėsi, po sjell disa citate rrėnqethėse nga libri "Bota nė vitin 2000".

    - Mė shumė se njė milion veta vdesin nė vit nga sėmundje profesionale duke kaluar kėshtu edhe numrin e vdekjeve pėr shkak tė aksidenteve rrugore, luftėrave apo llojeve tė tjera tė dhunės.

    - Ēdo qenie njerėzore sot ka nė trupin e vet afėrsisht 500 kimikate sintetike qė nuk i kishte nė vitin 1920.

    - Popullėsia e planetit tonė 6 miliardė njerrėz nė vitin 1999, pritet tė shtohet me 2.6 miliardė tė tjerė nė vitin 2050 dhe pothuaj se e gjithė rritja do tė jetė nė pjesėt mė tė varfėra tė botės, nė vendet nė zhvillim.

    - 23 vende tė industrializuara zotėrojnė mė shumė se 62 pėr qind tė linjave telefonike nė botė, edhe pse ato nuk kanė mė shumė se 15 pėr qind tė popullėsisė sė globit.

    Pėr pasojė nga sa u tha mė lartė, besoj se nuk ėshtė e tepėrt tė shtrohet pyetja:

    "Planeti Tokė ėshtė foleja e ngrohtė e jetės apo shtrati i saj i vdekjes? Me nepsin e pangopur pėr t'u pasuruar si dhe me injorancėn e fajshme, njeriu po kėput degėn ku mbahet, po shkatėrron burimin e vet jetėsor. Si mund tė parandalohet kjo katastrofė sa nuk ėshtė vonė?

    Nuk besoj se ka njeri nė kėtė planet, tė cilit nuk i intereson e ardhmja e tij. Natyrisht, dikujt kjo pyetje i intereson mė shumė, e dikujt mė pak. Disa tė ardhmen e tyre e shohin ne kuadėr tė rrethit lokal, e tė tjerėt e lidhin atė me tė ardhmen e planetit. Sot ėshtė njė numėr i konsiderueshėm i atyre, qė tė ardhmen e palnetit e lidhin me galaktikėn. Personalisht ndaj mendimin me ata njerėz, tė cilėt tė ardhmen e shoqėrisė njerėzore nuk e lidhin vetėm me pėrpjekjen e shkencės qė me tė arriturat dhe zbulimet teknike tė pėrparojnė kualitetin e jetės nė planet. Shkenca e tillė mundohet tė na bind se nuk duhet tė shqetėsohemi pėr resurset e tokės, sepse planetėt fqinjė kanė potencial nga i cili, me teknologji tė caktuara, mund t'i plotėsojmė kėrkesat e njerėzimit pėr tė mirat materiale. Shkenca e tillė mbėshtet filozofinė e shoqėrisė konsumatore, duke harruar faktin qė e ardhmja e gjinisė njerėzore nė kėtė planet varet, para se gjithash, nga transformimi ideor i botėkuptimeve mbi jetėn dhe botėn. Tragjedia e kohės sonė ėshtė se individi dhe shoqėria janė fiksuar nė kohė pėrmes doktrinave shkencore, qė kalojnė nga njė gjeneratė nė tjetrėn dhe nuk lėnė mundėsi qė tė shkėlqejė bota e brendshme e njeriut.

    Fuqia e brendshme e njeriut, fleksibiliteti dhe fuqitė tjera edhe mė tej janė objekt pėrqeshjeje nė rrethet e ndryshme shkencore. Dominon njė qėndrim i fortė i njeriut tė sotėm qė ai ėshtė zoti i natyrės dhe "kurora e krijimit". Ky kompleks i superioritetit manifestohet si vetėdije globale e njerėzimit. Nga pozicioni i tillė, me ndihmėn e teknikės dhe teknologjisė sė arritur, nxitojmė pėr nė ardhmėri pa njė perspektivė tė qartė dhe nė mėnyrė tė pamėshirshme shkatėrrojmė bazėn pėr realizimin e ėndėrrave tona. Duke u besuar vetėm mundėsive teknike kemi humbur lidhjen me njeriun, me tokėn, me gjithėsinė dhe me Zotin.

    Pėr ne ėshtė krejtėsisht normale qė besojmė se bota pėr shkak tė zhvillimit tė vazhdueshėm tė dijes dhe teknikės njerėzore pėrparon drejt gjendjes edhe mė tė mirė edhe mė tė rregulluar. Gjithashtu e shohim si normale qė tėrė jeta sa zgjat tė kalohet nė synimin pėr fitimin e pronės private, qė njerėzit tė garojnė pėr prestigj me tė mirė pėrmes grumbullimit tė pasurisė materiale, qė zhvillimin e qytetėrimit e vlerėsojmė nė bazė tė pėrparimit nė planin e prosperitetit material.

    Nė tė vėrtetė jeta jonė ėshtė jetė garuese, agresive dhe ambicioze, ose e tėrhequr, skeptike dhe defanzive.

    Ēfarė janė ato forca lidhėse qė na pengojnė tė tejkalojmė tė konceptuarit egocentrik tė jetės, tė vendosim ekuilibėr tė harmonizuar dhe tė pėrvetėsojmė njė qėndrim mė univerzal, ku nuk do tė jemi tė ngjeshur nga ajo forcė e padukshme nė polet e ekstremiteteve.

    Ajo forcė, nė tė vėrtetė, ėshtė fuqia destruktive dhe vrastare e botėkuptimit tonė ekzistues mbi botėn.

    Se botėkuptimi i tillė ėshtė i tėri i pėrshkuar nga forcat destruktive, kjo lehtė mund tė shihet edhe nga analizat e problemit ekologjik si ndėr problemet qė njėsoj rrezikon tėrė njerėzimin, tėrė planetin, pavarėsisht nga" meritat" e grumbullimit tė tė mirave materiale.

    Pėr tė pasur njė pasqyrė mė tė kuptueshme tė botėkuptimit ekzistues, do tė duhej kaluar nė mėnyrė analitike nėpėr tė gjitha fushat shkencore qė e kanė pėrmbyllur sistemin nė tė cillin tani jetojmė, tė cilin e meritojmė duke u frikėsuar paranoikisht pėr tė gjitha format e ekzistencės dhe tė qenit tonė.

    PERGJEGJESIA E MENDJES NE BOTEN BASHKEKOHORE

    Qė nga fillimi i kohės sė ilumunizmit e kėndej, bota bashkėkohore, duke i besuar mendjes si element i vetėmjaftueshėm, merret me ndriēimin e fenomeneve botėrore, me reduktimin e nocionit "shenjtė" e tė parimeve qė tejkalojnė kufijt e intelektit, d.m.th. "lutjen" e bėn eksluzivisht nė "tempullin e mendjes". Kėshtu arritem nė kohėn, kur mendja e thatė dekartiane, njė kohė nė konfrontim me legjendat, tani edhe vetė ajo u vesh me unifromė legjendash, ndėrsa e vėrteta e mendjes zuri vendin e tė vėrtetės sė Shpalljes dhe brenda vetes filloi tė kultivojė synimin pėr mbizotėrimin e tė gjitha aspekteve tė ekzistencės njerėzore dhe elaborimin e tyre tė mbėshtetur nė mendje. Duke e ndjekur Niēen, mendja dekartiane mendon qė Zoti, nė tė cilin besonin tė gjithė, tani ėshtė i vdekur. Kėshtu intelekti dhe vullneti i njeriut u vunė kundruall vullnetit tė Zotit. U zhduk synimi pėr udhėtimin shpirtėror drejt Qiellit dhe nė kufijt e rruzullit tokėsor, filloi kėrkimi i pėrgjigjieve pėr ēdo pyetje. Bota dhe ēfarė ka nė tė, u konsiderua refleksion i ndjenjave dhe i tė kuptuarit njerėzor. Njeriu gjykoi qė ai ėshtė vetė Zoti, kėshtu qė robi, deri dje i pėrkushtuar, sot u bė Zot i fuqishėm, urdhėrdhėnės dhe njė burim fuqie i pakrahasueshėm me asgjė. Mirėpo, njeriu nuk e diti se me "shpalljen e vdekjes sė Zotit tė Niēes", u shpall edhe vdekja e vetė njeriut. Sikurse ishim dėshmitarė tė shekullit tė kaluar, bota digjej dhe po digjet nė zjarrin e krizės sė racionalitetit, krizė tė ciėn e krijoi ai vetė.

    Domethėnė ajo qė ndodhi nė periudhėn pasmesjetare nė Perėndim ishte eliminimi i nivelit mė tė lartė tė realitetit, si nė rrafshin subjektiv, ashtu edhe nė atė objektiv. Nuk kishte asgjė te njeriu mė tė lartė se mendja e tij dhe asgjė mė tė lartė nė botėn objektive se ajo qė mund ta kuptonte mendja me anė tė shqisave normale tė njeriut.

    Njeriu nė konceptin modern paraqitej si qenie e thjeshtė tokėsore, "i lirė" nga Qielli, zot i plotė i fatit tė tij vetanak, i kufizuar nga toka, por njėkohėsisht edhe zot i tokės, i harruar pėr ēdo realitet eskatologjik, tė cilin ai e ksihte zėvendėsuar me njė gjendje tė ardhshme pėrsosmėrie nė kohė profane historike, indiferent, e nėse jo edhe krejt nė kundėrshtim me botėn e Frymės e tė kėrkesave tė saj dhe me mungesėn e plotė tė ndjenjes pėr tė shenjtėn.
    Seyyed Hussain Nasr tergon pikėrisht pėr njė problem me tė cilin merret Heideger, Adorno, Horkheimer, Gadamer dhe shumė filozofė tjerė gjermanė. Problemi konsiston nė pyetjen: A po e pėson sot njerėzimi pėr shkak tė mungesės sė dijes (egzoterike), apo ndėrkaq, e pėson pėr shkak tė tepricės sė asaj diturie? Nasėr shkon edhe njė hap mėtej dhe thotė se mungesa e sė shenjtes, dijes shpėtimtare (e jo e dijes egzoterike dhe kuantitative) e solli njerėzimin nė kollaps tė gjithmbarshėm, buzė greminės e katastrofės sė paparė ekologjike. Nė tė vėrtetė po ndodh njė dramė pėr tė cilėn shumė njerėz nuk janė tė vetėdijshėm, dramė nė tė cilėn po zhduket dinjiteti i jetės dhe vdekjes, nė tė cilėn njeriu merr prerogativat e Absolutit, filozofia dhe poezia e tij e sotme moderne mė shumė i ngjajnė klithmės kundėr Qiellit se sa ndonjė lidhjeje tė bukur mendimesh a harmonie fjalėsh! E sot ėshtė mė katastrofike se asnjėherė mė parė qė dykėmbėshi t'i jepė vetes tė drejta absolute pikėrisht pėr arsye se pėrmes kryengritjeve tė shumta moderne kundėr Absolutit, e mohoi atė kordonin kėrthizor (Shpalljen) qė e lidh me Absolutin dhe krijoi armė satanike me tė cilat ngadalė, por nė mėnyrė tė sigurt shkatėrron jo vetėm natyrėn njerėzore.

    Cilėsia themelore e shkencės sė sotme ėshtė mospėrgjegjėsia e saj planetare e madje edhe jashtėplanetare. Fizika e sotme vret, kėtė e dimė nga njė numėr i vogėl informacionesh qė u shpallėn pėr Ēernobilin; kimia e sotme vret, kėtė e dimė nga shpėrthimi jo shumė i hershėm i fabrikės kimike nė Indi, ku nga gazi u mbytėn me mijėra njerėz: gjenetika e sotme merret me tė madhe me punė djallėzore tė klonimit... Qė tė gjitha kėto janė lajme tė njohura, kėto janė, do tė thosha lajme tė zakonshme pėr opinionin nė kohėn e paqes.

    Ndėrsa nė anėn tjetėr, aplikimi i fizikės, kimisė, biologjisė, etj. nė luftėra ėshtė edhe mė i tmershėm: vetėm nė kėtė shekull kemi pasur dy luftėra botėrore atomike, ndėrsa testime tė kėtyre armėve nė kohė paqeje ka pasur shumė mė tepėr.

    Por kėtu nuk ėshtė nevoja tė bėjmė pėrshkrimin e kėtyre problemeve. Absurdi ėshtė pikėrisht nė atė se problemet janė tė njohura, por zgjidhja nuk ėshtė e njohur, tė paktėn nga pjesa mė e madhe e njerėzimit. Pėr atė zgjidhje nuk ka qasje tė pėrgjegjshme. Pėrparimi shkencor ėshtė i dukshėm ēdokund, por atė nuk e shoqėron pėrparimi shoqėror.
    Filozofi modern gjerman, tashmė i pėrmendur, me prejardhje ēifute Theodor Adorno, me rezignacion konstaton qė ėshtė evident pėrparimi prej sėpatės sė gurit, harkut dhe shigjetės deri te bomba atomike (d.m.th. nė fushėn e mjeteve tė asgjėsimit tė njeriut dhe botės ku jeton ai), ndėrsa pėrparimi i humanitetit ėshtė i pavėrejtshėm, thjesht pėr arsye se nuk ka pasur fare. Pėrndryshe si do t'i kuptonim vdekjet masive, kampet e pėrqendrimit, Hiroshimėn dhe Nagasakin, diktaturėn e mendjes politike, si dhe luftėrat e paturpshme qė u bėnė nė prag dhe nė fillim tė mijėvjeēarit tė ri, nė tė cilat u bė e turpėruar dhe e poshtėruar ēdo gjė njerėzore e hyjnore.

    Pas pėrvojave tė tmershme mbi tė harruarit e Zotit dhe vdekjes sė njeriut nė botėn bashkėkohore, fatkeqėsisht nuk mund tė flasim pėr ndonjė pėrparim nė fushėn e moralit, religjionit, kulturės (pėrgjithėsisht nė fushėn e vlerave mė tė larta shpirtėrore) nė krahasim me popujt e lashtė qė kanė jetuar me mijėra vite pėrpara nesh. Ėshtė e qartė se pėrparimi i pėrket vetėm atyre regjioneve tė shpirtit tė njeriut qė janė tė parėndėsishme pėr njė ekzistencė mė humane tė njeriut.

    Vėrtet jetojmė nė kohėn kur bota karakterizohet si asnjėherė mė parė nga mendja e njeriut dhe produktet e saj. Prandaj, e sotmja jonė globale quhet koha moderne, "qytetėrimi teknik (industrial)", koha, kur po kryhet "historia" etj. Kėshtu emruesi mė i vogėl i pėrbashkėt i tė gjitha kėtyre sintagmave ėshtė sundimi dhe mbizotėrimi i mendjes shkencore tė njeriut nė Tokė.

    Kjo formė e mendjes ka uzurpuar jo vetėm tė gjitha format tjera tė mendjes sė njeriut, por edhe tė gjitha format tjera tė ekzistencės sė njeriut.

    Mendja shkencore dhe teknike ėshtė bėrė gjykatės i tė gjitha formave tjera tė mendjes sė njeriut, i tė gjitha dimensioneve tė qenies njerėzore dhe nė pėrgjithėsi gjykatės i botės sė njeriut. Nė kėtė mėnyrė ėshtė krijuar nė botėn e njeriut njė vakuum shpirtėror - boshllėk ky qė duket se po gjen pėrhapje gjithnjė e mė tė gjerė nė pjesėn mė tė madhe tė atij qė quhet qytetėrim perėndimor. Ėshtė tronditės paradoksi qė fitorja mė e madhe e tezės se "Zoti ka vdekur" ka ndodhur jo nė vendet e mbisunduara nga marksizmi qė politikisht kanė pėrhapur ateizmin, po nė shoqėritė demokratike liberale perėndimore qė kulturalisht kanė ushqyer plogėshtinė morale. Por kjo gjendje lindi jo pėr shkak se ateizmi i pėrhapur zyrtarisht korri fitore mbi fenė, por pėr shkak tė efekteve gėrryese tė indiferencės kulturore ndaj gjithēkaje tjetėr pėrveē pėrmbushjes sė pėrmasave materiale tė jetės nė mėnyrė tė atypėratyshme.

    MUZGU DHE FUNDI I ILUZIONEVE

    Udha tė cilėn njerėzimi e ka zgjedhur pėr tė shpėtuar nė tė njėjtėn kohė e ka edhe kuptimin e zgjedhjes sė udhės sė shkatėrrimit. Domethėnė njeriu duhet ta dijė se shkatėrrimi i vjen nga dora tė cilės ia ka besuar shpėtimin. Fuqia qė nuk mund tė shkatėrrojė, nuk mund as tė shpėtojė; nuk ekziston e mirė qė nuk ta pėrkujton tė keqėn dhe e keqe qė nuk e fton tė mirėn.

    Shekulli XX na ka treguar se njeriu i cili shpėtimin e kėrkoi nė botėn e iluzioneve, ėshtė shkatėrruar nga iluzionet e veta.

    Premtimet e Mėdha tė Progresit tė Pakufishėm - parandjenja tė sundimit mbi natyrėn, tė begatisė materiale, tė njė lumturie mė tė madhe pėr njė numėr shumė tė madh njerėzish dhe lirisė sė pakufizuar vetjake - kanė ushqyer shpresat e brezave qė nė fillim tė shekullit industrial.

    Parakuptohej se pasuria dhe rehatia, pėr rrjedhojė, do t'u sillnin tė gjithėve lumturinė e pakufishme. Njėsia e treshes: prodhimi i pakufizuar, liri absolute dhe lumturi e pakufishme pėrbėnin bėrthamėn e fesė sė re - tė Progresit, dhe Qytetin e ri Tokėsor tė Progresit duhet ta zėvendėsonte Qyteti i Perėndive. S'ka asgjė pėr t'u habitur qė kjo fe e re u jepte ithtarėve tė saj forcė jetėsore, energji dhe shpresė.

    Duhet tė pėrfytyrosh nė mėnyrė konkrete tė gjithė madhėshtinė e shpresave tė Mėdha, arritjet marramendėse materiale dhe shpirtėrore tė shekullit industrial, pėr tė kuptuar se ē'traumė u shkakton njerėzve tė ditėve tona vetėdija se kėto Shpresa tė Mėdha nuk u vėrtetuan. Kjo ndodh sepse shekulli industrial nė tė vėrtetė nuk mundi tė realizojė Premtimet e Mėdha dhe sepse njė numėr gjithnjė e mė i madh njerėzish filluan tė kuptojnė qė:



    - Plotėsimi i pakufizuar i tė gjitha dėshirave nuk favorizon mirėqenien, nuk mund tė jetė rruga drejt lumturisė ose, madje rruga pėr pėrfitimin e maksimumit tė kėnaqėsisė.

    - Ėndėrrės pėr tė qenė zotėr tė pavarur tė jetės vetjake i erdhi fundi, kur ne filluam tė kuptojmė se ishim bėrė burma tė makinės burokratike dhe se mendimet, ndjenjat dhe shijet tona i manipulojnė qeveria, industria dhe mjetet e informacionit masiv qė ndodhen nėn kontrollin e tyre.

    - Progresi ekonomik ka patur tė bėjė vetėm me njė numėr tė kufizuar tė kombeve tė pasur, qė hendeku midis kombeve tė pasur dhe tė varfėr sa vjen e zgjerohet gjithnjė e mė shumė.

    - Vetė progresi teknik ka krijuar rrezikun pėr mjedisin rrethues, si dhe kanosjen e luftės bėrthamore, ku ēdo njėra prej tyre nė veēanti - apo tė dyja sė bashku - janė tė afta ta zhdukin gjithė qytetėrimin dhe, ndoshta edhe jetėn nė Tokė. (Erich From)

    Veten e kemi gjetur nė njė udhė pėr tė cilėn nuk dimė nėse ka fund ose jo. Njerėzimin dhe turmat e njerėzve, shekuj mė parė i kanė kapluar ethet e pėrparimit, zhvillimit. Sot madje, njė pjesė e madhe e njerėzimit duke mos menduar pėr domethėnien e qėllimit, para tyre e "humbin" veten ne mitin pėr "zhvillimin", "progresin" dhe "pasurimin".

    Dihet mirė se nė historinė e njerėzimit tė pasurit kanė ndjekur nė jetėn e tyre parimet e hedonizmit radikal. Zotėruesit e mjeteve tė pakufizuara - aristrokratėt e Romės sė Lashtė, tė qyteteve tė mėdha italiane tė epokės sė Rilindjes, si dhe tė Anglisė e tė Francės nė shekujt XVIII dhe XIX, pėrpiqeshin ta gjenin kuptimin e jetės nė kėnaqėsinė e pakufi. Por megjithėse kėnaqėsia maksimale, nė kuptimin e hedonizmit radikal, ka qenė edhe qėllimi jetės sė grupeve tė caktuara tė njerėzve nė njė periudhė kohe tė caktuar, apo asnjėherė - me tė vetmin pėrjashtim para shekullit XVII - nuk ėshtė paraqitur si teori e mirėqenies nga asnjėri prej Mėsuesėve tė mėdhenj tė jetės nė Kinėn e Lashtė, nė Indi, nė Lindjen e Afėrme dhe nė Evropė.

    PERIUDHA E RELIGJIONIT

    Botėkuptimi i kėtillė mbi njeriun ėshtė njė shfaqje e sė kaluarės sė afėrt, ndėrsa tradita vazhdimisht e ka shoqėruar dhe vėrtetėsisht e ka karakterizuar ekzistencėn njerėzore. Qė nga koha e jetės sė njeriut nė tokė, ai ka varrosur tė vdekurit e vetė dhe ka besuar nė jetėn pas vdekjes dhe nė botėn e Frymės. Gjatė "njėqind mijė" vitesh tė jetės njerėzore nė tokė, ai ka qenė tradicional sipas koncepteve dhe nuk ėshtė "zhvilluar" pėr sa i pėrket qėndrimit tė tij ndaj Zotit dhe natyrės, i konceptuar si vepėr e Zotit dhe teofani, manifestim i dukshėm i Zotit... Ajo histori, gjatė sė cilės njeriu e ka lavdėruar pandėrprerje Hyjnoren dhe ka kryer funksionin e tij si mekėmbės i Zotit nė tokė, ėshtė shumė e gjatė, ndėrsa kjo periudhė e modernizmit qė sot dominon shtrihet nga renesansa nė Evropėn Perėndimore nė shekullin 15 deri nė ditėt tona."

    Zgjimi fetar qė ka filluar nė vitet gjashtėdhjetė dhe qė gradualisht fiton nė shpejtėsi - fenomen ky i vazhdueshėm qė sot i ka kapluar edhe shoqėritė ish-marksiste - ėshtė bėrė shkak i aktualizimit tė temės sė burimeve metafizike tė dijes dhe marrjes nėn mbikqyrje tė shkencės.

    Relacioni i krijuar midis njė qėndrimi tė kėtillė mbi dijen, kornizave politike dhe sistemit ndėrkombėtar paraqet njė nga karakteristikat specifike tė prototipit tė qytetėrimit perėndimor. Lidhshmėria e supozuar mekanike midis epistemologjisė dhe rrjedhės sė historisė, nė tė njejtėn kohė aventurėn e historisė njerėzore e redukton nė bazėn njėdimensionale tė qytetėrimit perėndimor mbi dijen.

    Ē'mund tė pritet veē se vuajtje dhe shqetėsim i pėrjetshėm nė njė botė ku nuk ekziston Fuqia mė e Lartė sėcilės do t'i drejtoheshin njerėzit pėr pėrkrahje dhe mbėshtetje nė kėtė luftė tė pamėshirshme jetėsore. Religjioni dhe vetėm ai ėshtė qė i mundėson njeriut paqen dhe qetėsinė. Ai ngjall tek njeriu dashurinė pėr veprat e mira dhe guximin qė tė pėrleshet me forcat e sė keqes e tiranisė, si njė kusht i domosdoshėm pėr fitimin e bekimit tė Zotit, qė ta bėjė vullnetin e tij mbizotėrues nė tokė duke e pritur me padurim shpėrblimin nė botėn tjetėr. A nuk ka nevojė sot njerėzimi pėr paqe e siguri, me njė fjalė pėr besim? Ē'ėshtė njeriu pa fe dhe pa besim nė jetėn e pėrjetshme? Ē'ėshtė njeriu pa ZOT? Nė kontekst tė religjionit, jeta e njeriut nė tokė merr dimensione tė reja duke hapur para tij njė horizont shumė mė tė madh tė progresit, pa tė cilin ai ėshtė nė mėnyrė tė pashmangshme i shtypur nga ndjenja e asgjėsė (absurdit), lodėr nė duart e tekeve dhe veseve tė veta, qė e mėsojnė vetėm tė fitojė sasinė mė tė madhe tė mundshme tė kėnaqėsisė gjatė kohės sė kėtij banimi tė shkurtėr nė Tokė.

    Pasojnė garat reciproke tė luftės sė pakompromis dhe konfliktet rreth pėrvetėsimit tė pėrfitimeve materiale, sepse s'ka forcė qė do t'i kontrollojė dėshirat e njeriut. Kėshtu tė vėrbuar nga lakmia, egoizmi dhe kėnaqėsia, secili prej tyre dėshiron tė marrė ēkado qoftė nė duart e veta nė kohėn sa mė tė shkurtėr. Kėshtu njeriu ėshtė reduktuar nė njė shkallė tė ultė ndjenjash e mendimesh. Imagjinata e tij ka rėnė poshtė qė t'i realizojė idealet dhe qėllimet e veta... Njerėzimi ėshtė dėnuar me njė gjendje luftėrash tė vazhdueshme shfarosėse, qė nuk e lėnė tė ngjitet drejt qėllimeve mė tė larta dhe fisnike tė jetės. Nė njė botė tė tillė nuk ka vend pėr dashuri apo sentimentalizėm, meqė njerėzit janė tė preokupuar me kėnaqėsitė trupore. Ata janė skllevėr tė pasioneve tė vėrteta. Nė njė kontarst tė tillė si mund tė kenė ata synime tė larta apo t'i vlerėsojnė ndjenjat e vėrteta njerėzore. Nė botėn e tillė materialiste, njerėzit, padyshim arrijnė disa pėrfitime materiale. Por, ēfarė pėrfitmi ėshtė ky, kur ata janė vazhdimisht nė grindje rreth atij fitimi. Secili ėshtė i gatshėm t'i heq kokėn vėllaut tė vet nė interes tė mirėqenies sė vet materiale. Kėshtu, materializmi privon veten si qėllim, sepse kjo luftė e pėrjetshme i bėn edhe vetė realizimet materiale tė padobishme dhe tė pakuptimta.

    Kjo ėshtė periudha e qytetėrimit teknik, e nė kėtė periudhė, qėllimet tashmė nuk merren parasysh. ēmohet vetėm mjeshtria e procesit. Kėto cilėsi karakteristike tė zhvillimit bashkėkohės paraqesin njė formė marrėzie. Nė kohėn e sotme si thotė Rasel, kjo ėshtė forma mė e rrezikshme e marrėzisė, kundėr sė cilės njė filozofi e shėndoshė, duhet tė gjejė kundėrilaēin pėrkatės.

    Duhet tė kuptohet se kėrkimi i kėtij kundėrilaēi ėshtė shumė urgjent dhe kėrkon pėrpjekje tė mėdha tė bashkuara, aq mė parė qė kėtu ėshtė fjala pėr ndryshimin e orientimit themelor tė deritanishėm, qė ka qenė i drejtuar jashtė njeriut. Orientimi i ri duhet tė jetė i drejtuar nga njeriu, sepse ai paraqet vlerėn mė tė madhe, tė cilit duhet t'i nėnshtrohen dhe t'i shėrbejnė tė gjitha vlerat tjera. Duhet nisur nga njeriu. Ai ėshtė bazė, ai duhet tė ngrihet nė mėnyrė komplete, e jo parciale si deri mė tani qė ky problem ėshtė trajtuar nė mėnyrė tė njėanshme, duke shikuar njeriun vetėm si qenie fizike, si qenie njėdimensionale (Hurbert Marcuse) dhe duke u kujdesur vetėm pėr nevojat e tij materiale. Sistemi arsimor -edukativ duhet tė niset nga nevojat shpirtėrore dhe baza etiko-morale e njeriut. Koncepti i mėparshėm, ose mė mirė, koncepti i deritanishėm, qė ėshtė nisur nga njeriu si qenie fizike, ėshtė kufizuar vetėm nė arsimimin dhe aftėsimin e njeriut nė jetėn materiale. Nė kėtė mėnyrė, tėrė zhvillimi ėshtė orientuar nė drejtim tė teknikės e industrisė. Materia ėshtė bėrė vlera mė e madhe, kurse fuqia rregullator i marrėdhėnieve ndėrnjerėzore.

    Sa herė qė flitet e shkruhet pėr kėtė temė, nė fund gjithmonė, imponohet pyetja e pashmangshme pėr kundėrilaēin e pėrmendur mė lartė dhe pėr shtegdalje nga ky rreth bredhės i papėrgjegjėsisė sė shkencės moderne dhe produkteve tė mendjes sė ēalė pozitiviste qė e shpien botėn drejt vdekjes, jo pėr shkak tė mungesės sė mjeteve, por pėr shkak tė mungesės sė qėllimeve. Ky pozitivizėm kufizues pėrjashton dimensionet mė tė vlefshme tė njeriut, vlerat mė tė gjalla dhe mė universale tė jetės njerėzore: dashurinė, krijimtarinė artistike, fenė. Prandaj nuk duhet vetėm ne fetarėt, teologėt, tė ndiejmė barrėn shqetėsimit tė kėtij qytetėrimi tė ngurtė e tė pashpirt, i cili ka degjenruar "shkencėn nė scientizėm, teknikėn nė teknologji, politikėn nė makiavelizėm". (Rozhe Garodi)

    Pėrkundėr pikėvėshtrimit materilaist, ky qyetetėrim - qytetėrimi i konforit dhe teknikės nuk i pėrgjigjen natyrės njerėzore... Materiali prej tė cilit pėrbėhet njeriu s'ėshtė ai, ose s'ėshtė vetėm ai nė tė cilin besonte shkenca dhe biologjia evolucioniste e shek. XIX. Thjesht, njeriut nuk i ėshtė dhėnė tė jetojė vetėm me shqisa. "Dėshira e paplotėsuar krijon dhembjen, kurse e plotėsuara ngopjen" (Schopenhauer). Konfori dhe bashkė me tė i ndėrlidhur mentaliteti konsumues gjithandej dobėsojnė (ose madje heqin) mbėshtetjen jo vetėm te religjioni por dhe te cilido qoftė sistem tjetėr i vlerave. (Alija Izetbegoviq)

    Pamundėsia e zgjedhjes, ky tipar fatal i qytetėrimit, nuk vėrehet askund tjetėr aq qartė sa nė pafuqinė pėr t'u ndalur prodhimi i mjeteve pėr zhdukje masive ose ritmi tmerrues me tė cilin pikėrisht pjesa e qytetėruar e njerėzimit shkatėrron kushtet natyrore tė jetės nė mjedisin e vet. Kjo ėshtė pėrleshje e makanikės dhe organikės, e artificiales dhe natyrores si parim nė jetėn e njeriut. (A.Izetbegoviq)

    Ka shumė pikėpamje tė pėrbashkėta qė obligojnė tė gjitha religjionet, qė ndonėse me botėkuptime tė ndryshme, tė gjenden nė tė njejtėn detyrė sepse ato lidhen nga premisa tė ngjashme morale dhe horizonte tė ngjashme shpirtėrore.

    Qė nga koha prej kur mund tė pėrcillen gjurmėt e shkruara tė njeriut nė tokė, poashtu tek ata ėshtė dalluar ajo detyra themelore e njeriut - pėrgjegjėsia e mendjes. Librat e lashtė dhe tekstet e shenjtė, pėrgjegjėsinė e mendjes sė njeriut e vėnė nė vetė qendrėn e ekzistencės njerėzore. Shpallja e Zotit dhe Librat e Zotit e konsiderojnė njeriun si qenie tė pėrgjegjshme; aq mė tepėr, po tė marrim si shembull Biblėn dhe Kur'anin, ne mund t'i lexojmė nė mėnyrė legjitme si testamente qiellore qė obligojnė mendjen dhe zemrėn e njeriut pėr pėrgjegjėsi.

    Pėr mė tepėr, Bibla dhe Kur'ani e nėnkuptojnė pėrgjegjėsinė e njeriut qė nė vetė parajsėn, ku para kėtij dykėmbėshi vendoset njė pemė, sė cilės nuk guxojnė t'i afrohen as ai as gruaja e tij! Kjo pemė, pėrveē tjerash simbolizon principin e pėrgjegjėsisė. Tekstet e shenjta, pra, janė ato tekste themelore, tė cilat njeriun e konsiderojnė si qenie tė pėrgjegjshme. Pėrndryshe, pėrse ato tekste fare janė shpallur?

    Deri mė sot nė historinė e njerėzimit janė themeluar me dhjetra qytetėrime dhe kultura tė mėdha, tė cilat nė themelin e tyre kishin tekstet e shenjta sikurse janė: Vedat, Upanishadėt, Bibla dhe Kur'ani. Marrė nė pėrgjithėsi ato ishin qytetėrime edukatore tė njeriut qė i mėsuan njeriut pėrgjegjėsinė apo thėnė ndryshe, ato qytetėrime i krijoi njeriu i mendjes sė pėrgjegjshme. Nė ato qytetėrime kishte kode tė pėrgjegjėsisė sė shumėanshme, tė pėrkthyera nė gjuhėn e thjeshtė, mund tė shprehen me njė formulė thelbėsore: njeriu ėshtė pėrgjegjės para Zotit, para natyrės, para njerėzimit, para vetvetes...

    Kjo ėshtė formula e fesė dhe kjo ėshtė detyra e misioni i saj nė edukimin e brezave dhe njerėzimit nė pėrgjithėsi.
    Mossuksesi i qytetėrimit qė me shkencėn e vet, fuqinė dhe pasurinė , tė zgjidh ēėshtjen e lumturisė njerėzore, kur tė kuptohet njėherė e tė pranohet, do tė bėjė pėrshtypje tė madhe psikologjie te njerėzimi. Ky do tė jetė fillimi i zgjimit dhe i rishqyrtimit tė disa botėkuptimeve tona elementare e tė pranuara nga tė gjithė. Ndėr paragjykimet e para qė do tė goditen do tė jetė paragjykimi i shkencės pėr njeriun. Sepse, nė qoftė se shkenca nuk e zgjidh ēėshtjen e lumturisė njerėzore, atėherė vizioni religjioz pėr origjinėn e njeriut ėshtė i vėrtetė, kurse ai shkencor i gėnjeshtėrt. Mundėsi tė tretė s'ka.

    Koha nė tė cilėn po jetojmė ėshtė dėshmitarja mė e mirė pėr dramėn e njeriut tė shaktuar nga qytetėrimi teknologjik dhe teknokratikė dhe pėr mossuksesin e pėrjetshėm qė ta bėjė tė lumtur njeriun dhe qenien njerėzore.

    Historia ėshtė dėshmitare e ngritjes dhe rėnies sė shumė qytetėrimeve, si atij perėndimor; ardhmėria nuk do tė jetė fryt i njė pėrceptimi njėdimensional tė kohės.

    Ndonėse Perėndimi, nė shekullin e Mesė, pėr shkak tė rrethanave tė papėrshtatshme nė kohėn e pushtetit papnor, kishte rėnė nė konflikt me religjionin sot, pasi kaluan disa shekuj, ka shpresa se ai dalngadalė po e kupton se pėr shkak tė gabimeve tė Kishės nuk duhet tė bjerė nė konflikt me religjionin. Nė dekadat e fundit tė shekullit XX, shushurimat e dyshimit nė pushtetin e plotė tė mendjes absolute dhe besimit nė shkencė, tregojnė rezultate serioze praktike. Rendi mė i fuqishėm laik komunist nė botė u shpėrbė. U rriten tendencat e popujve ndaj religjionit. Nė tė gjitha pjesėt e botės filloi kthimi tek traditat e vėrteta pozitive. Nė Perėndim, po ashtu flitet se humanizmi absolut, nė tė vėrtetė, nuk ėshtė tregues i gjithfuqisė sė njeriut, por ai paraqet rrėnimin gradual tė njeriut nga brenda, pėr arsye se natyra e njeriut ėshtė bėrė qė tė jetė rob i Zotit, e jo qė tė zė vendin e Zotit. Sot Perėndimi e ka kuptuar se vdekja e emocionalitetit ka filluar si pasojė e "shpalljes sė vdekjes sė Zotit" dhe e konfliktit me religjionin. Mirėpo, ky vetėdijėsim, sado tė ketė shtrirje tė gjerė nė tė gjtitha strukturat e shteteve perėndimore, kam frikė se ėshtė vonė, sepse ky qytetėrim i pakontrollė do tė vdes sikurse shumė qytetėrime tė tjera tė mėparshme. Edhe utopisė sė dytė tė ekstremit tjetėr i erdhi fundi. Utopi qė pėr disa shekuj promovoi ideologjinė e hedonizmit radikal, botėkuptimin mekanistik, i cili rrėnoi realitetin shpirtėror tė njeriut modern dhe e bėri tė pranojė scientizmin si fe tė veten. Ky qytetėrim do tė vdes, pikėrisht siē vdesin njerėzit. Sepse shpirti kolosal i pėrbėrė nga materialet mė tė shkėlqyeshme ndėrtimore sakaq gjendet nė agoni. Mjekėt dhe dijetarėt tronditėn, radio-tė dhe TV-tė u bien kėmbanave pėr kushtrim, lėkunden kodrat exhelore nga fjalėt e mėdha, qė premtojnė shpėtim, mirėpo qytetėrimi i madh venitet e tretet.

    Kėtė nuk e them se jam i prirur dhe i pėrcaktuar drejt destrkusionit apo ndonjė forme apokalipse, por pėr tė dhėnė sinjalin paralajmėrues pėr rrezikun e madh qė mund tė shkaktojė utopia e boshllėkut shpirtėror tė bollėkut dorėlėshuar, si antipod i utopisė shtrėnguese totalitare. H. Jonas thotė:

    "Parashikimit tė fatkeqėsisė duhet kushtuar vėmendje mė tė madhe se sa parashikimit tė lumturisė".

    Si tė shpėtojmė nga ky progres?

    Brenda qytetėrimit, pa dalė nga ai, nuk shihen kurrfarė forcash qė do t'u kundėrvihen tė gjitha kėtyre dukurive. Pėr mė tepėr, nė shkallėn e vlerave qė qytetėrimi njeh, nuk gjendet asnjė argument pėr t'u theksuar kundėr /tė kėqijave qė i shkaktoi shkenca e papėrgjegjshme dhe tė tjerat nga kriza e moralit, sikurse janė/ vėrshimi i shundit, pornografisė, alkoolit, etj. Kjo ėshtė po ajo ndjenjė e pafuqisė dhe rezignimit qė ndihet nė qėndrimin e kriminologėve amerikanė para ardhjes sė baticės sė kriminalitetit. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė pafuqia e shkencės kundėr ligėsive, tė cilat pėrveē dimensionit shoqėror kanė edhe atė moral. Mohimi i qytetėrimit s'ėshtė i mundshėm nga vetė ai, por nga jashtė, pra nga kultura. Edukata religjioze - etike dhe familja paraqesin sheshazi shtegdalje. Mirėpo, as shkenca s'mund tė strehohet te religjioni, as qytetėrimi tė kthehet te familja klasike. Nga aspekti i qytetėrimit, rrethi ėshtė mbyllur. (A. Izetbegoviq).

    Ilaēin e vetėm pėr sėmundjet e njeriut modern dhe tė vetmėn alternativė pėr krizėn e thellė, para se gjithash tė religjiozitetit tė vėrtetė tė njeriut, pėr krizėn e identitetit e tė nihilizmit, tė shqetėsimeve shpirtėrore individuale e kolektive nė botėn e sotme, e ofron religjioni dhe protagonistėt e vetėdijes bashkėkohore religjioze. Ata pohojnė se gjindemi nė fillim tė realizimit tė kėrkesės pėr ringjalljen, (ripėrtėritjen) e vėrtetė dhe gjithėpėrfshirėse tė tė vėrtetės sė fesė dhe zgjimit global tė vetėdijes religjioze, gjė qė e konsiderojnė njėrėn nga dukuritė mė tė rėndėsishme tė shekullit XXI.

    Urra!! Koha tashmė po troket nė ditė natėn e botės, ndėrsa kalorsit e apokalipsės po pėrgatiten pėr marshimin e tyre tė fundit. Njeriu nuk guxon mė tė pret dhe me pritjen e tij ta refuzoje ndihmėn e Zotit, kushdo qoftė media e dėrgimit (transmetimit) tė saj. Ajo ėshtė kėtu, nė secilin prej nesh. Duhet patjetėr t'i ndihmojmė Zotit, qė Ai tė na ndihmojė ne. A mundet njeriu i kohės sonė tė jetė ai qė ėshtė shumė lehtė me Zotin, e pafundėsisht vėshtirė pa Tė - tė jetė njeri sipas kriterit tė Zotit? A mund tė jetė shpėtimtari i njerėzimit (njerėzisė), qoftė edhe nė njė njeri?

    Nė qoftė se akoma nuk na ka vdekur ndėrgjegjia dhe nuk na ėshtė ēoroditur plotėsisht vetėdija, tė shpėtojmė nė emėr tė All-llahut veten tek tjetri dhe tjetrin nė veten tonė, sepse me kėtė i kontribuojmė shpėtimit tė botės sonė nga vdekja nė ateizėm (mosbesim). Nė tė kundėrten ne njerėz nuk jemi. Ne vetėm e huazojmė formėn e njeriut.



    Referencat:

    1. Ahmet Davutoglu, Vetėpėrceptimet e qytetėrimeve, Prishtinė, 2002.
    2. Alija Izetbegoviq, Islami ndėrmjet Lindjes e Perėndimit, Shkup, 1994.
    3. Avni Aliu, Muhidin Ahmeti, Tė rinjt dhe narkomania, Gjilan, 1995.
    4. Bota nė vitin 2000 (grup autorėsh), Tiranė 2002.
    5. Erich From, Tė kesh apo tė jesh, Tiranė, 2001.
    6. Etika u islamu, zbornik radova treceg simpozija, Zagreb, 1990.
    7. Husein Gjozo, Islami nė kohė, Shkup, 1993.
    8. Ismet Ozel, Shkrime tė padobishme, Prishtinė, 2002.
    9. Maksem Istvan, Svijest i buducnost: za covjecanstvo koje se budi, za probudene, Zenica, 1999.
    10. Ralf Dahrendorf, Konflikti shoqėror modern, Budapest-Tiranė, 1997.
    11. Rozhe Garodi, Gjallėrimi islamik, Gjakovė, 1991.
    12. Sayid Mujtaba Rukni Musawi Lari, Islam i zapadna civilizacija, Sarajevė, 1998.
    13. Syyed Hossain Nasr, Susret covjeka i prirode - duhovna kriza modernog covjeka, Sarajevė, 2001.
    14. S. H. Nasr, Tadicionalni islam u modernom svijetu, Sarajevė, 1994.
    15. S. H. Nasr, Islami dhe brenga e njeriut modern, Shkup, 2000.
    16. S. H. Nasr, Vodic mladom muslimanu, Sarajevė, 1998.
    17. Osman Sinanovic, R. Hafizovic, I. Pajevic, Duhovnost i mentalno zdravlje, Sarajevė, 2002.
    18. Zbigniev Brzhezhinski, Jashtė kontrollit - Tazira qė pėrfshiu botėn nė parg tė shekullit XXI, Tiranė, 1995.

    Periodiku:

    1. Znakovi vremena, revistė pėr filozofi, religjion, shkencė dhe praktikė shoqėrore, nr.2/ 1997; nr. 15/ 2002.
    2. Novi Horizonti, nr. 22/ 2001.
    3. Islamska misao, revistė pėr ēėshtje islame, filozofi dhe kulturė, nr. 149/ Sarajeė 1991.
    4. Glasnik - VISA - nr. 7-8/ 1969, Sarajevė.
    5. Takvim, 1992, Sarajevė, 1992.
    6. Zemzem, nr. 125/ 2001, Sarajevė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Bota po shkon drejt nje faze te rezikshme.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 12:50
  2. Njė Shekull - Abeceja Shqipe
    Nga ZANOR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 10:02
  3. FC Real Madrid, njė shekull emocione!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 11:34
  4. Fund shekull, fund dashurish
    Nga Shanon nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2002, 08:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •