Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ
    --------

    E Enjte, 05 Shkurt 2004


    PARANDALONI AKTE TE TILLA KRIMINALE

    Drejtuar:

    Presidentit te Republikes, z.Alfred Moisiu

    Kryetarit te Parlamentit, z.Servet Pellumbi

    Prokurorit te Pergjithshem, z.Theodhori Sollaku

    Nenkryetares se Parlamentit, znj.Jozefina Topalli

    Nenkryetares se Parlamentit, znj.Makbule Ceco

    Kryetarit te Komisionit te Rendit dhe SHISH te Kuvendit, z.Neritan Ceka

    Kryetarit te Komisionit te Ligjeve te Kuvendit, z.Kujtim Hysenaj

    Zevendeskryetarit te Sherbimit Informativ Kombetar, z.Ylli Allushi

    Per dijeni:

    Shkelqesive te tyre

    Ambasadorit te Austrise, z.Horst-Dieter Rennau

    Ambasadorit te Britanise se Madhe, z.Richard Jones

    Ambasadorit te Bullgarise, z.Bobi Bobev

    Ambasadorit te Republikes Ceke, z.Miroslav Sindelar

    Ambasadorit te Danimarkes, z.Finn Theilgaard

    Ambasadorit te Frances, z.Michel Menachemoff

    Ambasdorrit te Gjermanise, z.Hanns-Peter-Annen

    Ambasadorit te Greqise, z.Pantelis Carcabassis

    Ambasadorit te Hungarise, Z.Sandor Szabo

    Ambasadorit te Italise, z.Attilio Massimo Iannucci

    Ambasadorit te Polonise, z.Artur Tomaszeeski

    Ambasadorit te Rumanise, z.Constantin Eremia

    Ambasadorit te Zvicres, z.Erich Pircher

    Ambasadorit te SHBA ne Tirane, z.James F.Jeffrey

    Ambasadorit te OSBE-se ne Tirane, z.Osmo Lipponen

    Drejtueses se Eumm, zj.Victoria Ealker

    Duke kerkuar ndjese per kete shqetesim, dua t'ju bej te ditur se Kryeministri aktual, Fatos Nano, ne perpjekjet e tij per te eliminuar kundershtaret politike ne parti dhe ne vend, pervec shperdorimit te pushtetit qe i jep ligji, po perdor edhe metoda kriminale policeske duke dhunuar Kushtetuten, ligjet dhe institucionet e vendit. Pas emerimeve te dyshimta ne krye te dikasterit te rendit te njerezve qe perfaqesojne krimin ekonomik te lidhur me Kryeministrin, ditet e fundit ia ka urdheruar, sipas burimeve teper te besueshme qe disponoj, kryeinspektorin e tij prane Sherbimit Informativ z.Irakli Kocollari dhe Drejtorin e Policise kriminale, Z.Sokol Bizhga per te perdorur Drejtorine e Anti-terrorit prane Sherbimit Informativ dhe segmente te Policise se Shtetit per te organizuar provokime, incidete e sajesa politike, deri dhe akte terroriste ndaj meje, bashkeshortes sime, deputetes Monika Kryemadhi, si dhe ndaj bashkepunetoreve, kolegeve dhe te afermve.

    Nuk eshte hera e pare qe persona te tille te inkriminuar te Sherbimit Informativ dhe te policise kriminale angazhohen ne veprime te jashteligjshme. Por porosite e fundit te zotit Nano per zotin Kocollari, zotin Toska dhe zotin Bizhga, te emeruar ne keto pozicione per shkak te lidhjeve personale dhe te dyshimta me Kryeministrin aktual, jo vetem qe do te kishin pasoja te paparashikueshme politike, por do te kompromentonin rende keto institucione dhe demokracine ne vend, qe edhe keshtu jane demtuar seriozisht per shkak te autoritarizmit ekstrem te klikes ne fuqi qe perfaqeson Kryeministri aktual Fatos Nano.

    Prandaj, ju drejtohem te gjitheve me kete leter jo vetem per t'ju informuar, por edhe per t'ju kerkuar te ushtroni detyrimet tuaja kushtetuese per te parandaluar akte te tilla kriminale dhe destabilizuese, si dhe per te vene perpara pergjegjesise keta persona te papergjegjshem.

    Me konsiderate te larte,

    Ilir Meta

    -----------------

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    Nuk me cudit deklarata e Metes nga Fatos kryebanditi mund te presesh cdo gje Fatos krimineli po mban penk nje shqiperi te tere por ditet i ka te numuruara se shpejti do tja mbath ne greqi me dashnoren e tij .ky do jete per Tos Nanon dhe fundi i tij i turpshem shqiptaret nuk e meritojne te qeverisen me njerz himorale hajdut kriminele pijanec te droguar si FATOS NANO dhe klika e tij .LE TE shpresojme qe data 7 shkurt te jete dhe vundi i diktatorit shqiptar FATOS THANAS NANO ose SADAM THANAS NANO .
    ZOTI I NDIMOFTE SHQIPERIN DHE SHQIPTARET
    nuk ka rendesi

  3. #13
    Ilir Meta ne kete periudhe po sulmon Sistemin qe ai vete u perpoq ta forcoje me te gjitha menyrat.

    Fakti qe Nano sot ka pushtet te pakufizuar, i duhet atribuar padyshim dhe Metes dhe metisteve.
    Koha ka nxjerre dhe po nxjerr shume kontradikta midis socialisteve te cilat deri dje ishin mbuluar nga pushteti dhe paraja.
    Keto kontradikta dalin ne pah sa here dikush mbetet pa kolltuk dhe arrijne deri aty sa te peshtyjne mbi pjaten ku kane ngrene, duke shkelur cdo lloj principi moral.

    Nano ben ministra ata qe deri dje i akuzoi si te korruptuar.
    Meta dhe Mejdani sulmojne Nanon qe deri dje bene gjithcka per ta mbrojtur dhe ridimensionuar figuren e tij prej hajduti.

    Meta le te flase sa te doje dhe tani per tani ben vetem zhurme te momentit.
    Ai nuk ka as kredo dhe nuk ka vesh qe ta degjoje.


    Ai ka humbur besimin e maxhorances se korruptuar socialiste ashtu sic nuk e perfill askush dhe nga opozita te cilen beri c'eshte e mundur ta sulmoje e shkaterroje gjate periudhes kur ishte Kryeminister.

    Ai eshte akoma i ri dhe i papjekur ne Politike.

    Duhet te percellohet ca qe te piqet.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ish-kryeministri deklaron se burime tė sigurta, i kanė thėnė se ndaj tij po pėrgatiten akte terroriste

    Meta: Nano po pėrgatit vrasjen time

    Ditėn e djeshme Meta iu drejtua institucioneve tė shtetit tonė dhe pėrfaqėsuesve tė trupit diplomatik nė Tiranė, se Nano, me ndihmėn e Irakli Koēollarit dhe Sokol Bizhgės, po pėrgatisin akte terroriste ndaj tij, bashkėshortes Kryemadhi dhe ndaj tė afėrmve tė tjerė

    Ish-kryeministri Ilir Meta u ėshtė drejtuar, pėrmes njė deklarate, strukturave drejtuese tė shtetit shqiptar dhe pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė, duke u bėrė tė ditur atyre se kryeministri Nano, sė bashku me struktura tė SHISH, dhe tė policisė, po pėrgatitin akte terroriste ndaj tij dhe tė afėrmve tė tij qė mund tė synojnė dhe eleminimin fizik tė tij. "Duke kėrkuar ndjesė pėr kėtė shqetėsim, dua t'ju bėj tė ditur se kryeministri aktual, Fatos Nano, nė pėrpjekjet e tij pėr tė eliminuar kundėrshtarėt politikė nė parti dhe nė vend, pėrveē shpėrdorimit tė pushtetit qė i jep ligji, po pėrdor edhe metoda kriminale policeske duke dhunuar Kushtetutėn, ligjet dhe institucionet e vendit," thuhet nė fillim tė letrės sė Metės. Mė poshtė ai thotė se informacioni pėr kėto akte i ėshtė dhėnė atij nga burime mjaft tė sigurta. Ai madje ka pėrmenduar dhe emra konkretė, tė cilėt sipas tij po bėjnė gati dhe eleminimin e tij, tė bashkėshortės.

    Irakli Koēollari, kryeinspektor pranė kėtij Shėrbimi dhe Sokol Bizhga, drejtor i Policisė Kriminale, janė dy nga personat e akuzuar nga Meta, dhe qė sipas tij janė tė urdhėruar nga Nano pėr tė kryer kėto akte. "Pas emėrimeve tė dyshimta nė krye tė dikasterit tė Rendit tė njerėzve qė pėrfaqėsojnė krimin ekonomik tė lidhur me Kryeministrin, ditėt e fundit ai ka urdhėruar, sipas burimeve tepėr tė besueshme qė disponoj, kryeinspektorin e tij pranė Shėrbimit Informativ, z. Irakli Koēollari dhe Drejtorin e Policisė Kriminale, z. Sokol Bizhga pėr tė pėrdorur Drejtorinė e Anti-terrorit pranė Shėrbimit Informativ dhe segmente tė Policisė sė Shtetit pėr tė organizuar provokime, incidente e sajesa politike, deri dhe akte terroriste ndaj meje, bashkėshortes sime, deputetes Monika Kryemadhi, si dhe ndaj bashkėpunėtorėve, kolegėve dhe tė afėrmve," theksohet nė letrėn qė Meta u ka drejtuar kėtyre institucioneve dhe organizmave.

    Letra i dėrgohej, presidentit Moisiu, kryetarit tė Kuvendit Pėllumbi, Prokurorit tė Pėrgjithshėm Sollaku, nėnkryetareve tė kuvendit Topalli e Ēeēo, drejtuesve tė komisionit tė rendit dhe tė SHISH, tė ligjeve, drejtuesve tė SHISH, si dhe pėrfaqėsuesve tė trupit diplomatik, akredituar nė Tiranė.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Meta: Koēollari dhe Bizhga, tė mpleksur nė veprime tė tjera tė paligjshme

    Ish kryeministri Meta thotė nė letrėn e tij se nuk ėshtė hera e parė qė kėta persona angazhohen nė tė tilla veprimtari. "Nuk ėshtė hera e parė qė persona tė tillė tė inkriminuar tė Shėrbimit Informativ dhe tė policisė kriminale angazhohen nė veprime tė jashtėligjshme. Por porositė e fundit tė zotit Nano pėr zotin Koēollari, zotin Toska dhe zotin Bizhga, tė emėruar nė kėto pozicione pėr shkak tė lidhjeve personale dhe tė dyshimta me Kryeministrin aktual, jo vetėm qė do tė kishin pasoja tė paparashikueshme politike por do tė komprometonin rėndė kėto institucione dhe demokracinė nė vend, qė edhe kėshtu janė dėmtuar seriozisht pėr shkak tė autoritarizmit ekstrem tė klikės nė fuqi qė pėrfaqėson kryeministri aktual Fatos Nano," shprehet ish-kryeministri. Nė fund tė letrės ai deklaron se kjo letėr vjen jo vetėm si informim por dhe si njė kėrkesė pėr tė parandaluar akte tė tilla. "Prandaj ju drejtohem tė gjithėve me kėtė letėr jo vetėm pėr t'ju informuar, por edhe pėr t'ju kėrkuar tė ushtroni detyrimet tuaja kushtetuese pėr tė parandaluar akte tė tilla kriminale dhe destabilizuese, si dhe pėr tė vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė kėta persona tė papėrgjegjshėm," pėrfundon letra.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    Gate 7 Maska e Noerti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    213

    Berisha: Kercenimi I Nanos Per Meten, Terrorizem Politik

    Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha, e ka cilesuar terrorizem politik kercenimin qe sipas tij kryeministri Fatos Nano i ka bere Ilir Metes. Deklarata e Berishės u dha nė aeroportin e Rinasit pas kthimit nga njė vizitė tre ditore nė Bruksel. “Denoncoj aktin terrorist qė po pėrdor Nano ndaj kundėrshtarėve tė tij politikė”, u shpreh Berisha. Shefi i opozitės konfirmoi qėndrimin politik tė sė djathtės pėr tė protestuar deri nė rrėzimin e qeverisė Nano. “Asnjė zgjidhje nuk u vjen shqiptarėve nga grindjet dhe mosmarrėveshjet nė Partinė Socialiste. Qytetarėt duhet tė marrin nė dorė zgjidhjen e problemeve tė tyre”, u shpreh Berisha. Lideri demokrat u kthye nga njė vizitė tre ditore nė Bruksel, ku edhe ndoqi nga afėr punimet e kongresit tė Partive Popullore Europiane.
    Ku ėshtė besa aty ėshtė dhe shpresa.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Meta nuk ka perse te qaje e renkoje se po vritet politikisht...Ky njeri duhet ta kuptoje qe nuk ka nevoje per tu vrare sepse ai e vrau veten dhe njerezit e vdekur nuk ringjallen me...Ata te gjithe jane kufomat e politikes qe mbahen nga injoranca dhe hajdutet....Prandaj Perendimi duhet te ushtroje presion dhe jo te blihet me pallavrat e tyre...Mungon deshira te populli apo nuk lihet qe ajo te formohet ne nje klase politike qe kerkon ndryshime??Sido qe te jete...Perendimi ka vetem nje rruge dhe ajo eshte izolimi i ketij shteti....Boll me verejte sa nga perendimi dhe diaspora...ata nuk jane serioz dhe po ashtu palet qe permenda...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Pėrgjigje: 195
    Postimi i Fundit: 08-10-2013, 14:03
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Kapet Izet Haxhia nė Turqi, rihapet dosja "Hajdari"
    Nga Homza nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-09-2010, 04:13
  5. Hetim i BBC pėr krimet nė Kosovė - Thaēi i hedh poshtė ato
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 12:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •