Pėr herė tė parė Meta del nė njė intervistė dhe shprehet se kryeministri Nano duhej tė ishte shkarkuar pas tragjedisė sė fundit nė det. Ai akuzoi politikat e qeverisė qė kanė ēuar nė rritjen e ēmimeve, ndėrsa thotė se mafia po pushton tė gjitha sferat e vendit. Sipas tij krimi ekonomik ka mbėrritur deri nė instancat mė tė larta dhe kontrollon qytetet mė tė mėdha nė vend. Meta u shpreh se do tė mbėshtesė lėvizjen qytetare pėr ndryshim dhe ēdo lėvizje qė do tė ēojė nė rrėzimin e qeverisė Nano
Ilir Meta nė ALSAT hedh hije dyshimi mbi kulisat qė mbajtėn nė pushtet Fatos Nanon
Nano "bleu" mosrrėzimin pas 9 Janarit
"Nano mund tė korruptojė disa persona por jo gjithė shqiptarėt. Vėrtet mund tė korruptohet njė ndėrkombėtar, por jo tė gjithė ndėrkombėtarėt..."
Ju nuk morėt pjesė nė negociatat dhe as nė votimin e qeverisė. Pse?
Mė duket se arsyet janė bėrė tė qarta nė njė deklaratė tė njė grupi deputetėsh, tė cilėt vazhduan tė njėjtėn linjė edhe pas kongresit pėrsa u takon ndryshimeve nė qeveri, sepse kongresi i Partisė Socialiste ishte njė kthim i plotė mbrapa dhe jo vetėm njė hap prapa. Ne nuk kemi patur asnjė dyshim se nga mėnyra se si u formua qeveria e fundit, tė mund tė zgjidhė ato probleme qė shtruam ne. Ne e konsideruam atė si njė proces rekrutimi, dhe jo si njė proces tė pėrzgjedhjeje tė vlerave mė tė mira.
Ku kanė shkuar ata deputetė qė mendonin ndryshe nga zoti Nano?
Kjo ėshtė njė pyetje qė nuk mė takon mua, pėr arsye se unė nuk kam marrė pėrsipėr qė tė pėrfaqėsoj njė numėr fiks deputetėsh. Gjithmonė kam qenė pėrfaqėsues i njė alternative qeverisje brenda Partisė Socialiste. Nuk ėshtė fatkeqėsi tė mbetesh me pak shokė, tė cilėt mendojnė si ti, por mendoj se ėshtė fatkeqėsi qė tė tradhtosh bindjet e tua, tė vendosėsh i ndikuar nga interesa apo rrethana pėr ēėshtje, tė cilat nuk janė tė rėndėsishme jo vetėm nė parti. Kongresi nuk u mblodh pėr tė marrė masa pėr tė qeverisur mė mirė, por u mblodh pėr tė likuiduar njė grup armiqėsor, i cili kishte kurajon qė tė ngrinte probleme thelbėsore, probleme parimore qė shqetėsojnė ata qė kėrkojnė tė mpijnė Partinė Socialiste, kėrkojnė qė ta shndėrrojnė atė nė njė instrument tė verbėr tė pasurimit tė tyre, kėrkojnė tė mpijnė gjithė pluralizmin politik nė Shqipėri, duke komprometuar dhe korruptuar deri dhe pėrfaqėsues tė opozitės e tė komprometojnė dhe tė asfiksojnė ēdo lėvizje qytetare, civile nė kėtė vend, qė kėrkon njė raport tė ri midis shtetit, qeverisė, njė raport nė themel tė tė cilit tė jenė transparenca dhe pėrgjegjshmėria.
--------------------------------------------------------------------------------
Menjėherė pas kongresit nuk keni marrė pjesė nė tre seanca tė rėndėsishme parlamentare. Ndėrkohė ka njė nen nė statutin e ri qė parashikon pėrjashtimin e kėtyre socialistėve qė mungojnė nė seancat pėr vendime tė rėndėsishme?
Pėrderisa nė Kongres u miratua njė nen stalinist ku u kėrkua nga delegatėt qė tė bėhej me votim tė fshehtė, besoj se pėr ēeshtje tė tilla edhe nė Zulluland votohet nė mėnyrė tė fshehtė, sigurisht pėr mua dhe pėr shokė tė tjerė nuk ka asnjė rėndėsi, dhe nuk e njohim njė vendim tė tillė. Ata pėrderisa e morėn njė vendim tė tillė, mund tė pėrjashtohemi, nuk ka asnjė problem, dhe nuk duhet tė bėhemi qesharakė duke nxjerrė Ali Komikė qė herė na pėrjashtojnė dhe herė na falin. Nuk jemi aspak tė vetėpėrjashtuar, pasi ishte i fundit kongres stalinist, i organizuar nga klika qė vendosi pėrfundimisht modelin stalinist autokratik, shto dhe korruptiv nė drejtimin e partisė, qeverisė, shtetit. Ishte njė kongres jo vetėm i bukės sė gojės, por edhe i krimit ekonomik. Edhe mosbalancimi i komisionit tė votimit shkonte sipas parimit stalinist, se nuk ka shumė rėndėsi se kush voton, por ka mė shumė rėndėsi se kush numėron. Ne kemi firmosur pėr tė qenė nė grupin socialist meqė kjo ėshtė njė procedurė normale, ėshtė punė e tyre se ēfarė qėndrimi do tė mbajnė.
Ėshtė pėrfolur se keni ndėrmend qė tė krijoni njė parti tė re politike?
Nuk kemi ndėrmend qė tė krijojmė njė parti politike. Ne jemi tė vendosur qė tė pėrfaqėsojmė tė gjithė ata qė mendojnė se ky vend nuk mund tė qeveriset mė me mashtrime, tė gjithė ata qė mendojnė se ky vend tė mos vazhdojė tė mjerojė pjesėn mė tė madhe tė vendit pėr tė ruajtur monopolet e disa qeveritarėve dhe tė tė afėrmve tė tyre, pėr tė mbrojtur bizneset e tyre, nė dėm tė konkurrencės sė lirė, nė dėm tė liberalizmit dhe njė pjesė e madhe e rritjes sė ēmimeve, vjen pėr shkak tė monopoleve tė shumta nė sektorėt e ekonomisė, tė cilat po asfiksojnė nė mėnyrė tė veēantė biznesin e mesėm dhe tė vogėl, gjė qė besojnė se e ndiejnė ata qė merren me kėto biznese dhe konsumatori.
A mendoni se gjendeni nė pozitė tė vėshtirė?
Unė kam luftuar shumė pėr tė arritur atė qė kam arritur nė Partinė Socialiste. Shumė ata qė janė rikthyer kanė hyrė nė Partinė Socialiste, kanė hyrė nė qeveri dhe u duket vetja si anėtarė tė byrosė politike, u duket sikur kanė realizuar njė ėndėrr tė kahershme, tė cilėt largoheshin atėherė nga Partia Socialiste nė vitin 1992, kur ne krijuam FRESSH ata largoheshin nga kjo parti.
--------------------------------------------------------------------------------
Nė pėrvjetorin e parė tė FRESSh nuk keni qenė tė pranishėm. Pse?
FRESSH i hapi rrugėn Partisė Socialiste pėr t'u anėtarėsuar nė Internacionalen Socialiste dhe u kthye nė njė forum qė pėrfaqėsonte interesat e rinisė shqiptare. Nuk ka asnjė divorc me FRESSH-in, pasi ai ka pėrcaktuar identitetin tim politik dhe nuk asnjė lidhje kjo me qėndrimin e Kojės, apo tė Kryemadhit, apo tė ndonjė drejtuesi tjetėr. Historia e FRESSH ka tė bėjė jo vetėm me persona por dhe me ngjarje tė mėdha qė kanė ndodhur nė Shqipėri.
Qė nga muaji korrik, kur ju latė detyrėn keni patur akuza pėr mėnyrėn e qeverisjes pėr reformat e Marrėveshjes se Stabilizim Asociimit. Vizita e fundit e Nanos nė Bruksel e konfirmoi kėtė ftohje? Keni ndonjė koment pėr kėtė?
Vėrejtjet e mia pėr qeverisjen dhe qeverinė janė bėrė publike para gjashtė muajsh, pra nė qershor, nė letrėn qė unė u detyrova t'i dėrgoj kryesisė sė partisė, por ato janė bėrė prezente edhe nė mbledhjen e qeverisė dhe nė mėnyrė konfidenciale me zotin Nano, pasi ato nuk janė probleme qė u shfaqėn nė qershor, apo tani nė janar, kėto janė probleme qė janė shfaqur gjatė gjithė kohės sė qeverisjes sė zotit Nano. Nė rast se nė fillim ekzistonte njė shpresė e mirė pėr tė besuar premtimet e tij pėr tė bėrė reforma, me kalimin e kohės meqenėse ai pėrsėriste tė njėjtat premtime, duke qenė se reformat jo vetėm qė u ngadalėsuan, por dhe u deformuan nga rruga e nisur, mė detyroi jo vetėm mua por dhe ndonjė deputet tė Partisė Socialiste pėr tė sensibilizuar jo vetėm opinionin publik por dhe atė ndėrkombėtar pėr tė shprehur shqetėsimet e tij pėr tė konsoliduar institucionet, pėr tė liberalizuar mė tej ekonominė, transparencėn nė qeverisje, dhe besoj se kėto gjithmonė e mė shumė janė shoqėruar me njė reagim social, tashmė edhe me njė reagim qytetar, pasi janė probleme tė drejta dhe janė probleme tė pakapėrcyeshme, dhe sa mė shumė mundohesh aq mė shumė rrit pengesat pėr tė qeverisur.
Me raportin mė tė fundit tė Grupit tė Krizave, a jeni njohur?
Jam njohur nga mediat dhe pėr mendimin tim ato janė tėrėsisht tė vėrteta, janė konstatime legjitime dhe nuk janė vetėm konstatime tė qytetarėve, por janė dhe konstatime tė vetė qytetarėve, pasi nė tė thuhet se kjo qeveri ėshtė e angazhuar pėr tė plotėsuar interesat e veta, dhe jo pėr realizimin e aspiratave tė qytetarėve tė kėtij vendi. Problemi kryesor pėr mua janė hapat mbrapa pėrsa i pėrket zhvillimit demokratik. Kėto raporte nuk ėshtė hera e parė qė ngrihen, dhe njė nga detyrimet e mia kur ngrija kėto shqetėsime ishte se unė e dija mendimin e tyre si ministėr i Jashtėm dhe pėr shkak tė kontakteve, sikurse i dinte dhe Kryeministri, por nuk mund tė rrija pa i ngritur, pasi nuk mund tė mbyllet as Marrėveshja dhe nuk mund tė bėhen as hapa para nė integrimin e vendit nė Bashkimin Evropian. Nuk mund t'ia hedhim as Evropės dhe nuk mund t'ua hedhim as shqiptarėve.
--------------------------------------------------------------------------------
Ndėrkohė ėshtė kėrkuar dhe dorėheqja e Nanos?
Mendoj se dorėheqja ėshtė njė akt individual, u kėrkohet njerėzve civilė, njerėzve tė pėrgjegjshėm dhe qė dinė tė marrin pėgjegjėsi nė emėr tė disa interesave mė tė mėdha. Kėtė dorėheqje nuk e ka bėrė pėr asnjė nga kėto arsye. Unė mendoj se nėse mazhoranca do tė kishte moralin e duhur, duhet ta kishte shkarkuar vetė kryeministrin. Duhet tė ishte shkarkuar pėr tė shkarkuar pėrgjegjėsinė e asaj qė ndodhi nga mazhoranca dhe nga partitė e koalicionit qeveritar, nga mėnyra se si ai reagoi se si vazhdoi tė tallet me shqiptarėt. Duke thėnė se do tė kėrkojė falje nė mėnyrė institucionale. Kėtė e ka pėr detyrė, nuk shkoi edhe pėr ngushėllime tek familjarėt. Dhe nuk lejoi asnjė ministėr tė shkonte pėr ngushėllime tek familjarėt e viktimave. Mazhoranca nėse do tė kishte njė moral tė vetin duhet ta kishte shkarkuar. Kryeminstri izraelit u kthye nė njė rast kur pati viktima nė Izrael kur gjėra tė tilla ndodhin shpesh nė njė vend tė tillė. Pėr mė tepėr njė tragjedi ku shteti kishte njė mundėsi ta evitonte dhe ta minimizonte nė maksimum. Nuk mund tė jetė njė kryeministėr pa pėrgjegjshmėri. Pėr shkak tė paralajmėrimit qė bėri media kishte mundėsitė qė tė bėhej mė shumė pėr tė shpėtuar kėta njerėz.
Po vazhdon njė debat i ashpėr pėr tragjedinė e 9 Janarit?
Hetimi ėshtė i domosdoshėm pėr tė verifikuar tė gjitha arsyet dhe shkaktarėt pėr tė marrė masat ligjore pėr tė gjithė ata qė nuk ushtruan detyrėn pėr evitimin e kėsaj tragjedie. E cila zgjati pėr shumė kohė. Edhe pėr tė sjellė drejtėsinė nė vend dhe tė parandalohen nė tė ardhmen ngjarje tė tilla. Kemi tė bėjmė me njė tragjedi tė ngjashme, do tė konsideroja tė pamoralshėm si ēnjerėzore qė pėr tė shmangur pėrgjegjėsitė tė hapet rrethi i hetimeve pėr ato qė kanė ndodhur pėrpara. Jam kundėr shmangies sė pėrgjegjėsisė sė shtetit, qeverisė dhe tė gjithė strukturave pėr kėtė ngjarje. Mosreagimi me pjekuri me njėrėzillėk ndaj kėsaj tragjedie ėshtė fyerje qė u bėhet familjeve tė viktimave, qė u bėhet shqiptarėve. Rifillimi i trafikut ka tė bėjė me atė qė lufta kundėr trafikut bėhet me fushata dhe se njė pjesė e mirė e shoqėrisė jeton nė varfėri ekstreme qė ėshtė e gatshme tė sakrifikojė jetėn pėr njė jetė mė tė mirė. Nuk ėshtė faji i Evropės qė nuk na jep viza ėshtė faji ynė sepse duhet tė pėrmbushim standardet e reformave pėr tė pėrmbushur tė gjitha detyrimet nė pėrputhje dhe me procesin e integrimit evropian pėr tė liberalizuar vizat. Asgjė reale nuk ėshtė bėrė qė nga ajo kohė. Shpresoj se tė mos jetė njė premtim tjetėr se do tė mbyllte kėto trafiqe.
--------------------------------------------------------------------------------
Nė vend ka filluar njė operacion i quajtur Rrjeta e Hekurt, ndėrkohė qė nė vend ka qenė pėr vizitė dhe prokurori i antimafias italiane?
Unė nė parim pėrshėndes ēdo lloj aksioni pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe ēdo lloj krimi tjetėr. Shėrbime tė tjera kanė njoftuar se trafiku nuk ėshtė eliminuar, por se ėshtė riaktivizuar. Problem mbetet trafiku i drogės. Edhe nė letrėn time ishte lufta kundėr krimit tė organizuar dhe drogės. Ishte mė shumė propagandistik se sa real mė shumė fushatė se sa njė angazhim i pėrditshėm. Besoj dhe shpresoj se tė mos jetė pėr tė shmangur vėmendjen nga ajo qė ka ndodhur. Besojmė qė tė mos jetė njė rrjetė e shpuar. Diskutohet pėr njė legjislacion antimafia, kjo tregon qartė atė shqetėsim qė tashmė ėshtė verifikuar.
A do tė kemi prezent njė krim tė organizuar pėr t'u shndėrruar nė njė mafie tė organizuar?
Ata skafistėt qė merren me trafikun janė bishti, mafia janė ato qė u krijojnė mundėsi pėr tė zhvilluar trafikun, ata qė marrin paratė dhe mafia nuk janė skafistėt. Koka e madhe janė ata qė marrin tė ardhurat nė shkėmbim tė lehtėsirave dhe monopoleve.
Janė ndėrprerė disa trafiqe tė personave qė nuk kanė mbėshtetje por janė vendosur tė tjerė. Mafiozė janė ata qė hoqėn drejtorin qė kapi drogėn. Mafia nuk janė kriminelėt ordinerė. Janė ata qė u sigurojnė mbrojtje dhe pėrkrahje politike. Nėse aty do tė bien peshqit e mėdhenj dhe peshkaqenėt, atėherė mund tė quhet e suksesshme. Tashmė pėrfaqėsuesit e krimit ekonomik kanė bėrė njė karrierė tė rėndėsishme nė PS. Kontrollojnė jo vetėm qendrėn, por edhe rrethet si Durrėsi, Vlora, Shkodra etj.. Kontrollon jetėn institucionale, tregtinė, investimet, prokurimet. Tė gjitha tenderat i bėn njė deputet, tė gjitha tenderat i fitojnė vetėm firmat qė s'kanė asnjė dokument. Mafia janė ata qė sigurojnė monopolet e tyre, qė bėjnė presione mbi gazetarėt, janė ata qė asgjėsojnė konkurrencėn nė ekonomi dhe politikė. Ruajnė vetėm njė fasadė ndėrkohė qė kėrkojnė asfiksimin e mendimit tė lirė.
--------------------------------------------------------------------------------
A janė shanset qė tė ketė ndryshime nė qeverisje?
Nuk kam njė besim se mund tė ndryshojė dhe se ka vullnetin pėr tė ndryshuar se vėrtet mund tė provokojė disa ndryshime. Mund tė korruptojė disa persona por jo gjithė shqiptarėt. Vėrtet mund tė korruptohet njė ndėrkombėtar por jo tė gjithė ndėrkombėtarėt. Nė kėtė mėnyrė pėr kėtė do tė ketė mė pak shanse. Kėrkohet njė qeverisje tjetėr njė frymėmarrje pėr t'i dhėnė fund kėsaj qeverie.
Keni ndonjė shembull konkret nė rastin e korruptimit tė ndėrkombėtarėve?
Nuk kam ndonjė shembull konkretisht... duhet tė kuptojmė se pėrpjekjet nuk kanė munguar, kjo ėshtė e pamundur. Nuk mund tė korruptosh dot tė gjithė. Nuk mund tė ecėsh me logjikėn se mund t'i korruptosh tė gjithė!
Cila do tė jetė lėvizja juaj politike?
Ėshte e pėrcaktuar e keni pyetjen pėr faktin se nuk jam nė KPD. Do tė ishte e habitshme tė isha pas atij kongresi si njolla mė e zezė por ky nuk ėshtė problemi im ėshtė problemi i kėtyre lloj figurash si kongresi i kongresmenėve, jam eurosocialist unė nė Partinė Socialiste nuk kam ndenjur, se nuk kisha ku tė shkoja, janė njerėz tė respektuar e kam zgjedhur nė njė kohė shumė tė vėshtire kur tė tjerėt shkonin nė PD. I tillė ėshtė botėkuptimi im. Vetė pėrkatėsia si socialist ėshtė e padiskutueshme qė sot ndihen tė tradhtuar nga kjo lloj udhėheqjeje. Jam i tė njėjtės pėrkatėsi politike me tė gjithė ata qė kanė pėrgjegjėsi pėr njė rritje tė qytetarėve nė vendim marrje. Dhe tė gjithė jetės politike.
Krijoni Kontakt