Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30

Tema: Martesa

  1. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Serish Liveintwoplaces,

    ajo gje ku ti ngaterrohesh eshte se riti martesor nuk ka te beje fare me traditat ceremoniale te vendit ne fjale ne lidhje me dasmat.

    Riti martesor, ose me mire Misteri (Sakramenti) i Marteses nuk eshte thjesht nje ane festive argetuese e bashkimit te dy njerezve, por berja prezente e bekimit hyjnor, atij bekimi te cilin Krishti thote se mistikisht (dmth sakramnetalisht, dy persona te krishtere qe martohen nuk jane me dy por nje mish i vetem. Shen Pali e lidhi misterin e Marteses me Misterin e Kishes ne realte me Krishtin.

    Ndersa traditat lokale per te cilat ti po flet, kane te bejne me anen festive, muzika, kercimi, dreka, darka etj qe nuk kane te bejne fare me ceshtjen e Marteses si Mister dhene nepermjet ritualit Kishtar.

    E kupton dot dallimin?

    Prandaj edhe ti je jashte teme. Kisha nuk mohon traditat lokale ne kesi rastesh.

    Se dyti, vertet zemra eshte vendi ku merret vendimi per lidhjen e dy veteve, por zemra mund te jete qendra, por as sesi i gjithe njeriu. Per kete arsye, kur zemra ndjen apo shpreh nje reagim qe eshte i padukshem si keqardhja, dashuria, perndesa, zemerimi etj, kjo gje shprehet nga i gjithe trupi e njeriu, nepermjet loteve, zerit te larte a te ulet, shenjave emocionale ne fytyre etj etj...


    Juve protestantet i beni nje ndarje njeriut, qe nuk ka se si te mos mahnitesh.

    Vendimi i marre ne zemer shprehet ne fjalet qe cifti i kurnderpergjigjet zerit te priftit gjate ritit martesor, nese ata te dy jane gati te jetojne deri ne fund besnikerisht etj...

    Pra, si mund te thuash se mjafton qe e kane vendosur me zemer, pa te tjerat nuk kane rendesi?
    Kjo lloj logjike eshte perqeshje e natyres njerezore...



    Tashti, sa per paganzimat e traditat, duhet te kuptosh se e paganizmi i popujve jo te krishtere perbehet pikerisht nga traditat qe kane, te cilat ti po thua se nese nuk jane kundra doktrinens kishtare, le te perqafohen nga Kisha. Shume mire, qe mendon keshtu, por je duke kundershtuar pikerisht ato qe keni thene der me tash.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    MIQ TE DASHUR ME DUHET TE INJOROJ CDOB MESIM APO THENIE QE NUK ESHTE BIBLIKE NE LIDHJE ME KETE TEME .POR ME E RENDESISHME ESHTE TE DISKUTOJME NESE MARTESA DUHET TE BEHET NGA DASHURIA APO NE PERPUTJE ME BESIMIN BIBLIK ME PAK FJALE NESE DASHURON NJE VAJZE TE DIVORCUARME NJE FEMIJE NUK MUND TE MARTOHESH SIPAS BIBLES POR DASHURIA QE TE HEQ TRURIN DHE NUK MUND TE BINDESH MESIMEVE TE BIBLES ? UNE JAM KRISTIAN DHE JAM NDODHUR NE NJE SITUATE TE TILLE DHE NUK DIJA CTE BEJA JU CDO BENIT NEKETE RAST?

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Seminarist, dobesia dhe llogjika jote e kufizuar, dhe e mbeshtetur vetem ne mesimin fetar, te ben te mos jesh ne gjendje qe te kutposh te verteten biblike. NEse une kam shkrojtur dicka te tille po te duash te jap edhe fakte nga jeta e perditshme. E di ti se sa gangestere dhe mafjoze, te cilet i perkasin religjionit orthodhoks, kur jan martuar kane vajtur ne kishe dhe kane vene kurore? Ti do te me tregosh mua se ata nepermejt ritualit jane shenjteruar nga Krishti? Mund te besosh ti mesime te tilla por jo nje i krishtere i cili njeh fjalen dhe vullnetin e Perendise. Une nuk jam kunder cemremonise se marteses ne kishe, por jam kunder mesimit tend te pabaze, ku meson se rituali kishtar te shenjteron, dhe nuk meson se , eshte Krishti ai qe te shenjteron, gjithmone nese i beson atij. E di ti se ne nje fshat Dardhe, te qytetit te Korces, disa kontrobandiste me origjine dardhare, kane ndertuar nje kishe, dhe gjithmone sheh ata se si ndezin dhe shuajne qirinjte e kishes? Ti mendon se nepermejt ketij veprimi ata jane te shenjteruar nga Krishti, ku te djele ndezin qirinj ne kete kishe dhe te henen vazhdojne kontrabanden? Ti mendon se ata jane shenjteriura prej Krishtit per shkak se me parate e pista kane ngritur nje godine kishtare? Keto i beson ti o i mjere , qe nuk njeh agje pervecse te puthesh doren e priftit.
    Shenjteria vjen nga Krishti vetem tek ata qe jane te Krishtit. Por ti ke te drejte te flasesh keshtu pasi aq di dhe aq ben.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Jeni komplet jashte teme. Po nuk keni asnje ceremoni martese ne kishat tuaja, thuani me 1 rresht: Kisha ime X nuk ka asnje ceremoni martesa, ose Kisha ime X ka kete ceremoni martese.

    Ketu po diskutohet per institucionin e Marteses se si kishat e interpretojne kete institucion dhe jo per botekuptimet tuaja personale per martesen apo ceremonite e kishave ne te cilat ju nuk shkoni.

    Po nuk keni gje per te thene, heshtja eshte flori. Arsyeja e vetme perse e hapa kete teme eshte qe te mesoja nga Kisha te ndryshme brenda krishterimit se si e kurorezojne martesen.

    Jepu o Zot besimtareve te tu forcen qe te heshtin kur nuk kane gje per te thene!

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    MARTESA NE KISHAT E KRISHTERA SOT.

    Martesa ne Kishen Orthodokse.

    Albo ka hapur nje teme me te vertete interesante. Por, kjo me teper ka sjelle grindje dhe ofendime sesa gjera te vlefshme. O te krishtere, ju te cilet e quani vehten te krishtere dhe jeni te krishtere per shkak te besimit tuaj ne Krisht, nuk me thoni ju lutem: kujt i sherben gjithe kjo grindje apo gjithe keto ofendime? Keto mesoni ju nga Fjala e Zotit? Kete zbatoni ju ne jeten e perditeshme? Kur dikush bie ndesh me besimin tuaj dhe ato qe ju besoni ju merrni zjarr menjehere? Kjo eshte deshmia juaj per Krishtin?

    Ketu ne Forum ka te krishtere qe shkojne ne Kisha te ndryshme. Kjo gje eshte e qarte perderisa Albo kerkoi qe cdo njeri te sjelle ketu menyren se si behet ceremonia e marteses ne Kisha te ndryshme te krishtera. Deri tani vetem Albo e ka bere kete dhe askush tjeter. Edhe une personalisht nuk do ta bej per disa arsye:

    1) Le te verejme pak tek Zanafilla momentin e bashkimit te dy njerezve te pare, Adamit dhe Eves: Kapitulli 2 vargu 20-24. Permendet aty apo diku tjeter ne Bibel gjithe ato ceremonite te cilat behen neper Kisha? Une personalisht nuk kam gjetur dicka te tille. Me fjalen dicka nenkuptoj se Perendia nuk caktoi rregulla per martese dmth nje ceremoni te caktuar e cila do te nenkuptonte se me ane te kesaj ceremonie nje cift do te quhet i lidhur perpara Perendise.

    2) Gjithcka qe ne shikojme neper Kisha sot dmth ceremonite fetare lidhur me martesen, e kane fillimin e tyre qe ne lashtesi. Njeriu i larguar nga Perendia duke jetuar ne boten e tij ashtu sic ai e gjykonte dhe mendonte, perpara se Perendia ti jepte popullit te Tij Ligjin, u detyrua te nxirrte ligjet dhe rregullat e tij per te jetur. Per te pasur nje rregull ne jeten e tij dhe duke besuar se duke ndjekur disa rregulla te nxjerra nga njerez te 'mencur' dhe te 'urte' sipas gjykimit te tij, jeta e tij do te rregullohej. Kjo do te vlente edhe per brezat pasardhes.

    Duke qene vazhdimisht ne levizje, duke u perpjekur te permiresoje jeten e tij njeriu nxorri shume rregulla dhe ligje te cilat do te futeshin edhe ne jeten e njerezve te cilet i perkisnin Perendise. Pra nuk bejme gje tjeter vecse ate gjene e thjeshte dhe te bukur te cilen Perendia e caktoi ne fillim, ne njerezit e kemi ngarkuar kaq shume me gjera te panevojshme dhe me gjera te cilat Perendia kurre nuk i kerkoi prej nesh, saqe ne sot kemi debate te forta lidhur me kete ceshtje apo te tjera.

    A nuk eshte me mire qe ne te gjithe te bazohemi ne Fjalen e Perendise ashtu sic Ai vete na e ka dhene? A mundemi qe cdo gje te cilen ne nuk mund ta kuptojme apo shikojme se nuk na bind ajo apo ai shpjegim, te cilin na japin te paret e Kishes ne te cilen ne shkojme, t'ia kerkojme me perulje Perendise te na flase nepermjet Frymes? Kjo eshte pergjigjia me e sakte dhe me bindese sepse kjo do te vije nga Perendia vete. Keshtu ne do te kemi mundesine te sqarohemi dhe te jemi te qarte per ceshtje te ndryshme dhe do te kemi mundesine ta ndajme me besimtare te tjere.

    Duke besuar se kam folur ne menyre te kuptueshme ju uroj cdo bekim te Perendise ne jeten tuaj.

    Perendia ju bekofte te gjitheve.
    Nen Hirin e Tij,
    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Me falni se mund te jem pak jashte teme, por eshte Abo i pari qe ne shkrimet e tij perbuz nje pjese te kishes se Krishtit, duke i quajtur ata besimtare pa fillese ne Krishti. Per mua, pak rendesi ka se cfare mendon Albo, Klodi Seminaristi apo dikush tjeter, e rendesishme eshte se cfare Perndia mendon. Ne te gjitha shkrimet qe sjellin te krishteret, gjeja qe te bije ne sy prej nje pjese te caktuar( te cilet nuk njohin aspak fjalen profetike) eshte te bejne, politike fetare orthodhokse, duke filluar me ofeza, dhe budallaleqe si keto. Nese dikush eshte orthodhoks, katolik apo protestant( gje qe nuk me intereson aspak), nuk ka te drejte qe te ofendoje apo te sulmoje nje te krishter tjeter. Edhe nese ai mund te jete kunder , kete ta beje vetem te argumentuar ne fjalen profetike te bibles. Nuke me pelqen aspak te merem me religjionet, sepse vetem eshte humbje kohe. Sa per Martesen qe kerkon Albo, te gjitha kishat kane nga nje rit te caktuar, ku cifti vendos kuroren, por aspak ky rrit nuk te jep bekim, paqe dhe dashuri ne familje, keto vijne vetem ne saje te beses ne Krishti. Nese dikush nuk eshte dakort me kete qe une them, le te sjelle mendimin e tij, por jo te fyeje dhe te ofendoje. Nese ti Albo kerkon qe te kete nje bashekepunim te mire te krishtere, se pari eshte e udhes qe ti pranosh te krishteret, edhe pse ata nuk mund te jene orthodhokse. Nese lexon kete shkrimin tend te fundit me ate te fillimit, duket sikur nuk kane te njejtin autoresi, pasi ne shkrimine mepershem ti fyen te krishteret ungjillore, evangjeliste e tjera, dhe per cudi...me pas ne kete kete shkrim na kerkon respektim!
    Une Albo te jap nje keshille, ( pasi mendoj se jam me i madh). Lexo biblen e Perendise, lutju Krishtit qe Fryma e Perendise te te zbuloje mesazhin dhe mesimin e Krishtit, dhe atehere do te jesh me i kompletuar dhe konstruktiv ne bisedat e tua ndaj Krishtit dhe kishes se Krishtit.
    Deshmuesi

  7. #17
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Degjo Deshmues!

    Une do ta kisha per nder te pranoja padituri edhe padenjesi ne lidhje me Diturine hyjnore, [i]por qe te jem i sinqerte, nese nje lloj padenjesie e tille do te shqyrtohej nepermjet prizmit tend PERSONAL, INTELEKTUAL, E SHPIRTEROR, atehere une te them:

    Ose nxirre fytyren e krahasohemi, ku te duash ti, ose HESHT, deshmues, a mundesh ti valle te heshtesh?????


    Meso Deshmues

    1. Une nuk kam mesuar asgje prejt teje ne kete forum!!!!

    ndersa ti po! Ne sa e sa tema, qe prej sa kohesh ti del BLLOF!

    Besoj se tashme e ke mesuar se Bibla nuk mend te kete cdo mesim te detajuar, se nuk ka qene e shkruajtur der ne shekullin e katert, se ka qene nje krijimtari qe Zoti e beri nepermjet Kishes ortodokse
    e sa e sa mesime te tjera QE TI BASHKE ME PROTESTANTET E TJERE KENI MESUAR NE KETE FORUM.

    2. Biblen une e kam lexuar, me nje hamendje para teje.

    3. Nuk kemi pare te kesh ndonje kulaifikim historik a me te gjere se sa leximi "literal i Bibles), mos te te themi se ne fusha jashte leximit te Bibles, je treguar ZERO...

    ti kerkon te sfidosh te tjeret?


    Pra, Deshmues, une nuk kam cti bej egoizmit tend pseudo kristian, qe do me cdo kusht te te dal e jotja.

    Edhe te kam thene sa e sa here: mos shpif Deshmues as ne emrin tim e as te askujt tjeter. Pse e ke kete VES?


    Logjika jote, si personale, rrjedhimisht e pasuesisht edhe protestante eshte per te te ARDHUR KEQ...


    Ne ketu jemi duke shpallu mbi te gjitha doktrina kishtare, e jo se cfare ben Luli Stratoberdha me shoke nga Dardha...


    A e di ti Deshmues se sa e sa PORTESTANTE KANE RILINDUR NGA NJE LESBIKE, sic u akuzua Igbale Rrugova te jete?

    Sa e sa protestante te bere protestante me ane te predikimeve te saje te "famshme" kane folur me gjuhen tende se ju na qenkeni te rilindur?

    Pra si gjykon ti? Me cfare metri? Une nuk jua kam permendur gje I. Rugovaen der me tash, juve te detyroni me mbrapeshtite tuaja.


    Deshmuesi nuk DESHIRON TE KUPTOJE SE RITI Liturgjik e ka burimin tek Jahve, Perendia i Israelit, kur Ai detajoi fije per pe te gjitha ritualet prifterore, e as nuk tha se RITI varet nga PADENJESIA E NDONJE PRIFTI LEVIT!

    DOTE VAZHDOJ...






    Postuar mė parė nga deshmuesi
    Seminarist, dobesia dhe llogjika jote e kufizuar, dhe e mbeshtetur vetem ne mesimin fetar, te ben te mos jesh ne gjendje qe te kutposh te verteten biblike. NEse une kam shkrojtur dicka te tille po te duash te jap edhe fakte nga jeta e perditshme. E di ti se sa gangestere dhe mafjoze, te cilet i perkasin religjionit orthodhoks, kur jan martuar kane vajtur ne kishe dhe kane vene kurore? Ti do te me tregosh mua se ata nepermejt ritualit jane shenjteruar nga Krishti? Mund te besosh ti mesime te tilla por jo nje i krishtere i cili njeh fjalen dhe vullnetin e Perendise. Une nuk jam kunder cemremonise se marteses ne kishe, por jam kunder mesimit tend te pabaze, ku meson se rituali kishtar te shenjteron, dhe nuk meson se , eshte Krishti ai qe te shenjteron, gjithmone nese i beson atij. E di ti se ne nje fshat Dardhe, te qytetit te Korces, disa kontrobandiste me origjine dardhare, kane ndertuar nje kishe, dhe gjithmone sheh ata se si ndezin dhe shuajne qirinjte e kishes? Ti mendon se nepermejt ketij veprimi ata jane te shenjteruar nga Krishti, ku te djele ndezin qirinj ne kete kishe dhe te henen vazhdojne kontrabanden? Ti mendon se ata jane shenjteriura prej Krishtit per shkak se me parate e pista kane ngritur nje godine kishtare? Keto i beson ti o i mjere , qe nuk njeh agje pervecse te puthesh doren e priftit.
    Shenjteria vjen nga Krishti vetem tek ata qe jane te Krishtit. Por ti ke te drejte te flasesh keshtu pasi aq di dhe aq ben.

  8. #18
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pershendetje Nikosejati!

    Une jam i bindur se ti edhe pse i ri ke lexuar shpesh neper ket forum e je familjar me te.

    Tashti, problemi qe juve ngreni, qe une kam sa e sa kohe qe e kam kontradiktuar me vete ate qe juve besoni, dihet se eshte se ne Bibel nuk thuhet kjo apo ajo, edhe pse shpesh here, Bibla flet per gjerat respektive.

    Prandaj edhe une, kam ngrejtur prej kohesh ceshtje te besimit evangjelist, qe po te ish se ata do te perdorin metrin - "po se ka bibla, nuk e bej" - atehere i bie qe shume nga mesimet qe vete protestantet BESOJNE e praktikojne te behen te pamundura.

    Edhe per kete gje une ju kam dhene shume shembuj, qe ASNJE PREJ JUSH, ASNJE, as i jeni pergjigjur dot, ose, akoma me keq, keni keputur GAFA, madje herezi.

    Ja disa shembuj, po deshe pergjigju ti Nikosejat...


    ti thua...

    Le te verejme pak tek Zanafilla momentin e bashkimit te dy njerezve te pare, Adamit dhe Eves: Kapitulli 2 vargu 20-24. Permendet aty apo diku tjeter ne Bibel gjithe ato ceremonite te cilat behen neper Kisha? Une personalisht nuk kam gjetur dicka te tille.

    Tashti, mbi te gjitha, une do te thosha se kjo eshte nje menyre shume e varfer e te parit te Bibles, gjithsesi, a mund te me thuash ti, ne baze te logjikes qe ti perdor me siper, se perse atehere e

    1. quan ti Ungjillin e Mateut, te Mateut, sipas Markut, te Markut etj?
    Ku thuhet ne Bibel se ata i shkrojten ato Ungjij?
    Ku thuhet ne Bibel se Dhiata e Re ka kater, e jo me shume apo me pak Ungjij? Pse kater?
    Ku thuhet ne Bibel se Dhiata e Re ka gjithesej 27 letra? Pse kaq?

    2. Ku thuhet ne Ungjij apo vend tjeter se neve i lutemi Krishtit, e aq me teper Frymes se Shenjte?

    (a) fakti qe nuk thuhet, duhet ta trishtoje shume logjikimin tend se ne Bibel dicka duhet te thuhet pa te besohet


    (b) perse Bibla ta nenkuptoje, e mos ta detajoje nje mesim kaq THELBESOR sa lutja ndaj Birit e Frymes se Shenjte, se Perendia eshte Trini etj etj?

    Pra, une kam menduar se kaq info per juve (protestantet) do te ish e mjaftueshme, nqs juve nuk do te keni egoizem djallezor ne zemrat tuaja, per te pare se mendesia juaj edhe menyra se si juve kerkoni te krishterizoni (besoni) eshte jo vetem JO BIBLIK, por me teper eshte Bibel-Shkaterrues, i varfer etj etj...pra HERETIK, ANTI-KRISTIAN, sepse ne vend qe te synoje te ndertoje sipas Bibles, sic pretendon ne dukje, ne fakt Shkaterron Biblen, duke e perdorur ate nga nje kendveshtrim edhe ne nje menyre per te cilen ajo nuk eshte Shkruajtur, duke hapur keshtu shtigje per ta diskretituar ate, sic eshte bere me 2000 e me shume sektet protestante qe jane sot.


    Megjithate, Bibla thote qarte se Jahve u parashtroi ne detajim ritualet e sherbesave fetare popullit te Tij te zgjedhur Izrael. Pra riti, ka qene thelbesor, e jo vetem ne martese, por ne cdo gje qe benin izraelitet, e shembuj per kete jeni sa te doni ne Bibel.


    Rendesi ka, qe ne vargjet qe ti jep thuhet se Dy, kur martohen, behen NJE. Ky eshte edhe thelbi i Misterit te Marteses, edhe kjo GJE nuk mund te behet e mundur thjesht nga deshira per bashkejetese e dy veteve, por nga nderhyrja e Perendise qe sheh vendimin e njerezve. Perendia sot nderhyn tek njeriu me ane te Trupit te Tij, Kishes, qe eshte edhe trashegimtarja e Tempullit te Dhiates se Vjeter, duke plotesuar, jo shkaterruar, praktikat e saja te panevojshme, me ato te rejat ne Krishtin.

    Pra si nuk fliska Bibla per keto gjera....?

  9. #19
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Pershendetje vellezerve dhe motrave ne Krishtin!

    Postuar me pare nga nikos_z:

    MIQ TE DASHUR ME DUHET TE INJOROJ CDOB MESIM APO THENIE QE NUK ESHTE BIBLIKE NE LIDHJE ME KETE TEME .POR ME E RENDESISHME ESHTE TE DISKUTOJME NESE MARTESA DUHET TE BEHET NGA DASHURIA APO NE PERPUTJE ME BESIMIN BIBLIK ME PAK FJALE NESE DASHURON NJE VAJZE TE DIVORCUARME NJE FEMIJE NUK MUND TE MARTOHESH SIPAS BIBLES POR DASHURIA QE TE HEQ TRURIN DHE NUK MUND TE BINDESH MESIMEVE TE BIBLES ? UNE JAM KRISTIAN DHE JAM NDODHUR NE NJE SITUATE TE TILLE DHE NUK DIJA CTE BEJA JU CDO BENIT NEKETE RAST?
    Pershendetje nikos_z!

    Ne pyetjen tende me pelqeu ana praktike e saj, dhe me thene te drejten deri me tani ne kete teme eshte diskutuar ne anen teorike dhe per rite dhe shume pak jane permendur shembuj praktike.
    Ne rastin qe ti parashtron me lart une do te thosha qe per te hyre ne nje lidhje martesore, gjithmone duhet bere ne perputhje me ate qe na meson Fjala e Perendise, Bibla.
    Tek 2 Korintasve 6:14-15, Pali thote:

    14 Mos hyni nė njė zgjedhė bashkė me tė pabesėt, sepse ē’lidhje ka drejtėsia me paudhėsinė? Dhe ēfarė afrie ka drita me terrin?
    15 Dhe ē’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ē’pjesė ka besimtari me jobesimtarin?


    Kriteri baze qe duhet te karakterizoje nje martese midis te krishtereve eshte besimi tek Krishti ne radhe te pare dhe pastaj dashuria. E di se ka raste kur kjo gje eshte e veshtire per tu dalluar, sidomos kur thua edhe vete se dashuria ta heq trurin, por neve na duhet shume truri dhe sidomos ne nje rast te tille, kur behet fjale per familjen, qe eshte edhe institucioni i pare qe Perendia ka themeluar ne toke, kur bashkoi Adamin me Even.

    Une te flas keshtu se e kam pesuar vete ne nje rast te tille pak a shume te ngjashem dhe e di mire nga ana praktike se cfare thote Fjala e Perendise ne nje rast te tille. Nje i krishtere duhet gjithmone te martohet me nje vajze te krishtere, por ne rast se ata tashme jane te martuar dhe jo besimtari/ja pranon te bashkejetoje, Bibla urdheron qe ato te mos divorcohen.

    Ndonjehere per te marre nje vendim te drejte, per momente te caktuara eshte e veshtire, dhe nje ane praktike per te mos gabuar eshte qe te bazohemi ne Bibel dhe te lutemi me ngulm dhe ti kerkojme Perendise te na tregoje se cfare pret prej nesh. Duhet ta lejojme Frymen e Perendise te na drejtoje, pra te jete Ai ne qender te drejtimit dhe ta degjojme ate qe Ai na thote.

    Zoti ju bekofte!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit77 : 03-02-2004 mė 07:31
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  10. #20
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Postuar mė parė nga Seminarist
    Pershendetje Nikosejati!

    Une jam i bindur se ti edhe pse i ri ke lexuar shpesh neper ket forum e je familjar me te.

    Tashti, problemi qe juve ngreni, qe une kam sa e sa kohe qe e kam kontradiktuar me vete ate qe juve besoni, dihet se eshte se ne Bibel nuk thuhet kjo apo ajo, edhe pse shpesh here, Bibla flet per gjerat respektive.

    Prandaj edhe une, kam ngrejtur prej kohesh ceshtje te besimit evangjelist, qe po te ish se ata do te perdorin metrin - "po se ka bibla, nuk e bej" - atehere i bie qe shume nga mesimet qe vete protestantet BESOJNE e praktikojne te behen te pamundura.

    Edhe per kete gje une ju kam dhene shume shembuj, qe ASNJE PREJ JUSH, ASNJE, as i jeni pergjigjur dot, ose, akoma me keq, keni keputur GAFA, madje herezi.

    Ja disa shembuj, po deshe pergjigju ti Nikosejat...


    ti thua...




    Tashti, mbi te gjitha, une do te thosha se kjo eshte nje menyre shume e varfer e te parit te Bibles, gjithsesi, a mund te me thuash ti, ne baze te logjikes qe ti perdor me siper, se perse atehere e

    1. quan ti Ungjillin e Mateut, te Mateut, sipas Markut, te Markut etj?
    Ku thuhet ne Bibel se ata i shkrojten ato Ungjij?
    Ku thuhet ne Bibel se Dhiata e Re ka kater, e jo me shume apo me pak Ungjij? Pse kater?
    Ku thuhet ne Bibel se Dhiata e Re ka gjithesej 27 letra? Pse kaq?

    2. Ku thuhet ne Ungjij apo vend tjeter se neve i lutemi Krishtit, e aq me teper Frymes se Shenjte?

    (a) fakti qe nuk thuhet, duhet ta trishtoje shume logjikimin tend se ne Bibel dicka duhet te thuhet pa te besohet


    (b) perse Bibla ta nenkuptoje, e mos ta detajoje nje mesim kaq THELBESOR sa lutja ndaj Birit e Frymes se Shenjte, se Perendia eshte Trini etj etj?

    Pra, une kam menduar se kaq info per juve (protestantet) do te ish e mjaftueshme, nqs juve nuk do te keni egoizem djallezor ne zemrat tuaja, per te pare se mendesia juaj edhe menyra se si juve kerkoni te krishterizoni (besoni) eshte jo vetem JO BIBLIK, por me teper eshte Bibel-Shkaterrues, i varfer etj etj...pra HERETIK, ANTI-KRISTIAN, sepse ne vend qe te synoje te ndertoje sipas Bibles, sic pretendon ne dukje, ne fakt Shkaterron Biblen, duke e perdorur ate nga nje kendveshtrim edhe ne nje menyre per te cilen ajo nuk eshte Shkruajtur, duke hapur keshtu shtigje per ta diskretituar ate, sic eshte bere me 2000 e me shume sektet protestante qe jane sot.


    Megjithate, Bibla thote qarte se Jahve u parashtroi ne detajim ritualet e sherbesave fetare popullit te Tij te zgjedhur Izrael. Pra riti, ka qene thelbesor, e jo vetem ne martese, por ne cdo gje qe benin izraelitet, e shembuj per kete jeni sa te doni ne Bibel.


    Rendesi ka, qe ne vargjet qe ti jep thuhet se Dy, kur martohen, behen NJE. Ky eshte edhe thelbi i Misterit te Marteses, edhe kjo GJE nuk mund te behet e mundur thjesht nga deshira per bashkejetese e dy veteve, por nga nderhyrja e Perendise qe sheh vendimin e njerezve. Perendia sot nderhyn tek njeriu me ane te Trupit te Tij, Kishes, qe eshte edhe trashegimtarja e Tempullit te Dhiates se Vjeter, duke plotesuar, jo shkaterruar, praktikat e saja te panevojshme, me ato te rejat ne Krishtin.

    Pra si nuk fliska Bibla per keto gjera....?


    Seminarist!

    Te me falesh qe nuk do te te pergjigjem per te gjitha ato kerkesat e tua sepse sot qe po te shkruaj nuk kam kohen e duhur ti trajtoj ceshtjet ne fjale nje nga nje. Kam pergjigjen per te gjitha ato qe ti parashtron. Ndoshta nje nga keto dite do te me jepet mundesia te te jap pergjigjet qe ti kerkon. Nuk kemi kohe vetem per Internet

    Kam per te te thene vetem dicka. Ose me mire nje pyetje: Perse te gjithe besimtaret ortodokse kalojne kohen e tyre duke gjykuar te tjeret per besimin e tyre?


    Faleminderit dhe Zoti te bekofte
    Nen Hirin ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Thėnje tė bukura pėr dashurinė
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 483
    Postimi i Fundit: 20-07-2007, 09:21
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •